Thesaret e humbura
Faqja 1 e 1
Thesaret e humbura
Thesaret e humbura
Kërkuesit e çmendur “të miliardave të mbytur“
Por objektet më të famshme të historisë duke filluar që nga “Grali i Shenjtë” dhe deri tek aeroplani i humbur i Amelia Earhartit, ende mbeten enigma.
Diku larg bregdetit të Kolumbisë qëndron “San Jose”, një galion i fundosur spanjoll që mendohet se mban më shumë se 1 miliard dollarë pasuri
Historia njerëzore, përveç gjurmëve që ka lënë në kohë, datave që vendosën ngjarje gjigande, ndërtimeve të larmishme, ka lënë pas dhe mrekulli nga më të lakmuarat atëherë edhe sot. Mjafton të përmendim vetëm mbytjet e shumë anijeve të famshme të botës, varret dhe reliktet e historisë që ende sot e kësaj dite mbeten mister.
Sot, kur rreth 1500 satelitë aktivë ndodhen në orbitën e Tokës dhe popullsia humane po i afrohet 7-miliardëshit, nuk është aspak naive të mendohet se çdo gjë me vlerë në planet do të ishte zbuluar deri tani.
Por objektet më të famshme të historisë duke filluar që nga “Grali i Shenjtë” dhe deri tek aeroplani i humbur i Amelia Earhartit, ende mbeten enigma. Diku larg bregdetit të Kolumbisë qëndron “San Jose”, një galion i fundosur spanjoll që mendohet se mban më shumë se 1 miliard dollarë pasuri.
Nga ana tjetër, arkeologët kanë kaluar dekada në kërkim të varrit të humbur të mbretëreshës Nefertiti të Egjiptit dhe që në mes të shekullit të 16-të, askush s’e ka parë muralen e Leonardo da Vinçit, të cilin shumë prej bashkëkohësve e konsiderojnë si kryeveprën e tij.
Ketu radhiten disa prej tyre si dhe arsyen se pse ndodhen në fillim të listës së objekteve më të kërkuara në botë dhe se kush i kërkon.
1. Anija “San Jose”
“San Jose” është anija më e pasur që është fundosur ndonjëherë. Pasi u ça nga një skuadër angleze larg bregdetit të Kolumbisë në vitin 1708, “San Jose” u fundos me 600 burra në bord. Thesari i tij, i cili përfshin monedha ari dhe argjendi, do të kishte një vlerë prej 150 milionë dollarësh.
Disa thonë se vlera shkon deri në 10 miliardë dollarë. Masa e thesarit është çështja që debatohet edhe sot. Vlerësimet angleze të kohës thonë vlerën prej 50 milionë pesove spanjolle, ndërsa Gabriel Garcia Marquez e rrit edhe më shumë këtë vlerë në romanin “Dashuri në kohën e kolerës”.
Thesari i “San Jose”-së është akoma në fund të oqeanit. Kohët e fundit një grup investitorësh me emrin “Sea Search Armada” proklamojnë se e kanë gjetur anijen të mbytur në gjirin e Kolumbisë, por qeveria kolumbiane nuk ka qenë e aftë ta vërtetojë ekzistencën e saktë të koordinatave të saj.
Në qershorin e 2007-ës Gjykata Supreme Kolumbiane vendosi se nëse ndonjë thesar gjendet në brigjet e saj, ai do të ndahet në mënyrë të barabartë mes zbulueseve dhe qeverisë. Ka shumë individë që thonë se e kanë gjetur anijen e mbytur në lokacione të ndryshme, por e vetmja gjë që është e sigurtë është se vendndodhja e anijes mbetet akoma enigmë.
2. Dhoma e qelibartë
Një nga kryeveprat e artit barok, “Dhoma e qelibartë” ishte një dhuratë nga mbreti Frederick William I i Prusisë për Pjetrin e Madh në vitin 1716. U vendos në pallatin veror të perandorit rus, Tsarskoye Selo. Muret ishin të veshura me qelibar, pasqyra dhe mozaikë mermeri. Një ambasador britanik e përshkroi si mrekullia e tetë e botës.
Kur nazistët pushtuan Rusinë në vitin 1941, muret gati në të rënë nuk i mashtruan gjermanët, të cilët e çmontuan dhe e transportuan thesarin në një kështjellë në Kalinigrad, Rusi, për ta ekspozuar. Në janar të vitit 1945, dhoma u evakuua dhe thesari s’u pa më. Disa thonë se thesari është fundosur me një anije ruse në vitin 1945, por këto janë vetëm fjalë, pasi se çfarë ndodhi me të vërtetë me “Dhomën e qelibartë” është akoma enigmë.
3. Varri i Nefertitit
Nefertiti (e shqiptuar në atë kohë si Nafrata e cila ka kuptimin e “perfektes”) thuhet se ka lindur në 1370 p.K. dhe ka vdekur në vitin 1330. Ajo ishte bashkëshortja e Faraonit egjiptian Akhenaten. Ajo ishte gjithashtu vjehrra dhe ndoshta edhe njerka e Faraonit Tutankhamun. Emri i saj u bë i famshëm nga një bust i cili sot gjendet në muzeun e Altes të Berlinit.
Egjiptologët thonë se mbretëresha ka jetuar në shekullit e 14-të para Krishtit dhe pati gjashtë vajza me bashkëshortin e saj. Por, për shkak se varri i saj ende nuk është gjetur, ata s’e dinë si ka vdekur apo çfarë i ndodhi. Pas shekullit të 12-të të mbretërimit të burrit të saj, emri i saj zhduket nga të dhënat arkeologjike.
“Varrin e saj duan ta gjejnë të gjithë”, - thotë Nicholas Reevens, një egjiptolog në kolegjin “Eton” në Mbretërinë e Bashkuar. “Jo vetëm për pasuritë që përmban, por sepse Nefertiti është hallka e humbur”, - shton ai. Një ekspeditë e vitit 2005 ka zbuluar shumë varreza të tjera, po jo varrin e mbretëreshës së mistershme.
4. Grali i shenjtë
Duke iu referuar mitologjisë kristiane, “Grali i shenjtë” ishte ena, pjata apo kupa e përdorur nga Jezusi në Darkën e Fundit që mendohet se ka fuqi të mbinatyrshme.
Për sa u përket historianëve, ata thonë se “Grali i shenjtë” përmendet për herë të parë në vitin 1190 në një poemë të Chretien i Trojës. E megjithëse autori e përshkruan Gralin, ai kurrë nuk thotë se çfarë është. Shkrimtarë të mëvonshëm, mes tyre dhe Eucharist, e përshkruajnë si kupa që Jezusi mbajti në Darkën e Fundit.
Në fund të shekullit të 19-të, Grali u bë simbol misticizmi. Fakti që historianët mendojnë se është thjesht një mjet i figurshëm, nuk i ka ndalur njerëzit ta kërkojnë. Alfredo Barbagallo, një dijetar mesjetar italian, beson se “Grali i shenjtë” ndodhet në katakombet nën bazilikën e Saint Lawrence, jashtë mureve të Romës.
5. Beteja e Anghiarit
Beteja e Anghiarit është një pikturë e humbur e Leonardo da Vinçit për të cilën disa komentatorë besojnë se ajo është akoma e fshehur në “Sallonin e të Pesëqindëve” në pallatin Vechio në Firence.
Thuhet se në vitin 1503, Leonardo da Vinçi u caktua të dekorojë një holl në pallatin Vechio në Firence. Ai punoi atje për 18 muaj me një mural të “Betejës së Anghiarit, që u luftua nga trupat e Florentinës në vitin 1440. Ai përdori vaj në vend të teknikës tradicionale të afreskeve, para se ta linte të papërfunduar në vitin 1506.
Megjithëkëtë, bashkëkohësit e Da Vinçit e konsiderojnë si kryevepra më e madhe. Në mes të shekullit të 16-të, Cosimo de Medici punësoi Giorgio Vasari-n të rimodelojë hollin dhe murali humbi. Historianët e dinë si duket nga skicat e hershme të Da Vinçit. Murali ka inspiruar shumë kryevepra ku pikasin ajo e Rubensit dhe e Pikasos.
6. Aeroplani i Amelia Earhartit
Amelia Mary Earhart ka lindur më 24 qershor të vitit 1897, ndërsa data e saj e zhdukjes është caktuar 5 janari i 1939-ës. Earhart ishte gruaja e parë e cila është shquar si gruaja që theu më shumë rekorde botërore në fushën e aviacionit.
Pasi shkëlqeu në shumë prej tyre, ajo donte të ishte gjithashtu edhe personi i parë që fluturonte rreth e rrotull globit pranë Ekuadorit. Më 2 qershor të vitit 1937, ajo dhe Fred Noonan u nisën nga Lae, vendi që tani ndodhet në Papua të Guinesë së Re, me aeroplanin “Electra 10-E”. Ata s’u panë kurrë më.
Për 19 orët e para të udhëtimit të tyre prej 2,556 miljesh, në radio dëgjoheshin vetëm “duket ta kesh ti, por s’e sheh”, dhe “gazi po mbaron”. Anija e Gardës Bregdetare i priste në ishullin Howland në Paqësorin Qendror. Jo shumë vonë, anija mori mesazhin e fundit që thoshte “veri dhe jug”. Kërkimet e deritanishme nuk kanë zbuluar asgjë.
Një grup kërkuesish në ditët e sotme thonë se do ta gjejnë aeroplanin, duke qenë se teknologjia e re që do të përdorin është e pazëvendësueshme.
7. Varri i Genghis Khan
Genghis Khan pati kërkuar të varrosej pa gjurmë. Pasi ai vdiq, trupi i tij u kthye në Mongoli në vendlindjen e tij, në Khentii Aimag ku shumë legjenda thonë se u varros në afërsi të lumit Onon. Po sipas legjendës, eskorta e funeralit të tij vrau cilindo dhe çfarëdo që kalonte në rrugën e tyre, derisa ai më në fund u varros.
Pasi varri u përfundua, skllevërit të cilët e ndërtuan, atë u masakruan dhe ushtarët që i vranë ata, u vranë gjithashtu. E megjithatë, deri më sot askush s’e di ku është varrosur Genghis Khan. Ndërkohë që burimet historike thonë se luftëtari i madh ka vdekur në Kinën Verilindore në vitin 1227, ata s’e zbulojnë vendbanimin e fundit të tij.
Në vitin 1237, një ambasador kinez pohoi se kishte parë vendin e varrosjes së pushtuesit të madh dhe në vitin 1370 një shkrimtar kinez e emëroi vendin si “Kirelgu”, por misteri ende mbetet i pazgjidhur.
Pasi lexoi një libër 55 vite më parë për një pushtues mongolian, avokati dhe tregtari Maury Kravitz u fiksua. Ai u nis për ekspeditë dhe mblodhi 1.5 milionë dollarë. Eksploruesit duruan mushkonjat dhe gjarpërinjtë helmues në Mongoli për dy vjet, por veç skeleteve dhe poçeve nuk gjetën asgjë tjetër. Kërkimet do të fillojnë këtë verë, me 250 mijë dollarë të tjerë të mbledhur.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Thesaret e panjohura të njerëzimit
» Mrekullite e humbura
» Fiset e humbura të Izraelit
» Qytetet e Humbura - Atlantida
» Qytetet e humbura - Dwaraka
» Mrekullite e humbura
» Fiset e humbura të Izraelit
» Qytetet e Humbura - Atlantida
» Qytetet e humbura - Dwaraka
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi