EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Manipulimi monetar

Shko poshtë

Manipulimi monetar Empty Manipulimi monetar

Mesazh  Jon 21.08.09 1:04

Manipulimi monetar

Manipulimi monetar dhe efektet e tij në skllavërimin e përhershëm të gjithë sistemit është fakt sot më shumë se kurrë.

Është fakt, gjithashtu, që teoria e Marksit, e cila përshkruante luftën e klasave si faktor nxitës të tregut global dhe që çon në socializëm - dhe me fitoren e klasës punëtore, nuk hyri në brendësi të manupilimit monetar, që ushtrohet nga shtetet që tashmë këtë sistem e kanë adoptuar si një sistem të themeluar dhe që progresi i tij, sipas parashikimeve, të çon në themelimin e një kartëmonedhe globale.

Kjo si pjesë dhe mjet e konspiracionit “Mason”. Pra, Marksi vetë nuk hyri në brendësi të analizës së manipulimit monetar nga shtetet që e ushtrojnë atë në dëm gjithnjë të qytetarëve dhe të planetit tokë.

Por, përkundrazi, ai u përpoq të themelojë një sistem dhe teori globale që bie ndesh me natyrën dhe tregun e njeriut lokal dhe ndihmoi kështu “padashur” dëshirën e “Mbretërive globale”.

Një e vërtet kjo, e pa thënë deri tani nga shkollat ekonomike, qoftë ato amerikane, qoftë ato të Frankfurtit - ndonëse pëshpëritet sa në një vesh në një tjetër. Dhe këtu ne jemi për të thënë të vërtetën, pavarësisht se sa e lëndon pushtetin kjo e vërtetë, meqenëse kjo e vërtetë nuk paguhet nga asnjë teknokrat, sikurse paguhen analizat e tjera të shumë individëve që analizojnë fenomenet sociologjikë. Për më shumë, paraja, edhe në Mesjetë është trajtuar si pengesë e çlirimit të njeriut nga pengore të padukshme – veçanërisht, nga Locke.

Dhe kështu, në këtë tekst, ne do ta trajtojmë paranë, jo si pengesë lirie, por si skllavërim total të qenies njerëzore, dhe si mjet që korrupton foshnjën, që në sekondën e parë që del në jetë.

Nëse keni tentakula muskulore dhe neurone trunore të qeta - mund të vazhdoni dhe ta lexoni këtë tekst që shkon në bërthamë të manipulimit monetar dhe, rrjedhimisht të viktimës qytetar. Shijojeni pra këtë tekst, me sy dhe mendje të kthjellët.

Manipulimi monetar. Mesjeta e viteve 1000 deri 1500, si burim monetar dhe përpjekje për të formuar një qytet-shtet eficent, përbën edhe shkëndijën e parë të sistemit që tashmë ka marrë rrugën e një paradigme globale.

Nga një periudhë e gjatë antike, ku monedhat e argjendta dhe të floririt, të cilat përbënin vlerën-bazë të shkëmbit të mallrave në treg - bota sot gjendet përballë një fenomeni të ri global: Monetarizmi kapitalist, i cili përbën ingranazhin-bazë të qarkullimit të mallrave me konsekuenca katastrofike për planetin tokë.

Rrugët na çojnë pashmangshmërisht rreth viteve 1581, kur autori i disertacionit ekonomik, me mbishkrimin ‘Compendious’ (përmbledhje, shkurtër) i cili, për fat të keq, nuk mbishkruan emrin e tij në ballore; dhe kështu ky libër njihet me të njëjtin emër – publikohet, po të njëjtin vit në Francë, dhe jep kështu shkëndijën e parë të politikës Britanike për Mbretëreshën Elizabet, e cila e miraton këtë teori dhe e hedh në praktikë.

Që andej, përmes qëllimeve kolonizatore, Anglia këtë teori e çon edhe në Amerikë, ku do të përbëjë edhe fillimin dhe eksperimentin e parë monetar në planetin tokë.

Kështu, nga viti 1792 dollari (një fjalë gjermanike kjo që vjen nga qyteza Joachimsthal i Boimias, dhe të cilët monedhën e tyre e quanin daler) përbën edhe kartëmonedhën- bazë të shtetit të ri global, i cili vazhdon të jetë manipuluesi kryesor i sistemit të tij monetar. Po të njëjtin vit, dollari u standardizua kundrejt argjendit në vlerën 371,2 grein (njësi peshe = 0,0648 gr) ose 24, 75 grein (1,604 gr) flori.

Monedhat e floririt u konfiskuan në vitin 1933 nga presidenti i sapoardhur në pushtet, Franklin Roosvelt, i cili detyroi popullin amerikan të jepnin floririn dhe të merrnin kartëmonedhën e jeshile, mbi të cilën Roosvelt shtoi edhe dy vulat historike të konspiracionit Mason. Një Ons (= 28,3 gr) flori u vlerësua arbitrarisht $20,67 dhe, direkt mbas një kohe shumë të shkurtër, qeveria ngriti çmimin e floririt nga 20,67 dollar në 35 dollar për Ons.

Natyrisht, ky nuk ishte zhvlerësimi i parë nga qeveritë e atëhershme: Mbretëresha Elizabet e viteve 1544–1559 bëri po të njëjtën gjë në Angli, duke vjedhur popullin me pambuk dhe pupla.

Pak më vonë, këtij manipulimi në Francë i ndodhi po e njëjta gjë: Edikti qeveritar i Shatorit të vitit 1577 themeloi floririn écu, si vlerë që zhvlerësoi të gjithë metalet e tjerë - veçanërisht argjendin - dhe themeloi kështu mbretërinë e floririt në Francë. Standardi i Masonit Roosvelt në Amerikë zgjati deri në vitin 1968, duke pasur në treg edhe dollarin, por edhe argjendin, si mjet këmbimi.

Midis vitit 1968 dhe 1975 u prezantuan shumë “stabilizues” në tregun amerikan: Floriri u rivlerësua në 42,22 dollar për Ons, një zhvlerësim ky deri në këtë pikë, i dollarit ekzistues më shumë se 100% dhe mbas kësaj dollari u la i lirë, duke u konvertuar me veten. Kështu, kemi sot një kartëmonedhë, e cila konvertohet me veten, dhe jo me të mirat materiale apo me floririn e thesareve që shtetet deklarojnë.

Me këtë kartëmonedhë konvertohen të gjitha të tjerat, të cilat janë në të njëjtin pozicion: pra konvertohen thjesht me ajër të pastër, i cili tashmë është kthyer edhe ai i karbonizuar.

Nga viti 1975 deri më sot dollari është zhvlerësuar komplet dhe e vetmja rrugë që i ka mbetur, për mos të rënë pushteti apo gjithë sistemi global, është të zgjerojë hapësirën e tij gjeografike, duke u zëvendësuar me një kartëmonedhë të re globale, teori kjo që diskutohet shpesh në media.

Por ç’ndodh, nëse teoria e tyre realizohet? Natyrisht që teoria e tyre tashmë ka marrë rrugën e realizimit. Tregu monetar ndërkombëtar që financohet nga një bankë botërore është pjesë e kësaj teorie. Po si funksionon kjo teori në praktikë?

Rruga më e mirë që të funksionojë kjo teori është përdorimi i institucioneve ndërkombëtare financiare (INF), e cila mbas një eksperimenti të gjatë në Amerikë dhe në Angli —tri dekadat e fundit; eksperiment, i cili funksionon në bazë të krijimit të huave bankare dhe riciklimit të të mirave materiale, në fjalë të tjera, ky sistem funksionon: krijim kapitali, duke shkatërruar.

Praktikisht, huat që një bankë qendrore emeton në treg për qëllim zhvillimi nuk janë për zhvillim të qëndrueshëm, por për zhvillim të paqëndrueshëm nga vetë natyra e vet. Individi apo individët që marrin një hua të tillë e marrin atë për fitim personal, dhe jo për fitim shoqëror; kjo dukuri analizohet në dy aspekte:

1. Aspekti i parë është që individi nuk ka mundësinë dhe dëshirën për të krijuar diçka të qëndrueshme, për arsye se ai jeton në një sistem që të ndjek pas dhe të shtrëngon çdo moment për kthimin e këstit mujor kundrejt bankës.

Në këtë mënyrë, ligj-krijuesit kanë krijuar korporata, në të cilat zbatohen ligje mjaft shkatërrimtarë për jetën familjare të njeriut. Punëtori, që për akademitë perëndimore përbën instrument dhe komponent tregu, e themeluar kjo doktrinë me kapitalin e Marksit — për vit dhe më shumë është i detyruar të punojë më shumë orë, për të përballuar një jetë konsumatore dhe mjaft të rëndë ekonomikisht.

2. Aspekti i dytë është se tregu i lirë dhe kapitalist (në aspektin individual, sepse në këtë tekst do trajtojmë në vazhdim dy lloje kapitali: kapital individual dhe kapital shoqëror) nuk punon në bazë të së mirës së përgjithshme, por në bazë të së mirës vetjake; dhe kështu kapitali për të nuk është nevojë emergjente, që i kushtëzohet vendit ku ai aktivizohet, por paraqitet si nevojë detyruese ndaj një tregu kompetitiv, dhe si nevojë paraprake për të nxjerrë sa më shumë fitim në dëm të vet, të punëtorëve dhe mjedisit.

Në dëm të vet është sepse prodhimi i tij është si rrjedhojë i shfrytëzimit maksimal të të mirave materiale që i përkasin mjedisit ku ai jeton.

Koncepti dhe dinamika e tij është të eksportojë ose të shesë sa më shumë lëndë të parë, për të krijuar sa më shumë kapital për veten e vet drejt tregut; dhe kështu të mirat materiale për ditë dhe më shumë të reduktohen.

Të njëjtin koncept ka edhe shteti: qëllimi i tij është të eksportojë. Dhe natyrisht në këtë pikë ngrihet një pyetje: që nga momenti kur të gjitha shtetet, korporatat, partneritetet kanë si motor drejtues eksportin, kujt mbetet t’i eksportojnë këto organizata në këtë botë? Përveç se njëri-tjetrit! Apo jo?

Kështu, progresi që banka qendrore nxit tregun, duke dhënë hua (një politikë kjo që ndiqet nga të gjitha shtetet që aderojnë në tregun ndërkombëtar) nuk është si nevojë emergjente e tregut pozitiv, por si nevojë një tregu negativë. Le të qartësojmë se çfarë është tregu pozitiv, në këtë pikë.

Treg pozitivë është ai treg që i ushtrohet studimit shkencor, ku në të merren parasysh të gjithë komponentët natyralë dhe ofron në këtë mënyrë jetëgjatësi të shëndetshme, në lidhje me gjeneratat pasardhëse.

Në fjalë të tjera, tregu nuk duhet të krijohet për hir të konsumit treg dhe nga ky treg të mos dimë fundin e tij. P.sh, nëse një fermer kërkon hua nga banka qendrore, me të vetmin qëllim të mbarështojë, fjala vjen, lopë, me qëllim që të shesë qumësht dhe mish paralelisht në treg, dhe ky fermer, me ndihmën e bankës e krijon atë.

Nëse në të njëjtën hapësirë gjeografike, me të njëjtin aktivitet merren edhe fermerë të tjerë (fenomen ky global, d.m.th., kur dikush bën diçka do ta bëj edhe unë), atëherë të gjithë bashkë do të ndeshen me shtatë ose më shumë probleme madhore:

1. Konkurrencë (që jo domosdoshmërish çon në rritjen e cilësisë)
2. Shtim i lopëve në numër (me qëllim që të rrisin sasinë e produktit, rrjedhimisht kapitalin)
3. Përkushtim më i madh kohor, sepse u shtua numri i gjedhëve
4. Shtim i numrit të punëtorëve, sepse numri i gjedhëve është më i madh
5. Do të konsumohet më shumë lëndë e parë nga natyra tokë
6. Destabilizimi i ekosistemit dhe lëndës së parë, që është vetë natyra
7. Pasiguria e shitjes së prodhimit

E gjithë kjo çon në atë që quhet qorrsokak apo në një zhargon popullor: Ku ishim, hiç gjëkundi! Çfarë bëmë, asgjë! Vetëm se në rastin tonë kemi humbur: a) energji dhe përkushtim, b) mjedisi ku operuam është pothuajse shkatërruar dhe c) mbas një viti mbetemi edhe pa bukë, sepse nuk shitëm dot produktin.

Dhe e fillojmë nga e para: shkojmë në bankë dhe marrim një hua tjetër ose kërkojmë nga qeveria të na subvencionojë për dëmin që na u shkaktua. Dhe cikli i punimeve vazhdon në këtë rrugë pothuajse këtu e 200 vjet në të gjithë sektorët e shoqërisë civile.

Kjo formulë është adoptuar sot nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN); kjo formulë tashmë përbën ingranazhin e dinamikës sociale. Pra, FMN-ja financon qeveritë, me të vetmin qëllim që t’i skllavërojë ato dhe qeveritë, individët. Kaq thjesht, kaq bukur! E gjithë kjo, për hir të skllavërimit. Atëherë, krijojmë kapital, duke shkatërruar çfarë? Gjithë ekosistemin.

Ylli Përmeti
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Manipulimi monetar Empty Re: Manipulimi monetar

Mesazh  Jon 21.08.09 1:11

Bankat, bankieret dhe monedhat!

Nje parajse per pak veta dhe nje ferr per të tjeret!!

“Mire qe popullesia nuk kupton sistemin tone bankar dhe monetar, sepse po ta kuptonte besoj se para se të vinte dita e neserme do të shperthente nje revolucion”= Henry Ford

Të flasesh per parate ka qene gjithmon e veshtire sidomos ne kete periudhe historike ku jetojme. Paraja eshte ne qender të egzistences sone dhe per shkak të parase kemi braktisur ritmet natyrore të të jetuarit ne harmoni me boten qe na rrethon.

Ndryshimet qe po perballojme qofte individuale ashtu edhe si shoqeri na kerkojne nje shkalle më të larte pergjegjesie , e kuptuar ne sensin etimologjik të aftesise ne dhenien e nje zgjidhjeje presjoneve të forta qe na vijne.

Perballohemi me dobesite tona, me friken tone dhe lindin keshtu të verteta të fshehura qe duhen perballuar. Midis gjerave të shumta qe po dalin ne drite eshte edhe e verteta mbi parate si mjet per të ruajtur pushtetin mbi popullsine.

Mekanizmi eshte i thjeshte dhe efikas:

Hapi i pare eshte zhytja ne borxhe e Shtetit me ane të marreveshjeve segrete politike.
Bankat Qendrore , ndryshe nga ajo qe mendohet, jane pronesi private qe kane pervetesuar mundesine e prodhimit të monedhes, mundesi kjo qe natyrisht duhet ti perkase popullit (sovranitet monetar) sepse eshte populli qe punon per të krijuar pasurite.

I mbani mend kartemonedhat e vjetra? Ato ishin të Qeverise/Shtetit , ishin prone e jona dhe nuk duhej tja rikthenim askujt. Dhe askush nese i kishim keto kartemonedha ne xhep nuk na kerkonte interesa ne fund të vitit.

Mbi to ishte shkruar “Republika Italjane. Kartemonedhe e Shtetit sipas ligjit ne fuqi”. Firmat qe rezultonin mbi kartemonedhe ishin të Drejtorit të Pergjithshem të Thesarit, Arketarit Special dhe vula e Gjykates se Llogarive. Sot mbi monedhen prej 50 euro nuk eshte shkruam më asgje!

Monedha qe eshte prodhuar vetem me koston tipografike vendoset ne qarkullim ne kembim të futjes ne borxh të Shtetit qe njerr ne qarkullim Obligacioneve Shteterore, të cilave u rendojne taksa e interesit qe eshte vendosur nga Banka Qendrore.

E gjith kjo çeshtje nis më 22 korrik 1944 (shek 20-të) kur Shtetet e botes skicojne nje sistem të ri monetar ne USA (Bretton Woods). Ne kete sistem të ri të gjitha monedhat ishin të konvertueshme ne dollare, dhe vetem dollari ishte i konvertueshem ne Flori.

Qe nga kjo dite ( kur Europa ishte akoma ne faze lufte dhe disa vende nuk kishin as monedhen e tyre) të gjitha shtetet e botes krijuan rezerva per kartemonedha qe do të perdornin dollare, i cili ishte e vetmja oferte e madhe ne treg.

Ne fillim të viteve ’70, 80% e rezervave valutore të të gjitha shteteve të botes ishin të perbera ne dollare. SHBA dhe Anglia morren pjese me 80% secili ne krijimin e FONDIT NDERKOMBETAR MONETAR (FMI) dhe llogjikisht kushtezuan aktivitetin e FMI ne menyre te vendosur.

Por Anglia nuk ishte më ajo Anglia e dikurshme prandaj nga kjo situate perfitoi SHBA e cila filloi të prodhoj më shume dollare sesa gazeta, duke qene se ishte Dollari (monedha amerikane) qe garantonte ekuilibrin e sistemit. Por ne kete menyre shume shpejt edhe dollari nuk mund të konvertohej më ne Flori.

Gjithashtu kartemonedhat e para ishin të Shtetit (ne to shkruhej United States), por duke nisur nga 1963 u bene private pra u bene prone e Federal Reserve (FED). Më pas më 15 gusht 1971, presidenti amerikan Nixon deklaroi ne Camp David vendimin e pezullimit të konvertmit të dollarit ne Flori, dhe si rrjedhoje shfuqizimin e njeanshem të marrveshjeve të 22 korrik 1944. Gushti 1971 eshte nje date e rendesishme ne hstorine e Parase, pasi eshte momenti themelor per të kuptuar natyren e vertete të monedhes.

Qe nga ai moment Parate jane të “çliruara” nga çdo raport qe mund të kene me Floririn, dhe shtetet kane vazhduar të prodhojne Para të bazuara ne hiç.

Dhe faktikisht Rezervat e Floririt nuk egzistojne më si garanci per Parate.
Madje rezervat aktuale të shteteve të botes nuk kapercejne 200.000 tonelata, nderkohe qe kundervlera ne Flori i të gjitha kartemonedhave dhe barasvlefshmeria monetare qe qarkullon neper bote me çmimet aktuale, i korrespondon 75.000.000 tonelata Flori .

Por perse ka ndodhur ky “çlirim” i kartemonedhes nga Floriri?

U detyruan! Sepse bota arabe u zgjua nga gjumi dhe kishte kuptuar se poshte kembeve të tyre qendronte lenda e pare energjitike e botes perendimore qe ishte NAFTA (gjate viteve te krizes energjitike ne perendim)!!

U themelua OPEC , por arabet refuzuan pagimin ne kartemonedha dollaresh dhe pretenduan të paguheshin ne Flori, i cili mungonte. Atehere arabet brenda pak muajsh rriten 4 here çmimin e naftes per fuçi. Sa per histori ishin pikerisht arabet qe ne vitet 800-1000 të eres sone ne zonen e Mesdheut shpiken idene e pagimit me ane të çekut (cheque, chek), qe ishte i barasvlefshem me nje vlere reale të nje sasie ne Flori.

Te ardhurat nga shitja e Obligacioneve i shkojne të gjitha Bankes Qendrore, dhe Shteti ndodhet i zhytur ne borxh (debia publike), psh ne Itali: per 1.429 miliard Euro shteti paguan çdo vit 6% te kesaj shifre ne interesa, dhe ja paguan subjekteve të huaja qe posedojne mbi 50% te kuotave te Obligacioneve.

Duke mos patur para Banka Qendrore eshte e detyruar te nxjerre ne qarkullim Obligacione te tjera, dhe ne kete menyre Shteti vazhdon të krijoje borxhe të tjera të reja!! Nga kjo xhiro vicioze, Shteti jo vetem qe nuk mund te ktheje me kapitalin por nuk eshte me ne gjendje te paguaje as interesat atyre subjekteve te huaja qe posedojne mbi 50%.

Debia Publike eshte baras me vleren nominale te te gjith Pasivit Bruto te konsoliduar nga administratat publike, entet lokale, institutet e sigurimeve shoqerore etj. Debia perbehet kryesisht nga Obligacionet Shteterore te nxjerra ne qarkullim ne tregun e brendeshem e ate te huaj, qe perfaqsojne te pakten 83% te debise publike!!
Vlerat rifreskohen çdo 6 – muaj dhe i referohen 31 dhjetorit te secilit vit.

Hapi i dyte eshte zhytja ne borxh e qytetareve.

Bankat Tregtare sipas ligjeve aktuale bankare mund të krijojne Para Virtuale, thjesht duke klikuar ne kompjuter, deri 98 here të depozitave qe kursimtaret dhe nderrmarrjet kane prane tyre.

Praktikisht nese qytetari ne bank depositon 100 euro, banka (pasi eshte depozituar rezerva fraksionare ne Banken Qendrore) keto para i jep hua 10 here (e ndofta edhe më shume) 10 personave të ndryshem duke u marre atyre edhe interesat.

Pra fale pasurimit të genjeshtert (para kartemonedhe të bankes qendrore), ose virtual (para elektronike qe eshte akoma më keq se ajo e kartemonedhave pasi nuk egziston) sistemi bankar privat fiton pasuri reale, e cila eshte kryer nga puna konkrete/reale e të gjith neve.

Dhe nese nuk jemi ne gjendje të kthejme huane/borxhin bashke me interesat athere bankat na konfiskojne pasurite e luajtshme dhe të paluajteshme: shtepite, nderrmarrjet (kompania Fiat) etj

Ky mashtrim nuk ndodh thjesht vetem ne Itali, por ndodh ne të gjith boten pa perjashtim! Ne boten perendimore aplikohet skema e lartepermendur. Ndersa ne vendet e botes se trete aplikohet vjedhja e pasurive të lendeve të para me ane të huave /borxheve (të cilat asnje nga keto shtete nuk eshte ne gjendje ti kthej) të dhena nga Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar.

Praktikisht nese jap 100 euro para borxh dhe kerkoj 105 euro, do të kem gjithmon dike të cilit do ti mungojne 5 euro dhe do jem i sigurt se gjithmon e më shume njerez ose shtete do varen nga une. Brenda ketij mekanizmi të degjeneruar, konkurrenca dhe lufta eshte e eger per te fituar keto 5 euro, dhe si rrjedhoje kemi: rritjen e çmimeve, taksat jane me të larta, mohoen të drejtat elementare, dhe kunderveniet politike jane shume të forta (dhe të kota).

Perfitimet e medhaja dhe të paligjshme të krijuara nga sistemi bankar, perdoren per të nxitur luftrat, per të rritur perçarjet dhe per të ashpersuar konkurrencen midis individeve, nderrmarrjeve dhe shteteve .

Mirseardhet ne ferr!!

Cfare mund të behet?

Gjithkush mund të jape kuntributin e tij po pa ja deleguar kete kontribut askujt tjetri. Ky mekanizem kontrolli bazohet ne INJORANC dhe ne MUNGESEN E INFORMACIONEVE!
Duke u ndergjegjsuar mi funksionimin e ketij sistemi, dhe duke ua bere të ditur të tjereve, më shume njerez do njihen me kete të vertet dhe kjo do beje qe të jete më e lehte demaskimi i ketij fallsiteti.

Ne menyre të shkallezuar pasi të kapercehet momenti i pare i refuzimit të kesaj të vertete, do ndergjegsohemi se jetojme ne nje bote të madhe iluzionesh: ne iluzionin se gjoja jemi të lire, ne iluzuionin fals të demokracise, ne eluzioni fals te feve, ne iluzionin e poltikes, ne iluzonin e varferise.

Të ndergjegjsuar se e gjithe kjo qe po jetojme eshte nje burg i padukshem per trurin tone, perçarjet do kene më pak rendesi dhe peshe, dhe kalimi ne nje forme të re jetese do jete natyral.

Nga Pierluigi Paoletti
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Manipulimi monetar Empty Re: Manipulimi monetar

Mesazh  Jon 21.08.09 1:12

Si funksionon “Sistemi Monetar”

Sinjorazhi: Eshte nje mashtrim kolosal i lindur dhe i zhvilluar fale injorances, censures, disinformacionit, e mbi të gjitha fale mendjeve të mbyllura. Eshte nje akt jo-legal qe aplikohet sistematikisht nga Banka Qendrore Europjane, e cila e perkufizon “Sherbimi i Thesarit të Shtetit” .

Sinjorazhi eshte diferenca e vleres midis kostos tipografike (letra dhe boja) të shpenzuar efektivisht per të shtypur e per të vendosur ne qarkullim kartemonedhat, dhe vleres se pjeses se jashteme pra asaj numerike të shkruar mbi vet kartemonedhat.

Banka shtyp kartmoedha dhe ne vend qe tua jap popullit sovran të Bashkimit Europjan, i jep atij hua me VLEREN E JASHTEME plus interesit vjetor të emertuar “takse/perqindje e skontimit”. Ne kete menyre nje kartemonedhe 100 euro qe mund ti jepet shtetit me vleren 0,05 euro cent, faktikisht i kushton shoqerise 102,5 euro. Pra më shume sesa vlera e jashteme qe eshte shkruar mbi kartemonedhe.

Sinjorazhi eshte pushteti i i venies ne qarkullim të kartemonedhave me nje vlere nominale shume here më të larte sesa vlera vetjake qe kane , e si rrjedhoje perfitohet nje fitim nga sovraniteti i monedhes.

Ne momentin kur Banka Qendrore Europjane qe shtyp monedhat blen të mira duke perdorur kete monedh qe asaj i ka kushtuar shume pak, ajo fiton nje fuqi blerse unike.
Jo vetem kaq, Banka Qendrore qe shtyp zyrtarisht monedha me nje çmim qesharak (shume të ulet), vedos ne Bilancin PASIV jo koston tipografike të shpenzuar realisht (letra dhe boja), por vleren numerike të shkruar mbi monedhat dhe kartemonedhat!!!

Sinjorazhi ne kete menyre kthehet ne PASIV per Banken, prandaj nuk eshte i tatueshem dhe i shmanget pagimit të taksave.

Nje shembull i Sinjorazhit eshte kur pronari i nje kazinoje ne kontabilitet të vendose ne pasiv jo koston e prodhimit të fishave por vleren nominale qe eshte shkruar mbi fishat.

Pra ne kete menyre Shtetet antare te Bashkimit Europjan detyrojne qytetaret e tyre qe të paguajne kete mbiçmim duke e taksuar si “debi publike”.

Meqense Banka Qendrore Europjane shtyp kartemonedha të garantuara nga hiçi pa nje kundervlere (flori, argjend, etj), vazhdon të shtyp kartemonedha sa të doje pa asnje kontroll ne drejtim të debise publike. Ata qe nxjerrin kartemonedhat ne qarkullim vet marrin titullin e pronarit, edhe pse ne realitet nuk jane pronare të asnje vlere qe të mund ti perkoje vleres se monedhes ne qarkullim.

Gjithshka e ka originen ne vitin 1694 kur Floriri u trasforma ne leter nga Banka e Anglise. Themeluesi i B. Angleze ishte William Paterson i cili ka deklaruar ne ato vite: “Banka perfiton nga interesi mbi monedhat qe krijon nga hiçi”

Akoma më i paskrupullt dhe cinike eshte pohimi më 1773 i Amschel Mayer Rothschild
themeluesi gjerman i nje perandorie financiare qe deklaronte: “Politika jone eshte ajo e nxitjes se luftrave por duke drejtuar Konferencat e Paqes ne menyre qe askush nga palet ne konflikt të mund të kete fitimie territoriale.

Luftrat duhet të dirigjohen ne nje menyre qe Kombet qe marrin pjese të zhyten gjithmon e më shume ne borxhe e si rrjedhoje gjithmon e më shume nen pushtetin tone”

Ne 1885 Karl Marks shkruante ne librin Kapitali (Libri I, kapitulli 24, paragrafi 6,Editori Riuniti, Roma 1974, faqet 817-818): “ Qe nga momenti i lindjes Bankat e Medhaja të zbukuruara me emertime kombetare nuk kane qene gje tjeter veçse spekullues privat qe i bashkengjiteshin qeverive, dhe fale privilegjeve të fituara ishin ne gjendje tu jepnin qeverive para. Si rrjedhoje rritja e debise publike nuk ka mates më të mire sesa ngjitja progressive e aksioneve të ketyre bankave.

Banka e Anglise më 1694 filloi ti jepte qeverise para hua me 8% , njekohesisht ishte e autorizuar nga parlamenti të shtypte monedha me të njejtin kapital të cilin ua jepte hua popullit ne forme kartemonedhe. S’kaloi shume kohe dhe kjo monedhe kredie e fabrikuar nga vet B. e Anglise të kthehej ne ate monedhe qe Banka do e perdorte per ti dhene hua Shtetit dhe qe do të sherbente per të paguar interesat e debise publike.”

Krijimi i parase nga kredia e perpjestueshme (copezuar).

SipasWilliam Paterson Bankat kane pushtetin e krijimit të parave nga hiçi! Per të kuptuar më mire kete mekanizem po marrim nje shembull të vogel numerik: Kemi depozituar ne banke ne llogarine tone rrjedhese, 100 euro ne forme të hollash (kesh).

Keto 100 euro banka mund tua japi borxh per 5000 euro, gjithkujt qe paraqitet ne Banke dhe kerkon nje hua (ndermarrjeve, privateve, kredi, etj). Si mundet banka të jape 5000 euro hua nese ka të depozituar vetem 100 euro?? Nga mbijne ato 4900 eurot e tjera??

Ky operacion i shumimit të parave quhet Kredi e Perpjestueshme (copezuar), dhe mundesohet nga e ashtequajtura Rezerve Bankare (vlera e të ciles percaktohet nga Banka Qendrore Europjane). Ne aspektin e parase Rezerva Bankare eshte nje perqindje qe tregon sasine minimale qe nje Banke duhet të ruaj fizikisht ne arken e saj, pikerisht si nje rezerve.

Me nje Perqindje të Rezerves baras me 10% nje Bank ato 100 euro (të cilat vendosen menjehere ne rezerve), mund ti jape hua 1000 euro (10% e 1000 euro=100).
Sot perqindja e rezerves eshte 2%, si rrjedhoje 100 eurot do të shumohen dhe do të jen 5000!

Dhe faktikisht nje Bank per çdo 100.000 euro virtuale te shenuar ne kompjuterat e saj, mjafton te kete realisht 2000 ne forme kartemonedhe! Ky quhet “falimentim teknik (bancarotta tecnica)” pasi ne fund të fundit bankat realisht kane ne arke vetem 1 të pesedhjeten e parave qe mendohet se kane!

Kjo qe thame pak më larte mund të vertetohet fare thjesht: Nese të gjith individet qe kane llogari rrjedhse ose depozita kursimi prane bankes, të paraqiteshin të gjith njekohesisht ne banke per të terhequr të gjitha parate e tyre, banka nuk do të ishte ne gjendje tua kthente të gjithve keto para (ashtu siç ndodhi ne Argjentine).

Ne nje situate të tille Banka do të mbyllte menjeher sportelet e shperndarjes se parave dhe do të kerkonte nderhyrjen e Bankes Qendrore Europjane, e cila do të shtypte dite e nate euro per të permbushur kerkesat dhe per të mos lejuar falimentimin real të Bankes. Dhe ja ku del qellimi i vertet i Bankes Qendrore Europjane: mos lejimi i falimentimit të Bankave Tregtare Private. Dhe eshte kjo arsyeja qe B. Qendrore Europjane quhet ndryshe “Huadhenes i Shkalles se Fundit”.

Por ne nje situate të tille ne të cilen B. Qedrore Europjane shtyp para te reja per te shpetuar banken tregtare private, shuma monetare qe eshte ne qarkullim rritet duke krijuar keshtu INFLACIONIN!

Duke u kthyer tek çeshtja e krijimit të parave nga hiçi, më saktesisht banka me ato 100 euro fillestare mund të jape hua 4900 (5000 minus rezerven e 2% pra 100 eurot fillestare) sepse pikerisht 100 euro duhet të ngelen fizikisht ne rezerve.

Me keto para qe banka nuk i ka fizikisht ne arke pasi krijohen nga hiçi, banka fiton akoma edhe perqindjen e interesit (interesa mbi huate, kredite e ndryshme etj). Keto interesa sebashku me krijiin e parase jane duke i zhvatur pasuri shoqerise, njerzve dhe gjith shteteve (perfshih dhe SHBA qe kane nje borxh publik më të lartin ne bote), duke i detyruar të gjith të zhyten ne borxhe.

Por lojrat e krijimit të parase nuk mbarojne ketu!!

Edhe ato 5000 euro të krijuara nga hiçi pasi hyjne ne ciklin ekonomik kane per tu khyer heret a vone ne sistemin bankar ne forme depozitash Keto depozita kane per tu kthyer ne rezerva te reja, me te cilat banka ka per te dhene serishmi hua nga hiçi! . Ky eshte cikli i paskrupullt dhe i rrezikshem i finances bankare!

Parate qe jane ne qarkullim nuk jane te Shtetit por te korporatave private (bankave, Banka Qendrore Europjane, FED) qe e kane krijuar nga hiçi dhe mbi te cilen kane aplikuar taksa. Keto para jane para private dhe krijojne debine publike!
Bankat Qendrore jane private.

Ka raste kur vetem disa Banka Qendrore jane pjeserisht te kombetarizuara , siç eshte rasti i Bankes se Anglise. Pjesa tjeter e Bankave Qendrore jane te kontrolluara nga ortake private, dhe si rrjedhoje jane private.

Banka e Italise psh eshte banke private!

Ne dosierin “Kerkime & Studime të Mediobankes” (da R & S, Ricerche & Studi di Mediobanca, 2003, pag. 1.149) e drejtuar nga Fulvio Coltorti eshte publikuar lista e aksionerve (pronareve) të Bankes Italiane. Ky studim duke hetuar bilancet e bankave, të sigurimeve etj ka gjetur edhe kuotat qe percaktonin pjesemarjen me aksione ne kapitalin e Bankes Italiane.

Lista e pronareve private të Bankitalia dhe perqindjet e aksioneve qe posedojne:

ORTAK DHE PRONARE TË BANKES QENDRORE ITALIANE
➢ Gruppo Intesa (27,2%)
➢ INPS (5%)
➢ Gruppo San Paolo (17,23%) (qe operon edhe ne Shqiperi)
➢ Banca Carige (3,96%)
➢ Gruppo Capitalia (11,15%)
➢ BNL (2,83%)
➢ Gruppo Unicredito (10,97%)
➢ Gruppo La Fondiaria (2%)
➢ Assicurazioni Generali (6,33%)
➢ Gruppo Premafin (2%)
➢ Monte dei Paschi Siena (2,50%)
➢ C. Risparmio Firenze (1,85%)
➢ RAS (1,33%)
➢ Anonimi (5,65%)

Tre jane Bankat maxhoritare private qe kontrollojne me 55,58% B. Qendrore Italiane:
Intesa (27,2%), San Paolo (17,23%) e Capitalia (11,15%). Banka Qendrore Europjane (BCE) eshte zyrtarisht prone e bankave qendrore të shteteve antare të BE. Meqense Bankat Qendrore kontrollohen nga shoqeri bankare private, si rrjedhoje edhe BCE eshte nje shoqeri private.

Nga Pierluigi Paoletti
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Manipulimi monetar Empty Re: Manipulimi monetar

Mesazh  Jon 21.08.09 1:19

ORTAKET DHE PRONARET E BANKES QENDRORE EUROPJANE

➢ Banka e Belgjikes (2,83%)
➢ Banka e Danimarkes (1,72%)
➢ Banka e Gjermanis (23,40%)
➢ Banka e Greqise (2,16%)
➢ Banka e Spanjes (8,78%)
➢ Banka e Frances (16,52%)
➢ Banka e Irlandes (1,03%)
➢ Banka e Italis (14,57%)
➢ Banka e Luksemburgut (0,17%)
➢ Banka e Holandes (4,43%)
➢ Banka e Austris (Oesterreichische Nationalbank) (2,30%)
➢ Banka e Portugalise (2,01%)
➢ Suomen Pankki (1,43%)
➢ Banka e Suedise (2,66%)
➢ Banka e Anglis (15,98%)

Sinjorazhi i Bankes Qendrore Europjane ndahet ne kuota midis bankave pjesemarrse sipas perqindjes se aksioneve. Banka e Italise ka 14,57% aksione ne BCE , e cila eshte kuota e sinjorazhit formal qe merr, sigurisht qe merr edhe nje pjese të madhe të kapitalit qe i shpeton kontrollit.

Ne listen e mesiperme jane bankat qe marrin pjese ne sinjorazhin europjan, pasi bejne pjese ne sistem. Por ka disa banka si ajo e Anglise, Suedise dhe Danimarkes qe jane pjesemarres ne sinjorazhin europian, por ama nuk kane adoptuar euro-n si monedhe të tyre të brendeshme!!

Pra keto 3 banka marrin 100% të sinjorazhit të monedhes se tyre dhe plus kesaj edhe nje pjese të mire të sinjorazhit europjan!! I bie qe qytetaret italiane pa e ditur paguajne taksat edhe per keto 3 shtete!!!

Falimentimi bankar!!

Mund të ndodhe qe nje borxhli (sipermarres, puntor etj) nuk eshte ne gjendje të paguaje. Ne kete rast banka eshte e detyruar ta shenoje kete hua te dhene qe nuk mund te paguhet ne kontabilitet si humbje.

Per banken kjo nuk eshte tragjedi pasi posedon fizikisht vetem 1 te pesedhjeten e parave. Nje humbje kontabile eshte gjithmon humbje per banken dhe per aksioneret e saj. Dhe B. Qendrore, nuk e lejon banken te falimentoje prandaj dhe nuk i kerkohet llogari per huate e çmendura qe ajo mund të jape.

Eshte kjo arsyeja per te cilen bankat jane shume selektive kur duhet ti japin nje hua prej 50.000 euro-sh nje puntori te thjesht, nderkohe qe jane shume zemergjera kur behet fjale per dhenien hua te miliarda e miliarda euro-sh kompanive si Parmalat, Fiat ose Shtetit.

Shenim: Edhe nese depozituesi i 100 eurove te lartepermendura terheq kursimet e tij nga banka, kjo e fundit nuk falimenton, pasi ato euro duke qene se ja ka dhene hua 10 subjeketeve të ndryshem ka ne kontabilitetin e saj 10 angazhime per kthimin e ketyre 100 eurove qe gjithsej bejne 1000 euro!!

Nese depozituesi i le 100 eurot ne banke ka per te marre si interes maksimumi 1% (pra 1 euro), nderkohe banka kur jep hua i kerkon mesatarisht secilit nga 10 klienteve interes 12%, duke perfituar keshtu 120 euro!! Pra akoma me shume sesa depozita qe ka ne arken e saj.

Të kerkosh nje borxh të vogel eshte njesoj si te kerkosh nje borxh miliardar, por ky i fundit i sjell më shum të ardhura bankes. Nese nderrmarrja Fiat nuk paguan borxhet e saja do të jete Banka Qendrore qe do të shpetoje bankierin duke u justifikuar “eshte e nevojshme të shpetojme sistemin”.

Por nese eshte puntori i krahut qe nuk mund të kthej borxhin qe ka marre per të blere shtepi, nuk ka per të patur asnje nderhyrje publike ne ndihme të puntorit, dhe shtepine kane per tia sekuestruar/ konfiskuar menjehere.

Kjo eshte arsyeja pse banka u jep hua më shume qef Shteteve ose nderrmarrjeve si Parmalt e Cirio (qe kan falimentuar), duke e ditur fare mire se jane të pa afta të kthejne borxhin.

Kur nje borxhli kthen borxhin e tij, per nje bank ky fakt eshte nje bezdi, pasi bankes i duhet të gjeje nje borxhli tjeter qe të zevendesoje të parin.Ajo qe ka rendesi per banken eshte fakti qe borxhliu duhet të vazhdoje të paguaj interesat, mundesisht ne perjetesi si ne rastin e Shteteve.

Pse nuk i shtyp shteti parat?

Ne të kaluaren ka patur tentativa ne të cilin ishte Shteti qe shtypte dhe nxirrte ne qarkullim monedhen, psh. ne kartemonedhen 500 Lireta nuk shkruhej “Banka e Italise” por “kartemonedhe e Shtetit sipas kursit ligjor”.

Pra Shteti mund të shtypte para sipas kursit ligjor duke mbajtur Sinjorazhin, por problemi qendron tek presionet e forta qe e pengojne dhe ne fakt sot shtetit i mbetet vetem sinjorazhi mbi venien ne qarkullim te monedhes metalike (minus 1% të sinjorazhit total) i cili eshte negativ pasi prodhimi i monedhes 1 qindarkeshe kushton 3 qindarka!!

Ne SHBA shume kerkues hetimore mbeshtesin iden se të pakten 7 presidente amerikane jane vrare pikerisht per nje çeshtje monetare.

Dy nga më të famshmit jane Abraham Linkon dhe John F. Kennedy. John F. Kennedy më 4 qershor 1963 urdheroi venien ne qarkullim (Urdheri Ekzekutiv nr. 11110) nga ana e Ministrise se Thesarit të 4 miliarde dollare kartemonedhash bi të cilat shkruhej “United States Note” dhe jo “Federal Reserve Note”.

“Rastesisht” pas pak muajsh e vrane , dhe e para gje qe “rastesisht” pasuesi i tij beri ishte terheqja nga qarkullimi i dollareve të popullit duke i zevendesuar më ato private të Federal Reserve.

Sa per informacion Federal Reserve nuk eshte shoqeri amerikane pasi aktin e regjistrimit e ka ne Porto Rico.

ORTAK E PRONARE TË FEDERAL RESERVE USA.

➢ Rothschild Bank - Londer
➢ Kuhn Loeb Bank - New York
➢ Warburg Bank - Hamburg
➢ Israel Moses Seif Banks Italia
➢ Rothschild Bank - Berlin
➢ Goldman, Sachs - New York
➢Lehman Brothers - New York (qe “falimetoi” ne shtator te 2008)
➢ Warburg Bank - Amsterdam
➢ Lazard Brothers - Paris
➢ Chase Manhattan Bank – New York

Pra edhe Banka Qendrore e SHBA kontrollohet nga nje numer i vogel institutesh dhe bankash private.

nga Pierluigi Paoletti
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Manipulimi monetar Empty Re: Manipulimi monetar

Mesazh  Jon 21.08.09 1:19

Shteti eshte borxhliu ideal!

Banka i jep hua Shtetit duke i blere Bono të Thesarit (BOT) qe jane kambiale, premtime pagese.

Askush nuk pret qe Shteti ne fund të skadences të paguaje, pasi Shteti ri-leshon ne qarkullim Bono të reja të Thesarit të të njejtes vlere me nje skadence akoma më të larget. Ky eshte borxhi i perjeteshem i Shtetit, dhe nuk rezulton qe gjate historise ndonje Shtet ti kete shpetuar kesaj dare!

Ne kete menyre bankat vazhdojne të perfitojne interesa mbi BOT dhe ne çdo moment mund tua rishesin publikut të gjere. Sot interesat mbi BOT jane shume të uleta aq sa askush nuk i blen më, me perjashtim të bankave!! (ne Itali mbi 50% e atyre jane të huaja, keshtu kthehemi të gjith ne varesi të të huajve)

Ndodh gjithmon e më shpesh qe Shtetet sidomos ne vendet e botes se trete nuk jane ne gjendje të paguajne as borxhet dhe as interesat mbi borxhet.

Kur nje Shtet borxhli nuk eshte ne gjendje të paguaje interesat, banka aplikon nje politike qe eshte ne interes të saj. (Llogjikisht Banka duhet të fshij huane e dhene nga librat e saj kontabel, dhe të paguaje me paret e aksionereve dhe pronareve bankare keto humbje.

Por kjo eshte diçka qe nuk mund të koncepohet per bankat dhe bankieret.) Per kete arsye bankat i japin Shtetit borxhli nje borxh tjeter të dyte (gjithmon duke krijuar para nga hiçi) me të cilin do paguhen interesat e borxhit të pare.

Ky sistem quhet “hua- ure” dhe perdoret ne shtetet e varfera. Parate e reja as qe hyjne ne territorin e shtetin borxhli, por kalojne nga nje kontabilitet ne tjetrin brenda per brenda bankes kreditore.

Borxhi i pare ngelet ne librat kontabel si borxh aktiv, dhe jo vetem kaq, por ketij borxhi i eshte shtuar edhe shuma e borxhit të dyte bashke me interesat bankare.

Nese shteti borxhli (i zhytur akoma më shume ne borxhe) nuk paguan interesat, menjehere bankieret kerkojne nderhyrjen e FONDIT MONETAR NDERKOMBETAR i cili i jep nje borxh të trete shtetit borxhli per të paguar interesat e 2 borxheve te meparshme.
( E pyesni veten pse FMN ne Shqiperi eshte si ne shtepi të vet? Pikerisht per arsyen e lartepermendur!! )

Praktikisht borxhi i 3-të qe merret nga FMN stergjatet ne kohe, pra perjetesisht duke e shtrenguar kete shtet ne nje dare vdekjeprurese. FMN per kete borxh do detyroje kryerjen e modifkimeve dhe uljen e shpenzimeve sociale të rendesishme si psh: shendetesia, sigurimet, pensionet, arsimimi, rrogat etj.

Bankiereve nuk u inteson shume, per ata eshte e rendesishme ruajtja ne menyre konstante e paaftesise paguese të borxhit nga ana e ketij shteti, pasi vetem keshtu bankieret pasurohen.

Valutat Plotesuese: monedha qe humbte vlere e Gesell.
Ideja e kesaj monedhe eshte shpikur nga tregtari importues gjerman Silvio Gesell (1862-1930).

Më 1931 ne nje qytet të Tirolit ne Austri (Woergl), kryetari i bashkise per të zgjidhur problemin e depresionit të madh ekonomik të atyre viteve vendosi të shtypte nje kartemonedhe lokale.

Behej fjale per nje monedhe të veçante pasi ishte nje monedhe qe humbiste vleren e saj ne kohe. Qe monedha të vazhdonte të ishte ne kurs ligjor, kush e posedonte duhej ti shtonte çdo muaj nje vule qe kushtonte 1% të vleres nominale të monedhes (ne nje monedhe prej 10 shilingash cdo muaj duhej vendosur nje vule qe kushtonte 0,1 shilinga). Cdo vit monedha humbiste vetem 12% të vleres se saj.

Venia ne qarkullim e saj ishte e mbuluar nga nje shume ne shilinga të verteta të depozituara ne banken e bashkise. Të gjith nenpunesit e bashkise filluan ta mernin rrogen më monedhen e re.

Fillimisht tregtaret dhe shitesit refuzuan perdorimin e monedhes se re , por me vone u detyruan ta perdornin pasi qarkullonte vetem e reja dhe nuk kishte fare monedhe te vjeter.

Pra monedha nisi te perdorej si e vlefshme sepse filluan te gjith ta pranonin dhe ta perdornin (sot Euro eshte i vlefshem dhe perdoret sepse të gjith e kane pranuar per ta perdorur).

Prezenca e kesaj monedhe qe humbiste vlere ne kohe dhe qe askush nuk kishte interes per ta grumbulluar dhe kursyer, zhvilloi dhe rriti ekonomin bashkiake e ate lokale dhe rriti qarkullimin monetar: u asfaltuan rruge dhe u kryen shume punime publike ne te mire te popullsise.

Kryetari i Bashkise u tregoi gazetareve (dhe ky ishte gabimi fatal qe ai beri) qe 12% -in vjetor qe nxirrej nga vulat e kartemonedhave ai e kishte ri-investuar , dhe çdo muaj Bashkise i hynin ne arke 20 here me shume sesa shuma e pergjithshme e rrogave te para te paguara me kartemonedhen e re, qe ishte 2000% !!

Pa dashje kryetari i bashkise kishte nxjerre ne shesh 2 te verteta qe ishin rreptesisht të ndaluara:

1) Perfitimi i jashtezakonshem qe sistemi bankar nxjerr nga monedhat qe ve ne qarkullim;

2) Perfitimi i jashtezakonshem dhe i fshehte qe venia ne qarkullim i dhuron bankierve qe shtypin kartemonedhat.

Menjehere Banka Kombetare Austrike nderhyri duke e shfuqizuar kete kartemonedhe konkurruese te bezdishme, dhe me 1933 e konsideron te paligjshme pasi ishte ne kundershtim me monopolin e Bankes Qendrore pra ne kundershtim me interesat private te bankiereve!

Ne bote ekzistojne 5000 lloje të ndryshme valutash plotesuese!

Nga keto 5000 monedha, 700 egzistojne vetem ne Japoni.

Kur nje sistem bankar bazohet ne fajde (siç eshte shpjeguar ne kete artikull) dhe fillon dhe egzagjeron , kriza ka per tu perhapur ne radhet e popullsise dhe eshte e qarte qe popullsia ka per të reaguar ne menyre spontane duke krijuar nje valute plotesuese.
Ne Japoni pas krizes se 1995 ishin 30.000 rastet e vetvrasjeve ekonomike ne vit, per arsye falimentimi ose pa-aftesie paguese.

Nje personazh i rendesishem i botes bankare japoneze doli nga ky sistem dhe filloi të krijonte keto valuta alternative per të zgjidhur situaten. Diçka e ngjashme ndodhi edhe ne Argjentine ku çdo krahine filloi të shtypte valuten e saj lokale plotesuese.

Perhapja dhe zhvillimi i valutes plotesuese duhet të mbeshtetet pasi ka per te qene hapi
qe do të stabilizoje situaten, gjithashtu do të jete ura kaluese nga sistemi i padrejte aktual i fajdeve bankare ne nje sistem të ardheshem ku transakcionet do të jete të qarta e trasparente, ku dhe do dihet se ku shkojne dhe nga vijne parate. Nuk mund të egzistoje sovraniteti i nje populli nese nuk egziston nje sovranitet monetar!!

Deflacioni.

Deflacioni eshte nje fenomen i kundert i Inflacionit, dhe shpesh vjen pas nje fllucke spekuative.

Praktikisht konsiston ne renien e vazhdueshme të çmimeve, dhe si rrjedhoje konsumatoret nuk kryejne blerje por shtyjne per më vone blerjen e mallrave të ndrysheme me shprese se çmimi do të ulet më tej (dhe atehere ata mund të blejne).

Nderrmarrjet qe jane ne borxhe me bankat nuk arrijne te shesin prodhimet e tyre duke rrezikuar keshtu mos pagimin e interesit të borxhit bankar. Ulja e mëtejshme e çmimeve per të shtuar blerjet nga ana e konsumatoreve, do të rendoje krizen e deflacionit dhe do të ngadalsoje zhvillimin ekonomik.

Nderrmarrjet borxhlie falimetojne dhe pushojne nga puna puntoret. Të papunet shtohen, fuqia blerse ulet dhe shume prodhime dhe mallra ngelen të pashitura derisa e gjith linja prodhuese dhe ekonomia paralizohen.

Qarkullimi i valutes renohet derisa të ndaloje plotesisht, pasi njerzit nuk shpenzojne më. Kush posedon para ne vend qe ti investoje fillon e i kursen duke e grumbulluar , si rrjedhoje do rendoje akoma më shume situaten ekonomike. Ne të tilla situata per të rinisur serishmi ekonomine, ulja e perqindjes se interesave (pra ulja e kostos se parase) nuk hyn shume ne pune (siç ndodh zakonisht).

Nese perqindja e interesit ulet nen nje nivel të caktuar kjo do favorizoje grumbullimin e parave jashte depozitave bankare, duke i zhvatur keshtu para vet sistemit ekonomik. Keynes e quan kete fenomen “liquidity trap” “gracka e liquiditetit të parase” pasi paraja qendron e ngrire (egziston por nuk leviz)!

Valuta e Gesell eshte zgjidhja e problemit të deflacionit. Ne vend qe të rikompensoje kapitalin me nje koncesion interesi, sistemi i Gesell penalizon ata qe mbajne kapitalin te palevizshem dhe qe nuk e shpenzojne ose investojne. Ky penalizim i lehte (vula mujore) favorizon ne menyre të leverdishme shpenzimin e parave dhe si rrjedhoje ri-aktivizimin e shkembimeve tregtare!

Kush e krijon Inflacionin?

Nese çmimet rriten do të thote se ka shume euro/ para ne qarkullim. Kush i ka vendosur keto para ne qarkullim?

Bankat dhe sistemi bankar e monetar jane nena e të gjitha Inflacioneve!!

Tatimi i Shtetit eshte i panevojshem!

Askush nuk e thote por Sinjorazhi bashke me krijimin e parase nga hiçi nga ana e Shtetit (dhe jo nga bankat private siç ndodh konkretisht) do bente qe Tatimi të ishte i panevojshem. Shteti duke monetizuar Titujt e tij të Debise nga Banka Qendrore eshte ne gjendje të siguroje çfaredo lloj sasie parash qe i duhen.

Ne kete menyre provokon inflacionin, qe eshte nje kontribut nder më te demshmit e kontributeve pasi godet kursimtaret, puntoret, pensionistet duke favorizuar borxhet dhe penalizuar ata qe kursejne.

Taksat sherbejne qe qytetaret, puntoret, konsumatoret të mendojne se paraja eshte e pamjaftueshme, (dhe faktikisht per ta eshte e pamjaftueshme) pasi nese fitojne më shume atehere fale taksave qe duhet të paguajne ate fitim e humbasin serisht.

Ndryshimi dhe veçanesia midis padroneve dhe sklleverve nuk ka qene kaq e forte as ne mesjete kur monedhat ishin ne flori dhe konvertoheshin ne flori!!

Cfare mund të bejme ne si qytetare?

Para se gjithash duhet të informohemi dhe të ndergjegjsohemi mbi menyren e funksionimit të mekanizmit të Sinjorazhit, të sistemit monetar dhe të pushtetit qe kane ato subjekte qe shtypin valuten!

Eshte e rendesishme qe organizatat ne mbrojtje të konsumatoreve të perhapin nje kulture informuese mbi keto lloj problemesh. Perhapja e nje kulture informuese mbi mundesite e jashtezakonshme qe ofrojne valutat plotesuese, midis të cilave eshte ajo e mbajtjes ne nivel lokal të Sinjorazhit.

Nje Bashki mund të vendose ne qarkullim valuten e saj plotesuese duke mbajtur per vete 50% të Sinjorazhit duke evituar keshtu të taksoje qytetaret, nderkohe 50 % qe mbetet Bashkia mund ta perdore per të ndihmuar qytetaret dhe familjet e atyre shtresave shoqerore qe kane më shume nevoje per ndihme.

Ka ardhur momenti i nje ndergjegjsimi kolektiv qe duhet të ngreje zerin!

Nga Pierluigi Paoletti
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Manipulimi monetar Empty Re: Manipulimi monetar

Mesazh  Jon 22.08.09 9:55

Sekretet e bankave

Prej shumë e shumë vitesh ekziston një institucion që quhet bankë, e cila me anë të trilleve ekonomike dhe me premtimet për pasurim, të bën të mendosh se paratë e tua janë më të sigurta në duart e tyre.

Sekreti I : Për shumë banka klientët më të vlefshëm nuk janë shtresa e pasur, por ata "Joe Lunchbox".

Preuninger thotë se në vitin 1999, Gramm-Leach-Bliley lejuan bankat dhe firmat e sigurimeve të thyenin pengesat që kishte në vend që nga viti 1930. Ligji i ri ishte "në qoftë se ti tërhiqje të gjitha depozitat prej 10.000 $ dhe më shumë, shumica u shënohej institucioneve si Charles Schwab, Fidelity ose Merrill Lynch.

Ata morën klientët më të mirë. Bankat po bëheshin pak a shumë si një lavanderi, ku ti depozitoje paratë për një kohë të shkurtër, sepse ti akoma duhej të paguaje me çek ose me para në dorë.

Në të njëjtën kohë kreditë përfitonin fitime të vogla me që raportet e interesave qëndruan pak a shumë të ulëta, duke detyruar bankat të kërkonin garantues dhe të ardhura pa përfitime. Preuninger thotë se, "Qëllimi ishte që bankat të mund të identifikonin jo vetëm pagesat që do të mund të harxhonin, por edhe të realizonin një punë më të mirë për mbledhjen e taksave".

Klientët me të ardhura mesatare patën potencialin më të lartë për mbledhjen e taksave. Preuninger tha se, "Është një segment klietësh që duhet të quhet 'Joe Lunchbox'". Ata janë duke menaxhuar para nga çeqet e rrogave në çeqet e rrogave.

Bëhet fjalë për një kategori njerëzish që kërkojnë kredi me çdo kusht edhe pse kanë të ardhura të ulëta, që preferojnë më mirë të paguajnë një overdraft duke qarkulluar paratë e rrogës se sa t'ia dorëzojnë shtëpinë apo pronat e tyre bankës.

Sipas një studimi të bërë nga një firmë këshilltare e Bretton Woods Inc., vitin e kaluar overdraftet dhe shpenzimet e fondeve insufiçente arritën në afërsisht 35 bilion $ dhe mbuluan rreth 90% të të ardhurave të klientëve të bankës.

Ndërsa sipas një studimi të Koorporatës së Sigurimit të Depozitave Federale, treçereku i bankave i përfshin klientët automatikisht në programet "mbrojtja e overdrafteve" pa një leje zyrtare dhe më shumë se gjysma e bankave manipulojnë urdhërin në të cilin çeqet duken qartë se rrezikojnë shumë pagesa ovedraftesh.

Preuninger tha se, "Ata janë duke u munduar të arrijnë fitimet më të mëdha që munden, ja pse ata përshpejtojnë në një mënyrë të këndshme transparencën ligjore duke e tejkaluar ose minimizuar sa më shumë të munden.

Dikush që tërheq para pa pasur të tilla në llogarinë e tij, disa herë në vit duhet të zgjedhë një bankë me një program që ia lehtëson punën e zëvendësimit të parave.

Sekreti II: Bankat shpresojnë që klientët e overdrafteve të mos i kuptojnë alternativat.

Bankat mendojnë se mbrojtja e overdrafteve për shërbimet ndaj klientit është një lehtësim, i cili mundëson një alternativë për huadhënësit e rrogave. Ndërkohë që akoma disa nga këta klientë mund t'ia dalin mbanë më mirë me hiletë e kredive. Bretton Woods studioi se 80% e pagesave të overdrafteve janë përftuar nga 20 milion familjarë, të cilët kanë paguar mesatarisht 1.374 $ në pagesat e overdrafteve.

Këta klientë duhet të konsiderojnë heqjen e pengesave në llogaritë bankare në favor të një karte bankare paradhënieje, e cila kushton 70-80 $ në vit (10$ të paradhënies me një taksë prej 5$ në muaj). Përdoruesit depozitojnë direkt çeqet e rrogave në karta (paratë janë të siguruara nga FDIC) dhe mund të kryejnë transaksione për shit-blerje dhe mund të paguajnë faturat direkt nëpërmjet internetit. Nuk ka taksa overdrafti; blerja anullohet në qoftë se karta është bosh. Kjo është një metodoë shumë e mirë që të shpëton nga interesat në dukje lehtësuese.

Sekreti III: Paketat e ideuara për ta bërë më të lehtë të ndërrosh bankë herë pas herë dhe të transferosh llogarinë tënde. Preuninger thotë se, "Kam bërë goxha punë në tërheqjen dhe mbajtjen e klientëve". Pengesa më e madhe për llogaritë e reja janë letrat me vlerë afatshkurtër. Këtu ka më shumë tolerancë; një bankë mund të ketë shumë klientë afatgjatë - por kjo nuk do të thotë se ata janë të kënaqur nga shërbimi.

Shumica e bankave kanë dikë që asiston klientët në shërbimin e letrave me vlerë afatshkurtër. Por çdokush mund ta bëjë edhe vetë këtë gjë. Majfton vetëm të fusë të dhënat e faturave personale në faqen e faturëpagesave të bankës, në vend që të hysh në çdo website të faturave. Në qoftë se marëdhëniet tuaja bankare shkojnë keq, llogaria është më transportuese. Nuk keni pse të futeni në një dyzinë me site pagesash të ndryshme dhe të ndërroni bankë sa herë që doni të bëni pagesa të ndryshme.

Sekreti IV: Problemi i marëdhënieve afatgjata

Preuninger thotë se, "Mëso çfarë të duhet në fushën e bankës dhe qëndro sa të mundesh sepse qëndrimi është i rëndësishëm. "Në qoftë se ti je klient i bankës prej 3-5 vjetësh, ata të trajtojnë shumë më ndryshe seç trajtojnë një klient që ka vetëm gjashtë muaj. Në qoftë se ju i depozitoni direkt rrogat tuaja dhe keni një marrëdhënie të sigurtë, ata mendojnë ndryshe se ç'mund të mendojnë për një klient që depoziton 100$. Qëndrimi dhe marrëdhënia janë të rëndësishme".

Kështu që në qoftë se ju do të hasnit në komisione të larta, ju mund t'i telefononi shërbimit të klientit dhe t'i luteni t'i anullojnë këto komisione. Kujtojini marrëdhënien tuaj afatgjatë me bankën dhe kërkoni një supervizor në qoftë se kërkesa juaj e parë dështon.

Shumica e klientëve nuk janë përfitues edhe pse kanë qenë me të njëjtën bankë për disa vjet për shkak të vlerës së lartë të akuizimit të klientit - kompensimi i shitjeve të drejtorëve të filialeve, infrastruktura IT, dokumentacioni dhe rregullimi i llogarive. Preuninger thotë se, "Kohë më parë ata ua hidhnin duke iu thënë se për të hapur llogarinë duhen minimalisht 100 $".

Sekreti V: Bankat duan që ju të kënaqeni me "avantazhet" që ka pagesa me kartë krediti, këste, çek dhe kesh - sepse do të bëjë që ju të humbni gjurmët e parave tuaja.

Preuninger thotë se, "njëra nga gjërat më të rrezikshme që ndodh me klientët është se ata nuk i tregojnë kujdes mënyrës së pagesës. Në qoftë se paguani në shtatë mënyra të ndryshme, ju sapo e keni komplikuar më shumë jetën tuaj. Konsumatorët nuk duhet t'i thonë bankave se, "ju jeni përgjegjës të më tregoni mua se çfarë të bëj me paratë e mia".

Por shumica e bankave vihen shumë në lëvizje në atë drejtim. Banka PNC për shembull hodhi në treg një llogari të quajtur Portofoli Virtual (Virtul Wallet), e cila paraqet informacionin e llogarisë në mënyrë kalendarike, e fokusur tek e sotmja deri në ditën e rrogës së ardhshme të mbajtësit të llogarisë.

Një "ditë e rrezikshme" shfaqet në kalendar me të kuqe në qoftë se llogaria është në rrezik të një overdrafti.

Përdoruesi ose mund të shtyjë pagesat e faturave për një muaj ose mund të tërheqë menjëherë para nga pjesa e ruajtur e llogarisë pa asnjë taksë (llogaria e bën atë atutomatikisht në qoftë se klienti nuk e bën këtë gjë). Pasqyrimet janë të vlefshme vetëm online dhe banka ka një komision 50 cent për çdo çek të shkruar më shumë se tre herë në një muaj.

Zgjidhja më e mirë? Ta thjeshtësojmë. "Hap një llogari bankare falas pa taksa dhe një kërkesë balancimi minimalisht të ulët, paguaj më të shumtën e faturave online dhe pastaj paguaj vetëm kesh. Do të mendoheni dy herë para se të blini diçka dhe do të eliminoni komisionet e bankave", përfundon Preuninger.

Përgatiti Klarita Bajraktari
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Manipulimi monetar Empty Re: Manipulimi monetar

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi