EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halucinacionet

Shko poshtë

Halucinacionet Empty Halucinacionet

Mesazh  Fikrro 04.06.10 16:33

Halucinacionet

Halucinacionet definohen si: Eksperienca sensuale (shqisore) që nuk
shkaktohen nga stimuj të jashtëm aktuale (të vertetë). Në shumicën e rasteve tek skizofrenët këto përjetime (eksperienca) janë auditore
(zëra).

Pra, disa njerëz dëgjojnë zëra që të tjerët përreth tyre nuk i dëgjojnë.

Këto zëra mund të jenë të njohura, miqësore apo kritike. Zërat mund të bisedojnë për mendimet apo sjelljet e personit që i dëgjon zërat, apo ju tregojnë çka të bëjnë.

Pra, shumica e pacientëve degjojnë zëra që komentojnë sjelljet e tyre ose ju japin instruksione. Prap të tjerë degjojnë zëra që diskutojne me njëri-tjetrin. Tek pacientet skicofren në shumë raste këto zëra shkaktojnë frike - por te disa të tjerë këto zëra mund të kenë edhe efekt qetësues.

Vetëm nëse dikush dëgjon zëra nuk do të thotë që janë skicofrenik.

Bazuar në disa hulumtime katër përqind i popullësisë dëgjon zëra, dhe për shumicën këta zëra nuk janë problem. Por njerëzit që e kanë diagnozën e skicofrenisë duket që ata dëgjojnë zëra më së shumti zëra kritik apo jo-miqësor.

Ata ndoshta kanë dëgjuar zëra gjatë tërë jetës së tyre mirëpo për shkak të ndonjë shqetësimi të madh në jetë i bënë ata që t’i dëgjojnë zërat më shumë dhe më vështirë që të jetojnë me ta.

Njerëzit ndonjëherë dëgjojnë poashtu edhe tingllime në vend të zërave.

Për fund Halucinacion; Përjetim i objekteve dhe dukurive, të
cilat nuk veprojnë në shqisat e njeriut (nuk egzistojnë ngacmues të
jashtëm).

Halucinacionet shpesh përbëjnë simptoma të një sëmdunjeje
mendore.Në rreth 20 vitet e fundit janë bërë kërkime të konsiderueshme për shkaqet e mundshme biokimike dhe gjenetike të skizofrenisë-veçanrisht rreth mundësisë që ndonjë substancë e trurit e trashëguar gjenetikisht,të jetë përgjegjëse për skizofreninë.

Çrregullimi duket se ka histori familjare dhe shfaqja e skizofrenisë te binjakët identikë është e lartë,edhe tek ata që janë të rritur në familje krejt të ndryshme.

Por forcat e mjedisit duket se e intensifikojnë ndikimin e faktorëve gjenetikë,që dyshohet se janë të pranishëm.Në fillim le të shohim ndikimet mjedisore te skizofrenia.

Ndikimet mjedisore.Hetimi i plotë i sfondit familjar të individëve me
skizofreni,zakonisht tregon një histori stresi shumë të madh te
fëmija.

Ky stres është aq i madh sa fëmija shkëputet nga realiteti i
padurueshëm,duke u futur në një botë fantazore (Zubin dhe
Ludwig,1983).Ekzistojnë dy situata familjare që lidhen rëndom me
skizofreninë (Roff dhe Knight,1981).

E para,ka të bëjë me një nënë që është indiferente ndaj familjes dhe kjo sjell si rezultat çorganizim dhe stres.

E dyta,lidhet me një prind (zakonisht nënën) që sundon plotësisht mbi bashkëshortin (ose bashkëshorten) dhe fëmijët,por nuk tregon kujdes për ta.

Në të dyja rastet,konflikti dhe stresi çojnë në shtimin e ndjenjës së pambrojtshmërisë te fëmijët.Nga një studim tjetër (Doane dhe
kolegët,1981) u zbulua se,modelet e komunikimit në familje kishin
lidhje me tendencat e skizofrenike të fëmijëve.

Në mënyrë të veçantë,në familjet me fëmijë te të cilët zhvillohet skizofrenia, ndeshen më shpesh mesazhet e paqarta ose kontradiktore, kritikat dhe qëndrimet keqdashëse.

Një numër studimesh të hershme kanë treguar se, skizofrenia
është më e përhapur në grupet me nivel të ulët social-ekonomik.

Njerëzit e klasave më të ulta që janë të prekur nga skizofrenia paraqesin simptoma më të shumta fizike dhe sociale që tregojnë se ata nuk janë të lumtur,si dhe me shumë mosmarrëveshje të hapura dhe fërkime në marrdhëniet me të tjerët.

Ekzistojnë shumë arsye të mundshme por të pavërtetuara për këto
ndryshime të dukshme sipas përkatësisë klasore.

Ato mund të jenë rezultat i procedurave të pamjaftueshme diagnostifikuese që përdoren për njerëzit më të varfër; gjithashtu, në qoftë se është i varfër,personi i shqetësuar ka më pak mundësi që ta ruajë një vend pune ku paguhet mirë;të varfërit dhe të pasurit mund t’i rrisin fëmijët e tyre në mënyra të tilla,që t’i predispozojnë të reagojnë ndryshe ndaj stresit;të qenit i varfër mund të bëjë gjithashtu që të lindin ndjenjat e të qënit i shpresë.

Kërkimet për të gjetur një shpjegim në lidhje me ndryshimet e
dukshe sipas përkatësisë klasore,në rastet e shfaqjes së
skizofrenisë,janë të rralla dhe është e nevojshme të shtohen.

Teoricientët e të mësuarit social argumentojnë se skizofrenia është një sjellje e mësuar,që krijohet nga përforcimi prej njerëzve të tjerë i reagimeve anormale.Në rast se dikush nuk përfillet prej të
tjerëve,atëherë një mënyrë për të fituar vëmëndje e tyre është që të
sillet në mënyrë të çuditshme.

Sipas Laing, skizofrenia ndodh kur një individ vendos që të mos pranojë më trysnitë dhe kërkesat e shoqërisë kështu kthehet drejt brendësisë së vetvetes të një bote fantazish të vetëkrijuara.

Teoricientët e psikoanalizës, si Froidi,besonin se skizofrenia ishte rezultat i kthimit tek narcisizmi primar, faza gojore para se të zhvillohet egoja.

Individi narcisistik kontrollohet plotësisht nga uni dhe kërkon vetëkënaqësi të plotë.

Asnjë nga teoritë e mjedisit nuk e ka shpjeguar në mënyrë të plotë skizofreninë,prandaj dhe ekziston një nxitje e madhe te kërkimet e sotme për shkaqe të mundshme biologjike të saj.

Ndikimet biologjike.Rreth 1 % e popullsisë vuan nga skizofrenia.Por
kërkimet gjenetike kanë treguar se,shanset janë mjaft të larta që,kur një person vuan nga skizofrenia,edhe një person tjetër fare i afërt për nga lidhja gjenetike me të,ta ketë skizofreninë.

Studimet me binjakët kanë treguar shkallë të larta përputhjeje në skizofreni (në rast se e ka njëri, po ashtu e ka edhe tjetri),sipas Zerbin-Rubin,1972 .

Përputhja skizofrenike është shumë më e lartë te binjakët monozigotikë (identikë) sesa te binjakëtdizigotikë (joidentikë).

Gotesman dhe Silldz,1972, njoftuan pe¨r një shkallë përputhjeje prej 42 % te binjakët MZ (monozigotikë), dhe vetëm prej 9% te binjakët DZ(dizigotikë).

Studimet për adoptimet gjithashtu tregojnë se,ndikimet gjenetike janë shumë të rëndësishme në skizofreni.

Edhe sikur të ndahen nga njëri-tjetri nëpër mjet adoptimi,dy binjakë kanë shumë të ngjarë që të kenë shkallë të lartë përputhjeje në këtë drejtim.

Sidoqoftë, një numër punimesh kritike të kohëve të fundit kanë vënë në dukje se,me metadologjinë e kohës, është tejet e vështirë që të ndahen ndikimet e mjedisit nga ato gjenetike (Abrams dhe Taylor,1983).

Nuk është identifikuar ende mekanizmi i saktë gjenetik përgjegjës për skizofreninë.Sidoqoftë,disa të dhëna të kohëve të fundit tregojnë te reaksionet biokimike,gjë që mund të çojë në sjellje skizofrenike.

Një numër teorish biokimike janë propozuar në rrjedhë të viteve.Hulumtuesit kanë shprehur mendimin sesi faktorë shkaktorë janë mungesa e vitaminave,anormalitetet e proteinës së gjakut,dhe
parregullsitë kimike të urinës.

Shpesh në të kaluarën hulumtuesit nuk i kushtonin vëmendje faktit se,njerëzit që shtrohen në spital nga skizofrenia,zakoknisht janë duke vazhduar terapinë kundër varësisë ndaj drogave, gjë kjo që mund t’i shpjegojë këto ndryshime kimike.

Teoria më premtuese biokimike e sotme është teoria e dopaminës.
Wise dhe Stein, njoftuan se skizofrenët kanë nivele shumë të larta të dopaminës nurotransmetuese sesa niveli normal.

Barnat e quajtura fenothiazina, që ndihmojnë në trajtimin e skizofrenisë nëpërmjet uljes së niveleve të dopaminës, në rast se nuk përdorën nën kontroll të kujdesshëm, mund të shkaktojnë simptoma të sëmundjes së Parkinsonit (e cila normalisht shkaktohet nga nivele të ulta të dopaminës).

Amfetaminat kanë tendencën të rrisin nivelet e dopaminës dhe mund të çojnë te psikoza e amfetaminës, që shoqërohet me simptoma skizofrenike.

Fatkeqësisht të dhënat nuk janë aq të qarta sa do t’i dëshironim.

Barnat antipsikotike nuk i ndihmojnë të gjithë skizofrenët.Dhe, ndërkohë që këto barna ulin nivelin e dopaminës,nga ana
tjetër ato gjithashtu ndërhyjnë te funksionimi i neropinefrinës, serotoninit dhe acetilkolinës dhe kështu nuk përbëjnë zgjidhjen e plotë të situatës komplekse.

Hulumtimet që përpiqen të zbulojnë lidhjen e neurokimikateve me skizofreninë vazhdojnë.

Ka disa shkencëtarë që besojnë se skizofrenia mund të shkaktohet nga një infeksion virusal (Bower,1985).Disa viruse mund të ndikojnë te neurotransmetuesit,përfshirë edhe dopaminën.

Kjo linjë hulumtimesh është duke vazhduar dhe duket premtuese.
Noishterlain dhe Dosen (Neuchterlein dhe Dawson, 1984) sugjeruan një model të pambrojtshmërisë nga stresi të skizofrenisë sipas të cilit disa njerëz kanë një prirje biologjike (predispozicion), duke trashëguar gene të caktuara, për t’u prekur nga skizofrenia, në rast se mjedisi rrethues u shkakton stresin e mjaftueshëm për këtë.

Në mënyrë të veçantë,sipas kësaj teorie njerëz të caktuar kanë vështirësi në përpunimin e informacionit dhe në ruajtjen e vëmëndjes.

Ata mbireagojnë ndaj stresuesve socialë dhe kanë mungesë të kompetencave të duhura sociale dhe të aftësive për përshtatje.

Kështu,në mungesë të një familjeje të ngrohtë dhe mbështetëse,stresi është i rëndë në masën e mjaftueshme për
ta shtyerë individin drejt skizofrenisë.

Kështu,në modelin pambrojtshmëri-stres përfshihen si faktorë biologjikë,ashtu edhe ata mjedisorë.

Ne ende nuk e dimë me saktësi se çfarë e shkakton skizofreninë.

Duket se ajo krijohet dhe favorizohet nga faktorë gjenetikë, organikë, biokimikë dhe të mjedisit.Ashtu si edhe kanceri, ajo ndoshta nuk është vërtet thjesht një çrregullim, por më tepër një kombinim i papërcaktuar problemesh fizike dhe të sjelljes, prej të cilëve kemi identifikuar vetëm një pjesë.

Dhe si kanceri, ajo është një çrregullim nga i cili duket se janë të prekshëm shumë njerëz.

Llojet e skizofrenisë.

Skizofrenia katatonike
Skizofrenia e çorganizuar
Skizofrenia paranoide
Skizofrenia e padiferencuar
Skizofrenia e mbetur

Në vitet e fundit janë bërë kërkime të konsiderushme për shkaqet e
mundshme biokimike dhe gjenetike të skizofrenisë-veçanrisht rreth
mundësisë që ndonjë substancë e trurit e trashëguar gjenetikisht,të jetë përgjegjëse për skizofreninë.

Çrregullimi duket se ka histori familjare dhe shfaqja e skizofrenisë te
binjakët identikë është e lartë,edhe tek ata që janë rritur në familje
krejt tëtë ndryshme.Por forcat e mjedisit duket se e intensifikojnë
ndikimin e faktorëve gjenetikë,që dyshohet se janë të pranishëm.

Skizofrenia është lloji më i zakonshëm i psikozës dhe personat me këtë sëmundje priren të jetojnë në botën e imaginatës së tyre.

Pjesa më e madhe e skizofrenëve të shtruar në spital vishen vetë, lëvizin rreth e rrotull dhe kryejnë aktivitete të tilla të jetës së përditshme si ngrënia pirja e duhanit thuajse në të njejtën mënyrë si gjithë të tjerët.

Por personat me skizofreni nuk tregojnë interes dhe preokupim për
ngjarjet dhe njerëzit përreth tyre.

Ata janë më të shumtën e herës të preokupuar me fantazira, përfytyrime të rreme dhe haluçinacione që ndikojnë në të menduarit dhe të folurit e tyre.Ndonëse ka disa lloje skizofrenie, shumica e skizofrenëve shfaqin disa simptoma të përbashkëta.

Ekzistojnë mendime të ndryshme dhe kontradiktore lidhur me ate se, cilin person do ta quajmë skizofrenik.

Meqë skizofrenia përfaqëson çrregullimin më të zakonshëm psikotik, ajo PËRDORËT SHPESH SI NJË THES KU FUTEN TË GJITHË ATA INDIVIDË, QË NUK KLASIFIKOHEN NDRYSHE.

Disa psikologë si David Rosenhan mbajnë qëndrim kritik ndaj profesionistëve që merren me sëmundjet mendore duke thënë se ata janë tepër të gatshëm t'u vënë njerëzve DIAGNOZËN E SKIZOFRENISË.

Qëllimi i tij ishte të ilustronte pikërisht këtë dukuri kur ndërmorri një studimin në të cilin persona normalë pranuan të shtrohen me dëshirën e tyre në spitale të ndryshme psikiatrike, ku pastaj ankoheshin se dëgjonin zëra që u flisnin.

Siç e thamë edhe në fillim, ndonëse është e vështirë të diagnostikohet saktë një çrregullim duke u nisur vetëm nga kjo simptomë, fakti është që shtatë nga tetë PSEUDOPACIENTËT E ROSENHANIT U DIAGOSTIKUAN SI SKIZOFRENË.

Ky studim dëshmon për rrezikun kur i etiketojmë njerëzit me terma
diagnozash klinike.

Shumë persona me skizofreni provojnë përfytyrime të paqena (deluzive) ose besojnë në gjëra që nuk mbështetën te realiteti.Disa skizofrenë kanë deluzionin e persekutimit dhe besojnë se dikush përpiqet ti vrasë ose t'i dëmtojë.

Gjithashtu ata e kanë të vështirë të ndajnë realitetin nga fantazia.
Ata kanë probleme kur bëjnë lidhjen e informacioni aktual me njohuri të mëparshme.

Po ashtu ata tregohen konfuzë dhe nuk janë të aftë të bëjnë
analiza.Idetë dhe mendimet e tyre zhvendosen nga një temë në
tjetrën,megjithëse nuk ka asnjë lidhje midis këtyre temave.

Dëmtimi i perceptimit.Individët me skizofreni shpesh thonë se kanë patur haluçinacione ose përjetime shqisore në mungesë të ngacmuesve shqisorë.

Shpesh këto janë haluçinacione dëgjimore,si të dëgjuarit e
zërave që i flasin pacientit ose që thjesht krijojnë tinguj....

Dëmtimi i emocioneve.Shumë persona me skizofreni manifestojnë reagime emocione anormale.Nganjëherë ata duken si pa ndjenja apo emocione dhe nuk demostrojnë ngacmime emocionale.

Ata kanë prirjen ta orientojnë shikimin drejt përpara dhe duken apatikë kur flasin, zëri i tyre është monoton dhe pa ngjyrime emocionale.

Persona të tjerë me skizofreni manifestojnë reagime emocionale të papërshtatshme, ata qeshin kur mësojnë një lajm të hidhur ose qajnë pa ndonjë shkak të dukshëm; ose gjendja e tyre emocionale ndryshon në mënyrë të menjëhershme dhe reagimi i tyre mund të mos ketë lidhje me ngacmuesin.

Dëmtimi i ndjenjës së unit dhe të vullnetit.Ndjenja e unit është një
veçori e rëndësishme e një personi normal e të shëndetshëm.

Një person me skizofreni ka vështirësi në krijimin e identitetit të tij personal dhe beson se jane forcat e jashtme që drejtojnë sjelljen e tij.

Një karakteristikë që vihet re shpesh te një person me skizofreni është çrregullimi i vullnetit,mungesa e aktivizimit drejt një synimi të caktuar.

Personi nuk tregon motivimin e duhur për të çuar një veprim deri në
fund. Kjo, natyrisht, bën që personi të mos jetë i zoti për të funksionuar si duhet në shoqëri
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi