Vërria e djallit!
Faqja 1 e 1
Vërria e djallit!
Qenia e natës në vendin e quajtur Vërrie, sot e njëqind vjet më parë, ka mbetur enigmë dhe për shkak të saj as sot e asaj dite nuk mund të ecet lirshëm bregut të Vërrisë.
Nuk dihet saktë nëse Djalli i Gjarprit jeton aty, apo është zhdukur. Ajo që thuhej se në kraterin e një shpelle ai kapërdinte delet, ka tmerruar njerëzit...
Para njëqind vjetësh, në bregun e quajtur Vërria, dy vetë, teksa zbrisnin nga mali, me ta kishte ecur fillimisht një hije njeriu dhe pastaj hija ishte shndërruar në formë kafshe. I madhi i kishte bërtitur hijes, por kjo nuk ishte larguar deri te vendi i quajtur Therra e Kulumrisë. Secili prej tyre kishte pranuar se ajo pamje u ishte shfaqur edhe netëve të tjera... Por, askush nuk u kishte besuar. Madje, shumëkush në fshat kishte thënë: “Po i besoni filanit, a?!”.
Pas disa ditësh tre të tjerë, për kureshtje, kishin mësyrë malin, duke marrë me vete edhe pushkët... Me të arritur te vendi i quajtur Kulumriat, që shënonte edhe fillimin e vendit të quajtur Vërria, hija kishte filluar t’i përcillte. Njerëzit i kishin folur, e më pas edhe i kishin drejtuar pushkët nga hija.
Pas dhjetë metrash hija, nga një pamje njeriu ishte shndërruar në gjarpër, i cili kishte ecur barkas, duke krijuar zhurmë të padurueshme. Pas pak kishte marrë pamje tjetër... Krejt kjo i kishte përcjellë deri te maja e bregut të Blinit, ku thuhej se ai e kishte nën kontroll.
Djalli merr kontrollin!
Pas tre muajsh, figura që u quajt Djalli i Gjarprit, filloi ta marrë nën kontroll gjithë Vërrinë bregore. Ai mbyti dy dele dhe i futi në zgafelle. Pastaj, grabiti edhe dele të tjera. Nuk dukej asgjë, por delet zhdukeshin! Natën i përcillte njerëzit, por nuk u vërsulej...
Në këtë mënyrë, Vërria mbeti djerrinë, sepse njerëzit nuk guxonin të silleshin andej pari me bagëti.
Pas disa vjetësh në fshat erdhi një i huaj, që e kishte lëshuar fshatin e vet, sepse ishte në bela me fqinjin e vet dhe kërkoi strehim në Vërri.
Fshatarët i kishin treguar ngjarjen dhe problemin me Djallin Gjarpër, por ardhacaku nuk u besoi. Në natën e tretë të vendosjes aty, pronarit të ri i ishte gjuajtur shtëpia me gurë tërë natën.
Në natën tjetër Djalli Gjarpër kishte gjuajtur shtëpinë nga afërsia. Pas një jave të gjuajtjes së shtëpisë, ishte dukur vetëm si hije, me duar njeriu. Kur pronari ia kishte drejtuar pushkën, hija ishte shndërruar në gjarpër dhe kishte filluar të zvarritej.
Ishte një luftë e përnatshme me të, sa pronari ishte lodhur. Kishte ftuar gjithë fshatin, gjahtarët, por nuk kishin gjetur zgjidhje. Asnjëherë nuk kishin mundur ta gjuajnë me pushkë, sepse nuk u shkrepnin pushkët! Ai, pastaj, kishte braktisur shtëpinë dhe e kishte lënë Vërrinë nën mëshirën e kohës. Prej asaj kohe Vërria është e pasigurt për ecje dhe shëtitje...

Fikrro- 484
Similar topics
» Alfabeti i Djallit!
» Shkrimi i Djallit
» Shenja e djallit me brire
» Nata e ''Valpurgës''- Djallit
» Si lindi figura e Djallit?
» Shkrimi i Djallit
» Shenja e djallit me brire
» Nata e ''Valpurgës''- Djallit
» Si lindi figura e Djallit?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi