EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paraja, rrënja e së keqes ?

+3
Estilen
Analise
Neo
7 posters

Shko poshtë

Paraja, rrënja e së keqes ? Empty Paraja, rrënja e së keqes ?

Mesazh  Neo 23.10.09 23:44

Paraja, rrënja e së keqes ?

Paraja, rrënja e së keqes ? Monnai10

Paraja sjell botën vërdallë. Por, a është e mirë për ne? A mundet që vetë ekzistenca e parasë, pa diskutuar jemi apo jo lakmitarë, të jetë një problem serioz?

Kur njerëzit thonë se paraja është "rrënja e së keqes" zakonisht nuk nënkuptojnë se vetë paraja është rrënja e së keqes, por lakmia për të. Ashtu si Saint Paul, nga i cili ka dalë edhe kjo thënie, që diskuton vetëm për dashurinë për paranë. A mundet që vetë paraja si objekt të jetë problemi kryesor?

Kështu mendonte Karl Marx. Në Dorëshkrimet Ekonomike dhe Filozofike të vitit 1844, një punë rinore, e cila mbeti e papublikuar dhe e panjohur deri në mesin e shek të 20, ai e përshkruan paranë si "agjenti universal i ndarjes", pasi i transformon karakteristikat njerëzore në diçka tjetër. Një njeri mund të jetë i shëmtuar, shkruan Marx, por nëse ka para, mund të "blej" për vete gruan më të bukur. Pa para, natyrisht, do t'i duheshin shumë më tepër cilësi njerëzore. Paraja, mendonte Marx, na largon nga natyra jonë e vërtetë njerëzore dhe nga njerëzit tanë.

Reputacioni i Marx-it u fundos, pasi njerëzit mendonin se teoria e tij ishte e gabuar. Më vonë, në vitin 2006, studimi i kryer nga Kathleen Vohs, Nicole Mead dhe Miranda Goode i publikuar në revistën "Science", evedenton se mbase Marx ishte drejt një rruge të saktë.

Në një seri eksperimentesh, Vohs dhe kolegët e saj, gjetën disa mënyra për t'i bërë njerëzit të mendonin për paranë pa i thënë ta bënin atë në mënyrë direkte. Ato u jepnin njerëzve për shembull detyra për të deshifruar fraza të ngatërruara rreth parasë. Me disa të tjerë përdornin taktika të tjera, si p.sh., i linin afër një një shumë të madhe parash ose disa të tjerëve u tregonin imazhe të dominimit të parasë. Njerëzve të tjerë, të zgjedhur rastësisht, u jepnin për të deshifruar fraza që nuk kishin të bënin me paranë, nuk u linin afër shuma parash dhe u tregonin imazhe të ndryshme nga grupi i parë. Në çdo rast, ata që ishin shtyrë të mendonin rreth parasë - le t'i quajmë grupi i parasë - silleshin ndryshe nga ata që nuk mendonin rreth tyre.

" Kur u jepnin një detyrë të vështirë dhe u thonin se mund të kërkonin ndihmë, personat në grupin e parasë e kishin të vështirë ta kërkonin.

" Kur u kërkohej atyre ndihmë, personat në grupin e parasë harxhonin shumë më pak kohë, duke ndihmuar të tjerët.

" Kur u thuhej të lëviznin karriget në mënyrë që të flisnin me njëri-tjetrin, personat në grupin e parasë linin një distancë më të madhë ndërmjet karrigeve.

" Kur u kërkohej të zgjidhnin një aktivitet dëfrimi, personat në grupin e parasë zgjidhnin zakonisht aktivitete, të cilat mund të ishin dëfrime individuale, pa përfshirë njerëz të tjerë.

" Si përfundim, kur personave në grupin e parasë iu sugjeruan të dhuronin për bamirësi, disa nga paratë, të cilat i kishin fituar për pjesëmarrjen e tyre në eksperiment, ata dhuruan shumë më pak në krahasim me ata, të cilët nuk ishin shtyrë të mendonin rreth parasë.

Kujtuesit e vegjël dhe të parëndësishëm të parasë bënë një diferencë shumë të madhe në rezultatet e studimit. Për shembull, kur grupi i kontrollit ofronte 42 minuta kohë për të ndihmuar njëri-tjetrin në deshifrimin e frazave, personat në grupin e parasë harxhonin vetëm 25 minuta dhe pjesën tjetër të kohës e përdornin si kohë shtesë për të deshifruar frazat e tyre.

Në të njëjtën mënyrë, kur dikush bënte sikur ishte pjesëmarrës në eksperimnt dhe u kërkonte ndihmë, ata harxhonin shumë pak kohë, duke e ndihmuar, më pak se gjysma e kohës që vinte në dispozicion grupi, i cili nuk ishte i predispozuar të mendonte rreth parasë. I njëjti rezultat ishte edhe me provën e dhurimit të parave ku personat në grupin e parasë nuk ishin të predispozuar të dhuronin për bamirësi paratë që kishin fituar nga eksperimenti.

Përse paraja na bën më pak të predispozuar për të kërkuar ose për të dhënë ndihmë? Vohs dhe kolegët e saj sugjeron se, që në momentin që shoqëria filloi të përdorte paranë, domosdoshmëria për t'ju mbështetur familjes dhe miqve u zvogëlua dhe njerëzit filluan të bëheshin më individualistë. "Në këtë mënyrë" përmbyllin ata, "paraja rrënjosi individualizmin dhe zvogëloi motivimet shoqërore, një efekt që është mëse i dukshëm në jetën e përditshme të njerëzve".

Ky në fakt nuk është një shpjegim i detajuar, përse fakti i të menduarit rreth parasë bëri një diferencë kaq të madhë tek rezultat e studimit, duke ditur që çdo njeri është në kontakt të vazhdueshëm me paratë gjatë gjithë ditës. Duket se këtu ka diçka që ne nuk arrijmë ta kuptojmë plotësisht.

Në fakt, asnjë nuk do të kthehet në periudhën e thjeshtë të shkëmbimit. Paraja na bën të mundur tregtinë dhe na bën të mundur të përfitojmë nga aftësitë dhe avantazhet e njëri-tjetrit. Pa para, njerëzit do të ishin ekstremisht shumë të varfër, jo vetëm në sensin financiar.

Por, tashmë që jemi në dijeni se çfarë fuqie të madhë izoluese ka vetëm mendimi për paranë, nuk mund të vazhdojmë të mendojmë se, roli i parasë në jetët tona është totalisht neutral. Nëse për shembull, një organizatë prindërish lokale dëshiron të ndërtojë një kënd lojrash për fëmijët, do t'i duhet t'i kërkojë pjesëtarëve të organizatës të kryejnë një punë vullnetare apo do t'i duhet të bëjë një fushatë sensibilizuese për banorët e zonës që të mbledhin fonde dhe të punësojnë një kompani ndërtuese?

Propozimi i ekonomistit të Universitetit të Havard-it, Ronald Fryer, për të paguar studentët e varfër që janë mirë me mësime, është një fushë që të jep shumë shteg për të diskutuar rreth përdorimit të parasë. Nëse paratë do të ishin neutrale në jetën tonë, atëherë beneficet e përdorimit të parasë duhet të ishin të barazvlefshme me koston financiare. Eshtë një gabim i madh të mendosh, se të lëshosh paranë të mbizotërojë sferë të jetës tonë do të vinte pa kosto të tjera shumë më të larta, të cilat janë shumë të vështira të shprehen me terma financiare.

Përgatiti:
Klarita Bajraktari
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paraja, rrënja e së keqes ? Empty Re: Paraja, rrënja e së keqes ?

Mesazh  Analise 15.11.09 13:58

Eshte e domosdoshme Paraja.Si e Sa ndikon ? Keq apo Mire ? Sa nxit lakmine per ta pasur ? Sa mire apo keq di ta administrosh ? Sa vlera ka per te bere filantropi ? etj etj - - keto e shume te tjera sado te diskutosh, perseri ajo Duhet.
Analise
Analise

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paraja, rrënja e së keqes ? Empty Re: Paraja, rrënja e së keqes ?

Mesazh  Neo 20.06.10 17:16

Kredite, nje kurth i shemtuar

Paraja, rrënja e së keqes ? 12716710

Nese merret kredi ne bankat shqiptare, norma e interesit e percaktuar paraprakisht ne kontrate, mund te mos kete shume rendesi. Kjo sepse bankat shqiptare ne kundershtim me çdo logjike kontraktuare – perjashto ketu praktikat e qehajajve mesjetare – i japin vetes liri absolute per sa i perket ndryshimit te mundshem te normes se interesit te kredive ne kontratat qe lidhin me klientet.

Kjo praktike zbatohet nga pothuaj te gjitha bankat e nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi, dhe ndersa formulimi i ketij sanksioni ndryshon nga banka ne banke, thelbi dhe detyrimi ligjor mbetet i njejte. Sa per te dhene nje ilustrim, ne kontraten e kredise se njeres prej ketyre bankave thuhet me ton sovran: “Interesi mund te ndryshoje sipas vullnetit te lire te bankes”.

Kjo do te thote se nese eshte marre nje kredi per blerje apartamenti, per shembull, me nje norme interesi 15%, banka mund ta ndryshoje interesin teorikisht ne nje mase te pakufizuar. Sigurisht qe nuk behet fjale per ta ulur, per sa kohe banka funksionon si çdo biznes tjeter, duke synuar maksimizimin e fitimeve dhe jo bamiresine apo rishperndarjen sociale. Dhe kostot mundohen t’ia transmetojne tregut, dhe ne disa raste behet fjale per kosto qe lidhen me mungesen e efiçences dhe keqmenaxhimit.

Ndersa legjislacioni ne fuqi paraqet veshtiresi ne gjykimin e ketyre kontratave nese ato paraqiten te ligjshme apo jo, diçka eshte e sigurt. Pushteti i pakufizuar ne kontrollimin e shumave qe klientet e pafat mund te detyrohen t’u paguajne bankave, i ben fajdexhinjte ordinere te duken zyrtare te moralshem e teper serioze. Sepse te pakten, keta te fundit nuk aplikojne “norma interesi elastike” sipas vullnetit te lire personal.

Nga nje pikepamje disi me teknike, behet fjale per pozite dominuese te pales kontraktuese – ne rastin konkret, bankat – duke shfrytezuar karakterin jo te barabarte ndermjet paleve, çka ne disa raste mund te jete thjesht nevoja emergjente e qytetareve per para, apo dhe per faktin e thjeshte se shumica e klienteve njihen me klauzolen ne fjale vetem rastesisht kur rishfletojne kontraten. Deri me sot, bankat nuk rezulton te kene bere asnje perpjekje per te njoftuar klientet per normat e ndryshueshme te interesit, kur , pse dhe sa e gjykon banka te arsyeshme.

Lidhur me keto pika te fundit, Kodi Civil i Republikes se Shqiperise, nje dokument i cili nuk eshte pergatitur nga bankat, paraqet disa rrethana ne favor te klienteve te ketyre te fundit.

Kreu “Pavlefshmeria e veprimeve juridike”, Neni 94 flet per raste te veprimeve juridike te cilat konsiderohen te pavlefshme. Nder veprimet juridike qe cilesohen te pavlefshme eshte pika “c”: “Personat, te cilet ne kohen e kryerjes se veprimit juridik nuk ishin te ndergjegjshem per rendesine e veprimeve te tyre, megjithese ne ate kohe nuk u ishte hequr zotesia per te vepruar”.

Ndersa, pika “ç” ne veçanti i referohet rastit kur “personi qe ka kryer veprimin juridik duke qene i mashtruar, i kanosur, ne lajthim ose per shkak te nevojes se madhe”. Si rrjedhoje, nje klient qe deshton ta perballoje pagesen e kesteve te kredise, ne varesi te rastit specifik mund t’i beje reference frazes “...per shkak te nevojes se madhe”.

Nderkaq, ne sistemet bankare te Perendimit, te cilave bankat qe operojne ne Shqiperi u referohen nganjehere me krenari, modele te tilla jane te pamendueshme. Madje, Federal Reserve e SHBA-se shkon deri aty sa t’i detyroje bankat e nivelit te dyte qe t’i njoftojne dy dite me pare klientet e tyre per ndryshimet ne normat e interesit te kredive qe leshohen permes kartave te kreditit. Sigurisht, te ndryshosh normen e interesit te nje kredie afatgjate eshte diçka qe as mund te imagjinohet.

Nderkaq, per sa i perket çeshtjes se transparences se munguar nga bankat e nivelit te dyte lidhur me dispoziten kriminale te ndryshimit te normes se interesit, nuk ka pasur deri me sot asnje reagim publik nga Banka e Shqiperise, ku ne menyre specifike dhe eksplicite te terhiqet vemendja per kete rast.

BSH reagon?

Megjithate, Banka e Shqiperise ka marre nje hap pozitiv, duke terhequr vemendjen ndaj praktikave jo dhe aq te virtytshme te bankave te nivelit te dyte ne Shqiperi. Lidhur me situaten ne fjale, ka reaguar guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, i cili deklaroi ne konferencen e katert te Bankes Qendrore se klienteve te bankave te nivelit te dyte po ju imponohen produkte te shtrenjta.

“Ne Banken e Shqiperise jo rralle vijne ankesa nga qytetare, perdorues te rregullt ose rastesisht te sherbimeve bankare ne lidhje me kostot qe aplikojne bankat per keto sherbime. Rezulton qe ne mjaft raste qytetaret vendosen perpara faktit per te kryer per sa i takon detyrimeve ndaj bankes per sherbimet e perfituara, pa pasur me pare nje informacion te mirefillte rreth arsyes dhe madhesise se ketyre detyrimeve. Ne raste te tjera perdoruesi i sherbimit nuk gjen shpjegimin e nevojshem dhe bindes nga ana e bankes per arsye e lindjes se detyrimit dhe menyren e llogaritjes se tij”, tha Fullani.

Ai kritikoi edhe menyren e vendosjes se komisioneve nga bankat e nivelit te dyte. “Ne lidhje me menyren e vendosjes se komisioneve, bankat orientohen prej institucioneve konkurruese ne treg dhe nuk rezulton te kete nje politike aktive dhe njekohesisht vizionare te zhvillimit te shoqerive bankare duke mbeshtetur rritjen e perdoruesve qe lehtesisht mund te kthehen ne kliente potenciale te bankave” tha guvernatori.

Kriza dhe kredite

Nje arsye pse bankat e nivelit te dyte mund ta shohin instrumentin e manipulimit te ligjshem te normave te interesit me interes te veçante, lidhet edhe me pasigurine e tallazeve te sistemit financiar shqiptar, çka ne nje fare mase ndodhin edhe me bashkefajesine e bankave.

Duke filluar qe nga gushti i vitit 2008, u evidentuan simptomat e para te nje krize likuiditeti, e ndikuar edhe nga lajmet mbi falimentimin e bankave ne Shtetet e Bashkuara. Diçka e tille u reflektua edhe ne frenimin e rritjes se depozitave, duke regjistruar nje rritje thuajse zero. Nderkaq, qeveria shqiptare kishte terhequr pothuaj te gjithe valuten nga arkat e bankave per te financuar shpenzimet publike ne infrastrukture.

Kjo situate solli edhe nje krize krediti, e cila mund te ishte parandaluar ne nje fare mase nese bankat e nivelit te dyte do t’i kishin marre seriozisht paralajmerimet e perfaqesuesve te Fondit Monetar Nderkombetar dhe ato te guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani mbi nevojen e kontrollimit te kredive.

Pasojat e krizes ekonomike te reflektuara ne mungese likuiditeti, rritje te kredive me probleme dhe renie te te ardhurave ne sistemin bankar, sollen nje goditje ne ekonomi, sidomos ne sektorin e ndertimit, i cili mbeshtetej ne nje mase te konsiderueshme nga huate bankare dhe ne zinxhirin e bizneseve te tjera te lidhura me kete sektor.

Terheqja e nje pjese te depozitave nga klientet e bankave dhe mungesa e hapjes se depozitave te reja, solli nje rritje te konkurrences ne tregun e depozitave, permes ofrimit te produkteve te reja. Megjithate, kjo perballje ndermjet bankave ishte me teper ne terma marketingu sesa produktesh te mirefillta konkurruese.

Lidhur me goditjen e depozitave nga kriza ekonomike dhe mbi te gjitha nga efekti i pasigurise i krijuar nga media, Banka e Shqiperise luajti nje rol te rendesishem permes mesazheve qetesuese ne publik. Megjithate, deklaratat nuk zgjidhin gjithçka, ndaj mungesa e likuiditetit solli renie te nivelit te kreditimit, duke dhene pasoja ne formen e nje reaksioni zinxhir ne ekonomi.

Paradoksalisht, kjo situate solli rritje te normave te interesit te kredive, ndryshe nga ç’ndodhi ne Perendim, ku kriza bankare ishte e permasave derrmuese dhe normat e interesit rane ndjeshem. Nga ana tjeter, ngurrimi i institucioneve shqiptare per te pranuar apo legalizuar krizen ekonomike, solli qe norma baze e interesit te mbetej e pandryshuar, nderkohe qe Euribori brenda disa javeve pesoi nje renie nga 5% ne nivelin 1.4%.

Sikur gjithçka te mos shkonte mjaftueshem keq, rritja e borxhit publik ne gjashtemujorin e pare te vitit 2009, per shkak te shpenzimeve zgjedhore rriti normen e interesit te bonove te thesarit. Diçka e tille, automatikisht rriti koston e kredive ne leke (si per shembull Bono Thesari plus 3%).

Nga njera ane kjo solli rritje te te ardhurave per bankat, por edhe rriti kredite e keqija per shkak te rritjes se kostos te borxhit per individet. Por per kredite ne valute te huaj eshte nje tjeter histori. Renia e normave te interesit te Liborit dhe Euriborit shkaktoi renie te te ardhurave te bankave, duke qene se stoku i kredise ne valute llogaritej mbi 70% te totalit.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paraja, rrënja e së keqes ? Empty Paraja

Mesazh  Estilen 05.02.11 13:17



Paraja,'djalli' i ardhur nga barku i Tokes


Paraja, rrënja e së keqes ? Fajin%20paraj1

Paraja ka një origjinë mitike. Më pas është përdorur si shenjë e sovranitetit të mbretërve. Së fundmi, ka ushqyer iluzionin se tregu mund të zëvendësonte shtetin. Tani është koha të mendohet për t'i dhënë një funksion politik.Rasti i madh? Euroja që shpreh njëherazi edhe një identitet.

Zoti dhe ari janë shfaqur shpesh në letërsi dhe në muzikë. Në"Faustin" e Gounod, Mefistofeli këndon: "Zot i arit dhe mbret i botës". Sipas një legjende që vjen nga sumerët dhe nga babilonasit,ari është nxjerrë nga barku i Tokës për llogari të perëndive që banojnë në një planet të largët dhe që përdorin skllevër njerëzorë për të nxjerrë ar në minierat e planetit blu.

Skllevër që nuk e shohin kurrë diellin, të vdekur që jetojnë. Por, disa prej tyre, duke u rebeluar ia kanë dhuruar arin njerëzve, sikundër Prometeu zjarrin, dhe për këtë janë shfarosur. Njerëzit kanë nxjerrë nga ari pluhurin e tij, të pajisur me një fuqi magjike. Në Testamentin e Vjetër quhet manna.

Paraja, rrënja e së keqes ? Pennies

Por,perënditë e planetit misterioz kanë mbajtur me një pjesë të minatorëve një raport disi më të veçantë, për t'i përdorur ata në operacione të fshehta që kanë për qëllim sundimin e njerëzve. Në realitet, ari nuk është një zot i vetmuar. Ka metale të tjera që ia kanë kundërshtuar herë pas herë supremacinë: argjendi mbi të gjitha. Dhe shumë objekte të tjera (materiale dhe jomateriale) të cilave u është dhënë roli i parasë. Ari, megjithatë, nuk është vetëm monedhë.

Dhe monedhat nuk janë vetëm ar. Po çfarë është? Se çfarë janë ekzaktësisht monedhat, kjo është një çështje për të cilën diskutohet prej shekujsh, por jo gjithmonë me qartësi. Gilles de Muisis,abat i Tournait në treqindën dhe katërqindën, i konsideronte një gjë"shumë të errët".

"Ato,thoshte ai për monedhat, rriten dhe zvogëlohen në vlerë, luhaten dhe të shkaktojnë shumë zhgënjime". Edhe sot, shumë veta, ndër të cilët debitorët e pafat të kredive dytësore, mendojnë si ai. Në shekullin e gjashtë para Krishtit, mbreti i Lidias, Krezo, i dha monedhës formën që ka sot. Por, para dhe pas tij monedha ka pasur shumë forma. Guaska, perla, dhëmbë qeni, lëkurë dhe stofra, kripë, kakao, çaj dhe duhan, sëpata dhe thika. Një gjë është e qartë: monedha është shumë e rëndësishme në historinë e njerëzimit.

Mund të konsiderohet elementi qendror i ekonomisë. Qendror sepse përbën vendtakimin e dy subjekteve të mëdha të ekonomisë: tregut dhe shtetit. Monedha është e pakonceptueshme pa njërin apo pa tjetrin. Nuk e dimë mirë se përse grekë dhe latinë i dhanë Herës ose Junonës emrin e monedhës. "E vetmuar"? "Paralajmëruese"? Romakët i dedikuan një tempull në Kampidolio.

Zeusi-Jupiteri, nga ana tjetër, për ta dënuar për ndonjë të pabërë e vari ndërmjet qiellit dhe tokës të lidhur me një litar (ari natyrisht), nga i cili perëndia shumë dinake arriti të lirohej. Ndërmjet qiellitdhe tokës: të vjen të mendosh për një metaforë, ndërmjet shtetit dhe tregut, që sigurisht Zeusit nuk i ka rënë ndër mend. Megjithatë, ajo do të ishte pikërisht një metaforë e bukur për monedhën.

Paraja, rrënja e së keqes ? Gold-bars1

E lidhur gjithmonë me litarin e arit (mendoni për standardin e famshëm të arit), por gjithnjë duke u përpjekur për t'u çliruar, lind në të njëjtën kohë iniciativën e tregut dhe të shtetit. Herë pas here njëri triumfon ndaj tjetrit në sundimin e vet. Në historinë e re, për shembull, roli ishteteve në kontrollin e monedhave të botës ishte vendimtar në vitet pasuese të marrëveshjes së Bretton Vudsit, menjëherë pas luftës.

Pastaj, në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë ishte tregu, nëpërmjet bankave, që mori një rol në rritje në kontrollin e monedhave, mbi të gjitha në sajë të liberalizimit të lëvizjeve të kapitalit.

Kontroll është si shprehje, sepse, duke hedhur poshtë parashikimet e ekonomistit të madh Milton Fridman, që kishte lajmëruar një epokë të një vetërregullimi të qetë të tregjeve monetare dhe valutore, këto nuk rezultojnë më jostabël dhe të çrregulluara si në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë të shekullit të shkuar, deri në fillimet e shekullit tonë.

Në ditët tona, institucionet financiare (bankat dhe të gjithë ndërmjetësit e tjerë financiarë) janë shumëfishuar si kërpudha. Dhe në sajë të përhapjes së instrumenteve të tyre (siç janë tani derivatet e famshme) dhe masës së transaksioneve që ato bëjnë të mundur (rreth dhjetëfishi i prodhimit bruto botëror), monedha e përshkon sipërfaqen e tokës me shpejtësi fantastike, më shpejt se Junona.

Gjatë turbullirës më të fundit, të ashtuquajturës subprime (kredi hipotekare tepër të lehta, të lëshuara ndaj një klientele tepër të influencueshme),ka dalë në skenë aspekti i pushtetit tepër të madh të ushtruar nga bankat në administrimin e monedhës. Jo të asaj të arit,që nuk qarkullon më prej kohësh, as asaj të letrës, të shpikur nga kinezët dhe rishpikur nga një skocez i shtatëqindës, por asaj telefonike dhe elektronike.

Mekanizmat, përmes të cilave kanë shtrirë jashtëzakonisht zonën e kredisë (antropologu Karl Polanyi do të thoshte kanë "merkatizuar" hapësirën dhe kohën) janë teknikisht tërheqëse. Në veçanti, për sa i përket shpërndarjes së rreziqeve dhe pasojës së saj të dyfishtë për të mbrojtur efektivisht individët, duke e shpërndarë megjithatë rrezikun në sistem.

Pak ashtu si pluhuri i arit, manna legjendare, për të cilën flet Testamenti i Vjetër, që iu nevojit shumë popullit hebre për të shkatërruar në të njëjtën kohë armiqtë e tij (por këtu bëhet fjalë për banka dhe klientë). Është fakt se turbullira më e fundit ka hedhur më shumë se një dyshim mbi mundësinë e humbjes së kontrollit të sistemit monetar dhe të paradoksit që bankat qendrore, të krijuara për të garantuar stabilitetin e sistemit, janë të detyruara të ndërhyjnë me nxjerrje masive monedhash të reja për të evituar pasojat e destabilizimit të tyre.

Është rishfaqur problemi i raporteve ndërmjet "arit" dhe politikës,me të cilin kemi hapur këtë diskutim që po bëjmë, në një mënyrë akoma më të "çuditshme", duke risjellë një propozim heretik, i cili duhej të zgjidhte me themel problemin e teprimeve të çrregullimit bankar, duke eliminuar bankat.

Propozimi lind nga një provokim i një afaristi gjerman në vitet tridhjetë, Silvio Gezel, i cili propozoi, me qëllim eliminimin e harxhimit joproduktiv të akumulimit financiar, aplikimin e kredive me një interes negativ, me pagesën e një takse vjetore që do të reduktonte gradualisht vlerën.

Propozimi është bërë dhjetë vjet më parë nga i ashtuquajturi "Bromsgrove Group", ose grupi i "Money Reformers", në një formë më të artikuluar që përfshin të tërë politikën fiskale dhe monetare. E thënë ndryshe, në vend që të mbledhë të ardhura me taksa ose përmes kreditimeve, qeveria mund të krijojë monedhë për të financuar direkt investime publike ose konsumet individuale:monedhë të shpërndarë ala Keins dhe të ngarkuar me interes negativ ala Gezel, që do të ishte e shpenzuar shpejt në konsume dhe investime,duke shmangur një tepricë inflacioniste të kërkesës në sajë të rritjes së menjëhershme të ofertës dhe një mungesë të kërkesës në sajë të mungesës së kursimit.

Para se të buzëqeshni, mendoni një moment si na fton të veprojmë James-i i çmendur në një bisedë të këndshme imagjinare për Sëiftin,leximi i së cilës nuk është i këshillueshëm për bankierë me tension të lartë. Nuk do të jetë megjithatë e nevojshme që të kujdesen për"arteriet" e tyre, shumë të provuara në këto kohë. Ka metoda pak më të çuditshme për të rivendosur një kontroll të financës.

Për shembull, të ndërtojmë një farë rendi ndërkombëtar ala Breton Vuds, të paktën duke rimarrë dhe rinovuar idetë që atëherë Keinsit iu desh t'i braktiste, jo për të adoptuar një monedhë të vetme botërore, siç sugjeronte ai bankor-in, por për të realizuar me një marrëveshje të përbashkët një sistem të ekuilibruar dhe të rregulluar të raporteve të qëndrueshme ndërmjet monedhave botërore: sot dollari dhe euroja, nesër kush e di.

Sigurisht, do të duhej në Evropë një qeveri evropiane që të ishte në gjendje të përdorte monedhën e saj të fortë duke përforcuar me një politikë makroekonomike evropiane një ekonomi të dobët (të kundërtën e asaj që bën Amerika).Euroja ka lindur nga serendipity (rastësia fatlume).

Serendipi, një mbret mitik, u bë i famshëm sepse, duke kërkuar një gjë, gjente një tjetër akoma më të rëndësishme. Euroja duhej të ishte një "frangë" e fortë, asgjë më shumë. Në të kundërt, është bërë një monedhë botërore me qendër në Frankfurt. Euroja mund të jetë më shumë se një monedhë. Në fund të fundit, monedha është për vetë natyrën e saj, në histori, më shumë se një monedhë e thjeshtë. Është pjesë integrale e identitetit të një kombi.

Deri dje nuk ishte e mundur të mendohej Gjermania pa markën, Franca pa frangën, Greqia pa dhrahminë dhe deri Italia pa liretën e saj, së cilës i atribuohen sot nostalgji të padiskutueshme. Për këtë, akti me të cilin është krijuar euroja nuk bën pjesë vetëm në historinë monetare, por dhe në historinë e madhe.


avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paraja, rrënja e së keqes ? Empty Re: Paraja, rrënja e së keqes ?

Mesazh  Odin 17.04.11 0:32

"Paraja është një formë e re e skllavërisë".
Leo Tolstoy
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paraja, rrënja e së keqes ? Empty Re: Paraja, rrënja e së keqes ?

Mesazh  Fakiri 17.04.11 13:12

Ibin Arabiu për paran ka thënë:"Sikur mos ta dija kush të ka krijuar,do të të pranoja për Zot".....
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paraja, rrënja e së keqes ? Empty Pa Para nuk ja jet

Mesazh  tanki94 17.04.11 16:22

dihet qe pa para nuk ka jete un p.sh qe kam para me duket qe nese i humbi parat humbi te gjitha vlerat ne jet perfshir edhe jeten pra duhet me dit qe PARAJA eshte gjithqka ne jete
tanki94
tanki94

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paraja, rrënja e së keqes ? Empty Re: Paraja, rrënja e së keqes ?

Mesazh  Odin 31.08.11 10:25

Thënie për paranë

1. “Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë. Dashuria është. Për fat të mirë, unë dua paratë”.
Jackie Mason

2. “Tek Perëndia besojmë. Të gjithë të tjerët duhet të paguajnë para në dorë”.
Thënie amerikane

3. “Paratë janë më mirë se varfëria, por vetëm për arsye financiare”.
Woody Allen

4. “Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën”.
John Updike

5. “Nëse i detyrohesh bankës 100 dollarë, ky është problemi yt. Nëse i detyrohesh bankës 100 milionë dollarë, atëherë është problemi i bankës”.
JP Getty

6. “Nuk ka rëndësi a je i bardhë apo me ngjyrë ... ngjyra e vetme që ka rëndësi është e gjelbra”.
Family Guy

7. “E vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë ... është të kesh shumë prej tyre”.
Edith Wharton

8. “Nëse doni të dini se çfarë mendon Zoti për paratë, mjafton të shihni njerëzit të cilëve ai ua jep”.
Thënie e vjetër irlandeze

9. “Jini të pasur për veten tuaj ... dhe të varfër për miqtë”
Juvenal

10. “Nëse doni ta dini vlerën e parave, provoni të merrni hua disa”.
Benjamin Franklin

11. “Me 10 mijë dollarë do të ishim milionerë! Kështu do të blinim gjithë gjërat e nevojshme si ... dashuria!
Homer Simpson

12. “Mënyra më e lehtë që fëmijët të mësojnë për paratë do të ishte kur ju të mos kishit”.
Katharine Whitehorn

13. “Financa është arti i kalimit të parave nga dora në dorë derisa më në fund të zhduket”.
Robert W. Sarnoff

14. “Gjithçka që kërkoj është një mundësi për të treguar se paratë nuk më bëjnë të lumtur”.
Spike Milligan

15. “E ç’vlerë ka lumturia? Ajo nuk t’i blen dot paratë”.
Henry Youngman

16. “Shumë njerëz shpenzojnë paratë që s’i kanë fituar, për të blerë gjëra që s’i duan, për t’i lënë mbresa njerëzve që s’i pëlqejnë”.
Will Smith

17. “Sikur vetëm Perëndia të më jepte një shenjë të qartë ... si për shembull të më hapte një llogari të madhe në një bankë zvicerane”.
Woody Allen

18. “Ai që martohet për dashuri pa para kalon netë të mira dhe ditë të këqija”.
Thënie amerikane

19. “Mes punës dhe familjes, vërtet që s’po kaloj shumë kohë me paratë e mia”.
Thënie amerikane

20. “Ndryshimi mes një divorci dhe një ndarjeje ligjore është se ndarja ligjore i jep burrit kohë për të fshehur paratë e tij”
Johnny Carson

21. “Një bankë është një vend që do të të japë para nëse i vërteton se s’ke nevojë për to”.
Bob Hope

22. “Kushdo që thotë se paratë nuk e blejnë lumturinë, thjesht nuk dinë se ku të bëjnë pazar”.
Bo Derek

23. “Kur isha i ri mendoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në jetë; tani që jam i rritur e di se janë vërtet”.
Oscar Wilde

24. “Monedha është e pavlefshme në ditët e sotme”.
Yogi Berra

25. “Çdo ditë ngrihet dhe shikoj listën e “Forbes” për njerëzit më të pasur në Amerikë. Nëse nuk jam atje, shkoj në punë”.
Robert Orben

26. “Gjithmonë merr para hua nga një pesimist ... ai nuk pret që ti t’ia kthesh”.
Thënie amerikane

27. “Nëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë, provo të mos paguash dy muaj fatura”.
Earl Wilson

28. “Mos më thoni se ku i keni prioritetet. Më tregoni për çfarë i shpenzoni paratë dhe unë do t’ju tregoj se çfarë janë”.
James W. Frick

29. “Arsimi formal do t’ju nxjerrë bukën e gojës; mësimet nga jeta do t’ju bëjnë të pasur”.
Jim Rohn

30. “Paratë janë realitetin, një tipar permanent i jetës së përditshme. Ato i japin jetës një ritëm të veçantë, një “tërheqje” të caktuar, një perceptim të pazakontë të botës dhe vendit tonë në të”.

31. “Paratë i krijojnë problemet atëherë kur nuk i kemi; na i shtojnë ato edhe kur i kemi. Por është vetëm një iluzion se ne jemi në kontroll të parave tona. E vërteta është se ne e dimë dhe e kuptojmë sa kontroll ushtrojnë mbi ne”.

32. “Paratë na bëjnë zotërinj dhe skllevër. Pushteti ynë mbi paratë është i vërtetë, por vetëm kur kuptojmë pushtetin e tyre mbi ne”.
Thënie franceze

33. “Shumë prej nesh i konsiderojnë amerikanët si ndjekës të parave. Kjo është një shpifje mizore, edhe pse është përsëritur nga vetë amerikanët”.
Albert Einstein

34. “Ai, opinioni i të cilit është se paratë mund të bëjnë gjithçka, mund të bëjë gjithçka për para”.
Benjamin Franklin

35. “Nëse do të ishit të pasur, mendoni edhe të kurseni”.
Benjamin Franklin

36. “Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. Kush është ai? Askushi.
Benjamin Franklin

37. “Pasuria mund të na aftësojë të bëjmë favore; por hirin pasuria s’na e jep”.
Charles Caleb Colton

38. “Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore nëntëmbëdhjetë; rezultati, lumturi. Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore njëzet e gjashtë paund; rezultati, mjerim”.
Charles Dickens

39. “Nëse të gjithë njerëzit e pasur në botë do ta ndanin pasurinë mes tyre, nuk do të kishte mjaftueshëm për të tjerët”.
Christina Stead

40. “Paratë e tepërta janë delli i luftës”
Cicero

41. “Paratë nuk kanë qenë kurrë motivim i rëndësishëm për mua, përveçse për të shënuar pikë. Nxitja e vërtetë është loja”.
Donald Trump

42. “Paratë janë delli i dashurisë, si dhe i luftës”.
Doktor Thomas Fuller

43. “Po jetoj kaq larg të ardhurave të mia, sa mund të thuhet se po jetojmë të ndarë”.
Anonim

44. “Kurseni nga pak çdo muaj dhe në fund të vitit do të habiteni se sa pak që keni”.
Ernest Haskins

45. “Të pasurit janë shkuma e tokës në çdo shtet”.
G.K. Chesterton

46. “Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave”.
George Bernard Show

47. “Njerëzit duhet të jenë të varfër për ta kuptuar luksin e të dhënit”.
George Eliot

48. “Paratë ju çlirojnë nga të bërit e çdo gjëje që s’pëlqeni. Meqë s’më pëlqen asgjë, paratë më hyjnë në punë”.
Groucho Marx

49. “Vlera kryesore e parave është në faktin se njerëzit jetojnë në një botë e cila mbivlerësohet”.
H.L. Mencken

50. “Bëjeni paratë perëndinë tuaj, dhe do t’ju shkatërrojë si djalli”Henry Fielding







51. “Nëse mund t’i numëroni paratë, nuk keni një miliardë dollarë”.
J. Paul Getty

52. “Kam aq para sa të më mbeten deri në fund të jetës, deri në momentin që do të blej diçka”.
Jackie Mason

53. “Një rrogë e mirë është receta më e mirë për lumturinë që kam dëgjuar ndonjëherë”.
Jane Austen

54. “Një njeri i zgjuar duhet ta ketë paranë në kokë, por jo në zemër”.
Jonathan Swift

55. “Mos u gënjeni duke besuar se një njeri i pasur është domosdo i zgjuar. Ka mjaft prova që vërtetojnë të kundërtën”.
Julius Rosenwald

56. “Kurrë s’e kam përfunduar gjimnazin, megjithatë jam i pasur dhe i suksesshëm”.
Këngëtar anglez

57. “Nëse doni të ndiheni të pasur, mjafton të numëroni gjërat që keni dhe që paratë s’i blejnë”.

58. “Paratë janë si shqisa e gjashtë, s’mund t’i përdorësh pesë të parat pa to”.
William Somerset Maugham

59. “Mund të bëheni të përkryer në diçka që doni. Mos i bëni paratë synimi juaj. Por, përkoni gjërat që doni të bëni, dhe atëherë bëjini ato aq mirë, sa të tjerët s’do t’jua ndajnë sytë”.
Maya Angelou

60. “Paratë ende s’e kanë bërë një njeri të lumtur. Sa më shumë të ketë, aq më shumë do të dojë. Në vend që të mbushë një vakum, krijon një tjetër”.
Benjamin Franklin

61. “Ju kujtoni se paratë janë rrënja e të këqijave. E keni pyetur veten se cila është rrënja e gjithë parave”?
Ayn Rand

62. “Intelekti ndërtohet paralelisht me ekonominë e parave”.
G. Simmel

63. “Paratë, nëse nuk të sjellin lumturi, të paktën të ndihmojë të jesh i mjerueshëm në luks”.
Helen Gurley Brown

64. “Arti nuk është në bërjen e parave, por në ruajtjen e tyre”.
Fjalë e urtë

65. “Paratë janë vetëm një mjet. Do të të çojnë ku të duash, por nuk do të të zëvendësojnë ty si shofer”.
Ayn Rand

66. “Paratë shpesh kushtojnë shumë”.
Ralph Waldo Emerson

67. “Nuk do të jetoni një ditë të lumtur, edhe sikur të keni fituar shumë para, nëse nuk bëni diçka për dikë që s’mund t’jua rikthejë”.
Ruth Smeltzer

68. “Dilni në botë dhe punoni sikur paratë mos kenë rëndësi, këndoni sikur askush s’ju dëgjon, dashuroni sikur kurrë mos jeni lënduar dhe kërceni sikur askush s’po ju sheh”

69. “Është mirë të keni para dhe gjërat që i keni blerë me para, por është mirë që ndonjëherë të bëni një kontroll se mos keni humbur ndonjë nga gjërat që s’i keni blerë me para”.
George Lorimer

70. “Me para mund të blini një qen të mirë, por vetëm dashuria do ta bëjë të tundë bishtin”.
Richard Friedman

71. “Paratë kurrë s’e krijojnë një ide. Është ideja që krijon paratë”.
Owen Laughlin

72. “Sa ndryshim bën sa shumë ke? Ajo që s’keni është edhe më e madhe”.
Seneca

73. “Paratë janë barometri i virtytit të shoqërisë”.
Ayn Rand

74. “Shumë njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre, derisa ato përfundojnë, ndërsa të tjerë bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre”.
Johann Wolfgang von Goethe

75. “Paratë dhe gratë janë më të kërkuarat”.
Will Rogers

76. “Paratë do të vinë kur bëni gjënë e duhur”.
Mike Phillips

77. “Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen më shumë se paratë”.
Thomas Jefferson

78. “Nuk jap rroga të mira, pasi kam shumë para; kam shumë para, pasi jap rroga të mira”.
Robert Bosch

79. “Paratë zakonisht tërhiqen, nuk kërkohen”.
Jim Rohn

80. “Paratë nuk kërkohen për të blerë një nevojë të shpirtit”.
Henry David Thoreau

81. “Nëse paratë s’mund ta blejnë lumturinë, të paktën ju lejojnë të zgjidhni një formë mjerimi”.

82. “Një burrë ka njëqind dollarë dhe ju e lini me dy dollarë. Kjo është zbritja”.
Mae West

83. “Paratë nuk rriten në pemë”.
Fjalë e urtë

84. “Paratë janë si dashuria; vret me ngadalë atë që e mban dhe gjallëron atë që e jep”.
Kahlil Gibran

85. “Nuk kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshëm; kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi kemi shpenzuar shumë”.
Ronald Reagan

86. “Nuk më interesojnë shumë paratë, se paratë s’ma blejnë dashurinë”.
Tekst nga “Beatles”.

87. “Mënyra më e mirë për ta dyfishuar paranë është ta palosësh dhe ta fusësh në xhep”.
Frank Hubbard

88. “Ekziston një mënyrë e lehtë për t’u kthyer nga kazinoja me një shumë të vogël: të shkosh atje me një shumë të madhe”.
Jack Yelton

89. “Të përzierat e makinës të vijnë kur kalon afati i pagimit të faturave”.

90. “Inflacioni ka shkatërruar gjithçka. Një monedhë përdoret vetëm si kaçavidë”.
Jackson Brown

91. “I kundërshtoj milionerët, por do të ishte e rrezikshme sikur të ma jepnin mua atë post”.
Mark Twain

92. “S’mund ta përballoj të humbas kohën duke bërë para”.
Louis Agassiz

93. “Kur ka para në poezi, por nuk ka as poezi në para”.
Robert Graves

94. “Kur has në para e heq qafe shpejt, para se të më futet në zemër”.
John Wesley

95. “Një xhepmbushur shpesh rënkon më shumë se një stomakbosh”.
Franklin Delano Roosevelt

96. “Pas një vizite në plazh, vështirë të mendosh se jetojmë në një botë materiale”.
Pam Shaw

97. “Masa e vërtetë e pasurisë është sa shumë do të vlenit sikur t’i humbisnit paratë”.

98. “Kur pema e fundit të jetë fishkur dhe lumi i fundit të jetë helmuar dhe peshku i fundit të jetë zënë, atëherë do të kuptojmë se s’mund ta hamë paranë”.
Fjalë e urtë indiane

99. “Do të më pëlqente të jetoja si një njeri i varfër me shumë para”.
Pablo Picasso

100. “Filozofia e parave kontribuon në edukimin e njerëzimit dhe i ndihmon njerëzit të kujtojnë se “matësi i të gjitha gjërave” duhet të jetë gjithmonë njeriu”.



Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paraja, rrënja e së keqes ? Empty Re: Paraja, rrënja e së keqes ?

Mesazh  Berti69 31.08.11 10:53

Paraja i ben njerezit te cmenden ne kete bote duke humbur gjene me te shenjte ne kete toke...
Paraja mund te bleje nje shtepi,por jo nje vater familjare,
mund te bleje nje shtrat,por jo enderren,
mund te blej nje ore ,por jo kohen,
mund te bleje nje liber ,por jo ndergjegjen dhe diturine,
mund te bleje nje post,por jo respektin,
mund te bleje doktorin, por jo shendetin,
mund te bleje kryqin por jo shpetimtarin,
mund te bleje seksin,por jo dashurine.
Nese doni te ndiheni te pasur, mjafton te numeroni gjerat qe keni dhe qe parate s’i blejne!
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paraja, rrënja e së keqes ? Empty Re: Paraja, rrënja e së keqes ?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi