EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Projekti HAARP

+14
Siroco
Gon!
Odin
Meridiani 0 (zero)
rebelisistemit
nert
Luli
enya
bardhi_tr
Jon
pyja
gjilanasi
Estilen
Neo
18 posters

Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Projekti HAARP

Mesazh  Neo 04.03.10 20:40

Termetet dhe HAARP

Manifestime të çuditshme në qiell i paraprinë tërmetit me shkallë 8,8 në Kili në mëngjezin e së shtunës me 27 shkurt 2010.
Disa nga teoritë që janë duke qarkulluar aktualisht lidhur me ngjarjen tragjike është se mund të ketë qenë shkaktuar nga një teknologji si ajo HAARP.
Këtu janë disa nga videot ku shihen "re të çuditshme" në qiell para dhe gjatë kataklizmës.

pyja
pyja

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Jon 27.10.10 12:12

Projekti HAARP

Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Neo 03.01.11 20:44

Ukraine

Projekti HAARP Woodpecker_001

Projekti HAARP Woodpecker_17261939

Projekti HAARP Woodpecker_8328110

Projekti HAARP Woodpecker_21801158

Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Neo 03.01.11 21:07

Norvegji

Projekti HAARP EISCAT_03

Projekti HAARP EISCAT_01

Projekti HAARP EISCAT_Tromso_10

Projekti HAARP EISCAT_Map

Projekti HAARP EISCAT_Tromso_07

Projekti HAARP EISCAT_Tromso_04a

Projekti HAARP Andoya_Norway_01
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Neo 03.01.11 21:12

Britani e Madhe

Projekti HAARP Nerc_mstr_antenna

Projekti HAARP NERC_array

Projekti HAARP NERC_array_02

Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Neo 03.01.11 21:15

Rusi

Projekti HAARP Sura-antenna

Projekti HAARP Sura-transmitter

Projekti HAARP Sura_antennas
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Neo 03.01.11 21:20

Brazil

Projekti HAARP Luiz_001

Alaska

Projekti HAARP Dipole_array_001

Projekti HAARP Lidar_building_006

Projekti HAARP Lidar_building_007

Projekti HAARP Lidar_building_008
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Neo 03.01.11 21:26

Indi

Projekti HAARP 124394129_82c4fc66a4_b

Projekti HAARP National_003

Projekti HAARP National_002
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Neo 03.01.11 21:28

Peru

Projekti HAARP JRO

Projekti HAARP Jicamarca1

Projekti HAARP 171977755_2fce6d4d1b_o
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Neo 03.01.11 21:33

Rusi

Projekti HAARP Dark_Raven_01

Projekti HAARP 5

Projekti HAARP 1
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Neo 03.01.11 21:37

Projekti HAARP Haarp110
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Pershendetje

Mesazh  bardhi_tr 04.01.11 12:08

Mund te jete e vertete por me duket gati e pa mundur per arsye se po futen te ndryshojne ligjet e natyres dhe mund te sjellin ndryshime ne atmosfere por gjithsesi pasojat do i vuaje i gjithe njerezime nga keto ndryshime.
bardhi_tr
bardhi_tr

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Neo 07.03.11 13:42

Nje "spirale" e re ne qiellin e Rusise

Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  enya 12.03.11 19:39

Neo shkruajti:Nje "spirale" e re ne qiellin e Rusise
Lere rusine lol, se ja ku e ke vepren e fundit te ketij projekti satanik: Japonine!
Pas saj rradhen e ka New Madrid lol, po lutju Zotit te ndalet me kaq, se vetem Ai mund te na shpetoje nga vetja jone; e kemi bere rruzullin tokesor si top llastiku, lol
enya
enya

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Jon 18.03.11 20:03

Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Luli 21.03.11 17:42

E ardhmja e luftës

Armët gjeofizike

Këto lloj armësh, pra, armët e quajtura “gjeofizike”, bazohen në manipulimin e procesit që ndodh në koren e Tokës dhe në mantelin e saj të lëngshëm e të gaztë, për qëllime ushtarake.

Një shtresë atmosferike me një lartësi prej 10 deri në 60 km është e një rëndësie të veçantë për realizimin e këtij tipi luftimi.

Pothuajse menjëherë pas LIIB, Departamenti i Mbrojtjes në SHBA arriti që të krijojë shabllone me rrufe, tërmete dhe uragane në mënyrë të manipuluar, nëpërmjet projekteve që studionin fenomene të tilla, të cilët ishin projekti “SKYFIRE”, projekti “PRIME ARGUS” dhe projekti “STORMYFURY”.

Informacioni në lidhje me këto projekte është i rrallë për të mos thënë i pamundur. Megjithatë, ka raporte për një eksperiment të zhvilluar nga Ushtria amerikane në vitin 1961, ku më shumë se 350 mijë ashkla metalike me madhësi 2 cm, u futën në atmosferë.

Ky veprim, sipas shkencëtarëve të ndryshëm, mendohet të ketë shkaktuar tërmet në Alasakë dhe veç kësaj mendohet se ka shkaktuar rrëshqitjen e një pjese të brigjeve detare të Kilit, duke i hedhur ato në oqean.

Teknologjia e krijimit artificial të shiut, është aplikuar në disa teste edhe në Vietnam. Ushtria amerikane ka shpërndarë argjend të jodizuar mbi retë e shiut, gjatë luftës së Vietnamit, me qëllim shkaktimin e rreshjeve që sillnin përmbytje, të cilat do t’ua bënin të pamundur rezistecën e vietnamezëve.

Këto përmbytje sillnin vështirësi të natyrave të ndryshme si p.sh., në transportin e armatimit të rëndë, çorientonin lëvizjet e armikut, sillnin dëme materiale etj.

Ka një pyll të tërë me antena të larta 24 m, të instaluara në Gakuna, pranë Anchorazh, në Alaska. Emri zyrtar i këtij projekti është “High Frequency Active Aural Research Program” ose siç njihet më së shumti “HAARP”.

Duke iu referuar ekspertëve të ndryshëm, në mënyrë fare të thjeshtë mund të arrihet në destabilizimin e ekonomive kombëtare nëpërmjet manipulimit klimaterik, pa u diktuar kurrë nga armiku dhe me një kosto shumë minimale. Mbi të gjitha, kjo lloj lufte nuk kërkon angazhimin e personelit ushtarak apo të pajisjeve ushtarake, si në një luftë konvencionale.

HAARP është një program i Forcave Ajrore amerikane, Marinës dhe Universitetit të Alaskës, i ndërtuar për të hetuar dhe për të kuptuar, stimuluar e kontrolluar procesin joniosferik, i cili mund të ndryshojë sjelljen e komunikimit dhe sistemit të mbikqyrjes, po aq mirë sa ç’mund të kontrollojë sistemin klimaterik, që mund të modifikojë zhvillimin njerëzor.

E ashtuquajtura “arma ozon” është një prej tipeve të armatimit gjeofizik, e cila është një lloj mjeti për të dëmtuar shtresën e ozonit mbi vendndodhjen e një armiku. Ky dëm mund të realizohet nëpërmjet lëshimit të raketave me Freon. Shpërthimi i raketave të tilla në shtresën e ozonit do të shkaktonte disa “dritare” në të dhe në këtë mënyrë krijohet mundësia që rrezet ultraviolet të diellit të penetrojnë për në tokë.

Rrezet ultraviolet janë shumë të dëmshme për strukturën qelizore të organizmave të gjalla sidomos në sistemin e tyre trashëgimor. Si pasojë do të ketë një rritje drastike të kancerit. Shkatërrimi i ozonit do të sillte ulje temperaturash dhe rritje të lagështirës, gjendje e cila është e rrezikshme për zonat ku zhvillohet agrikultura.

Armët EMP

Armët që përdorin frekuencat radio, janë referuar së fundmi si një prej armëve më të arritshme teknologjikisht, me qëllim shkatërrimin e masave. Arma shkakton dëmtime te njeriu dhe te një sërë objektesh, falë dridhjes së fuqishme elektromagnetike (Electromagnetic Pulse-EMP). Efekti i valës elektromagnetike u vu re fillimisht gjatë testimeve të hershme për vrullin e ajrit të shtyrë nga shpërthimet nukleare.

Shkenctarëve nuk iu desh shumë që të kuptonin se një valë e tillë mund të shkaktohej edhe nga armë jo-nukleare. Akademiku sovjetik, Andrei Sakharov, paraqiti në vitin 1950 projektin e një bombe jonukleare, bombës elektromagnetike. Projekti i tij konsistonte në përdorimin e një fushe magnetike të kompresuar nga shpërthimi i një eksplozivi kimik, që do të shkaktonte efektin EMP.

Në Rusi, një skuadër shkencëtarësh e drejtuar nga akademiku Vladimir Fortov, në Institutin e Çështjeve Termike dhe kushteve ekstreme, luajti një rol të madh në studimin e armëve EMP dhe metodave të mbrojtjes kundër këtij efekti.

Studimet kishin në qendër të tyre studimin për gjetjen e mënyrave të shkatërrimit të pajisjeve elektrike ose elektronike, të cilat aktualisht formojnë infrastrukturën e shumë vendeve të ndryshme në botë. Megjithatë, specialistët nuk e shikojnë EMP-në, si një armë vdekjeprurëse, ata e kategorizojnë atë si një armë strategjike, e cila mund të përdoret për të nxjerrë jashtë përdorimit nyjet transmetuese të kundërshtarit.

Ashtu si u demonstrua edhe në fushatën ajrore të “Desert Storm” në vitin 1991, raketat Tomahawk me koka elektromagnetike, mund të përdoren efektivisht për pengimin e funksionimit të infrastrukturës vitale të një kundërshtari. Të gjitha pajisjet elektronike të një TV në Bagdad u ç’aktivizuan vetëm nga shpërthimi i një E-bomb, të hedhur nga Forcat Ajrore amerikane në fushatën e dytë në vitin 2003.

Rusia ka prodhuar dhe testuar me sukses një numër gjeneratorësh në këto vitet e fundit. Këta shërbejnë si prototipe për ndërtimin e armëve elektromagnetike që janë të afta të qëllojnë në një rreze disa qindra metra. Teknologjia e ditëve të sotme, i mundëson shteteve të ndryshëm krijimin e municioneve elektromagnetike me modifikime të ndryshme.

Armët me lazer


Gjeneratori lazer ose me kuarc, është një mjet që prodhon një tufë të vazhdueshme rrezesh drite nga ngacmimi i atomeve. Kjo fashë drite mund të dëmtojë seriozisht objekte të ndryshme, duke shkaktuar shkatërrimin e funksioneve të komponenteve të ndjeshëm ushtarake, verbuar personelin momentalisht ose përgjithnjë dhe duke u shkaktuar atyre djegie në lëkurë.

Përdorimi i vazhdueshëm i armëve me lazer, pa dyshim që sjell e siguron domosdoshmërinë e përdorimit më të zgjeruar të tyre, për të vrarë armikun dhe për të qenë sa më të sukseshëm në shkatërrimin e pajisjeve të tyre.

Ka raporte të ndryshme për prodhimin e një pushke-lazer të prodhuar në SHBA për vite me radhë. Kjo pushkë është dizenjuar që të vrasë armikun në një distancë më të madhe se 1.5 km. Specialistët kanë arsye të forta për të besuar se armët me lazer do të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një rrjeti mbrojtës antiraketë në SHBA.

Në vitin 1996, SHBA filloi të zhvillojë një armë lazer për avionë, të dizenjuar për të shkatërruar raketat armike në fazën e ngritjes. Një pajisje e fuqishme për lazer do të montohet në bordin e “Boeing 747”, i cili do të jetë në patrullim në një lartësi 10-12 km, duke pasur mundësi të godasë një shënjestër në disa sekonda falë fashës lazer.

Që nga viti 2008, Pentagoni synon që të formojë një skuadër prej shtatë avionësh gjuajtës. “Martin-Boeing-TRW”, një prej kontraktorëve kryesorë ushtarakë, ka firmosur një kontratë në vitin 2000 me qëllim zhvillimin e një arme hapësinore lazer, e cila të jetë e aftë të bëjë kapjen e raketave të lëshuara. Testimi fillestar është programuar që të kryhet në vitin 2012. Projekti mendohet të përfundohet në vitin 2020.

Armë akustike


Efektet e dëmshme të armëve akustike aplikohen në të tre frekuencat: infra (nën 20Hz); frekuenca të dëgjueshme (nga 20 hertz deri në 20 kilohertz) dhe ultra (mbi 20 kilohertz). Klasifikimi është në një linjë me veprimin e valëve sonore mbi trupin e njeriut. Frekuenca e ulët mund të sjellë dëmtim të dëgjueshmërisë, dhimbje dhe dëmtime të tjera anësore në trupin e njeriut.

Valët sonore infra mund të sjellin gjendje ankthi ose atake paniku te njerëzit. Shumë shkenctarë besojnë se, njeriu nuk do të mund t’i mbijetonte goditjeve të fuqishme, të cilat shkaktojnë mosfunksionime momentale të disa organeve, përfshi këtu edhe sistemin kardiovaskular.

Gjatë viteve të fundit, Qendra Amerikane e Kërkimit Zhvillimit të Armatimit dhe Qendra Inxhinierike (ARDEC) në Pacatini, New Jersey, ka qenë e angazhuar në disa projekte të lidhura me të ashtuquajturat armë jovdekjeprurëse. Në bashkëpunim me Shoqatën e Kërkimeve dhe Aplikimeve Shkencore (SARA) të Huntingtonit, Kaliforni, ARDEC dhe laboratorët Los Almos janë duke zhvilluar një projekt në lidhje me një armë super të fuqishme, që përdor goditje me frekuenca shumë të ulta akustike.

Ata po bëjnë gjithashtu kërkime për të gjetur metoda për projektimin e fishekëve më frekuenca të larta akustike që nuk penetrojnë. Shkenctarët e ARDEC janë duke kërkuar metoda përdorimi për valët me lazer kimik.

Ky lloj lazeri mund të projektojë një masë plazmore të nxehtë e me presion të lartë në ajër, para një shënjestre të caktuar, duke krijuar një rrymë ajri që do të rezultojë si e paqëndrueshme, por që në fakt do të jetë e kontrollueshme dhe do të dëmtojë mjetet dhe personelin armik, sipas shënjestrës së paracaktuar.

Nxjerrësit e këtyre valëve sonore infra, janë dizenjuar në Britani. Është raportuar se këta emetues janë të aftë të dëmtojnë dëgjimin e një personi dhe të shkaktojnë rezonancë në organet e brendshme të tij, e cila mund të shkaktojë pushimin e aktivitetit të zemrës e si rezultat, vdekjen.

Nëse i referohemi studiueses amerikane Janet Morris, drejtori kërkues i Këshillit Strategjik Global USA, rusët janë angazhuar në zhvillimin e armëve akustike po ashtu dhe rezultatet janë mbreslënëse.

Morris thotë se, gjatë udhëtimit të saj në Rusi, ajo ka parë pajisje operacionale, që mund të formojnë valë sonore infra prej 10 Hz, në madhësinë e një topi bejzbolli, gjë që ka mundësi të shkaktojë dëmtime serioze te një person që ndodhet qindra metra larg prej armës.

Ndërkohë, nuk ka akoma një rënie dakord për dëmet që sjellin efektet e armëve akustike.
Duke folur në Institutin e Marrëdhënieve me Jashtë në Moskë, në shtator , ministri i Jashtëm rus Sergej Lavarov do të thoshte: “Një garë armatimi është duke hyrë në një fazë të re. Ka një kërcënim të një armatimi që përvijohet në horizont”.

Çfarë kishte saktësisht ndër mend ai kur e tha këtë gjë? Arritjet që u përmendën më sipër tregojnë se, e ardhmja është më afër se ç’duket dhe kur ajo të vijë, armët që kemi njohur deri tani do të jenë thjesht të vlefshme për t’u vendosur në ndonjë muze.

Albert Hitoaliaj
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Projekti Haarp

Mesazh  Estilen 23.07.11 19:44

postim i gabuar


Edituar për herë të fundit nga estilen në 23.07.11 21:04, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  nert 23.07.11 19:58

E a sju ben pershtypje qe ka disa kohe qe si Kina e Japonia dy konkurrentet e Amerikes jane prekur gjithmone (sidomos kina) nga Uraganet, Tsunamet, dhe sikur vendete e Amerikes kane rene ne qetesi
nert
nert

63


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Modifikimi i Motit

Mesazh  Estilen 23.07.11 21:05



Modifikimi i Motit,një armë e fshehtë e shkatërrimit masiv





Projekti HAARP Figure-3-2-the-military-system-for-weather-modification-operations


Midis vitit 1962 dhe 1983,Byroja e Motit te SHBA-se dhe Fondacioni Kombëtar i Shkencës dhe marinës,kryen një program eksperimental hulumtimi që ju dha disa suksese në moderimin e uraganeve .Projekti Stormfury u pezullua, megjithatë, përfundimet per aq sa u kryen nuk ishin pa misteret e tyre.

Duke komentuar mbi një pasqyrë të Stormfury Era nga Divizioni i Kerkimeve te Uraganeve te Atlantikut dhe Laboratorit Meteorologjik e oqeanografik, Dick Eastman, MS, MA, vuri në dukje se privatizimi agjensive te motit të lidhura me agjencitë qeveritare,ishte një faktor në mbylljen e këtij projekti:

"[Projekti Stormfury] u nderpre. Duket se kemi pasur një përpjekje të qëllimshme për të krijuar idenë,se shumë Zyra Kombëtare te motit dhe agjensi të tjera të motit,qe jane të lidhura me agjencitë qeveritare janë duke u privatizuar.

Shërbimi Kombëtar i Motit, Banka Federale e Reservave , Komisioni Energjisë Atomike dhe Fondacioni Kombëtar i Shkencës janë në pronësi private (dhe të kontrolluara )- ku secila nga keto që veprojnë në fushat e tyre përkatëse,janë në mjedise krejtësisht të parregullt dhe kryesisht pa mbikëqyrje, duke krijuar ide te rreme në publik,që secili është pjesë e qeverisë ...

"Fury Stuhia''e demonstruar - pavarësisht nga shtrembërimet -tregoi se erërat e uraganit mund të reduktohen nga 130km/ora në 75 ose 80 km/ora - një ndryshim që do të thotë një ndryshim ne kursim të miliarda dollareve në dëme dhe pa dyshim shumë jetë te shpetura.

"Por ne nuk jemi duke parë vetëm vendimin e qëllimshëm të lenies se fatkeqësive natyrore qe te ndodhin kur ato mund të parandalohen -por ne po shohim diçka akoma shumë më keq - përdorimin e qëllimshëm të this-technologis së zhvilluar nga mendjet që kërkonjë për të ndihmuar njerëzimin, në një mjet për të shkatërruar shtëpitë tona dhe vrasjen e njerëzimit për hir të fitimit te "industrisë shkaterruese dhe pushtetit kombetar te emergjencës".

Gordon MacDonald JF 1929-2002) ishte drejtor bashkëpunëtor i Institutit të gjeofizikës dhe Fizikë Tokës në UCLA, një anëtar i Komiteti te Shkencës dhe keshilltar i presidentit Lyndon Johnson,ne Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë.

Projekti HAARP 6a00d8341cbf9a53ef01157011c0e6970c-250wi
Gordon MacDonald JF

Në vitin 1968 ne librin e tij, ''Nëse paqe nuk vjen'':ne artikullin ''Një parashikimi shkencor i armëve të reja'',- MacDonald shkruan një kapitull të titulluar " Si të modifikojme Mjedisin "(lexo më poshtë), në të cilën ai tregoi se modifikimi i motit ishte në fazat eksperimentale. MacDonald parashikoi se ai do të ishte vetëm një çështje kohe,para se njeriu do të jetë në gjendje për të manipuluar motin e për ta përdorur ate si një armë:

"Ndër të tjera ai thotë se në të ardhmen, marrja e objektivave kombëtare me forcë,eshte një mundësi qe do të arrihet nga aftësia e njeriut për të kontrolluar dhe manipuluar mjedisin e planetit të tij.

Kur të arrihet ky pushtet mbi mjedisin e tij,ai do të japë njeriut një forcë me të re,të aftë për të bërë dëme të mëdha pa dallim. Të kuptuarit primitiv të ndryshimit te mjedisit e bën të vështirë të imagjinosh një botë në të cilën praktikohet lufta gjeofizike.

Një botë e tillë mund të jetë me ne rrezik se sa prania armatimit nga armët bërthamore qe u ndaluan në mënyrë efektive dhe se armët konvencionale te shkatërrimit në masë,qe edhe ato ishin katastrofike ndaj mjedisit .A mund ti fshenin argumentat,se kjo armë eshte e përshtatshme për luftëra çuditërisht të fshehta apo sekrete ...?

"Rritja e konkurrencës ekonomike midis shumë kombeve të përparuara,manipulimi i motit mund të jetë në favor të një vendi për të siguruar një mjedis të qetë natyrore për vehte dhe mjedisin shkaterrues për konkurrentët e saj.

Operacionet e prodhimit të kushteve të disfavorshme klimaterike, mund të kryhen fshehurazi, që nga parregullsi të mëdha të natyrës lejimi i stuhive, përmbytjeve, thatësira, tërmete dhe valë të baticës që do të shihen si te pazakonta, por jo të papritura.

Një "sekret i tillë lufte" nuk kanë nevojë të deklarohet apo te njihet edhe nga popullsitë e prekura. Kjo mund të shihet për vite vetëm duke pare regresin ne klimen e vendit te tij. Vitet e thatësirës dhe stuhite do t'i atribuohen natyrës dhe kur vetëm një komb te ''drenazhoi'' tërësisht mendjen e tij,atehere ai do të armatoset e do të tentoi te marrë nën kontroll abitatin e tij.

"Përveç natyrës së tyre të fshehtë, një tipar i përbashkët për disa prej skemave te modifikimit te motit është aftësia e tyre për të ndikuar në tokë si një te tërë. Mjedisi nuk njeh kufij politik,ai është i pavarur nga institucionet bazë të gjeografisë dhe efektet e modifikimit mund të projektohen ne çdo pikë të Tokës.

Për shkak se modifikimi mjedisore mund të jetë një karakteristikë dominuese e dekadave të ardhshëme botërore, ekziston shqetësimi se kjo teknologji fillestare është në kundërshtim të plotë me konceptet e njësive tradicionale gjeografike dhe politike te botes

"Pasojat politike, juridike, ekonomike dhe sociologjike të modifikimit të qëllimshme të mjedisit, madje edhe për qëllime paqësore, do të ketë kompleksitete të tilla që ndoshta çështjet bërthamore ne te ardhmen do të duken te thjeshta."

Në vitin 1970 ne librin e tij, ''Mes dy moshave'', ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Zbigniew Brezezinski (CFR / TC / B) ka përmendur " kontrollin e motit", si një "armë të re" për të ushtrinë amerikane dhe një "element kyç i strategjisë së luftes."

Projekti HAARP Images?q=tbn:ANd9GcSabqqIt6Wovg4sZ1_KyUOZgeHrLCZmg9YZx-lpfMI3Q5f3UKab
Zbigniew Brezezinski

"Teknologjia do të vërë në dispozicion, për udhëheqësit e kombeve të mëdha, teknikat për kryerjen e luftës të fshehtë, nga të cilat vetëm një minimum i forcave të sigurisë duhet të vlerësohet ... Teknikat e modifikimit motit do të jenë të afta për të prodhuar periudha të gjata thatësire apo stuhi shkaterrimtare."

Gjithashtu në vitin 1970,Byroja e Motit u emërtua ''Shërbimi Kombëtar i Motit'' dhe privatizimi i sherbimeve te motit të lidhura me agjencitë qeveritare,ishte një proces që është përshpejtuar nga presidenti Bill Clinton .

Në vitin 1977, Konventa e Gjenevës propozoi një traktat ndërkombëtar për ndalimin teknikave te modifikimit mjedisit per qellime ushtarake ose çdo përdorim tjetër armiqësore. Konventa u hap për nënshkrim më 18 maj, 1977 në Gjenevë dhe traktati u nenshkrua më 5 tetor, 1978,nga tetëdhjetë e shtatë (87) kombe.


Ja dhe modelari i kesaj konvente


KONVENTA
-Mbi ndalimine teknikave te modifikimit te mjedisit per qellime ushtarake ose çdo përdorim tjetër armiqësore

Nënshkruar në Gjenevë 18 maj 1977
Hyrë në fuqi 5 tetor 1978
Ratifikimi nga presidenti amerikan 13 dhjetor 1979
Ratifikimi nga SHBA depozituar në Nju Jork 17 janar 1980

Shtetet Palë në këtë Konventë,

Udhëhiqen nga interesat e konsolidimit të paqes, dhe që dëshirojnë të kontribuojnë në kauzën e ndalimin e garës së armatimeve dhe të çarmatimit të përgjithshëm duke sjellë nën kontroll të plote e te rreptë dhe efektiv ndërkombëtar, dhe për të shpëtuar njerëzimin nga rreziku i përdorimit të mjeteve të reja të luftës,

Vendosur të vazhdojë negociatat me qëllim që të arrihet progres efektiv në drejtim të masave të mëtejshme në fushën e çarmatimit,

Duke pranuar se përparimet shkencore dhe teknike mund të hapin mundësi të reja në lidhje me modifikimin e mjedisit,

Duke kujtuar Deklaratën e Kombeve të Bashkuara Konferenca mbi Mjedisin Human miratuar në Stokholm më 16 qershor 1972,

Kuptuar se përdorimi i teknikave të ndryshimit të mjedisit për qëllime paqësore mund të përmirësojë ndërlidhjen e njeriut dhe natyrës dhe të kontribuojë në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit për të mirën e brezave të sotëm dhe të ardhshëm,

Duke njohur, megjithatë, se ose çdo përdorim tjetër ushtarak armiqësor i teknikave të tilla mund të kenë efekte shumë të dëmshme për mirëqenien e njeriut,

Duke dashur të ndalojë në mënyrë efektive çdo përdorim tjetër ushtarake ose armiqësor i teknikave të ndryshimit të mjedisit, me qëllim për të eliminuar rreziqet për njerëzimin nga përdorimi të tillë, dhe afirmuar dëshirën e tyre për të punuar drejt arritjes së këtij objektivi,

Duke dashur gjithashtu të kontribuojë në forcimin e besimit midis kombeve dhe në përmirësimin e mëtejshëm të situatës ndërkombëtare në përputhje me qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara ,

Kanë rënë dakord si më poshtë:

Neni I 1. Çdo Shtet Palë në këtë Konvente merr persiper të mos angazhohen në qellime ushtarake, ose çdo përdorim tjetër armiqësore të teknikave të ndryshimit të mjedisit që kanë efekte të përhapura, afatgjatë ose të rënda, si mjetet e shkatërrimit , dëm apo lëndim në çdo Shtet tjetër Palë.

2. Çdo Shtet Palë në këtë Konvente nuk merr persiper për të ndihmuar, inkurajuar ndonjë shtet, grup shtetesh ose organizate ndërkombëtare për t'u angazhuar në aktivitete në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni.
( vazhdon ...... )


Në vitin 1996, Forcat Ajrore Amerikane botuan një studim të prodhuar në Departamentin e Mbrojtjes,të titulluar ",Moti (Weather), si një koeficient Force: Owning Moti në 2025 .

"Pa marrë parasysh Traktatin e Konventës së Gjenevës për Modifikimin e Motit, qëllimi i deklaruar i letrës ishte" për të përshkruar një strategji për përdorimin e një sistemi të ardhshëm modifikim-moti për të arritur objektivat ushtarake ... "

"2025 është një studim i projektuar në përputhje me një direktivë nga shefi i shtabit të Forcave Ajrore për të shqyrtuar konceptet, aftësitë, dhe teknologjite e Shteteve të Bashkuara,ku do të kërkojnë të mbetet dominuese dhe Forca Ajrore e Hapësirës ​​në të ardhmen.

Paraqitur më 17 qershor 1996, ky raport është prodhuar në Departamentin e Mbrojtjes ne mjediset shkollore e akademike,në interes të avancimit te koncepteve që lidhen me mbrojtjen e shtetit.

Pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë të autorëve dhe nuk reflektojnë politikën zyrtare ose pozitën e Forcave Ajrore Shteteve të Bashkuara, Departamentin e Mbrojtjes, apo qeverine e Shteteve të Bashkuara ...

"Në 2025, forcat ajrore amerikane te hapësirës mund të vetë ndryshojne motin 'duke u kapitalizuar mbi teknologjitë e reja dhe duke u përqendruar ne zhvillimin e këtyre teknologjive në luftën kundër aplikimeve.

Një aftësi e tille ofron mjetet e luftës në formën battlespace në mënyra te papara kurrë më parë. Ajo ofron mundësi për operacionet e ndikimit në të gjithë spektrin e konfliktit dhe kudo që të jetë e mundur. Qëllimi i këtij materiali është që të përshkruajë një strategji për përdorimin e një sistemi të ardhshëm moti-modifikim për të arritur objektivat ushtarake në vend,dhe të ofrojnë një hartë të detajuar teknike.

"Përpjekja per modifikimin e motit ofron nje rrezik te larte dhe një dilemë jo me pak se nga armet atomike. Ndërsa disa segmente të shoqërisë gjithmonë do të ngurrojnë për të shqyrtuar çështjet e debatueshme të tilla si moti modifikim, aftësitë e madhe ushtarake qe mund të rezultojnë nga kjo fushë, janë injoruar si një rrezik yni.

Me zgjerimin e operacioneve miqësore apo me ndërprerjen e ketyre traktateve apo Konventave,arrihet ne prodhimin e modeleve të natyrshme të motit për të përfunduar dominimin e komunikimit global dhe kontrollin counterspace, moti-modifikim ofron luftëtarin e luftës së një game të gjerë të alternativave të mundshme,për të mundur ose të detyruar një kundërshtar ... "

http://www.pakalertpress.com/2011/07/06/weather-modification-a-covert-weapon-of-mass-destruction/

Sistemi HAARP dhe gjurmet e kimikateve ne hapsire, a eshte rezultat i ketyre qellimeve te hershme nga SH.B.A-ja per te bere nje lufte te fshehte te pashpallur ndaj kundershtareve te tyre..?Po, i gjithe ky material nxjerr si perfundim se modifikimi i motit bente pjese qe heret ne strategjine sekrete te amerikaneve.

Ata(Amerikanet)asnjehere nuk kane pyetur per Konventa e Traktate miqesie,apo Traktate Carmatimi,ata kane shkelur cdo dinjitet njerzor,duke pasur si qellim primar ...Dominimin e Botes me cdo kusht,gje qe e kane arritur me cdo cmim.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  rebelisistemit 15.08.11 9:33

rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Estilen 28.08.11 21:01



Klima ndikohet nga rrezet kozmike,a po nga njeriu me sistemin HAARP...?


Projekti HAARP Cosmic_rays
Projekti HAARP 408214703

Laboratori evropian për studimin e grimcave, CERN, po eksperimenton lidhjen ndërmjet rrezeve kozmike dhe krijimit të reve në tokë, të cilat influencojnë klimën e planetit. Objektivi është të vërtetohet apo të hidhet poshtë një lidhje ndërmjet ndryshimeve klimatike dhe aktivitetit të njeriut me teknolloghjine HAARP.

Sipas eksperimentit rezulton se rrezet kozmike influencojnë temperaturën e tokës. Rrezet kozmike që bombardojnë planetin tonë e veshin atmosferën me protone, të cilat jonizojnë disa përbërës, të cilët kondensohen në aerosol. Retë formohen përreth këtyre përbërësve dhe e veshin tokën si një mburojë, duke ulur në këtë mënyrë temperaturën.

Por doza jonë e rrezeve kozmike varet nga dielli. Kur dielli lëshon shumë radioaktivitet gjatë cikleve me aktivitet të lartë, fusha e tij magnetike na mbron nga mbron ne nga rrezet kozmike. Një aktivitet diellor i lartë do të thotë më pak rreze kozmike që do të thotë më pak re dhe rrjedhimisht temperatura më të larta.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 24.12.11 17:21

Projekti HAARP A-Fenomeni-Dallge-300x136

Mos vallë tashmë “ATA” po aplikojnë hapur projektet e tyre për ndikimin mbi ndryshimin klimaterik?
U habitën qytetarët e Alabamës, të premten e shkuar nga panorama mahniste e krijuar në qiell, nga një interval valësh prej reshë!
Pasditen e të premtes së shkuar, qytetarët e qytetit Birmingham, kishin shansin e mirë të shijonin një nga fenomenet më të rralla natyrale, i cili është titulluar Kelvin-Helmholtz instability.
fenomen i në fjalë, zakonisht shfaqet në zona të…një hapësire gjigande, ku erërat ndryshojnë automatikisht shpejtësinë dhe krijojnë fenomene të çrregullta.
Atëherë retë, me një dendësi të vogël, të cilat lëvizin me shpejtësi të madhe “shkasin” sipër reve të cilat lëvizin më ngadalë, pasi kanë dendësi më të madhe, duke krijuar kështu fenomenin e “dallgëve”.

Ju ftojmë të ndiqni këtë video shumë mbresëlënëse dhe të pa shpjegueshme me fenomenin të zhvillohet live, ne kamera:

Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Odin 09.01.12 13:08

Dëshmi që tërmeti në Japoni ishte shkaktuar nga HAARP

Ky raport tregon për anomalit që u regjistruan disa ditë para tërmetit në japoni e që shkaktoi cunamin katastrofal, dyshimet për përdorimin e armës HAARP linden që në ditën e parë të tërmetit por tash raporti i gjeologëve vërteton pohimet e teoricientëve konspirativ

Projekti HAARP 225897_162890473775882_121434011254862_392753_781933_n

Gjeologët janë habitur nga raportet e fenomeneve të çuditshme atmosferike në ditët para tërmeteve të mëdha.

Në vitet e fundit, ekipe të ndryshme kanë krijuar stacionet e monitorimit atmosferik në zonat e tërmetit, një numër i satelitëve janë të aftë të dërgojn të dhënat për gjendjen ne atmosferën e lartë dhe jonosferën gjatë një tërmeti.

Vitin e kaluar pamë disa të dhëna magjepëse nga Anija kozmike Demeter që tregonte një rritje të rëndësishme në radio sinjalet ne frekuencë ultra-të ulët para tërmetit në Haiti me magnitudë 7 në janar 2010

Dimitar Ouzounov në Qendrën NASA në Maryland paraqet të dhënat nga tërmeti që shkatërroi Tohokun e Madh ne Japoni më 11 mars.

Rezultatet e tyre, edhe pse preliminare, janë mbreslenese

Ata thonë se para tërmeti me magnitudë 9, përmbajtja totale elektronike e jonosferës u rrit ndjeshëm rreth epiqendres, duke arritur në një maksimum tri ditët para se tërmeti te godas.

Tërmeti ne Japoni më 11 mars 2011 ishte tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë qe ka goditur këtë shtet.

Jan analizuam ndryshimet kohore dhe hapësinore të katër parametrave të ndryshme fizike, largimet e rrezatimit gjatë valës (OLR), GPS / TEC, dhe frekuencës kritike foF2.

Këto ndryshime karakterizojnë gjendjen e atmosferës dhe jonosferës disa ditë para fillimit të këtij tërmeti.

Rezultatet bazuar nga të dhënat satelitore me 8 mars tregojn se kishte një anomali te zhvilluar afër epiqendrës,

ne fakt kishte nje rritje jashtzakonisht të shpejtë të rrezatimit infrared.

Të dhënat GPS /TEC tregojnë per një rritje dhe ndryshim në dendësin e elektroneve duke arritur vlerë maksimale më 8 mars.

Nga 03 deri 11 mars është regjistruar nje rritje e madhe të përqendrimit te elektroneve në katër ionosondet japoneze, e cila kthehet në normale menjëherë pas tërmetit kryesor.


Nga Shefki Shabani
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Gon! 30.01.12 12:36

HAARP - Programi Kerkimor i Frekuencave te Larta Aureole

Projekti HAARP Haarp

Qe nga viti 994, ne pyllin e Amerikes Veriore, saktesisht ne Gakona te Alaskes, jane instaluar antena te panumerta qe perbejne nje stacion kompleks kerkimi shkencor meteorologjik dhe jonosferik te SHBA-se, qe njihet si Projekti HAARP.

Sipas Pentagonit, qellimi i ketij stacioni shkencor eshte studimi i jonosferes per te permiresuar telekomunikimin por ka shume shkencetare te cilet thone se me programin HAARP, SHBA-te jashte cdo kontrolli nderkombetar, po krijojne arme te reja gjeofizike te integruara te cilat mund te ndikojne ne elementet natyrore me vale radio dhe frekuenca te larta.

Pervec interferimit ne komunikimet radio, televizive dhe radar, antenat HAARP mund te ndikojne ne qarqet elektrodinamike te aureolave, ne perputhje me elektricitetin natyror aktual qe varion nga 100 mije ne 1 milion megavat. Ne kete menyre eshte e mundur qe te perdoret energjia e stuhise diellore per te demtuar satelitet dhe aparaturat e instaluara ne sistemet rakete armike.

Modifikimi natyror i realizuar ndaj perdorimit te fushave te forta elektromagnetike dhe te gjurmeve kimike (rete kimike artificiale) eshte pergjegjes per disa nga katastrofat e fundit ‘natyrore’ qe kane ndodhur ne bote. Mendohet seriozisht se keto teknologji mund te sherbejne per te shkaktuar termete ose katastrofa te tjera natyrore si: termete, thatesira, permbytje, uragane, cunami, vullkane, etj; si duke transmetuar valet ne berthamen e Tokes (duke ndryshuar magnetizmin tokesor), ashtu edhe duke transmetuar vale ne jonosfere.

Zyrtarisht nuk ka prova reale te perdorimit te HAARP, por kerkimet shkencore konfirmojne se projekti aktualishte eshte veprues. Nese me te vertete njerezit mashtrohen deri ne kete pike nga perfundimet reale te projektit HAARP, atehere mund te thuhet qetesisht se ka filluar projekti i famshem i kontrollit dhe manipulimit te te gjithe popullsise se botes, i paralajmeruar prej vitesh nga studiues dhe shkencetare ‘te pavarur’.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Siroco 11.10.12 0:34

H.A.A.R.P, Blue Beam dhe Chemtrails.

Çfarë është HAARP (High Frequency Active Auroral Research Program)?

Frekuenca të larta aktive!

Kjo është një fushë antenash në jug lindje të Alaskës, duke punuar së bashku si një antenë gjigande. Janë 360 antena, secila mund të gjenerojë 10,000 Vat! = 3,6 milion Vat! kolektivisht. Frekuenca më të madhe ligjore është 50,000 Vat!

Ata nuk janë të transmetimit jashtë, ata janë të transmetimit për lart. Haarp është vetëm një nga pesë armët e njohura tektonike në botë. Mund të jenë rreth 20 në te gjithë botën.

Kur Haarp ndizet, të gjitha këto antenna lëshojn radiovalë të fuqishme në Jonosferë, pjesa më e sipërme e atmosferës. Ato en ngrohin jonosferën dhe kriojnë valë të pa rregullta të cilat i kthejnë fuqishëm në tokë.

Pse përdoren ato tani? Ato janë në pronësi e Illuminati (e cila kontrollon të gjitha qeveritë), ata i përdorin ato si një këst kundër vendeve që nuk do të bien dakord për një taksë globale të karbonit, pas një portë e klimës (carja e Ozonit), shumë vende kanë realizuar se kjo ishte një mashtrim që të përkushtohen ndaj një takse karboni. Gjithashtu ato janë përdorur për të vendosur bazat ushtarake në vende të tjera, por kryesisht për të kontrolluar popullsinë.

Numri i tërmeteve, uraganeve, dhe fatkeqësive të tjera në lidhje me motin është rritur në mënyrë drastike që nga zhvillimi i HAARP.

2001-6, 2002-6, 2003-8 2004-15, 2005-12 2006-12, 2007-28!2008-32! 2009-21! 2010-11 termete mbi 6,0 Rihter Shkallë!, Mos ti numerojm ato ndër 6,0.

Kjo nuk është një rastësi që vendet janë duke u shkatërruar, dhe OKB-së po vjen në ndihmë të tyre? Jo, kjo është e gjitha pjesë e planit! Ata shkaktojn problemin në mënyrë që ata të mund të bëhen zgjidhja!
Ata duan që ju të besoni 2012 është në fund! Mos u mashtroni!

Nuk janë Muslimanët për të cilët ju duhet të shqetsoheni, sepse terroristët e vërtetë nuk përdorin bomba apo armë. Ata përdorin: manipulim social, psh skanerat e trupit!

Duke vënë në përdorim teknologjinë HAARP , valët elektro magnetike, ata(illuminati) mundë të shkaktojnë tërmete në cdo cep te botës që ata deshirojnë,e ta bëjne këtë të duket si dicka natyrale.


Çfarë është Chemtrails ?

Ka shumë kohë që dikush, na spërkat me “Substanca të dyshimta” dhe kjo për të kontrolluar sistemin klimaterik, për të kontrolluar kompletë popullsinë globale e mbi së gjithash për të kontrolluar mendjen tonë.

Kështu mund të përmblidhet në përgjithësi teoritë e komplotit të ashtuquajtur Chemtrails, d.m.th “Gjurmët Kimike”, që ne i shohim shpeshherë të lënë pas nga avionët (tymi i avionëve).

Shpjegimi shkencor, se gjoja janë “gjurmë uji me avuj të ngrirë”, që krijohet për shkak të krahëve të avionit (Profili i tyre), nuk i bind teoricienët që shprehen të rezervuar për fenomenin, si dhe skeptikët e komploteve, që argumentojnë se gjurmët e avionëve janë jo “Tym”, si pasoj e lëndëve djegëse që përdorë avioni, por spërkatje e ajrit me substanca të ndryshme kimike helmuese, p.sh: kripëra barium, oksid alumini, kadmium dhe silic, të cilat janë kancerogjene, që shkaktojnë te njerëzit një sërë simptomash të ndryshme dhe çrregullime jo natyrale, siç është, kriza të astmës, humbje të kujtesës, lodhje, nervozizëm dhe dhimbje koke.

I pari, që ju referua dhe zbuloj këtë çështje, madje i dha emrin Chemtrails, ishte gazetari kanadez William Thomas. Termi rrjedh nga fjala contrail (gjurmë të grumbullta, ose shtigje kondensimi), të cilat janë linjat e njohur të gjurmëve të lëna pas nga avionë, siç edhe gjurmët e ndotjes së makinave, pra smogu që prodhon makina.

Në 1998 një sipërfaqe prej 60 kilometra katrorësh, pranë Espanola-s, në Ontario Kanada, u bënë spërkatje të rregullta ajrore. Mbas matjeve të kryera posaçërisht, rezultoi se në atmosferë kishte “Substanca”, grimca alumini dhe silic, pesë herë më shumë se norma e lejueshme.

Mbas fenomenit të çuditshëm, vendasit shfaqën simptoma të ndryshme, si alergji, humbje të përkohshme të kujtesës, simptoma të astmës, lodhje, dhimbje të forta në kraharor dhe koke. E njëjta gjë u vu re dhe në Irlandë, ku pjesa më e mashe e njerëzve, ankoheshin nga simptomat e astmës, alergjisë për shkak të ndotjes së ajri me spërkatje të shpeshta që ndodhën në atë periudhë.

Një mjek amerikan, nga Arizona, raportoi se ajri i spërkatur, është përgjegjës për dhimbjet e forta të kokës dhe sëmundjet e mushkërive, si dhe epidemitë e ndryshme.

Përqindjet e larta të barium-it nuk absorbohet nga lëkura dhe janë kryesisht përgjegjëse për rënien e flokëve dhe sëmundjet e stomakut, kur ato depozitohen në ushqim. Kripërat e barium-it, përveç dëmit që shkaktojnë në shtresën e ozonit, kanë pjesëmarrje të madhe dhe përgjegjësi në fenomenet ekstreme të motit, të cilat kohët e fundit janë shtuar kaq shumë.
Ky fenomen kaq intensiv, ka shqetësuar miliona njerëz në të gjithë botën dhe deri më sot asnjë organizëm, apo qeveri, nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Por fenomeni Chemtrails, jo vetëm që nuk zhduket, por mbetet për disa orë në ajër dhe gradualisht zgjerohen dhe bashkohen së bashku për të formuar retë artificiale, duke mbuluar kështu një zonë të gjerë.

Zakonisht operacionet e spërkatjeve të ajrit, ndodhin në ditët me diell dhe më pas moti pëson ndryshim drastik, duke u kthyer në kushtet e motit që mbizotëronin më parë në rajon.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Berti69 21.05.14 20:47

Shkencëtari serb ‘parashikoi’ tërmetet në Shqipëri: Po i shkakton programi amerikan HAARP

Projekti HAARP Serbi2-300x199

Ka shkaktuar shumë debat një shkencëtar serb, i quajtur Velimir Abramoviç, i cili deklaroi pak ditë më parë se në ditët në vazhdim pritet që të ketë tërmete, pasi është fikur sistemi amerikan HAARP.

“Sot është fikur sistemi HAARP, ndaj prisni tërmete,” tha ai për një radio më 19 maj.

Agjencia maqedonase MINA thotë se ai i ka paraprirë tërmeteve në Shqipëri, por ka parashikuar edhe se do ketë edhe të tjerë.

Abramoviç ka akuzuar po ashtu se sistemi HAARP ka shkaktuar edhe përmbytjet në Serbi.

Sipas tij, gjithë ai shi nuk u shoqërua nga një rrufe e vetme.

“Dukej sikur qielli u hap dhe nisi të binte uji i detit. Nuk ishin pika shiu të zakonshme,” tha ai, duke drejtuar gishtin nga programi amerikan, HAARP.

Por çfarë është High Frequency Active Auroral Research Program, ose HAARP?

Bëhet fjalë për një program kërkimore jonosferik mes flotës dhe forcave ajrore amerikane, në bashkëpunim me Universitetin e Alaskës dhe Agjencisë për Kërkime të Avancuara në Fushën e Mbrojtjes.

Qëllimi është që të analizohet jonosfera dhe të zhvillohet teknologjia e nevojshme për të përmirësuar sistemin e komunikimit dhe mbikëqyrjes.

Por programi është në qendër të shumë teorive konspirative, që pretendojnë se është në gjendje që të modifikojë motin, të fikë satelitët dhe të kontrollojë mendjen e njerëzve.

Disa thonë se ai përdoret si armë ndaj terroristëve.

Përkrahësit e këtyre teorive thonë se programi shkakton tërmet, thatësira, stuhi, përmbytje dhe sëmundje si Sindroma e Luftës së Gjirit apo Sindroma e Lodhjes Kronike.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  ILIRA 22.05.14 11:39

si ka mundesi qe nuk ra asnje termet ne Siri apo Irak apo Iran?? As permbytje nuk ka pas nga ato ane!
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Berti69 23.05.14 10:30

ILIRA shkruajti:si ka mundesi qe nuk ra asnje termet ne Siri apo Irak apo Iran?? As permbytje nuk ka pas nga ato ane!

Sepse ne keto shtete nuk jane te instaluara antenat e HAARP -il,  sikur qe jane te instaluara ne Serbi.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  elektronika 28.05.14 5:33

Nje vale elektromagnetike qe shkakton termet dhe per me shume aty ku duan "ATA "!?!?!?!?!!

Avione qe bashke me vajgurin djegin kripera te Bariumit apo te Aluminit??????? Dhe "ATA "nuk semuren por semuremi vetem ne !?!?!?!?!?!?

Jeni ne rregull,  e njihni Fiziken dhe Kimine !?!?!?!?!?!?!?

Apo beni thjesht "copy paste" !?!?!?!?!?

Projekt "Teper sekret" dhe ju dini detajet !?!?!?!?!?!?
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Zattoo 17.07.14 15:38

Ballkani dhe sistemi i antenave amerikane HAARP


Në opinionin serb është ngritur shumë “pluhur” në lidhje me vendosjen e sistemit të antenave HAARP nga SHBA-të, të cilat janë fajësuar në lidhje me fatkeqësitë natyrore. Emisionet, shkrimet në gazeta, portale, emisione televizive, kanë hutuar njeriun e zakonshëm në Serbi. Si zakonisht, për gjithçka fajësohen SHBA-të.

Projekti HAARP Meteoalarm1-25082012

Në lidhje me sistemin e antenave HAARP, kanë shkruar edhe mediat kroate. Shumë analistë, të cilët në Serbi merren me seriozitet, janë të sigurt se përgjegjësinë për tërmete, thatësira, shtrëngata dhe vërshime, madje edhe për gjendjen psikike të njeriut në Ballkan, fajin e kanë HAARP (shih: hrvatski-dom.hr).

Programi aktiv për hulumtim auroral të frekuencës së lartë ( High Frequency Active Auroral Research Program, shkurt HAARP) është një projekt - program ushtarak dhe civil i SHBA-ve, i cili ka për qëllim hulumtimin me qëllim të kuptuarit, nxitjes dhe kontrollimit të proceseve në jonosferë. Jonosferë është një pjesë e atmosferës së Tokës në një lartësi prej 50-80 kilometra, e cila përmban një sasi të madhe të joneve (grimcave të elektrizuara) të krijuara nga veprimi i erës diellore që ka ndikim të madh në përhapjen e valëve elektromagnetike.

Ekzistojnë mendime të ndryshme të ekspertëve. Nikola Aleksiq, kryetari i Lëvizjes Ekologjike të Novi Sadit, për gazetën “Pravda”, thotë se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë bombe është e tempuar në psikikën e njeriut e cila gjendet në afërsi të Beogradit.

HAARP nuk është asgjë tjetër përveç kontrollim elektromagnetik i sistemit nervor të njeriut. Ajo, njerëzit mundet t’i bëjë aggressive dhe pa dëshirë për të jetuar- transmeton bedem.rs. Mendimin e Aleksiqit.

“Pravda” e Moskës shkruan se HAARP është instaluar në Serbi nën presionin e madh të administratës amrikane. Instalimi i HAARP-it në Serbi ka qenë e planifikuar në vitin 1999, por në bisedimet e Milosheviqit me Holbrukun kërkesa është refuzuar nga Millosheviqi, gjë që kinse ka ndodhë bombardimi i Serbisë nga NATO-ja ( shih novi-svjetski-poredak).

Megjithatë, ditëve të fundit ekspertët tërheqin vërejtjen se është duke u manipuluar opinioni në Serbi në lidhje më sistemin e antenave HAARP. Ndryshimet klimatike, gjegjësisht fatkeqësitë natyrore që po ndodhin në Serbi dhe më gjerë nuk kanë të bëjnë asgjë me HAARP-in por kemi të bëjnë me një histeri masive.

Kur në muajin maj të këtij viti në Serbi ndodhi fatkeqësia natyrore- vërshimet të papara deri më sot, shumë njerëz besonin se të reshurat e mëdha të shiut dhe përmbytjet janë shkaktuar nga sistemi i antenave HAARP. Milani Cirkovic nga Observatori Astronomik, fizikanti Milovan Shuvakov dhe psikologu Oliver Toshkoviq u përpoqën të ndriqojnë këtë mashtrim të opinionit. Të tre ekspertët bien dakord se i gjithë tregimi është vetëm përhapje e teorisë së konspiracionit, shkruan blic.rs..

Milani Cirkoviq mendon se përhapja e informacioneve të tilla e ka krijuar histerinë masive e cila gjë vjen si pasojë e analfabetizmit shkencor. Të njëjtin mendim e ndanë edhe Toshkoviq i cili thekson se mendja e njeriut nuk mund t’i përballojë pasigurisë dhe në këto rrethana pranon çfarëdo shpjegimi.
“Në situata të rënda, mendja e njeriut është vend i përsosur për zhvillimin e teorive konspirative, sepse në atë moment njeriut i konvenon çfarëdo shpjegimi. Mendja jonë vështirë pranon idenë se çdo gjë rreth nesh ndodhë krejt rastësisht“ - thotë Toshkoviq.

Deklaratat e rreme, thonë ekspertët, shpesh përhapen nga pakujdesia e njerëzve. Nëse merrni informacione që janë shumë të detajuara, shumë lehtë pjesët e pakuptueshme do t’i komentojmë sipas përshtypjeve tona personale.

Fizikanti Shuvakov deklaron se qëllimi konkret i këtij sistemi është komunikimi dhe se nuk ka asnjë rast potencial që antenat të përdoren për rregullimin e kushteve klimatike.

Sido që të jetë, se kush ka të drejtë, të parët apo të fundit, do të shihet në të ardhmen e afërt. Megjithate ndryshimet klimatike tregojnë se po ndodhë diçka e jashtëzakonshme në këtë pjësë të planetit Tokë, gjegjësisht në Ballkanin e trazuar.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Vizitor 09.04.16 20:41

Rastet e shiut te kuq po shtohen cdo dite
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti HAARP Empty Re: Projekti HAARP

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi