Drakula
+2
Tanki
Jon
6 posters
Faqja 1 e 1
Drakula
Konti Vlad Drakula ka ngelur një nga personazhet, i cili nuk do të harrohet kurrë nga historia e njerëzimit. Mbi të gjitha, ai do të kujtohet i veshur me simbolin kryesor të së keqes që herë-herë është krahasuar me vetë djallin, i cili kishte marrë formë njerëzore.
Drakula ishte një prej luftëtarëve më guximtarë në luftimet që kryheshin kundër Perandorisë Osmane. Ai ndiqte taktika të ndryshme për tmerrimin e kundërshtarit. Taktika e tij më e njohur psikologjike ishte ngulja në hell e kundërshtarëve të kapur rob, duke ndërtuar kështu një pyll të tërë me trupa njerëzish
Konti Vlad Drakula ka ngelur një nga personazhet, i cili nuk do të harrohet kurrë nga historia e njerëzimit. Mbi të gjitha, ai do të kujtohet i veshur me simbolin kryesor të së keqes që herë-herë është krahasuar me vetë djallin, i cili kishte marrë formë njerëzore.
Drakula ishte një prej luftëtarëve më guximtarë në luftimet që kryheshin kundër Perandorisë Osmane. Ai ndiqte taktika të ndryshme për tmerrimin e kundërshtarit. Taktika e tij më e njohur psikologjike ishte ngulja në hell e kundërshtarëve të kapur rob, duke ndërtuar kështu një pyll të tërë me trupa njerëzish. Nguleshin hunjtë e mëdhenj në tokë dhe mbi ta nguleshin kundërshtarët e kapur robër, që rrinin pezull në ajër deri sa vdisnin ashtu, të ngulur mbi ata hunj të mprehur mirë.
Kokat ishin sheshit, gjithandej dhe këto ishin skenat me të cilat përballeshin nëpër fusha osmanët. Tmerri kalonte çdo kufi dhe shumë shpejt Drakula konsiderohej nga osmanët si vetë djalli. Arritën deri aty sa të besonin se nuk ishte njeri. Një pamje në të cilën mund të vërehet qartë profili i këtij luftëtari të tmerrshëm, është edhe një gravurë në të cilën tregohet Vlad Drakula duke ngrënë mëngjes.
Ai tregohet i ulur në një tavolinë në mes të një fushe, i rrethuar nga qindra trupa të ngulur në hell. Shijimi i kësaj atmosfere, ndërsa ha mëngjesin e tij, tregon sesa i pangopur ishte ai me vuajtjen e kundërshtarit. Tmerri dhe reputacioni i këtij njeriu u bë legjendë aq sa dhe sot besohet se ai ishte përfaqësues i djallit ose djalli vetë.
Konti Vlad Ţepes, vendbanimi i të cilit ishte vendosur në Sighisoara, Rumani, nuk ishte as vampir e as ndonjë krijesë tjetër mbinatyrore. Ky pseudonim i keq i erdhi kontit nga nofka e tij. Megjithatë, tregimet mizore për të kanë shumë gjasa për të qenë të vërteta.
Dhe Tepes ishte një pseudonim gjithashtu dhe jo mbiemri i tij, pasi Vlad kënaqej kur ndëshkonte mbi hunj popullin (tep do të thotë "shtizë" në rumanisht).
Thuhet madje se njëherë ai iu gozhdoi kapelet në koka ambasadorëve të Francës, sepse ata refuzuan t’i hiqnin ato para tij. Pas kësaj, ai preu kokën e shërbëtorit të tij për ta vendosur atë po mbi hu, pasi ai ishte një djalë i dobët, i cili nuk mundi të duronte dot erën e kufomave.
Një tjetër histori që tregohet për të tmerrshmin kont është se një herë ai mblodhi të gjithë lypsët e zonës së tij për një gosti dhe pas saj, ai i dogji ata të gjithë. Batakçinjtë nga ana tjetër besonin se ai vrau dy zogj me një gur, çliroi vendin nga lypësit dhe i shpëtoi ata nga vuajtjet.
Po ashtu, tregohet se Drakula urdhëroi t’i priteshin duart bashkëshortes së një fshatari dhe pastaj koka e saj të vendosej sipas zakonit të tij mbi një hu, sepse ajo u takua me burrin e saj e veshur me rrobat e grisura. Kjo pastaj u përdor si një argument frikësues për fshataret e tjera që ato të arnonin rrobat e tyre gjithmonë.
Një nga krimet më të përgjakshme të Drakulës ka qenë kur ai urdhëroi që të shpoheshin dhjetë mijë njerëz në të njëjtën kohë në një qyteti të vogël që ishte vonuar në pagimin e taksave tek ai, taksë që ishte rreth dy monedha argjendi.
Pas këtij akti makabër, Drakula duke qeshur iu tha pakicës së mbijetuar: "Kjo do të bëjë të tjerët të paguajnë gjithmonë në datën fikse atë çka më detyrohen".
Po me urdhër të tij, një herë tjetër shumë njerëzit u dogjën në shtëpitë e tyre dhe kufomat iu hodhën si ushqim gaforreve në një pellg të zonës.
Pastaj ai mblodhi gaforret dhe ua dhuroi familjeve të atyre që guxuan të shkelin mbi fuqinë e tij. Gjatë mbrëmjeve që ai organizonte i pëlqente të shtronte në një sallë tjetër kufomat e armiqve të tij me fyt të prerë dhe të hapur dhe në duart e tyre vendoste gotat e mbushura me verë.
Mbi një mal në Brasov të quajtur kalaja e zezë është një kështjellë të cilën pronari ia dha Drakulës dhuratë për ditëlindje. Drakula pasi nuk i pëlqeu diçka e vogël te kështjella, urdhëroi ta vrisnin vasalin brenda ditës.
Por duhej të kalonin disa qindra vjet kur ekspertët mjekësorë nxorën përfundimin se Drakula ka pas vuajtur nga skizofrenia e vazhdueshme dhe e ngadaltë dhe si nga një tjetër sëmundje e rrallë, që quhet porphyria. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë fobia nga rrezet e diellit (ultraviolet mund të shkaktojnë tumoret kanceroze) qime të gjata që duken si veshje trupi, mprehje e dhëmbëve etj. Por më kryesore për këtë sëmundje është nevoja konstante e pirjes së gjakut. Kjo shpjegon edhe legjendat e vampirizmit.
Mendohet se gjatë sundimit të tij (1456-1462), "Vlad gjakpirësi" është thënë se ka vrarë nga 40.000 në 100.000 civilë evropianë (rivalët politikë, kriminelët dhe cilindo tjetër të cilin ai e konsideronte "të padobishme për të njerëzimit"), kryesisht duke përdorur metodën e tij e preferuar e të nguljes së kokave mbi heshta në shtylla të mprehta.
Burimet kryesore që kanë të bëjnë me këto ngjarje janë të dhënat nga Transilvani fqinj, i cili kishte përleshje të shpeshta me Vlad III. E megjithatë Vladi III respektohet si një hero i popullit nga rumunët për mundjen e pushtuesve turq. Viktimat e tij të heshtëzuara thuhet se janë më shumë të 100.000 myslimanëve osmanë.
Historikisht, emrin "Drakul" është nxjerrë nga një urdhër sekret vëllazërore e kalorësve të quajtur Urdhri i Dragoit, i themeluar nga Sigismundi i Luksemburgut (mbretit të Hungarisë, Kroacisë dhe Bohemis dhe Perandori i Shenjtë Romak) që të mbrojë krishterimin dhe mbrojtjen kundër Perandorisë Osmane.
Ka spekulime gjithashtu për faktin se Drakula ushqente një urrejtje të madhe për gratë, dhe si pasojë e kësaj, krimet e tij ishin të shumta kundër tyre. Ai bëhej edhe më mizor me gratë e pabesa, vajzat që nuk e ruanin virgjërinë e tyre dhe të vejat pasionante, me sa duket duke u përpjekur për të imponuar një moral puritan në mes subjekteve të tij.
Por paçka krimeve të tij mizore, kohët e fundit disa zyrtarë rumunë hodhën idenë e ndërtimit të një parku të madh horror në territorin e Sighisoara.
Në park do të paraqiten atributet e inkuizicionit dhe nga periudhat të tjera të përgjakshme në historinë njerëzore si kafka, gijotina, karrige elektrike dhe pajisje të ndryshme të torturës.
Por janë disa organizata të ndryshme sociale dhe ekologjike, duke përfshirë edhe UNESCO-n, të cilat janë kundër këtij ndërtimi. Ata besojnë se parku do të jetë i dëmshëm për mjedisin dhe do të prishë atmosferën historike të vendit.
Ata janë të shqetësuar gjithashtu që një park i tillë i pazakontë argëtues do të tërheqë njerëz me çrregullime psikologjike, për shembull, maniakë, të cilët e konsiderojnë idhull Drakulën e tyre.
Përktheu: Lorena Kollobani
Jon- 1159
Re: Drakula
KUSH KA QENE KONTI DRAKULLA ?
Personazhi vampir tashmë tejet i njohur dhe i popullarizuar kudo ne botë, me emrin konti Drakulla, ne te vërtetë ka qenë VLAD TEPASHI (1431-1476). Ai ishte një figure e shquar nga historia e rezistences rumune e shek XV. Sinonimin "TEPASH", qe do të thotë "ngulites", e ka marrë nga prirja e tij qe armiqtë e vet, t'i denoje ashoer me metodën e nguljes ne hu.
Vladi, se bashku me vellane e tij me të ri, Radon, si rezistues dhe kundershtar i pushtimit otoman, i kishte kaluar disa vjet ne kazate (njesi administrative ku shtrihej pushteti otoman), me te tmerrshme turke. Aty i jepet rasti qe t'i mesoje dhe pervetesoje shumë nga metodat me te ashpra te denimit, përdorimi i te cilave me vonë kundër armiqve te tij, atë do ta lartesojne ne fron si sundimtarin me te ashper dhe gjakatarin me te famshem.
Ne vitin 1448, pati sukses qe territorin e Vllahise, krahine kjo qe deri ne atë kohe ishte ne protektoratin turk, ta marrë nën kontroll, mirëpo shpejt ky sukses i tij dështoi, dhe ai detyrohet te ike ne Hungari. Ne këtë shtet, duke qenë i njohur si kundershtar i flakte i pushtimeve turke ne Evrope, arrin ta fitoje besimin dhe mbrojtjen e popullit hungarez.
Fale perkrahjes se miqve hungareze, me 1456, sërish rikthen pushtetin ne territorin me pare te humbur, dhe aty sundon deri ne vitin 1462. Gjatë kësaj periudhe te sundimit te tij, Tapeshi ndertoi keshtjellen famekeqe te quajtur Drakulla, ku ushtroheshin tortura nga me te paparat, dhe aty likuidoi mijëra kundershtare te bindjeve te tij.
Kur ne vitin 1462, turqit sërish e pushtuan atë krahine, ai iku prapë. Por, mbreti i atehereshme rumun, Matja Korvin, nga frika e reputacionit te keq qe kishte Tapeshi dhe nën ndikimin e presionit të madh te opinionit, e arrestoi dhe e dënoi me burg.
Pas 12 vjetësh te qendrimit nën pranga, lirohet nga burgimi dhe arrin sërish ta riperterije titullin e kontit qe e kishte me pare si sundimtar i pacenueshem fuqiplote. Por, tashmë, edhe numri i armiqve te tij ishte shumë me i madh. Ai vritet nga një komplot i organizuar mirë pikërisht nga armiqtë e tij. Por, nuk mbaron çdo gjë me vdekjen e tij.
As thashethemt. Madje, ne ato vise u thuren shumë mite dhe legjenda. Edhe pse ishte i varrosur ne afersi te Bukureshtit, ne vendin Snagov, edhe sot e kësaj ditë, ende qarkullojne shumë dyshime për vdekjen e vërtetë te tij. Besohej se ai fare nuk është i vdekur. Varri ishte i zbrazet, sepse menjehere pas varrimit, sipas legjendes se krijuar, ai ishte ringjallur sërish dhe tash shetit diku nëpër Rumani, duke u ushqyer me gjak njerezish. Sipas këtyre bestytnive, populli paragjykon se prapë një ditë do të kthehet sundimi i tij...
Hulumtimi i historisë se bujshme prej gjakatari te këtij konti, degjimi i shumë tregimeve dhe miteve për biografine e tij, pak prirje edhe fantazi kreative i mjaftuan shkrimtarit te famshem Bram Stoker, qe përmes romanit te tij "Drakulla", ta krijoje imazhin e VAMPIRIT me te popullarizuar ne botë, nga i cili, me vonë, inspirohen shumë skenariste te famshem hollivudian për te krijuar filma te zhanrit horor.
Edhe pse prejardhja e vampirizmit si fenomen, i vishej këtij sundimtari famekeq rumun, legjendat për këso krijesa qe zgjohen naten dhe ne kohën e henes se plotë kërkojnë gjakun e fresket qe e thithin nga viktimat e tyre, burimin e kanë nga kohët edhe me te lashta.
Sot, ne fjaloret e tyre, vampirizmin si term dhe dukuri, e kanë pervetesuar shumë gjuhe te botës. Ta zëmë, ne rusisht thuhej "UPITY", ne lituanishte "WEMPITI", ne polonishte "UPIOR" etj. Edhe fjalori i gjuhesh shqipe e ka ne perdorim këtë nocion si "VAMPIR", me domethënie- i vdekuri qe, sipas besimeve te kota, gjoja del naten nga varri dhe ua thithe gjakun njerëzve te gjallë. ne bestynine e popullit tonë, termi ne përdorimin e zakonshem zevendesohet edhe me nocionin "LUGAT".
Ne gjuhën angleze, fjala vampir, për here të parë është përmendur ne revisten "London Journal", me 04 maj 1732, kur ne te publikohet teksti dhe perkthimi i një raporti sensacioal nga mjeku ushtarak Johan Fluckinger, ne te cilin pershkruhet rasti i Arnold Panelit, vampirit serb, i cili atëbotë e kishte perhapur këtë epidemi ne rrethinen e gjerë te kryeqytetit te Serbise- Beogradit.

Ne ate kohe dhe ne ate vend { Transilvani dhe Vllahi } ku ka mbreterura. Ky ka qen nje " Djall " per adhuruesit dhe popullin e atyshem.
Por pastaj me nje perfundim Tragjik te tij dhe perkrahesve te vet.

Tanki- Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.
46
Drakula
Gjithashtu pas vdekjes Tragjike te tij thuhet se nje eksperdit e arkeologeve rumun ne vitet e 70-ta hyn si mision te tyre ta kontrollojn kishen ortodokse ne Targu mures vendi ku ndodhej varri dhe kufoma e varrosur e sundimtarit rumun.
Pasi germuan varrin e tij ata konstatuan se varri dhe arkivoli ku gjendeshin kockat e tij ishte bosh dhe ne vend te tyre gjeten kocka te kaut !
Sipas nje Legjende thuhet se Drakula para se te vdiste beri nje " PAKT me DJALLIN " ku i garantohej perjetesia dhe pavdeksia .
Ne rrethanat e atjeshme shohim qe edhe mbas vdekjes se tij ky njeri ka mbetur mister per ate vend dhe shum dijetar e historian te atjeshem !!!?
Pasi germuan varrin e tij ata konstatuan se varri dhe arkivoli ku gjendeshin kockat e tij ishte bosh dhe ne vend te tyre gjeten kocka te kaut !
Sipas nje Legjende thuhet se Drakula para se te vdiste beri nje " PAKT me DJALLIN " ku i garantohej perjetesia dhe pavdeksia .
Ne rrethanat e atjeshme shohim qe edhe mbas vdekjes se tij ky njeri ka mbetur mister per ate vend dhe shum dijetar e historian te atjeshem !!!?
Tanki- Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.
46
Re: Drakula
DRAKULA - Biri i Djallit
Doli nga historia në fundin e katërqindës për të hyrë në legjendë në fundin e tetëqindës, falë fantazisë së shfrenuar të një shkrimtari irlandez.
Bram Stoker zgjodhi në fakt emrin e tij, Drakula, për të pagëzuar vampirin protagonist të një romani të suksesshëm. Figura historike e Drakulës së vërtetë do të meritonte një rishikim të thellë.
Një rilexim që nuk e degradon në gjakatarin e marrë të përshkruar nga shumëkush, por as ta lartësojë si një princ të ndriçuar të Rilindjes, siç u pëlqente profesorëve të historisë në Rumaninë e Çausheskut.
Vladi III, princi luftëtar që ka hyrë në histori me nofkën "Drakula", i njohur edhe si ndëshkuesi, ka lindur me shumë gjasa në qytetin transilvan të Shigishoarës në vitin 1431.
Babai i tij, princi Vlad II i dinastisë Basarab, pretendent për fronin e Vllahisë dhe komandant i rojeve kufitare në shërbim të Janush Huniadit. I mbiquajtur "Drakul", qëkur perandori Sigismondo I e dekoroi me Urdhrin e Dragoit, Vlad II gjeti momentin e favorshëm për të rifituar të drejtat dinastike dhe për të hipur sërish në fronin që kish qenë i babait. Rasti iu paraqit në vitin 1436, kur në krye të një grupi ushtarësh hungarezë ai arriti të vendosë oborrin e tij në pallatin princnor të Targoviste.
Për herë të parë, kronikat regjistrojnë praninë e një djali të dytë të princit, i vogli Vlad. Por jeta e oborrit nuk është e destinuar as për përtaci dhe as për paqe: Vllahia ishte një feud kufitar dhe prania me perandorinë otomane detyron për një vigjilencë të palodhur ushtarake.
Vladi, nga ana e tij përpiqet që të mos shkaktojë pakënaqësi as me mbretin e Hungarisë dhe as me sulltanin. Larja e hesapeve do të vinte në 1442, kur princi u gjet mes përparimit të pandalshëm të otomanëve dhe betimit për të ruajtur kufijtë e perandorisë, kjo për shkak të cilësisë si anëtar i Urdhrit të Dragoit.
Edhe një herë, siç kish ndodhur në të kaluarën, princi vendosi që të kish një sjellje të paqartë, duke lejuar të kalojë ushtrinë turke pa ndërhyrë.
Një lojë që e paguan shtrenjtë: turqit do të mposhteshin dhe Janush Huniadi e dëboi, duke e zëvendësuar me Basarab II. Vladi dhe familja e tij u vendosën në Galipoli, pranë oborrit të Sulltanit Murati II që, në vend t'i priste si miq, i burgosi.
Por, në vitin 1443, Murati vendosi që të emëronte Vladin princ të Vllahisë, me qëllimin që të vendoste në fronin e atij feudi aq të vështirë një njeri që kish njohje të thellë mbi armikun hungarez. Si garanci për besnikërinë e tij i kërkoi që vllahu t'i linte peng dy fëmijët e tij, Vlad dhe Radu.
Pikërisht këtu, Vladi i vogël hyn në histori: gjatë qëndrimit në kështjellën e Egrigoz, në Anadoll, u edukua me mënyrat otomane, ku fitoi edhe kënaqësinë sadiste për torturat, mbi të gjitha nguljen e njerëzve në hell, si ndëshkim...

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Drakula
Ne keshtjellen e Kontit Drakula
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Drakula
“Shi eshtrash” nga Kisha “Drakula”
Në varrezat e Kishës së St.Mary në Whitby në veri-lindje të Anglisë, shkrimtari britanik Bram Stoker gjeti frymëzimin për veprën e tij “Drakula” në fund të shekullit të 19-të.
Sot, kur kanë kaluar më shumë se 1 shekull nga rrëfimet e Stoker, banorët lokalë janë terrorizuar kur nisi rënia e “reshjeve me eshtra nga qielli”.
Moti i keq me erëra të forta, reshjet e dendura të shiut dhe rrëshqitja e tokës ka nxjerrë në sipërfaqe eshtrat shumë-vjeçare tek varrezat në një shkëmb pranë kishës. Erozioni i ka dëmtuar varret, aq sa së fundmi eshtrat kanë dalë në sipërfaqe e kanë "fluturuar" në oborret e banorëve.
Këta të fundit, të alarmuar nga dukuria, u kërkuan autoriteteve ndihmë për grumbullimin e eshtrave dhe rivarrosjen e tyre.

Odin- 513
Re: Drakula
Drakula nuk vdiq kurrë
Miti i tij është si vetë ai: I përjetshëm. Dikur terrorizonte mesjetën dhe intrigonte romantikët, ndërsa sot josh adoleshentët. Ja përse vampirët vazhdojnë të pëlqehen kaq shumë.
Ka ndonjë vit a më shumë, që i gjen gjithandej. Kanë pushtuar raftet e librarive, por sidomos ekranet, si ata televizivë edhe të kinemasë. Nga seritë televizive “Buffy, vrasësja e vampirëve” dhe “Twilight”, duke kaluar nëpër “Ditarët e vampirit”, krijesat që thithin gjak thyejnë vazhdimisht çdo rekord frekuentimi. Sado që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, të gjithë ata kanë një paraardhës të përbashkët, Drakulën. I lindur nga pena e shkrimtarit irlandez Bram Stoker në fund të shekullit XIX, ky personazh është frymëzuar nga figura historike e Vladit të Tretë Drakula. Kush ishte ky burrë që të meritonte “pasardhës” të këtillë? Nga vjen fama e tij kaq e tmerrshme dhe në ç’mënyrë i dha jetë një miti kaq të fuqishëm? Lista e mizorive që Vladi III ka kryer vërtet, është mbresëlënëse.
Gjithçka fillon në shekullin XV. Vladi lindi rreth viti 1430 në Sigishoara, qytezë në qendër të Rumanisë. Nuk i kishte mbushur ende 14 vjeçët kur i ati mori fronin e Vllahisë, një rajon në jug të vendit. Atë epokë, gjithë zona gjendej në një situatë politike shumë delikate. Duke qenë ndërkaq vasal i Hungarisë, sovrani kërcënohej në lindje nga përparimi i turqve; prej dy shekujsh, perandoria otomane ishte lëshuar me një fushatë ekspansioni në thellësi të Ballkanit. Otomanët kishin mbërritur deri në Detin e Zi, kontrollonin të dyja brigjet e Danubit dhe rrugët kryesore të komunikimit.
Për të mbrojtur kufijtë e tyre, Hungaria dhe Vllahia u detyruan të lidhnin një traktat paqeje me sulltanin. Në shenjë të vullnetit të mirë, princi vllah dërgoi “peng” në oborrin e sulltanit dy bijtë e njomë, njëri syresh Vladi. Por pak pas mbërritjes së fëmijëve, Papa e hodhi poshtë marrëveshjen e mësipërme të paqes, në emër të kryqëzatës kundër Islamit. Otomanët, të zemëruar, e mbajtën rob Vlad Drakulën bashkë me të vëllanë, për katër vjet rresht.
Mes sadizmit dhe legjendës
Se ç’lloj jete e torturash iu nënshtruan dy të miturit, nuk dihet me saktësi. Por dihet se kur Vladi hypi në fron me emrin Vladi III, ndërmori një luftë të egër dhe të pandalshme kundër otomanëve. Shfaqja më e parapëlqyer e tij ishte ngulja e kokave të armiqve në hunj të gjatë apo shkuarja e tyre në hell: Për këtë i mbeti dhe “titulli” Vlad Tepesh (hu-ngulësi). Poshtë dritareve të kështjellës së tij, thuhet se kishte krijuar dora-dorës një pyll të tërë me hunj majë të cilëve nguleshin kokat e ushtarëve otomanë e kundërshtarëve të tjerë; një sipërfaqe që zgjatej me kilometra.
Ndodhte që duke festuar, shijonte agoninë e fundit të viktimave. Me mijëra burra, gra e fëmijë qenkëshin vrarë kësisoj, pa numëruar viktimat e vrasjeve “të zakonshme”. Paskësh shkuar deri aty sa të detyronte nënat të hanin fëmijët e tyre pasi ishin “gatuar”, apo bashkëshortët të hanin gjinjtë e grave. Kjo legjendë makabre sa më s’ka, është rrëfyer edhe në një shkrim anonim të titulluar “Historia e vojvodës Drakula” (Histoire du voievode Dracula), publikuar në vitin 1463 dhe shpëndarë në gjithë Europën.
A përkon kjo me të vërtetën? Vështirë ta thuash. “Është e pamundur të llogarisësh viktimat e Drakulës duke u mbështetur në dokumentet e epokës”, paralajmëron historiani rumun Matei Kazacu, i specializuar në epokën e Vladit III, që nënvizon rëndësinë e propagandës keqdashëse që gëloi rreth këtij personazhi. “Kjo sepse princi, pasi nuk u kënaq dhe thyerjen e sulmeve otomane, nisi ta nxjerrë inatin edhe me familjet e mëdha të mbretërisë së tij, bojarët, që tradicionalisht ishin vendimmarrës dhe bënin ligjin. Eliminoi privilegjet e një pjese të popullsisë, për të nxjerrë të ardhura për luftën kundër turqve. Nuk është për t’u çuditur, pra, që këto masa të ngjallnin shumë pakënaqësi”.
Në fakt, nuk ekzistojnë prova që ky sovran të ketë qenë më shumë mizor se bashkëkohësit e tij. Matei Kazacu pohon se ndëshkimet që urdhëronte Drakula, ishin relativisht të zakonshme në shekullit XV. Por në dallim nga të tjerët, “Vlad Drakula e shijonte ndëshkimin, e bënte spektakolar terrorin, për ta shfrytëzuar si armë politike”. Gjithsesi, kjo nuk do t’i mjaftonte për një jetë të gjatë. Në vitin 1476 u vra në fushëbetejë kundër turqve dhe u harrua.
Kafshimi dhe seksualiteti
Duhet të vinte shekulli XIX që shkrimtari Bram Stoker ta shpluhuroste këtë personazh nga errësira e shekujve. Teksa ishte në kërkim të frymëzimit, autori përjetoi një makth, të mbushur përplot me vampirë. Vendosi që ta shndërronte këtë përjetim në subjekt të librit të tij, me protagonist njëfarë Konti Vampyr. Kur ishte duke bërë kërkime në bibliotekë mbi Transilvaninë, rajoni pranë Vllahisë dhe djep i shumë legjendave mbi gjakpirësit, has në figurën e Vlad Drakulës.
Kështu ndodhi që Konti Vampyr u bë Konti Drakula. Në atë kohë, historitë me vampirë ishin të modës në Europë. Në fillim të shekullit XIX, romanticizmi i rinxorri në pah këto tema. “Romantikëve u pëlqente ideja e jetës pas vdekjes. Gjithashtu edhe dimensioni seksual, që fshihet pas nguljes së dhëmbëve dhe posedimit të trupit të dikujt përmes kafshimit fatal, është shumë intensiv”, thotë Marjolen Bute, historiane franceze e kulturës popullore. Në një epokë kur nuk lejohej të flitej për seksin, këta personazhe mundësonin “anashkalimin” e rregullave të moralit.
Por figura e vampirit është shumë më antike se kaq. Që në shekullin XII besohej se të vdekurit kërkonin t’u pinin gjakun të gjallëve, një bindje veçanërisht e përhapur në ishujt britanikë dhe në vendet ortodokse, ku nuk ekzistonte koncepti i Purgatorit dhe ku nuk përcaktohej fare destinacioni i shpirtrave në pritje të marrjes së gjykimit. Epidemitë e mëdha vdekjeprurëse dhe varrezat masive, ku ndonjëherë futeshin nën dhe edhe njerëz ende të gjallë, ndikuan edhe më shumë në përhapjen e legjendës. Disa arkeologë kanë gjetur skelete të shekullit XVI, me kafazin e kraharorit të përshkuar nga një hu druri, apo me gojën e mbajtur hapur nga ndonjë tullë a tjegull, për t’i penguar “të kafshonin” qefinin me të cilin ishin mbështjellë.
E megjithatë, i botuar në vitin 1897, libri i Bram Stokerit pati sukses të kufizuar. Ishte përshtatja teatrale e mëvonshme, e më tej ajo kinematografike, çka e futi Drakulën në legjendë.
Në kinema
Në vitin 1931, Universal Studios prodhuan një komedi të frymëzuar nga libri, që një vit më herët kishte pasur sukses të hatashëm në Broduej si produksion skenik. I pritur mirë nga publiku i gjerë, “Drakula” e Tod Brauningut ishte i pari i një serie të gjatë prej mbi 200 filmash të frymëzuar nga ky personazh.
“Figura e vampirit ka kaq sukses, sepse përfaqëson një metaforë perfekte të qenies njerëzore, që përplaset mes instiktit të vet të kafshës, etjes për gjak dhe dëshirës për pavdekësi”, analizon Marjolen Bute. Dhe me Drakulën, vampiri vjen dhe merr fytyrë njerëzore, duke humbur pak nga pak përmasën e vet monstruoze. Romani i En Rajsit (Anne Rice), “Intervistë me vampirin” (1976), e humanizon përfundimisht personazhin e famshëm dhe hap rrugën për vampirët post-modernë të pajisur me ndjenja, si tek seria “Buffy kundër vampirëve”, apo më tej akoma “Twilight”, një sukses madhështor tek adoleshentët.
“Të rinjve u pëlqen kjo figurë, sepse evokon tema joshëse e të forta për ta, si vdekja dhe seksi”, thotë Bute, “por elementi që josh më shumë tek saga Twilight, është riaktualizimi i përrallave në një shoqëri të hiperseksualizuar si kjo e jona”. Sa për Vlad Drakulën e vërtetë, pjesërisht i harruar pas këtyre zhvillimeve, figura e tij ridoli në dritë në shekullin e njëzetë, kur diktatori rumun Nikolae Çaushesku e shpalli hero kombëtar.
Vampirë në Venecia
Edhe Italia ka vampirin e saj: Një grua që sot do të ishte 380 vjeçe. Vdiq nga murtaja në Venecia dhe u varros si “vampire e mundshme”: Me një copë tulle në gojë për ta penguar të ushqehej me gjak dhe të shndërrohej në Nachtzehrer, mishngrënësin e natës, shërbëtor i demonëve dhe bartës i murtajës. Kjo epidemi e llahtarshme, që shfarosi Europën në periudhën 1400-1600, mes shumë pasojave të tjera shkaktoi edhe hapjen e vazhdueshme të varreve për të futur gjithnjë e më shumë kufoma. Spektakli në këto raste ishte dramatik. “Murtaja konsiderohej vepër e djallit dhe shërbëtorëve të tij”, thotë arkeologu kriminolog Mateo Borini, që në vitet 2006-08 drejtonte një ekspeditë gërmimesh në Lazarretto Nuovo të Venecias. “Ajo e Venecies është varrosja rituale më e ruajtur e Europës. Dëshmon lemerinë e Perëndimit përballë dekompozimit të trupave”.
Nga Elise Forestier

E ndërtuar në shekullin e 14-të, kjo kështjellë tërheq 500 mijë turistë në vit, edhe pse aty ka jetuar Vlad Cepesh, njeriu i njohur me emrin Drakula…
Shikojeni nga brenda vilën e vampirit më të njohur të të gjitha kohërave
Konti Drakula
Konti Vlad Drakula ka ngelur një nga personazhet, i cili nuk do të harrohet kurrë nga historia e njerëzimit. Mbi të gjitha, ai do të kujtohet i veshur me simbolin kryesor të së keqes që herë-herë është krahasuar me vetë djallin, i cili kishte marrë formë njerëzore. Drakula ishte një prej luftëtarëve më guximtarë në luftimet që kryheshin kundër Perandorisë Osmane. Ai ndiqte taktika të ndryshme për tmerrimin e kundërshtarit.
Taktika e tij më e njohur psikologjike ishte ngulja në hell e kundërshtarëve të kapur rob, duke ndërtuar kështu një pyll të tërë me trupa njerëzish. Nguleshin hunjtë e mëdhenj në tokë dhe mbi ta nguleshin kundërshtarët e kapur robër, që rrinin pezull në ajër deri sa vdisnin ashtu, të ngulur mbi ata hunj të mprehur mirë. Kokat ishin sheshit, gjithandej dhe këto ishin skenat me të cilat përballeshin nëpër fusha osmanët.
Tmerri kalonte çdo kufi dhe shumë shpejt Drakula konsiderohej nga osmanët si vetë djalli. Arritën deri aty sa të besonin se nuk ishte njeri. Një pamje në të cilën mund të vërehet qartë profili i këtij luftëtari të tmerrshëm, është edhe një gravurë në të cilën tregohet Vlad Drakula duke ngrënë mëngjes. Ai tregohet i ulur në një tavolinë në mes të një fushe, i rrethuar nga qindra trupa të ngulur në hell.
Shijimi i kësaj atmosfere, ndërsa ha mëngjesin e tij, tregon sesa i pangopur ishte ai me vuajtjen e kundërshtarit. Tmerri dhe reputacioni i këtij njeriu u bë legjendë aq sa dhe sot besohet se ai ishte përfaqësues i djallit ose djalli vetë. Konti Vlad Ţepes, vendbanimi i të cilit ishte vendosur në Sighisoara, Rumani, nuk ishte as vampir e as ndonjë krijesë tjetër mbinatyrore. Ky pseudonim i keq i erdhi kontit nga nofka e tij. Megjithatë, tregimet mizore për të kanë shumë gjasa për të qenë të vërteta. Dhe Tepes ishte një pseudonim gjithashtu dhe jo mbiemri i tij, pasi Vlad kënaqej kur ndëshkonte mbi hunj popullin (tep do të thotë “shtizë” në rumanisht). Thuhet madje se njëherë ai iu gozhdoi kapelet në koka ambasadorëve të Francës, sepse ata refuzuan t’i hiqnin ato para tij. Pas kësaj, ai preu kokën e shërbëtorit të tij për ta vendosur atë po mbi hu, pasi ai ishte një djalë i dobët, i cili nuk mundi të duronte dot erën e kufomave.
Një tjetër histori që tregohet për të tmerrshmin kont është se një herë ai mblodhi të gjithë lypsët e zonës së tij për një gosti dhe pas saj, ai i dogji ata të gjithë. Batakçinjtë nga ana tjetër besonin se ai vrau dy zogj me një gur, çliroi vendin nga lypësit dhe i shpëtoi ata nga vuajtjet. Po ashtu, tregohet se Drakula urdhëroi t’i priteshin duart bashkëshortes së një fshatari dhe pastaj koka e saj të vendosej sipas zakonit të tij mbi një hu, sepse ajo u takua me burrin e saj e veshur me rrobat e grisura. Kjo pastaj u përdor si një argument frikësues për fshataret e tjera që ato të arnonin rrobat e tyre gjithmonë.
Një nga krimet më të përgjakshme të Drakulës ka qenë kur ai urdhëroi që të shpoheshin dhjetë mijë njerëz në të njëjtën kohë në një qyteti të vogël që ishte vonuar në pagimin e taksave tek ai, taksë që ishte rreth dy monedha argjendi. Pas këtij akti makabër, Drakula duke qeshur iu tha pakicës së mbijetuar: “Kjo do të bëjë të tjerët të paguajnë gjithmonë në datën fikse atë çka më detyrohen”. Po me urdhër të tij, një herë tjetër shumë njerëzit u dogjën në shtëpitë e tyre dhe kufomat iu hodhën si ushqim gaforreve në një pellg të zonës.Pastaj ai mblodhi gaforret dhe ua dhuroi familjeve të atyre që guxuan të shkelin mbi fuqinë e tij. Gjatë mbrëmjeve që ai organizonte i pëlqente të shtronte në një sallë tjetër kufomat e armiqve të tij me fyt të prerë dhe të hapur dhe në duart e tyre vendoste gotat e mbushura me verë. Mbi një mal në Brasov të quajtur kalaja e zezë është një kështjellë të cilën pronari ia dha Drakulës dhuratë për ditëlindje. Drakula pasi nuk i pëlqeu diçka e vogël te kështjella, urdhëroi ta vrisnin vasalin brenda ditës.
Por duhej të kalonin disa qindra vjet kur ekspertët mjekësorë nxorën përfundimin se Drakula ka pas vuajtur nga skizofrenia e vazhdueshme dhe e ngadaltë dhe si nga një tjetër sëmundje e rrallë, që quhet porphyria. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë fobia nga rrezet e diellit (ultraviolet mund të shkaktojnë tumoret kanceroze) qime të gjata që duken si veshje trupi, mprehje e dhëmbëve etj. Por më kryesore për këtë sëmundje është nevoja konstante e pirjes së gjakut. Kjo shpjegon edhe legjendat e vampirizmit.Mendohet se gjatë sundimit të tij (1456-1462), “Vlad gjakpirësi” është thënë se ka vrarë nga 40.000 në 100.000 civilë evropianë (rivalët politikë, kriminelët dhe cilindo tjetër të cilin ai e konsideronte “të padobishme për të njerëzimit”), kryesisht duke përdorur metodën e tij e preferuar e të nguljes së kokave mbi heshta në shtylla të mprehta. Burimet kryesore që kanë të bëjnë me këto ngjarje janë të dhënat nga Transilvani fqinj, i cili kishte përleshje të shpeshta me Vlad III. E megjithatë Vladi III respektohet si një hero i popullit nga rumunët për mundjen e pushtuesve turq. Viktimat e tij thuhet se janë më shumë të 100.000 myslimanëve osmanë.
Historikisht, emrin “Drakul” është nxjerrë nga një urdhër sekret vëllazërore e kalorësve të quajtur Urdhri i Dragoit, i themeluar nga Sigismundi i Luksemburgut (mbretit të Hungarisë, Kroacisë dhe Bohemis dhe Perandori i Shenjtë Romak) që të mbrojë krishterimin dhe mbrojtjen kundër Perandorisë Osmane.
Ka spekulime gjithashtu për faktin se Drakula ushqente një urrejtje të madhe për gratë, dhe si pasojë e kësaj, krimet e tij ishin të shumta kundër tyre. Ai bëhej edhe më mizor me gratë e pabesa, vajzat që nuk e ruanin virgjërinë e tyre dhe të vejat pasionante, me sa duket duke u përpjekur për të imponuar një moral puritan në mes subjekteve të tij.
Por paçka krimeve të tij mizore, kohët e fundit disa zyrtarë rumunë hodhën idenë e ndërtimit të një parku të madh horror në territorin e Sighisoara. Në park do të paraqiten atributet e inkuizicionit dhe nga periudhat të tjera të përgjakshme në historinë njerëzore si kafka, gijotina, karrige elektrike dhe pajisje të ndryshme të torturës.Por janë disa organizata të ndryshme sociale dhe ekologjike, duke përfshirë edhe UNESCO-n, të cilat janë kundër këtij ndërtimi. Ata besojnë se parku do të jetë i dëmshëm për mjedisin dhe do të prishë atmosferën historike të vendit.
gjilanasi- 361
Re: Drakula
Konti Vlad Drakulla ka qene antare i urdherit sekret te Dragonit te ZI.Ne kete shoqeri shume sekrete inicohet edhe vampirizmi.Ky urdher vepron dhe eshte aktiv edhe sot ne Europe.
Hidra- 33
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi