EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..?

2 posters

Shko poshtë

C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..? Empty C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..?

Mesazh  Estilen 09.04.10 19:37

C'jane duart, c'fare shprehin dhe fshehin duart...?

C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..? Mani_acqua

Përmes duarve prekim botën dhe i japim asaj formë. Duart mund të ledhatojnë dhe rrahin, pajtojnë dhe lëndojnë. Ato shprehin ndjenjat tona dhe janë vegla të intelektit tonë. Vetë Aristoteli që atëhere e kishte kuptuar veçorinë e duarve, kur i cilësonte si vegla të të gjitha veglave.

Mjetet e para që njeriu ka përdorur për ta kuptuar të tjerët kanë qenë duart. Komunikacioni nisi përmes gjesteve. Dhe më pas erdhën fjalët.

Dora u mësoi njerëzve të flasin. Dikur stërgjyshërit tanë nisën të tregonin me dorë sendet dhe pastaj t'u bashkangjisnin tingujt. Gishti tregues u dha sendeve emrin e tyre.

Edhe tani pas 40 000 vjetësh arrimë akoma ta kuptojmë gjuhën e duarve. E përcjellur nga brezi në brez, kjo gjuhë e përgjithshme shenjash e kohëve të hershme të njerëzve ka mbetur e ruajtur, çdo njeri e kupton atë, edhe në se flet kinezçe, rusisht, gjermanisht, shqip apo anglisht .

Përmes duarve mësojnë njerëzit të numërojnë. Sistemin dhjetësh e keni në duart e tuaja. Po ta shohësh me qëllimin e mirëfilltë të numërimit sistemi dymbëshjetësh do të ishte më praktik, pasi ky numër është i mundur të ndahet në tre apo katër pjesë të plota, dita ka dymbëdhjetë orë, po kaq edhe nata.

Ndërsa viti ndahet në 12 muaj. Por njeriu ka në përdorim vetëm dhjetë gishta. Prandaj edhe feston përvjetoret dhjetëvjeçare, qindvjeçare apo mijëvjeçare. Shkencëtarët kanë zbuluar se edhe kafshët mund të numërojnë deri në tre.

Dora e bëri njeriun atë që është sot.Pra misteri dore eshte i lashtesise njerzore dhe fsheh shume gjera te tjera qe nuk dihet si ndikuan aq fuqishem ne evolucionin njerzor.Ishte dora ajo qe solli ''ne jete edhe Kuranin edhe Biblen''ne formen e saj te shkruar.

Nepermjet duarve e shenjave te tyre,magjistaret stisin magjite e tyre te zeza apo te bardha.Me duart tona ne dergojme ne boten tjeter njerzit pa na u 'dridhur' dora.

Kryevepra dorë është e përbërë nga 27 kocka dhe 36 nyje. Asnjë dorë nuk i ngjan tjetrës, as e majta së djathtës. Gjasat që dy njerëz të kenë të njëjtën gjurmë gishtërinjsh janë një në një miliardë. As edhe vetë binjakët njëvezësh nuk kanë të njëjtën gjurme....!!!!?

Për të kuptuar dorën e njeriut nevojitet më tepër vend në tru sa çka i nevojitet ndonjë qenieje tjetër për organin e saj kapës. Kaq i madh është ky vend sa i vënë në përpjesëtim me vendin e organeve të tjera duart duhet të ishin gjigande.


Njeriu ka arritur të ndërtojë makineri që janë më inteligjente se vetë ai. Por shkencëtarët nuk kanë arritur akoma të krijojnë një makineri që është e zonja të bëjë po ato veprime që bën dora jonë.....
Ne te ardhmen ndoshta,por jo me perkryerjen qe ka dora e gjalle....
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..? Empty Re: C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..?

Mesazh  ines 10.04.10 17:13

Persosmerine e duarve i kam vene re edhe ne te vizatuarin e tyre..eshte mjaft e veshtire, edhe piktoret me te medhenj nese i sheh veprat e tyre perpiqen ti shmangin ato..sepse eshte e pamundur ti arrish ti vizatosh ashtu sic jane realisht , sic mundesh me pjese te tjera te trupit...
ines
ines

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..? Empty Re: C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..?

Mesazh  Estilen 10.04.10 17:52

Po Ines..!!
Edhe kryevprat ne skulpture jane made in Dora.
Me poshte japim nje mrekulli te gdhedura me dore,, ketu e 3400 vjet para, nga fisi MAYA
Ate qe njeriu nuk e ka shprehur me ze e goje,e ka perkryer nepermjet dores.

C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..? 2012-fine-del-mondoc-parlano-gli-eredi-maya-i-nostri-antenati-non-l-hanno-mai-detto
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..? Empty Re: C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi