EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A e sundon boten kaosi ?

Shko poshtë

A e sundon boten kaosi ? Empty A e sundon boten kaosi ?

Mesazh  Estilen 02.04.10 17:42

A e sundon boten kaosi ?

Eshte e vertete.!!

Kaos është ajo dukuri që brenda një çasti çrregullon botën e vogël, që ndoshta nuk na bjen në sy, por që pasoja e të cilës në një hapësirë të madhe kohore sjell çrregull në botën e madhe, deri në rastin e vetë Sistemit Tonë Planetar

Sipas mythologjisë greke kaosi është ajo gjendje fillestare e një çrregulli të pafundtë prej së cilës ka rrjedhur Gjithësia e sotme e rregullt.

Që kaosi bën ligjin edhe sot e kësaj dite na e tregon përvoja e përditëshme duke filluar me rrëmujën tek autobusi, apo treni deri tek vetë dhoma jonë.

Kaosi ka dorë kudo ku shkaktarë të vegjël sjellin pasoja të mëdha. Kur fjollat e borës shkaktojnë orteqe bore, apo kur shtypja e një suste të gabuar e çon trenin në shinën e gabuar.

Edhe në Shkencat e Natyrës sundon kaosi, duke ndikuar në klimën apo në reaksionet kimike.

Sjellja kaotike në rastin e Tokës, bën që moti shpeshherë të mos jetë ashtu si e parashikojnë meteorologët.

Një shembull i njohur mbi sesi vepron kaosi është ai kur rrahja e krahëve të një fluture në Australi sjell si pasojë shkaktimin pas një jave të një stuhie në Europë. Kështu kur flitet mbi kaosin përmendet edhe "efekti flutur".

Nëpërmjet Teorisë Së Kaosit është e mundur që këto proçese të llogariten në mënyrë matematike. Teoria parashikon rolin vendimtar të disa faktorëve tepër të vegjël në mbarëvajtjen e punës.

Për shkak të të ashtuquajturit Kaos Vendimtar nuk mund të bëhet e mundur parashikimi i veprimit së bashku të një numri të madh sistemesh. Por teoricienët e kaosit përpiqen që me anë të modeleve matematikore të kuptojnë problemet që shkakton kaosi.

Edhe ne shoqerine njerzore sundon dukshem kaosi,i cili ne kushte te vecanta eshte pasqyruar me luftera,me ndikime te theksuara ne jeten personale te individit.

Përvoja tregon se në rastin e Tokës kaosi shpërthen si p.sh. në rastin e vërshimeve dhe përmbytjeve nga ujrat.

.....Ndërsa Gjithësia është relativisht e siguruar ndaj ndryshimeve që shkaktohen nga proçeset kaotike....

Kështu mund të parashikohet që mijra vjet më parë me një saktësi të madhe se kur do të ndodhë eklipsi i hënës apo diellit.

Vetë rregulli në rrotullimin e Tokës përqark Diellit dhe rrotullimin e Tokës përqark boshtit të vet ka shërbyer si masë për të përcaktuar vitin apo ditën.

A mund te vendoset rregull mbi crregullimin(Kaosin)....???
Sejcili mund te japi versionin e tij.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi