Vendet më të frikshme në botë
2 posters
Faqja 1 e 1
Vendet më të frikshme në botë
Vendet më të frikshme në botë
Por kështjella Drakulës nuk ju duke e frikshme sa duhet ka plot vende të tjera që mund t’u shkaktojnë të ngjethura në mes të ditës me diell. “Vendet e magjepsura po bëhen gjithnjë e më popullore. Në disa vende, fantazmat janë kthyer një pjesë të marketingut”, shprehet Jeff Belanger, autor i enciklopedisë së vendeve më të magjepsura në botë.
Kjo është dhe arsyeja pse në Luginën e Fjetur në Nju Jork, çdo tetor vizitorët mblidhen për të parë një aktor që luan roli ne kalorësit pa kokë. Vitin e kaluar në këtë luginë u mblodhën rreth 47 mijë vetë, ndërkohë që këtë vit pritet që 70 vizitorë të mbërrijnë me rastin e festave të Hallouinit. Vendet e frikshme vijojnë me katakombet që gjenden në Paris të Francës.
Në një vend të nëndheshëm gjenden trupat e zhvendosur në shekullin e 18-të nga varrezat e qytetit. Për këtë arsye, shumë vizitorë janë shprehur në kohë të ndryshme se kanë dëgjuar pëshpërimat e fantazmave dhe i kanë parë ato t’u fanepsen.
Kështjella “Bran”
Brasov, Rumani
Thuhet se autori i “Kont Drakula”, Bram Stoker e ka bazuar romanin me vampirë në personazhin e princ Vladit, i cili jetoi në kështjellë në shekullin e 15-të. Stoker është frymëzuar pikërisht nga rrëfenjat për dhunën e princ Vladit. Kështjella shërben akoma si një prej vendeve më të frikshme në botë.
____________________________________________________________________________
Kulla e Londrës
Londër, Angli
Thuhet se fantazma e Anne Boleyn, bashkëshortja e ekzekutuar e mbretit Henri VIII, ecën në korridore duke mbajtur në duar kokën e saj të prerë dhe duke kërkuar bashkëshortin e saj jobesnik, i cili e ekzekutoi që të mund të martohej me një grua tjetër.

Katakombet
Paris, Francë
Këto gurë të mëdhenj gëlqerorë janë strehë e trupave të zhvarrosur në shekullin e 18-të nga varrezat e tejmbushura. Radhë të tëra kafkash dhe kocksh gjenden në mure dhe disa vizitorë pretendojnë se kanë parë fantazma e dëgjuar pëshpërimat e të vdekurve të zhvendosur.

Zona 51
Nevada, SHBA
E vendosur në jug të Nevadës, Zona 51 është një zonë “top-secret” e qeverisë që shërben si vend për testime të ndryshme ajrore. Por njerëzit që banojnë rreth e rrotull shprehen të kenë parë vazhdimisht ndër vite UFO. Kjo dhe ka tërhequr shumë vizitorë nga e gjithë bota, të cilët shpresojnë të shohin ndonjë alien.

Uorçester, Nju Jork, SHBA
Çdo tetor vizitorët mblidhen këtu për të parë një aktor që interpreton rolin e kalorësit pa kokë, sipas personazhit të romanit “Legjenda e luginës së fjetur”. Aty mblidhen shumë vizitorë, zakonisht ata që janë të pasionuar pas historive horror.

“Loch Ness”
Invernes, Skoci
Shumë njerëz drejtohen në “Loch Ness”, një liqen me ujë të pastër në malet skoceze në kërkim të një krijese të pakapshme dhe me gungë në kurriz. Ajo konsiderohet si një prej krijesave më misterioze dhe legjenda e saj daton që në shekullin e VI-të.

Ferma “Monte Cristo”
Uellsi i ri jugor, Australi
Kjo shtëpi e ndërtuar në fund të vitit 1800 thuhet se banohet nga fantazmat e dhjetë njerëzve që kanë vdekur aty. Ato përfshijnë një vajzë të mitur të pronarit, një shërbëtore shtatzënë, të cilën e shtynë nga ballkoni dhe të një kopshtari që u vra nga një vizitor që po vinte në jetë filmin “Psycho”.

0 Negative- 10
Re: Vendet më të frikshme në botë
Vendet më të frikshme në botë
1.Chernobyl Amusement Park: Pripyat, Ukrahinë
Parku Amusement në Çernobili është një qytet fantazëm, park të cilin braktisja e qytetarëve e bën vend jo vetëm të mërzitshëm por edhe të rrezikshëm. Në 1986 aty ndodhi katastrofa bërthamore në uzinën e Çernobilit që shkaktoi evakuimin e qytetit të tërë, duke e bërë këtë park dëfrimi të padobishëm.
Sedlec Ossuary: Çeki
Është një kishëz e vogël katolike romake në Sedlek të Çekisë. Kjo kishëz përmban mbetje skeletore nga rreth 40 mijë trupash njerëzorë të shpërndara në të gjithë hapësirën e brendshme dhe të rregulluar artistikisht si llambadarë. Janë eshtrat e njerëzve të devotshëm katolike nga mbarë Evropa.
Aokigahara Forest: Japoni
Mund të duket një pyll i bukur dhe i qetë. Pylli Aokigahara, rrëzë malit Fuji në Japoni, është një pyll shumë i dendur i quajtur ndryshe si "pylli i vetëvrasjes". Në këtë pyll janë bërë 54 vetëvrasje dhe vetëm disa prej tyre janë zbuluar.
Akodessewa Fetish Market: Togo
Është tregu më i madh fetish ose tregu i objekteve të adhurimit në botë. Aty ka talisman si koka krokodili, duar shimpanzesh, kobra dhe shumë eshtra. Besohet se duke u përdorur si përbërës të gatuar mund të shërojnë sëmundje të ndryshme.
La Isla de las Muñecas: Meksikë
I njohur si ishulli i kukullave, mbart historinë i një burri të quajtur Don Julian Santana, i cili jetoi si një vetmitar për 50 vite në ishull deri në vdekjen e tij në vitin 2001.
Gjatë kohës së tij atje ai ka grumbulluar një koleksion mbresëlënës, kukulla kokëprera të varura në degët e pemëve përreth ishullit. Janë varur çdo ditë si simbol i sakrificës së njeriut që për një gjysmë shekulli ka jetuar aty.
Battleship Island: Japoni
Ndërtesa të rrënuara dhe sende të braktisura nga ish-minatorë të qymyrit, e bëjnë këtë vend të duket si ishulli më i shkretë në Tokë. Edhe pse ishulli Hashima u mbyll tërësisht në vitin 2009, tani është hapur sërish për vizitorët.
Gonjiam Psychiatric Hospital: Kore
Historia e këtij spitali psikiatrik braktisur i ngjan tekstit të një filmi horror.
Sipas legjendës lokale, pacientët filluan të vdesin në mënyrë misterioze në këtë spital 10 vjet më parë, duke detyruar përfundimisht mbylljen e tij.

Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Similar topics
» Cila janë vendet më të frikshme në botë
» Histori me entitete
» Histori te verteta dhe te frikshme
» Historia e anijes më të frikshme
» Parashikimet e frikshme te NASA-s
» Histori me entitete
» Histori te verteta dhe te frikshme
» Historia e anijes më të frikshme
» Parashikimet e frikshme te NASA-s
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi