EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqisa e Dashurise

Shko poshtë

Shqisa e Dashurise Empty Shqisa e Dashurise

Mesazh  Estilen 09.04.10 21:03

Shqisa e Dashurise

Shqisa e Dashurise 1242748185-274naso4

Kafshët kanë dy shqisa nuhatjeje, hundën dhe shqisën venerohundore e cila bën të mundur komunikimin me anë të erës midis kafshëve ne rastin kur kërkojnë një partner.

Shqisa venerohundore shquan erërat e trupit të cilat vetë janë pa erë.
Që prej 300 vjetësh është zbuluar një shqisë e tillë edhe tek njerëzit por për të cilën nuk flitet shumë.


Shqisa është një e çarë tepër e vogël që ngjan si një njollë e kuqe brenda në hundë. Në shumë raste gjatë operacioneve në hundë kjo shqisë hiqet në mënyrë të papërgjegjshme.

Era apo lënda që nuhatet nga shqisa në fjalë luan një rol të madh edhe në krijimin e marrëdhënieve midis njerëzve duke vepruar drejtpërdrejtë në pavetëdijen tonë. Ajo quhet Feromon.

Feromonet janë era jonë natyrale që na përfaqëson. Ato mbështjellin në mënyrë magjike si femrat ashtu edhe meshkujt.

Ato kanë aftësi të të mbajnë nën ankth por edhe të nxjerrin ankthin që nuk e din përse e ke.
Njeriu i lëshon Feromonet nëpërmjet djersitjes në sqetulla dhe në lëkurë.

Mendohet se Feromonet janë përgjegjës për rastet kur ne bëhemi tërheqës apo kur të tjerët nuk na e varin fare. Por vetë Feromonet nuk kanë erë. Prandaj është e vështirë t´i shquash.


Në Klinikën Universitare të Bochum, Gjermani është bërë një eksperiment i tillë ku disa njerëz i janë nënshtruar fryrjes brenda në hundë të erërave të zakonshme, të ajrit dhe të Feromoneve.

Në rastin e fundit është vërejtur tek këta një rritje e menjëhershme e kurbave të funksjoneve kryesore të trupit. Por vetë personi i cili i është nënshtruar këtij eksperimenti thotë të mos ketë ndjerë ndonjë ndryshim.

Nuk dihet akoma me saktësi nëse shqisa venerohundore funksionon akoma tek njerëzit apo është vetëm një mbeturinë e kohës kur vareshim akoma në degët e pemëve.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi