EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjaku vrases

4 posters

Shko poshtë

Gjaku vrases Empty Gjaku vrases

Mesazh  Fikrro 23.06.10 12:58

Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre.

Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces.

Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.

Raportet mes dy të rinjve të dashuruar, Florit, djaloshit biznesmen nga qyteza e Sharrit dhe Irmës, bukuroshes nga Prizreni, kohët e fundit duket se nuk qëndronin edhe aq shkëlqyeshme. Flori jo vetëm që ishte njeri paksa i çuditshëm, por ishte edhe mjaft xheloz. Megjithatë, Irma e dashuronte.

Një mbrëmje korriku, të vitit 2007, ata ishin ftuar në ditëlindjen e një miku të tyre. Një festë e këndshëm mes shokësh dhe miqsh.

Pas disa orësh dëfrimi me pije, këngë e vallëzim, mes këtyre dy të rinjve plasi sherri. Ata filluan të grinden. Më saktë, Flori ishte i dehur dhe në atë gjendje e kishte fyer rëndë Irmën për shkak të një bisede që ajo kishte zhvilluar me një të pranishmi tjetër.

Nga xhelozia, ai i kishte quar që te dy në dreq të mallkuar dhe ashtu i dehur ishte larguar me shpejtësi nga festa. Por as që e kishte kuptuar se çfarë dhembje i kishte krijuar kësaj vajze të sinqertë dhe të ndershme. Irma e dëshpëruar, rrëmben çelësat e automjetit të saj dhe niset pas tij.

Ashtu nën presion psikik, fillon të vozisë me shpejtësi shumë të madhe. Pas disa minutash ajo humb kontrollin mbi automjet dhe në dalje të qytetit të Prizrenit, ndeshet drejtpërdrejt me një shtyllë betoni. Matësi tregonte shpejtësinë prej 114 km/h. Vdekja kishte pasuar aty për aty.

Kaluan rreth pesë muaj nga fatkeqësia ku humbi jetën Irma. Flori pothuajse kishte braktisur tërë veprimtarin në biznesin e tij. Kishte filluar të pi alkool me të madhe. Aq shumë kishte pësuar ndryshime psikike por edhe fizike sa që në fytyrën e tij në njomë kishin filluar të paraqiten rrudhat e para.

Një mbrëmje dhjetori, rreth orës 8 të mbrëmjes, Flori po kthehej nga Prizreni për në vendbanimin e tij në Sharr. Ai ishte në kërkim të lidhjeve të reja për ta ringjallur sërish biznesin, pasi materialisht qëndronte mjaft dobët.

Në dalje të qytetit, mu aty ky kishte humbur jetën e dashura e tij, takoi një vajzë e cila jashtëzakonisht përngjante me Irmën. Jo në dukje, në fizionomi, por në lëvizje, në qëndrim. Nuk foli asnjë fjalë, por në vete ndjeu një lloj fuqie mistike të asaj vajze që vepronte mbi të. Këmbët vetvetiu prekën pedalet e frenimit dhe makina ndaloi pranë saj.

-Të kam pritur - i tha vajza, që tanimë ishte afruar pranë xhamit të makinës, dhe buzëqeshi mu ashtu sikurse buzëqeshte bukuroshja Irma. Gjithashtu, ajo bëri një lëvizje me dorë duke i larguar flokët nga balli, po në të njëjtën mënyrë siç e bënë edhe Irma.

Florit filloi t’i thahej fyti.
-Kush je ti? -e pyeti ai me duke belbëzuar.
-Nuk e di -përgjigjet vajza dhe, duke iu afruar edhe më, e puthë Florin.
-A më ke pritur? -foli sërish vajza.
-Ty? -tërhiqet Flori mbrapa sikurse ta kishte puthur e ndjera.
-Nuk të kam pritur... -zëri i tij nga frika filloi të bëhet më i vrazhdë dhe me i lartë.
-Po ti ke vdekur... Nga dola tani?
-Nga mosekzistenca, ndoshta... -i ktheu me të rreptë vajza dhe filloi të largohet në drejtim të qytetit.

Flori mbeti i shtangur duke e shikuar vajzën. Nga prapa ishte kopja e përsosur e Irmës. Pastaj me shpejtësi hapi derën, vrapoi dhe iu afrua të panjohurës. E kapi për kraharorë dhe rrëmbyeshëm e ktheu kah vetja. Sytë e saj ishin mbushur me lot. Vajza po qante në heshtje.

Flori e shikoi me habi. “Kështu qante vetëm Irma” - tha vetmevete dhe pa e kuptuar as vet se si, filloi ta pushtoj me puthje nëpër gjithë fytyrën duke pëshpëritur:
-Epo, erdhe prapë...Më në fund... Tani do më falësh për të gjitha... Irmushja ime... Dhe në puthje e sipër, vajza e largoi me vrull Florin duke i thënë:
-Nuk jam unë ajo, nuk jam... A po më kupton, nuk jam unë... dhe vrapoi tek parkingu i taksive që ndodhej pak më lart, afër një qendre të madhe tregtare. Hyri në taksi dhe u zhduk. Flori mbeti i shtangur në vend...

Drama e Altinës

-Askënd nuk mund ta fajësoj. Por as që kam kujt t’ia drejtoj gishtin. Gjithçka filloi kur vajzës sime Altinës, në maj të vitit 2007, iu bë transfuzion i gjakut gjatë një operimi në spitalin e qytetit, ku ajo kishte humbur shumë gjak -rrëfen nëna e saj. Gjithnjë e mundonte ky gjak i huaj dhe disa herë më kishte thënë: “Nënë, nuk do të mësohem kurrë me këtë gjak”.

Unë mundohesha ta bindja: “Bija ime, a është më mirë të vdesësh? Mendo pak edhe për mua dhe për babanë. Të kemi të vetmen”. Ajo qante, duke pohuar me kokë.

Muajt e parë pas operimit gjithçka filloi kah e mbara. Bile Altina filloi të shkojë sërish edhe në korin qytetit si më parë. Mirëpo, kur erdhi dimri fillova t’i vërej tek ajo disa veprime të çuditshme. Një natë e takova me gisht të prerë. Ishte shtrirë në divan dhe dukej sikur po flinte.

Ajo po gjakosej e në anën tjetër po flinte! Vrapova me të shpejtë: “Altina bija ime, zgjohu ta lidhi gishtin”. Ajo mu përgjigj sikur të ishte në ndonjë lloji transi: “E pse ta lidh? Le të rrjedh i tëri... Nuk mund ta duroj më...”

Fillova ta shkund: “Altina, çfarë po fletë, a je në vete?” Pastaj pasuan edhe ndodhi të tjera të çuditshme. Një mëngjes më zgjoi zëri i saj. Ajo po qante dhe gjëmonte. Vrapove drejtë në dhomën saj. Ajo po flinte, dhe në gjumë murmuriste: “Flori, pse po sillesh ashtu? Ti e di se unë nuk mundem pa ty...Unë të dua...”

Kush ishte ky Flori? Altina nuk kishte pasur kurrë dashnorë. Kishte shoqëri të pakët dhe mes tyre nuk ishte ndonjë me këtë emër. Pas disa javësh vërejta mbi tavolinën e saj një fotografi të një djaloshi të cilën e kishte prere nga një revistë, nga faqja e marketingu.

Si me humor i thashë: “A është ky Flori?”. “Po” -mu përgjigj. “E ku banon ai? Si u njoftove me të?” -e pyeta sërish. Por Altina vetëm më shikoi dhe nuk foli asgjë.

-Edhe unë e kamë dëgjuar disa herë këtë emër nga Altina -thotë babai i saj. Një herë derisa ajo ishte në banjë dhe po bënte tush, në moment thirri më zë të lartë: “Flori, ku po shkon?”. Nuk i vura kësaj rëndësi të madhe, por një ditë e pyeta: “Altina, kush është ky Flori? Ku banon ai?”. Ajo mu përgjigj prerë: “Në gjakun tim baba...” E vërejta se ajo nuk po tallej.

Atëherë u drejtova për në spitalin e qytetit. Në raportin mjekësor të Altinës figuronte edhe emri i Irmës, si dhuruese e gjakut. Ajo kohë më parë, bashkë me shokët dhe shoqet e institutit privat, ku studionte, kishin shkuar vullnetarisht për të dhuruar gjak. Dhe gjaku i saj i ishte injektuar Altinës. Pastaj nga familja e Irmës, arritëm të kuptojmë se Flori kishte qenë i dashuri i saj. Në ato momente një ndjenjë e frikshme ma kaploi trupin.

E njëjta shpejtësi, e njëjta shtyllë!

Altina nuk posedonte patentë shoferi, dhe as që kishte mësuar ndonjëherë të voziste automobil. Por atë ditë të ftohtë janari, u zgjua më herët se zakonisht - në ora 5 të mëngjesit. Mori çelësat e makinës së babait nga palltoja e tij dhe u nis drejt “Golfit” që qëndronte i parkuar në oborrin e shtëpisë. Hapi derën e automobilit, u fut brenda dhe ndezi motorin.

U nis drejt magjistrales për Sharr, dhe pas pak minutash arriti në dalje të qytetit të Prizrenit. Shtypi pedalin e shpejtësisë deri në fund dhe drejtoi timonin kah shtylla e betonit që gjendej skaj rrugës.

Me shpejtësi të madhe u përplas drejt në të. Sytë e saj shikoni si të ngrirë por me plotë shkëlqim gjakun që po rridhte nga trupi i saj. Gjakun të cilin ajo kurrë nuk e deshi. Gjakun e huaj që urrente pa masë. Fytyrën e saj e përshkoi një buzëqeshje e lehtë. Dukej sikur Altina ishte çliruar nga ai makth që e mundonte që nga transplantimi i gjakut të Irmës. Nga pushtetit i atij gjaku vrastar.

Dëshmitarët thonë se ajo frymoi disa dhjetëra minuta. Ata nuk mund t’i ndihmon, pasi automjeti ishte dëmtuar aq shumë sa që nuk ishte i munduar asnjë veprim, përveç alarmimit të ndihëm së shpejtë, policisë dhe zjarrfikësve.

Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre.

Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces. Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.

Kur arriti ndihma, Altina nuk frymonte më. Kishte ndërruar jetë. Akrepi i matësit të shpejtësisë kishte ndaluar në 114 km/h. E njëjta shpejtësi e njëjta shtyllë!
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjaku vrases Empty Re: Gjaku vrases

Mesazh  shero 23.06.10 15:00

me te vertet tragjedi.
shero
shero

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjaku vrases Empty gjaku vraSES

Mesazh  GALAKSI 24.06.10 16:24

VERTET
GALAKSI
GALAKSI

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjaku vrases Empty Re: Gjaku vrases

Mesazh  0 Negative 24.06.10 17:13

Po c'tragjedi thoni aman? Kjo eshte nje perrale, asgje me shume. Kam pyetur shume miq te mite nga Prizreni, dhe me konfirmuan se kurre nuk ka ndodhur nje episod i tille ne qytetin e tyre.
0 Negative
0 Negative

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjaku vrases Empty Re: Gjaku vrases

Mesazh  Fikrro 24.06.10 17:42

0 Negative shkruajti:Po c'tragjedi thoni aman? Kjo eshte nje perrale, asgje me shume. Kam pyetur shume miq te mite nga Prizreni, dhe me konfirmuan se kurre nuk ka ndodhur nje episod i tille ne qytetin e tyre.



Per perralla i kemi gjyshet tona qe mund te na tregojn,dhe ky qe lexoni si mund te jete perrall kur kemi te dhena te mjaftueshme emra te personave dhe vendin ku ka ndodhur bile edhe vitin ja ku shkruan:
"Raportet mes dy të rinjve të dashuruar, Florit, djaloshit biznesmen nga qyteza e Sharrit dhe Irmës, bukuroshes nga Prizreni, kohët e fundit duket se nuk qëndronin edhe aq shkëlqyeshme. Flori jo vetëm që ishte njeri paksa i çuditshëm, por ishte edhe mjaft xheloz. Megjithatë, Irma e dashuronte.
Një mbrëmje korriku, të vitit 2007, ata ishin ftuar në ditëlindjen e një miku të tyre. Një festë e këndshëm mes shokësh dhe miqsh."


-lexoje mire tekstin para se te shkruash diqka shkruan qart nga nje qytez e Sharrit qe pa dyshim gjendet ne afersi te Prizrenit.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjaku vrases Empty Re: Gjaku vrases

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi