Metafizika
3 posters
Faqja 1 e 1
Metafizika
Metafizika
Metafizika është degë e filozofisë që merret me shpjegimin e natyrës së botës. Ajo ka si pikësyinim te shpjegojë natyrën e qënies dhe realitetit. Ajo shtron pyetje të tilla si: Cila është natyra e realitetit? A ka Perëndi dhe çfarë vetish zotëron ai? Cili është roli (vendi) i njeriut në gjithësi? Përse është gjithësia dhe si u krijua? Cili është dallimi midis shpirtit dhe lëndës? A zotëron njeriu një shpirt të pavdekshëm, a ka ai një dëshirë të lirë?
Fjala metafizikë rrjedh nga fjala greke μετά (metá) ("përtej" ose "më pas") dhe φυσικά (fisiká - "natyrë, fizikë"), ku fjala "fizikë" i referohet punës së Aristotelit në lashtësi mbi materien. Parashtesa meta- ("pertej") iu bashkangjit kapitujve në shkrimet e Aristotelit që natyrisht ndiqej nga kapituj mbi "fizikën" në pjesë me shënime sqaruese.
Aristoteli vetë nuk i quante këto punë metafizike. Ai i quante disa nga çështjet e trajtuara aty si "filozofia e parë" apo "filozofia në hapat e para". Njeriu që studion metafizikën quhet metafizikan.
Kozmologjia dhe ontologjia janë degët tradicionale të metafizikës.
Kozmologjia merret me prejardhjen dhe zhvillimin e gjithësisë në tërësi dhe vendin e njeriut në të në veçanti dhe është degë e fizikës dhe filozofisë.
Ontologjia është dega që kërkon për kategoritë e gjërave që ekzistojnë në botë dhe lidhjet që këto kanë me njëra-tjetrën. Metafizikani, gjithashtu, orvatet të sqarojë nocionet me të cilat njerëzit e perceptojnë botën, duke përfshirë ekzistencën, "objektin", pronësinë, hapësirën, kohën, rastësinë, dhe mundshmërinë.
Para zhvillimit të shkencës moderne u ngritën pyetje shkencore si pjesë e metafizikës, e njohur si "filozofia natyrale"; vetë termi "shkencë" do te thotë "dituri, njohuri".
Metoda shkencore, megjithatë, e bënte filozofinë natyrale një aktivitet empirik dhe eksperimental të ndryshëm nga pjesa tjetër e filozofisë, dhe nga fundi i shekullit XVIII nisi të quhej "shkencë" në mënyrë që të dallohej nga filozofia.
Më pas, metafizika u bë kërkimi filozofik i një karakteri jo-empirik në natyrën e ekzistencës.Metafizika është emërtuar sipas filozofit helen Adronikut nga Rodosi, i cili i ka sistematizuar shkrimet e Aristotelit përnga përmbajtja,duke i ndarë ato në tërësi të caktuara dhe duke i renditur sipas temave që u përkisnin.
Ndër këto shënime pati dhe të tilla që nuk patën emërtim,e që shqyrtonin problemet më abstrakte.Ai e bëri lidhmërinë e të gjithave dhe i emërtoi me termin meta ta fizika, për ta treguar rendin sipas të cilit duhej të lexoheshin shënimet.Prandaj fjala metafizikë do të thotë ajo që vije pas fizikës.
Çështjet kryesore të metafizikës
Përcaktimin e parë të metafizikës e ka bërë vetë Aristoteli,edhe pse ai asnjëherë nuk i ka dhënë këtë emërtim por e ka quajtur prote philosophia,gjegjësisht filozofia e parë,apo ndryshe on to on – që do të thotë shkenca mbi qënien si qënie gjegjësisht mbi qeniesimin si qeniesim...edhe pse nganjëherë e quan edhe teologji.
Kjo shkencë merret me atë që është më e larta,gjegjësisht me vetë esencën e gjërave, atë nuk e interesojnë gjërat e veçanta, vetitë dhe tiparet e botës shqisore...kjo shkencë i hulumton parimet e para dhe më të larta të natyrës dhe të njohjes.
Pse të natyrës dhe njohjes? Sipas mendimit të filozofëve të lashtë grek,mendimi dhe qenia nuk mund të ndahen,sepse deri te parimet më të larta të realitetit mund të vijmë vetëm nëpërmjet mendimit.Natyra është krijesë mendore.Natyra ka ligje në bazë të së cilave çdo gjë vepron.Kjo është drejtësia dhe rendi sipas të cilave çdo gjë vepron.
Kozmosi është krijesë e harmonishme rendin e të cilit mund ta kuptojmë vetëm mendërisht.
Ky identitet i qenies dhe mendimit e përbënë bazën e optimizmit të kulturës perendimore e cila ndaj botës dhe jetës gjithnjë ka pasur çasje afirmative,aktive dhe vepruese.
Kjo dituri e cila i hulumton parimet e para dhe më të larta të natyrës dhe njohjes nuk mbetet vetëm tek e vërteta e asaj që është e disponueshme në mënyrë shqisore,por e kërkon rrugën me të cilën shkojmë matanë për të depërtuar në atë gjë që e ka thelb të sajën dhe e cila e lejon që të shfaqet si një gjë e dhënë, drejt qeniesimit si qeniesim, që qenieson në një mënyrë më të plotë.
Bazuar në përcaktimin fillestar të fjalës do të themi që: ta fisika – do të thotë ajo që ndodh si natyrë, meta – ajo jasht,matanë; meta ta fisika – hulumtimi përtej asaj që ndodh.
Filozofi bashkëkohor Martin Hajdeger, vëmendje të posaçme i ka kushtuar mënyrës se si Grekët e kanë problematizuar fizikën dhe çfarë kuptimi ka pasur për ta fjala fizis, për të përfunduar: fizis – është diçka që rritet nga vetja,një zhvillim që hapet, në zhvillim të kaluarit në dukuri dhe mbetja në të, mbetja, të rriturit; të ngriturit në-vete-nga-vetja.Fizis është vetë Qenia ku ajo që ndodh tashmë bëhet dhe mbetet e dukshme.
Në bazë të shpjegimit të fjalës fizis,ajo e shpreh të qënmën e asaj që ndodh.Fizika në një kuptim më të rreptë është jasht (ta fisika), asaj që ndodh si natyrë, tek vetë qenia.
Prandaj parasokratikët janë filozofët e parë të metafizikës që janë marrë me hulumtimin e natyrës.Madje të atij thelbi të fshehtë të të gjitha gjërave që gjendet matanë realitetit të dukurisë.Shkrimet e tyre shpesh mbanin emërtimin Mbi natyrën.
Pregnanca e emrit të Qënies e ka atë kuptim të fjalës siç e kanë përdorur parasokratikët, dhe ate si aletheia – pamësheftësi, prani.Këtu qëndron thelbi i pohimit mbi identitetin e mendimit dhe qenies.Me zbulimin e qenies qenia dhe mendimi identifikohen prandaj është i padobishëm çfarëdo adekuacioni mes tyre.
Pikërisht këtë gjë e njohu Parmenidi duke e përcaktuar historinë e perendimit.Kjo është ajo që filozofët antikë kanë arritur ta njohin dhe ta problematizojnë, por rrjedha e mëtejshme e kulturës perendimore e ka treguar tentativën e shmangjes nga këto kuptime burimore.
Sot emri metafizikë përdoret me një kuptim popullist dhe të keqkuptuar, që gadi se nuk ka asgjë të përbashkët me kuptimin e saj burimor.
Ka dhe një kuptim tjetër të idesë së pranisë që na dëfton për rënien e mendimit perendimor, kjo është pikërisht domethënja e pranisë si lloj i objektivizimit, prandaj edhe i të kuptuarit të Qenies si diçka që qenieson.
Ky kalim nga kuptimi i parë i pranisë në atë të dytin,ka shënuar rënien e metafizikës,por edhe të kulturës dhe mendimit perendimor.Kjo rënie shohet që me Platonin – ai e përcakton Qenien me anë të idesë, duke i dhënë vetitë apriori.
Metafizika që nga Platoni e më tej ka një rënie të saj sepse nuk niset nga Qenia,për të ardhur gjer tek ajo që është problematike tek hapja e saj,por niset nga qeniesimi dhe shkon drejt qeniesimit tjetër...
Qenia në metafizikën e këtillë bëhet por edhe mbetet vetëm përgjithësia më e madhe, mirëpo metafizika nuk mund të mbahet në këtë drejtim.
Në filozofinë bashkëkohore, hyrja në metafizikë e Hajdegerit dhe themelimi i ontologjisë fundamentale, do të jetë përballimi i metafizikës në kuptimin tradicional të fjalës, si dhe dalja prej saj.

Fikrro- 484
Re: Metafizika
Metafizika është ajo degë e filozofisë, me të cilën njeriu kërkon të njohë të panjohurën.
Është e kuptueshme që një person, i cili nuk e ka takuar ende Zotin, dëshiron të përdorë intelektin për të zbuluar “të përtejmen”; po zakonisht ky lloj hulumtimi të çon në kulte e mësime të çuditshme.
Metafiziku ngatërron psikikën me shpirtin, meqë mendon se bota shpirtërore është një aspekt i asaj psikologjike dhe se shpirti në realitet është “pavetëdija e thellë” apo diçka e tillë
Metafizika, përpjekja e mendjes për të ardhur në kontakt drejtpërdrej me Zotin, në vend se me anë të shpirtit, mund ta çojë lehtë mendjen në zonën më të rrezikshme, në atë të psikikës okulte.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Metafizika
Në kuptimin e saj të përgjithshëm, Metafizika është teori e thelbit të gjërave, qenies dhe principeve fundamentale, që janë në themel të ekzistencës e të organizimit të Universit. Objekti i studimit të saj është ekzistenca, madje ekzistenca ‘në thelbin e saj’, siç e përkufizon Aristoteli.
Fakti që kohët tona i dominon diskursi i shkencave empirike e pozitiviste dhe teknologjia moderne nuk do të thotë që kthimi i vëmendjes tek metafizika është kthim brapa në kërkimin e historisë së filozofisë.
Metafizika dhe morali përmbushin një nevojë të përhershme të njerëzimit dhe është fakt që ata kanë qenë bashkudhëtarë të përhershëm të tij. Temat e studimit e të diskursit metafizik të moralit kanë në fokus çështje të tilla si ç’është ekzistenca, çfarë është njeriu,
Zoti, natyra dhe Mbinatyra, cilat janë marrëdhëniet e njeriut me ekzistencën materiale e mbimateriale, etj. Në njëfarë kuptimi, diskursi i metafizikës dhe i moralit përfshin në mënyrë aktive edhe fetë.
Për disa studiues, përkufizimi i metafizikës është i vështirë, për shkak të shtrirjes së gjërë të objektit të saj dhe vendit që zë në të elementi imaterial. Aristoteli dhe Avicena e quajnë metafizikën si Dije e Parë, Urtësi dhe Teologji. Sipas tyre, njohja e ekzistencës, që është dhe problemi i parë i metafizikës, plotëson botëkuptimin e njeriut dhe e ndihmon atë që të çlirohet nga prangat e botës materiale.
Metafizika i adresohet thelbit të ekzistencës së pandryshueshme e të përjetshme, i cili, duke qenë i tillë, kërkon që edhe studimet rreth tij të jenë të përjetshme e të pafundme.
Pyetja se si mund të ketë njeriu i shekullit XXI një marrëdhënie me metafizikën e moralin, është e natyrës filozofike e, si e tillë, nuk njeh kohë dhe hapësirë.
Ekzistenca qëndron mbi materien, prandaj shkenca empirike nuk mund ta përkufizojë metafizikën me njësitë e saj matëse.
Rrjedhimisht, është e pamundur që ligjet e metafizikës të zbulohen e të shpjegohen me mjetet e shkencave empirike.
Edhe pse interesi i studimit të metafizikës në periudhën pas-Rilindjes u zbeh, kohët moderne dëshmojnë se trajtimi i problemeve të saj jo vetëm që është i domosdoshëm, por edhe shumë i efektshëm në studimin e dukurive të botës aktuale.Për këtë arsye metafizika studiohet në shumë universitete të botës, madje, sipas mendimit të shumë mendimtarëve, studimi i saj është një gjë që nuk mund të anashkalohet.
Shpjegimi i ekzistencës ka qenë kurdoherë një sfidë e detyrë madhore e mendimit, filozofisë, fesë dhe misticizmit. Asaj i kanë kushtuar vëmendje maksimale shumë mendimtarë të mëdhenj të botës.

gjilanasi- 361
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi