EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poltergejsti

Shko poshtë

Poltergejsti Empty Poltergejsti

Mesazh  Neo 19.05.08 17:48

Poltergejsti

Poltergejsti Enfield

Ka edhe raste, kur për persona lidhen, sipas pohimeve të tyre, shpirta të gjinisë së kundërt, shpirtat meshkuj - inkubus dhe ato femrash - sakubus, por trajtimi i këtillë në këtë drejtim ma merr mendja se do të ishte i tepërt.

Përvoja të ngjashme ka mjaft, dhe shumica e atyre që i përjetojnë, janë të bindur në vërtetësinë e përvojave të veta, por nuk janë të pakta edhe rastet që shpiken me ndonjë qëllim të caktuar (mos ta përdor këtu shprehjen e një kolegut tim i cili thotë se njerëzit nuk dinë ndryshe se si të fitojnë).

Për dukuritë e lartëpërmendura është shumë vështirë të shpjegohen se janë dukuri që dalin jashtë kornizës së shkencave reale dhe gjithmonë ekziston problemi i mungesës së fakteve të forta të cilat do i pranonte shkenca moderne.

Për këtë arsye gjithnjë dalin teori të reja të cilat vetëm sa e shtojnë më tepër konfuzitetin por ne do të mundohemi që problemin ta bëjmë më të afërt për lexuesin. Me siguri ju ra në sy rasti i ser Oliverit, edhepse dikush prej jush mund të mendojë se ky rast nuk e ka vendin në këtë artikull.

Arsyeja pse e zgjodha këtë qëndron aty se një sy pak më i mprehtë mund të vërejë, përkundër pluhurit që ngritën agjencionet informative mbi gjoja prezencën e vërtetë të kalorësit të vdekur, se elementi propagandistik në këtë rast nuk është edhe aq i pavërejtur, se interesimi për qendrat kulturore ruse në botë nuk është edhe aq i madh dhe kur dihet se qeveria ruse ka mjaft probleme të tjera me ekonominë e rrënuar sa që nuk ka kohë të kujdeset ta mbajë një qendër të tillë në një vend të vogël siç është Malta. Në anën tjetër, nuk duhet të marrim një konkludim të ngutshëm e të themi se të gjitha këto gjëra janë vetëm imagjinare e asgjë tjetër.

Dukuria Poltergeist (besoj keni dëgjuar për filmat me këtë emër), siç definohet në botë si manifestim i prezencës së shpirtit me anë të lëvizjes së objekteve të ndryshme, është shpesh herë mjaft i papërshtatshëm për analizë, sepse në kontakt me krijesat e së andejshmes janë nganjëherë familje të tëra, kurse shpjegimi i lëvizjeve pa kontakt i objekteve është i kotë kur dihet qëndrimi i shkencës ndaj telekinezës.

Ne mund të bëhemi për së tepërmi skeptikë dhe të mohojmë çdo gjë, por athua kemi zgjidhur diçka me një veprim të tillë, apo mos ndoshta ky veprim yni paraqet vetëm një manifestim të frikës së programuar thellë në ndërdijen tonë kolektive?

Nëse është kështu atëherë s'na mbetet gjë tjetër pos ta shikojmë anën tjetër të medaljes. Shumë parapsikologë dhe studiues të ndryshëm japin tezat e veta mbi dukurinë në fjalë, madje diçka e ngjashme shpjegohet edhe në mitologjinë tonë.

Shpirti i cili bëhet shkak për paraqitjen e një dukurie të tillë gjendet në njëfarë lloji të krizës personale. Ai gjindet mes realitetit të hidhur se më nuk është gjallë në njërën anë, dhe dëshirës që të mos shkëputet nga kjo botë në anën tjetër.

Kjo dëshirë e tij është aq e fuqishme sa që në të vërtetë ajo paraqet thelbin e problemit të t'gjitha atyre shqetësimeve që mund t'i përjetojë dikush. Nga frika që ne kemi nga ajo që s'është reale, gjithmonë çdo manifestim të tyre e marrim si armiqësor. Por athua një veprim yni i tillë është i drejtë?

Vetëm dhampiri mund ta vret lugatin, njeriu s'mundet

Përveç në rastet kur kalimin në atë anë e pengojnë probleme të natyrës së thellë, siç ishte rasti i plakës që vdes, ku mllefi manifestohet me diçka që vërtet është shqetësuese, në disa raste ndodh që shpirti i humbur dëshiron vetëm ta tregojë prezencën e vet dhe në njëfarë mënyre të inkuadrohet në jetën reale. Po me këtë arsyetim disa mundohen ta shpjegojnë, ose arsyetojnë edhe natyrën e çrregulluar në vete, p.sh. disa pohojnë se kanë dashnor ose dashnore që është shpirt.

Një pohim i tillë me të vërtetë është shumë naiv (mos ta përdor ndonjë termin tjetër), se pse po sikur të ekzistonte mundësia e kontaktit fizik me atë që s'është fizike, me të vërtetë nuk mund të paramendohej kaosi që do të mbretëronte.

Edhe në mitologjinë tonë, në njëfarë mënyre, jipet një shpjegim i ngjashëm, por ajo që interpretohet gabimisht në rrëfimet nga mitologjia jonë, është se shpirti ose siç e quajmë gabimisht Lugati, nuk mund të vritet në kuptimin klasik. Krijesa që i shkakton probleme një familjes nuk mund të largohet pa e vrarë njeriu i cili ka mundësi ta vërejë.

Këta persona në mesin e popullit tonë quhen dhampirë, përndryshe njerëz si çdo tjerë, por siç kuptohet nga mitologjia, dallojnë për kah madhësia e dhëmbëve të syrit dhe fuqia e perceptimit.

Në aftësitë e këtyre njerëzve nuk mund të bindemi se i vetmi për të cilin kemi dëgjuar se është i tillë, ka vdekur para disa vjetësh, por në rrëfimet për të mësojmë se në momentin kur i largonte shpirtat problematikë, ai humbte vetëdijen. Kjo sekvencë e ngjarjes na tregon se personi në fjalë ka harxhuar energji të madhe që ta orientojë shpirtin drejt vendit ku do e gjejë qetësinë, e jo ta vret atë, si mundohen disa të pohojnë.

Për t'u mos u thelluar më tepër në natyrën e problemit, se për diçka të tillë më nevojiten kualifikime më të mëdha se sa enthuziazmi për gjetjen e së vërtetës, mund të përfundoj se dukuria Poltergeist dhe gjithçka e ngjajshme me të, paraqet diçka që përherë do ta preokupojë njeriun, pikërisht për arsye të frikës nga e panjohura dhe prej asaj që secili prej nesh jemi të dënuar ta përjetojmë në fund të udhëtimit tonë.

Unë për veten time nuk mund ta pranoj se i tërë intelekti njerëzor dhe tërë ajo energji që na mban gjithnjë në lëvizje, mund të zhduket me aktin e vdekjes, por faktet që disa mundohen t'i përhapin nën jehonën e dukurive të ngjajshme nuk mund t'i pranoj si të qëndrueshme, për arsye se ende nuk e njohim natyrën aq sa duhet, që të japim konkludime të shpejta.

Edhepse ndoshta nuk është e udhës që një rast të tillë ta përmend këtu, me një shembull do të mundohem të argumentoj se në natyrën e këtyre dukurive, ndikon dukshëm edhe faktori psikologjik. Ja një rrëfim mjaft interesant të cilim ma tregoi një shok imi në kohën kur ishte i dashuruar marrëzisht në një vajzë.

"Një erë e lehtë më zgjoi nga gjumi dhe më detyroi ta ngritja kokën ku në errësirë pashë një figurë femre që fluturonte dhe depërtonte nëpër dritare. Kur m'u afrua, mos të them nga frika, instiktivisht më shpëtoi pyetja: - Kush je ti? Më shikoi këndshëm dhe nuk pat nevojë të më përgjigjet, e dija se ishte Besa"

Pra, si pasojë e gjendjes së tensionuar emocionale një person i gjallë i është parafytyruar si fantazmë. Në fund nuk më mbetet asgjë më tepër për të thënë (edhe pse dikush tjetër mund të shtojë diç më tepër), pos që këtë temë ta përfundoj me fjalët e një kolegut tim "Beso në atë që e sheh

Nga A. Rexhaj
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi