EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Princesha Diana

+2
Berti69
Kinich-Ahau
6 posters

Shko poshtë

Princesha Diana Empty Princesha Diana

Mesazh  Kinich-Ahau 28.03.10 18:00

PRINCESHA DIANA

Princesha Diana 17Diana

Që nga koha e martesës me Princin Çarls në 1981-shin e deri në vdekje si pasojë e nje aksidenti automobilistik në 1997-ën, princesha ishte pa diskutim gruaja më e famshme në botë, femra me popullaritetin më të madh në gjeneratën e saj, personi më i fotografuar në botë si dhe imazhi i bukurisë femërore, e admiruar dhe e rivalizuar për përfshirjen në luftën kundër AIDS dhe mbështetjen ndaj fushatës ndërkombëtare kundër zonave të minuara.

Për admiruesit, ajo ishte një rol- model, bile pas vdekjes ata kërkuan që ajo të shenjtërohej, ndërkohë që kritikët e përkufizuan jetën e princeshës si një rrefenjë paralajmëruese se si një obsesion me publicitetin mundet të shkatërrojë një individ.

Princesha e Uellsit shquhej për punen e saj humanitare, megjithëse shumë herë përpjekjet e saj filantropike hijezoheshin për shkak të martesës së plagosur nga skandalet me Princin Çarls. Akuzat e hidhura adresuar nga miqte dhe biografët për tradhëti bashkëshortore, depresione psikike, tensione emocionale si dhe pranimi nga ana e saj për tradhëti bashkëshortore dhe një numër historish dashurie, e gozhduan për një kohë të gjatë publikun gjatë 1990-ës, duke bërë të shiteshin pafund libra, revista dhe filma televizivë rreth jetës së saj.

Jeta e hershme


Dajana Fransis Spenser ishte vajza më e vogël e Eduard Spenser Vikonti i Althorpit dhe gruas së tij të parë Fransis Spenser. Kishte dy motra më të mëdha Xhein dhe Sarah dhe një vëlla më të vogël Çarlin. Ajo ishte pagëzuar në kishën e Shën Meri Magdalenës nga Persi Herbert, ish Peshkopi i Norvegjisë. Kumbarët e saj ishin Xhon Flloid dhe Meri Kolman, një mbesë e nënës mbretëreshë.

Pas divorit të prindërve të saj si pasojë e tradhëtisë bashkëshortore nga ana e së ëmës, kujdesi i Dajanës i kaloi babait të saj. Pas vdekjes së gjyshit nga ana e babait Albert Spenser, Earl Spenseri i shtatë, në 1975-ën babai i Dajanës u bë Earl Spenser i tetë dhe ajo vetë fitoi titullin Leidi Dajana Spenser si dhe u vendos në shtëpinë e shekullit të 16-të të familjes së saj, në vilën Althorp. Një vit më vonë babai i saj u martua me Konteshën e Dartmuthit, Rene, vajzën e novelistes së njohur Barbara Kartland.

Dajana u shkollua në Ridlesuorth Holl në Norfolk dhe shkollën e vajzave të West Heath. Ajo nuk shquej për rezultate të larta, bile notat e saj ishin nën mesataren. Por nga ana tjeter ajo ishte një këngëtare amatore e talentuar, e shkëlqyer në sporte dhe me premisa për tu bërë balerinë. Në 1977-ën, në moshën 16 vjeçare ajo studioi në Institutin Alpin Videmanete, një shkollë në Zvicër. Në këtë kohë burri i saj i ardhshëm princi Çarls shoqërohej me motrën e saj më të madhe Sarah.

Familja dhe martesa


Familja e Dajanës, Spenserat, kishin pasur gjithmonë lidhje me Familjen Mbretërore Britanike.
Gjyshja e saj nga nëna, Leidi Fermoi, ishte mike e ngushte prej një kohe të gjatë me Mbretëreshën Elizabet.
Jeta e Princit Çarls kishte qënë gjithmonë subjekt i spekullimeve të shtypit si pasojë e lidhjeve të shumta me gra të ndryshme. Në mesin e të tridhjetave ai ishte vazhdimisht nën presionin për tu martuar. Per të fituar aproivimin e Familjes Mbretërore dhe këshilltarëve të shumtë ku përfshihej dhe xhaxhai i tij Lord Mountbaten i Burmës, një kandidate per nuse, duhej të plotësonte disa kushte.

Ajo duhej të ishte me prejardhje aristokrate, nuk duhej të kishte qënë e martuar më parë, duhej të ishte protestante dhe mundësisht e “virgjër”. Dhe Dajana Spenser i plotësonte të gjitha parametrat. E dashura e princit në këtë kohë (sot gruaja e tij e dytë) Kamila Parker Bouls e ndihmoi atë të zgjidhte Leidi Dajana Spenserin 19 vjeçaren që në atë kohë punonte si asistente edukatore në një kopësht fëmijësh në Pimliko.

Bukingam Palas dha njoftimin për fejesën e princit më 24 Shkurt 1981, ndërsa ceremonia martesore u krye në Katedralen e Shën Paulit në Londer ditën e Mërkurë më 29 Korrik 1981 përpara 3500 të ftuarve dhe 1 bilion teleshikuesve në mbarë globin. Këngëtarja e njohur e muzikës opera Kiri Te Kanaua këndoi në ceremininë e martesës së tyre. Familja mbretërore i dha mirëseardhjen pjesëtarit më të ri.

Ishte një moment sadisfaksioni, sidomos për nënën mbretëreshë, e cila gjithashtu ishte lindur një njeri i zakonshëm që kishte bërë hapat drejt altarit për tu bërë pjesë e familjes mbretërore rreth 60 vjet më parë.

Dajana ishte e para angleze që martohej me trashëgimtarin e fronit që prej 1659-ës, kur Leidi An Haid u martua me Dukën e Jorkut dhe Albani, mbretin e ardhshëm Xheimsi i dytë. Pas martesës Dajana mori titullin Lartmadhëria e saj Princesha e Uellsit duke u renditur e treta grua për nga titujt mbretërorë pas mbretëreshës dhe nënës mbretëreshë.

Që nga dita e parë e daljes së saj në publik përkrah princit, garderoba e Dajanës u bë një pikë referimi për median. Stili rinor e i freskët i saj filloi të përhapej në shtëpinë e Uisdorve.

Princi dhe princesha e Uellsit patën dy fëmijë, Princ Uilliamin e Uellsit i lindur më 21 Qershor 1982 dhe Princ Henrin e Uellsit lindur më 15 Shtator 1984. Dajana donte tu jepte fëmijëve të saj një edukim sa më normal të ishte e mundur. Uilliami ishte i pari fëmijë mashkull, trashëgimtar për fronin mbretëror që shkonte në një kopësht fëmijësh. Ata nuk kishin mësues privatë, por shkonin në shkollë bashkë me fëmijë të tjerë. Pas lindjes së fëmijës së parë, Dajana vuajti nga depresione të pas-lindjes.

Më parë ajo kishte vuajtuar nga bulemia e cila iu rikthye. Në mesin e viteve 80-të martesa e tyre ishte veçse sipërfaqësore, gjë që në fillim e surprizoi e më pas e sensacionoi median mbarë botërore. Princi dhe Princesha i drejtoheshin shtypit nëpërmjet miqve të tyre duke akuzuar njëri tjetrin për lënie pas dore të martesës.

Çarli rifilloi lidhjen me Kamilën, ndërsa Dajana u përfshi në disa lidhje jashtëmartesore si me Xheims Hjuit dhe ndoshta më vonë me Xheims Gilbei, instruktorin e saj të kalërimit si dhe me rojen personale, megjithëse Dajana nuk e pranoi asnjëherë lidhjen me këtë të fundit. Princi dhe Princesha e Uellsit u ndanë përfundimisht në 9 Dhjetor 1992 ndërsa proçedurat për divorcin përfunduan në 28 Gusht 1996.

Princesha humbi titullin Lartmadhëria e saj dhe ishte vetëm Dajana, Princesha e Uellsit. Edhe pas divorcit Bukingam Palas i mbajti lidhjet me Dajanën. Ajo ishte zyrtarisht një pjesëtare e familjes mbretërore, pasi ishte nëna e trashëgimtarëve të fronit (i dytë dhe i tretë për nga radha).

Pas divorcit me princin Çarls, Dajana pati lidhje me agjentin e artit Oliver Hoare, lojtarin e rekbi-së Uill Karling si dhe me kirurgun e zemrës Hasnat Kahn, para se të lidhej me Dodi Faied. Martesa midis Princit dhe Dajanës ishte martesa e dekadës, por ajo që dukej nga jashtë aq perfekte nuk ishte e destinuar të mbaronte me një fund të lumtur.

Divorci i çiftit dëmtoi seriozisht dhe Monarkinë Britanike. Për vetë Dajanën divorci ishte një proces i dhimbshëm i cili i shkaktoi asaj depresion . Në një intervistë ekskluzive dhënë në emisionin Panorama të BBC që u ndoq nga miliona njerëz, Dajana foli hapur për depresionet e saj të pas-lindjes, shkatërrimin e martesës së saj me Princin Çarls, lidhjen gjithmonë në tension me familjen mbretërore si dhe për atë çka i shokoi të gjithë, ajo deklaroi se burri i saj nuk kish dashur asnjëherë të bëhej mbret. Ajo parashikoi se nuk do të bëhej asnjëhrë mbretëreshë, në vend të kësaj do të dëshironte të ishte një “mbretëreshë në zemrat e njerëzve”.

Misionet humanitare

Duke filluar nga mesi i viteve 80-të, Princesha e Uellsit filloi të bëhej e njohur për mbështetjen ndaj misioneve humanitare. Kjo ishte e kuptueshme për pozicionin e saj si princesha e Uellsit si dhe për interesin që ajo shfaqte për sëmundjet e saposhfaqura në Britani në atë kohë. Aktivitetet e saj më të spikatura humanitare ishin mbështetja e fushatës kundër zonave të minuara si dhe ndihmesa ndaj të prekurve me AIDS. Në pril të 1987-ës, princesha e Uellsit ishte e para e famshme që u fotografua duke u takuar me një person të infektuar me virusin vdekjeprurës HIV.

Të tilla gjeste (si takimi i duarve etj) jepnin mesazhe për publikun se kontakti shoqëror me njërëzit e infektuar me AIDS ishte i parrezikshëm. Kontributi i saj për ndryshimin e opinionit publik ndaj të sëmurëve me AIDS u përmblodh në Dhjetor të 2001-shit nga Bill Klinton tek: “ Dajana, Princesha e Uellsit: Leksion mbi AIDS”.

Shfaqja humanitare më e publikuar ishte vizita e saj në Angolë në Janar të 1997-ës kur duke shërbyer si vullnetare për Kryqin e Kuq ndërkombetar, ajo vizitoi në spiatal të mbijetuarit prej zonave të minuara. Në qershor të 1997-ës Dajana vizitoi Nënë Terezën që jetonte në varfëri të plotë.

Gjithashtu në Qershor të po atij viti, ajo shiti në ankand 79 fustanet dhe veshjet e ballove me të cilat ishte shfaqur në kopertinat e revistave më të njohura në mbarë botën. Ankandi solli fitime prej 3.5 million paund, të cilat kaluan të gjitha për misione humanitare. Ky veprim simbolizoi dhe ndarjen e saj përfundimtare me të shkuarën.

Vdekja

Në 31 Gusht 1997, Dajana u përfshi në një aksident automobilistik në tunelin Pont de l’Alma në Paris bashkë me mikun dhe të dashurin e saj Dodi Al Faied si dhe shoferin e tyre Henri Paul. Roja personale e Faiedid, Trevor Ris Xhons ishte personi i vetëm që i shpëtoi mrekullisht vdekjes (si dhe personi i vetëm që kishte vënë rripin e sigurimit).

Për vdekjen e princeshës u akuzuan reporterët, të cilët ishin duke e ndjekur makinën e saj që rriti shpejtësinë në maksimum për të evituar reporterët.

Megjithatë policia franceze akoma nuk e ka dhënë verdiktin e fundit, i cili pritet të jepet në fillim të 2007-ës. Dajana u dërgua menjëherë në spitalin Pitie Salpetrie, ku u bënë përkjejet maksimale për të shpëtuar jetën e saj. Nuk është e qartë nëse ajo në ndonjë moment erdhi në vete, megjithëse zëdhënësi i z. Al Faied, Majkell Kol, përmendi se një njeri i panjohur në Paris i transmetoi fjalët dhe porositë e fundit të Dajanës babait të Dodit, Muhamed Al Faied. Asgjë më tepër nuk dihet.
Kinich-Ahau
Kinich-Ahau

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Princesha Diana Empty Re: Princesha Diana

Mesazh  Berti69 03.09.11 0:31

Prapaskenat e vdekjes së Dianës

Duke rrëfyer detaje mbi vdekjen dhe organizimin e ceremonisë mortore të princeshës Diana, ish-kryeministri Tony Blair theu protokollin diplomatik. Si reagoi Mbretëresha dhe Princi Çarls Gjendja e përgjithshme emocionale ishte pikërisht siç e mendoja unë: një lumë hidhërimi. Por edhe një zemërim që ajo u largua. Në fillim zemërimi ra mbi paparacët që kishin ndjekur atë. Është e vështirë mbase të transmetosh se çdo të thotë të jesh një figurë publike dhe ta ndjesh se të janë qepur

Aso kohe atij i ra barra të fliste përpara njerëzve të pikëlluar. Nuk qe e thjeshtë. E kishte njohur personalisht dhe i dukej e pamundur që ajo kishte vdekur. Por në atë situatë kishte shumë gjëra më të rëndësishme për të menduar: që nga organizimi i ardhjes së trupit, tek ceremonitë dhe rakordimi i veprimeve me familjen mbretërore, që nuk ishte edhe aq i thjeshtë.

Në autobiografinë “Një rrugëtim”, ish-kryeministri Tony Blair veç të tjerash tregon edhe mbi vdekjen e Lady Dianës, ish-bashkëshorten e princit Çarls, e kthyer në një figurë e adhurueshme, jo vetëm për britanikët, por për gjithë botën. Vdekja e saj ishte shokuese. Ish-kryeministri rrëfen se si u veprua në ato rrethana, si reagoi familja mbretërore, vetë mbretëresha, fjalimi që mbajti, ceremonia mortore, tej.

Duke treguar këto detaje, Blair ka thyer protokollin mbretëror, ndaj dhe librit i është vënë embargo në Britaninë e Madhe. Më poshtë kemi shkëputur disa pjesë nga rrëfimi i Blair për këtë ngjarje tragjike. Shkova për të fjetur rreth orës 11:30. Rreth orës dy pas mesnatës ndodhi diçka shumë e çuditshme. Sheri nuk zgjohet dot kur e zë gjumi, por unë u zgjova dhe gjeta përballë pranë krevatit një polic, që siç e merrni me mend ishte një çudi e madhe.

Ndërsa luftoja me veten time, ai më tha se i kishte rënë ziles, por nuk e kishim dëgjuar, se princesha Diana ishte plagosur rëndë në një aksident automobilistik, se unë duhet t’i telefonoja menjëherë ambasadorit britanik në Paris, Sër Majkëll Xhej (Michael Jay).

Isha zgjuar plotësisht. Sheri u zgjua gjithashtu. I shpjegova asaj si ishte puna pastaj vrapova poshtë dhe nga Doëning Street më lidhën me Maikëllin. Ishte e qartë që në fillim se ishte zor që Diana të shpëtonte. Maikëlli fliste për dëmtimet, më informoi që edhe i dashuri i saj, Dodi Fajed, dhe shoferi kishin vdekur në vend menjëherë dhe roja personale ishte gjallë, por i pandërgjegjshëm.

I telefonova Alastairit. Ai e kishte marrë vesh nga media në të gjitha burimet. Ne ishim të dy të tronditur thellësisht. Unë nuk munda ta besoja. Ajo ishte një forcë e tillë në jetën e njerëzve, si edhe në një pjesë të madhe të jetës sonë kombëtare, aq e kthjellët pa dyshim dhe vazhdimisht aq e gjallë vetë, saqë ishte e pamundur ta mendoje të vdekur.

Në orën 4 të mëngjesit telefonova përsëri dhe më treguan për gjendjen e saj. Majkëlli ishte shumë i kënaqur si e kishin trajtuar çështjen francezët: ministri i brendshëm, Jean-Pierre Chevenement, ministri i Shëndetësisë, Bernard Kushner, dhe Presidenti Shirak kishin qenë shumë të ndjeshëm, bashkëpunues dhe të respektueshëm. Që nga ajo kohë kishte vazhdimisht telefonata dhe ne po punonim si ta trajtonim problemin.

**

Ndërsa mendoja për vdekjen e saj dhe çfarë do të thosha, kisha një ndjenjë detyrimi sa edhe hidhërimi. E ndieja që i detyrohesha asaj të gjeja diçka si ta shprehja kush ishte ajo. Ne ishim që të dy, në mënyrën tonë, njerëz manipulues, që kapnim shpejt emocionet e të tjerëve dhe ishim të aftë instinktivisht të luanim me ta, por unë e dija se kur ajo takonte njerëzit me të meta apo të sëmurë, në një mënyrë që askush tjetër e sidomos në pozitën e saj nuk do ta bënte, e bënte me sinqeritet.

Ajo e dinte sigurisht efektin e kësaj, por efekti nuk mund të ishte asnjëherë aq i fuqishëm, në rast se ndjenja nuk do të ishte e vërtetë. Unë u ula në studion time në Trimdom dhe, ndërsa dielli i agimit lëshonte rrezet e tij përmes dritareve, mendoja se çfarë do të donte ajo të thosha për të.

Princesha Diana Diana-mbreteresha
Mbretëresha e Anglisë në funeralin e Lady Dianës

Sigurisht Pallati kishte bërë një deklaratë, por Mbretëresha nuk kishte ndërmend të fliste. Para se të nisesha për në kishë, pata telefonatën e parë me të, ku i shpreha ngushëllimet e mia. Ajo kishte një qëndrim filozofik, ishte e shqetësuar për djemtë, por njëkohësisht edhe profesional dhe praktik. Ajo i merrte me mend përmasat e ngjarjes, por në mënyrën e saj. Ajo nuk do të trembej nga ngjarja. Në këtë kuptim ajo mund të vepronte si i takon një mbretëreshe.

Gjendja e përgjithshme emocionale ishte pikërisht siç e mendoja unë: një lumë hidhërimi. Por edhe një zemërim që ajo u largua. Në fillim zemërimi ra mbi paparacët që kishin ndjekur atë. Është e vështirë mbase të transmetosh se çdo të thotë të jesh një figurë publike dhe ta ndjesh se të janë qepur.

Për arsye krejt të kuptueshme, shumë njerëzve nuk u vjen keq për njerëz të dëgjuar, shumica e të cilëve ndjekin me qejf rrugën e tyre. Shpesh ata bëjnë një jetë të pasur. Ata marrin përpjetë në këtë rrugë dhe ideja është që ata të bëjnë qejf atje lart, duke u rrëzuar poshtë. Sidoqoftë, kjo nuk është gjë e madhe, apo jo?

Atë të diel në mëngjes, familja mbretërore frekuentonte si zakonisht një shërbim në kishën Crathie në Balmoral. Nuk bëhej fjalë për Dianën. Unë e dija që Mbretëresha do të mendonte se detyra ia kërkonte që të vazhdonte rutina normale. Nuk do të kishte aty rrotull Alastair, që të sugjeronin se ndoshta do të ishte e arsyeshme të përmendej tragjedia. Çështja është: Mbretëresha është një njeri i vërtetë, jo artificial dhe me këtë dua të them se nuk ka asgjë artificiale në qëndrimet e saj.

Ndërsa preokupimi i saj absolut ishte mbrojtja e fëmijëve dhe kjo donte të thoshte t’i mbronte ata para së gjithash si princër. Nuk do të ishte problem që ata të mos shkonin në kishë atë ditë, disa orë pas vdekjes së nënës. Ishte detyra e tyre si princër. Natyrisht për disa njerëz të publikut kjo dukej e pabesueshme, gati hapur, pa ndjenjë.

Refuzimi për të ulur flamurët në kështjellën Windsor dhe në Kullën e Londrës u bë sepse Diana teknikisht nuk ishte më pjesëtare e familjes mbretërore, meqenëse i ishte hequr titulli Lartësia e Saj Mbretërore. Flamuri në pallatin Bukingam nuk valëvitej asnjëherë, sepse, sipas traditës, ai vendoset vetëm për nivelin personal të mbretëreshës dhe vetëm kur ajo është në rezidencë. Ajo qëndronte në Balmoral, sepse në shtator nuk vinte në Londër.

Përsëri sipas traditës. E gjithë kjo ishte sipas librit, por nuk mbahej parasysh fakti se njerëzit nuk e çanin fare kokën për ‘librin’, aktualisht nuk u pëlqente ‘libri’ dhe në fakt mendonin se ‘libri’ ishte pjesërisht shkaku i krijimit të një zinxhiri ngjarjesh që çuan në vdekjen e Dianës. Në simbiozën e çuditshme midis sunduesit dhe të sunduarve njerëzit insistonin që Mbretëresha të pranonte se ajo sundonte me pëlqimin e tyre dhe duhej t’i bindej kërkesës së tyre.

Zemërimi i publikut po drejtohej kundër familjes mbretërore. Në të njëjtën kohë nuk u zbut as kundër shtypit, i cili duke e ndjerë këtë, e kuptoi se ata do ta trajtonin atë në një shënjestër tjetër dhe, të thuash të vërtetën, ata po e jepnin ndjenjën e popullit duke u përpjekur të merrnin vesh ku do të drejtohej ajo.

Më vinte keq për vetë Mbretëreshën, e cila ishte në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë. Nga njëra anë ajo ishte e shqetësuar për ndikimin e Dianës në monarkinë si institucion dhe nga ana tjetër asaj i vinte keq për nënën e dy nipërve të saj që ajo i donte shumë. Por ajo nuk donte të shtirej për Dianën, që ishte në konflikt më të madh se sa mund ta pranonte publiku, prandaj ngurrimi i saj për të bërë një hap përpara vinte më pak nga respektimi i traditës dhe i ‘librit’ – megjithëse, padyshim kjo ishte pjesë e saj dhe më tepër nga dëshira e sinqertë të shfaqej e vërtetë, sikundër ndihej.

Ishte e habitshme të qëndroje në Northolt duke parë avionin të mbërrinte, duke pritur arkivolin me grumbullin e shtypit në qindra vetë të mbyllur pas gardhit, duke biseduar kot me të tjerët. Në raste të tilla, duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Princi Çarlz kishte një çehre të tmerrshme. Ai dhe Kamila ishin në qendër të interesimit dhe spekulimit. Ç’të bënte ai? Të shtirej i prekur nga hidhërimi dhe ta quanin mashtrues. Apo të rrinte i qetë dhe ta quanin të pashpirt. Ishte një situatë pa rrugëdalje. Çdo gjest i tij do të interpretohej dhe keqinterpretohej dhe njerëzit ishin gati t’i turreshin në çdo rrëshqitje.

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, në këtë kohë me plot sfida, marrëdhënia e tij me djemtë e shpëtonte. Në atë moment unë nuk i pashë ata së bashku, por, kur i pashë më vonë, kuptova se ishin në marrëdhënie të mira, me dashuri nga të dyja palët. Mund të thuash se nuk ishte për t’u habitur, përderisa ishte babai i djemve të tij. Por në atë kohë kishte shumë njerëz që mendonin se grindja midis burrit dhe gruas kishte kaluar midis babait dhe djemve.

Megjithatë, nuk ishte kështu dhe ndërsa ditët kalonin kjo u bë më e qartë, duke ulur presionin ndaj princit Çarlz.

Funerali që do të mbahej të shtunën e ardhshme ishte çështja kryesore e debatit. Pati diskutime të pafundme, lidhur me numrin e saktë të njerëzve që do të ftoheshin për secilën kategori për organizimin e shërbimit dhe rolin e familjes së Dianës. Vëllai i saj, Çarlz Spenser, i cili kishte një natyrë shumë të fortë dhe kategorike, ishte shumë i zemëruar për mënyrën si ishte trajtuar ajo, sigurisht nga media dhe mbase edhe nga familja mbretërore.

Çdo vendim ishte shumë i ndjeshëm, me shumë pro dhe kundra, i përpunuar dhe ripunuar. Pati një debat të madh nëse djemtë duhet të ecnin pas kortezhit me Princin Çarlz si dhe një shqetësim për reagimet e ndryshme të publikut ndaj tij dhe ndaj tyre.

Funerali ishte gjithçka që ne prisnim të kalonte. Ai ishte i jashtëzakonshëm – me Elton Xhonin që këndoi, ‘Një Qiri në Erë’ dhe në mënyrë të shkëlqyer – por edhe në miqësi me Westminster Abbey. Çarlz Spenseri i bëri një goditje shtypit. Kishte edhe një farë qortimi për familjen mbretërore, por fjala e tij ishte e fuqishme dhe do të kishte jehonë.

Unë dhashë drekë për një përzgjedhje të madhe mbretërish, mbretëreshash, kryetarë shtetesh dhe autoritete të tjera. Hillari Klinton erdhi si përfaqësuese e SHBA dhe për mua ishte kënaqësi si kurdoherë ta takoja. E gjitha kaloi në mënyrë të shkëlqyer.

Ishte një fund surreal i një jave surreale. Tragjik, magjepsës, i paharrueshëm.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Princesha Diana Empty Re: Princesha Diana

Mesazh  Odin 08.10.12 11:58

Princeshë Diana u vra me vetëdije në ambulancë

Princesha Diana Princess-diana

Princesh Diana nuk vdiq në tunelin Alma, në Paris, por ajo u vra në ambulancë, rrugës për në spital. Fakti tronditës bëhet me dije nga e përjavshmja e orientuar kryesisht në publikimin e skandaleve ‘Globe’, e cila pretendon se ka prova të forta të cilat i përkufizon ‘një komplot i keq’, shkruan BW.

‘Globe’ thekson se do të zbardhë shumë shpejt fakte tronditëse bazuar në fakte se vdekja e Lady Dianës ka ardhur si pasojë e një komploti të organizuar, pasi kanë edhe dëshminë e një hetuesi i cili tashmë njeh ‘vrasësit’.

Hipoteza e vrasjes, natyrisht nuk është fakt i ri, por gjatë 2 viteve të fundit është mbështetur versioni i vdekjes së provokuar për shkak të shoferit të makinës Henri Paul, ku udhëtonte princesha bashkë me të dashurin e saj Dodi al-Fayet, i cili shpejtonte për të humbur gjurmët e gazetarëve dhe ngiste nën efektin e drogës dhe alkoolit.

Faktet e reja të ‘Globe’ pritet ti japin një kthesë të re hetimeve, teksa pritet që javën e ardhshme të publikohen.

Diana vdiq më 31 gusht 1997 nga një aksident automobilistik në Paris në moshën 36-vjeçare me të dashurin e saj, Dodi i biri i Mohamed al-Fayet, ish-pronari i qendrës tregtare, Harrods, në Londër.
Pesëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së saj, Lady Diana adhurohet gjithmonë në Britaninë e Madhe dhe familja mbretërore rifitoi popullaritetin pas aksidentit fatal në Paris, ku princesha humbi jetën, ndërsa djemtë e saj, William dhe Harry janë në qendër të vëmendjes.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Princesha Diana Empty Re: Princesha Diana

Mesazh  Luli 07.06.13 19:44

Princesha Diana u vra?

Princesha Diana Diana_925917

Princesha Diana ishte vrarë si pjesë e një komploti të pallatit mbretëror por policët kryesor të Scotland Yard e kanë mbuluar këtë ngjarje.

Revista amerikane Globe ka shkruar se ka detale të këtij komploti të vrasjes, përderisa policët e kanë ditur atë por thjesht e kanë shprehur.

Raportet e mëparshme thoshin se Diana ishte vrarë si pjesë e një komploti kundër saj përderisa polcia britanike e ka fshehur krimin.

Një autor i afërt me inteligjencën ruse i ka bërë këto akuza shokuese.

Sipas revistës Globe, thuhet se ankesa ka edhe ndaj Prince William dhe gruas së tij Kate Middleton të cilët kanë kërkuar prova të reja për aksidentin fatal me 1997 kur edhe vdiq Diana.

Diana kishte vdekur në këtë aksident me 31 gusht të vitit 1997 në moshën 36 vjeçare.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Princesha Diana Empty Re: Princesha Diana

Mesazh  Flavius 18.08.13 15:34

Fakte të reja mbi vdekjen e princeshë Dianës

Princesha Diana F1_18diana1376823981

Policia londineze ka marrë në dorë fakte të reja mbi vdekjen e princeshës Diana dhe të dashurit të saj, Dodi Al Fayed, duke ndezur kuriozitetin dhe nxitur sërish spekulimet mbi vdekjen e shumëpërfolur të vitit 1997 në Paris.

Policia metropolitane në Londër ka deklaruar se po ekzaminon një informacion të ri, që ka marrë së fundmi për vdekjen e princeshë Dianës dhe Dodi Al Fayed.

Oficerët nga Komanda e Specialistëve dhe Operacioneve të krimit po studiojnë informacionin që është marrë së fundmi”, njoftoi Met. Një zëdhënës tha se kjo nuk ishte një rihapje e hetimeve për vdekjet në aksidentin e Parisit, më 31 gusht të vitit 1997.

Zëdhënësi tha se: “Vdekjet e Dianës, princeshës së Uellsit dhe Dodi Al Fayed janë hetuar gjatë dhe janë ekzaminuar nga juria e drejtuar nga lordi i Drejtësisë, Skot Baker, në Gjykatën Mbretërore të Drejtësisë në vitet 2007-2008.

Në dhjetor 2006, raporti mbi hetimin tregoi se vdekja e çiftit nuk ishte vrasje. “Më 7 prill 2008, juria doli në përfundimin se verdikti i tyre ishte pakujdesia e shoferit gjatë drejtimit të automjetit.

Martesa e princeshë Dianës me princin Çarls, trashëgimtar i parë i fronit mbretëror, nuk funksiononte prej kohësh, pasi princi e kalonte kohën me Kamilën, tashmë gruaja e tij.

Qëkur princeshë Diana nisi të bënte publike marrëdhënien e saj me të dashurin arab, Dodi Al Fayed, qarkullonin zëra se atyre mund t’u ndodhte diçka dhe vdekja e Dianës në aksident drejtoi në atë kohë një hije të rëndë dyshimi drejt Pallatit Mbretëror britanik, ku të gjithë e mendonin përfshirjen, por gjithkush tregohej i kujdesshëm në komente, kryesisht mediatike.
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Princesha Diana Empty Re: Princesha Diana

Mesazh  Berti69 13.09.13 20:11

Si vdiq Princesha Diana, momentet e fundit të jetës

Gazetarja e “Daily Mail” rindërton skemën e ngjarjes

Vdekja e princeshës Diana, gazetarja: U vra nga ushtria


Princesha Diana Slide_246996_1432935_free-298x300

Ai ishte vrasja e princeshës Diana një operacion ushtarak i forcave të armatosura britanike? Gazetarja Su Rid, e të përditshmes londineze “Daily Mail”, e cila e ka ndjekur këtë çështje që prej fillimit, beson se kjo është e vërteta. Duke mbledhur fakte e dëshmi përgjatë 16 viteve, ajo ka rindërtuar edhe një skeme të vrasjes, që publikohet në 16 –vjetorin e vdekjes së Dianas, mikut të saj Dodi Al Fajed dhe shoferit Henri Pol në kryeqytetin francez, Paris.

Në rindërtimin e kësaj skene, sipas të cilës, aksidenti është vepër e shërbimeve sekrete të ushtrisë britanike, janë marrë parasysh edhe deklarata të dëshmitarëve okularë, biseda të gazetares me specialistë britanikë e francezë të shërbimeve sekrete dhe informacionet që ka dhënë së fundi në polici ushtari N, ish-snajper i regjimentit SAS të Forcave Speciale Britanike.

Sipas gazetares, në ato dy minuta të udhëtimit fatal nga hotel Ritz deri në tunelin Pont d’Alma, Mercedezi ku udhëtonte princesha Diana është shoqëruara nga një motoçikletë ku ndodheshin dy persona të të veshur me të zeza dhe me kaska mbrojtëse. Njëri prej tyres, sipas saj, ka një dritë lazer në drejtim të shoferit, çka ka bërë që ai të humbasë kontrollin dhe të përplaset me një nga kolonat e tunelit.

Gazetarja thotë se në tunel nuk ndodhej asnjë gazetar apo fotoreporter, siç u tha në atë kohë në raportet e policisë.

Në skemën e rindërtuar prej saj, aludohet se njeri nga personat në motor ka bërë edhe lëvizje karakteristike ushtarake, për të konfirmuar vdekjen e personave që ndodheshin në autoveturë.

Princesha Diana Slide_246996_1433048_free-199x300

Me 31 Gusht 1997, Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në spitalin Pitie-Salpetiere të Parisit pas dëmtimeve të rënda të marra në kraharor, nga një aksident me makinë. Shoqëruesi i saj, Dodi Al Fayed, vdiq menjëherë në përplasjen e orës 12:25 të mëngjesit. Shoferi Henri Paul ishte i dehur dhe humbi kontrollin e Mercedesit në një tunel. Ai po udhëtonte me shpejtësi të madhe në përpjekje për të shpëtuar nga fotografët paparac. Badigardi i Dianës, Trevor Rees Jones, shpëtoi me dëmtime të rënda. Ai ishte i vetmi që kishte vënë rripin e sigurimit. Vdekja e Dianës, e adhuruar nga miliona vetë për bukurinë dhe natyrën e mirë, zhyti botën në zi.

Diana Frances Spencer lindi më 1 korrik të vitit 1961 në Park House, shtëpinë që prindërit e saj e kishin marrë me qera, në pronën e Mbretëreshës Elizabetë II, në Sandringham, Angli. Në fëmijërinë e saj, kishte shoqëri me Princin Andrew dhe Princin Eduard, djemtë më të vegjël të Mbretëreshës Elizabetë. Kur babai i saj trashëgoi titullin Earl of Spencer, në vitin 1975, Diana u njoh si Lady Diana Spencer. Pasi mbaroi shkollën, Lady Diana u bë mësuese në kopsht në një shkollë në periferi të Londrës.

Në vitin 1980, ajo filloi një histori dashurie me Princin Çarls, djali i madh i Mbretëreshës Elizabetë. Në shkurt të vitit 1981, 33 vjeçari, Princi i Uellsit, shpalli fejesën me 19 vjeçaren. Bukuria e Dianës dhe ndrojtja e saj u bënë objekt i medias. Më 29 korrik, të vitit 1981, rreth një bilion shikues, në 74 vende, u bënë dëshmitarë të martesës së Princit Çarls, trashëgimtar i fronit mbretëror të Britanisë, me Lady Diana Spencer. Të martuar në një ceremoni madhështore, në Katedralen St. Paul, në prezencën e 2.650 të ftuarve, romanca e çiftit ishte për momentin lakmia e të gjithë botës. Fëmija e tyre i parë, Princi William, lindi në vitin 1982, dhe fëmija i dytë, Princi Harry, lindi në vitin 1984.

Çifti përrallor ishte gjithnjë nën vëzhgimin e medias. Paparacët e pavarur e bënë Dianën një nga gratë më të fotografuara të botës, por kjo i shkaktonte asaj depresion. Në vitin 1992, Diana dhe Çarlsi u ndanë zyrtarisht. Në gusht të vitit 1996, princi dhe princesha, pas bisedimeve të stërzgjatura, arritën një marrëveshje për divorcin e tyre. Në këmbim të një vendstrehimi dhe të drejtën për të mbajtur apartamentet, në Pallatin Kensington, dhe titullin e saj, si Princesha e Uellsit, Diana pranoi të heqë dorë nga titulli, Lartësia Juaj, dhe çdo pretendim në të ardhmen, për fronin britanik.

Pas divorcit, princesha popullore ndihej mirë në rrugën e saj për të arritur ëndrrën për t’u bërë “mbretëreshë në zemrat e njerëzve”. Ajo mbeti njeri publik dhe vazhdoi të promovonte shumë kauza humanitare, duke përfshirë përkrahjen për të sëmurët me SIDA dhe fushatën kundra minave tokësore. Në fund të vitit 1996, Diana u lidh me milionerin Dodi Al Fayed, djalin e pronarit egjiptian të dyqaneve Harrods. Lidhja e tyre u thellua në vitin 1997 dhe në gusht ajo shkoi me pushime me Dodin në Mesdhe. Si gjithmonë, paparacët i ndoqën nga pas, dhe një fotograf u pagua 3 milion dollarë, nga tabloidët, për një fotografi të Dianës dhe Dodit, duke u puthur në jahtin e tij.

Më 30 gusht, Diana dhe Dodi shkuan nga Sardenja në Paris. Diana kishte planifikuar të kthehej në Pallatin Kensington të nesërmen, pasi të kalonte një natë në vilën e Dodit në Paris. Atë mbrëmje, Diana dhe Dodi darkuan në një restorant, në hotelin Ritz në Paris, pronar i të cilit është babai i Dodit që prej vitit 1979. Pas darkës, Dodi i kërkoi shoferit të tij të nisej për në vilë, në përpjekje për të larguar fotografët. Nga ana tjetër mori si shofer Henri Paul, zëvendësshef i sigurisë në hotelin Ritz. Ai pranoi, edhe pse ishte i dehur dhe po merrte ilaçe anti-depresive që nuk duhej të përziheshin me alkool.

Rreth mesnatës, Dodi dhe Diana dolën nga hyrja e pasme e hotelit Ritz. Paparacët, që nuk ishin gënjyer nga hileja e mëparshme, fotografuan çiftin, kur po futej në një Mercedes antiplumb, bashkë më badigardin e Dianës. Ndërkohë që po ecnin përmes qytetit, ata po ndiqeshin nga afër nga shumë paparacë me motorë. Në Place de la Concorde, Henri Paul rriti shpejtësinë, në përpjekje për t’u larguar nga paparacët. Në kohën që arritën në nënkalimin e Pont de l’Alma, shoferi po udhëtonte me 120 milje/orë, në një zonë ku shpejtësia lejohej deri në 30 milje/orë. Kur ata u futën në nënkalim, Paul humbi kontrollin, dhe Mercedesi u përplas me një mur dhe goditi kolonat. që mbanin tavanin e tunelit. Paparacët, që ishin 100 jard (91.44 m) pas, patën mundësinë të ndalonin në kohë, në momentin e aksidentit. Disa prej tyre vrapuan për në tunel dhe filluan të bënin fotografi, të cilat u konfiskuan më vonë nga policia.

Mercedesi, që gjendej i përplasur në kolonën e 13-të, ishte bërë si një lëmsh metalik që nxirrte tym. Diana ishte e bllokuar brenda, ishte e gjallë, por me dëmtime serioze në kraharor. Ambulancat erdhën për disa minuta, por, ngaqë makina ishte bërë prej çeliku antiplumb, u desh rreth një orë e gjysëm për ta nxjerrë atë nga makina e shkatërruar. Ajo u dërgua në spitalin Pitie-Salpetiere, ku pësoi atak kardiak disa minuta pasi mbërriti në spital. Kirurgët nuk arritën ta kthenin në jetë, dhe ajo u deklarua e vdekur në orën 3 të mëngjesit. Ishte vetëm 36 vjeç.

Badigardi i Dianës ishte i vetmi i mbijetuar nga përplasja. Ai pësoi tronditje dhe dëmtime të tjera dhe nuk kujtonte asgjë nga përplasja por as nga ngjarjet që kishin pasuar. Autoritet franceze arrestuan 10 fotografë paparacë, të cilët po ndiqnin Mercedesin, dhe u akuzuan për përfshirje në vrasje. Akuzat ranë kur një investigim zyrtar arriti në përfundimin se Henri Paul ishte i vetmi fajtor për aksidentin fatal.

Vdekja tragjike e Dianës shkaktoi një shpërthim ndjenjash të britanikëve, që nuk ishin parë që prej festimeve të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Njerëzit, që bënë homazhe, sollën më shumë se një milion buqeta lulesh, në pallatin mbretëror, dhe pritën në rresht më shumë se 12 orë, për të firmosur në librin e ngushëllimeve. Më shumë se 3.500 linja telefonike u vunë në dispozicion, për të mbledhur donacionet për një fond përkujtimor. Brënda një viti, fondi i mbledhur, nga bamirësia, ishte 133 milion dollarë, nga të cilat 48 milion dollarë u mblodhën nga shitjet e këngës, që Elton John ia dedikoi Dianës, “Candle in të Wind 1997”, dhe 20 milionë dollarë u mblodhën nga suveniret e Dianës.

Familja mbretërore përgatiti një funeral shtetëror, për Dianën, në Westminster Abbey, më 6 shtator. Arkivoli i Dianës u dërgua nga Pallati Kensington në Abbey, dhe rreth një milion persona, që vajtonin, rrethonin rrugën. Djemtë e Dianës, William, 15 vjeç, dhe Harry, 12 vjeç, u bashkuan me babain e tyre, Princin Çarls; gjyshin, Princin Filip; dajën, Çarls Earl of Spencer, për të shoqëruar kortezhin me arkivolin. E vetmja zhurmë që dëgjohej ishte trokëllima e kuajve dhe kumbimi i këmbanave të kishës.

Shërbesa u shikua nga rreth dy bilion shikues në botë. Bashkëpunëtorët e Dianës, në bamirësitë e ndryshme të saj, përfaqësonin 500 nga 2000 vetat që ishin ftuar të merrnin pjesë në funeral. Elton John, një mik i Dianës, preku pjesëmarrësit në ceremoni kur ai këndoi “Candle in the Wind” duke luajtur vetë në piano. Pas shërbesës, trupi i Dianës u dërgua, me një makinë funeralesh, në pronën e trashëguar të familjes së saj, pranë Althorp, në veri të Londrës. Në një ceremoni private, ajo u preh, në një ishull të mbuluar me pemë, pranë një liqeni të vogël, sigurisht larg aparateve fotografikë.

Që prej vdekjes së Princeshës Diana, Althorpi, pronë e familjes Spencer, që prej 500 vjetësh, është bërë tani një vend tërheqës për turistët.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Princesha Diana Empty Re: Princesha Diana

Mesazh  Zattoo 23.09.13 18:49

Akuzat për vrasjen e Dianës

Princesha Diana F_200612_december09e_92290a

Një ushtarak britanik, i cili njihet me incialin N dhe që pretendon se Princesha e ndjerë Diana, është vrarë nga nje njesi e posacme e forcave speciale britanike, SAS, njoftohet se eshte larguar nga Britania.

Media vendase raporton se ushtaraku eshte arrastisur perpara dia ditesh drejt Emirateve te Bashkuara Arabe, vetem disa dite perpara se te merrej ne pyetje nga hetuesit e Scotland Yard-it.

Pretendohet se ushtaraku i ka thene ish-gruas se tij se Princesha, nena e Mbretit te ardhshem te Anglise, princit William, eshte vrare nga nje njesi speciale ushtarake, e cila i ka leshuar drite te fuqishme ne fytyre shoferit te makines perpara se ajo te perplasej ne nje tunel te Parisit ne vitin 1997.



Spekulohet se presioni per marrjen ne pyetje, qe kur kjo histori fillloi perpara nje muaji mund te kete qene arsyeja e largimit te tij nga Britania ne prag te marrjes ne pyetje.

Scotland Yard-i eshte duke kaluar ne site çdo informacion te ri per vdekjen e Princeshës Diana, per te pare se sa relevnate dhe te besushme jane informacionet e reja. Per vdekjen e Princeshës eshte bere nje hetim zyrtar dhe seance gjyqesore e cila ka zgjatur 90 dite, ku jane marre si deshmitare 250 veta dhe jane shpenzuar nga policia, rreth 8 milione sterlina.

Hetimi i Lordit Stevens konkudoi se Diana nuk ishte vrare nga spiunet britanikë, as nga Duka i Edinburgut, burri i Mbretereshes, madje ajo as nuk ishte as shtatzene ne ate kohe me te dashurin e saj me origjine egjyptiane Dodi al Fayed.Nje zedhenes i Familjes al Fayed tha se nuk kane asnje koment per te bere, por thane se “jane te interesuar per rezultatin” dhe shtoi se kishin besim se policia do hetonte informacionet me seriozitet.

Mendohet se largimi nga Britania e Madhe e ushtarakut qe ka bere pretendimin e fundit, e ben me te komplikuar kete hetim per rrethanat e vdekjes se ish-Princeshes Diana, per te cilen ka nje interes mjaft te madh nga publiku britanik dhe me gjere.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Princesha Diana Empty Re: Princesha Diana

Mesazh  Zattoo 24.09.13 18:36

Zhduket ushtaraku që dëshmoi për vrasjen e Dianës

Princesha Diana Diana-1380012509

Një ushtarak britanik, i cili njihet me inicialin N dhe që pretendon se princesha e ndjerë Diana, është vrarë nga një njësi e posaçme e forcave speciale britanike, SAS, njoftohet se është larguar nga Britania.

Daily Star raporton se ushtaraku është arratisur përpara disa ditësh drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, vetëm disa ditë përpara se të merrej në pyetje nga hetuesit e Scotland Yard-it

Pretendohet se ushtaraku i ka thënë ish-gruas së tij se princesha, nëna e mbretit të ardhshëm të Anglisë, princit William, është vrarë nga një njësi speciale ushtarake. Kjo e fundit ka lëshuar dritë të fuqishme në fytyrë shoferit të makinës ku ishte Diana, përpara se ajo të përplasej në një tunel të Parisit në vitin 1997.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Princesha Diana Empty Re: Princesha Diana

Mesazh  Zattoo 10.10.13 1:25

Fakte të reja për Princeshën Diana

Princesha Diana 130817155151-12-princess-diana-horizontal-gallery

“Princesha Lady Diana u vra sepse priste një fëmijë nga miliarderi egjiptian Dodi al Fayed.” Kështu shkruhet në librin e ri mbi jetën e princeshës Diana, "The Princess Diana Conspiracy", i shkruar nga Alan Power.

Shkrimtari pretendon se ka prova të forta që vërtetojnë ato që janë shkruar në libër. Sipas tij, në momentin e vdekjes, Lady Diana ishte 6-10 javëshe shtatzënë dhe këtë e dëshmojnë radiologia Elizabeth Dion dhe infermierja Jocelyn Magellan, të cilat pretendojnë se i kanë bërë një sërë analizash princeshës para aksidentit tragjik.

Në librin e Alan Power vdekja e Lady Dianës cilësohet si një komplot. Kohët e fundit kjo tezë po qarkullon së shumti në Britani, që kur “Scotland Yard” ka nisur të verifikojë deklaratat e një personi të njohur si “Ushtari N”, sipas të cilit princesha është vrarë nga forcat speciale.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Princesha Diana Empty Re: Princesha Diana

Mesazh  Luli 23.01.14 9:10

Vrasësi i Princeshës Diana është “sekreti më i madh i SAS”-it, ka bërë të ditur gruaja e një pjesëtari të SAS-it i njohur me nofkën Soldier N. Gruaja - e identifikuar si Sarah - ka folur publikisht për pohimet e burrit të saj për një konspiracion të supozuar për vrasjen e princeshës Diana që ishte realizuar me sukses. 


Ajo pohon se në vitin 2012, një zyrtar i “SAS”-it ia kishte dhënë një shumë të pacaktuar të parave në një zarf ngjyrë kafeje me instruksionet që “të heshtte për Dianan”. “Gjëja e çuditshme është se asnjëherë gjatë takimit oficerët nuk përmenden se çfarë kishte thënë ish-burri për përfshirjen e SAS-it në vrasjen e princeshës Diana”, ka thënë gruaja. 


Sara pohoi se zarfi përmbante 500 funte. “Kurrë nuk kam mbajtur një shumë aq të madhe të parave më parë dhe më tha që të mos tregoja për pagesën dhe se për çfarë ishin ato. Ata dëshironin që të heshtja për Dianan dhe operacionet e SAS-it”, ka thënë Sarah. “Por nuk mund të qëndroja e heshtur për diçka aq serioze. Pagesa ishte shumë e dyshimtë dhe ndihesha e parehatshme”. “Mënyra kërcënuese dhe e keqe që SAS e bëri me mua, bëri që ato që kishte thënë burri im për rolin e regjimentit të tij në vrasjen e Dianas të dukej më e besueshme”. 


Takimi më drithërues me SAS-in, Sarah ka thënë se ishte kur një oficer i kishte thënë në qershor të vitit 2012 se nëse do të fliste për rastin e Dianas, ajo “ndoshta duhej të kujdesej më shumë për sigurinë e saj dhe të fëmijëve” dhe mund “të përfundonte e vdekur sikur ushtari i Woolwichit”, duke iu referuar vrasjes së ushtarit britanik me emrin Lee Rigby. 


Gruaja thotë se burri i saj i kishte thënë se princesha ishte vrarë në mënyrë klandestine gjatë muajit gusht të vitit 1997 në një aksident trafiku në Paris, pasi forcat speciale kishin verbuar shoferin e automjetit, Henri Paul, me një laser. “Jam e bindur se ky është sekreti më i madh i SAS-it”, ka thënë ajo,
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Princesha Diana Empty Re: Princesha Diana

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi