EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Padronet e mistershem te botes

2 posters

Shko poshtë

Padronet e mistershem te botes Empty Padronet e mistershem te botes

Mesazh  Estilen 08.01.10 12:12

Padronet e mistershem te botes


Janë të krimbur në para e të panjohur. Nuk luajnë sipas rregullave dhe mbajnë nën kontroll tregjet e gjithë planetit.

Gazeta gjermane "Zeit" ka takuar Xhon Polsonin, menaxherin e një fondi investimesh hedge fund. Në vitin 2007, në fillim të një prej krizave financiare më të rënda të viteve të fundit, arriti fitimin më të madh në historinë e kësaj industrie: 15 miliardë dollarë, ndër të cilat 3,7 miliardë përfunduan në xhepat e tij.

Padronet e mistershem te botes 1221970872-many


Është shumë qetë këtu lart. Nga kati i 29-të vërehen tarracat e pallateve të Nju Jorkut. Karrocat me kuaj të bardhë në pritje të klientëve në hyrjen e "Central Park" duken si të qenë lodra. Zyra e Xhon Polson duket se është më pranë qiellit se rrugës. Dhe nuk është ndjesi e gabuar.

Polson është 52 vjeç dhe është një prej padronëve të rinj të tregjeve financiare, një prej atyre që të vetëm menaxhojnë më shumë para se një bankë. Menaxhon një "hedge fund", fond privat investimesh, dhe që nga fundi i vitit të shkuar qarkullon rreth 30 miliardë dollarë. Pak fonde investimesh në rruzull janë më të fuqishme se i tiji.

Një provë e influencës së tyre janë rritja e çmimeve të naftës e të drithërave. Kjo rritje u detyrohet disa shkaqeve: për shembull rritja demografike dhe bumi i karburanteve me origjinë vegjetale. Por ndërsa efekti i tyre ka qenë i avashtë dhe në vazhdimësi, ndërhyrja e fondeve të investimeve ka qenë e rrufeshme. Fondet e investimeve janë një shpikje djallëzore? Kujt u shkojnë për shtat? Menaxherët e tyre janë njerëz pa skrupuj? Sa pushtet ka në duar Pol Xhonson?

Përtej mureve të qelqtë kalojnë dy burra të veshur me kostume të zinj. Pjesa më e madhe e 55 bashkëpunëtorëve të shoqërisë së Polsonit punon në sallën e madhe në qendër të ambientit të zyrave. Ndjekin rrjedhën e bursës përmes monitorëve. Që të gjithë janë të veshur me xhaketa e kravata: më shumë duken si studentë elitarë, se sa si peshkaqenë të financës.

Më thonë se Polson nuk do vonojë. Hyn bashkë me të ngarkuarit e marrëdhënieve publike të kompanisë. Polson është mbreti i ri i "hedge fund". Në vitin 2007, në fillim të një prej krizave financiare më të rënda të viteve të fundit, arriti fitimin më të madh në historinë e kësaj industrie: 15 miliardë dollarë, ndër të cilat 3,7 miliardë përfunduan në xhepat e tij.

Polson nuk i ka besuar kurrë përrallës amerikane që i sheh çmimet e pasurive të paluajtshme në rritje të pandërprerë. Madje vuri bast në rrënimin e tregut të hipotekave, duke parë se kreditë u jepeshin të gjithëve, edhe atyre pa të ardhura të garantuara. Dhe pati të drejtë: ndërsa janë gjithnjë e më të shumtë ata amerikanë që dorëzojnë çelësat e shtëpive, Polsoni po firmos kontratat më fitimprurëse në jetën e vet.

Kjo fundjavë ishte e gjatë dhe e lodhshme: sistemi financiar amerikan u lëkund frikshëm, pasi banka e investimeve "Bear Stearns" deklaroi falimentin. Edhe Polsoni kishte interesa në atë bankë: përmes saj kryente operacione shit-blerjeje për llogari të fondit të tij. Të shtunën e të dielën e kaloi mes mbledhjeve e bisedave telefonike deri në çastin kur u bind tërësisht se paratë e tij qenë të siguruara.

Polsoni tjetër

Në këtë fund të bukur ndoshta ka kontribuar fakti që së fundmi Polson ka punësuar në rolin e konsulentit Alen Grinspan, ish-guvernatorin e Rezervës Federale. Nga ana tjetër, në Wall Street e kanë pagëzuar "Polsoni tjetër", pasi shumë njerëz janë të bindur se Polsoni i fondeve të investimeve ka po aq pushtet sa ministri amerikan i thesarit, Henri Polson.

Kur pranoi të më jepte intervistën, vuri aq shumë kushte, sa m‘u deshën disa faqe të printuara: më ndalohej ta pyesja për jetën private dhe pasuritë e paluajtshme. Dhe ja tek është para meje, me një gotë uji në dorë. Përpara se t‘i përgjigjet pyetjes së parë, qëndron në qetësi për 30 sekonda të gjata. Kur i ngarkuari për shtypin i përsërit pyetjen, kollitet për të pastruar zërin.

Nga një miku im bankier di se ky gjest përdoret, për shembull, për t‘i bërë të qartë një pretendenti për t‘u punësuar se përpjekjet e tij mbarojnë aty. Ndonjëherë dalin nga salla dhe i thonë pretendentit të hapë dritaren, pasi është shumë nxehtë, duke e ditur se ato dritare nuk mund të hapen. Edhe Polsonit i pëlqejnë këto lojëra. Kur hap gojën për të folur, mua më është mbuluar balli nga djersët.

Sa ka rrezikuar me spekulimin e rënies së tregut të hipotekave? Polson formulon përgjigje me ngadalësi lodhëse edhe për pyetjet e tjera që pasuan. Saktësia e tij në zgjedhjen e fjalëve të kujton atë të kirurgëve: "Rreziku qe shumë i kufizuar, thotë. Në rastin më të keq do kishim humbur vetëm një pjesë të vogël të investimit. Por po të rezultonte se kishim pasur të drejtë, fitimet do të ishin pa limit".

Klientët evropianë

Mos janë menaxherët e fondeve të investimeve kalorësit e çartur të kohëve tona? Në thelb janë njerëz të papërgjegjshëm, që luajnë me stabilitetin e ekonomisë botërore? Polson duhet t‘i hidhte poshtë si të padenja këto paralelizma, por shpjegon me qetësi: "Çelësi i një portofoli të mirë është që bastet mbi një kuotim në rënie të jenë gjithnjë të balancuara nga ato mbi një kuotim në rritje".

Polsoni ka lindur në Nju Jork, është rritur në lagjen modeste "Kuins" dhe ka studiuar në Universitetin e Nju Jorkut, ku është diplomuar me notat më të larta në brezin e vet. Më pas studioi edhe në Harvard. Ka punuar dhe drejtuar disa kompani të mëdha fondesh dhe në vitin 1994 më në fund hapi fondin e vet të investimeve, me kapacitet 2 milionë dollarë e me tre të punësuar. Deri në vitin 2007 mbeti relativisht i panjohur.

Klientët e tij janë thuajse të gjithë evropianë. "Evropa është më e vjetër dhe ka më shumë para", shpjegon. "Aty familjet i kanë grumbulluar paratë në rrjedhën e brezave dhe janë mësuar t‘i investojnë kapitalet për t‘i ruajtur".

Zakonisht operatorët financiarë spekulojnë me aksionet në rritje, ndërsa menaxherët si Polson kërkojnë aksionet e mbivlerësuara dhe presin që të rrëzohen. Fitojnë kur ekonomia është në krizë dhe është pikërisht kjo që i bën joshës në sytë e shumë investuesve: dinë të bëjnë para kur gjithçka shkon keq.

Është diçka e mirë edhe për ekonominë, duke qenë se "hedge fund" hedhin para në qarkullim në çastin kur investitorët e tjerë tërhiqen të trembur.

I pari "hedge fund" u krijua në vitin 1949 nga sociologu dhe gazetari amerikan, Alfred Uinslou Xhons. Fillimisht u konceptua si rrugë përmes së cilës super të pasurit të mund të investonin, në të kundërt të investuesve të vegjël, që i trembeshin çdo rreziku. Kushti për t‘u përfshirë në të ishte që të kishe në dispozicion të paktën 1 milion dollarë, apo të fitoje 200 mijë në muaj: njerëz të tillë mund t‘ia lejonin vetes të humbnin ndonjë sasi të vogël parash. Kështu, hiqej dorë nga kujdesi i tepruar në favor të një forme investimi tejet elastike dhe fitimprurëse.

Paratë derdhen lumë aty ku vërehen mundësitë më të mira për fitime: nuk duhen mbajtur më parasysh as limitet e kontratimeve, as kuotat e kapitaleve të huaja. Kështu, "hedge fund", fondet private të investimeve, nisën të investonin në masë më të madhe krahasuar me fondet normale të investimeve. Por askush nuk kishte parashikuar se do ktheheshin në formën e investimeve me ritmin më të lartë të rritjes dhe që një ditë do kishin mundësinë të kontrollonin rreth 2 mijë miliardë dollarë.

Në vitin 2005, Polson e diktoi shansin e madh te tregu i hipotekave. Në atë kohë kreditë shiteshin nga bankat në formën e paketave të aksioneve. Çmimet e pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara vazhdonin të ngriheshin. Të bëje fitimprurëse hipotekat ishte një lojë fëmijësh, por Polsoni vuri në shënjestër rrënimin e aksioneve të lidhura me kreditë. Nisi të shiste sasi të mëdha aksionesh që nuk i zotëronte, duke ruajtur mundësinë t‘i riblinte me një çmim më të ulët përpara datës së caktuar.

Në vitin 2006 dështoi një ndërmjetës i rëndësishëm hipotekash dhe Polsoni e shtoi edhe më tej shitjen e aksioneve. Askush nuk e dinte sa kishte investuar. Fondet që zotëronte nuk trajtohen në bursë: krijohen nga bankat dhe këmbehen pa asnjë kontroll. Në thelb është si një kazino sekrete në internet, ku askush nuk i regjistron bastet dhe askush nuk e di kush luan me para të vërteta apo kush tjetër merr pjesë në lojë pa vënë para. I vetmi ndryshim është se loja e "hedge fund" është krejtësisht e ligjshme.

Polsoni mori të gjitha masat e mundshme për shmangien e rrjedhjes së informacionit mbi atë që po bënte. Trembej se dikush tjetër mund të ndiqte strategjinë e tij. Por shtytjen vendimtare në këtë sipërmarrje e dha lajmi që "Bear Stearns" po kërkonte të shpëtonte dy "hedge fund" të saj, që gjendeshin në vështirësi, pasi, në të kundërt të Polsonit, kishin vënë në shënjestër rritjen e hipotekave.

Banka e fuqishme po përpiqej të blinte pasuritë e paluajtshme të pronarëve të zhytur në borxhe, në përpjekje për të likuiduar hipotekat e mbivlerësuara. Kjo lëvizje do u vinte në ndihmë pronarëve të shtëpive, por mbi të gjitha do kish shtyrë rrënimin e hipotekave. Polson kërcënoi se do ta denonconte bankën për manipulim të tregut dhe punësoi një lobit që fjalët e tij të mbërrinin në destinacionin e duhur.

Ishte kthyer në gjahtar që ruan prenë e vet dhe që i hidhet në fyt kujtdo që pretendon t‘i shkëpusë edhe një copë të vetme. Pas pak kohësh, të dy fondet e "Bear Stearns" morën fund, duke provokuar një gropë prej 1.6 miliardë dollarësh. Më pas, në fundin e vitit 2007 plasi flluska e pasurive të paluajtshme dhe Polson e klientët evropianë u pasuruan.

Është e drejtë të thuash se Polsoni kontribuoi në atë katastrofë? Apo do ndodhte edhe pa shtyrjen e tij? Po "Bear Stearns" do kish mundur t‘i shpëtonte dy fondet në rast se nuk do kish ndërhyrë Polsoni? Drejtuesit e bankës u përpoqën të ndërhynin, vetëm se zgjodhën një sistem të paligjshëm: për muaj vazhduan të gënjenin investuesit e tyre mbi vlerën e vërtetë të fondit, i cili po binte kokëposhtë. Më 19 qershor dy përgjegjës të lartë të fondeve u arrestuan. Pas kësaj nisën hetimet mbi "hedge fund".

Vila përrallore

Orari i vizitës sime ka përfunduar. Polsoni ma bën të qartë. E shoh përmes mureve të qelqtë që shkon në zyrën e vet dhe rehatohet mbi një poltron paksa të lartë. Përballë ka disa monitorë dhe disa bashkëpunëtorë që venë e vijnë. Duket si komandanti i një anijeje hapësinore në kërkim të shansit të radhës.

Në vitin 1990, në botë numëroheshin 610 "hedge fund". Sot janë rreth 10 mijë, dhe në katër vitet e fundit numri i tyre është dyfishuar. Pjesa më e madhe ndodhen në Nju Jork dhe përreth tij. Por vendi ku pasojat e kësaj rritjeje marramendëse është më i dukshëm është Grinuiçi, në Konektikat, 37 minuta larg nga Manhatani (me tren). Këtu kanë selitë më shumë se njëqind "hedge fund", të cilat së bashku menaxhojnë më shumë se 10 për qind të kapitalit të investuar në botë përmes këtyre lloj fondesh. Arrij aty me makinë dhe anës rrugëve ngrihen mure të gurta, pas të cilave gjenden shtëpitë e stilit Tudor dhe kështjellat e vogla të menaxherëve.

Për shembull, vila me 1160 metra katrorë është e Kliford Asnes, menaxher i kompanisë "Aqr-Capital", apo vila në stilin anglez e David Ganek, administrator i deleguar i "David Ganek". Në vitin 2006, çmimi mesatar i një shtëpie në Grinuiç ishte 1.7 miliardë dollarë: po atë vit u shitën 140 shtëpi me çmimin mesatar 5 milionë dollarë secila. Sipas të dhënave të zyrës së pronave vetjake, në Grinuiç janë regjistruar 931 makina të markës "Porsche", 94 "Ferrari", 90 "Bentley", 65 "Aston Martin", 40 "Maserati", 39 "Rolls Royce", 4 "Maybach", 1 "Lamborghini".

Gjithë ky luks është i mundur pasi në botën e financës askush nuk paguhet më mirë se menaxherët e "hedge fund". Mbi të gjitha fusin në xhep dy për qind të kapitalit të investuar: që do të thotë se vitin e ardhshëm Polsoni do të fitojë 560 milionë dollarë. Përveç kësaj, u takon edhe 20 për qind e fitimeve vjetore, por për disa kjo shifër arrin edhe në 50 për qind. Dhe ndërsa rritja e rrogave në Amerikë dhe Evropë është ndalur, ato të menaxherëve të "hedge fund" rriten vit pas viti. Në vitin 2007, 25 menaxherët më të rëndësishëm kanë fituar 18 herë më shumë se pesë vjet më parë: 360 milionë dollarë.

Të ardhurat vjetore të një familjeje mesatare amerikane janë 60.500 dollarë në vit, gjë që nuk kontribuon në të mirë të popullaritetit të tyre, veçanërisht në një çast kur shumë amerikanë po humbasin vendin e punës apo shtëpinë.

Kerstin Kohlenberg
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Padronet e mistershem te botes Empty Re: Padronet e mistershem te botes

Mesazh  i panjohuri 08.01.10 16:35

Keta kane para dhe nuk dine ku ti futin, ndersa popullsia ne bote vuan per nje pike uje ...
i panjohuri
i panjohuri

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi