UFO-t përtej "Perdes së Hekurt"
Faqja 1 e 1
UFO-t përtej "Perdes së Hekurt"
UFO-t përtej "Perdes së Hekurt"
Ishte 30 qershori i vitit 1952 dhe ish-majori i Vermahtit, Oskar Linke, po përshkonte qetësisht me motorr pyllin e Haselbakut në Gjermaninë Lindore.
Bashkë me të ishte dhe e bija, Gabriela 11-vjeçare. Qe pikërisht kjo e fundit që në një moment të caktuar i ulëriu të atit që të ndalonte. "Shiko midis pemëve. Duket një dritë. Çfarë është?", pyeste Gabriela.
Të shtyrë nga kurioziteti, të dy gjermanët u afruan. "Në atë moment", tregoi më pas Linke, "e kuptova se ndodhesha përballë një disku fluturues.
Ishte një objekt 15 metra i gjatë, i vendosur përdhe. Në të gjithë perimetrin kishte një radhë dyfishe hapjesh. Pashë edhe dy qenie 1 metër të lartë, të veshur me tuta metalike, të cilët po nervozoheshin. Njëri prej tyre kishte në gjoks një lloj drite fleshuese.
Të dy dukeshin të prirur që t'i largonin të gjitha papastërtitë, gjethe, dhera dhe çdo gjë tjetër, nga poshtëë diskut.
Në një moment të caktuar e kuptuan praninë tonë dhe me shumë shpejtësi u futën brenda në disk.
Dyert e rrumbullakta të kësaj makine u ndriçuan në çast dhe me një rënkim, objekti u ngrit në fluturim, duke u larguar. Fillimisht u bë i gjelbër dhe më pas i kuq; u zhduk me shpejtësinë e një vetëtime".
Oskar Linke e dinte se të flisje për "gjëra të caktuara" në Gjermaninë komuniste ishte tejmase e rrezikshme dhe kështu, dy ditë më vonë, e gjithë familja Linke i kërkonte azil politik Policisë Ushtarake të sektorit britanik të Berlinit Përëndimor.
Ushtarëve të tronditur i larguari u deklaronte: "Unë jam Oskar Linke, kryebashkiak i Glajmershauzenit, pranë Helingenit, në zonën sovjetike. Ju kërkoj azil për vete dhe familjen time.
Duhet të më besoni. Kam një zbulim shumë të rëndësishëm për t'ju bërë. Është arsyeja për të cilën jam arratisur disa ditë më parë. Kam parë një makinë fluturuese të çuditshme dhe pasagjerët e saj..."
Të arratisur prej një UFO-je
Dëshmia e Linkes u klasifikua si top sekret nga War Office; për këtë arsye askush nuk ka mundur të mësojë zhvillimin e investigimit që ka mundësi të jetë kryer nga forcat e NATO-s me qëndrim në sektorin gjermanik.
Por dimë se, falë Ligjit mbi lirinë e informacionit amerikan, në një raport dërguar CIA-s të njëjtin vit dhe më pas të deklasifikuar, Linke komentonte: "Nuk e kisha dëgjuar kurrë termin "disk fluturues" përpara se të arratisesha nga zona sovjetike në Berlinin Përëndimor.
Kur pashë objektin, mendova aty për aty se ishte ndonjë makinë e re ushtarake sovjetike. Rrëfej se jam frikësuar, pasi sovjetikët nuk duan që ndokush të dijë për punën e tyre.
Shumë njerëz janë kufizuar në lëvizjet e tyre për shumë vite në Gjermaninë Lindore, sepse dinin shumë...".
Qëndrimi i Linkes, i cili kish shfrytëzuar pozicionin e tij si kryebashkiak në Gjermaninë Lindore, që të mund të lëvizte lirisht në vend dhe të arratisej nga ana tjetër e bllokut, është e kuptueshme vetëm nëqoftëse njihet me themel mënyra operuese e ashpër e STASI-t, policisë sekrete të Berlinit.
E krijuar me urdhër të Moskës më 8 shkurt të vitit 1950, STASI ka qenë deri në momentin e shkrirjes së saj në erën gorbaçoviane, një prej shërbimeve sekrete më të frikshëm lindorë, për një pamëshirshmëri më të madhe, deri sa edhe vetë KGB-ja.
Në një libër të gazetarit italian Bruno Zoratto, llogaritet se Gestapoja e kuqe (siç quhej nga viktimat e saj) spiunonte 1 gjerman të Lindjes në 5 të tillë, rekrutonte me forcë dhe me shtazh qindra agjentë dhe informatorë çdo vit, kontrollonte spostimet e të gjithë qytetarëve - deri nxënësit e shkollave - dhe ua bastiste rregullisht banesat, nganjëherë publikisht dhe nganjëherë fshehurazi.
"STASI ishte një parti në kuptimin e vërtetë të fjalës, që dyzet vjet me radhë ka pilotuar fatin e çdo shoqate sportive, të çdo ndërmarrjeje, të çdo studenti, të çdo nevojtoreje publike, të çdo kryqëzimi rrugor", ka denoncuar në vijim e përditshmja "Der Spiegel".
Dy prej sektorëve të shumtë të spiunazhit të STASI-t rezultuan veçanërisht aktivë edhe në fushën e kontrollit dhe të asgjësimit të informacionit ufologjik: Sektori Qendror II dhe Sektori M.
I pari, i dedikuar kundër spiunazhit, drejtohej nga Gjeneral Leitnanti Kraatsch dhe aktiviteti i tij konsistonte në mbikëqyrjen e të huajve dhe të gazetave (dhe gazetarëve) të huaja.
I dyti ishte i drejtuar nga Koloneli Strobel, inspektonte të gjitha dërgesat postare dhe, tregon Zoratto, "kishte detyrën që të hapte letrat e të kopjonte e memorizonte të gjitha tekstet e rëndësishme".
Kjo shpjegon se pse në dyzetëvjeçarin në të cilin STASI qeverisi Gjermaninë Lindore si një qeveri hije në kuptimin e vërtetë të fjalës, asnjë informacion për UFO-t nuk doli kurrë nga vendi, të paktën zyrtarisht.
Posta dhe gazetat kontrollohen dhe censuroheshin rregullisht dhe atij që i shikohej ndonjë gjë, në besnikëri me politikën e diskretitimit të sugjeruar nga Moska, rrezikonte burgun në kështjellën e tmerrshme të Bautcenit.
Bie Muri i Berlinit
Me rënien e Murit të Berlinit është rrëzuar edhe një mur tjetër: ai i heshtjes ufologjike.
"Përëndimi e ka mësuar interesin e treguar nga STASI për UFO-t vetëm pas ribashkimit të Gjermanive, kur arkivat e policisë politike të Lindjes kanë kaluar në Bon", ka treguar Michael Hesemann.
"Në Bon janë depozituar dhjetra relacione lidhur me shikimet dhe mbi hetimet lidhur me dëshmitarët.
Gjatë këtyre viteve, i pajisur me mbështetjen e shtypit dhe të televizionit, kam kërkuar ta bind klasën e re drejtuese politike për t'i bërë publike këto dokumenta, por kam hasur shumë rezistenca, të cilat me shtyjnë të mendoj se konspiracioni i heshtjes nuk ka pushuar aspak me rënien e Murit të Berlinit".
I rrëmbyer nga UFO-t
Në fakt, Hesemann ka ndjekur rastin e një dëshmitari, të dhënat e të cilit i mban sekret për t'i ruajtur identitetin e vërtetë, ndodhia e të cilit i interesoi shumë policisë sekrete të Berlinit Lindor në vitet '60. Në atë kohë, njeriu ishte fëmijë.
Një mbrëmje, rreth orës 19, po ecte me patina në liqenin e ngrirë të Stendalit, në Altmark. Moshatarët e tij po përgatiteshin të ktheheshin në shtëpi dhe, duke iu drejtuar atij, e kanë ftuar t'i ndiqte.
Por djaloshi ka refuzuar, duke thënë se do të rrinte të patinonte akoma edhe për gjysmë ore.
I mbetur vetëm, djaloshi përjetoi një përvojë haluçinante, të stilit X-files. "Papritmas" i tregoi më pas Hesemann, "pashë një dritë që po ulej mbi liqen, e drejtuar nga një ishullth i populluar nga pata dhe mjelma. Duke menduar se ishte ndonjë helikopter, vendosa që të shkoja të shikoja.
Ajo se çfarë më ndodhi më pas, nuk e di. Humba ndjenjat dhe u zgjova, nuk e di se pas sa kohe, në njëqind metra largësi.
Kur u ktheva në shtëpi, i gjeta prindërit e mi shumë të preokupuar, të cilët po më prisnin në pragun e derës. Çfarë ka ndodhur?- m'u sulën me një frymë të dy. Je vonuar shumë.
Na the se do të ktheheshe në orën 19 e 30 dhe ora tani është 22 e 30. A mund të dimë se çfarë të ka ndodhur? Por unë nuk kujtoja asgjë.
Më thanë pastaj se kisha një pamje të tmerrshme dhe fytyrën sikur të ma kish djegur dielli. Kisha edhe një çikatriçe të çuditshme në hundë dhe nuk e dija sesi dreqin më ishte shkaktuar".
Të nesërmen, djali u dërgua tek një mjek, i cili nuk ka qenë në gjendje të kuptojë as se çfarë i kish ndodhur, as sesi ia kish bërë djali të nxihej në dimër dhe, për më tepër, natën.
Në vijim, dëshmitari u sulmua dhe nga një ethe e çuditshme dhe u detyrua që të shtrohej në spital për të qenë nën vëzhgim. Që në atë moment i filluan belatë e para.
Duke mos ditur sesi të zgjidhte problemin e asaj kohe të humbur prej dy orësh, mjekët vendosën që t'i drejtoheshin hipnozës regresive.
Ishte e qartë se djaloshi kish mbetur i traumatizuar nga përvoja; fliste në gjumë, duke kujtuar ato momente për të cilat, kur ishte zgjuar, nuk kujtonte asgjë.
Hipnoza regresive nxori në dritë një përvojë tronditëse dhe dy ditë më pas ja ku mbërrijnë puntualë në spital dy agjentë të STASI-t.
Së bashku me mjekun që kishte nën kontroll, këta ia nënshtruan djaloshin tonë regresionit hipnotik dhe regjistruan gjithçka për rreth 3-4 orë. Nën hipnozë, djaloshi u kujtua se ishte çuar në bordin e një UFO-je dhe ishte shtrirë në një tavolinë operacionesh.
Përreth tij nuk qenë të Hirtit, por Nordikët, arianë (ironi e fatit) që djaloshi i përshkoi si "njerëz të çuditshëm bjondë, me flokë të gjatë.
Mbanin të veshura përparëse të bardha dhe më treguan një figurë, të cilën më pas e identifikova me një imazh mitologjik, pemën e jetës". Agjentët e STASI-t e verbalizuan të gjithë historinë dhe historia fillimisht u duk sikur përfundoi kështu. Por qe vetëm një iluzion.
Në radhë të parë, siç ishte e parashikueshme, në momentin në të cilin djaloshi fitoi vetëdije për përvojën e tij, vizioni i tij i jetës ndryshoi rrënjësisht. Djaloshi - në mënyrë të rrezikshme, në një vend rigorozisht ateist dhe materialist - u gjend që të përqafojë qëndrime milenariste dhe kontaktorë.
U gjend duke folur për spiritualizëm dhe jetë në univers. Ky ndryshim i papritur i tij pati si efekt faktin që njerëzit, të frikësuar nga këto diskutime subversive jo të toleruara nga autoritetet, i krijoi menjëherë një boshllëk përreth.
Të flisje për gjëra të tilla në Gjermaninë Lindore në atë kohë mund të ishte shumë e rrezikshme. Gjatë Revolucionit të Pragës (1968), djaloshi ynë, i cili në atë kohë kryente shërbimin ushtarak, u rebelua kundër represionit rus. U arrestua dhe u burgos për shumë vjet.
Në vitin 1977 siguroi më së fundi lejen e largimit dhe u transferua në Gjermaninë Përëndimore. "Këtu", ka treguar Hesemann, "duke folur ufologjikisht, nuk gjeti një situatë faktike më të mirë. Në atë kohë librat lidhur me UFO-t qenë shumë të rrallë dhe kjo më bën të supozoj se djaloshin nuk ka shpikur asgjë, duke marrë për bazë ndonjë material letrar".
Zjarr në qiellin e Peenemundes
Shërbimi sekret i Gjermanisë Lindore zgjati deri në vitin 1989, nën drejtimin e fajkoit Erich Mielke. Atë vit, falë Perestrojkës, ai u shkri dhe u zëvendësua nga Amt fuer Nationale Sicherheit (AfNS), Zyra për Sigurinë Shtetërore, të drejtuar nga Gjenerali Schwanitz.
Ka qenë pikërisht gjatë mandatit të këtij të fundit, personazh më tolerant, që ndodhi një prej ngjarjeve ufologjike më interesante. Ishte 25 gushti i vitit 1990 dhe zona ishte baza bërthamore e Peenemundes, zona ku gjatë Luftës së Dytë Botërore nazistët kishin testuar raketat e tyre V-2.
Në vitin 1990 Moska i kish tërhequr ushtarët rusë dhe agjentët e STASI-t me ngadalë po ua linin vendin atyre të Kriminalpolizei, FBI-së së Gjermanisë Përëndimore. Qe ora rreth 20 e 30 minuta, kur qindra persona panë një formacion UFO-sh (në një film shfaqet një bistak prej shtatë dritash të vendosura në formë V-je) që manovronte sipër zonës.
U xhiruan katër filmime të ndryshme, nga po aq pika. Një prej këtyre xhirimeve u krye nga një dëshmitar tejet i besueshëm, një doktoreshë e specializuar në Mjekësi Bërthamore, rusja Ludmilla Ivanova, e cila së bashku me të shoqin pa dhe filmoi dy formacione UFO-sh mbi ishullin e Ruegenit në Detin Balltik.
Njëzetë objekte në formacion u filmuan nga një grup i përbërë nga dy fizikanë bërthamorë dhe dy kampistë në kthim nga Suedia mbi një traget. Analizat e Hesemannit verifikuan se objektet që shfaqen në filmimet lëviznin në mënyrë të pavarur, domethënë nuk qenë drita pozicioni të një aparati të vetëm.
Por fakti më interesant i dëshmuar nga një filmim, qe që baza e Peenemundes hapi zjarr kundër UFO-ve, por më kot. Në natën e zezë shikoheshin goditjet e ndritshme të niseshin nga toka drejt dritave dhe të shpërthenin në fluturim, pa e arritur objektivin!
Fatmirësisht, për STASI-n, prej disa vitesh e këtej, patatja e nxehtë e UFO-ve (dhe e "kërcënimit ndaj sigurisë kombëtare" të pretenduar) ka kaluar në duart e policisë së ish-Republikës Federale Gjermane.
Fshehje e të vërtetës dhe arsye shtetërore
Kriminalpolizei (Policia Kriminale) është policia e ish-Gjermanisë Përëndimore, e ngarkuar që të zhvillojë hetime X-files, edhe mbi UFO-t.
Të paktën sipas fjalëve, ajo operon në koncert me tri shërbimet sekrete gjermane: BFV-në ose Shërbimin për Mbrojtjen e Kushtetutës, i cili merret me kundërspiunazhin kombëtar; BND-në ose Shërbimin e Informacionit Federal, i cili trajton spiunazhin jashtë vendit (dhe që në të kaluarën spiunonte STASI-n dhe MAD-in ose Shërbimin e Sigurisë Kombëtare, i cili varet nga Ministria e Mbrojtjes dhe që interesohet për kundërspiunazhin në fushën ushtarake dhe më të cilin Kriminalpolizei është ngushtësisht e lidhur.
"Lidhur me UFO-t", ka deklaruar Hesemann, "edhe qeveria aktuale gjermane gënjen.
E bën këtë kur thotë se UFO-t nuk janë realë dhe kur thotë se nuk janë lokalizuar kurrë". Në Gjermani, ashtu si tjetërkund, ky qëndrim është institucionalizuar nga një ligj.
Në rastin specifik, për gjermanët, UFO-t janë një sekret shtetëror për shkak të Deutsche Beamtengesetz (Ligjit Zyrtar Gjerman) të vitit 1960.
Ai i siguron alibinë Kriminalpolizei për politikën e saj frikësuese. Në një rast të vitit 1982, një burrë që pati shansin të fotografonte një UFO, përfundoi i marrë në pyetje nga Policia Kriminale.
"Nuk i sekuestruan asgjë", ka konfirmuar Hesemann. "Agjentët u kufizuan që të rifotografonin çdo gjë dhe... t'i merrnin shenjat e gishtërinjve, tamam si një kriminel.
Por ja që, disa javë më pas, gjatë një vizite në shtëpi të një funksionari të shërbimit shëndetësor kombëtar, bashkëshortja e dëshmitarit dëgjoi ta pyesnin: Burri juaj merret gjithmonë me UFO-t?
Kur bashkëshortja e dëshmitarit u përgjigj negativisht, dëgjoi të thuhej: Shyqyr, përndryshe do të na duhej ta internonim në çmendinë. "E bukura, - tregon Hesemann, - është se qeveria jonë zyrtarisht nuk merret me UFO-t, ama unë e di se pranë Aeroportit të Dyseldorfit ekzistonte një Qendër e Referimit e Kriminalpolizei, e cila skedonte dhe analizonte shikimet. Di për një dëshmitar që në vitin 1975 u ftua në Qendër për t'u marrë në pyetje.
Më pas, Qendra në fjalë u spostua në Frankfurt". Një rast tjetër i bujshëm ndodhi në Bremen në vitin 1980, kur një mesnatë një UFO e ndritshme me drita shumëngyrëshe u pa nga një patrullë e policisë dhe nga ushtarakët e një baze të NATO-s. "Këta, - vazhdon Hesemann, - gjysmë orën e mëpasme lajmëruan Shtabin e Përgjithshëm.
U dekretua alarm i kuq dhe dy gjuajtës interceptorë u ngritën nga Bremeni për të rrëzuar UFO-n, por disku fluturues u largua.
U rishfaq tri orë më vonë dhe u pa nga një patrullë e Policisë Ushtarake. Kur e kam studiuar këtë rast, autoritetet kanë kërkuar që të më pengojnë. Më kanë thënë se dëshmitarët kishin gabuar, se nuk kishin parë mirë pasi nuk kishte dritë të mjaftueshme, se shikimi kish ndodhur në errësirë. Kam kërkuar të kryej hetime.
Kam folur me dëshmitarët që e kishin parë atë formë diskoidale të rrethuar nga drita. Kishte edhe një foto, të bërë nga një fshatar. Por ajo është sekuestruar nga Kriminalpolizei.
Njeriu pastaj është dëgjuar të thotë se "nuk qenë prova të faktit se UFO-t qenë reale". Patjetër, mendojnë qeveritë që t'i zhdukin...
Nga Armin Tirana

Admin- 1132
Re: UFO-t përtej "Perdes së Hekurt"
UFO-t përtej "Perdes së Hekurt" II
UFO-ja e rrëzuar në afërsitë e Roswell-it mund të ishte një prototip i krijuar me fshehtësi të madhe dhe i përdorur nga ekspertë të Air Force
Vrasja Kennedy, zgjidhje të papritura nga hetimet e reja
Për vrasjen e John F. Kennedy-it (1917 - 1963), presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është folur dhe shkruar shumë, shpesh në mënyrë të tepruar dhe me pakujdesi të tepruar. Lidhur me këtë janë formuluar hipotezat më fantazioze, duke akredituar doras të ndryshëm të vrasjes dhe identitet të organizatave të përfshira në afërën e dyshimtë.
Kohët e fundit, është shfaqur një zgjidhje e re e mundshme e enigmës së koklepsur, një pistë në dukje fantazioze dhe origjinale, prandaj le t'i shpjegojmë sipas rradhës.
Anthony Kimery, shkrimtar dhe gazetar i "Tucson Bullettin", në vitin 1999 ka filluar të merret me rastin e njohur Roswell dhe të UFO-përplasjes (disqe fluturues të rrëzuar). Për atë që nuk ka dijeni fare nga ufologjia, le të kujtojmë se çfarë ndodhi në qytezën e vogël të New Mexico. Në verën e vitit 1947, në Roswell po lindte shtylla e ardhshme e doktrinës strategjike amerikane. Në atë kohë, "Roswell Army Air Base" ishte selia e repartit unik në botë për bombardierët atomikë.
Në poligonin e afërt të White Sands, më i dalluari i ushtrisë amerikane, kolaudoheshin raketat balistike V-2. Më datën 8 korrik, "Roswell Daily Record" nxorri në faqe të parë titullin: "Aeronautika kap një disk fluturues". Lajmi merret nga agjensitë e shtypit dhe nga stacionet radiofonike: Zyra e Informacionit të Grupit 509 të Bombardierëve me qëndrim në bazën ajrore të Roswell-it kishte anonçuar hyrjen në posedim të një disku fluturues.
Sipas deklaratave të Major J. Marcel, disku ishte rekuperuar në një ranch, atëhere kur një fermer (një farë Brazel) kishte paralajmëruar sherifin e zonës për gjetjen e tij. Air Force, pasi e kishte lëvizur "objektin" dhe shqyrtuar pranë bazës ajrore, e kishte dërguar në Shtabin e Përgjithshëm. Pak orë më vonë, një tjetër surprizë. Materiali i transportuar ndërkohë në bazën ajrore të Fort Worth në Texas, identifikohej sikur i përkiste një balloni banal metereologjik. Çështja ishte mbyllur.
Pas një heshtjeje të rëndë, e cila zgjati 30 vjet, dy ufologët amerikanë (Friedman dhe Moore) u përplasën tek Majori Marcel, oficeri që i inspektoi i pari fragmentet. Ky bashkëpunoi aktivisht në rindërtimin e ngjarjeve, duke siguruar veçanti që nuk ishin thënë kurrë më parë.
Çelej një dosje kontradiktore të cilës i janë kushtuar dhjetëra libra dhe artikuj të panumërt. Duke u kufizuar në dëshmitë e Brazel dhe të Marcel, në një fushë pak milje larg Roswell, do të gjendeshin mbeturina me bollëk: Shufra të një materiali "metalik", por në disa aspekte të ngjashme me plastikën, copëzat, fletët dhe filamentet, disa kaq të lehta sa të ngriheshin me fryrjen e erës, por në të njëjtën kohë dhe aq rezistente sa të mos preheshin dot me thikë apo të digjeshin me shkrepse.
Air Force hodhi një vello sekrete mbi ç'ka kishte ndodhur: Postblloqe, Brazeli i shtrënguar të rishikojë deklaratat e tij për shtypin dhe gazetat lokale, nuk mund të jepte më informacione mbi episodin.
Edhe në ditët tona kontradikta është e hapur. Hipotezat e hedhura variojnë nga ajo "fondamentaliste", që thekson se bëhej fjalë për një mjet fluturues alien, në atë "minimizuese", sipas së cilës ishte një objekt konvencional që për një seri ekuivokesh nuk u identifikua menjëherë, duke kaluar në atë "dietrologjike". Historia e "diskut flutures" u përdor për të mbuluar ndonjë eksperiment, i cili për kohën ishte tepër sekret. Kimery ynë mund të përkufizohet si anëtari i radhës së dendur të dietrologëve.
Duke iu apeluar GAO-s (General Accounting Office), ekuivalenti i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit në Shqipëri, gazetari amerikan ka zbuluar se të gjitha mesazhet e dërguara nga baza ajrore e Roswell-it për drejtuesit ushtarakë gjatë periudhës 1946 - 1949 janë shkatërruar, duke dhunuar haptazi procedurat e zakonshme të parashikuara. Asnjë dokument i pabotuar mbi rastin e debatuar nuk ka dalë. Natyrisht, ishte ky element që e bindi Kimery-n të mendonte se ndoshta ishte në zhvillim prej kohësh një operacion sistematik censure.
Sipas rezultateve të bërë publike në vitin 1994 nga Aeronautika ushtarake amerikane, UFO-ja e rënë në Roswell në korrik të 1947, në realitet do të ishte një ballonash me bistakë të lëshuar në kuadër të dikurshmit tepër sekret "Projektit Mogul", i destinuar në misione spiunazhi në aktivitetin bërthamor të Bashkimit Sovjetik.
Ballonat e ngritura në fluturim nga baza e Alamogordo, të pajisura me instrumente telemtrikë dhe ndjesorë akustikë, të cilat për shkak të korrenteve të forta do të binin në një zonë afër Roswell. Pak i bindur nga skenari i propozuar nga ana e USAF-it dhe falë FOIA-s (Freedom of Information Act), një ligj kombëtar mbi lirinë e informacionit, Kimery shikon pjesë të dokumentacionit sekret të akumuluar nga FBI-ja (Federal Bureau of Investigation) lidhur me çështjen Roswell.
Investigimi e ka çuar gazetarin në rezultate të çmuara: Pavarësisht mohimeve zyrtare, përhapur nga ushtarakët në ditët menjëherë pas gjetjes, një dokument i FBI-së (teletype8-7-47 Dallas) demostron se mbeturinat, realisht, u transportuan në Wright Field (Ohio), selia e Aeronautikës ku ndodhej selia e Air Material Command dhe ku Divizioni Teknologji të Huaja i Air Technical Intelligence Center, mirëpriti më vonë Projektin "Blue Book". Përtej kësaj, Kimery gjeti edhe mundësinë të zbulojë se në shumë raste Aeronautika tentoi të prishë hetimet e FBI.
Në fund të vitit 1947, Gjeneral Ramey, oficer komandant pranë selisë qëndrore të VIII Air Force, kontaktoi John Edgar Hoover. Drejtor i FBI-së nga viti 1924 deri në vitin 1972, duke iu lutur shprehimisht t'i jepte fund çdo lloj kërkimi lidhur me çështjen Roswell nga ana e agjentëve të tij. Jo vetëm kaq, por Ramey i kërkoi mbështetjen e agjentëve federalë me qëllim që të bashkëpunonin për të shmangur një rrjedhje të lajmeve që mund të futeshin në zotërim të organeve të informacionit.
Në realitet, disa prej informacioneve të grumbulluara nga gazetari skrupuloz, tashmë qenë të njohura në ambiente të caktuara ufologjike. Boll të mendosh se qysh nga viti 1976 është aktiv në Washington CAUS-i (Citizens Against UFO Secrecy), një grup i specializuar në shqyrtimin dhe në kërkesat e lëshimit të dokumentave ufologjike nga ana e enteve publike.
Në janar të vitit 1999, Kimery afroi Brad Steiger-in, rreshter pranë bazës së Roswell-it, i liruar në vitin 1955 pas ngacmimesh të supozuara seksuale në dëm të një gruaje të re me ngjyrë.
Sipas versionit të Steiger, lirimi i turpshëm i dhënë është për t'u lidhur me disa lajme që ai në mënyrë të pamatur la të kalonin lidhur me çështjen Roswell. Në vitin 1947 ndodhej me shërbim në zyrën e Gjeneralit Ramey dhe gjatë muajit gusht ky i fundit mbajti biseda të përsëritura me oficerë të lartë të Zyrës së Investigimeve Speciale të Distriktit të Shtatë të Air Force (AFOSI) me qëndrim pranë bazës së Kirtland, New Mexico.
Steiger kujton në mënyrë të veçantëë Kolonelin Doyle Rees, komandant i AFOSI-t. Me të rënë buja e çështjes Roswell, këta në mënyrë të përsëritur do ta ftonin Ramey të rifillonin fluturimet eksperimentale të një aparati të mbiquajtur "Caledonia 4". Në mënyrë naive, Steiger foli për këtë argument me Graham Binsell-in, i cili në atë kohë ishte një i apasionuar pas ufologjisë në kërkim të një rënieje në sy dhe parasë.
Në shkurt të vitit 1955, Binsell arriti të botojë një libërth të titulluar "Flying Saucers from Venus". Kjo është një vepër patjetër modeste dhe e pabesueshme, në të cilën ufologu theksonte një kolonizim të planetit tonë si vepër të alienëve të ardhur nga Afërdita.
Në kapitullin e fundit, duke pasur informacionet e marra nga Steiger, Binsell akuzonte Aeronautikën se përdorte mjete fluturuese të bazuara në teknologji venusiane, pikërisht për "Caledonia 4": UFO-ja e Roswell-it do të kish qenë njëra nga këto aparatura eksperimentale. Puna e Binsell, e shtypur në pak mijëra kopje, arriti një sukes modest, por ishte e mjaftueshme për ta shkatërruar Steiger-in.
Historia e ngacmimeve seksuale do të ishte një mistifikim i gjetur i arkitektuar për të diskredituar dhe larguar ish rreshterin e varfër nga baza e Roswell-it. Gruaja që akuzoi Steiger-in, e quajtur Melissa Howe, përveçse ishte prostitutë, në ato kohëra ndodhej në vështirësi ekonomike.
Një sipërmarrje mjaft e lehtë për ta bindur, me anë të një shpërblimi të majmë, për ta denoncuar duke shpikur një ngacmim të paqenë. Steigeri u dënua me nëntë muaj burg dhe u detyruar ta lërë Aeronautikën.
Dy elementë tërhoqën vëmendjen e Kimery: Përse asnjë ufolog tjetër në të kaluarën nuk e kish intervistuar Steiger-in? Veç kësaj, përse emri "Caledonia 4" përmendej në mënyrë të vetme në librin banal të Binsell-it? Duke hetuar për jetën e Binsell-it, gazetari i "Tucson Bullettin" nuk zbuloi asgjë të rëndësishme, përveçse ky kishte mbajtur raporte me Fred Lee Crisman. I lindur në vitin 1919 në Tacoma, Crismani ishte pilot avioni gjuajtës gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu pranë Air Force gjatë luftës në Kore dhe punoi për një kohë të shkurtër për kompaninë Boeing Co në Seattle.
Jeta e tij ka qenë vërtet me ulje - ngritje: çfarë mund të thuhet për një njeri që qe mësues anglishteje në shkollat e mesme, komentator radiofonik, partner i një gjysëm dyzine shoqërishë dhe ipeshkvi Universal në Life Church? Nuk është e mjaftueshme.
Në verën e vitit 1968, prokurori distriktual i Neë Orleans, Jim Garrison, e ftoi të shfaqej përpara jurisë së madhe. Një person që i ngjante i vërejtur në disa fotografi të bëra në Dealy Plaza të Dallas ditën në të cilën u vra Kennedy. Ngjarja tragjike ndodhi në vitin 1963, pikërisht kur Binselli njohu Crisman. Garrison nuk arriti të provojë përfshirjen e Crisman-it, as që ishte i lidhur me njerëzit që po tentonte t'i akuzonte për vrasjen e Presidentit.
Binselli, i vdekur në mars të vitit 1999, i tregoi Kimery-t se takimi me Crisman nuk qe i rastësishëm. Pas "Flying Saucers from Venus" ishte ambicja e tij të shkruante një libër të dytë të përqëndruar mbi një operacion top sekret të shërbimeve që filloi në vitin 1945, projektin "Paperclip". Bëhej fjalë për një program të gjerë mbulimi për të transferuar armë sekrete naziste dhe ideatorët e tyre në Amerikë.
Binsell-it, emri i Crisman-it ju dha nga T.B.Beckham, një disc jockey i njohur nga New Orleans, i dyshuar për përfshirje me emigrantët kubanezë antikastristë.
Në vitin 1966, ai dhe Crismani ngritën shtatë shoqëri të mira në Olympia, në shtetin Washigton. Crisman do t'i rrëfente Beckham-it se kishte marrë pjesë në Projektin "Paperclip" në fundin e vitit. Binselli nuk arriti ta përfundonte punën e tij, as nuk siguroi bashkëpunimin e jetëshkurtërit Crisman. Mësoi vetëm se Presidenti Kennedy synonte të çelte një investigim mbi personazhet (zyrtarë të lartë dhe agjentë të CIA-s) të përfshirë në projektin e dyshimtë. Pranë niveleve drejtuese ushtarake dhe qeverisë amerikane ishte gjerësisht i njohur angazhimi i fuqishëm i CIA-s në Projektin "Paperclip".

UFO-t përtej "Perdes së Hekurt" III
Detyra për të transferuar në fshehtësinë më të madhe në Shtetet e Bashkuara studiues të rëndësishëm gjermanë anëtarë të Partisë Naziste i qe besuar nga CIA Kolonelit Boris Pash.
Në periudhën midis viteve 1943 dhe 1945 kishte drejtuar ALSOS-in, Shërbimin Amerikan të Informacioneve Atomike. Objektiv kryesor i operacionit ishte të filloheshin në Amerikë kërkime lidhur me efektet e radiacioneve mbi qëniet njerëzore. Në këtë kuadër, disa kërkues nazistë si Webb Haymaker e Hubertus Strughhold, qenë sinjalizuar duke kryer në Gjermani eksperimente mbi kavje njerëzore.
Kjo përbënte vetëm një aspekt të çështjes. Të tjerë shkencëtarë të shquar, në veçanti Profesori Sanger, qysh prej vitesh po shqyrtonin mundësinë e ndërtimit të mjeteve, forca lëvizëse e të cilëve të barej nga fusha shtytëse të bazuara në natyrën korpuskulare të radiacionit të ndritshëm.
Në një artikull të tij, Kimery formuloi hipotezën që "Caledonia 4" nuk ishte gjë tjetër veçse një aparat në gjendje të shfrytëzonte teknologjitë e fluturimit të ideuara nga kërkuesit gjermanë në shërbim të CIA-s. UFO-ja e rrëzuar në afërsitë e Roswell-it mund të ishte një prototip i krijuar me fshehtësi të madhe dhe i përdorur nga ekspertë të Air Force.
Përse duhej të kishte një formë diskoidale? Mund të demostrohet matematikisht se forma më racionale për një makinë që të përdorte një motor rrotullues do të ishte pikërisht, ai i përshkruar në shikime të shumta me karakter ufologjik (pjatë e përmbysur me një kupolë përsipër).
Majori Marcel, krejtësisht i paditur për ekzistencën e "Caledonia 4", nuk mund të theksonte tjetër që mbeturinat e gjetura nga Brazel që i përkisnin një disku fluturues me origjinë jotokësore. Por mungon një copës vendimtare në hetimin e artikuluar: Çfarë lidhjeje ekziston midis UFO-përplasjes së Roswell-it dhe vrasjes Kennedy? Dy ngjarjet qëndrojnë larg njëra-tjetrës me 16 vjet dhe në dukje eksperimentet e Aeronautikës nuk duhet të jenë të lidhura me aktivitetin e një Presidenti.
Sipas Kimery, pasi ka pyetur Jean Goupil, inxhinier dhe anëtar i Grupit të Studimit të Fenomeneve Ajrore, prototipet "Caledonia 4" do të ishin të paqëndrueshëm dhe të pasigurtë; përveç përshpejtimeve të mahnitshme, karakteristika të motorëve me rrotullim, do të ishin pak të durueshëm nga një ekuipazh në bord. Është e besueshme, gjithmonë për gazetarin amerikan, se jo pak "Caledonia 4" janë rrëzuar për tokë (përvec Roswell), duke shkatuar vdekjen e parakohëshme të pilotëve (në atë kohë nuk mund të radiokomandoheshin nga toka).
Një mjet i veçantë fluturimi me motor rrotullues me radiacion të ndritshëm do të kushtonte (vlerësime të Goupil), jo më pak se disa qindra milion dollarë. Për vite me rradhë, CIA dhe Air Force do të harxhonin resurse të konsiderueshme ekonomike dhe sidomos njerëzore në mënyrë të shfrenuar. Rezultatet do të ishin komplesivisht negative, pasi që Aeronautika nuk duket të përdorë në kohën e sotme avionë me radiacion të ndritshëm korpuskular.
Në thelb, një harxhim i kotë jetësh dhe parashë që nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e Presidentit Kennedy. Kësaj i shtohet fakti që shkencëtarët nazistë (të rekrutuar me Projektin "Paperclip") duket të kenë vdekur me radiacione qindra qytetarë amerikanë, falë mbulesës sistematike të orkestruar nga CIA.
Duke përdorur një eufemizëm, investigimi i shtyrë nga Kennedi do të kishte ngritur një "tymnajë të pafundme". Kështu, që ekzistonte një motiv i mirë për të eliminuar Presidentin, edhe pse lista e armiqve potencialë të tij (mafie, eksponentë ushtarakë, grupe të mëdha ekonomike, etj.) në vitin 1963 ishte pothuajse e pambarimtë. Teza e Kimery-it është sugjestive dhe ndoshta e arsyeshme, por sigurisht u shtohet shumë të tjerave të lëshuara gjatë këtyre tridhjetë viteve të fundit. Ekzistojnë aspekte shqetësuese që gjithsesi meritojnë një refleksion:
1) Një prej organizatorëve të mundshëm të vrasjes është Clay Shaw, agjent i CIA-s, antikomunist i ekstremit të djathtë dhe i përfshirë fuqishëm në Projektin Paperclip;
2) Autopsia e dytë mbi kufomën e Kennedy-it (e para iu besua Doktor Malcolm Perry) u krye nga mjekë ushtarakë të Air Force me qëllimin e dukshëm të përhapjes së teorisë së vrasësist vetmitar (Lee Harvey Oswald);
3) Lyndon Johnson, Zëvendëspresident dhe mbështetës i vendosur i të diskutueshmit Warren Commision, e kish takuar shumë herë në Texas Clay Shaw dhe mbështetur Kolonelin Pash në kohën e tij;
4) Transporti i kufomës së Kennedy nga Dallas në Washington, gjë që u dha rrugë kundërshtive të ashpra, pasi që gjatë rrugës ose pak më vonë, kufoma pësoi një operacion kirurgjik të finalizuar në heqjen e trurit, u realizua nga oficerë të Air Force me mbikëqyrjen e agjentëve të CIA-s.
Në dëm të teorisë "kimeriane" duhet vërejtur një papajtueshmëri e caktuar midis materialit* që duket se është zbuluar në Roswell, si për shembull goma, letër e argjenduar, tarversëza prej dru balsami, ngjitës dhe mbeturinat e një mjeti fluturues për epokën teknologjikisht novatore.
E përplasur në tokë, "Caledonia 4" duhet të linte një lloj sasie të caktuar mbeturinash dhe copëzash metalike. As nuk theksohet në rekuperimin e kufomave të pilotëve të përfshirë në fluturimet e pafata eksperimentale, edhe pse asnjë dëshmi (zyrtare) e epokës duket se nuk aludon për qënie njerëzore të pajeta të zbuluara nga Brazeli në fermën e tij. Në mënyrë të dukshme, ka akoma elementë të tjerë, pjesërisht të hequra nga gazetari amerikan, për t'u peshuar me vëmendje në të ardhmen.
*Jesse Marcel Jr. ishte djali i Majorit Marcel që pati mundësinë të inspektonte fragmentet, i nënshtruar një regresioni hipnotik nga ana e Doktor Hibler. Ai nuk tregoi asgjë që të mund të kishte ndonjë karakteristikë ekzotike apo gjithësesi "jotokësore". As nuk rezulton që nga një kërkim i drejtuar nga Kent Jeffrey, ufolog dhe pilot avioni, ndonjë oficer i Foreign Technology Division (FTD) në Wright Patterson të ketë dëgjuar fjalë për ekzistencën e mjeteve ajrore sekrete në dispozicion të USAAF-it. Po kaq fantazioze duken pastaj afirmimet e Frank Kaufmann, që thekson se ka marrë pjesë në rekuperimin e anijes kozmike aliene të Roswell nëpërmjet aerotransportimit.
Dimensionet e treguara për këtë të fundit (gjatësi 8 metra, gjerësi 5 metra dhe lartësi 2 metra) do të kishin penguar transferimin me çfarëdo lloj aeroplani, civil apo ushtarak, që disponoheshin në atë kohë.

Similar topics
» Maska e Hekurt
» Pertej Porta
» Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut
» Piramidat
» Përtej limiteve, ja bëmat e mëdha të njeriut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi