Artistët dhe Alienet
3 posters
Faqja 1 e 1
Artistët dhe Alienet
Duchovny: Jashtëtokësorët ekzistojnë
Ylli i serialit "X-Files", David Duchovny, ka pranuar se ai beson në ekzistimin e jashtëtokësorëve, mirëpo ai nuk ka dëshirë që t'i kërkojë ato.
Duchovny beson se UFO-të (pjatat fluturese) dhe objektet tjera jashtëtokësore ekzistojnë, mirëpo për dallim nga karakteri i tij te "X-Files", Fox Mulder, aktori nuk e ka në plan që t'i këkrojë ato.
"Mendoj se nuk jemi vetëm këtu. Mendoj se ka më shumë forma jetësore përveç nesh. Kjo krijon ndjenjën e intuitës tek unë. Nuk dëshiroj të kërkoj diçka si Mulder, mirëpo mendoj se ekzistojnë", ka thënë Duchovny.

Jon- 1159
Artistët dhe Alienet
Nata kur jashtëtokësorët thirrën John Lennon-in
Ne po darkonim në një restaurant në qendër të Nju Jork-ut, Yoko ishte me ne, pra kjo ishte pas ndarjes së tyre të madhe dhe ripajtimit të tyre. Yoko ishte shtatzënë me fëmijën e tyre, Sean, dhe John ishte i eksituar – ai do ta donte këtë foshnje ditë e natë: ta ushqente, t’i ndërronte pelenat, t’i mësonte të fliste, t’i mësonte dashurinë për muzikë.
Do t’i bënte të gjitha këto. Dhe donte të shihte se si rritej adoleshent, nga rëniet nga biçikleta dhe ankthet e ditëve shkollore, nga leximi deri te dashuria e parë dhe te gjimnazi. Ato nuk do t’i bënte kurrë. John nisi së foluri për disqe fluturuese.
Tha se besonte që jeta ekzistonte në planetë të tjerë, që na kishin vizituar, që ndoshta na vëzhgonin mu tani. Ai më çoi në një tavolinë më të qetë, më të errët, ndezi një cigare dhe drejtoi majën e saj të skuqur nga fytyra ime.
“Ti beson në këto gjëra, apo jo? - më pyeti. - Por këtë nuk do ta besosh.
“Para gjashtë muajve flija gjumë në shtratin tim, me Yokon, në shtëpi, në ndërtesën Dakota. Dhe befas nuk isha më në gjumë. Sepse kishte përreth derës këtë dritë që flakëronte. Ndriçonte nëpër plasat dhe vrimën e çelësit, sikur të kishte diku atje jashtë me prozhektorë, ose sikur të kishte marrë flakë banesa.
“Këtë e mendova – grabitës të futur ose zjarr. Kërceva nga shtrati, dhe Yoko nuk ishte zgjuar fare, ishte e shtrirë si gur, dhe unë e tërhoqa derën për ta hapur. Atje jashtë ishin ata katër veta.
- Tifozë? - e pyeta.
- Paj, ata nuk donin autografin tim. Ishin, si ta them, të vegjël. Si tartabiqe. Sy të mëdhenj insekti dhe gojë të vogla insekti, dhe ata m'u afruan si buburreca.
- Ai u ndal dhe më nguli sytë.
“Këtë ia tregova dy njerëzve të tjerë, a më kupton? Njëra ishte Yoko, dhe ajo më beson.
Thotë se nuk kupton, por di që unë nuk i gënjej. Ia tregova një tjetre, dhe ajo nuk më besoi.
“Shpërtheu në të qeshur dhe pastaj tha se me siguri isha i dehur. Paj, kam qenë i dehur, domëthënë tapë fare, shumë shpesh, dhe kurrë s’kam parë me drogë diçka që ishte aq e çuditshme sa ky m__ i tartabiqeve, more.
“Në atë natë isha esëll. Nuk ëndërroja dhe nuk kisha pirë droga. Kishte këto krijesa, si njerëz edhe jo si njerëz, në banesën time”.
- Ç’të kanë bërë? Lennon shau përsëri. - Ku di ti se më kanë bërë diçka, more? - Sepse duhet të kenë ardhur për ndonjë arsye.
- Ke të drejtë. Ata kanë bërë diçka. Por nuk di ç’ishte. U përpoqa t’i nxirrja nga banesa, por kur bëri një hap drejt tyre, ata sikur më shtynin prapa. Domethënë, nuk më prekën. Ishte sikur të më urdhëronin vetëm me vullnetin e tyre. Më shtynë me forcën e vullnetit dhe telepati.
- E pastaj?
- Nuk e di. Diçka ndodhi. Mos më pyet ç’ishte. Ose harrova, e bllokova nga mendja, ose ata nuk më lënë të kujtohem. Por pas njëfarë kohe nuk ishin më, dhe unë isha i shtrirë mbi shtratin, pranë Yokos, vetëm që unë gjendesha mbi batanijet.
“Dhe ajo u zgjua dhe më shikoi dhe pyeti ç’kisha. Në fillim nuk ia tregova dot. Por kisha atë send në duart e mia. Ata ma dhanë.
- Ç’ishte? - Lennon rrëmoi në xhepin e xhinseve të tij. - Prej asaj e kam mbajtur gjithmonë me vetë dhe doja t’ia bëja dikujt këtë pyetje. Ja ku e ke. Ndoshta ti e di. -
E mora sendin metalik si veze dhe e ktheva në dritën e zbehtë. Dukej i fortë dhe i lëmuar, dhe nuk dallova dot asnjë shenjë. - Kurrë s’kam parë një gjë të tillë.
- Mbaje, - më tha John. - Kjo është tepër e çuditshme për mua. Po qe se kjo është bileta ime për një planet tjetër, nuk dua të shkoj.
Tani, kur mbaj vezen e ftohtë metalike në grushtin tim, kam përshtypje të fortë se John dinte më shumë për këtë send nga ç’më tregoi. Ndoshta nuk shoqërohej me udhëzimet e përdorimit, por besoj se John dinte për se shërbente.
Dhe pa marrë parasysh qëllimin – komunikim? shërim? një biletë intergalaktike e klasës së parë? - e llahtariste. Do të doja ta kisha paralajmëruar… se sado të frikshëm të duken jashtëtokësorët, janë njerëzit nga të cilët duhet të trembesh.
Uri Geller

Re: Artistët dhe Alienet
Çjanë këto budallallëqe more burrë , këto janë gjëra që nuk i ha as edhe një në shkollën fillore , në këtë blog ka shkrime të jashtëzakonshme por ky që keni publikuar ju është përrallë dhe do thoja sharlatanizëm ...Respekte për shkruesit e temave mjaft të arrira ku bëni pjesë edhe ju Neo Estilen , etj etj ..por jo kështu JON nuk bën o djalë .......
Mirë të lexofsha dhe mirë shkrofshi..Tung !!

Ufo- 135
Re: Artistët dhe Alienet
Ufo shkruajti:Çjanë këto budallallëqe more burrë , këto janë gjëra që nuk i ha as edhe një në shkollën fillore , në këtë blog ka shkrime të jashtëzakonshme por ky që keni publikuar ju është përrallë dhe do thoja sharlatanizëm ...Respekte për shkruesit e temave mjaft të arrira ku bëni pjesë edhe ju Neo Estilen , etj etj ..por jo kështu JON nuk bën o djalë .......
Mirë të lexofsha dhe mirë shkrofshi..Tung !!
Kete shkrim e solla se ka lidhje me aliene por nuk do te thote qe eshte i vertete, ndoshta Lennon ka qene nen dikim droge apo halucinacione kur ka deklaruar keshtu.
Qellimi eshte qe te sjellim sa me shume artikuj ne shqip (qe shpesh mungojne) rreth ufologjise, por ne mesin e tyre ka edhe shume hipoteza dhe te panjohura qe nganjehere kalojne ne sci-fiction.
Jon- 1159
Re: Artistët dhe Alienet
Kjo deshmi e Johnit i ngjan pak a shume deshmive te personave ne dokumentarin - alienet kane zbritur ne toke.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Artistët dhe Alienet
Foster - financon kërkimet e UFO-ve
Në vitin 1997, Jodie Foster ka interpretuar në një film në të cilin eksperimentohej një program për kërkimin e jashtëtokësorëve.
Dhe tani, 14 vjet më pas është po Jodie Foster, e cila së bashku me 2.557 persona të tjerë kanë marrë përsipër që të financojnë vazhdimin e programit Seti (Searching for ExTraterrëetrial Intelligent Life), pasi shteti i Kalifornisë kishte ndërprerë financimet, për shkak të krizës financiare.
Konkretisht nevojiteshin rreth 2 milion dollarë për të mos lejuar mbylljen definitive të programit.
Në datën 16 gusht, administratorët e Seti-t kanë njoftuar se kanë marrë një shumë prej 223 mijë dollarësh, dhe ndërmjet emrave të donatorëve është edhe ai i aktores Jodie Foster.
Programi është parashikuar të fillojë përsëri në shtator të këtij viti, dhe administratorët shpresojnë edhe në një rinovim të kontratës me Aviacionin ushtarak amerikan.

Similar topics
» Bestytnitë dhe Artistet tane!
» Kur do t’i gjejmë ne alienët?
» Vatikani dhe jashtëtokësorët
» A deshironi te kishit nje takim me Alien
» Hitleri dhe Alienet

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi