EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Voodoo

3 posters

Shko poshtë

Voodoo Empty Voodoo

Mesazh  Jon 20.09.09 1:23

Voodoo

Voodoo 1280px-Voodo-altar

Në shtetin e vogël afrikano-perëndimor të Beninit, voodoo-ja është praktikuar prej 10 mijë vjetësh, por përpjekjet për të ruajtur traditat e saj të lashta g..... janë shndërruar në një barrë të madhe për familjet besimtare dhe duke zhytur njerëzit gjithnjë e më shumë në varfëri.

Benini është në unik në njohjen e Voodoo si një fe zyrtare, të ndjekur nga dy të tretat e 7.6 milion banorëve. Kjo fe përfshin një panteon perëndish dhe shpirtërash, ndërmjetësia e të cilëve kërkohet përmes flijimit të gjakut të kafshëve.

Por për të mbijetuar, voodoo ka nevojë për një brez të ri për të përcjellë mistere të shenjtë, kështu që mijëra fëmijë iniciohen nga priftërinjtë çdo vit. Por çmimi i ceremonive mund të jetë i papërballueshëm dhe disa prindër madje po shesin fëmijët e tyre për të paguar borxhet e voodoo-së.

Në fshatin Djejbe, një vajzë 9-vjeçare tërhiqet zvarrë, duke kënduar himne fetarë. E zhveshur deri në bel, ajo sheh nga toka e pastruar prej këmbëve të saj të zbathura teksa del në oborrin e "konventës së voodoo" të Do Pa Tohizanli, një prej institucioneve të shumtë për iniciimin e fëmijëve në misteret e Voodoo.

Thomas Azanaai, autor i një raporti mbi sistemin e konventës thotë se ka mijëra të tilla. Ndërkohë që, në Do Pa Tohizanli kjo vajzë është "e vdekur" dhe nuk ka emër.

Sapo iniciohet, ajo do të rilindë dhe do të marrë emër të ri. E ëma, Adonosi Kpamegan vështron e nervozuar. Ajo nuk mund t'i afrohet të bijës, e cila përfundon këngën dhe gjunjëzohet përpara priftit të lartë.

Ndalohet që prindërit të kenë çdo lloj komunikimi me fëmijët e tyre, ndërkohë që këta pagëzohen, një proces që sipas priftërinjve mund të zgjasë tre muaj, por shpesh herë zgjat më shumë se tre vite.

Pas pesë aborteve, Kpamegan shkoi tek prifti i saj 12 vjet më parë për të kërkuar ndihmë që të kishte një fëmijë. Ai kreu një ritual pjellorie falas, me "pazarin" faustian që, nëse do të lindte një fëmijë do të duhej ta sillte në konventë.

Por kur lindi e bija, Kpamegan nuk kishte para për të paguar tarifën e pagëzimit kështu që, siç thotë ajo, ia morën beben me forcë dhe ia rikthyen vetëm, pasi ajo ra dakord të kursente para dhe të dorëzonte fëmijën më vonë. Pas nëntë vjetësh, ajo ende nuk kish kursyer aq sa duhej. "Më pas, Voodoo më mori vajzën", thotë ajo. "Ajo u pushtua dhe vrapoi duke ulëritur drejt konventës".

Ceremonitë kushtojnë afro 200 stërlina, një pasuri kjo në një vend ku më shumë se gjysma e popullsisë jetojnë me më pak se 1 stërlinë në ditë. Kpamegan fiton 12 qindarka në ditë si mbledhëse drush; bashkëshorti është i papunë.

Prifti i lartë mohon që të pasurohet në kurriz të të varfërve. "Paratë nuk vjnë tek unë", këmbëngul ai. Të gjithë paratë, thotë ai, përdoren për të blerë dh.. dhe pula si dhe përbërës të tjerë ceremonialë.

Koncepti i uljes së kostos së flijimeve e bën të qeshësh. "Kur Voodoo kërkon diçka nga ti, nuk duhet ta kundërshtosh". Me dhëmbë të rënë dhe shumë i plakur, ai nuk është në gjendje të shohë përpara, madje as të kuptojë se mund të ketë një problem.

Varfëria në Benin është shkaktuar nga faktorë që përfshijnë tokën djerrë, mbipopullimin dhe menaxhimin shkatërrimtar financar në 17 vitet kur ishte një diktaturë marksiste.

Në rastin më të mirë, ceremonitë Voodoo shterojnë burimet e komuniteteve ruralë që tradicionalisht kanë shkëmbyer mallra dhe jo para për ritualët.

Në rastin më të keq, falimenton dhe ndan familjet, duke i zhytur më shumë në borxhe e varfëri. Një mënyrë për të zbutur efektet më të këqinj të varfërisë është shitja e fëmijëve, duke i lënë ata në vend të kostove të pagëzimit dhe ceremonive të tjera.

Prindër të tjerë i dërgojnë fëmijët në punë si shërbëtorë apo punëtorë, në kushte që Sulejman Diallo, përfaqësues i Fondit të Arsimit të Fëmijëve në Benin i përshkruan si "një formë moderne e skllavërisë".

Diallo beson se, shumë familje paguajnë borxhet e pagëzimit, duke shitur një apo më shumë fëmijë për punë të detyruar. Studimet tregojnë se 40 mijë fëmijë trafikohen në Benin çdo vit si dhe shkojnë të punojnë në gurore në Nigeri, aty ku rrihen, lihen të vdesin urie dhe punojnë me turne, duke thyer gurë.

Voodoo

Voodoo 1024px-VeveLegba.svg

Voodoo është një traditë fetare me origjinë në Afrikën Perëndimore, që u bë e njohur në Botën e re për shkak të importimit të skllevërve afrikanë. Voduni afrikano-perëndimor është forma origjinale e fesë; vodou Haitian dhe voodoo e Luizianës janë pasardhësit e saj në Botën e Re.

Vodou (Voodoo në anglisht) është një emër i dhënë një feje sinkretiste të botës së re, apo një familje fesh, bazuar në besimet e Fon, Ewe dhe ppuj të tjerë të Afrikës Perëndimore, të popujve të Kongos në Afrikën Qendrore dhe Krishtërimit. Gjendet në zona të diasporës afrikane, sidomos në Haiti, Republikën Dominikane, Kubë e Brazil.

Në fenë Voodoo, i gjithë Krijimi është hyjnor dhe si rrjedhim ka fuqi hyjnore, që mund të arrihet prej praktikuesve. Funksionet themelorë të voodoo janë të shpjegojnë forcat e universit, të influencojnë këto forca dhe të influencojnë sjelljen njerëzore.

Gojëdhënat e voodoo përcjellin gjenealogjinë, historinë dhe fabulat. Praktikantët nderojnë perënditë dhe të lashtët. Kur është me gërma të mëdha, fjala Voodoo tregon fenë. Kur është me gërma të vogla tregon shpirtërat e fesë.

James Brabazon
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Voodoo Empty Re: Voodoo

Mesazh  Jon 20.05.10 10:45

Vaudou - Vodu

Besimi ‘vodu’ u formua nga bashkimi i disa feve pagane afrikane dhe asaj katolike që sollën francezët në kolonitë e tyre. Në të vërtetë është një traditë e skllevërve të zinj.

Shumica e popullsisë në Haiti i përkasin besimit ‘vudu’. Haitianët janë ende një popull pagan.

Ato besojnë në disa hyjni, të cilat sipas tyre janë të udhëhequr nga një Zot, i cili nuk ndërhyn në punët e njerëzve. ‘Vodu’ është një fe e përafërt me judaizmin dhe krishtërimin, por me një komponente të lartë dhe të frikshme pagane.

Sipas tyre Zotii ka krijuar gjithçka, është suprem dhe i plotfuqishëm. Por ai gjithashtu është edhe i paaritshëm.

Besimtarët nuk mund ti drejtohen atij me lutje, por për to ndërmjetësojnë hyjnitë, të cilët janë një lloj si shenjtorët.

Sipas besimit ‘vudu’, njerëzit u luten hyjnive, të cilët ndërmjetësojnë tek Zoti për udhëzim, falje gjynahesh, etj.

Të bardhët u`a ndaluan skllevërve të praktikonin fetë e paraardhësve të tyre dhe i pagëzuan ato me katolicizëm. Mirëpo, të imponuar për të praktikuar katolicizmin, vudistët vazhdonin me ritualet e tyre në mënyrë të fshehtë.

Këto praktika bazohen tek ekzistenca e një pjese të errët të qënies njerëzore.

Magjia e zezë praktikohet nga klerikët e tyre të cilët quhen Bokor, të konsideruar si “ata që i shërbejnë Zotit me të dyja duart”, dhe nga disa grupacione sekrete.

Sipas besimit ‘vudu’, shpirtrat e këqinj enden nëpër terrin e natës. Disa prej tyre mund të marrin dhe shëmbëlltyrën e disa lloje kafshësh si: ujkut, qenit, lakuriqit të natës, etj.

Aktiviteti i bokorve përqëndrohet në krijimin e “lugetërve” të cilët janë njerëz të ringjallur për të bërë vepra të këqia dhe për të përhapur shkatërrime në tokë. Dhe të gjitha këto në këmbim të ndonjë kurbani.

Qëllimi i këtyre ritualeve ‘vudu’ është që të hyjnë në kontakt me shpirtrat, në mënyrë që të përfitojnë ndere prej tyre në këmbim të disa të mirave ose kurbaneve dedikuar atyre.

Zakonisht ritualet mbahen me rastin e ndonjë vdekjeje, për të larguar syrin e keq apo ndonjë sëmundje, gëzimi familjar, fejesë, martesë, lindje, etj.

Këto rituale zhvillohen në këtë mënyrë:
Hapja e ritualit me një festë; formohet një atmosferë veve (kurora me lule, miell në dysheme dhe rrahje tamburash); këngë të shenjta; vallëzimi i shenjtë. Ritmi i kërcimit shtohet hap pas hapi derisa njëri nga kërcimtarët rrëzohet në tokë në gjendje transi dhe ja dorëzon shpirtin një hyjnie (shpirtit të një shenjtori).

Theret një kurban për nder të hyjnisë dhe kërcimtari duhet të pijë nga gjaku i kafshës së therur.

Pamje gjate ceromonive ku kalohet ne trans të vërtetë

Voodoo Wi10

Voodoo F6142e10

Voodoo 8833-610

Voodoo 11883410

Voodoo F7546010

Kjo është një kukullë e njohur vaudou që përdoret gjatë magjive

Voodoo A6c82010
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Voodoo Empty Re: Voodoo

Mesazh  gjilanasi 09.09.15 23:32

gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Voodoo Empty Re: Voodoo

Mesazh  dashmir* 21.09.15 20:02

shum do te kuptoni
dashmir*
dashmir*

“The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams.”


9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Voodoo Empty Re: Voodoo

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi