EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa eshte temperatura ne Sketerre...?

Shko poshtë

Sa eshte temperatura ne Sketerre...? Empty Sa eshte temperatura ne Sketerre...?

Mesazh  Estilen 18.02.10 22:36

Një profesor termodinamike u kishte dhënë një detyrë shtëpie studentëve
të tij të cilët do të merrnin diplomën. Pyetja ishte vetëm një: "A
është Skëterra ekzotermike (lëshon energji) apo endotermike (thith
energji) ? Mbështeteni përgjigjen duke dhënë ndonjë shembull."

Pjesa më e madhe e studentëve shkruajtën shembuj mbi atë që besonin duke përdorur Ligjin e Boyle (gazi ftohet kur shpërhapet dhe nxehet kur
ngjeshet) ose diçka tjetër të tillë.

Sidoqoftë një student, shkruajti si më poshtë:

Më parë na duhet të dimë se si ndryshon masa e Skëterrës me kohën. Kështu, na duhet të dimë sasinë në kohë të shpirtrave që futen në Skëterrë dhe sasinë në kohë të shpirtrave që dalin nga Skëterra.
Mendoj se mund të themi pa frikë se shpirti kur është futur njëherë në Skëterrë nuk del më prej andej. Kështu pra, nuk ka shpirtra që dalin.
Për të mësuar se sa shpirtra futen në Skëterrë duhet t´u hedhim një sy feve të ndryshme që gjenden në botën e sotme.

Disa nga keto fe ngulin këmbë se nëse nuk je besimtar i fesë së tyre, do të
shkosh në Skëterrë. Meqënëse ka më tepër se një fe të tilla dhe
meqënëse njerëzit nuk u përkasin më tepër se një feje, mund të themi se
të gjithë njerëzit dhe shpirtrat shkojnë në Skëterrë.

Duke parë shkallën e lindjeve dhe të vdekjeve, na mbetet të presim që numri i shpirtrave në Skëterrë të rritet në mënyrë eksponenciale.
Tani, t´i hedhim një sy shkallës së ndryshimit të vëllimit në Skëterrë sepse
ligji Boyle thotë se në mënyrë që temperatura dhe trysnia në Skëterrë
të jenë konstante, duhet që vëllimi i Skëterrës të zgjerohet ndërkohë
që shpirtrat futen në të. Kjo çon në dy mundësi:

-1 Nëse Skëterra është duke u zgjeruar me një shkallë më të ulët se shkalla me të cilën shpirtrat futen në Skëterrë, atëherë temperatura dhe trysnia
në Skëterrë do të rriten deri sa Skëterra të pëllcasë.


-2 Natyrisht, nëse Skëterra po zgjerohet me një shkallë më të shpejtë se
shkalla e shtimit të shpirtrave në Skëterrë, atëherë temperatura dhe
trysnia do të ulen deri sa i tërë Ferri të ngrijë (të bëhet akull).

Atëherë cila është përgjigja e duhur? Nëse pranojmë postulatën që një vajzë më tha gjatë viteve të adoleshencës sime, se "Me ty do të bëj dashuri
vetëm atëhere kur të ketë bërë një natë e ftohtë ne Skëterrë," dhe duke
marrë parasysh faktin se unë nuk kam arritur akoma të kem marrëdhënie
seksuale me të, atëherë mundësia e dyte nuk mund të jetë e vërtetë, pra
Skëterra është ekzotermike.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi