Shërime shpirtërore
4 posters
Faqja 1 e 1
Shërime shpirtërore
Shërime shpirtërore
NJERIU ËSHTË DRITË
“Me lindjen tënde, e ke fituar të drejtën ta jetosh jetën në mënyrën që të kënaq.” L. Hej
Po takohem me Ty, lexuesi im shumë i dashur, sepse: TË DUA! E dua lindjen tënde, e dua rritën tënde, e dua jetën tënde të shëndetshme dhe tërësisht të lumtur.
Dhe të dua pa kusht dhe kështu të them edhe ty t’i duash njerëzit, sepse sa më shumë të ketë dashuri në zemrën tënde aq më e madhe do të jetë hapësira e dashurisë sa, dikur, në zemrën tënde do të ketë vend për të gjithë njerëzit e këtij nënqielli.
Dhe, mos harro: në jetën e njeriut mund të ketë me tepri edhe errësirë, edhe xhelozi, edhe urrejtje, edhe shëmti, por kurrë e kurrë e KURRË nuk do të këtë tepër dashuri, sepse sa më shumë ta duash njeriun, gjithnjë e më shumë do të këtë vend e hapësirë që ta duash edhe më shumë, edhe më shumë...
Do të shkruaj, lexuesi im, për shërimet shpirtërore, por gjithnjë në bazë të literaturës, në bazë të një shkence të re, një shkence të pastër që u formësua në fund të mileniumit të dytë.
Kjo shkencë është sintezë e mendimit të lindjes dhe shkencës pragmatike amerikane dhe, pas mijëra e mijëra eksperimenteve, analizave, dëshmive dhe të dhënave që rezultuan nga provat, në fund të shekullit njëzet, e fitoi epitetin mahnitës që quhet: ÇELËSI LUMTURISË.
Zbuluesit e kësaj mënyre të të menduarit, tre urtakët, që në vitin 1996 u shpallen nga Kombet e Bashkuara: tre më të mençurit e shekullit njëzet, thanë: gjatë këtij shekulli janë bërë mbi 70 për qind të të gjitha zbulimeve të njeriut, por ky zbulim, ky ÇELËS i lumturisë njerëzore, është dhe do të mbetet zbulimi më i madh dhe më i rëndësishëm i mileniumit të dytë.
Në themelet e këtij zbulimi është e gjithë dija njerëzore. Kalimthi po i përmendi vetëm disa momente. E para i takon Platonit kur iu tha mjekëve: mos e shëroni vetëm trupin e njeriut, sepse është gjysma. Shërojeni njëherë shpirtin. Pastaj vijuan thëniet e latinëve të vjetër: Kur t’ia vrajsh njeriut shpirtin, trupi vdes vet.
Ose: Nuk ka trup të dobët që nuk mund ta mbajë në jetë një shpirt i fortë. Apo e kundërta: nuk ka trup të fortë që nuk mund ta rrënojë përtoke një shpirt i dobët. Dhe mbi këto të vërteta të amshueshme u ndërtua thënia e Humboltit të pavdekshëm: “Do të vijë dita kur sëmundja do të jetë turp, sepse të gjitha sëmundjet bazën e kanë në mendimet negative”.
Amerika nuk do të ishte Amerikë sikur të mos e kishte mençurinë e thithjes së përvojave më të mira kudoqofshin në globin tokësor. Kjo mençuri e përvetësimit të përvojave të mira u përcoll edhe me programe shkencore që vërtetuan katërcipërisht secilin efekt të veçantë në shëndetin e njeriut.
Dhe kështu, në këtë bazë, u krijuan edhe institutet për edukimin kombëtar dhe për shërime shpirtërore që, mu si poqeja elektrike e Edisonit të pavdekshëm, edhe kjo dije, po hedh dritë në shpirtin e njeriut dhe po i hapë rrugën e lumturisë njerëzore.
Sepse: njeriu është dritë. Çdo materie është dritë e dendësuar dhe, secila materie, pra edhe trupi i njeriut, kur të detyrohen të udhëtojnë me shpejtësinë e dritës – shndërrohen në dritë. DRITA NUK VUAN NGA ASNJË SËMUNDJE. Kështu duhet të jetë edhe me njeriun.
Ne nuk kemi në Kosovë institute të fuqishme amerikane, por secilin institut e bëjnë njerëzit. Institute nuk kemi, por kemi njerëz që mund të ndihmojnë shumë. Dhe këtyre njerëzve iu dihen emrat dhe adresat.
Prandaj, në fund të këtij shkrimi të parë në këtë portal e në këtë rubrikë po ju them të gjithëve: mos u dorëzoni! Për të gjallin kurrë nuk mbyllen të gjitha dyert. Kur të mbyllet një derë hapen dhjetë të tjera. Kërkojeni ndihmën nga JETA dhe ndihma do t’iu vie.
Daut Demaku

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Shërime shpirtërore
DIELLI RREZON GJITHMONË
“Sa herë të dëgjosh se është një sëmundje e pashërueshme, dije se kjo nuk është e vërtetë. Dije se ekziston fuqia supreme”, D. Çopra
Dielli rrezon gjithmonë. Retë mund të vijnë dhe ta pengojnë dritën e diellit, por ai edhe më tutje rrezon. Drita e diellit nuk ndalet kurrë. Ani pse sillet toka dhe ne na duket se dielli perëndon, drita e diellit nuk ndalet kurrë. E njëjta gjë ndodh edhe me Fuqinë e Pakufishme dhe me Fuqinë Supreme.
Ato janë të përjetshme. Gjithnjë janë këtu dhe gjithnjë na dhurojnë Dritë. Mund t’i pengojmë me praninë e mendimeve negative, por Fuqia, Shpirti dhe ENERGJIA SHËRUESE gjenden gjithmonë e gjithmonë e gjithmonë në NE.
Erdh në Zagreb njëri nga tre mësuestë e mëdhenjë të botës dhe mbajti një ligjëratë. Pesëmbëdhjetë minuta foli Mësuesi, pesëmbëdhjetë të tjera iu dha përgjegjje pyetjeve të të interesuarëve. Dhe të gjitha, në mbrëmje, u përmblodhën në libër të veçantë me titull “Bog voli zabavu” (Zoti e do argëtimin”). Pse e bëra këtë digresion kaq të thyeshëm: njëherë për energjinë shëruese, pastaj për Mësuesin dhe ligjëratën?
Sepse Mësuesi në Zagreb solli dëshminë për SHËRIMIN mahnitës dhe, ky shërim u bë edhe pjesë e librit të tij.
Një kirurge gjermane, 42 vjeçare, mjeke shumë e njohur në tërë Gjermaninë, sëmuret nga kanceri në kokë dhe sëmundje metastazon. Medicina zyrtare dorëzohet: mund të jetojë edhe tre muaj dhe pikë. Mjekja shpreh dëshirën ta dërgojnë në seancat e meditimit te Mësuesi. I thonë Mësuesit. Ai pranon. Iu thotë: po! Mund ta vendosni në fund të sallës, të shtrirë, do ta ndihmojmë të gjithë. Kështu ndodhë në pesë seanca meditimi që mbaheshin në qendra të ndryshme europiane. Mjeken gjermane e sillnin me autoambulancë.
Në seancën e gjashtë, kjo grua e fortë, vjen me makinë personale. Pas meditimit i thotë Mësuesit: çka ndodhi me mua, nga kanceri i pashërueshëm që metastazoi në kokën time, unë po dal e shëruar? Mësuesi i thotë: ti e di më mirë, je mjeke, unë jam mësues shpirtëror,me medicinën tënde nuk takohem shumë.
Mjekja thotë: medicina ime, shkenca ime, më hodhi në mbeturina, por ti më thuaj çka ndodhi, çka bëri energjia jote shëruese? Atëherë Mësuesi thotë: oj zonjë, ju të medicinës zyrtare nuk keni derpërtuar në qelizë. Unë e kam orientuar energjinë shëruese që ta VETËDIJËSOJË QELIZËN, e, kur të vetëdijësohet qeliza ajo e shëron vetveten pa asnjë medikament.
Dhe mbaje mend njëherë e përgjithmonë: barnatorja më komplete në botë dhe mjeku më i mençur në botë – gjenden brenda trupit të secilit njeri. Ndihmësi nga jashtë, Mësuesi ose udhëheqësi shpirtëror, e ka për detyrë që ta zgjojë nga gjumi atë mjekun e mençur brenda teje dhe t’i hapë dyert e asaj barnatorës më të pasur në botë që gjendet brenda në ty. Kjo është e tëra.
Nuk po dua këtu të përmendi eksperimentet e jashtzakonshme në Izrael, në Londër e Oklahoma që janë jashtzakonisht të rëndësishëm dhe të dobishëm për të gjithë ata që duan të mësojnë për shërimet shpirtërore, por nuk po i përmendi as mijëra e mijëra raste të shërimit të plotë të kancerit (në mesin e tyre jane disa prej autorëve më të njohur të literaturës inspirative), por po dua ta nënvizojë një fakt: të gjitha sëmundjet vijnë nëpër vijë shpirtërore, dhe, prandaj edhe daljen më të lehtë dhe më të sigurt e kanë po nëpër të njëjtën vijë.
Kjo dalje është e garantuar vetëm atëherë kur njeriu shndërrohet NJË me fuqinë kosmike. E ky njësh realizohet përmes lutjes shkencore, gjerave që i do dhe iu BESON dhe sidomos përmes qetësisë e meditimit.

JETËRAT E NDRYSHME NË JETË
“Ata që shohin të dukshmën, shohin pak; ata që arrijnë të shohin të padukshmën, shohin tërësinë”, Osho
Në jetën tonë të përditshme, pra në këtë përditshmërinë tonë të thjeshtë, jemi mësuar të shohim, të vërejmë dhe të pranojmë atë që shihet me sy të thjeshtë, atë që quhet materie e dendësuar. Të këtillë e shohim edhe njeriun. Si trup fizik. Si materie. Por, athua, a është njeriu vetëm ajo që shihet me sy të rëndomtë?
Sigurisht që trupi fizik i njeriut është dimensioni më konkret, më i dukshmi dhe më i prekshmi, por që në asnjë mënyrë nuk është i vetmi, por është pika fillestare në rrugën e njohjes së njeriut.
Në qoftë se i marrim si pikë referimi mësuestë e mëdhenjë të jetës shpirtërore do të gjejmë një pikë të përbashkët ku, pa asnjë dallim, pajtohen të gjithë. Ata thonë: ekziston jeta fizike, jeta energjetike, eterike, astrale, shpirtërore, kosmike dhe hyjnore. Shtatë ditë i ka java. Shtatë ligje i ka jeta. Në shtatë nivele (dimensione) jeton njeriu, në shtatë shtresa zhvillohet jeta njerëzore.
Për sot e për këtu, nuk kisha dashtë që lexuesin ta largojmë nga theksi i temës, prandaj, për qëllime praktike të NJOHJES, do të ndalesha vetëm në nivelin e dytë, në jetën energjetike, sepse ma merr mendja se të gjithë shëruesit me bioenergji, të gjithë njohësit e Reikit e Jogës e dinë vlerën dhe rëndësinë e këtij dimensioni për shëndetin e trupit fizik të njeriut.
Pa energji nuk ka jetë. Çdo qenie e gjallë e ka energjinë jetësore dhe, bashkë më të, edhe mbështjellsin energjetik. Këtë mbëshjtellës, natyrisht të padukshmën për syrin tonë të rëndomtë, keni dëgjuar ta quajnë AUR, ose aurol, apo aureola, ndërkaq populli ynë e quan me kuptim shumë më të përgjithësuar si: ora e njeriut!
Mjeshtrit, që shërojnë me këto forma alternative, që quhen bioenergji dhe Reiki (që të dyja e kanë kuptimin: energjia e jetës) nuk bëjnë asgjë tjetër përveç se e “nivelizojnë”, e bëjnë shtrirjen dhe mbështjelljen e barabartë të aureoles në tërë trupin e njeriut. Sepse, ta zëmë, nëse ke dhembje koke, ka ndodhur vetëm një dobësim i mbështjellësit të energjisë dhe, në mungesë të mbrotjësit energjetik shkaktohet dhembja.
(Natyrisht ky konstatim është një thjeshtësim i skajshëm i shkaktarit të dhembjes, por e dhashë të këtillë që të kuptohet më mirë e më lehtë roli dhe funksioni shëndetësor i mbështjellësit energjetik!) Mirëpo, duhet nënvizuar shumë shpejtë të vërtetën e plotë se: mbështjellësi i jashtëm energjetik nuk çrregullohet vetvetiu, por është pasojë e një çrregullimi të brendshëm.
Të gjitha tensionimet, të gjitha streset, të gjitha shqetësimet shkaktojnë çrregullime në shtresat e thella të qenësisë e të cilat, pastaj, manifestohen si pasoja të jashtme.(Duhet thënë me këtë rast se stresi i fortë ka fuqi të këpusë edhe ashtin e këmbës.)
Shëruesit më të mirë në botë, që njihen nga literatura inspirative, e rekomandojnë një reçetë të thjeshtë: harmoninë e brendshme, të qenit në paqe me veten, në qetësi, duke pasur kujdes që gjithnjë të jetoni në sot, në këtu e në tash, sepse vetëm momenti i tashëm është i vërtetë. Dje është kujtim. Nesër është ndoshta. Dielli i ditës së sotme nuk e nxen as të djeshmën, as të nesërmën. Dielli i ditës së sotme rrezon vetëm në SOT, vetëm në KËTU dhe vetëm në TASH.
Ky është një “insert” miniaturial, një hap fare i vockël në ecjen kah e padukshmja, që mund të ndihmojë shumë, por mund të ndihmojë edhe muzika në Beta valë, sidomos muzika relaksuese e njohur si “Baleti i natyrës”, që mund të depërtojë deri në shtresat më të thella të qenësisë.

JETA ËSHTË (EDHE) VUAJTJE
“Nuk ka jetë pa vuajtje,
nuk ka vuajtje pa shkak,
por nuk ka shkak që nuk mund të tejkalohet”, D. Valsh
Për të gjitha fenomenet paranormale, ne flasim me vetëbesimin e mosdijes sonë. Nuk ka njeri më të sigurt se ai që nuk di. Ai flet preras, me vetësiguri, shkurt: kështu është, kështu nuk është dhe pikë.
Ta marrim, për shembull, vetëm MAGJINË E ZEZË. Në mesin tonë dëgjohen këto konstatime: magjia e zezë nuk ekziston, ose: turp t’i besosh magjisë në këtë kohë, apo: marrëzi e pastër, e të tjera të ngjajshme, kurse intimisht, në jetën e secilit njeri, te dikush më shumë e te dikush më pak, magjia e zezë është si hije, bashkëudhëtare e përhershme në secilin hap, në secilën lëvizje e veprim.
Çka thotë literatura, ku qëndron qartësimi shkencor për magjinë e zezë?
Paraprakisht duhet të thuhet se njerëzit bëjnë jetë në mënyrë (gati) robotike. Secili njeri krijon shablone, shprehi të sjelljeve që përsëritën nga dita në ditë, gjithnjë në të njëjtën mënyrë dhe më të njëjtin rregull. Secili njeri e hapë derën e banesës në të njëjtën mënyrë, flenë në të njëjtën anë të shtratit, ulet në të njëjtin vend në tryezë të bukës, hynë në të njëjtën mënyrë në banjo, vishet me ritëm e formë të njëjtë.Më thuani, lexues të dashur, cili prej jush nuk iu përmbahet këtyre shprehive me saktësi kompjuterike, si ndonjë robot?
E tash, të ecim pak më larg dhe të shohim ç’rëndësi ka kjo sjellje rutinore, që e përsërisim të gjithë ne nga dita në ditë? Duke bërë lëvizje të njëjta, gjithnjë në të njëjtën mënyrë,ndodhë ajo që duhet të ndodhë: poli negativ i energjisë (Kemi thënë: s’ka jetë pa energji dhe s’ka energji pa rrezatim) deponohet në kënde të veçanta të banesës dhe kjo deponi rritet e rritet për çdo ditë.
Në familjet me jetë të qetë, të harmonishme, stabile e të këndshme, deponia e energjisë negative është fare-fare e parëndësishme,por në familjet me jetë të çrregulltë,me jetë të tensionuar, me hidhërime enorme, me shqetësime traumatike, deponia e energjisë negative shndërrohet në, kushtimisht t’i them: bombë helmi. Kur të ndodhë, e kjo ndodhë tepër rrallë, të prishet sjellja rutinore e familjarëve, të shkelin në këndet ku është deponuar poli negativ i energjisë, atëherë ndodhin të padëshiruarat që quhen: vendbanim i mallkuar, fatkeqësi, sëmundje, humbje, dështim, deprimim, bie ora biologjike e ritmit të jetës e të tjera e të tjera dhe, thënë me gjuhën e shkencës, poli negativ i energjisë nuk është asgjë tjetër pos asaj që e kanë quajtur prej lashtësie: magji e zezë!
Dhe ky pol negativ i energjisë, i sedimentuar nga jeta robotike, (të mos them e pavetëdijshme) bëhet burimi i parë i vuajtjeve në jetë. Dhe, prandaj, edhe thuhet: s’ka jetë pa vuajtje, por s’ka vuajtje pa shkak, dhe ajo që është më e bukura: nuk ka shkak që nuk mund të tejkalohet. E qysh të tejkalohet kjo vuajtje, e cila, deshem ne apo jo, është pjesë e jetës së secilit njeri?
Shkenca amerikane, si për miliona probleme të tjera edhe për këtë çështje ka gjetur zgjidhjen e mrekullueshme të bazuar në përvojen civilizuese të njerëzimit dhe ka prodhuar “ujin e rëndë” që është përçuesi dhe PËRTOKËZUESI më i sigurt i polit negativ të energjisë.
Prandaj, në përmbyllje të këtij shkrimi të shkurtë, mund të themi se është GJETUR mënyra më e mirë dhe më e sigurt për tejkalimin e shkaktarëve të vuajtjeve që janë shkaktuar (dhe shkaktohen e do të shkaktohen) nga magjia e zezë apo më saktë nga poli negativ i energjisë jetësore.
E kjo mënyrë është: pastrimi me “ujë të rëndë” të trupit, automobilit, banesës dhe çdo mjeti tjetër që mund të jetë kontaminuar nga poli negativ i energjisë.

DËSHIRAT DHE AFIRMIMET POZITIVE
“Kërko ndihmë. Thuaji jetës çka po dëshiron dhe lejoje le të ndodhë plotësimi i dëshirave” Seneka
Shërimet më të suksesshme shpirtërore, sipas literaturës inspirative, janë realizuar dhe realizohen me fuqinë e FJALËS. Shumë shërues shpirtërore, përvojat dhe mundësitë e tyre për t’i ndihmuar njerëzit i kanë bartur në literaturë dhe kanë dhënë shembuj e raste të panumërta që dëshmojnë për suksesin e plotë të përdorimit të fjalës si fuqi shëruese.
Këto përvoja e këto mundësi, me kohë, janë dendësuar dhe kanë marrë emrin e veçantë dhe, prandaj, çdo kund në literaturë do t’i takoni me nocionin “Afirmime pozitive”.
Teoria aksiomatike e fjalës është dhënë kështu: çdo gjë lind në shpirt, formësohet si ide, idea shndërrohet në mendim, mendimi shprehet me fjalë, fjala liron energji që ndërton dhe shëron! Natyrisht në qoftë se përdoret si afirmim pozitiv, por në qoftë se përdoret në formën e saj negative, atëherë e arrinë efektin e kundërt, pra atë të rrënimit e shkatërrimit.
Për këtë shkak numri më i madh i autorëve të kësaj literatura sëmundjen nuk e quan sëmundje, por “joshëndet”, sepse edhe vetë përdorimi i fjalës “sëmundje” e thërret sëmundjen dhe e bën pjesë të përvojës së njeriut. Kur e quan “joshëndet”, atëherë “jo” është negacion që nuk e pranon nënvetdija, kurse shëndet është thirrje e mirë për shëndetin dhe lexuesi e kupton për çka flitet.
Në përvojen e gjatë dhe shumë të suksesshme të instituteve amerikane për shëndet mental (e sëmundja është sëmundje qoftë fizike apo mentale dhe duhet të kurohet), janë ndërtuar një vistër e gjatë e afirmimeve pozitive që përdoren për raste të veçanta, për qëllime të sakta dhe për kohë të përcaktuar me saktësi.
Zakonisht, afirmimet pozitive janë fjali të shkurtëra, të sakta që e thonë esencën e qëllimit, por që nuk krijojnë zhurmë e turbulencë të panevojshme, por gjasojnë me adresën e saktë në letrën postale.
Prandaj edhe janë ndarë në kapituj dhe secila problematikë e ka veçantinë, afirmin pozitiv specifik. Për shembull: për bukurinë fizike, për fatin në dashuri, për suksesin në punë, për shëndet të përkryer, për lumturi të plotë...
Në njërin prej librave më të mirë, të kësaj natyre, thuhet: “Të punosh me afirmimet pozitive, të bësh listën e DËSHIRAVE dhe skicën e planeve e të mundësive individuale, të ushtrosh vizualizimin, mund të krahasohet me shkuarjen në restorant. Në restorant kamarieri e dëgjon porosinë tënde, pastaj shkon në kuzhinë dhe ia thotë porosinë kuzhinierit. Ju qëndroni të qetë, të sigurt se dëshira juaj do të plotësohet.
Sigurisht se nuk do ta shqetësoni kamarierin në çdo çast me pyetjet e pakuptimta: “A është gati? Qysh po përgatitni? Çka po bëni atje?” Jo. E porositni ushqimin dhe jeni të sigurt se do të përgatitet dhe do t’iu vijë në tryezë. Kjo është e ngjajshme me kuzhinën kosmike të Universit dhe ta dini se ata do të kujdesen për plotësimin e dëshirës suaj. Atë që e keni dëshiruar, atë që e keni porositur përmes afirmimeve pozitive do ta keni në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe sipas rendit parësor. Dhe kështu është.”
Afirmimet e sakta pozitive e krijojnë lumturinë, prandaj kujdes me fjalët.

PROBLEMI I PARË: NJERIU
“Kur mendja njerëzore të jetë plotësisht e vetëdijshme, problemet e njeriut zhduken si errësira në agim”. Osho
Për shkencën në tërësi ekzistojnë me miliona probleme. Për jetën në tërësi, poashtu, ekzistojnë me miliona e miliona probleme. Për jetën dhe për shkencën, sa herë të DUKET se po zgjidhen e po tejkalohen shumë probleme, po aty lindin dhe krijohen probleme të tjera, të reja, të panjohura deri në atë çast.
Dhe, kështu, fillim e mbarim, jetën njerëzore e përcjellin përplitjet, lufta e përhershme për zgjidhjen e tejaklimin e problemeve dhe, prapë, kacafytja e re me zgjidhjen e tejkalimin e problemeve të reja, që paraqiten me shumicë, të salduar njëri pas tjetrit, si hallkat e zingjirit.
Për shpirtërorën ekziston vetëm një problem: NJERIU! Shpirtërorja nuk thotë se njeriu ka shumë probleme, por thotë se: njeriu vet është problem, ai është prodhuesi i të gjitha problemeve që krijojnë zhurmën, shqetësimin dhe pakënaqësinë e pafund në jetë.
Pse është njeriu problem?
Shtazët nuk janë problem. Shtazët jetojnë të pavetëdijshme, të lumtura në mosdijen e tyre, kështu që nuk ekziston mundësia që të trazohen e shqetësohen. Problemet janë aty, madje janë me shumicë të madhe, por shtaza nuk është e vetëdijshme për praninë e tyre.
Hyjnitë, poashtu, nuk janë problem. Pse? Sepse janë dritë, janë vetëdije e tërësishme, prandaj as nuk janë as nuk krijojnë kurrfarë problemi.
Njeriu është në hall të madh. Vetë qenësia e njeriut, vetë ekzistenca e tij, është problem. Pse? Për shkak se njeriu gjendet në mes dy ekstremeve skajore: botës shtazore dhe botës hyjnore!
Njeriu është sikur URË mes këtyre dy ekstremeve të pakufishme skajore: në njërën anë është bota e pakufishme e MODIJES dhe, në anën tjetër, bota e pakufishme e DIJES. Njeriu, i këtillë siç është, nuk është as shtazë as hyjni, apo më saktë: është edhe shtazë edhe hyjni.
Njeriu është PROCES, e procesi derisa të përfundojë nuk e krijon tërësinë. Sepse njeriu është larguar shumë nga bota e mosdijes, por ende nuk ka arritur të hyjë plotësisht në botën e dijes, dhe, prandaj, pikërisht ky shkak e bën jetën e njeriut të tensionuar, të shqetësuar, luftë të pafund ku gjithmonë shumëzohen humbësit e kurrë nuk regjistrohen fitimtarët.
Ekzistojnë dy mënyrë, vetëm DY mënyrë, që jeta e njeriut të ndërtohet pa asnje problem, pa asnjë shqetësim, pa asnjë luftë. E këto dy mënrë janë: E para – regresioni, njriu të zbret poshtë, në botën e shtazës, në botën e mosdijes së plotë dhe të jetë i lumtur. E dyta – të transcendentohet, të ngritet, të rritet, të bëhet pjesë e hyjnores dhe vërtet të jetë tërësisht i lumtur.
Rënia në botën e shtazës është e lehtë, por nuk mund të qëndrosh gjatë në atë gjendje, sepse ajo që ke mësuar, ajo shkëndijë e vetëdijes që e ke ndërtuar, do të kthejë prapë këtu ku je. Sa njerëz përdorin mjetet e harrimit, të kthimit prapa në pavetëdijes, si alkoolin e drogën, por kot! Një ditë, dy, tri, ndoshta edhe një muaj, por në ndërkohë problemet janë shtuar dhe të presin të vetëdijësohesh e t’i përballosh. Kjo nuk është kurrfarë rruge.
Alternativa e dytë është jashtzakonisht e vështirë: të ngritesh, të rritesh shpirtërisht, të kthehesh me fytyrë kah qenësia, kah vetëdijësimi i plotë, total, kjo është rrugë e vështirë, rrugë që kërkon mund e sakrifica, vetëmohim e vendosmëri, por është e vetmja rrugë e sigurt, plotësisht e sigurt që njeriun e ndihmon të bëhet njëmend NJERI.
Prandaj edhe është mirë ta nënvizojmë edhe njëherë thënien e fillimit: “Kur mendja njerëzore të jetë plotësisht e vetëdijshme, problemet e njeriut zhduken si errsira para dritës së agimit”

NJERIU ËSHTË MODEL I VJETËR
“Zgjohu perandor dhe mos harro se je NJERI”, Leka i Madh
Është çuditërisht e çuditshme jeta njerëzore, sidomos nëse vrojtohet nga kënde të ndryshme. Shikonie njeriun dhe rrethinën e tij: për çdo ditë takoni në rrugë, në treg, modelet më të reja të automobilave, industria automobilistike nuk e ndalë vrapin e prodhimit të modeleve të reja, për çdo ditë, patjetër, duhet të prodhohet diçka e re, një model i ri.
Shihni modelet e shtëpive: në secilën lagje, në secilin vend, kahdo të kthesh shikimin do të takosh modele të reja të shtëpive, projekte ndër më të ndryshmet që gjithnjë e gjithnjë e ngacmojnë arkitektin të krijojë modele të reja e më të reja të shtëpive për banim apo të objekteve të tjera.
Po kështu veprohet edhe në industrinë e tekstilit: a gjendet kund ndonjë forcë që mund t’i ndalojë shtëpitë e modës të mos prodhojnë gjithnjë e gjithnjë modele të reja të garderobës për treg.
Mund të rradhisim këtu çka të doni dhe sa të doni, vetëm t’ua kujtojë se sa modele të reja të kompjutorëve do të gjeni në treg, modele të reja të syzave, të lapsave...e çka jo tejtër?
Tërë jeta njerëzore është e mbushur plot e përplot me modele të reja, të reja e më të reja, dhe, ky vrap apo kjo çmendi e krijimit dhe plasimit të modeleve të reja nuk ka (dhe sigurisht nuk do të ketë) kurrë ndonjë fund.
E tash, kur sheh njeriu të gjitha në jetë si rimodelohen, ridisajnohen dhe rikomponohen, domosdoshmërisht do t’i shkojë mendja dhe të mendojë: po njeriu, a ka pësuar njeriu ndonjë ndryshim apo mos është njeriu MODELI MË I VJETËR NË BOTË? Të gjitha prodhimet e njeriut, nga cili do lëm t’i shënosh, që të gjitha pësojnë ndryshime e rimodelime, kurse vet krijuesi i këtyre modeleve të reja, pra vet njeriu, çka bëri për vetën e tij, sa përkushtim, punë, planifikim apo ndonjë investim tjetër e bëri që ta ndryshojë pakëz veten e tij?
Njeriu, në pjesën e tij të jashtme, s’ka nevojë të rimodelohet, por në pjesën e brendshme do të duhej të pësojë ndryshime rrënjësore, pikërisht ashtu siç bën gjermanët me ndërtesën e Bundestagut të tyre: ia ruajtën jashtësinë ashtu siç ka qenë dikur, por ia ndryshuan në tërësi BRENDËSINË.
Ndryshimet në brendësinë e njeriut janë të domosdoshme, sepse me miliona e miliona vjet njeriu sillet në qarkun vicioz duke përsëritur të njëjtat gabime, të njëjtat pësime, pa nxjerrë prej tyre as edhe një mësim të vetëm.
Sa breze të njerëzve në këtë planet e kanë kultivuar urrejtjen, sëmirën, xhelozinë, hidhërimin, lakminë, dhunën, injorancën e njëmijë e një SHËMTI të tjera dhe të gjithë, ama bash të gjithë, e kanë parë me sytë e tyre se rezultati final i të gjitha këtyre gjendjeve të shëmtuara – më së shumti dëme iu ka sjellë pikërisht atyre dhe, për çudë të Zotit, asnjë nga brezat e rinj nuk arriten (apo nuk deshen) të mësojnë se duhet hequr dorë njëherë e mirë nga bashkëpunimi me shëmtitë.
E kam shumë për zemër anekdotën e Lekës së Madh kur iu paska pasë dhënë urdhër shërbëtorëve, që sa herë ta zgjojnë nga gjumi t’i thonë: zgjohu perandor dhe mos harro se je njeri! Ky pushtues i madh njëmend ka pasë të drejtë të besoj se është më shumë se njeri, por ka dhënë urdhër që t’ia kujtojnë...
Është e ditur se në arsimin formal dhe në jetën e jashtme mund t’i arrish me lehtësi gradat prof, Mr, Dr, akademik, perandor apo Bos i pasur, por në qoftë se nuk arrin të vetëdijësohesh plotësisht, e ke tepër të vështirë të arrish gradën më të lartë në jetën njerëzore, që shkruhet me germa të mëdha: NJERI!
Kur të jetë njeriu – njeri, çdo gjë e bukur në jetën njerëzore do të vijë pas tij, por kur nuk e ke arritur shkallën e vetëdijsimit, gradën njeri, nuk është mirë të kesh pretendime të bësh asgjë në botë, sepse që të gjitha që do të dalin nga përpjekjet tua do të jenë një asgjë e madhe, apo thjesht një SHËMTI!

PROBLEMET JANË FENOMENE SUBJEKTIVE
“Përulem vetëm para njeriut që arriti ta njohë vetveten”. Napolitiane
Shkenca gjithnjë është përpjekur, e përpiqet edhe sot, që problemet t’i zgjidh në mënyrë objektive, pasi që, beson qëndrueshëm se jeta e njeriut do të fitojë cilësi të lartë kur ta arrijë shkallën e të qenit pa probleme.
Është e qartë dhe e kuptueshme se problemet mund të zgjidhen (ose të zbutën) edhe në këtë mënyrë, por athua, a do ta ketë njeriu më lehtë e më mirë pasi t’i tejkalojë këto gjendje?
Është provuar me mijëra herë, sa herë është arritur një shkallë e kënaqshme e zgjidhjes së ndonjë problemi, prapë, njeriu nuk e ka pasë gjendjen as më të lehtë as më të mirë. Pse? Sepse menjëherë janë krijuar probleme të reja, më të rënda e më të komplikuara dhe, natyrisht, ecja në qarkun vicioz ka vazhduar pa asnjë ndryshim.
Sepse shkenca mund t’ia mundësojë njeriut një jetë më ndryshe, me më pak halle shëndetësore, me nivele të tjera të vlerave kulturore, me standarde më të larta ekonomike, me infrastrukturë krejtësisht moderne, por prapë problemet do të jenë në numër dhe në lartësi të njëjtë, do ta ndryshojnë vetëm formën, mbështjellsin ose ambalazhin dhe asgjë tjetër nuk do të ndodhë. Madje mund të thuhet se do të jenë probleme edhe më të thella dhe më shqetësuese.
Pse ndodh kështu? Sepse problemet nuk janë të natyrës objektive, por janë fenomene krejtësisht subjektive. Me mënyrën objektive të zgjidhjes së problemeve mund ta ndryshosh SITUATËN, por nuk mund ta ndryshosh NJERIUN. E, kur të mbetet njeriu ai i dikurshmi, ai i vjetri, edhe në situatën e re do të krijojë probleme të reja, madje në numër dhe në thellësi edhe më të madhe.
Sepse njeriu, pavarësisht nga kushtet e reja, ka mbet ai i vjetri. Në këtë gjendje të ndryshuar, të re, njeriu do ta ketë edhe më vështirë, sepse me problemet e vjetra është mësuar, është përshtatur dhe ia del disi, por me problemet e reja do të shkaktohen tronditje edhe më të thella, edhe me shqetësuese dhe më problematike.
Këtu është dallimi mes shkencës dhe shpirtërores: shkenca mendon se problemet janë objektive, se gjenden diku jashtë njeriut dhe se mund t’i ndryshosh pa e pasë ndryshuar njeriun.
Kurse shpirtërorja mendon ndryshe: problemet janë fenomene subjektive dhe gjenden brenda njeriut, në mua, në ty, në të tretin, në ne, në NJERIUN. Derisa nuk ndryshon njeriu, çdo gjë do të rrjedh sipas formularëve të vjetër. Format do të ndryshojnë, emërtimet do të jenë tjetërfare, por thelbi, substanca do të mbetet e njëjtë.
Njeriu i pavetëdijshëm, që bën jetë në gjumin gjysëm hipnotik, me sjellje e jetë gati robotike, me shprehi e veprime stihike, ai është krijues i të gjitha problemeve. Për mungesë të vetëdijsimit se kush është, çka është detyrë parësore e gjinisë njerëzore, pse ka ardhë në jetë, cilat janë mundësitë dhe lartësitë që mund t’i arrijë, ai edhe më tutje do të jetë vetëm një burim që prodhon probleme.
Kur të vetëdijësohet, kur t’i ketë të qarta për veten e tij të gjitha potencialet e pazbuluara që gjenden në njeriun, kur t’i ketë të qarta thellësitë dhe lartësitë që mund t’i arrijë, kur të kuptojë në tërësi KUPTIMIN e jetës, atëherë problemet do të shuhen si fluskë sapuni, në qiellin e pastër të jetës do të lajmërohet gjendja që e quajmë lumturi e jetës njerëzore.
Shkenca thotë: lere njeriun, ndryshoje situatën. Shpirtërorja e nënvizon tjetrën: ndryshoje njeriun, ky është shkaku, për pasojë situata do të ndryshojë vetvetiu. Nuk është problem shëndeti, robëria, varfëria, dështimi apo cilado gjendje e rëndë, problem është ndryshimi i njeriut. Në çastin e vetëdijësimit të njeriut të gjitha gjendjet do të vehen në vijë, jeta do të zë pozitën që i takon: bukurinë e lumturinë.
Në të kundërtën, kur merr trenin e gabueshëm, të gjitha stacionet që vijnë do të jenë të gabueshme dhe fundi do të jetë një dëshpërim i trishtueshëm.
Prandaj të urtit e botës thonë: përulem vetëm para njeriut që arriti ta njohë vetveten, sepse ai që e njeh vetveten, ai vetëdijësohet, ai ndryshon dhe jeta e tij shndërrohet në fresk pranveror.

DITURIA ËSHTË FUQIA E PARË
“Dituria është fuqi për tejkalimin e pengesave”, Emerson.
Në të gjitha përplitjet nëpër letra e germa, njeriu, prapë, mbetet te pika e fillimit që quhet NJOHJE. Emersoni thotë se dituria është fuqia e parë për tejkalimin e pengesave, por kësaj duhet t’i shtohet edhe e vërteta tjetër se dituria është fqia e parë për tejkalimin edhe të GJITHA pengesave dhe sëmundjeve edhe në jetën e brendshme të njeriut.
Elektriciteti gjithnjë ka qenë në re të qiellit. Aty është dhe aty do të jetë gjithmonë. Por mosdija jonë ka thënë: Zoti, kur hidhërohet, gjuan me shigjeta të zjarrta. Sot dihet çdo gjë për elektricitetin dhe, prandaj, ne e komandojmë dhe e përdorim për nevojat tona. Dija, pra, është shndërruar në fuqi të dorës së parë.
Hidhërimi i brendshëm është pikërisht sikur elektriciteti, si rrufetë. Hidhërimi është këshilltar i keq. Asnjëherë askujt në botë, hidhërimi, nuk i ka dhënë këshillë të mirë. Hidhërimi i shkallës së lartë e shkakton edhe çmendinë kalimtare.
(Në kulm të hidhërimit – në shkallën e çmendisë kalimtare – njeriu e vret njeriun dhe, kur të kalojë rryma e hidhërimit, kur njeriu kthehet në normalitet nga çmendia kalimtare, atëherë pason pendimi, por ky pendim është i vonë dhe i padobishëm.) Hidhërimi i brendshëm, prandaj, është rrymë që po të njihet mirë mund të shndërrohet në shërbëtor të dëgjueshëm, por nëse nuk njihet ai është padron që komandon, një padron tepër i shëmtuar që shkakton të gjitha përplasjet dhe shqetësimet e trazuara shpirtërore.
Personi që nuk përjeton hidhërim të vërtetë, ai është person i dobët, i brishtë. Hidhërimi është energji. Edhe mendimet e njeriut janë energji. Në qoftë se e kupton këtë energji dhe në qoftë se di ta orientosh, atëherë tërë kjo energji transformohet dhe shndërrohet në mundësi për fuqizim, për ngritje, për shërim, për kreativitet...por, në qoftë se nuk e kupton ligjin e rrjedhës, atëherë përballja me shëmtinë është e paevitueshme.
Qysh duket kjo njohje? Në fillim duhet ta gjejsh PIKËN TËNDE TË QETËSISË. Derisa të arrish këtë njohje, pra gjetjen e pikës personale të qetësisë, gjithnjë do të mbetesh rob i instikteve, ndikimeve emocionale e të ndikimeve të tjera ndër më të ndryshmet. Dituria të udhëheq në brendi, atje ku duhet të krijosh LABORATORIN TËND personal.
Ti je univers. Gjeje se ç’janë vërtetë energjitë tuaja. Sepse energjitë e qenies njerëzore, në asnjë rast, nuk janë armiqtë e njeriut.
Gjeje me kujdes se ç’është kryesore për ty. Por po them: karakteristikën tënde kryesore. Zbuloje me kujdes a është karakteristikë kryesore e qenies tënde hidhërimi, seksualiteti, xhelozia, urrejtja, lakmia, dëshira për t’u dukur apo cila tjetër? Kjo duhet gjetur, patjetër duhet të arrihet kjo njohje, sepse pa e pasë gjetur këtë karakteristikë është shumë vështirë të depërtohet më thellë.
Karakeristika kryesore e individit është faktori themelor, çelësi kryesor për të hyrë në vetinë themelore që posedon ENERGJINË kryesore. Dhe asnjëherë mos u mbështet në përvojën e të tjerëve, sepse karakteristika kryesore e dikujt tjetër në asnjë rast nuk mund t’i përngjajë (e lere më të jetë identike) karakteristikës tënde kryesore.
Pas identifikimit të saktë të burimit kryesor të energjisë, pason hyrja në qetësi. Vetëdijësimi i plotë për qendrën e energjisë, hyrja në qetësi duke u shndërruar në qendër të dëshmitarit, që e sheh dhe e ndien valën e lartë të energjisë, tërë rrjedhën e energjisë prej burimit deri në dalje të jashtme, atëherë, ky vetëdijësimi, ky vrojtim i vemendshëm ta mundëson të shndërrohesh në sundimtar, në padron të rrjedhës.
Vetëdijësimi, qendra e dëshmitarit, të ndihmojnë të depërtosh në pikën tënde të qetësisë që, më pastaj, t’i orientosh valët e energjisë tënde andej kah do ti dhe në mënyrën që e dëshiron ti. Sepse tashmë nuk je rob, por pronar i burimit kryesor të energjisë.

E VËRTETA ËSHTË FUQI SUPREME
“E vërteta nuk është e hidhur, e ëmbël, e thartë apo e njelmtë. E vërteta është fillimi dhe fundi, është gjithçka!” Osho.
Në jetën tonë të përditshme jemi mësuar të dëgjojmë konstatime që më shumë janë fjalë-rrokopujë se vërtetësi të ligjshme të jetës. Thuhet, për shembull, e vërteta është e hidhur. E vërteta është e mirë, por dhemb, është helm e hidhur. Dhe, këtë konstatim e themi pa hezitim, edhe në biseda, edhe në shkrime, kudo. Për kënd mund të jetë e VËRTETA e hidhur? Vetëm për mashtruesin, për askënd tjetër.
E tash, për ilustrim të gjendjes, t’ua them një ndodhi të vërtetë. Më thirri një natë një personalitet i Kosovës, emër shumë i nderuar, dhe më tha: e kam nesër një tryezë shumë të rëndësishme në “Grand”, duhet të bisedojmë për pajtimin me serbët dhe po më duhen do përfundimi të tubimit. Por i dua do përfundime (dmth. konkluzione) që askush nuk mund t’i zbatojë dhe, në të njëjtën kohë, askush të mos ketë mundësi t’i kontestojë. Ua, çfarë kërkese!
Duke biseduar me të në telefon i thashë: po, e gjeta zgjidhjen dhe nesër unë t’i përgatis përfundimet e tryezës. U takuam. E biseduam temën, e dija kureshtjen e tij dhe i thashë, unë, nesër, përfundimet i sistemoj në këtë mënyrë:
“Pa u thënë e vërteta e plotë as individi, as familja, as shoqëria civilie e as komunitetet kurrë nuk mund t’i relaksojnë marrëdhëniet mes tyre. Kur të thuhet e vërteta e plotë, atëherë mund të ndërtohet themeli i qëndrueshëm mbi të cilin mund të rikrijohen të gjitha llojet e marrëdhënieve të shëndosha që do të gjenerojnë vetëm rezultate të shëndosha dhe afatgjate”.
Mikut tim i pëlqeu kjo zgjidhje, sepse e dinte mirë se askush nga ndërkombëtarët nuk mund ta kontestojë vlerën e të vërtetës, por edhe në anën tjetër, askush nga njerëzit e rajonit të quajtur Ballkan nuk mund të ketë fuqi e sinqeritet që ta thotë të vërtetën e plotë, prandaj edhe ky koncept mbetet i pazbatueshëm.
Të nesëmen u mbajt tubimi. Në fund i dhashë konkluzionet e cituara, të gjithë ulen kokën. Në mbrëmje, deklaratën time e dhanë të gjitha televizionet nacionale, por dikur vonë, më thirri një mik në telefon e më tha: “ edhe ti po flet pollavra...sepse po të mos ishte rrena, njeriut i shkon fytyra.” E tash, është e tepërtë të thuhet: lum ajo fytyrë që ruan pastërtinë me mbështjellësin e gënjeshtrës. Po nejse se u zgjata.
Kjo që e thashë është vetëm ilustrim i gjendjes. Nuk më hynë në punë dhe nuk dua të mirrem me të. Dëshira ime është të dal tek qensorja. E qenësorja në jetë është: ligji themelor i të vërtetes është se ajo DUHET të thuhet. E vërteta lufton nëpër tërë trupin e njeriut që të del në sipërfaqe, të thuhet, të dihet, të bëhet e njohur. Keni dëgjuar mijëra herë kur kanë thënë pleqtë: nuk po më del shpirti pa e thanë të vërtetën. Dhe kjo është e vërtetë.
Të vërtetën nga qenësia e njeriut nuk e nxjerrë dot asnjë thikë kirurgjike. E nxjerrë vetëm fjala. Por, në qoftë se individi e ndryen, e mbyllë, e shtypë në thellësitë e qenies së tij – pasojat do t’i ketë të dukshme. Në literaturë thuhet se e vërteta, gjatë luftës për të dalë në sipërfaqe, shkakton dëme serioze: gjakderdhje në tru, paraliza të ndryshme, turbulenca në zemër dhe sidomos thyerje të rënda në sistemin nervor.
Kur diçka shtypet e ndrydhet në brendinë e qenësisë, nuk shtypet e nuk ndrydhet vetëm e vërteta, vetëm hidhërimi apo vetëm një ndjenjë tjetër, por shtypen e ndrydhen të gjitha ndjenjat, sepse në brendinë e njeriut të gjitha janë në varësi dhe në lidhshmëri me njëra-tjetrën.
Kur thuhet e vërteta njeriu ndien një LEHTËSIM mahnitës, sepse gjatë thënies së NJË të vërtete, nga qenësia yte dalin edhe miliona e miliona kontaminime të tjera që njëmend e shkaktojnë një lehtësi shëruese për njeriun.
E vërteta është fuqi supreme, por edhe eliksir universal për secilin njeri në këtë planet.

DËSHIRAT, QETËSIA DHE LUMTURIA
“Dëshirat tona nuk janë asgjë tjetër përveç: lajmëtare të mundësive tona” Gëte.
Tërë jeta jonë, fillim e mbarim, është e mbushur me mendime e dëshira. Në literaturë thuhet se brenda 24 orëve nëpër mendjen e njeriut lëvizin afërsisht 14 mijë mendime e dëshira. (Gjetjet më të reja të literaturës shkojnë edhe më larg dhe thonë se shifra është shumë më e madhe, sillet diku mes 50 e 60 mijë mendime e dëshira).
Por le të jetë e saktë edhe gjetja e mëhershme prej 14 mijë mendimeve e dëshirave, prapë, edhe kjo shifër është marramendëse.
E tash, këtë fakt shkencor e kemi në njërën dorë, ndërsa fakti tjetër, poashtu shkencor, thotë: dëshirat nuk janë asgjë tjetër përveç se lajmëtare të mundësive tona. Në mendjen e asnjë njeriu nuk lindë dëshira pa ekzistuar kushtet dhe mundësitë reale në ambient që ajo dëshirë të plotësohet. Vetëm kur të jenë krijuar kushtet e jashtme dhe të brendshme për realizimin e një dëshire, atëherë, ajo dëshirë ngre kokën dhe të thotë: kërkoje, kërkoje se është këtu, shumë afër.
Dhe fakti i tretë, gjithashtu shkencor të cilin e pranon dhe e rekomandon literatura është: dëshirat normale njerëzore plotësohen që të gjitha (po e nënvizoj: të gjitha!) kur të plotësohen këto kushte: kur dëshira të jetë profilizuar si një dhe e vetme, pra kur nga 14 mijë mendime e dëshira të jetë pastruar terreni dhe të ketë mbetur në mendje vetëm NJË dëshirë; pra kemi profilizimin e dëshirës, (sepse t’i thuash taksistit ja ku i ke 14 mijë adresa dhe më dërgo në shtëpinë time, ai me vjet do të sorrollatet rrugëve të qytetit pa arritur ta gjejë shtëpinë tënde); pastaj vijnë krijimi i filmit mental (të vizualizohet: të shihet me sytë e mendjës së një dëshirë po plotësohet) dhe e treta: të rrumbullakësohet në tërësi piktura e dëshirës (pra të jetë formësuar dëshira me të gjitha elementet kompozicionale, siç formësohet vepra artistike e quajtur pikturë).
Por, duhet ditur edhe faktin tjetër se dëshira është sikur ylberi: në qoftë se këmbëngulë që ta zësh ylberin do të djersitesh kot, sepse ti del në kodër, ylberi ikë në bregun tjetër.
E ç’duhet bërë? E para: duhet të deponohet dëshira. Pastaj të pranohet jeta në tërësinë e saj të plotë: çdo gjë në këtë moment është ashtu siç duhet të jetë në tërësinë kosmike. Dhe, prandaj, duhet të krijohet QETËSIA e brendshme. Kur të jetë krijuar qetësia, gjithmonë lumturia vjen si lajm dytësor.
Kur mirresh me punën që e do, kur harrohesh tërësisht në atë punë që e bën me dashuri, plotësimi i dëshirës do të vie vetvetiu, pra si lajm dytësor: ej ndodhi kjo e kjo, që do të thotë: pikërisht ajo që ndoshta me vjet e ke pritur ndodhi pikërisht tash dhe pikërisht këtu, në çastin kur mendjen e ke pasur tek punët të tjera që nuk kanë asnjë lidhje me dëshirën tënde.
Qetësia është fenomen gati i paqartësueshëm. Tërë jeta, në tërësinë e saj, ndryshon me shpejtësi, por të gjitha këto ndryshime ndodhin në qetësi. Në qetësi rritën bimët, në qetësi rritën pemët, në qetësi qarkullon drita, në qetësi bëhet frymëmarrja, në qetësi rrjedh tërësia e quajtur jetë. As nuk përdoret kund agregati, as zhurma, as ndonjë forcë e jashtme, thjesht: NDODHIN.
Në qoftë se arrijmë të lirohemi nga zhurma e brendshme dhe, në mendje, e krijojmë qetësinë e plotë, atëherë mendja jonë do t’i përngjajë suprinës së lumit të qetë ku asnjë valëz nuk trazohet as nuk piptinë. Në këtë sipërfaqe ku nuk piptinë asgjë, hedhja e një guraleci të vogël do të krijojë rrathë. Guraleci këtu është DËSHIRA, rrathët që krijon ai janë rrugët, valëzimi për plotësimin e dëshirës.
Është plotësisht e natyrshme që, pasi njeriu është mësuar me mendimet dhe zhurmën e tij të brendshme, e ka vështirë ta krijojë qetësinë, por edhe për këtë situatë mund të gjenden mjete ndihmëse. Ekzistojnë mënyra e metoda që e ndihmojnë secilin të niset në rrugën e këndshme të plotësimit të dëshirave dhe të realizimin të gjakimit të fundit që quhet LUMTURIA e plotë.
Kjo rrugë nuk është e lehtë, por nuk është e pamundshme.

DIJA MEMORIE DHE DIJA PËRVOJË
“Mendja e fuqishme, që bën përpjekje për zbatimin praktik të dijes teorike, është mendja më e mirë në botë”, Gëte.
Zbërthimi i ligjshmërive të jetës, rëndom, e përballë njeriun me një të dhënë të çuditshme: ato ligje që në dukje të parë dalin si shumë të ndërlikuara, madje shpeshherë edhe shumë të paqarta, pas një analize të vemendshme, shihet që janë ligje e dukuri krejtësisht të thjeshta dhe plotësisht të qarta. Zatën e tillë është edhe tërë jeta njerëzore me të gjitha ligjshmëritë e saj.
Njëra prej këtyre ligjshmërive, që shkakton mëdyshje e dilema serioze, ka qenë, është dhe, ndoshta, do të mbetet edhe qasja ndaj diturisë si fenomen e sidomos dialogu rreth vlerave të dijes memorje dhe të dijes përvojë.
Për njerëzit që mirren me çështjet e rritës shpirtërore, asnjëherë, nuk lejohet pranimi i një pjese e mohimi i pjesës tjetër, sepse jeta është tërësi unike dhe duhet të pranohet si totalitet. Mohimi i pjesës fare lehtë mund të shndërrohet në mohim edhe të tërësisë.
Prandaj edhe duhet thënë: edhe dija memorje edhe dija përvojë janë fuqi që të ndihmojnë për tejkalimin e pengesave dhe, që të dyjat, si dora e majtë dhe e djathta që së bashku e lajnë fytyrën, edhe dija memorje dhe dija përvojë së bashku janë të domosdoshme dhe, të shkrira në një, e ndihmojnë shumë rritën shpirtërore.
Dija memorje grumbullohet nga të gjitha nivelet e shkollimit dhe nga të gjitha mjetet e informimit, nga të gjitha bisedat e debatet profesionale dhe, sidomos, nga studimi i literaturës. Kjo dije është e mrekullueshme, sepse njeriut ia mundëson NJOHJEN.
Por, në qoftë se ngelim vetëm në këtë rrafsh, në qoftë se do të sillemi vetëm në dijen memorje, të vlerësojmë e çmojmë letrat e diplomat (provimet shkollore), atëherë do të bëjmë jetë në CEKTINË, që asnjëherë nuk e siguron thellësinë e njohjes e sidomos do të mungojë thellësia e PËRJETIMIT. E kjo, ndër ne sidomos, ndodhë shumë shpesh.
Ne, zakonisht, flasim kështu: e di. Kam dëgjuar. Kam lexuar disa herë. E di. E çka do të përgjigjemi nëse ia shtrojmë vetes një pyetje të sinqertë: athua, vërtet e di?
Të dëgjosh njëqind herë, njëmijë herë apo edhe një milion herë se të dhemb dora kur ta prejë tehu i thikës, athua a është e barabartë me dhimbjen që të shkakton tehu i thikës kur vërtet ta këpusësh dorën tënde me thikë?
Dija memorje është reçetë e mjekut. Reçeta nuk shëron, por barërat, apo? Dhe, a keni dëgjuar ndonjëherë se mund të mësohet noti në beton? Këtu e kanë burimin edhe nocionet e arsimit formal dhe arsimit real.
Prandaj, plaku i mendimit gjerman, Gëte i mençur, moti ka thënë: mendja e fuqishme, që bën përpjekje për zbatimin praktik të dijes teorike, është mendja më e mirë në botë.
Mrekullia arrihet në çastin që bëhet sinteza, sepse: njëra pa tjetrën nuk jetojnë, të dyja bashkë formësojnë dy binarët e jetës nëpër të cilët mund të udhëtohet me shumë sukses dhe me lehtësi të natyrshme.
Në rritën shpirtërore dija përvojë është shumë me vlerë. Mund t’i keni lexuar edhe njëmijë libra inspirative, mund t’i keni dëgjuar edhe njëmijë ligjërata, por një MEDITIM praktik, një seancë relaksuese, një zbatim praktik i qetësisë me ndihmën e një CD-je, do t’iu sjellin aq shumë përfitime sa nuk mund t’i zëvendësojnë të gjitha librat e botës.
Latinët e vjetër kanë thënë: edhe ngjyra më e zbehtë është më e fuqishme se memorja më e fortë. Në kontest të temës sonë duhet thënë: edhe metoda dhe teknika më e zbehtë e rritës shpirtërore është mijëra herë më efektive se cilado dije memorje.

FJALËT, AFIRMIMET POZITIVE
“Ditën që fillojmë t’i themi afirmimet pozitive, atë ditë dalim nga roli i viktimës. E provojmë FUQINË TONË”, Lujza Hej.
Afirmimet pozitive janë shndërruar në degë të veçantë të shkencës pragmatike për rritë shpirtërore. Do të dëgjoni dhe do të lexoni gjithnjë e më shumë konstatime të këtilla: afirmimet pozitive e krijojnë lirinë e njeriut, afirmimet pozitive e ndërtojnë shëndetin, suksesin, lumturinë e të tjera e të tjera. Por, çka janë këto afirmime pozitive dhe si duken në praktikën jetësore?
Afirmimet pozitive nuk janë asgjë tjetër perveç fjalë të zgjedhura, fjalë të bukura pozitive, që afirmojnë një veti, një veprim apo një punë të individit. Këto fjalë të zgjedhura, kur përdorën për qëllime shëruese, kur përdorën me masë, brenda një kriteri real, kanë fuqi mahnitëse dhe sjellin kthesa e ndryshime shumë të rëndësishme.
Ata që duan ta kuptojnë seriozisht fuqinë shëruese të afirmimeve pozitive duhet të nisen nga pika themelore: FJALA. Edhe në librat e vjetër të besimeve fetare thuhet: “...dhe ishte në fillim fjala”. Analizojeni me kujdes fuqinë e fjalës.
T’i marrim, për këtë qëllim, dy thënie shumë të njohura, e para: “mos më thuaj se jam i keq, sepse e ndiej veten keq, punoj e veproj keq dhe – BËHEM I KEQ”, dhe, e dyta: “më thuaj që jam i mirë, harroj që jam i keq, e ndiej vetën mirë, punoj e veprojë mirë dhe – BËHEM I MIRË”.
E shihni? Të dy këto thënie fillojnë “më thuaj” ose “mos më thuaj”, pra bazën e kanë në FJALË. Dhe që të jetë bindja e mbështetur në përvojën e secilit, që të keni mundësi të bindeni vetë e jo t’i besoni ndokujt, atëherë po e provojmë me një shembull tjetër: zgjidheni një nga shokët e shoqet tuaja, filloni t’i thoni të gjithë se ti je (e,i) mirë nja dyzet ditë me rradhë, por t’i thoni me bindje, me fjalë të vërteta, iu siguroj se pas dyzet ditësh, ai ose ajo, do të jetë personi më i mirë i mundshëm në ambientin tuaj.
Pse ndodhë kështu? Teoria aksiomatike e fjalës është kjo: në shpirt lind idea, pastaj idea formësohet në mendim, mendimi shprehet me fjalë, fjala është ENERGJI, energjia është fuqi që ndërton apo rrënon.
Kur ia thua vetit afirmimet pozitive, energjia e fjalës depërton në molekulë, molekula e merr impulsin, vetëdijësohet dhe vepron sipas URDHËRIT.
Prandaj fuqia shëruese e afirmimeve pozitive është mahnitëse, por vetëm në RASTE të rralla, jo gjithëherë. Pse jo gjithëherë? Sepse secili njeri është mësuar me mendimet e veta, secili njeri mund të ndryshojë shumëçka në jetën e vet, por tepër të rrallë janë ata njerëz që arrijnë t’i ndryshojnë mendimet e veta, prandaj edhe dyshimi del fitues, sepse shumë njerëz sedimentin e DYSHIMIT e kanë aq të madh në qenësinë e tyre sa asnjëherë nuk mund të përfitojnë nga përdorimi i afirmimeve pozitive.
E çka duhet bërë? Për të gjallin, kemi thënë, sa herë mbyllet një derë, hapën dhjetë të tjera, prandaj edhe këtu mund të gjendet derëdalja e mirë. Qysh? Fare thjesht. Duhet të përdorën teknikat dhe metodat e sprovuara prej të tjerëve.
Më e mira është: të inçizohet zëri i një të dashuri, sidomos zëri i nënës kur të thotë se “ti je (i,e) mirë”, me vlerë, (i,e) dashur” e të tjera, por edhe më lehtë se kjo është CD-ja speciale, sidomos në Beta valë, që depërtojnë drejtpërdrejt në nënvetëdijën e individit.
Kjo CD dëgjohet në vetmi, në shtrat, vetëm një njeri, dhe kur të thotë zëri i CD-së “ thuaje dëshirën tënde me mendime”, atëherë duhet ta zgjedhësh një dëshirë, vetëm një dhe ta thuash me mendime, pa zhurmë të fjalëve.
Besimi dhe përsëritja janë ligjet themelore të depërtimit të urdhërit nga vetëdija në nënvetëdije. Në qoftë se ky ushtrim bëhet me shumë dashuri, suksesi nuk do të mungojë.
Afirmimet pozitive janë si të gjitha ligjet e jetës. Të gjitha janë për të mirën e njeriut, por ndjeriu duhet të jetë korrekt gjatë përdorimit të tyre, sepse rrita shpirtërore nuk e pranon MASHTRIMIN.

MARRËZIA E PARË: MËRZIA!...
“Jeta nëse di ta përdorësh zgjat shumë”, Seneka.
Dinamikën e jetës moderne e përcjellin shumë probleme. Sa më dinamike të jetë jeta, aq më të mprehta janë problemet që sjell. Në fakt problemet që i prodhon njeriu janë krejtësisht subjektive dhe, prandaj themi: njeriu është problemi i parë, ai është prodhuesi i problemeve dhe, po të jetë njeriu në rregull, problemet shuhen si vesa para diellit. Por...ecë e zgjidhe problemin e quajtur njeri?
Njëri prej problemeve që veçohet në dinamikën e sotme është MËRZIA. Dhe, ky problem, do të jetë për herë e më i theksuar, sepse robotizimi i prodhimit njëmend e humanizon jetën e njeriut, por në anën tjetër krijon aq shumë kohë të lirë (e kjo do të thotë mundësi për monotoni e mërzitje) sa halli i parë dhe themelor i njerëzve do të jetë: qysh ta kalojnë kohën e lirë.
Në traditën e popullit tonë e takojmë konstatimin e bukur se: frikë e mërzi ka sa të duash, këtu e në qiell. Merr lirisht, nuk të ndalon njeri, madje është gratis, pa pagesë.
Në rritën shpirtërore takojmë konstatimin e mrekullueshëm që thotë: më i fortë se njeriu është gjumi, për çdo natë gjumi e rrëzon njeriun. Por më e fortë se gjumi është mërzia, kur ke mërzi shqetësuese nuk të merr gjumi tërë natën. E më e fortë se mërzia është DURIMI. Kur e kultivon qetësinë dhe, me qetësi, hyn në fushën e gjerë të durimit, atëherë e mund mërzinë.
Mërzia si fenomen subjektiv është aq e shumëllojshme sa mund të shkruhen libra të trashë dhe, prapë, do të mbesin pjesë të papërfëshira mirë. Por, në rastin tonë do të ndalemi vetëm në dy-tri pika për efektin rrënues të mërzisë, cili është burimi i parë që shkakton mërzinë dhe qysh të tejkalohet.
Efektet rrënuese të mërzisë janë të njohura në literaturë. Theksohen sidomos rastet e veçanta të njerëzve që kanë përjetuar mërzi të thellë, kur brenda nate e kanë djegur tërë jetën e tyre. Për shembull djaloshi që është burgosur dhe, brenda nate, asnjë qime e flokut nuk i ka mbetë e zezë, është thinjur tërësisht ose më saktë: është mplakur brenda një nate.
Apo babai, ekspert i ashensorëve me valëvule ajri, kur është ndalë rryma, ka mbetur me gruan dhe djalin në ashensor, për 55 minuta, sipas matjeve medicinale, është mplakur për më shumë se 2o vjet, e të tjera. Rastet e lehta të mërzisë shkaktojnë diabetin, yndyrën në gjak e çrregullime të tjera.
Por janë do raste të tjera, (numerikisht më të shumtat) krejtësisht minore në dukje të parë, por që ngadalë e me sistem thellohen aq shumë dhe sjellin dëme aq të rënda sa kalojnë në fushën e pariparueshmerisë.
Këto raste fillojnë shumë spontanisht, si: jam i tepërtë në familje, nuk më do kush, jam i padobishëm, nuk mund të punojë më punë dobiprurëse, të gjithë më urrejnë, kam qenë dikushi i rëndësishëm, sot janë bërë të gjithë mosmirënjohës, askush nuk më respekton për atë që kam bërë, e të tjera.
Kështu fillojnë. Por, duke u përsëritur përditë, për çdo çast, shpejtësia e tyre rritet çdo ditë dhe dikur kalojnë në shtresat e thella të sistemit nervor ku, natyrisht, shkaktojnë çrregullime të rënda edhe të shëndetit fizik, por sidomos të shëndetit mental.
Këta njerëz jetojnë në DJE. Në kujtime. Në ditët e tyre të djegura. Dhe duke përpunuar kujtimet e djeshme, këta njerëz gjithnjë “gjejnë” momente të reja që iu krijojnë mundësi për ndërtimin e kullës së FAJËSISË, të vetakuzës dhe akuzës për të tjerët.
Ky vendnumërim, kjo ecje prapa nëpër hirin e ditëve të djegura, ky “rikverc” i jetës, pas shumë epozidave përsëritëse, kur të akomodohet në shtresat e thella të sistemmit nervor shndërrohet në lavë vullkanike që djegë e rrënon.
Dalja nga kjo gjendje është një dhe e vetme: të jetohet në TASH. Në këtu dhe në tash. Të pranohet jeta në tërësinë e saj të plotë. Të vetëdijësohen për begatinë e mrekullueshme të çdo çasti të jetës, sepse jeta në asnjë rast nuk ndalet, nuk ndërton monotoni e mërzi, gjithnjë është në proces të ndryshimit dhe gjithnjë e plotëson mozaikun e bukurisë.
Nëse jetohet dhe PËRJETOHET momenti, jeta është shumë e gjatë dhe shumë e shëndetshme.

BINDJA, BINDJA DHE VETËM BINDJA
“Bindja është parakushti themelor për arritjen e lumturisë njerëzore”, O. Nesh.
Njëra prej të vërtetave të amshueshme është: bindja është çelësi kryesor për hyrje në mbretërinë e lumturisë njerëzore. Çdo gjë, fillim e mbarim, varet nga amëza e bindjeve individuale. Më të mençurit në botë, më të zotët në këtë planet, më të fuqishmit në rruzullin tokësor, zë besë lexuesi im i mirë, të gjithë kanë qenë njerëz të rëndomtë, si unë e ti, si të gjithë ne.
Të gjithë. Por, që të gjithë, e kanë pasë dinakërinë e mençurisë që në mënyrë të veçantë, krejtësisht specifike, origjinale, të ndërtojnë një BINDJE dhe, atë bindje ta vejnë në shërbim të jetës së tyre.
Në qoftë se je i disponuar të luajmë, ti lexuesi im i mirë, eja ta luajmë një lojë të vogël. Por dije: kjo LOJË prek bazat fundamentale të jetës njerëzore. Është lojë, ne po luajmë, por mos harro brenda kësaj loje është strukur çelësi i lumturisë tënde.
Dhe kjo nuk është fjalë goje, por është ligji suprem i mendjes së njeriut. Asnjë krijesë njerëzore, deri më sot, nuk ka arritë të dali jasht kornizës së këtij ligji dhe secili njeri që ka pasë mençurinë e hyrjes brenda këtij ligji, jeta e tij ka pësuar NDRYSHIME MAHNITËSE.
E tash ta fillojmë lojën. Unë ta bëjë një pyetje, dhe, në fund të pyetjes, kur unë ta shkruaj pikëpyetjen me shenjen “?” ti përgjigju me fjalën BINDJA.
Të fillojmë. Pse dikush është i PAFAT e dikush është i LUMTUR?
(A të thashë: shkruaje fjalën BINDJA. Pas çdo pikëpyetje shkruaje këtë fjalë). Mirë. Vazhdojmë. E pse dikush është i hareshëm dhe shumë i pasur, ndërkaq dikush i mjerë dhe i varfër? Pse dikush është frikacak dhe tërësisht i pasigurt e dikush shpatë në veprime dhe krejtësisht i sigurt?
Pse dikush ka shtëpi të bukur e luksoze e dikush, në prag të skamjes, jeton në periferi të mjeruar? Pse dikush dikush arrin suksese e dikush vazhdimisht has në mossuksese?
(Mos harro lexuesi im, pas çdo pikëpyetje shkruaje fjalen BINDJA. Por: shkruaje dhe analizoje, a është e vërtetë?) Mirë. Vazhdojmë... Pse dikush është orator i shkëlqyer dhe shumë i dëshiruar e dikush tejet mesatarisht pritet nga njerëzit që u drejtohet? Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush tejtër, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore, nuk mund të arrijë, kurrfarë rezultatesh?
Pse dikujt i shkon përdore të SHËROHET nga e ashtuquajtura sëmundje e pashëruar e dikujt jo? Pse ndonjë grua jeton në bashkëshortësi fatlume, ndërsa e motra vuan në pafatësi?
Në qoftë se ke qenë korrekt, lexuesi im i mire dhe, pas secilës pyetje e ke shkruar përgjigjen e saktë: bindja është shkaktare, atëherë, sëbashku e kemi kuptuar se të gjitha, fillim e mbarim, varen nga ligji suprem i mendjës njerëzore që quhet: ndërtim i bindjes.
Shumë prej nesh – shkruan Xh. Marfi – ende janë në gjumë të thellë, të pavetëdijshëm për ekzistimin e xeherores së arit, të inteligjencës së paskajshme dhe të dashurisë hyjnore. Mësyjani dhe do të nxirrni gjithçka që iu nevojitet, çdo gjë që dëshironi!
Një copë hekuri i magnetizuar ngritë peshë gati 12 herë më shumë se pesha e vet, po qe se e çmagnetizoni, e njëjta copë hekuri nuk mund të ngrisë as edhe pendën më të lehtë. Ngjajshëm me këtë ekzistojnë dy lloje njerëzish: njërit i takojnë njerëzit e magnetizuar – me shpresë, besim e bindje, të vetëdijshëm se janë të lindur për suksese; tjetrit i takojnë njerëzit që i kanë humbur vetitë magnetike, të kapluar nga frika e dyshimi... Nisuni përpara. Mos u dorëzoni. Mbushuni me veti magnetike. Zbulojeni fshehtësinë e madhe! Njiheni veten tuaj...
Ndërroni hartat mentale, skemat e vjetra kah ecin mendimet dhe bindjet e juaja, krijoni amëz të re të mendimeve, besimit e bindjes dhe hapëroni me vendosmëri, vetëbesim e siguri të plotë kah majet më të larta të lumturisë njerëzore, sepse asnjë njeri nuk ka ardhë në jetë të vuaj. Jeta është shumë, shumë e bukur, mëkat të mos kënaqeni plotësisht e gjithnjë.
Shfrytëzoni me shumë dashuri të gjitha teknikat, mënyrët dhe metodat që iu ndihmojnë ta ndryshoni bindjen tuaj për cilëndo lëmi të jetës. Mos hezitoni se vetëm me prova e sprova, pësime e mësime do të dilni fitues, do ta begatoni përvojën tuaj, e pastaj, ajo përvojë iu ndihmon që të formësoni pikturën e dëshirës suaj ashtu si ua do zemra.
Kështu thotë literatura, kështu jam i bindur unë, kështu kisha dashtë të shohë edhe ty, lexuesi im i mirë që të dua shumë. Dhe të dua pa kusht që të më duash ti mua, madje prej teje nuk e kërkojë as votën tënde, por e kisha dashtë ndryshimin e BINDJEVE të vjetra, sidomos të atyre bindjeve që të kanë dërguar prej dështimi në dështim.
“Bindja është djep i frymëzimit, horizont i ditës së re, burim i një fuqie të panjohur”, Xh. Marfi
Thënia e Xhozef Marfit që e vura nëntitull është shumë e saktë, katërcipërisht e vërtetuar me eksperimente shkencore dhe secili lexues mund ta vërtetojë në jetën e përditshme. E para: bindja është djep i frymëzimit. Shumë e vërtetë. Bindja e fortë të frymëzon, të jepë krahë, sepse krijon energji të jashtzakonshme.
E dyta: bindja është horizont i ditës së re. Po. Bindja për hyrje në një rrugë të re nuk është asgjë tjetër pos njohje me diçka të mrekullueshme, pra: hyrje në një rrugë të re ku hapen horizonte të panjohura deri më tash dhe, në të njëjtën kohë, tërësisht të pakufishme për mendjen tonë të derisotme. E treta: bindja është burim i një fuqie të panjohur.
Në këtë pjesë do të ndalem me një shembull të vogël: kur ke qenë në rrezik, ti lexuesi im i mirë, kur ke qenë i bindur se rreziku është real, i dukshëm dhe i vërtetë, ke gjetë forcë dhe e këcyer murin apo gardhin dy metra të lartë. Të nesërmën ke shkuar tek ai vend, muri apo gardh s’ka rëndësi, dhe vetes i ke thënë me habi: a është e mundur? Unë ta kem kaluar këtë pengesë? Po. E ke kaluar ti vetë atë pengesë, sepse: bindja është burim i një fuqie të panjohur.
Njerëzit që janë të BINDUR për një qëllim e kanë fare të lehtë ndërmarrjen e hapave aq radikal sa mund të shkojnë deri në vetëflijim. Përmes kësaj vije kuptimore mund të zbërthehen të gjitha veprimet e heroizmat që takohen në historitë e popujve. Mund të fillojmë këtu numërimin prej kamikazëve japonez, vetëflijuesve palestinez, luftëtarëve të Spanjës (në mes të të cilëve ka pasë edhe aq shumë shqiptarë) e deri në luftën e fundit në Kosovë.
Po për ne njerëzit e rëndomtë, që nuk jemi të zotët të bëjmë flijime sublime, cili është funksioni praktik, jetësor i bindjes? Përgjigja në këtë pyetje do të vie vetvetiu pasi të citojmë një pjesë pak më të gjatë të Xh. M. në “Forcën e ndërdijes” ku thotë:
“Në qoftë se mësoheni se si mund ta njihni dhe si ta LIRONI fuqinë e fshehtë të ndërdijes suaj, atëherë në jetën tuaj do ta futni forcën, pasurinë, lumturinë dhe kënaqësinë. Nuk ka nevojë që ta fitoni, fuqia është gjithnjë në posedimin tuaj.
Duhet vetëm përvetësuar mënyra e PËRDORIMIT të saj, të kuptohet ajo dhe të përdoret në mënyrë të duhur në të gjitha poret e jetës. Poqese i ndiqni teknikat dhe proceset e thjeshta, do t’i fitoni njohuritë dhe kuptimet e duhura. Do t’iu frymëzojë një ditë e re dhe do t’iu lindë një forcë e re, me ndihmën e të cilës do t’i REALIZONI dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Bëhuni të vendosur dhe të fortë! Bëjeni jetën tuaj më të rëndësishme, më të pasur dhe më bujare.
Në thellësi të ndërdijes suaj gjendet URTËSIA e paskajshme, fuqia e pakufizuar, burimi i çdo gjëje që iu nevojitet. Ju duhet vetëm që t’i ZBULONI ato, t’i zhvilloni dhe t’i QITNI në dritë. Njihni mundësitë e shpirtit tuaj! Po qe se shpirtin tuaj e hapni dhe e bëni të pranueshëm, dituria e pakufishme e brendisë së ndërdijes suaj në çdo kohë dhe në çdo vend do t’iu zbulojë çdo gjë që DËSHIRONI ta dini.
Do t’iu vijnë mendimet e reja, ide të reja që do t’iu çojnë kah zbulimet e reja, do t’iu aftësojnë të krijoni vepra të reja artistike dhe praktike. Pos kësaj, dituria e paskajshme e ndërdijes suaj do t’iu tregojë rrugën e cila ju çon kah të vërtetat dhe njohuritë plotësisht të reja dhe, deri tash, të panjohura. Do t’iu zbulojë përsosshmërinë e të shprehurit dhe t’ju tregojë vendin e vërtetë në jetë...”
Kur të lexosh pasuse të këtilla të literaturës inspirative, kur t’i analizosh me vemendje të gjithë shembujt konkret e jetësor që t’i dhuron të gatshëm kjo literaturë, kur të shohësh me sytë e ballit, e, sidomos me syt ë e mendjes dhe të shpirtit potencialet tua të pakufishme që gjenden në ty, në qenësinë tënde, atëherë me lehtësi të natyrshme do të ndërtosh BINDJEN e nisjes në rrugën më të bukur të jetës njerëzore: në rritën shpirtërore.
Dhe, në këtë rast e në këtë situatë, do të përfitosh edhe më shumë se që mund ta paramendosh sot e këtu. Sepse, sot e lexon nga kureshtja, nesër e përsëritë për fuqizim dhe SHËRIM të vetvetes, pasnesër e lexon për relaksim që të lirohesh nga streset e ditës dhe, së fundi, krijohet ETJA për mësime të këtilla.
Kjo etje shuhet kur të formësohet BINDJA se ti je qendër e botës, se në jetë ke ardhë që të shndërrohesh në bjeshkë krenare e jo të ecësh zhagas nëpër vijat e mjerimit që i shkakton dështimi.
Kjo është rruga e ndërtimit të bindjes e cila është shkaktari kryesor që, për pasojë, prodhon jetën e lumtur.

ZEMËRIMI I PËRMBAJTUR ËSHTË SËMUNDJE
“Zemërimi është mekanizëm mbrojtës. Mbrohemi për shkak se jemi të frikësuar”, L. Hej.
Vrasësi më tinzak, më i rrezikshëm dhe më i padukshëm, është zemërimi. Kjo energji e natyrshme në qenien tonë, për ilustrim që të qartësohet më mirë, mund të krahasohet me rrymën elektrike. Të gjithë e dimë se rryma elektrike është e domsodoshme, madje në botën moderne gati se pa rrymë nuk mund të ketë as jetë.
Rryma, është e ditur, përdoret për gjithçka: për dritë, transport, ngrohje-ftohje, telekomunikim, për të gjitha aparatet, për të gjitha makinat prodhuese, për të gjithë kompjuterët e robotët... thjesht si të thuash për gjithçka.
Por, në qoftë se ndaj kësaj mrekullie të quajtur rrymë e bëjmë VETËM një gabim: prekim telat e xhveshur të rrymës, ajo të bën shkrum e hi brenda një çasti.
E njëjta gjë ndodhë edhe me zemërimin. Në qoftë se do të dimë ta përdorim këtë energji të natyrshme, valët e zemërimit do të kalojnë nëpër ne pa asnjë shënjë e asnjë pasojë. Por, në qoftë se nuk e njohim këtë energji, sidomos në qoftë se nuk i njohim pasojat e saj, atëherë rrënimet shkatërrimtare që mund t’i krijojë zemërimi, për një periudhë bukur të gjatë kohore, nuk do të mund të riparohen.
Do t’iu referohem autorëve të literaturës inspirative që qartësojnë dy momente shumë të rëndësishme për jetën. E para: ç’është zemërimi dhe si duhet të lirohemi prej tij. E dyta: qysh mund të ndërrohet kahja e mendimeve që të jemi vërtet të qetë dhe të lumtur?
SI TË SILLEMI NDAJ ZEMËRIMIT?
Zemërimi – thotë literatura – është proces normal dhe i natyrshëm. Më së shpeshti zemërohemi për shkak të gjërave të NJËJTA.Kur jemi të zemëruem, ndjejmë se nuk kemi të drejtë ta shprehim zemërimin tonë dhe, prandaj,, e PËRMBAJMË.
Ky zemërim i përmbajtur rëndom grumbullohet në pjesë të caktuara të trupit dhe manifestohet si SËMUNDJE. Zemërimi me vite grumbullohet në të njëjtin vend. Për këtë arsye, me qëllim të shërimit, është e domodoshme t’i SHPREHIM ndjenjat tona.
Në qoftë se nuk mund t’ia thoni drejt në sy personit që iu ka zemëruar, ndaluni para pasqyrës dhe filloni t’ia thoni sikur pasqyra të ishte personi që iu ka zemëruar. I thoni: jam (i,e) hidhëruar në ty”. “Më ke lënduar” e të tjera të kësaj natyre dhe vazhdoni kështu derisa të liroheni plotësisht nga zemërimi. Pastaj merrni frymë thellë, shikojeni veten në pasqyrë dhe pyetne veten: “Çka ishte ajo që shkaktoi zemërimin e këtillë në mua?” Sikur të arrinim ta ndryshonim sistemin tonë të BINDJEVE, i cili e ka shkaktuar këtë sjellje, atëherë ne kurrë nuk do të kishim nevojë të zemërohemi.
NDËRRONIE KAHJEN E MENDIMEVE
Mund të humbim kohë duke u marrë me gabimet tona,duke menduar për pavlefshmërinë tonë, ose të mendojmë për ngjarje të gëzuara. Mendimet e hareshme dhe të gëzuara dhe dashuria ndaj vetes – janë rruga më e shkurtë për krijimin e jetës së lumtur.
Prandaj thuani kështu: “Në pafundësinë e jetës në të cilën gjendem çdo gjë është ë tërë, e plotë dhe e përkryer. Gëzohem që e di se jam NJË me fuqinë që na ka krijuar. Ajo fuqi i do të gjithë që i ka krijuar, prandaj më do dhe mua. Unë jam fëmijë i dashur i universit dhe më është dhënë çdo gjë. Ne jemi forma më e lartë e jetës në këtë planet dhe jemi të paisur me të gjitha që na duhen.
Mendjet tona janë në lidhje të përhershme me mendjen e pakufishme, kemi mençurinë dhe dijen e tërësishme. Me BESIM krijojë për vete vetëm atë që është për të mirën dhe harenë time dhe atë që është e përkryer për rritën shpirtërore dhe për evolucionin tim. E dua këtë që jam.
Më gëzon hapësira e pakufishme dhe e di që para meje shtrihen hapësira dhe mundësi të pakufishme në të gjitha pikëpamjet. E di që në çdo moment mund ta formësoj dhe riformësoj personalitetin tim, madje edhe trupin tim që të mund t’i shpreh potencialet e mia. Plotësisht i besoj Fuqisë unike dhe e di që në botën time çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë...”
Këto dy mundësi janë vetëm dy pikla uji në oqeanin e mundësive për ndryshimin dhe vetëdijësimin tonë. Por e vlejnë t’i përdorim dhe të analizojmë pastaj veten tonë: si po ndihemi?

NJERIU ËSHTË DRITË E PASTËR
Njëmijë herë do ta përsërisim një të vërtetë të amshueshme: njeriu është DRITË E PASTËR.
Pse po e përsërisim? Sepse, zakonisht, njerëzit nuk e dinë që përmes dëshirave tepër të mëdha, makutërisë se pangopshme për të gjitha jetësoret – e kontaminojnë vetën, e mbushin plehurina pleksusisn solar që, për pasojë - prodhon shqetësime dhe dështime.
Arsyeja e dytë është se pikërisht këtu gjenden përgjigjet për të gjitha dilemat e njeriut, të cilat i keni lexuar sa e sa herë: pse dikush është i hareshëm, i shëndetshëm, i pasur, i suksesshëm, i lumtur?... E pse dikush tjetër është – e kundërta e të gjitha këtyre gjendjeve?
Njeriu i ka një million probleme, por është vetëm NJË PROLEM: njeriu!
Lexonie me kujdes literaturën dhe nënvizojeni këtë të dhënë: vetëdija e njeriut është një maje akulli mbi ujë, kurse nëntë pjesët të tjera të vetëdijes janë errësirë e pavetëdijshme, akulli nën ujë.
Qysh mund të arrihet ndriçimi i plotë, vetëdijësimi dhe, me këtë vetëdijësim – tejkalimi i të gjitha mungesave dhe pengesave në jetë?
Duket problem i rëndë dhe i pakuptueshëm, por është aq i thjeshtë dhe aq i lehtë sa mund ta kuptojmë të gjithë.
Zgjidhja quhet: MEDITIM!
Meditimi bën kthimin e energjisë brenda dhe fuqizon dritën e brendshme, vetëdijësimin e plotë. E vetëdijësimi të bën kreativ, të suksesshëm, të hareshëm, të lehtë, të pasur, të shëndetshëm, të lumtur.
Shumë e thjeshtë dhe shumë e lehtë.
Në qoftë se dëshironi të informoheni për të gjitha mënyrët, metodat dhe format e arritjes së këtij qëllimi – lexoni literaturën. Aty do të gjeni mijëra mënyra, por është vetëm një SYNIM: arritja e vetëdijësimit, drita e plotë.
Njëra prej rrugëve më të sigurta ju ofrohet në me ndihmën e CD-es “Dëshirat…” e cila ndihmon në krijimin e qetësisë, kthimit të energjisë brenda, pastrimit të ngadalshëm dhe sistematik të kontaminimeve që ia kemi bërë vetës.
CD-ja është meditim i udhëhequr dhe i sigurt.
Për arritjen e dritës së pastër (që gjithnjë është në ne, por e mbuluar nga plehurinat e jetës horizontale), ekzistojnë dy forma të sigurta: e para – t’i besoni dhe t’i dorëzoheni plotësisht udhëzuesit, (Mësuesit), dhe, e dyta: ta arrini njohjen dhe bindjen përmes leximit e studimit sistematik të literaturës.
Dorëzimi me besim apo dorëzimi me bindje pas njohjes së literaturës – që të dyja të çojnë në një synim: meditim të udhëhequr për arritjen e dritës së pastër. E kjo dritë është hyrje në fatlumëri, sepse më nuk do të takoheni me negativitetet që prodhojnë vuajtje.

Afirmimet Pozitive
Ata që kanë marrë pjesë ne kursin e Mendimit Pozitiv e kanë kuptuar se çfarë fuqie ka fjala. Se si me fjalë ndërtohen dhe rrënohen jetët. Është e qartë se një rrol shumë të rëndësishëm luajnë afirmimet pozitive.
Çfarë janë afirmimet pozitive?
Këto janë fjali që përshkruajnë një gjendje të dëshiruar, që përsëriten shumë shpesh në mënyrë që ndërdija të jetë në shërbimin e një jete më të mirë. Që afirmimet të jenë sa më efikase ato duhet të përsëriten me vëmendje, me bindje, me interesim dhe me shumë dëshirë.
Si të përdoren afirmimet pozitive?
Është mirë që të përdoren fjali të shkurtra meqë mbahen mend lehtë. Përsëritni sa herë të doni, sa herë që nuk jeni duke u marrë me ndonjë aktivitet tjetër që kërkon koncentrim (pra, mos I përsëritni afirmimet kur jeni duke ngarë veturën apo duke kaluar rrugën) – ndërsa mund të jetë moment I mirë që ta bëni kur jeni duke udhëtuar me autobus, tren, duke pritur në rend, …dmth gjatë momenteve pasive në jetë. Bëjini disa sesione 5-10 minutëshe në ditë.
Për të ju ndihmuar, ja disa shembuj të afirmimeve pozitive.
Zgjedhni cila ju konvenon më së shumti, dhe përsëriteni – ama ME BINDJE.
- Unë jam i/e shëndetshëm(e) dhe i/e lumtur.
- Unë jam çdo ditë e më i/e pasur.
- Trupi im është I shëndoshë dhe po funksionon për mrekulli.
- Unë kam shumë energji.
- Unë mësoj dhe kuptoj shpejtë.
- Mendja ime është e qetë.
- Unë jam i/e qetë dhe i/e relaksuar në çdo situatë.
- Mendimet e mia I kontrolloj unë.
- Unë rrezatoj dashuri dhe lumturi.
- Unë jam i/e rrethuar me dashuri.
- Unë e kam punën më të mirë në botë.
- Unë jetoj në shtëpinë e ëndrrave të mia.
- Unë kam marrëdhënie të shkëlqyer me burrin/gruan.
- Unë kam një punë të mrekullueshme.
- Unë jam i/e suksesshëm(e) në çdo hap.
- Jeta ime është çdo ditë e më e bukur.
Të mos harroj t’ua kujtoj se Louise L. Hay ka shëruar kancerin me afirmime pozitive dhe me mendime pozitive.

XHELOZIA
Në fund të këtij shkrimi - do të flas shumë pak dhe shumë sipërfaqësisht për xhelozinë.
Paraprakisht do t’iu them këtë:
Kur luftoni kundër momentit, ju në të vërtetë luftoni kundër tërë gjithësisë. Në vend të kësaj, mund të vendosni që sot të mos luftoni kundër tërë universit, duke luftuar kundër këtij momenti. Kjo do të thotë se: PRANIMI I KËTIJ MOMENTI DUHET TË JETË I PLOTË DHE TËRËSOR. Ta pranoni botën siç është, e jo ashtu siç do të dëshironit jut ë ishte në këtë moment. Kjo është me rëndësi të kuptohet.
Mund të dëshironi që bota (dhe të gjitha në jetën lineare) në të ardhmen të duken ndryshe, por në këtë moment duhet ta pranoni siç është.
Kur ndiheni të penguar apo të shqetësuar shkaku I NDONJË NJERIU APO SITUATE , përkujtohuni që të mos reagoni në NJERIUN apo në SITUATËN veçse në NDJENJAT tuaja. Ato janë ndjenjat tua, kurse ndjenjat tua nuk janë gabim I HUAJ.
Kur ta keni kuptuar këtë plotësisht, do të jeni të gatshëm që ta merrni përgjegjësinë për NDJENJAT tuaja dhe t’i ndryshoni ato. E nëse gjërat mund t’i pranoni siç janë, do të jeni të gatshëm ta merrni përgjegjësinë për situatën tuaj si dhe për të gjitha NGJARJET që i përjetoni si PROBLEME.
Kjo është qenësorja (esenca). Ndërkaq, në jetën linerare (në ekzistencë) shqetësimet janë ndër më të ndryshmet, që, kryesisht janë pasojë e jetës në sipërfaqe, në cektinë, pra në ekzistencë. Qenësia (esenca) është AKSION, sipërfaqëja (ekzistenca, jeta lineare) është vetëm REAKSION.
Jeta në cektinë prodhon frikë të pakufishme si xhelozinë, urrejtjen, tradhëtinë , vlerësimin, thashethemnajat…etj.
Xhelozia ndërtohet në krahasim. (Po të jetonte vetëm një njeri në botë, a do kishte xhelozi?). Por, xhelozia “ushqehet” nga frika. Pse jemi dhe pse bëhemi xhelozë? Sepse dikush (me diçka) është gjithnjë më i mirë se na… dikush është më i suksesshëm, më i bukur, më i pasur, më i ri…etj. Kur të krahasomi, atëherë, thellë në ne, një xixë e xhelozisë nisë të bulojë.
Në përgjithësi shpallja e fatlumërisë personale, të tjerët i bën xhelozë, sepse kur të krahasohen me ty, shohin veten e tyre. Prandaj, të mençurit e ruajnë fatlumërinë e tyre, (në cilëndo fushë të jetës) nuk e ekspozojnë, nuk kapërdisen.
Në dashuri, frika për humbjen e partnerit, e shkakton xhelozinë. Kjo frikë vazhdimisht rritet dhe dikur kalon e shndërrohet në sëmundje. Në këtë shkallë, xheloxia shndërrohet në ortek të borës, që rrënon e shkatërron dhe asgjë – nuk ndërton.
Është e çuditshme se në shkallën më të lartë të xhelozisë arrijnë njerëzit me MUNGESA. Ata që kanë dyshime (pse vetë nuk janë të pastër), ata që kanë pasiguri (sepse vetë kanë mungesa), ata që nuk kanë qëndrueshmëri (sepse vetë janë të dobët),.. zakonisht janë shumë xhelozë dhe nuk arrijnë ta sundojnë e kontrollojnë këtë ndjenjë rrënuese.
Por si mundet kjo “sëmudje”?
Hapi I parë, sikurse në cdo cështje tjetër që ju mundon, është ta pranoni se ekziston problemi. Shumica e njerëzve nuk ia dalin ta pranojnë se sjellja e tyre dhe përceptimi që ata kanë kundrejtë partnerit apo një personi tjetër është iracionale dhe nuk është e bazuar, në shumicën e rasteve, në përceptim të drejtë. Atherë, kur e pranon se ekziston problemi mund të gjeshë motivimin e duhur për tu përballur me të dhe për të kërkuar ndihmë.
Hapi I dytë është ta kuptosh se pavarësisht se a je me atë person apo jo, a po e spiunon apo jo, a e kontrollon apo jo – asgjë mbi këtë tokë nuk mund ta garantojë besnikërinë e tij/sajë. Ai/ajo do të jetë besnik vetëm nëse ai/ajo do – jo për shkak se ti e kontrollon, i bënë presion apo e bënë të ndihet se është nën përcjellje.
Hapi I tretë është të punosh me veten dhe ta kuptosh këtë fakt: partnerit yt nuk është me ty për shkak se ti je xheloz/e, as për shkak të presionit që t’I ushtron mbi të që ai/ajo të të qëndroj besnik/e – Ai/Ajo është me ty për shkak të cilësive të tjera që ti posedon.
Duke mos e shfaqur xhelozinë, ti manisfeston karakteristikat e tua më të mira: vetëbesimin, pavarësinë, besimin në partnerin, logjikën e shëndoshë, pjekurinë, etj. Të gjitha këto janë shumë më atraktive sesa xhelozia e cila nuk mund të prodhojë kurrë rezultate të mira.
Hapi I katërt: Binduni se asnjë kompani sigurimi nuk mund të ofrojë garancion se lidhja juaj do të zgjas përgjithmonë. Andaj bëhuni real, kënaquni me gjërat që keni dhe mos mendoni për më të keqen – kuptojeni se partneri yt është me ty sepse ai/ajo ndjenjë dicka të thellë dhe JO për shkak se dikush (ti) e detyron.
Këto janë vetëm disa këshilla e natyrisht që duhet të punoni me veten nëse doni rezultate konkrete.
Është e vërtetë se ekziston edhe xhelozia positive! Sa e mrekullueshme dhe sa rezultate prodhon xhelozia positive do të na duhej t’i mbushim disa faqe me shembuj.

EDUKIMI I FËMIJËVE
Për edukimin e fëmijës përdoret një mënyrë, që nuk dështon kurrë, e, kjo mënyrë thotë: dashuria është VUAJTJE. Duhet ndarë kujdesin dhe dashurinë.
Kujdesi për fëmijën është i shumëllojshëm prej kujdesit për ushqim, për mbrojtje nga lëndimet, kujdesi për veshmbathjet, për gjumin, për shëndetin e të tjera. Ky është KUJDES. DASHURIA është diçka tjetër. Dashuri e vërtetë quhet HYRJA në vuajtjen e fëmijës.
Edukimin fillon me dashuri.
E kur, në ç’kohë duhet të fillojë ky edukim? Edukimi fillon në bark të nënës! Të dy prindërit duhet të vejnë kontakte dashurie me fëmijën e palindur. Dora e babait dhe nënës duhet ta ledhatojnë nga disa herë në ditë fëmijën e palindur. Rrezatimet e energjisë së dashurisë, përmes dorës. do të kalojnë në embrionin që rritet, dhe, që nga kjo kohë, foshnja do të jetë brenda rrezeve të dashurisë, dhe që këtu, do të fillojë ta ndjejë SIGURINË.
Nënat gjithnjë janë të kujdesshme, sepse ligjet e universit femrën e paisin me dashuri të plotë, por në këtë kohë, babai është ai që duhet të jetë shumë, shumë i kujdesshëm. Ledhatimet e dorës së tij iu dhurojnë dashuri dy krijesave përnjëherë: nënës, që është krijesë e bekuar, sepse po sjellë një botë një qenie të re njerëzore dhe, dy: fëmijës që do ta ndjejë polin pozitiv të energjisë së babait.
Këto dy pole të energjisë, fëmijës në bark të nënës, do t’ia dhurojnë elementin më të rëndësishëm për jetë të suksesshme e që quhet: SIGURI E VËRTETË! Pas lindjes së fëmijës fillon një etapë e re. Kjo etapë është sprova e vërtetë, sepse TË BËHESH prind është punë e lehtë, por TË JESH prind – është art, mençuri kulminante.
Femra sa është vajzë, dashnore e nuse – është tjetër, ndërkaq, kur shndërrohet në NËNË, ndryshon gjithçka. Mund të jetë femra e bukur edhe si vajzë, edhe si dashnore e sidomos si nuse, por BUKURINË mahnitëse femra e fiton kur ta ketë foshnjën në gji. (Shihni pikturat kulminante botërore: “Gratë e Rubensit”, për shembull.) Në këtë kohë nënës i bie një dritë, një bukuri mahnitëse edhe në fytyrë dhe, kjo bukuri, është e qëndrueshme, sepse nuk e ushqen vetëm nëna fëmijën – por edhe fëmijë e ushqen nënën.
Fëmija është është krijesë e pastër, dritë e ngrohtë, e pakontaminuar dhe, derisa fëmija ushqehet me gjirin e nënës, dëgjon tik-taket e zemrës së saj, dhe, me të njëjtin ritëm, me të njëjtin tik-tak - i DHURON nënës energji të pastër që ia rinon trupin dhe ia pastron shpirtin.
Konstatimi shkencor është ky: çdo lindje e rinon, e përtrinë nënën! Femrat që duan ta ruajnë freskinë, rininë dhe bukurinë – bëhen nëna, por nëna të vërteta. Ato femra që frikësohen të bëhen nëna, e këtë frikë e kanë nga shkaku i humbjes së bukurisë femërore, ato femra zhuriten, shëmtohen dhe vyshken disa herë më shpejtë se të tjerat që bëhen NËNA. (Ligjet e universit janë të pagabueshme, të sakta dhe të padyshimta!)(Kjo është temë shumë e gjerë, do të na duheshin dy-tri ligjërata nga 90 minuta, por të ndalemi te pika kryesore: KOMUNIKIMI!)
Në të gjitha fazat e jetës me fëmijën duhet të BISEDOHET.
Pse qanë e pisket fëmija? Vetëm e vetëm që ta kuptojë prindi se ai PO THOTË diçka, po dëshiron diçka dhe ka ndonjë arsye! Ta marrim një shembull: kur fëmija qanë e pisketë se: unë due me dalë me lue...unë du me dalë me lue... Dhe kur kësaj piskame prindi i përgjigjet me të njëjtat fjalë: ti po do me dalë me lue, ti po do me dalë me lue... - fëmija qetësohet, sepse e kupton se prindi e muar mesazhin - dhe, kur të qetësohet fëmija, atëherë prindi duhet t’i thotë: ti po do me dalë me lue... por tash nuk është koha – pak më vonë, ose pas një ore etj.
Fëmija është personalitet. Kur të bisedohet me të, atëherë fëmija e kupton se njëmend po vlerësohet si dikushi, po vihen realcionet kuptimore të dëshirave dhe mundësive dhe këtu mund të ndërtohet mirëkuptimi.
Por ta dini se fëmija është KAMERA MË E FSHEHUR NË BOTË. Nuk ndihmojnë shumë ligjëratat e thata, mësimet teorike në stilin: ti duhet të bësh kështu e ashtu, por ndihmojnë shumë SJELLJET PRAKTIKE të prindit. Atë që e sheh – fëmija atë e kopjon dhe atë e bën shprehi të sjelljeve... Nuk është thënë kot: qysh është shtëpia – tregon fëmija!... Ato sjellje që i kanë prindërit në shtëpi, ato do t’i ketë edhe fëmija në lojë dhe në shkollë e kudo.
Ne, zakonisht, të lodhur nga puna e nagrkesat të tjera, nuk kemi DURIM ta dëgjojmë fëmijën. Ta dëgjosh fëmijën do të thotë të hysh NË VUAJTJEN e tij. Nuk të flet, nuk të tregon fëmija diçka për pozë, për blof apo për reklamë. Fëmija është shumë i sinqertë (anipse në gënjeshtër di të jetë mjeshtër i madh) dhe kur dëshiron të thotë diçka, ai e ka një vuajtje të brendshme, që ka nevojë t’ia thotë autoritetit të parë në jetën e tij: prindit!
Nëse prindi e dëgjon, nëse prindi di të thellohet në vuajtjen e fëmijës, nëse prindi di t’i dhurojë siguri e dashuri me sinqeritet e durim – ai fëmijë edhe po të jetojë në Kinë kur të rritet – gjithmonë i atij prindi do të jetë. Kur ndodhë e kundërta, kur fëmija përpiqet të tregojë hallin e vet dy-tri herë dhe prindi nuk e përfillë – fëmija tërhiqet në lojërat e tij – dhe fëmijë më nuk ke, sepse ai fëmijë nuk e ka gjetur dashurinë dhe sigurinë tek ti.
E kur nisin të rritën, këtu duhet të fillojë ngadalë të ndryshojë qëndrimi i prindit, sepse: fëmija vjen në botë përmes prindërve, por asnjëherë nuk duhet konsideruar si PRONË e tyre. Fëmijës mund t’ia dhurosh KUJDESIN dhe DASHURINË, por asnjëherë nuk duhet bërë përpjekje që t’i imponohen MENDIMET DHE BINDJET e juaja. Sepse: fëmijët jetojnë në shtëpitë e të nesërmës ku as imagjinata e prindit nuk mund të arrrijë. Fundja, jeta nuk ecë prapa, por vetëm përpara.
Sa janë të vegjël fëmijët duhet ndihmuar të lëshojnë rrënjë, kur të rriten duhet të ndihmohen të marrin krahë. Në të gjitha rastet dashruia e prindit duhet të jetë e shkrirë në qenien e re, që është krejtësisht unike: me shije, me synime, me ambicie... me të gjitha që quhen jetë e re.
Mos harroni: në një foshnje, në një fëmijë, në një carrok të sotëm – gjendet një PERSONALITET që nesër mund të shndërrohet në fuqi dominuese në planeten tokë. Nuk është fëmija vetëm fëmija i rëndomtë, por fëmija është ARDHMËRIA.
Kujdes! A ka dhe a mund të ketë kënaqësi dhe fatlumëri më të madhe në botë për njeriun se - të rritë një fëmijë me të cilin do të krenohet e mburret NESËR një komb e një shtet? Me këtë sy duhet të shikohet secili fëmijë që sot na i grinë nervat dhe na e prishë gjumin, por nesër do të na pasurojë shpirtin.
Të BËHESH prind është e lehtë, por të JESH prind është arti kulminant i jetës njerëzore.

Meditimi - vetedijesimi!
Ruajtja e energjisë, shija e jetës, bukuria mahnitëse e qenësisë – përjetohet VETËM kur të krijohet QENDRA E DËSHMITARIT. Kjo është pika më e lartë e ngritjës shpirtërore, kur njeriu jeton në tash, në sot e në këtu, madje plotësisht i tërësishëm.
Pse na duhet kjo arritje? Sepse: ne e harxhojmë energjinë kot. Duke menduar për dje, duke shpresuar për nesër, energjia jonë shkon në pakthim pa asnjë përfitim.
Qysh humbë energjia?
Ta provojmë me një shembull të thjeshtë: uluni në një fotele të mirë, që iu përgjigjet anatomikisht, kur tërë trupi ju pushon mirë e këndshëm, dhe: mendoni një orë të plotë për dhjetë probleme të rënda: familjare, politike, ekonomike... Pas një ore do të jeni të lodhur sa të kishit punuar 8 orë në minierë. Pse? Sepse energjia i ndjek mendimet dhe harxhohet. Në këtë situatë arrihet apatia, jetës i humbë kuptimi, sepse mendja pa energji është e topitur, kufomë e gjallë.
Kur të ndërpriten të gjitha mendimet, kur ulesh në qetësi PA ASNJË MENDIM, kur dëgjohet vetëm pulsimi i jetës, kur VETËM JE, dhe të gjitha mendimet vijnë e shkojnë, kur ti nuk merr pjesë dhe vetëm i vrojton, pra, kur arrinë të bëhesh DËSHMITAR, atëherë pikëtakohesh me qenësinë tënde të vërtetë.
Të gjitha që ndodhin në sipërfaqe të trupit – janë reaksione. Ato që ndodhin në thellësinë tënde, në qenësinë tënde – janë aksione pasive. Janë të tërësishme dhe të vërteta. Reaksionet janë gjithnjë të pjesëshme, sepse sipërfaqëja, jashtësia kurrë nuk e përbënë tërësinë. Qenësia gjithnjë ta dhuron qenësinë!
Të përpiqemi ta kuptojmë thellësisht këtë gjendje: ti dashuron, por në qoftë se dashuron nga reaksionet e jashtësisë, kjo dashuri gjithnjë do të jetë parciale, e pjesërishme, fragmentare. E kjo do të thotë shumë, sepse kur dashuria nuk është e tërësishme, hapësirën tjetër të zbrazët do ta plotësojë urrejtja. Në qoftë se mirësia jote është e pjesërishme, hapësirën e zbrazët do ta plotësojë shëmtia... Për këtë shkak çdo akt i pjesërishëm, patjetër se do të jetë kundërthënës dhe në armiqsëi me qenësinë. Çdo akt do të jetë i tërësishëm vetëm nëse buron nga qendra!
Praktikisht e konkretisht si duket postulati më i lartë, qendra e dëshmitarit?
Shumë thjeshtë: kur ha bukë – vetëm ha dhe asnjë mendim dhe asnjë veprim tjetër! Kur pi ujë, pi ujë dhe – asnjë mendim. Kur je në shëtitje – vetëm shëtit, thjeshtë: shëtit, asgjë tjetër. Bëhu dëshmitar i vetvetes: vështrojë mendimet tua, por mos u bë pjesë e tyre; shihe veten duke shëtitur, por pa fjalë, pa mendime...
Ky është MEDITIM. Qendra e dëshmitarit është edhe qendra e qenësisë tënde.
Kjo je ti. Të tjerat janë reaksione në raportet e jetës lineare, pra janë: shoqëria, egoja, lineariteti sipërfaqësor, fragmentarizmi jetësor... prandaj mbetesh pa kreativitet, pa sukses, pa shëndet të mirë e me shumë e shumë DËSHTIME.
Vetëdijsohu! Bëhu qendër e dëshmitarit. Vëreje me kujdes secilin veprim (nëse mund të largohesh nga veprimet robotike!), mos racionalizo, por vështro! Përkujtoja vetvetes se ti nuk je jashtësia, ambalazhi, por je QENËSIA!
Ky hap i vogël, fare i vogël, secilit njeri ia mundëson arritjet më të mëdha në jetë, si: në dashuri, në mësim, në kreativitet, në qetësi e harmoni shpirtërore, në lumturinë e përgjithshme.
Njëri prej ligjeve të universit thotë: bën pak e arrijë shumë! Pra: fillo me pak, por fillo. Rezultatet nuk do të mungojnë. Por fillo më të vërtetë! Mos aktro. Mos fantazo, por bëje!

VETVRASJET
Është e ditur se çdo vetvrasje që ndodhë në një rajon, po në atë çast – VDES nga diçka e të gjithë banorëve të atij rajoni.
Shkaktarëve të vetvrasjeve nuk iu shihet fundi. Janë të panumërt dhe, gjithmonë, do të mbesin mister i pazbuluar. Si vet njeriut!
Njëri prej shkaqeve më të shpeshta, një shumë i theksuar që bëhet i dukshëm në oqeanin e pafund të shkaktarëve të vetvrasjeve– është: MUNGESA E HARMONISË SË ENERGJISË!
Të gjithë njerëzit, që krijojnë tollovi, turbulenca të mëdha në “trafikun mendor” – shkaktojnë humbjen e energjisë. Humbja e energjisë e prish ekuilibrin, HARMONINË dhe, kjo dis-harmoni – prodhon të GJITHA shëmtitë.
Vetvrasja, pra, ndodh kur njeriu gjendet në nivel tepër të ultë të energjisë.
Për këtë shkak vetvrasjen e ndalojnë edhe të gjitha besimet fetare, sepse aty ku ndërpritet jeta – në atë nivel do të rifillojë pas ringjalljes.
Njerëzit që ndërpresin jetën në nivel të lartë të energjisë – si dëshmorët në luftë, për shembull – ata janë të bekuar, sepse riinkarnimi i tyre do të jetë po në atë nivel – në maje të mrekullisë.
Ta krahasojmë jetën e njeriut me farën. Secila farë duhet të vdes. Por nëse fara vdes në mënyrë të natyrshme (vdekja e farës është mbirja e bimës), atëherë kjo farë nuk ka vdekur, po është ringjallur në milona farëra.
Por, në qoftë se farën e mbyllim në një kuti (vetvrasje, ndërprerje e dhunshme e ciklit jetësor), atëherë: një ditë edhe asaj fare do t’i vie vdekja, patjetër, por kjo vdekje do të jetë PËRFUNDIMTARE ose vdekja më e dhimbshme në tërë ciklin e jetës kosmike!
Jetën e ka dhuratë secili njeri dhe, më këtë dhuratë, secili mund të bëj çka të dojë. (Natrysht: keqpërdorimi (edhe) i dhuratës është i dënueshëm.) E jona është të NDIHMOJMË në syçeltësi, në VETËDIJSIM, që të kuptohet tërësia e ligjeve të universit ku, njëmend vdekja nuk ekziston. Është vetëm ndryshimi i gjendjes. Asgjë tjetër.
Këtë të vërtetë e shohin vetëm njerëzit që kanë ENERGJI TË HARMONIZUAR!
I keni parë pleqtë që jetojnë gjatë? Ata janë njerëz, që kanë ditur ta menaxhojnë energjinë. Flasin lehtë, ecim lehtë, punojnë lehtë, janë si aktorët e prirur, që nëpër dërrasa të teatrit nuk ecin, por fluturojnë.
Të krijosh harmoninë e energjisë do të thotë të arrish pikën që quhet ART I JETËS! Kjo është pika që quhet fatlumëri, hare, gëzim, sukses, shëndet, mrekulli…
E kundërta është MJERIM, varfëri, joshëndet, dështime në punë e në dashuri, dështime në çdo segment të jetës dhe, ajo më e rënda në dështim: vetvrasje!
Përkrahjen time të pafund do ta kenë: vetëm ata njerëz që dinë ta krijojnë harmoninë e energjisë, sepse ata MERITOJNË TË JETOJNË. Ata bëhen 1% i pupollatës që krijon 96% të të ardhurave të një vendi, ata janë të shëndetshëm, ata janë të suksesshëm, ata dinë ta menaxhojnë veten, bashkëshortësinë, familjen, lagjen, qytetin…kombin…ata dinë të krijojnë vlera të larta në art, në sport, në shkencë,…thjesht: ata janë LOKOMOTIVA të jetës e të ardhmërisë.
Të kthehem të fillimi: asnjë gjeth nuk shkëputet nga kurora e pemës pa lejën e të gjitha pjesëve të kurorës së pemës. Kur dikush bën vetvrasje, ai ka qenë vetëm pika më e dobët në një shqoqëri – e cila i ka krijuar kushtet për vetvrasje! Kjo është përgjegjësia kolektive dhe, mbi këtë bazë them: kur dikush bën vetvrasje – nga diçka e secilit prej nesh vdes bashkë më të.
E çka është borxhi jonë si kolektivitet? Të ndihmojmë dhe vetëm të ndihmojmë në VETËDIJSIMIN e të gjithëve, që t’i kuptojnë ligjet e universit dhe të kënaqen me jetën, sepse JETA NJËMEND ËSHTË SHUMË E BUKUR dhe askush nuk ka të drejtë ta lëndojë!
E qysh të ndihmojmë? Asnjëherë vetvrasjen nuk e shkakton DIALOGU, por gjithnjë e gjithnjë MONOLOGU!...
Pra t’iu gjendemi pranë atyre që kanë nevojë, të flasim (edhe ashtu mjaft jemi të zëshëm!), të shkruajmë, të mbajmë ligjërata e kurse, të prodhojmë emisione e materiale që relaksojnë dhe lehtësojnë jetën… Fundja njerëz jemi, nuk jemi ishuj të vetmuar… Do të jetojmë mirë për veten tonë, në qoftë se jetojmë dhe punojmë (krejt pak) edhe për të tjerët…
Sepse: ata që janë në nivel të ultë të energjisë (për të cilën fola më lart) nuk e kanë zgjedh ME DËSHIRË atë gjendje. Ose nuk dinë, ose nuk munden, ose janë zën peng i kushteve të ndryshme…edhe pse çdo gjë në jetën e individit – fillim e fund – varet nga ai…megjithatë, dora e ngrohtë e dashurisë njerëzore – nuk duhet të mungojë. ASKUND dhe ASNJËHERË.

NARKOMANËT
Çfarë kënaqësie t’i dëgjosh diskutimet për narkomaninë! (Narkomani – shqip: dehuri!)
Njëmijë shkaqe janë të narkomanisë, e në fakt, është vetëm NJË.
Pikërisht sikur ajo thënia e lashtë: njëmijë rrugë të çojnë në Romë e Roma është një e vetme!
E cili është shkaktari kryesor? Një? I vetmi? Ky: njeriu është në proces të bërjes! Procesi nuk është tërësi e bërë. Vijon.
Njeriu i ka dy mundësi: regresin dhe progresin, ose më mirë: rrugën e humbjes dhe rrugën e fitimit.
Rruga e humbjes: të jetë i lumtur, por i pavetëdijshëm që është i lumtur. Kjo është gjendja e shtazës. Shtazët jetojnë në lumturi të plotë, por nuk janë të vetëdijshme për fatlumrinë e tyre.
Të gjitha mjetet e dehurisë - janë mundësi për HARRRIM. Kthim prapa. Errësim edhe i asaj pjese fare të vogël të vetëdijes. Kalim në jetën animale.
Alkooli, drogat dhe të gjitë stimuluesit të tjerë, janë KTHIM PRAPA.Në lumturinë e pavetëdijshme! Kjo nuk është zgjidhje. Pse? Sepse është vetëm IKJE nga problemi. Tërë jetën nuk mund të qëndrosh i dehur. Sa të kthjellohesh - problemet janë aty. Ato presin zgjimin tënd. Madje sa ashpërsohen edhe më shumë. Dhe natyrisht kërkohet mbidozimi...
Kjo është filozofia e Makushit: sa të shihet rreziku Makushi e futë kokën në rerë. Nëse nuk e sheh rrezikun (problemin), ai nuk ekziston!
Shtoja kësaj rrënimin e tmerrshëm të shëndetit. Të ekonomisë familjare. Të ardhmërisë profesionale e të ndërtimit të personalitetit!
...kjo është rruga e humbjes!
Rruga e fitimit është progresi! Vetëdijësimi i plotë! Krijimi i qetësisë. Jeta në sot, në këtu e në tash. Sidmos: MEDITIMI. Krijimi i energjisë për vetëdijësim. Për suçeltësi të plotë.
Rruga e fitimit është vërtet mahnitëse! Keni dëgjuar se përdoruesit e drogës kanë arritur suksese të larta në sport, muzikë, letërsi, shkencë...? Por këto kanë qenë fitore e Pirros, sepse kanë shkatërruar JETËN e tyre - për një trohë famë e fitim.
Me meditim, me qetësi, me vetëdijësim – sukseset në jetën njerëzore janë lojë fëmijës (arrihen me lehtësi) pa pasë lënduar asgjë nga shëndeti i njeriut – kjo është rruga e fitimit...
Kjo është rruga e progresit ose: LUMTURIA E VETËDIJSHME!
Ata që nuk kanë mundësi ta ndërtojnë vetë këtë RRUGË MAHNITËSE PËR FATLUMËRI në jetë, për ta ekzistojnë mjetet ndihmëse: DVD, CD, literaturë, KURSE...
Këto mjete duken të shtrenjta, por krahasojeni çmimin e një CD-je (le të kushtojë sa të kushtojë) me çmimin e drogës ( deri 20 dollarë një gram), dhe sidomos KRAHASONI rezultatet SHËNDETËSORE DHE KREATIVE – vlerën e jetës, të ardhmërisë...
(Krahasimi është mundësi për gjetjen e të vërtetës!)
Kaq për sot, me këtë shtesë për përfundim: mos bëni përpjekje ta ndryshoni askënd! Bëni përpjekje ta ndryshoni VETEN TUAJ. Këtu fillon ndryshimi i vërtetë. Njeriun duhet ta ndihmojë me NJOHJE, të tjerat i takojnë lirisë së individit: zgjidh e merr! Do rrugë të humbjes, regres, ja ku e ke. Dëshiron rrugë të fitimit: progres të vërtetë dhe lumturi në jetë? Ja ku e ke.
Asnjëri prej nesh nuk ia kemi dhanë jetën askujt, dhe, kemi të drejtë ta ndihmojmë njeriun - vetëm në NJOHJE. Asgjë më shumë!

SEKRETI I LUMTURISË
Pse dikush është i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush është gazmor e i pasur, ndërkaq dikush i mjerë dhe i varfër? Pse dikush është frikacak dhe i pasigurt e dikush për- plot besim? Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore, nuk mund të arrijë kurrfarë rezultatesh?
Pse dikujt i shkon përdore të shërohet nga të ashtuquajturat sëmundje të PASHËSHRUESHME e dikush, pa asnjë sëmundje, është i sëmurë? Pse disa femra jetojnë për mrekulli, kurse motrat e tyre jetojnë në mjerim? Pse...
Thuhet: njeriu i ka një milion probleme. Jo. Njeriu është krijuesi i problemeve të veta, prandaj, ndihmoje njeriun të qendërzohet – problemet shuhen e tejkalohen.
Moti është thënë se: 1) Nuk ka jetë pa VUAJTJE; 2) Nuk ka vuajtje pa SHKAK; 3) Nuk ka shkak që nuk mund të TEJKALOHET.
Pse nuk ka jetë pa vuajtje dhe cilët janë shkaktarët e vuajtjes?
Të gjitha ligjet e natyrës punojnë për të mirën e njeriut, vetëm njeriu punon kundër vetvetes. Pse? Njeriu me lindjen e tij e fiton të drejtën të jetojë i shëndetshëm, shumë i pasur, i hareshëm dhe shumë i lumtur. Këto janë gjendje normale.
Ndërkaq, sëmundja, varfëria, mërzia dhe mjerimi janë gjendje abnormale, SËMUNDJE MENTALE, që ia shkakton njeriu vetes, me mendime negative. (Humbolti ka thënë: do të vijë dita kur edhe sëmundja do të jetë turp, sepse të gjitha sëmundjet bazën e kanë në mendimet negative).
Të gjitha librat e vjetra të besimeve fetare thonë: mos iu friko Zotit, frikoju vetes tënde. Pse? Sepse Zoti - (mençuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrës – thoni qysh të doni) - njeriut ia ka dhënë TË GJITHA, pra, ia ka dhënë të drejtën të zgjedh e të merr çka të dojë dhe sa të dojë nga jeta e vet!
Të gjitha krijesat të tjera në planetin tokë e kanë skicën gjenetike, janë esenca të fikësuara – janë të detyruara ta ndjekin vetëm skicë gjenetike dhe asgjë tjetër nuk mund të ndryshojnë: zogu duhet të jetë vetëm zog; lulja vetëm lule; peshku vetëm peshk; molla vetëm mollë dhe asgjë tjetër.
Njeriu e ka LIRINË e madhe – dhuratë hyjnore: prej SHËMTIE deri në SHËNJTRI. Në pëlhurën e bardhë të jetës, me dëshirën tënde, me dorën tënde, mund ta shkruash fjalën MJERIM dhe tërë jetën do ta kesh të mjerë dhe, poashtu, në pëlhurën e bardhë, me dorën tënde, me dëshirën tënde, mund ta shkruash fjalën LUMTURI dhe tërë jetën do ta kesh të lumtur. Kjo është dhurata më e shtrenjtë e hyjnores për njeriun që, njeriu i gjorë, nuk DI ta përdorë.
Prandaj nuk ka jetë pa vuajtje, sepse në njeriun gjenden shkaktarët e vuajtjes. E ku gjendet, atëherë, mundësia për tejkalimin e shkaktarëve të vuajtjes? Përgjigjen do ta them në vazhdim.
CILËT JANË FAKTORËT QË IA MUNDËSOJNË NJERIUT ECJEN NË RRUGËN E BUKUR TË LUMTURISË?
FAKTORI I PARË dhe FAKTORI themelor i jetës është: BESIMI me BINDJE të thellë, që përshkon tërë qenien e njeriut.
(Shihni veçantitë e individit. T'i marrim vetëm tri veçanti që i ka pranuar hetuesia botërore: gjurmët e gishtit, nënshkrimin dhe aromën e trupit. Secili njeri që merr letërnjohtim, kudo në botë, duhet t'i le gjurmët e gishtit. Mbi 6 miliardë banorë i ka bota dhe askund nuk mund të gjenden dy njerëz të njëjtë, me veçantitë identike.
Të gjithë i takojnë gjinisë njerëzore, por asnjë nuk është i njëjtë. Ky është argumenti i parë se secili njeri ka ardhë në botë – jo të bëhet kopje e dikujt, sepse bota s'ka nevojë për dy njerëz të njëjtë, por të jetë vetë origjinali, ta kryejë një detyrë madhore dhe të shndërrohet në bjeshkë krenare të suksesit e të lumturisë).
E pse nuk bëhemi bjeshkë krenare të suksesit e të lumturisë, por dështojmë dhe hamë për drekë e darkë vuajtje e dështim? Sepse na mungon besimi i thellë me bindje të plotë.
(Edhe derisa po i lexoni këta rreshta, ju po mendoni më vete: kjo që po thotë ky njeri, mos është tepër e bukur për të qenë e vërtetë?)
Prapë pse?
Trupi i njeriut përbëhet mbi 75% nga uji. Vlera e njeriut varet nga temperatura e brendshme e përbërësit kryesor të trupit të njeriut. Pra: nga temperatura e ujit në njeriun. Kjo është një alkimi e brendshme që, patjetër, duhet ta kuptojmë sa më thellë që të mundemi.
GJENDJA E PARË: Kur temperatura e ujit është nën zero, uji shndërrohet në akull, njeriu është i vdekur. Në polin e veriut, në akullnaja, nuk ka jetë ose është një jetë e pavlerë. Kjo është gjendja pa jetë e njeriut me temperaturë nën zero.
GJENDJA E DYTË: Kur njeriu gjendet me temperaturë të rëndomtë, pra në gjendjen e ujit të zakonshëm, (e kjo është GJENDJA jonë e përgjithshme), ligji themelor i ujit të zakonshëm është: të rrjedh teposhtë, të mbushë zbazëtësirat dhe t'i nivelizojë ato.
Pikë për pikë sipas këtij ligji vepron edhe njeriu që ka temperaturën e ujit të zakonshëm: me shumë dëshirë ecë teposhtë, si uji; me shumë dëshirë bën punë të lehta e të liga; me shumë dëshirë i beson të keqes e të shëmtuarës; madje gëzohet kur të tjerët bëjnë punë të liga dhe, atyre shëmtive, iu beson dhe ato i nderon, sepse ecja teposhtë është shumë e lehtë; nuk BESON ME BINDJE në asgjë, sepse po të besojë do të detyrohet të merr rugën e mundimshme, thikë përpjetë, që, natyrisht, është rrugë që kërkon impenjim.
GJENDJA E TRETË: Kur rritet temperatura e ujit mbi 100 shkallë, uji vlon dhe shndërrohet në AVULL. Avulli nuk e ka rrugën e ujit – teposhtë, por ka drejtim tjetër: me lehtësi shkon thikë përpjetë. Por, kur shtohet temperatura edhe më shumë, uji i shndërruar në avull ka fuqi ta vejë në lëvizje edhe lokomotivën e trenit dhe të tërheq edhe shumë vagona të rëndë.
Kjo gjendje arrihet me besim të vërtetë, me BESIM E BINDJE çilen qendrat e energjisë. Këto qendra e shtojnë energjinë, temperaturën e motivimit dhe, nga dy gjendjet e mëparshme krijohet gjendja e tretë, kryesorja, kur thjesht e shkurt: arrihen caqet më të larta të qëllimeve në jetën njerëzore në tërësinë e saj.
NË KËTO TRI GJENDJE uji dhe njeriu janë të njëjtë: edhe akull, edhe ujë, edhe avull është e njëjta përbërje: H2O! Por CILËSIA dhe FUQIA e tij ndryshojnë tërësisht:
prej gjendjes së ngurtë, të pajetë, deri në gjendjen kur edhe trenin e ve në lëvizje.
Përmes kësaj alkimie të brendshme qartësohen gjendjet kur: dikush ecë zbathur nëpër prush me 800 gradë temperaturë dhe nuk digjet; kur dikush (në rast rreziku) këcen murin e lartë dy metra e të nesërmën habitet me vetveten; kur dikush, në aksidente të ndryshme, ka arritur të mbahet vetëm me dy gishta, dhe, ata dy gishta, kanë pasë forcë ta mbajnë tërë trupin; kur dikush i kundërvihet gravitacionit dhe e sfidon (rasti i fundit: para Shtëpisë së Bardhë në Amerikë, njeriu qendronte në meditim me orë – një metër mbi tokë, pa asnjë mbështetje, në ajër).
Më këtë alkimi qartësohen edhe sukseset mahnitëse të studentëve, të aktorëve, të sportistëve, të shkenctarëve, të shkrimtarëve, të piktorëve... e, sidomos, fitimet materiale të biznismenëve ose më saktë: të aristokracisë ekonomike, që prekin kufijtë e të pabesueshmës si Rokfeleri, Karnegia, Sorosi e të tjerë.
Apo kur sëmundjet e ashtuquajtura të pashërueshme, me një mashtrim të vogël të falltorit -shërohen si në lojë. (Çka përdorë falltori për shërim: dhe të varrit, flokë, thonjë, plumb e hiçgjëra të tjera. Merrni këto heçgjëra që njëmend janë një hiç, dhe dërgoni në laborator: a përmbajnë vitamin C, a janë antibiotikë? Janë ZERO vlerë. E, megjiatë, dikënd e shërojnë. Kush e shëron? Vetëm besimi dhe asgjë tjetër.)
Këto tri gjendje, pa asnjë mësues e metodë speciale, në formë të natyrshme krijohen vetvetiu në tri raste dhe, këto raste i keni përjetuar shumica prej jush: tek të DASHURUARIT (a ka pengesë që e ndalë në rrugë të dashuruarin për të arritur tek caku?), në rast rreziku nga VDEKJA (mijëra raste, sidomos gjatë luftës, kur fuqitë e panjohura në njeriun kanë bërë mrekullinë); dhe në rast të FRYMËZIMIT të fuqishëm (te shkrimtarët e mëdhenjë, tek humanistët, luftëtarët dhe sidomos tek shkencëtarët krijues).

Shëroje veten me një pemë
Mjeshtrat taoistë (taoism = filozofi kineze) kanë vërejtur që pemët janë bimë tepër të fuqishme. Ato mund të thithin energji negative dhe ta transformojnë në energji pozitive. Pemët, sidomos pishat, janë të shkëlqyeshme për të drejtuar energji të sëmurë për në tokë. Mëso se si të shërohesh nga një pemë!
Çdo pemë, si cdo njeri ka një personalitet, dëshira dhe një jetë me vetë. Pemët dallohen shumë sa i përket dëshirës së tyre për kontakt me njerëz. Përpiqu të jesh i hapur dhe plot respekt në vend se e bezdis pemën për t’u shërbyer qëllimeve të tua.
Kështu nuk do të të japin vetëm “çi-në” (energjia jetësore sipas kinezëve), por edhe miqësi, shprehje lozonjare dhe dashuri. Mëngjesi deri në drekë është koha më e mirë për të ushtruar me një pemë. Përdori pëllëmbët e duarve për të thithur energji “jing” (energji pasive) dhe për të ndihmuar të balancosh energjinë “jang” (energji aktive).
1. Zgjedh pozicionin: Rri në këmbë ose i ulur rreth 50 centimetra para një peme.
2. Hapu për pemën. Relaksohu dhe qendërzohu (përqëndrohu në qendrën tënde). Ndiej se si kufijtë e tu bëhen më të butë. Lejoji vetes të bëhesh më perceptues dhe disi i prekshëm, gati për të ardhur në kontakt me pemën. Ndiej se si fusha jote energjetike të hapet si lule, duke as lëshuar as thithur energji, por vetëm duke u bërë i hapur dhe i disponueshëm.
3. Ofro një mirëseardhje. Zgjati krahët, ku pëllëmbët e duarve të tua tregojnë drejt pemës. Zgjate energjinë tënde drejt pemës me një qëndrim miqësor të "ofrimit". Kur pema përgjigjet duke zgjatur energjinë e saj drejt teje, pranoje, thithe me frymëmarrjen për në trupin tënd me një qëndrim të “mirëseardhjes”. Përdori mendjen dhe sytë e tu kështu: Me pjesën e ulët të syve përqëndrohu në majën e hundës sate. Me pjesën e sipërm të syve shiko pëllëmbët e duarve të tua dhe pemën. Le të udhëhiqesh nga intuita jote kur i përgjigjesh pemës prapë me një gjest tjetër “ofrues". Vazhdo me disa prej këtyre shkëmbimeve.
4. Ushtro vëmendjen paralele: Mbahu i qendërzuar brenda vetes, as duke u afruar as duke u zmbrapsur, dhe vetëm vëzhgo marrëdhënien delikate midis teje dhe pemës. Mos u përpiq ta thellosh komunikimin ose ta pakësosh. Kontrollo energjinë tënde dhe vëzhgoje pemën se si ajo kontrollon energjinë e vet dhe të vëzhgon.
5. Lejo që fusha energjetike midis teje dhe pemës të intensifikohet, të bëhet më e dendur, dhe mbaje veten dhe pemën ngushtë bashkë. Ndjesia është që ju të dy jeni të mbështjellur në një fshikëz energjie, kurse gjithmonë e më shumë nga bërthamat tuaja të brendshëm bëhet e hapur për njëri-tjetrin. Më në fund do ta mbani njëri-tjetrin në një përqafim të ngushtë miqësie.
6. Udhëhiqe “çi-në”: Është e nevojshme që të ushtrosh sytë e tu dhe mendjen tënde ta lëvizësh dhe udhëheqësh "çi-në". Kjo praktikë është e dobishme sepse të ushtron të njohësh cilësinë e energjisë së pemës dhe të jesh i vetëdijshëm për të. Ndieje energjinë e pemës kur hyn në trupin tënd.
Lëvize energjinë në një qark përpara dhe prapa duke ndier se si është energjia kur kthehet drejt teje. Me dorën tënde të majtë thithe energjinë nga pema, lart në krah deri te supi i majtë, veshi i majtë dhe maja e kokës.
Nga maja e kokës lëvize “çi-në” poshtë në anën e djathtë deri në anën e pasme të veshit tënd të djathtë dhe pastaj djathtas në qafë, poshtë në krahun e djathtë dhe në pëllëmbrn e dorës së djathtë. Bëj 24 cikla nëse je grua, dhe 36 nëse je burrë.
7. Përjeto një shërim: Përsërite numrin 6 me çfarëdo pjese të trupit tënd.
8. Mbaro me hijeshi: Gradualisht kthehu në veten tënde, duke ndarë energjinë që të përket ty nga energjia që i përket pemës, dhe duke rivendosur kufirin midish jush.
9. Gradualisht tërhiqe vëmendjen tënde nga kontakti dhe kthejia vëmendjen vetes sate.
9 a. Butësisht shthure shkëmbimin midis energjisë sate dhe energjisë së pemës duke shtyrë me butësi energjinë e pemës prapë në pemë.
10. Mbyllje: Mbyllja është një gjest preciz dhe disi abrupt, që e thyen lidhjen, mbyll në vend çdo shërim që mund të ketë ndodhur, dhe jep një ndjenjë dashamirësie, të gjitha brenda një sekond a dy. Zgjidh një mbyllje sipas pëlqimit tënd.
Chi Nei Tsang / Mantak Chia

Jon- 1159
Re: Shërime shpirtërore
aman kur shpreh aq pasion per Ameriken qe thua...se thith gjithe mendjet e botes ...harron se me kete thithje merr edhe plehra dhe kur je ketu e sheh me sy , e prek perdite ate "harmonine e drites"
Elsavrana- 33
Re: Shërime shpirtërore
SI TA SHËRONI VETVETEN?
"Mësohuni që ju vetë ta shëroni veten, këtë mund ta bëni, unë personalisht ende deri më sot askënd nuk e kam shëruar. Ftoni në ndihmë aftësitë e brendshme që t'ju shërbejnë nevojave tuaja shpirtërore dhe fizike ..."
Kështu thoshte farmacisti i njohur francez nga Nansi, Emil Kue (1857-1926), që cilësohet si zbuluesi dhe praktikuesi i parë bashkëkohor i metodës autogjene të shërimit përmes autosugiestionit.
Zbulimi i fuqisë shëruese të autosugjestionit nga Kue, sikur e thotë edhe vet, ishte i rastësishëm. Deri sa punonte në barnatoren personale, erdhi një njeri dhe kërkoi nga ai një bar, që me rregulla ligjore mund të jepej vetëm me recetë të mjekut. Për të mos e refuzuar, Kue ia dha një shishe me ujë të distiluar duke e bindur se ky është bari më i mirë dhe e porositi ta përdorte sipas rekomandimit.
Pas një jave, i njëjti njeri, po tani i shëruar, e falënderoi farmacistin duke i thënë se bari ka ndihmuar shumë. Pasi ka bërë edhe disa eksperimente, rezultatet ishin të njëjta. Pas shumë rasteve faktike, Kue thellohet në hulumtimin më të thuktë të këtij fenomeni, dhe, më në fund, themelon metodën e tij origjinale të quajtur "shërimi përmes autosugjestionit", e cila edhe sot e kësaj dite, nga psikologjia dhe psikiatria bashkëkohore pranohet si metodë efektive e quajtur "place-boefekti".
Metoda autosugjestive e Kues ishte tejet e thjeshtë dhe mbështetej në formulën "Nga dita në ditë, në çdo aspekt, jam mirë e më mirë". Këto fjalë duhet të thuhen nga 20 herë në ditë, dhe atë në mëngjes, posa të zgjoheni nga gjumi, dhe në mbrëmje, para fjetjes.
Kuptimi racional i autosugjestionit
Tanimë, nuk ekziston as dyshimi më i vogël, se njeriu si qenie e përsosur në Univers, ndërtohet nga dy komponente esenciale, që, si për nga kualiteti, ashtu edhe funksionalisteti, janë antipod i njëra-tjetrës.
Pra, jemi qenie fizike-materiale, dhe psikike-jomateriale, ose shpirtërore. Si qenie psikike, jomateriale, sërish ndërrohemi nga dy të kundërtat: pjesës së mendjes së vetëdijshme, objektive, dhe asaj të ndërvetëdijshme, ose subjektive.
Pjesa e vetëdijshme e mendjes tonë mund ta përshkruajë atë si racionale, inteligjente dhe e pjekur. Me pjesën tonë të vetëdijshme të mendjes ne jemi të vetëdijshëm për veprimet dhe mendimet tona. Mendja e vetëdijshme ka aftësi të sjellë vendime të pjekura dhe gjykimin e vetë duke saktësuar informacionet ekzistuese në çfarëdo situate.
Në të kundërtën e kësaj, mendja e ndërvetëdijshme vepron në nivelin reaktiv, pa mundësi gjykimi dhe duke i pranuar të gjitha. Edhe kjo mendje e jona ka detrë që ta njohë rrethin e vet, por duke mos i shfrytëzuar të pesë shqisat ekzistuese. Me fjalë të tjera ndërvetëdija sheh me ndihmën e intuitës dhe paraqet selinë e të gjitha ndjenjave dhe deponë e kujtimeve tona.
Çka janë afirmimet?
Afirmimet janë fjalë apo fjali në formë të gjykimve apo konkludimeve me përmbajtje pozitive, që ne, të vetëdijshëm, përmes autosugjestionit i mbjellim në ndërvetëdijen tonë për të korrur më vonë rezultatet pozitive të saj. Kuptimet përmes fjalëve, sikur në bindje, krijohen si afirmim, po ashtu, dhe gjendja e jonë e lartë spirituale gjithnjë krijon realitetin pozitiv.
P.sh. "Unë jam njeriu më i lumtur", "Unë pa kurrfarë pengese i realizoj qëllimet e mia jetësore", "Unë kam aftësi të pakufishme intelektuale", "Unë jam njeriu më i pasur në botë" etj. Ato, praktikisht duhet të kenë efektin e ndërrimit të gjykimeve dhe ndjenjave tuaja negative në pozitive. Ato janë mendime tuaja pozitive, të cilat pas përsëritjes së pandërprerë në mënyrë të natyrshme, e bëjnë punën e tyre: krijojnë ngjarje pozitive.
Një gram praktikë vlen sa një tonelatë libra!
Uluni në një vend të qetë, e nëse preferoni, mund ta bëni edhe të shtrirë. Merrni frymë thellë së paku tri herë dhe lëshojeni gradualisht ajrin. Më pas, koncentrohuni në të gjitha pjesët e trupit duke përjetuar relaksimin e plotë të tyre. Fillimisht, kjo procedurë bëhet pjesërisht, kurse më vonë, posa ta arrijmë eksperiencën e duhur, menjëherë mund të shkojmë me tërë trupin. Pasi të jemi relaksuar në tërësi, mbyllim sytë dhe me zë të ulët, së paku nga 40 herë, fillojmë t'i pëshpërisim me vete afirmimet që më parë i kemi përcaktuar.
Autosugjestioni, mund të praktikohet në çdo kohë dhe në çdo moment, kur ju jeni më të disponuar, por më shumë preferohet natën, para fjetjes dhe në mëngjes posa të zgjoheni. Edhe ky kusht nuk është i rastësishëm, sepse, pikërisht natën, para gjumit dhe në mëngjes, posa të zgjohemi, barrierat e filtrit të procedimit të sugjestioneve nga vetëdija në ndërvetëdije, janë më të hapura. Ky kanal i marrje-dhënies së ndërsjellë, ndërmjet dy kufijve ekstrem, kontrollohet nga EGO-ja jonë, e cila në këto situata konkrete fillon të kotet, duke e humbur ashpërsinë e kritereve të forta të përzgjedhjes së informatave që kanalizohen. Sa për kuriozitet, Hitleri, si anëtar besnik i një sekti magjizezë gjermane të quajtur "Tula", e ka ditur mirë këtë rrethanë, andaj janë të njohura fjalimet e tij të zjarrta ideologjike të mbajtura natën.
Tek formulimi dhe përmbajtja e afirmimeve, edhe një rrethanë është tejet e rëndësishme: ato duhet bërë në vetën e parë dhe, gjithnjë, në kohën e tanishme. (Unë jam...). Është ashtu, sepse ndërvetëdija jonë nuk i nënshtrohet ligjeve të logjikës hapësinor-kohor, ajo e njeh të tashmen dhe vetëm të tashme. Këtu edhe bëhen gabimet më të shpeshta në praktikë.
Përveç metodës së përshkruar si më lart, ekistojnë edhe disa mënyra të aplikimit të afirmimeve përmes autosugjestionit. Në praktikë, si tejet efikase është treguar edhe incizimi dhe dëgjimi i tyre nga kaseta. Kjo metodë e dëgjimit të kasetës, posaçërisht është i përshtatshëm kur keni pak kohë. Kasetën e përgatitur me afirmimin e incizuar, mund ta dëgjoni: derisa ngisni automobilin; i kryeni punët e shtëpisë, apo çfarëdo pune tjetër rutinore, e cila nukkërkon përqendrim të madh. Natyrisht, më së mirë është që kasetën ta dëgjoni në gjendje relaksimi, siç e përshkruam si më parë.
Adnan Abrashi

gjilanasi- 361
Similar topics
» SHPIRTËRORE
» Keshilla Shpirterore
» Autobiografi shpirtërore
» Këshilla Shpirtërore
» Lëvizje të reja shpirtërore
» Keshilla Shpirterore
» Autobiografi shpirtërore
» Këshilla Shpirtërore
» Lëvizje të reja shpirtërore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi