EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Manipulimi i informacionit

5 posters

Shko poshtë

Manipulimi i informacionit Empty Manipulimi i informacionit

Mesazh  Neo 06.12.09 21:15

Manipulimi i informacionit

Manipulimi i informacionit Manipu11

"Me anë të përdorimit të zgjuar dhe ngulmues të propagandës, madje edhe parajsa mund t‘u paraqitet njerëzve si ferr, dhe anasjelltas jeta më mjerane si parajsë" - Adolf Hitleri, "Mein Kampf".

Duke qenë se mjetet e informimit janë shtuar - nga shtypshkronjat te telefoni, radioja, televizioni dhe interneti - vërshimi i lajmeve mbushamendëse është shtuar në mënyrë tejet dramatike. Ky revolucion komunikimi ka çuar në mbingarkimin me informacion, teksa njerëzit janë të mbytur me lajme të panumërta që vijnë nga pothuajse çdo drejtim i mundshëm. Të shumtë janë ata që kësaj trysnie i përgjigjen më shpejt dhe i pranojnë ato pa i hetuar apo pa i analizuar.

Propaganduesit dinakë i pëlqejnë këto lloj mënyrash - sidomos atë mënyrë të menduari që i bën njerëzit të veprojnë pa u menduar. Propaganda e nxit këtë lloj mënyre të menduari, duke trazuar emocionet, duke shfrytëzuar pasiguritë, dykuptimësitë e gjuhës dhe duke nënshtruar rregullat e logjikës. Sikundër dëshmon edhe historia, taktika të tilla mund të dalin jashtëzakonisht punëbërëse.

Një histori mbi propagandën

Sot fjala "propagandë" ka kuptim negativ, duke lënë të kuptohet për marifete të pandershme, por fillimisht kjo fjalë nuk kishte këtë ngjyrim kuptimor që ka sot. "Propaganda" me sa duket e ka prejardhjen nga emri latin i një grupi kardinalësh katolikë romakë, Congregatio de Propaganda Fide (Kongregacioni [Kisha] për Propagandimin e Besimit). Ky komitet, i quajtur Propaganda shkurt, u themelua nga Papa Gregori XV në vitin 1622 për të mbikëqyrur misionarët. Gradualisht, "propaganda" mori kuptimin e përpjekjeve për të përhapur besimin fetar. Por koncepti i propagandës nuk lindi në shekullin e 17.

Qysh nga kohët e lashta, njerëzit kanë përdorur çdo mjet që kanë pasur në dispozicion për të përhapur ideologjitë apo për të rritur famën dhe pushtetin. Për shembull, arti ka shërbyer për qëllime propaganduese që në ditët e faraonëve egjiptianë. Këta mbretër i ngrinin piramidat e tyre për të pasqyruar imazhin e pushtetit dhe qëndrueshmërisë.

Ngjashëm, arkitektura e romakëve shërbente për qëllime politike: mbulimin me lavdi të shtetit. Termi "propaganda" mori ngjyrim negativ gjatë Luftës së Parë Botërore, kur qeveritë filluan të luanin rol aktiv në dhënien e trajtës informacionit të luftës të përhapur nga media. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitleri dhe Jozef Gëbelsi dolën se ishin mjeshtër të propagandës.Duke vijuar me Luftën e Dytë Botërore, propaganda sa vinte e bëhej gjithnjë e më shumë një vegël e madhe, për të nxitur politikën kombëtare. Qoftë blloku perëndimor, ashtu edhe ai lindor, bënë fushata të plota, për të fituar masat e mëdha të njerëzve asnjanës që të merrnin anën e tyre.

Çdo aspekt i jetës kombëtare dhe asaj politike u shfrytëzua për qëllime propagandistike. Vitet e fundit, sofistikimi në rritje i teknikave të propagandës është bërë i dukshëm në fushatat zgjedhore, sikurse në reklamimin e shoqërive të duhanit. Të ashtuquajturit ekspertë dhe udhëheqës të tjerë janë përdorur për ta portretizuar pirjen e duhanit si magjepsëse dhe të shëndetshme dhe jo si rrezik për shëndetin e njerëzve, sepse i tillë është.

Sipas përllogaritjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit vdesin jo pak, por 5 milionë njerëz. Kjo shifër është e barabartë me zhdukjen nga harta të një popullsie sa ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.

Përgjithësimet

Një tjetër taktikë mjaft e suksesshme e propagandës është përgjithësimi. Përgjithësimet kanë prirjen të errësojnë faktet e rëndësishme për të dhënat e vërteta të çështjes dhe përdoren zakonisht për të poshtëruar grupe të tëra njerëzish. "Ciganët (apo emigrantët) janë vjedhës" është, për shembull, një frazë që dëgjohet shpesh në disa vende europiane.

Por, a është e vërtetë kjo?Damkosje të tilla s‘bëjnë tjetër vetëm se shkaktojnë një lloj furie ksenofobie dhe shpeshherë raciste kundër të huajve. Faktet kanë treguar, megjithëkëtë, se kur bëhet fjalë për vepra kriminale, fajtorët në atë vend ka më shumë të ngjarë të jenë vendës në vend se të huaj. Anketimet kanë treguar se në Greqi, "96 nga 100 për qind të krimeve kryhen nga grekët". Shkaqet e veprimtarisë kriminale janë ekonomike dhe shoqërore, jo "raciale". Gjithë fajin e ka media që "në mënyrë sistematike kultivon ksenofobinë dhe racizmin, duke shtrembëruar realitetin".

Disa njerëz i fyejnë ata që nuk ndajnë të njëjtin mendim me ta, duke vënë në pikëpyetje karakterin apo motivet e tyre në vend se të përqendrohen te faktet. Etiketimi s‘është veçse një mënyrë negative dhe e lehtë për të mbajtur mend një person, një grup apo ndonjë ide. Etiketuesit shpresojnë që taktika e tyre të bëjë punë.

Në qoftë se njerëzit hedhin poshtë personat apo idenë në bazë të etiketimit negativ në vend që t‘i peshojnë vetë faktet dhe provat, atëherë strategjia e etiketuesit ka bërë punë. Ky marifet u zbulua nga Instituti për Analizën e Propagandës në vitin 1938.Instituti për Analizën e Propagandës vëren se "emrat e këqij kanë luajtur një rol tmerrësisht të fuqishëm në historinë e botës dhe në zhvillimin tonë individual. Ato kanë shkatërruar reputacione, …kanë çuar [njerëz] në biruca dhe ua kanë prishur aq shumë mendjen njerëzve sa kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë nëpër beteja dhe nëpër kasaphana për të vrarë të afërmit e tyre".

Loja me emocionet

Sido që ndjenjat janë të pavenda kur bëhet fjalë për pohime të bazuara mbi fakte apo në logjikën e argumentit, ata luajnë një rol të madh sa i përket bindjes. Thirrjet që u bëhen ndjenjave krijohen nga reklamuesit e praktikuar, që luajnë me ndjenjat me po aq mjeshtëri sa edhe virtuozi luan në piano.

Urrejtja është një emocion i fuqishëm që shfrytëzohet me mjeshtëri nga propaganduesit. Një gjuhë e ngarkuar është veçanërisht e volitshme për arritjen e qëllimeve të caktuara. Duket se përdorimi i fjalëve të pahijshme nxit dhe shfrytëzon urrejtjen kundër grupeve fetare apo raciale dhe etnike.Disa propagandues luajnë me krenarinë.

Shpesh dëgjojmë për fraza të tilla si: "Çdo njeri i zgjuar e di se…" apo "E po një person me aq pak shkollë sa ke ti s‘mundet të…". Thirrjet e gabuara që i bëhen krenarisë bëhen me qëllim për të shkaktuar te të tjerët frikë dhe për t‘i bërë të mendojnë se janë budallenj. Profesionistët e artit të bindjes janë shumë të mirënjohur për këto.

Parullat dhe simbolet


Parullat janë shpallje tinëzare që zakonisht përdoren për të shprehur pozita apo qëllime. Për shkak të dinakërisë së tyre, është e lehtë që të jesh në një mendje me to.Demagogët janë mjeshtër në përdorimin e parullave të shkruara dhe të folura, ndërsa njerëzit nuk arrijnë të dallojnë synimin e vërtetë që qëndron pas demagogjive të tyre.

Sido që demagogët përdorin mjeshtërisht tema të tilla si atdheu, familja, ndershmëria morale etj., gjetiu e kanë synimin.Kështu që arti i propagandës mund të paralizojë mendimet, pengon të menduarin e qartë dhe aftësinë shquese dhe i kushtëzon njerëzit të veprojnë si turmë e çorganizuar.

Klodian Briçi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Manipulimi i informacionit Empty "Mashtrimet" më të mëdha mediatike

Mesazh  Fikrro 23.10.10 22:24

"Mashtrimet" më të mëdha mediatike

Manipulimi i informacionit Media10

Një gazetë dhe një televizion ndër më të njohurit e Amerikës, e kanë parë veten në një situatë shumë të vështirë në vitin '92, kur kanë publikuar një histori të marrë nga revista e njohur "Forbes".

Ngjarja në vetvete ishte sigurisht diçka e madhe pasi thoshte se Rusia do të nxirrte në ankand trupin e balsamosur të Vladimir Lenin për shkak të probleme të rënda ekonomike që po kalonte vendi. Ankandi do të fillonte në një çmim prej 15 milionë dollarësh. Por kishte vetëm një problem, revista "Forbes" kishte bërë shaka dhe ngjarja s'ishte aspak e vërtetë.

Sigurisht që "USA Today" dhe "ABC News" nuk e pritën dhe aq mirë sensin e humorit të revistës së biznesit. Akoma më pak mirë e priti ministria e Jashtme e Rusisë, e cila e kritikoi veprimin e revistës "Forbes". Kjo është një ndër "mashtrimet" më të madhe mediatike, të cilat synojnë të krijojnë një atmosferë humori, e cila herë arrihet e herë jo.

Një tjetër "mashtrim" të këtij lloji ka publikuar dhe gazeta kineze "The Bejing Evening News", pa e ditur se po mashtrohej dhe vetë. Revista kineze kishte marrë një ngjarje për kongresin amerikan nga revista humoristike amerikane "Onion" dhe e kishte përkthyer fjalë për fjalë pa e ditur se bëhej fjalë për satirë.

Gjithashtu një tjetër ngjarje e këtij lloji ka ndodhur në Kinë, kur një televizion lokal kinez ka paralajmëruar banorët që të kenë kujdes nga bisha e Sibuxiangut. Njerëzit i ka zënë paniku dhe kanë filluar të fortifikojnë shtëpitë për të zbuluar se bisha nuk ishte kafshë, por një pije e re që do të dilte së shpejti në treg.

1. "Forbes", Rusia shet trupin e Leninit

Në nëntor të vitit 1991, revista amerikane "Forbes" publikoi një artikull ku shkruante se situata ekonomike në Rusi ishte e pashpresë. Pikërisht për këtë arsye, sipas "Forbes", qeveria ruse e dëshpëruar për valutë të huaj kishte vendosur që të shiste trupin e balsamosur të Vladimir Lenin për atë që do të jepte ofertën më të lartë. Trupi ekspozohej prej dekadash për publiku nnë një mauzole në "Sheshin e Kuq". Sipas revistës, rusët do e nisnin ankandin nga çmimi 15 milionë dollarë. "ABC Neës" dhe "USA Today" e pasqyruan ngjarjen për të keqen e tyre sepse kryeredaktori i "Forbes" bëri të ditur se bëhej fjalë për një rreng.

2. "BBC", shfaqje fantazmash

Më 31 tetor 1992 kanali i njohur televiziv "BBC" në Britani, shfaqi një dokumentar 90 minuta për fantazmat. Programi reklamohej si një investigim "live" mbi aktivitetet paranormale. "Show" prezantohej nga një grup reporterësh të mirënjohur televizivë: Michael Parkinson, Sarah Greene, Mike Smith and Craig Charles. Ato raportonin për ngjarjet që zhvilloheshin në një shtëpi, ku ndodheshin njerëz që dëshmonin se banesa ishte e pushtuar nga fantazmat. Kamera lëvizte dhe aty dëgjoheshin zhurma misterioze. Njerëzit që po e ndiqnin u shtangën, por rezultoi se ishte Craig Charles ai që po i punonte një rreng gjithë stafit të tij.

3. Peshkim majmunësh

Jay Forman shkruante për revistën elektronike "Slate.com". Një ditë, në kolona e tij zakonshme, më 8 qershor 2001 ishte më e çuditshmja që ishte shfaqur ndonjëherë. Ai përshkruante pjesëmarrjen e tij në një sport ekstrem të peshkimit të majmunëve. Dhe nuk bëhej fjalë për ndonjë lloj metafore, ai e kishte fjalën ekzaktësisht për peshkim majmunësh. Sipas tij, ngjarja kishte ndodhur në vitin 1996 në një ishull. Por sapo artikulli u publikua, u përball me kritika të panumërta. "The Ëall Street Journal" nuk besoi asnjë fjalë të artikullit. Pas kritikave të shumta, kryeredaktori i revistës u detyrua të kërkonte një falje publike duke u shprehur se ngjarja s'ishte e vërtetë.

4. "Beijing Evening News", Kubeja portative e Kongresit Amerikan

Më 3 qershor 2002, gazeta kineze "The Beijing Evening News" i konkurroi gazetat rivale me një shkrim të bujshëm nga Amerika: Kongresi amerikan kërcënonte të largohej nga Uashington D.C. nëse qyteti nuk ndërtonte një ndërtesë të re që të kishte një kube të palosshme, pra portative. Artikulli i bëri përshtypje Henry Chu-së, një reporter i "Los Angeles Times" në Pekin, për faktin se gazetat amerikane s'po e mbulonin një ngjarje të tillë. Ai vendosi të verifikonte ngjarjen dhe zbuloi se burimi i këtij shkrimi ishte "Onion (Qepa), një revistë humoristike të njohura nga publiku amerikan për satirën. Gazeta kineze e kishte marrë shkrimin fjalë për fjalë pa e kuptuar se bëhej fjalë për humor.

5. "Microsoft" blen kishën katolike

Në vitin 1994 në internet filloi të qarkullonte një deklaratë shtypi që thoshte se "Microsoft" kishte blerë kishën katolike. Deklarata e shtypit theksonte se kjo ishte "hera e parë që një kompani kompjuterësh ka blerë një fe të madhe botërore". Deklarata citonte bosin e atëhershëm të "Microsoft", Bill Gates që thoshte se ai kishte parashikuar se besimi fetar do ishte një treg në rritje dhe se "burimet e kombinuara të "Microsoft" dhe kishës katolike do na lejojnë ta bëjmë besimin fetar më të lehtë dhe më zbavitës për një gamë më të madhe njerëzish". "Microsoft" doli me një deklaratë shtypi që mohonte vërtetësinë e pretendimeve të tilla.

6. Bisha e Sibuxiangut

Më 19 shtator 1994 një paralajmërim i tmerrshëm u përsërit disa herë në një transmetim televiziv në Taiuan, një qytet në veri të Kinës. Mesazhi shfaqej në ekran dhe paralajmëronte njerëzit se bisha e tmerrshme e Sibuxiangut, kafshimi i të cilës ishte fatal, po i drejtohej qytetit. Banorët e qytetit u mbërthyen nga paniku dhe vendosën barrikada para dyerve të shtëpive. Të tjerët u telefonuan autoriteteve lokale për të marrë vesh se çfarë po ndodhte. Siç rezultoi më vonë, bisha e Sibuxiangut ishte reale, por nuk ishte kafshë. Ishte një lloj i ri likeri dhe mesazhi I shfaqur në televizor kishte qenë thjesht reklamë. Autoritetet kineze e gjobitën krijuesin e reklamës me 590 dollarë për shkak se kishte krijuar panil në public.

7.Në Gjeorgji nis lufta

Televizioni gjeorgjian të shtunën zakonisht ka një format të zakonshëm; konkurse, filma dhe sport. Ndaj, gjeorgjianët pësuan shokun më të madh te jetës së tyre kur stacioni televiziv pro-qeveritar “Imedi” raportoi gjatë lajmeve pamje të tankeve ruse që po pushtonin vendin, jo më shumë se 18 muaj nga lufta e shkurtër e 2008-ës.
Për më tepër, sipas këtij kanali lideri pro-perëndimor Mikheil Saakashivili ishte vrarë. Në mënyrë të justifikueshme njerëzit u përfshinë nga paniku dhe dolën rrugëve dhe rrjeti i celularëve u bllokua. Në fakt nuk kishte shpërthyer lufta, por “Imedi” kishte shfaqur gabimisht pamje të mënyrës se si do shkonin gjërat nëse presidenti do ishte vrarë. Njerëzit përfunduan në spital nga stresi dhe një grua që kishte djalin në ushtri vdiq nga infarkti.

8.Napoleoni ka vdekur

Lokalet janë shpesh burime thashethemesh të pabaza dhe veçanërisht në rastin e historisë se Napoleoni kishte vdekur. Në vitin 1814 një oficer, i cili e dha emrin si kolonel du Bourg mbërriti në Angli duke transmetuar lajmin se Napoleon Bonaparte ishte vrarë. Kjo do të thoshte se lufta e gjatë e Anglisë me Burbonët kishte mbaruar.
Lajmi përfshiu gjithë vendin dhe vlera e sigurimeve qeveritare në bursën e Londrës u rritën. Por në fakt aty ishte thelbi i mashtrimit. Komeiteti i bursës zbuloi shitjen e më shumë se 1.1 milionë sterlinash nga aksionet e qeverisë, vlera e të cilave ishte rritur nga lajmi i vdekjes së Napoleonit. E në fakt lajmi ishte krijuar nga persona në vend, të cilëve u interesonte vlera e bursës.

9.Balona që nuk fluturoi

Kjo është një prej përrallave më të çuditshme të vitit 2009. Teksa bota shihte me horror, autoritetet në Kolorado ndiqnin një balonë heliumi që mendohej se kishte në bord 6-vjeçarin Falcon Heene.
Horrori u kthye në qetësim, kur u zbulua se djali i vogël nuk ishte në balonë por ishte fshehur në bodrumin e prindërve të tyre. Kjo histori krijoi teorinë se prindërit e tij e kishin sajuar historinë për të marrë famë nga lajmet në televizione. Zyra e sherifit të zonës thotë se kjo ngjarje u fabrikua nga prindërit e fëmijës që të mund të ekspozoheshin sa duhet për të mund t’u bërë pjesë e një “reality shoë”.

10.Kërcënimi që vjen nga McCain

Zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2008 kanë krijuar histori nga më të çuditshmet, por asnjë prej tyre s’ka qenë aq surreale sa pretendimi i 20-vjeçares Ashley Todd që ishte kërcënuar me thikë sepse ishte mbështetëse e John McCain.
Todd i tha policisë më 22 tetor 2008 se sulmuesi i kishte shkruar shkronjën B me thikë në faqen e djathtë dhe i kishte thënë “Ti do mbështesësh Barack Obama-n”. Dy ditë më vonë Todd pranoi se e kishte sajuar gjithë këtë histori pasi policia kishte ekzaminuar materialin e kamerave të sigurisë dhe kishte kryer një test poligrafie. Vajza, e cila vuante nga humbja e kujtesës tha më pas se e kishte bërë vetë shenjën, edhe pse s’e mbante mend një gjë të tillë.

Shkruar nga T.O.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Manipulimi i informacionit Empty Re: Manipulimi i informacionit

Mesazh  Neo 27.02.11 18:50

Mustafa Nano:
Edicionet e lajmeve në televizione janë mbushur me "lajme-qoka"


"Televizionet tona i kanë shndërruar edicionet informative në foltore ekskluzive të politikës. Drejtuesit po e shohin ditarin e lajmeve si një mënyrë për të bërë qoka në të mirë të njërit apo tjetrit. Përpiqen që të bëjnë një shpërndarje të mirë të qokave, në mënyrë që të mos ketë qejfmbetje të palëve. Nëse japin tre minuta për Edi Ramën do gjejnë se s'bën një mënyrë për ta balancuar me një tre minutësh të Sali Berishës. Nëse Berisha nuk shfaqet atë ditë, televizionet gjejnë një tre minutësh të Jozefina Topallit.." - lexohet në websiten Respublica që drejtohet nga publicisti i njohur Mustafa Nano.

Pohimi është interesant, sepse janë gjithmonë e më tepër shqiptarët që po bojkotojnë edicionet e lajmeve në TV. Shumë stresuese vërtet.

"Publikut i shiten për lajme deri edhe vizita politikanësh në qytete e fshatra të Shqipërisë, konferenca shtypi të zëdhënësve të idiotizuar të shtypit, etj, etj, etj. Të vjen keq që me këtë logjikë i ndërtojnë lajmet dhe ata të Top Channel-it (s'po përmend televizionet talebane të llojit të Klanit). Ku e kam fjalën? Dje kishin si lajm nacional faktin që një rob me mbiemrin Kokona kish braktisur Partinë Socialiste e ish anëtarësuar në partinë e Ilir Metës. Pse? Sepse më parë bën vaki të kenë dhënë për lajm kalimin e ndonjë LSI-sti në radhët e PS-së, dhe me këtë të djeshmen e kanë kompensuar. Kjo s'është gazetari. Këto s'janë lajme, - shkruan z.Nano në ëebsite. E takuam për t'i marrë një intervistë më të gjerë rreth kësaj bezdisjeje që, përsërisim, nuk është vetëm e tij.

Z.Nano, ideja për këtë intervistë më lindi kur lexova një nano-neës tuajin te Respublica, lidhur me lajmet-qoka në televizion. Ku e keni fjalën saktësisht?


Ilustrimi që bëja më duket shumë domethënës. Pashë një lajm të televizionit Top-Channel. Koka e lajmit ishte: "Kokona lë PS-në dhe kalon me LSI-në". Është fjala për dikë me mbiemrin Kokona që ka ndërruar parti. Është lajm ky? Hm, mund të jetë dhe fabula e një filmi hollyëood-ian, por lajm nuk mund të jetë.


Po e ilustroni këtë dukuri të shëmtuar me një stacion televiziv që, së paku, siç thonë është më i miri. Dmth për të tjerët...


(ndërpret) Pikërisht ngaqë është më i miri. Mund të përfytyroni kollaj se ç'bëhet në televizione të tjera. Në TVSH për shembull; vetëm ideja që TVSH-ja egziston mua më bën që mendja të më shkojë tek gjëra të liga. Po bëra ndonjë krim, ta dini se kjo mund të ndodhë vetëm në shtëpinë time, me televizorin e hapur e të sintonizuar tek TVSH-ja..

Deri këtu ka arritur puna?


Po, deri këtu. Mua vetëm TVSH-ja do më mjaftonte për të mos ia parë bojën këtij regjimi, që në fakt është i ndyrë edhe për plot arsye të tjera më serioze.

Le ta lëmë TVSH-në. Le të mbetemi tek televizionet e mira..


Televizionet e mira, por me lajme të këqija. Ja, më thoni, a ka gjë më fyese se sa situata, kur ti ulesh në divan për të ndjekur edicionin informativ të lajmeve, dhe e sheh veten të bombarduar me lajme të tilla, si "Megi Ayteresa lexon një deklaratë të Partisë Socialiste", "Gerti Bogdani i përgjigjet në emër të PD-së Edi Ramës", "Haxhinasto takoi homologun e vet maqedonas", "Liri Berisha ndihmon shoqatën e jetimëve", etj, etj?

Nuk janë lajme këto, sipas jush?


Absolutisht, jo. Këto janë qoka. Thjesht qoka. Shto këtu dhe lajmet e kronikës së zezë, shto dhe kronikat e pista parlamentare, shto dhe ndonjë lajm kulturor me ndonjë disk të ri të Çiljetës, shto dhe ndonjë gjë tjetër, e mos e ndërro kombësinë, po deshe!

Pse ndodh kjo, sipas jush?


Ndodh, sepse pronarët e drejtuesit e televizioneve bëjnë presion mbi gazetarët. E dini si ndodh konkretisht? Le ta zëmë se politikani X merr një takim me të rinj të partisë së vet. Njerëzit që i bëjnë PR-in vihen në lëvizje, s'ka gjë se "ngjarja s'është fare ngjarje". Për ata është lajm. Dhe ka rëndësi se i sati do jetë ky lajm: i pari, i dyti, apo i treti (se që do jetë lajm, nuk diskutohet). Aty ku nuk u ecën, i thonë X-it, dhe është vetë X-i që merr në telefon pronarin e një televizioni, dhe i thotë, se "kam pasur një takim sot, e do doja ta evidentoja mirë". Pronari i ledhatuar në sedër prej telefonatës së tij, i thotë: mos u bëj merak! Dhe urdhëron gazetarët. Dhe kështu ndodh që një takim pa pikë rëndësie (shpesh vulgar) u shitet shqiptarëve si lajm nacional.

Në cilin televizion i ndiqni lajmet ju?


Nuk më besojnë kur ua them të tjerëve, por është e vërtetë: unë zakonisht nuk shoh lajme në televizion.

Pse?


Një arsye është kjo që sapo ju thashë. Nuk dua të ndihem si i përqeshur me lajmin që Kokona iku nga PS-ja te LSI-ja, apo që Berisha shkoi në malin e Dajtit me mbesat, apo që Rama përuroi një rrugë nga Oxhaku, etj, etj. Arsyeja e dytë s'ka të bëjë me lajmin; ka të bëjë me personazhet e politikës; nuk më bën mirë t'i shoh e t'i dëgjoj; përpiqem t'i shoh sa më pak.

Po si informoheni?


Fillimisht nga site-et dhe agjencitë online. Këtu në Shqipëri ndjek vazhdimisht site-et e Shekullit, Temës, Balkanëeb-in, dhe site-in e Top Channel-it), dhe të nesërmen nga gazetat. Është më higjienike të lexosh gazetat, se sa të shohësh lajme në TV.

Janë dhe disa televizione lajmesh 24 orë non stop, të cilat japin me titra një informacion të up-date-uar..


Po, në situata emergjente informohem shpejt e shpejt dhe prej tyre. Por janë bezdisëse, gjithsesi. Jam betuar që të mos e shoh më Neës 24-ën, përsa kohë që në versionin me ekran të reduktuar ata do të japin çdo minutë Berishën duke notuar në Dhërmi. Nuk do ta ndiqja edhe sikur në vend të Berishës të shfaqej Kate Moss nudo; përfytyro se sa mund të shihet orë e cast Berisha duke bërë pllaq-plluq në detin Jon.

Ok.. Po sikur t'ju ofronin postin e drejtorit të lajmeve në një televizion kombëtar, do ta pranonit psh?


Me një kusht: të binin dakord që të mos më shqetësonin me kërkesa për qoka. Mirëpo, ky është kusht që ata nuk janë gati ta plotësojnë. Dhe prandaj mua as që më shkon mendja të bëhem drejtor lajmesh.

Ju keni edhe një website për të cilin kujdeseni personalisht, Respublica-n. Po aty ju vetë çfarë lajmesh jipni?


Hë për hë nuk jap lajme. Është rubrika "nanonews" që keni parë ju, por kjo rubrikë është thjesht një mënyrë tinzare për të fshehur qëndrimet e mija. Por sikur të jepja lajme, kurrë nuk do të ndillesha nga lajme-qoka. E dini? Një ditë pashë në një stacion autobuzi një vajzë që po lexonte një libër, dhe për mua kjo "ngjarje" vlen më shumë se sa të gjitha çaprashitjet e politikës shqiptare. Bëra një "nanoneës" për të.

Elona Demollari
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Manipulimi i informacionit Empty pergjigje

Mesazh  resuli 27.02.11 19:24

Tani e kuptova pse Mustafa Nano eshte nje shqiptar i pa informuar mire sepse dhe lajmet i merr vetem nga nje krah i politikes .Dhe jo me qellimin per tu informuar por per te kenaqur shijet e tije politike. Prandaj dhe sa here e therrasin si analist i pavarur neper studio televizive flet vetem brockulla. Pershendetje !
resuli
resuli

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Manipulimi i informacionit Empty Re: Manipulimi i informacionit

Mesazh  Estilen 27.02.11 21:10

Mos valle gjithe analistet dhe komentuesit duhet te flasin e komentojne si Mark Marku apo NJESHI...dhe qe ky njesh na serviret nepermjet propogandes qeveritare tek KLAN-TVSH-ja,me leket e marra nga taksa per Tvsh e te papuneve dhe pensionisteve.se ne Shqiperi po lulezon ''pranvera e bumi ekonomik'' model shqiptar...?Ne se do vazhdohet me kete llogjike,na duhete te pranojme me plot gojen se paskemi qene me mire kur ishim me keq...
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Manipulimi i informacionit Empty Re: Manipulimi i informacionit

Mesazh  Zattoo 28.02.11 13:24

Gazetaret që sakrifikuan gjithçka për lajmin

Ne po iu sjellim 10 femrat gazetare që kanë rrezikuar gjithçka, nga liria e tyre e deri tek rrezikimi i jetëve vetëm në emër për të raportuar të VËRTETËN.

Atwar Bahjat - Irak

Ishte e vetmja femër gazetare që raporti gjatë luftës në Najaf gjatë vitit 2004. Fatkeqësisht, Bahjat u qëllua dhe u vra dy vite më vonë në Samarra ndërsa po raportonte bombardimin e Xhamisë së Artë.

Tsering Woeser - Kinë/Tibet

U detyruar të lëvizte nga Tibeti me në Pekin me forcë. Madje e futën edhe në një institucion “riedukimi”, pasi ajo në vitin 2003 publikoi shënimet e saj gazetareske mbi Tibetin. Ajo vazhdon të jetojë e survejuar nga forcat kineze, por megjithatë ajo vazhdon të raportojë për rezistencën tibetiane.

Jill Carroll - Irak

28 vjeçarja amerikane, që ishte gazetare freelance, u rrëmbye në Irak nga forcat talebane në vitin 2006 dhe u mbajt si peng për rreth tre muaj. Tani ajo punon si zjarrfikëse në Virxhinia.

May Chidiac - Liban

Chidiac jo vetëm që ishte ylli kryesor i televizionit më të madh në Liban, ajo ishte edhe një zë mjaft kritik i ndërhyrjes së Sirisë në Liban. Gjatë një sulmi për ta vrarë atë ajo shpëtoi, por gjatë këtij sulmi ajo humbi njërin krah dhe një këmbë. Por ajo u nuk u tërhoq nga gazetari deri në vitin 2009.

Jila Baniyaghoob - Iran

Ajo u arrestua disa herë rresht ndërsa mbulonte të drejtat e grave. Në vitin 2007 ajo u arrestua nga forca iraniane dhe me sytë mbyllur u mor në pyetje në burgun Evin, që është edhe burgu më famëkeq i Teheranit. Por nga kjo përvojë e hidhur ajo botoi një libër për bashkëpunimin e grave në këtë burg.

Farida Nekzad - Afganistan

Ajo është ylli i të drejtave të lirisë së shtypit të Afganistan. Por së fundi ajo ka marrë më mijëra kërcënime për vdekje. Madje njëherë ajo i shpëtoi një tentative për ta rrëmbyer duke u hedhur në rrugë nga makina. Pavarësisht kërcënimeve, ajo s’ka ndërmend të heqë dorë.

Anna Politkovskaya - Russi

Ajo ishte gazetare lufte gjatë tentativës së Rusisë për të nënshtruar ekstremistët çeçenë. Gjithashtu ajo ishte edhe një zë mjaft i fuqishëm kritik ndaj politikave të ndjekura nga Vladimir Putin. Në vitin 2006 ajo u vra. Vrasja e saj u bë për shkak të profesionit të saj.

Chouchou Namegabe - Kongo

Ajo është bashkëdrejtuese e një radioje gazetareske që zbuloi se
si dhunoheshin seksualisht, si edhe torturat që përdoren në Konga ndaj grave dhe qytetarëve të tjerë nga ushtarët ose grupet ekstremiste. Ajo vazhdon të bëjë këtë detyre duke denoncuara skandale te shumta, pavarësisht se jeton në një vend pa ligje.

Galima Bukharbaeva - Uzbekistan

Njëherë ajo ka shpëtuar mrekullisht. Një plumb i shkoi nën shpinën e saj, kaloi bllokun e shënimeve dhe kartën e gazetares që kishte në vete. Pasi ajo denoncoi sistemin autoritar të Uzbekistanit ajo u akuzua si tradhtare e vendit.

Claudia Julieta Duque - Kolumbi

Në dy dekada si gazetare hetuese, ajo u ka mbijetuar rrëmbimet, kërcënimeve për vrasje dhe tentativave për pushim nga puna. Është detyruar të largohet tre herë në azil gjatë dekadës së fundit, por gjithmonë ajo është kthyer për të hetuar në vendin e vet.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Manipulimi i informacionit Empty Re: Manipulimi i informacionit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi