Historia e fshehtë e Gorbachovit
2 posters
Faqja 1 e 1
Historia e fshehtë e Gorbachovit
Historia e fshehtë e Gorbachovit
Pse askush nuk kujdeset për arkivat e palexuara sovjetike?
Pavarësisht se Mikhail Gorbachovi është i nderuar në Perëndim, arkivat e papërkthyera sugjerojnë një figurë shumë më të errët
Në vetëdijen kolektive të botës, fjala "nazist" është sinonim i të keqes. Kuptohet gjerësisht se ideologjia naziste - nacionalizimi, antisemitizmi, shteti etnik autarkik, parimi i Fyhrerit - çoi drejtpërsëdrejti në krematorët e Auschwitzit.
Por, nuk është e kuptuar po aq mirë se komunizmi çoi në mënyrë të pandalshme, kudo në botë ku u zbatua, në uri, torturë dhe kampe pune të detyruar.
As nuk pranohet gjerësisht se komunizmi qe përgjegjës për vdekjet e rreth 150 milionë qenieve njerëzore gjatë shekullit të 20-të. Bota mbetet në mënyrë të pashpjegueshme indiferente dhe jo-kureshtare rreth ideologjisë më vdekjeprurëse në histori.
Si dëshmi e kësaj indiference, kini parasysh arkivat e palexuara sovjetike. Pavel Stroilov, një i mërguar rus në Londër, ka në kompjuterin e tij 50000 dokumente të pabotuara, të papërkthyera, top sekret të Kremlinit, shumica që i përkasin përfundimit të Luftës së Ftohtë.
Ai i vodhi ato në vitin 2003 dhe u arratis nga Rusia. Me sa na e ha mendja, ato do të vlenin miliona për CIA-n, pasi me siguri tregojnë një histori rreth komunizmit dhe kolapsit të tij, të cilën bota duhet ta dijë.
Megjithatë, ai nuk gjen asnjeri që t'i vendosë ato në një bibliotekë të nderuar, t'i botojë ato apo të financojë përkthimin e tyre. Në fakt, ai nuk mund të gjejë asnjë njeri që të tregojë ndonjë interes për to.
Pastaj është disidenti sovjetik Vladimir Bukovsky, i cili dikur kaloi 12 vjet në burgjet, kampet e punës dhe psikhushkas - spitalet psikiatrike sovjetike - të Bashkimit Sovjetik, pasi është dënuar për kopjim letërsie antisovjetike.
Gjithashtu, edhe ai posedon një koleksion masiv dokumentesh të vjedhura dhe të kontrabanduara nga arkivat e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, të cilat, siç shkruan ai, "përmbajnë fillimet dhe fundet e të gjitha tragjedive të shekullit tonë të përgjakur".
Këto dokumente janë të vlefshme online te bukovsky-archives.net, por shumica nuk janë të përkthyera. Ato janë të paorganizuara; nuk ka asnjë përmbledhje; nuk ka asnjë funksion kërkimi apo indeksimi. "Unë ua ofroj pa pagesë ato shumicës së gazetave dhe revistave me ndikim në botë, por askush nuk do që t'i botojë ato", shkruan Bukovsky. "Botuesit mbledhin supet me indiferencë: Po pastaj? Kush e vret mendjen?".
Origjinalet e shumicës së dokumenteve të Stroilov-it mbeten në arkivat e Kremlinit, ku ashtu si shumica e dokumenteve top sekret të Bashkimit Sovjetik nga epoka pas Stalinit, qëndrojnë të klasifikuara.
Ato, thotë Stroilov, përfshijnë transkriptimet e pothuajse çdo bisede të bërë midis Gorbachovit dhe homologëve të tij të huaj, një transkriptim diplomatik pothuajse i plotë i epokës, siç nuk ekziston në asnjë vend tjetër.
Ka shënime nga Byroja Politike të marra nga Georgy Shakhnazarov, një ndihmës i Gorbachovit dhe nga anëtar i Byrosë Politike, Vadim Mevedev.
Është ditari i Anatoly Chernyaev - ndihmës kryesor i Gorbachovit dhe zëvendësshef i trupës dikur të njohur si Comintern - që daton nga viti 1972 deri në kolapsin e regjimit.
Ka raporte që datojnë nga vitet 60-ta, nga Vadim Zagladin, zëvendësshef i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror deri në vitin 1987 dhe më pas këshilltar i Gorbachovit deri në vitin 1991. Zagladin qe njëherazi i dërguar dhe spiun, i ngarkuar me grumbullimin e sekreteve, përhapjen e dezinformacionit dhe avancimin e ndikimit sovjetik.
Kur Gorbachovi dhe ndihmësit e tij u larguan nga Kremlini, ata morën kopje të paautorizuara të këtyre dokumenteve me vete. Dokumentet u skanuan dhe u magazinuan në arkivat e Fondacionit Gorbachov, një prej instituteve kërkimore të pavarura të para në Rusinë moderne, ku një grushti kërkuesish miq dhe veteranë iu lejua një qasje e kufizuar.
Më pas, në vitin 1999, Fondacioni hapi një pjesë të vogël të arkivit për kërkuesit e pavarur, përfshi Stroilov. Pjesët kritike të koleksionit mbetën të mbyllura; dokumentet mund të kopjoheshin vetëm me lejen e shkruar të autorit dhe Gorbachovi refuzonte të autorizonte ndonjë kopje. Por, kishte një defekt në sigurinë e Fondacionit, shpjegon Stroilov.
Kur ecnin keq gjërat me kompjuterët, siç kishte ndodhur shpesh, ai qe në gjendje të shikonte administratorin e rrjetit tek shtypte fjalëkalimin që siguronte qasjen në rrjetin e Fondacionit. Me ngadalë dhe në mënyrë të fshehtë, Stroilov e kopjoi arkivin dhe e dërgoi atë në vende të sigurta anembanë botës.
Stroilov pretendon se dokumentet e tij "tregojnë një histori krejtësisht të re rreth përfundimit të Luftës së Ftohtë.
Versioni "rëndom i pranuar" i historisë së asaj periudhe konsiston në mite pothuajse tërësisht. Këto dokumente janë në gjendje që ta rrëzojnë secilin prej tyre". Është kështu? Nuk mund ta them, nuk lexoj rusisht.
Prej dokumenteve të Stroilov kam parë vetëm pak të përkthyera në anglisht. Sigurisht, ato nuk mund të merren siç duken. Në fund të fundit, janë të shkruara nga komunistë, por mundësia që Stroilov të ketë të drejtë duhet të nxisë kuriozitet të fortë.
Për shembull, dokumentet e nxjerrin Gorbachovin në një dritë shumë më të errët nga ajo që ai përgjithësisht shikohet.
Në një dokument, ai qesh me Byronë Politike rreth rrëzimit nga ana e Bashkimit Sovjetik të fluturimit 007 të kompanisë Korean Airlines në vitin 1983 - një krim që jo vetëm qe monstruoz, por që e solli botën shumë afër Armagedonit bërthamor. Këto shënime nga një takim i Byrosë Politike i 4 tetorit 1989 janë njëlloj shqetësuese:
Lukyanov raporton se numri real i viktimave në Sheshin "Tien An Men" qe 3000.
Gorbachovi: Ne duhet të jemi realistë. Njëlloj si ne, ata duhet të mbrojnë veten. 3000. . . E pastaj?
Dhe një transkriptim i bisedës së Gorbachovit me Hans-Jochen Vogel, liderin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë Perëndimore, e tregon Gorbachovin që mbron masakrën e trupave sovjetike të 9 prillit 1989 ndaj protestuesve paqësorë në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Dokumentet e Stroilov përmbajnë gjithashtu transkriptime të diskutimeve të Gorbachovit me shumë liderë të Lindjes së Mesme. Ato zbulojnë lidhje interesante midis politikës sovjetike dhe tendencave bashkëkohore në politikën e jashtme ruse.
Këtu kemi një fragment nga një bashkëbisedim që raportohet se është bërë me presidentin sirian Hafez al-Assad më 28 prill 1990:
Asad: Që të ushtrojë trysni ndaj Izraelit, Bagdadit do t'i duhet që të bashkohet me ngushtë me Damaskun, pasi Iraku nuk ka kufi të përbashkët me Izraelin. . . .
Gorbachov: Po kështu mendoj dhe unë. . . .
Asad: Qëndrimi i Izraelit është ndryshe, pasi vetë besimi hebre deklaron: territori i Izraelit shkon nga Nili në Eufrat dhe kthimi i tij është një fat hyjnor.
Gorbachov: Por ky është racizëm, i kombinuar me mesianizëm!
Asad: Kjo është forma më e rrezikshme e racizmit.
Ne me të drejtë këmbëngulëm për denazifikimin total, me të drejtë dënojmë ata që përpiqen tani të ringjallin ideologjinë naziste, por bota tregon një defekt të rrezikshëm për të njohur historinë monstruoze të komunizmit.
Këto dokumente duhen përkthyer. Ato duhet të vendosen në biblioteka të famshme, të katalogohen si duhet dhe të vlerësohen me kujdes nga studiuesit. Mbi të gjitha, ato duhet të jenë të mirënjohura për një publik që duket se e ka harruar se çfarë qe realisht Bashkimi Sovjetik.
Në qoftë se ato përmbajnë atë çka Stroliov dhe Bukovsky thonë - dhe e gjithë dëshmia që unë kam parë tregon se ato e përmbajnë - ky është detyrimi i gjithsekujt që e vret sadopak mendjen për historinë, politikën e jashtme dhe miliona të vdekurit.
(City Journal)

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Historia e fshehtë e Gorbachovit
Askund nuk shoh ndonje ane te erret te Gorbacovit ne kete shkrim.Ato 2 gjera qe jane thene aty per te,jane thjesht nje aktivitet politik i nje udheheqesi te nje shteti superfuqi e kohes.
Ne se askush nuk ja boton materialet te ashtuquajturit arkivistit 'hajdut' vladim Zagladin apo te Stroilovit...atehere faji nuk eshte i shtepive te medha botuese,por i vete materialeve te pavlera qe ato dekumenta permbajne.
Me shume ky shkrim me ngjason me humorin e Fuat Bocit,....a doni me per Belulin....
dhe ketu asgje s'pashe nga anet e erreta te atij udheheqesi qe ndryshoi historine boterore,duke shembur nje nga sistemet me gjakatare,ate te komunizmit utopik.,

Estilen- 713
Similar topics
» Historia e fshehtë e krizës financiare
» Nje baze e fshehte Ufo-sh
» E vërteta e fshehtë e Italisë
» Një histori e fshehtë e së keqes
» Marrveshja e fshehtë me Reptilët
» Nje baze e fshehte Ufo-sh
» E vërteta e fshehtë e Italisë
» Një histori e fshehtë e së keqes
» Marrveshja e fshehtë me Reptilët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi