EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ishulli i çuditshëm i Kukullave

2 posters

Shko poshtë

Ishulli i çuditshëm i Kukullave Empty Ishulli i çuditshëm i Kukullave

Mesazh  Admin 18.05.10 15:30

Ishulli i çuditshëm i Kukullave

Ishulli i çuditshëm i Kukullave Island10

Këtu është një destinacion i famshëm turistik i quajtur « La Isla de la Munecas » një emër që do të thotë në gjuhën spanjolle ishulli i kukullave.

Në këtë ishull të Meksikës, ashtu si sugjeron emri, turistët i pret të shohin një vend të bukur që ata do të marrin përshtypje të përjetshme.

Por, realiteti është nganjëherë krejt ndryshe, dhe shumë i vështirë kur ju të zbuloni mijëra kukulla të shëmtuara, të gjymtuara dhe të vendosura në çdo pemë të ishullit.

Don Julian Santana, një vetmitar (ermit) i cili ka hequr dorë nga bota dhe familja e tij për të jetuar në këtë ishull, ka kaluar pesëdhjetë vitet e fundit të jetës së tij në « La Isla de la Munecas »

Ai ka transformuar këtë ishull në një vend të çuditshëm, ku kukulla të frikshme të gjymtuar do ju bezdisin çdo veprim që ju do të bëni.

Besohet se ai e bëri këtë për shkak se një vajzë e vogël ishte mbytur në kanal afër shtëpisë, dhe sipas disa njerëzëve, fryma (shpirti) i vajzës së vogël e kishte pushtuar ishullin.

Don Julian, u mbyt në 2001, trupi i tij u gjet në të njëjtin kanal afër shtëpisë.


Ishulli i çuditshëm i Kukullave Island11

Ishulli i çuditshëm i Kukullave Island15

Ishulli i çuditshëm i Kukullave Island12

Ishulli i çuditshëm i Kukullave Island13

Ishulli i çuditshëm i Kukullave Island14

Ishulli i çuditshëm i Kukullave Island16
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ishulli i çuditshëm i Kukullave Empty Re: Ishulli i çuditshëm i Kukullave

Mesazh  Zattoo 25.04.12 19:32

Ishulli i Kukullave

Ne nje ishull te erret dhe te frikshem ne kanalet e Xochimico afer Mexico City ndodhet ajo qe mund te jete atraksioni me i cuditshem dhe me i frikshem turistik ndonjehere.

Megjithate, ky ishull i trishtueshem dhe i frikshem nuk ka patur ndonjehere ne qellim qe te behej nje ndalese ne iteneraret e turisteve.

Ishulli i Kukullave i eshte dedikuar shpirtit te humbur te nje vajze te vogel qe u nda nga jeta shume shpejt.

Ishulli i Kukullave (Isla de las Munecas) ndodhet ne kanalet ne jug te Mexico City dhe eshte shtepia e qindra kukullave terrifikuese te gjymtuara. Gjymtyret e shkeputur, kokat e keputura dhe syte ne boshllek, stolisin pemet, gardhet, dhe pothuajse cdo gje tjeter apo cdo siperfaqe tjeter ne ishull. Kukullat duken kercenuese edhe ne mes te dites, ndersa naten ato duken jashtezakonisht tmerruese.

Jo pa ndonje cudi, origjina e ishullit eshte e lidhur me nje tragjedi.

Sipas historise, banori i vetem i ishullit, Don Julian Santana, gjeti trupin e mbytur te nje femije ne kanal rreth 50 vjet me pare. Ai ishte i tmerruar nga vdekja e saj dhe e perndiqte vdekja e saj, keshtu kur ai pa nje kukull ne kanal pak kohe me vone, ai e vari ate ne nje peme per te kenaqur vajzen e vogel. Ai shpresoi qe kukulla te lehtesonte ate shpirtin e torturuar dhe te mbronte ishullin nga te keqija te mevonshme.

Megjithate nje kukull ne nje peme, nuk do te ishte e mjaftueshme per te lehtesuar mendjen e turbulluar te Santanes. Ai vazhdoi te peshkonte kukulla dhe pjese te kukullave ne kanal kur ai i shihte ato, duke varur me pas secilen pjese me kujdes ne ishull.

Nuk kishte mjaftueshem kukulla ne kanal per te kenaqur shpirtin e torturuar te Santanes keshtu qe ai filloi te kerkonte te tjera neper plehra gjate udhetimeve te tij te rralla larg shtepise se tij.

Me vone gjate jetes se tij, ai filloi te tregtonte frutat dhe perimet e rritura ne token e tij per te marre kukulla.

Por e verteta, ashtu si tregohet nga pjesetaret e familjes se tij qe tani drejtojne atraksionin per turista, e verteta eshte qe Don Julian thjesht besonte vertet qe ne ishull gjendej shpirti i nje vajze te vogel.

Per arsye te ditura vetem nga Don Julian. ai besonte qe mund te bente vajzen e vdekur te lumtur dhe te mbante te keqijat larg ishullit nese varte kukulla neper peme.

Historia mori nje kthese vecanerisht te frikshme ne vitin 2001 kur Don Julian u mbyt ne kanal ashtu si vajza e vogel. Shume njerez mendojne qe kukullat, te banuara nga shpirtra te torturuar, konspirua per te vrare burrin e moshuar. Te tjere mendojne qe vdekja e Santanes ishte nje aksident dhe qe me vdekjen e tij, kukullat kane marre persiper rolin si kujdestare te ishullit.

Ekuipazhe televizive kane shkuar te filmojne shpesh ne ishull, madje ishte dhe nje program qe pretendonte se kishte gjetur prova qe kishte vertet fantazma ne ishull.

Te arrihet deri tek ishulli eshte e veshtire, por te ecesh permes kukullave te frikshme eshte nje eksperience vertet shume e vecante.

Edhe pse deshira e Don Julian ishte e mire, varreza e kukullave qe ai ka krijuar eshte jashtezakonisht e frikshme.

Ka shume vizitore te cilet betohen qe kane degjuar kukullat qe tu peshperisin. Se cfare ka ndodhur vertet ne mendjen e Don Julian do te ngelet nje mister.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi