EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mëkatet e vdekjes

Shko poshtë

Mëkatet e vdekjes Empty Mëkatet e vdekjes

Mesazh  Neo 10.12.09 8:43

MËKATET E VDEKJES

Në dëshirën tonë të mirë që lexuesit t’i ofrojmë diç që do t’ia kthjellte horizontin e vetëdijes - diç të afërt, të kapshme e konkrete, zgjodhëm shpjegimin e Billy Graham-it për disa nga mëkatet e vdekjes. Jemi të bindur se ky këndvështrim do t’u ndihmojë shumë lexuesve që aspirojnë vetënjohjen dhe ngritjen shpirtërore: për fillestarët do të përbëj shkallën e parë të vetëngritjes, kurse për ata që pak a shumë kanë arritur ndonjë përparësi në këtë drejtim, ko mund t’u shërbej si një përsëritje qëllimmire. E dihet: përsëritja është armiku i harresës...

Krenaria

1. I pari nga shtat mëkatet e vdekjes është krenaria. Si çdo mëkat tjetër, edhe kjo është egoizëm. Krenaria nënkupton nderim pa masë të vetvetes. Kënaqemi në superioritet, në epërsinë tonë ndaj të tjerëve. Thjesht: ajo është mendjemadhësi. E Perëndia, siç na mësojnë librat e shenjtë, e urren mendjemadhësinë, e urren krenarinë. Meqë, krenaria nënkupton vetënderim: Unë, unë, unë... -kjo është krenaria! Pra, kur ne, si Luciferi, jemi të kënaqur vetëm me veten tonë...

Krenaria është vetëpëlqyese, me plotë madhështi të kotë. Ajo pandeh se përherë ka të drejtë. Njerëzit e tillë mendojnë se ata janë të vetmit të ndershëm, gjithë të tjerët janë të prishur... harrojnë se askund nuk ekziston bashkësia e njerëzve të përsosur (veç gjithkund: bashkësia e njerëzve në përsosje). Njerëzit me mendje krenare nuk e pranojnë askënd tjetër, madje në esencë nuk e pranojnë as Perëndinë. Në qullin e huaj ata shohin kashtën, kurse në të vetin as trarin.

Përpos tjerash pasuria, mund t’na e shtojë krenarinë. D.m.th.: njeriu i pa ngritur shpirtërisht, kur arrin një shkallë të caktuar të pasurisë - atij i rritet mendja, e kalon krenaria. Në atë rast, njeriu e përqendron vëmendjen në atë që posedon dhe si të posedoj më tepër, kurse nuk mendon për atë se si vetja e tij duket në sytë e Perëndisë.

Krenaria materiale e shtynë njeriun në pangopësi. E duke u rritur pasura, zemra juaj shkon duke u ngjitur për atë. Mos lejoni që zemra juaj të ngjitet për pasurinë. Sepse, ata që, së tepërmi, dëshirojnë të pasurohen, gjithsesi bijnë në fatkeqësi.

Librat e shenjtë na mësojnë se krenaria është mëkati më i madh që i ndalon njerëzit të hyjnë në Mbretërinë e Perëndisë. Kurrfarë madhështie e kotë as krenarie, ne nuk na dërgon te Perëndia. Prandaj, të ndryshohemi gjersa nuk është bërë vonë. Të ndryshohemi me anë të përtëritjes së mendjes sonë...

Hidhërimi

2. I dyti nga mëkatet e vdekjes është hidhërimi. Hidhërimi është mëkat që më së shumti na asgjëson, edhe pse pa këtë mëkat nuk është askush: fëmija, i rrituri, i riu, plaku, burri, gruaja... Shkatërrohemi më së shumti, pikërisht, kur përpushet vullkani i hidhërimit. Temperamenti i vrullshëm është shkaktarë i parë i hidhërimit, kurse hidhërimi e sulmon dhe e mbyt viktimën e tij. E të gjithë ne jemi nga pak viktima të hidhërimit.

Por gjersa temperamenti i vrullshëm është shkaktari i parë i hidhërimit, arsyeja ua lëshon rrugën emocioneve (të pakontrolluara) negative dhe e mënjanon hidhërimin. Prandaj, njëra nga detyrat e para njerëzore është që të mësohemi ta zbusim hidhërimin me arsye, të mos nxitohemi në të liga. Kush nuk e zbut hidhërimin, nxitohet në të liga.

Hidhërimi zbulon karakterin shtazor të njeriut. Shumë njerëz janë të dashur, të mirë, të sjellshëm gjersa nuk i rrëmben stuhia e hidhërimit, e atëherë shndërrohen në qenie të paarsyeshme, të pa përmbajtura, që i ngjajnë më tepër shtazës sesa njeriut të qytetëruar. E zakonisht çdo hidhërim yni i takon së kaluarës. Krejt çka ka ndodhur, i takon së kaluarës. Në momentin që ndodhemi është e shkuara. Prandaj, a e vlen të hidhërohemi për diçka që i takon së kaluarës? Të mësohemi të jetojmë me të tashmen e të përpiqemi që e tashmja të na jetë sa më e lumtur. Hidhërimin tonë le ta zëvendësojë fryma e shenjtë.

Hidhërimi ynë ngre pas veti shumë fatkeqësi: kur tërbohesh - shikimi yt i mirë dhe dukja e fytyrës sate e humb shkëlqimin, prestigji yt bie në sytë e të tjerëve, shokët largohen, dëshirat humbasin. Hidhërimi është mungesa e lumturisë. Hidhërimi është baba i vrasjes. Kaini ishte padyshim i hidhëruar para se ta vriste Abelin. Hidhërimi ngre gishtin e vrasësit, ngre dorën e therësit, peshon helmin e helmuesit... Ai sakaton dhe shkatërron. E lëndojmë frymën e Perëndisë, kur lejojmë që hidhërimi të na përfshijë...

Prandaj, të mos lejojmë që hidhërimi -ky mëkati ynë i lindur të na fus në zgjedhë. Përkundrazi: ne ta pushtojmë atë, se hidhërimi mund të pushtohet. Plutarku thotë: “Kam konstatuar se hidhërimi nuk është i pashërueshëm, vetëm në qoftë se njeriu dëshiron ta shëroj.” E hapi i parë në kërkimin e fitores mbi hidhërimin është dëshira për t’u liruar nga ai. Për këtë shumë rëndësi ka dëshira, vullneti ynë.

Duhet të sillet vendimi: “Do të bëjë diçka me këtë karakter timin të çrregulluar.” Se ne, rëndom jemi të prirë t’i arsyetojmë të metat tona: “E kam trashëguar nga nëna”, “gjithë familja kanë karakter të ngutshëm”, “jeta më ka bërë të tillë” e të tjera të ngjashme. D.m.th.: ne i pranojmë të metat tona si realitet të pandryshueshëm, para të cilit s’na mbetet tjetër, pos të dorëzohemi. Jo: të mos i pranojmë mëkatet tona si të vërteta të plotfuqishme. Se mbi hidhërimin, si mbi të gjitha mëkatet tjera, bjen gjyqi i Perëndisë. Se hidhërimi nënkupton në vete dhe urrejtjen, kurse urrejtjen e gjykon Perëndia. Rruga e përdhunës nuk është rruga e Perëndisë; rruga e dashurisë është rruga e shpëtimit.

Hidhërimi është një epsh. Epsh i egër. E epshin e egër duhet zbutur me anë të frymës së shenjtë. Dhe epshi i egër, që është zbutur me anë të frymës së shenjtë, bëhet shërbëtori ynë, nuk është më zotëriu ynë. Isa ka thënë: “Të bekuarit janë të butë!” I urtë është ai që karakterin e tij e mbizotëron fryma e shenjtë. Edhe ne, lexues të nderuar, qofshim të urtë!

Zilia


3. Mëkati i tretë i vdekjes, poashtu shumë i rëndë, është zilia. Në qoftë se kemi zili ndaj atyre që janë të pasur, kjo s’do ta përmirësoj gjendjen tonë materiale. Përkundrazi: do të na shkatërrojë shpirtin tonë... Njeriu ziliqar, në një mënyrë, mendon dhe ndjenë se gëzimi i njerëzve të tjerë është fatkeqësia e tij; fitimi i njerëzve të tjerë, humbja e tij; suksesi i njerëzve të tjerë, mossuksesi i tij; lumturia e njerëzve të tjerë - mallkimi i tij e kështu me radhë. Ironia e gjithë kësaj qëndron në faktin se mossuksesi ynë në jetë bëhet i paevitueshëm - nëse kështu ndjejmë dhe mendojmë. Nuk besoj se akoma ndonjëri prej nesh ka parë ndonjë njeri që ka fituar ndonjë gjë me anë të zilisë. Aty ku është zilia, aty është grindja, mospajtimi dhe çdo gjë e keqe.

Ai që punon rëndom nuk ka shumë kohë për zili. Zilia është pasioni i të papunit dhe endacakut. Horaci thotë: “Njeriu ziliqar liget për shkak të lumturisë së njeriut tjetër”. Edhe pse zilia është e lindur në natyrën tonë, ajo e varfëron jetën tonë. Ajo është posi bumerangu: më shumë i vret ata që shërbehen me të. Sa herë kemi qenë të varur e kemi vdekur në gozhdën e zilisë sonë! Njeriu ziliqar është armik i vetvetes dhe i të afërmve të tij. Ma tregoni vetëm një njeri ziliqar që ka qenë apo që është i gëzuar! Në momentin kur në ty, miku im, lulëzon lulja e zilisë, shpirtërisht vdes! Perëndia urren zilinë dhe xhelozinë. Zilia shkatërron shëndetin shpirtëror.

Shndërrojeni zilinë në dashuri të flakët dhe do të mbusheni me gëzim të pakufishëm. Mos u bëni njerëz zemërkëqinjë, cinik e ziliqarë! Mos i pëshpëritni njëri-tjetrit kundër tjetrit, që të mos gjykoheni. Zilia na e asgjëson gëzimin, kënaqësinë dhe lumturinë. Është e pamundur që njeriu të jetë i lumtur e i kënaqur, ndërsa në zemrën tonë ndodhet xhelozia. Xhelozia e zvogëlon edhe efektin e punës sonë, për shkak të ashpërsimit të nervave që shkakton. Zilia e ndan njeriun nga mëshira e Perëndisë.

S’na mbetet tjetër, pos ta mundim zilinë. Shekspiri tha njëherë: “O zili, sëpata gjakësore nuk ka as gjysmën e mprehtësisë sate!” Zilia ndan njeriu nga njerëzi tjerë dhe njeriu ziliqarë është i dënuar të jetë i vetmuar. Mos e ushqe zilinë në zemrën tënde! Prano dhe trego mëkatet tua që të shërohesh! Ku është dashuria, aty nuk ka vend xhelozia dhe zilia. Prandaj, dashuria qoftë udhërrëfyesi ynë në shtegun tonë të këndshëm të jetës!

Hasan Hamëzbala
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mëkatet e vdekjes Empty Re: Mëkatet e vdekjes

Mesazh  Neo 10.12.09 8:46

Amoraliteti

4. Një nga mëkatet e rënda të vdekjes është edhe amoraliteti apo ndyrësia. Bazën e ka në epshin e papërmbajtur. Ndonjë racionalist pretencioz do të thoshte se epshi është një instinkt krejt natyror, ai na është dhënë nga Perëndia. Po, por amoraliteti është njëri nga mëkatet më të mërishme nga Perëndia, shkaku se mbrapshton e çorodit dhuratën më të çmueshme që Perëndia i ka dhënë njeriut - Dashurinë... dashurinë njerëzore. Prandaj, amoraliteti është aromë e mprehtë e djallit për shkatërrimin e shpirtit.

E dihet se mëkati e bjerr gëzimin. Mëkati lë gjurmët e veta në njeriun, kur njeriu i shtrohet atij. Kurse gjurmët e jashtme nuk janë asgjë në krahasim me gjurmët e brendshme që mbesin në shpirtin e njeriut mëkatar.
Prandaj, amoraliteti shkatërron shpirtin. Ai është mëkat. Në orët e dobësisë sonë mashtrohemi dhe i nënshtrohemi fuqisë ngadhënjyese të epshit.

Grykësia

5. Një nga mëkatet tjera, po ashtu o papëlqyer nga Perëndia është edhe grykësia.
Viteve të fundit standardi jetësor në botë është rritur furishëm. Njerëzit jetojnë ëndshëm. Si pasojë e kësaj është adhurimi tej mase i të mirave materiale, i komforit. Thjeshtë: njeriu gjithnjë e më shumë e do luksin, i do të mirat materiale. Për të: Perëndi është barku, altar është tryeza, besim është begatia, kurse parajsë është komfori. Dhe rrezik serioz bëhet kënaqësia e pamatur në të ngrënë, në të pirë dhe në të dehur. Njeriu bëhet rob i barkut të tij.

Grykësia, sikurse edhe lëshimi i tepruar në epshe, është mëkat ashpër i gjykuar. Perëndia pa dyshim nuk mund t’i dojë njerëzit, lavdia dhe Perëndia e të cilëve është barku dhe mendojnë vetëm përmes poshtërsisë së tyre. Njerëzit e tillë mashtrohen vetëm me ëmbëlsitë e oreksit të tyre trupor, gjegjësisht me kënaqësitë e pamatura të ngrënies. Egoja e grykësisë bërtet: “Ha, pi e gëzohu,se nesër nuk ke për të qenë!” Njerëzit e tillë nuk i japin vend Perëndisë, në mendojnë në përjetësinë. Jetojnë vetëm për të tashmen she atë - për ta mbushur atë të tashme me të ngrëna e të pira të pamasë. Motoja e tyre ekskluzive është: “Vetëm një herë jetohet, ndaj këtë duhet shfrytëzuar! Mos u trazo! Ha më shumë! Kënaqu më tepër në jetë!”...

Gjeneratat tona janë tejet të ngarkuara me filozofinë materialiste, por kot mundohet të pinë konceptin e saj për luturi, kot përpiqen t’ia vjelin qetësin shpirtërore, duke menduar se rruga e vetme që çon kah lumtura njerëzore është begatia materiale. Mandej, mendja e njeriut në kohën e sotme mund të mbushet lehtë me mendime të pavlefshme dhe me marrëzi të ndryshme, kurse lukthi i tij mund të mbushet lehtë me ushqimet më të mira!

Dhe ky është absurd i kohës sonë: Barku është i mbushur me gjithë të mirat e mundshme, kurse shpirti ndjen uri. Se nuk jetohet vetëm nga buka. Jetohet dhe mund të mendohet se po jetojmë mirë, por vjen një ditë dhe - dëshpërimi është i paevitueshëm, i pashmangshëm, dhe e sheh se diçka e lartë, e pakompenzueshme me begatinë materiale, po mungon dhe ndjenë uri... D.m.th.: ndjen begatin e barkut, por njëkohësisht ndjen thellësisht varfërinë e shpirtit.

Uria është dukuri normale e dhënë nga Perëndia, pjesë e natyrës sonë, dhe ajo duhet shuar me ushqim, por kur ajo shndërrohet në lakmi abnormale për ushqim, e dëmton trupin dhe trurin. Trurin e bënë trash, kurse shpirtin ë pavlershëm. Në atë rast ajo pashmangërisht është mëkat.

Të kënaqurit e orekseve tona nuk guxon të bëhet puna më e rëndësishme në jetë. Kur oreksin tonë e vëmë në rendë të parë, jetën e kalojmë në ndjekjen e të mirave materiale, duke harruar gjithnjë dhe duke lënë anash shpirtin, mendimin për Perëndinë dhe, vetëm në instancën fundit, të mahnitur kur jeta na largohet pandalshëm, bërtasim të mjerë: “Perëndi, mishëro shpirtin tim!” Dhe dëshirojmë që vetëm me kaq të arrijmë pajtimin me Perëndinë. Po me atë që me vetëdije e harrojnë Perëndinë dhe shpirtin, e vazhdon të jetoj me mëkatin, ka pak shpresë se me Perëndinë do të mund të pajtohet në çastin e fundit...

Librat e shenjtë kërkojnë që në të gjitha punët të jemi të matur. Masë, maturi, vetëdisiplinë, vetërealizim. Teprimi në të mira është fillim i të kqijave. Apo, thënë me fjalë të tjera: Fundi i të gjitha të mirave është fillimi i të gjitha të këqijave. Ndër romakët, para shkatërrimit të Perandorisë Romake, kanë sunduar tri mëkate kryesore: Grykësia, dehja dhe amoraliteti.

Me dhëmbët e tyre kanë gropuar varrin për vetën e tyre.. janë vrarë me kënaqësi të palejuar. Flitet se kanë qenë të zakonshme rastet që në banketet e tyre të shfrenuara, njeriu të shkojë gjer te dritarja, t’i fus gishtërinjtë në gojë për të vjellur atë që ka ngrënë, e në atë mënyrë të aftësohej përsëri për të ngrënë. D.m.th.: të kthehet pranë tryezës dhe të vazhdoj prapë me grykësi. Roma ka rënë, sepse ka përmbushur barkun e saj, por njëkohësisht ka ndjerë uri të tmerrshme shpirti i saj.

Diç e ngjashme ndodh edhe sot: kemi arritur zhvillim ekonomik, por shpirtërisht kemi uri. Kemi përparuar në aspektin material, por kemi mbetur prapa shumë me zhvillim shpirtëror. Trupi kërkon ushqim, ujë, ajër. Në këtë nuk ka asgjë të fajshme, në qoftë se ia plotësojmë këto kërkesa. Mirëpo, në qoftë se e lëmë pas dore shpirtin, jemi të gjykuar për shkak të grykësisë mëkatare. Dita-ditës jemi më tepër robër të ëndjeve materiale. Por kini parasysh se gjërat materiale na kënaqin, por ato kënaqin vetëm një aspekt të natyrës sonë, atë fizik. Shpirti mund të gjejë ushqimin, qetësinë dhe sigurinë vetëm në Perëndinë.

Grykësia është mëkat, sepse e ndyn trupin që është tempull i frymës së shenjtë. Trupi është fortesa e Frymës së Shenjtë, që jeton me ne, që e kemi prej Perëndisë, por s’është jona. Festojeni, pra. Perëndinë në trupin tuaj! Çdo mëkat i bërë në trup është mëkat kundër Perëndisë. Jetoni në mënyrë joegoiste e jolakmitare dhe në atë rast nuk do të bëheni vrasës dhe grabitës të lumturisë suaj!

Përtacia

6. Përtacia është po ashtu një mëkat i rëndë. Përtacia nuk lejon t’i përmbushim nevojat shpirtërore. Përtacia vret dëshirën. Përtacia shkatërron rastet e volitshme dhe vret shpirtrat. Vret ngadalë dhe fshehtësish, por megjithatë vret... Shumë veta humbin përpjekjet për ngrije shpirtërore, jo pse janë të dobët, por sepse janë përtacë. S’duhet bërë asgjë më tepër për ta humbur shpirtin, vetëm bëhu përtac! Shumica prej nesh ka më tepër dëshirë të flejë më gjatë për 15 minuta se sa të kalojë 15 minuta në lutje, të takim me Perëndinë, që e kemi në veten tonë. Shkaku i përtacisë lë pa bërë atë që duhet bërë.

Mëkat është të jesh përtac: në veshje dhe në bisedë; mëkat është të jesh përtac: në mirësjellje dhe nderim të përditshëm; mëkat është të jesh përtac: në ndihmë të tjerëve, në sjellje të mirë dhe në pastërtijn vetiake. Duhet qenë përtac: vetëm në hidhërim, në mëkate.

Përtacia njeriut i merr kuptimin shpirtëror, prandja përtacia është një nga shtatë mëkatet e vdekjes. Njeriu mund të pranoj të vërtetën me mend, mund edhe të dij gjithë doktrinata fetare, por s’është në gjendje të vendos pozitivisht për veten. Para tij rruga është e qartë. Ai di kah duhet të shkoj, por përtacia dëshirën e tij e ka bërë të pafuqishme. Kjo sidomos është e shprehur tek mëkatarët: te kriminelët, te vjedhësit, tek të pamoralshmit, te kapriciozët, te lakmiçarët, tek grykësit, te përtacët...

Koprracia

7. Një mëkat i rëndë në sytë e Perëndisë është edhe Koprracia. Asnjë mëkat nuk e varfëron she nuk e zvogëlon gëzimin e jetës së koprracit. Një copë ari mund të na verboj aq sa që s’mund ta shohim as diellin. Dashuria për të holla aq mund ta pushtoj zemrën e njeriut ndonjëherë sa që për Perëndinë, në atë zemër, të mos ketë as vend! E çfarë i nevojitet njeriut qoftë edhe tërë botën nëse e fiton, kur e humb shpirtin dhe kontaktin me Perëndinë?!

Ndoshta mëkati më i madh i njeriut të sotëm është pangopësia, kështu që në vrap pas fitimit të të hollave, nuk ka kohë as për Perëndinë. E në vrapim për jetë më të këndshme, mund t’i humbasim të gjitha. Mu kur njeriu mendon se është më i pasur, mund t’i ketë humbur të gjitha. Në ato çaste ndoshta ai është duke vdekur urie...

Nëse keni vetëm të holla, me të vërtet jeni të varfër...

Pasuria s’është mëkat nëse këtë e fitojmë në mënyrë të ndershme, me djersë e drejtësi. Por në qof6ë se kjo ia zë frymën jetës sonë shpirtërore, atëherë kjo bëhet mëkat dhe ne bëhemi të vobektë në sytë e Perëndisë.

Hasan Hamëzbala
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi