Metafizika dhe shpirtërorja
Faqja 1 e 1
Metafizika dhe shpirtërorja
Metafizika, si lëmi elite, gjithashtu është e errët; por përplotë me pasuri shpirtërore. Atë e zdrit vetëm drita të cilën ne e fusim. Këtu natyra e fsheh thelbin e vet të fshehtë dhe na parashtron me qindra pyetje të ndërlikuara.
Këtu filozofija e zbulon ngapak edhe atë “këngën me të lartësuar” e cila iu është kënduar Pitagorës, sepse përmes metafizikës natyra merr kuptimin e vet dhe bëhet e vetëdijshme, dhe fillon t’i kritikojë synimet e veta. Këtu mund të mendojmë për pyetjet mbi materien dhe jetën, mbi trurin dhe mendjen, mbi materializmin dhe spiritualizmin, mbi mekanizmin dhe vitalizmin, mbi determinizmin dhe lirinë.
Will Durant: The Mansions of Philosophy
I vetmi realitet të cilin mund ta vështojmë drejtëpërsëdrejti dhe në tërësi, është vetë brendia jonë. Atë që e njohim mirë, qesharake është ta përkufizojmë me “materie” të cilën e njohim vetëm si ide në mendimet tona dhe vetëm përmes ndërmjetësimit të pasakt të shqisave tona të papërkryera.
Sikur të kishim mundur materien ta njohim përbrenda si edhe nga jasht, ndoshta, ashtu siç mund ta njohim veten tonë, ne në zemrën e metries do ta kishim gjetur vullnetin vendimtar, shumë më të ngjajshëm me forcën e inteligjencës së mendjes tonë, sesa me mekanizmin e jashtëm robrues të trupit tonë.
Artur Shopenhauer
Zattoo- 600
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi