Efekti Luçifer
Faqja 1 e 1
Efekti Luçifer
EFEKTI LUCIFER
Ligësia dhe mirësia, janë thjesht, shkak-pasojë...
“Efekti Lucifer” përshkruan një pikë në kohë, kur një person krejtësisht normal dhe i zakonshëm kapërcen kufirin mes së mirës dhe të keqes dhe kryen veprime të liga.
Ky efekt përfaqëson transformimin e karakterit njerëzor, i cili vjen për shkak të rrethanave. Këto transformime i hasim nëpër romane zakonisht, ku forcat shoqërore janë të forta aq sa duhet për të shndërruar tiparet personale të moralit, drejtësisë, dhembshurisë etj.
E keqja është ushtrimi i pushtetit në mënyrë të qëllimshme për të dëmtuar psikologjikisht, dëmtuar fizikisht apo shkatëruuar (vdekje ose shkatërrim moral) të tjerët.
Sipas përshkrimeve që japin tekstet fetare të krishtera, Luciferi ishte ëngjëlli i preferuar i Zotit, i cili quhej edhe Ylli i Mëngjesit, Drita, Princi i Pushtetit të Ajrit apo edhe Atmosfera.
Mëkati i tij që ishte zilia dhe armiqësia ndaj njeriut e shndërroi atë në simbolin e ligësisë.
Ai u bë Satanai apo Djalli. Ai kishte refuzuar dëshirën e Zotit për të respektuar njeriun si mbartës të imazhit të Zotit. Kur kryengjëlli Mëhill urdhëroi të gjithë ëngjëjt që të adhuronin njeriun, Luciferi kundërshtoi.
Ai tha: “Unë nuk adhuroj dikë që është inferior ndaj meje. Unë jam krijuar para tij. Para se ai të krijohej unë isha i krijuar. Ai duhet që të më adhurojë mua.”
Në krah të Luciferit u rreshtuan edhe ëngjëj të tjerë, pavarësisht paralajmërimit të Mëhillit. Një betejë kozmike ndodhi mes ëngjëjve dhe Luciferi e ndjekësit e tij u përzunë nga Parajsa dhe u hodhën në Ferr (një vend i krijuar nga Zoti edhe ky).
Luciferi u transformua në këtë mënyrë në Djallin e mëvonshëm. Ai planifikoi hakmarrjen kundër njeriut dhe dobësisë së tij shpirtërore. Ai arriti që nëpërmjet Evës [gjarpri/Luciferi bindi Evën për të ngrënë mollën me Adamin], gruas së Adamit t’i bëjë dy njerëzit e parë që të shkelin porosinë e Zotit dhe të përzihen nga kopshti i bekuar i Edenit.
Në këtë mënyrë, efekti Lucifer paraqet këtë transformim të paimagjinueshëm, që nga ëngjëlli i preferuar i Zotit dhe simboli i Dritës, në simbol të së keqes, në Djall.
Puna e Filip Zimbardo [Profesor Emeritus në Stanford University] fokuson pikërisht këtë transformim psikologjik të karakterit njerëzor, në të cilin njerëz të zakonshëm madje edhe njerëz të mirë, arrijnë që të kryejnë veprime që quhen të këqija, në një kohë relativisht të shkurtër.
Një studim i psikologjisë së burgimit, kryer në Universitetin Standford
Çfarë ndodh kur ju fusni njerëzit e mirë në një vend të keq? A mundet që njerzillëku të fitojë ndaj të keqes apo e keqja fiton? Këto janë pak pyetje të bëra gjatë eksperimentit klasik psikologjik në Universitetin e Standfordit në verën e vitit 1971.
Ajo që u testua për të marrë përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe përfundimet, mund të ngrinin shumë njerëz nga habia.
Një plan psikologjik, i mirëstudiuar dyjavor që kishte si synim të vëzhgonte sjelljet dhe psikologjinë e jetës së burgut, u desh të ndërpritej vetëm pas 6 ditësh eksperimentim, për shkak të situatës që u krijua nga studentët, që merrnin pjesë në këtë eksperiment.
Rojet u bënë sadistë dhe të burgosurit u stresuan tej normales deri në ekstrem. Po si ndodhi? Më poshtë do të shohim hap pas hapi këtë eksperiment të njohur, i cili është bërë shembull referimi në organizimin e jetës në ambjente të ndryshme dhe për të kuptuar natyrën njerëzore dhe mënyrën se si transformohet ajo.
Në një mëngjes të qetë të së dielës...
Në një mëngjes të qetë të gushtit, në Palo Alto, Kaliforni, një makinë policie kalonte nëpër qytet dhe mblidhte studentë si pjesë e një eksperimenti psikologjik, duke bërë arrest masiv për dhunim të Kodit Penal 211, grabitje me armë etj.
I dyshuari merrej nga shtëpia e tij, ku i lexoheshin të drejtat e tij dhe futej i prangosur në makinën e policisë, duke u ndjekur prej vështrimeve të habitura të fqinjve e kalimtarëve.
I dyshuari transferohej në rajonin e policisë me sirenat e ndezura. Me të mbërritur në rajon, atij i merreshin gjurmët e gishtave, i tregoheshin të drejtat, i bëhej identifikimi dhe mbahej në paraburgim duke i mbyllur sytë dhe lidhur duart.
Policët që i arrestuan mbanin syze të errëta dielli dhe procedurat e ndjekura mbillnin frikë te të dyshuarit.
Sistemimi
Vullnetarët
Ajo që këta “të dyshuar” kishin bërë ishte thjesht një përgjigje që kishin bërë ndaj një gazete locale, e cila kërkonte vullnetarë për një eksperiment studimi psikologjik për efektet e jetës në burg.
Profesorët që e kishin realizuar këtë eksperiment kërkonin që të bënin një vëzhgim në lidhje me efektet që ndodhnin kur dikush bëhej i burgosur apo gardian burgu.
Për të bërë këtë gjë u vendos që të ndërtohej një burg i simuluar dhe të vëzhgoheshin me kujdes të gjithë ata që do të ndodheshin brenda mureve e që do të merrnin pjesë në këtë eksperiment.
Më shumë se 70 aplikues u përgjigjën ndaj thirrjes për këtë eksperiment dhe ata i’u nënshtruan një interviste diagnostikuese e testeve të personalitetit, me qëllim që të eleminoheshin kandidatët me probleme psikologjike, paaftësi shëndetësore apo që kishin të shkuar të lidhur me krimin e abuzimin me drogëra.
Në fund mbetën vetëm 24 studentë nga SHBA-ja dhe Kanadaja, të cilët qëlluan të ishin në zonën e Standfordit. Këta do të merrnin 15 dollarë në ditë për pjesëmarrjen e tyre në këtë studim. Në të gjitha testimet që ata kryen dolën se ishin krejtësisht normalë.
Në këtë mënyrë, studimi në lidhje me jetën e burgut, filloi me një grup të shëndetshëm e inteligjentë meshkujsh të klasës së mesme. Këta djem u ndanë arbitrarisht në dy grupe nga një e hedhur monedhe.
Gjysma u zgjodh që të ishin gardianë dhe gjysma tjetër do të ishin të burgosur. Është e rëndësishme që të përmendet se, në fillim të eksperimentit nuk kishte dallime ndërmjet djemve që do të bënin rolin e gardianit dhe atyre që do të kishin rolin e të burgosurit.
Ndërtimi i eksperimentit
Me qëllim që të ndërtohej një ambjent sa me real, nga organizatorët e eksperimenit u thirrën në ndihmë këshillues ekspertë të fushës. Ndër të tjera, mes tyre ishte edhe një i ish-burgosur, i cili kishte qëndruar për rreth 19 vjet pas hekurave.
Ai i shpjegoi qartë drejtuesve se ç’do të thotë të jesh një i burgosur. Burgu ishte ndërtuar duke bllokuar fundin e korridorit të katit e nëndheshëm të Departamentit të Psikologjisë së Universitetit të Standfordit.
Ai korridor ishte i vetmi vend, në të cilin të burgosurit mund të hanin, lëviznin apo të stërviteshin, përveç rasteve kur duhet të shkonin në tualet, i cili ndodhej më larg (aty ata shkonin me sytë lidhur dhe në këtë mënyrë ata nuk e dinin se cila ishte rruga jashtë burgut).
Për të krijuar qelitë e burgut u hoqën disa prej dyerve të dhomave laboratorike dhe u zëvendësuan me dyer të bëra me shufra hekuri dhe me numra. Në fund të korridorit ishte një e hapur e vogël nga e cila një videokamer regjistronte çdo gjë.
Në anën e kundërt, përballë me qelitë ishte një dhomë e vogël izolimi. Ajo ishte e errët dhe e ngushtë (2mX2m) dhe shërbente për të futur aty të burgosurit e këqinj. Kishte një sistem që lejonte të dëgjohej se çfarë diskutonin të burgosurit në çdo qeli. Nuk kishte dritare nëpër qeli. Nuk kishte as orë që të bëhej llogaria e kohës gjë që më vonë pa se sillte një çorientim kohor.
Me këto të dhëna, burgu ishte gati për të pritur të burgosurit eksperimentalë, të cilët po prisnin si të paraburgosur në Departamentin e Policisë së Palo Altos. Efektet e të jetuarit në një vend që nuk kishte asnjë kontakt me botën e jashtme, asnjë pamje vizive të saj dhe asnjë mjet për të matur kohën do të rezultonin habitëse.
Mbërritja
Një gjendje e lehtë shoku
Me sy të lidhur dhe në një gjendje të lehtë shoku, në lidhje me arrestimin që u kishte bërë policia në qytet, të burgosurit u vendosën në makinë dhe u shpunë drejt burgut të Standfordit për procesim. Të burgosurit u pritën prej drejtuesit të burgut, i cili në mënyrë serioze u deklaroi gjendjen e re, atë të të burgosurit.
Poshtërimi
Secili prej të burgosurve u zhvesh lakuriq dhe u kontrollua sistematikisht. U dizifektuan më pas me spraj me qëllim që të mos kishin bakterie në trup.
Kokat e tyre për të mos u ruajtur me makinë, u mbuluan me një rrjetë najloni. Kjo ishte një procedurë degradimi, e cila ishte dizenjuar me qëllim që të poshtëroheshin të burgosurit dhe të dizifektoheshin, me qëllim që edhe ata të ishin të bindur se nuk do të sillnin asnjë bakterie në burg.
Procedurat ishin të ngjashme me ato që studentët kishin parë nëpër filma. Duke konsideruar efektin psikologjik të zhveshjes, dizifektimi, mbulimit të kokës dhe kontrollit kuptohet se ata kishin filluar të kishin një gjendje më të ngarkuar se zakonisht.
Të burgosurve iu dhanë uniforma. Modeli i veshjes ishte i tipit kominoshe dhe atyre nuk i’u dhanë veshje të brendshme.
Në këto kominoshe, në shpinë dhe para u shënua numri personal i të burgosurit. Në nyjen e këmbës së djathtë të secilit të burgosur ishte vënë një zinxhir i rëndë, i cili nuk hiqej asnjëherë. Sandale kauçuku ishin pjesa tjetër e veshjes.
Të burgosurit meshkuj nuk mbajnë veshje të brendshme, pasi synohej që të ulej ndjenja e tyre e të qenit mashkull. Për këtë qëllim u vihej edhe një rrjetë najloni, si ato që mbajnë gratë, për të mbular kokën. Shumë shpejt u vu re se, mënyra sesi të burgosurit ecnin dhe sesi ata uleshin filloi të ngjante më shumë me atë të grave se me atë të meshkujve.
Zinxhiri në këmbën e tyre, i cili është i pazakontë në burgje, shërbente që t’u kujtonte gjithë kohës mungesën e lirisë dhe ambjentin ku ndodheshin. Edhe kur të burgosurit ishin në gjumë, ata nuk mund të shpëtonin nga ambjenti mbytës i burgut, madje edhe në ëndërrat e tyre, ata duhet të ndiheshin si të burgosur.
Përdorimi i numrave të identitetit shërbente për t’i bërë të ndiheshin anonimë. Secili prej tyre duhej të thërritej vetëm nëpërmjet numrit të tij personal, jo nëpërmjet emrit dhe në këtë mënyrë do t’i drejtoheshin edhe njëri-tjetrit.
Njerëzit shprehin individualitet nëpërmjet flokëve apo veshjes dhe kjo gjë u mohua në burg, duke i bërë të gjithë të njëjtë.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Efekti Luçifer
Gardianët
Forcimi i ligjit
Rojeve nuk i’u bë asnjë trajnim i veçantë sesi të silleshin. Në vend të këtij trajnimi atyre iu dha liri e plotë, pa kufij që të bënin çdo gjë që ata mendonin se ishte e nevojshme për të ruajtur ligjin në burg dhe të komandonin e respektonin të burgosurit.
Gardianët vendosën rregullat e tyre vetë dhe i zbatuan ato nën vëzhgimin e Warden David Jaffe, një student i Universitetit Standford. Ata u paralajmëruan sidoqoftë, në lidhje me misionin shumë serioz që kishin dhe për rreziqet e mundshme, që mund të hasnin në ndonjë situatë të caktuar, kur ata duhej të ndërhynin p.sh. si gardianë të vërtetë.
Ashtu si dhe të burgosurit e vërtetë, të burgosurit tanë prisnin që të kishin edhe shqetësime dhe të kishin privatësinë e tyre të cënuar disi. Gjatë gjithë kohës, ata informoheshin se ishin vullnetarë në këtë eksperiment, prandaj edhe nëse të drejtat e tyre civile ishin shkelur në këtë burg, ata nuk iknin dot nga detyrimi që kishin.
Të gjithë gardianët ishin të veshur me uniforma të njëjta ngjyrë kaki, mbanin një bilbil në qafë dhe shkopinj si të policisë. Ata gjithashtu mbanin syze të veçanta të errëta pasqyrë, një ide që ishte marrë prej një filmi policesk. Syzet pengonin këdo që të shikonte sytë e tyre, duke e bërë të pamundur leximin e emocionit në sy dhe shtonin anonimitetin e tyre.
Ndërkohë, gardianët që e gjetën veten në një rol të pushtetshëm, ishin nën studim ashtu si edhe të burgosurit.
Studimi filloi me nëntë të burgosur dhe nëntë gardianë në burg. Tre gardianë punonin në turne tetëorëshe, ndërsa nga tre të burgosur rrinin në secilën qeli, pasi nuk kishte vend më tepër. Dhomat ishin shumë të vogla dhe të burgosurit ose do të flinin ose do të rrinin ulur sepse nuk bënin dot gjë tjetër në një hapsirë aq të vogël.
Vendosja e autoritetit
Në orën 2:30 të natës, të burgosurit u zgjuan ashpërsisht nga gjumi prej zhurmës së një fishkëllime të fuqishme për t’u numëruar. Numërimi shërbente për t’i familjarizuar të burgosurit me idenë e numrit që ata mbanin (numërimi u bë shumë herë dhe kryesisht natën).
Por më e rëndësishmja ishte se këto ngjarje u lejonin gardianëve që të ushtronin kontroll të vazhdueshëm mbi të burgosurit. Fillimisht, të burgosurit nuk kishin hyrë komplet në rol dhe nuk e morën shumë seriozisht situatën. Nga ana tjetër edhe gardianët akoma nuk e kishin marrë seriozisht rolin dhe nuk po dinin si të vendosnin autoritetin.
Ky ishte dhe fillimi i një serie përplasjesh mes të burgosurve dhe gardianëve. Ulje-ngritje horizontale në tokë (ose pompat si njihen ndryshe) ishin një formë dënimi fizik që jepnin gardianët, ndaj të burgosurve kur këta nuk zbatonin rregullat.
Fillimisht drejtuesit menduan se ky ishte një dënim që ata e kishin parë diku në ndonjë burg, por më vonë gjatë kërkimeve u vu re se ndër të tjera ky dënim ishte dhënë edhe nga nazistët në kampet e punës, si masë dënimi.
Njëri prej gardianëve për ta bërë dënimin sa më të rëndë, ushtronte presion mbi shpinën e të burgosurit që bënte ulje-ngritjet me krahë në tokë, ose i thoshte ndonjë të burgosuri tjetër që të ulej mbi shpinën e të dënuarit, ndërsa ai kryente ushtrimin. Nuk duhet harruar se gardianët vepronin sipas mënyrave që ata vetë i kosideronin si të drejta.
Fillimisht, forma e dënimit më ulje-ngritje në tokë nuk ishte shumë e përdorur, por me kalimin e kohës filloi të përdorej më tepër. Ata kishin filluar të ndryshonin. Pse po ndodhte kjo gjë?
Rebelimi
Kërkesa për pavarësi
Duke qenë se dita e parë kaloi në qetësi dhe pa incidente, drejtuesit e studimit u habitën disi kur ditën e dytë në mëngjes pati një rebelim. Të burgosurit hoqën kapelet e tyre në formë rrjete najloni, shkulën numrat dhe e mbyllën veten e tyre nëpër qeli duke vënë krevatët pas dere. Problemi që dilte ishte sesi do të përballohej ky rebelim?
Gardianët u nevrikosën për këtë sjellje dhe ata u acaruan akoma më tepër kur të burgosurit filluan t’i vënë në lojë e t’i tallin e madje edhe t’i mallkojnë. Kur turni i mëngjesit erdhi, pati një lloj pakënaqësie ndaj turnit të natës, që ishte treguar shumë i butë me të burgosurit dhe nuk kishte marrë masa për të rregulluar situatën.
Gardianët duhet ta merrnin situatën nën kontroll dhe këtë gjë duhet ta bënin me forcat e tyre pa asnjë ndërhyrje. Fillimisht ata këmbëngulën për të forcuar rregullin.
Ata vendosën që t’a trajtonin forcën me forcë. Ata morën një fikëse zjarri që nxirrte shkumë dioksid karboni dhe duke e hedhur mbi të burgosurit arritën t’i largojnë ata prej dyerve të bllokuara. Këto fikëse zjarri ishin pjesë e pajisjeve që në fillim të eksperimentit, me qëllim që të përdoreshin nëse binte ndonjë zjarr i fuqishëm. Gardianët u futën nëpër të gjitha qelitë, i zhveshën të burgosurit lakuriq, nxorën krevatet jashtë dhe filluan që të trembin të burgosurit.
Privilegje të veçanta
Rebelimi ishte thyer përkohësisht, por tashmë kishte dalë një problem i ri përballë gardianëve. Nëntë gardianë në detyrë mund të thyenin rebelimin e nëntë të burgosurve, por në çdo turn duhet të punonin vetëm tre gardianë. Ishte e qartë se buxheti i burgut nuk mund të përballonte mbajtjen në punë të nëntë gardianëve në një turn. Pra, çfarë duhej bërë?
Një prej gardianëve dha një zgjidhje: “Le të kryejmë taktika psikologjike në vend të atyre fizike”. Taktika konsistonte në ndërtimin e një qelie të privilegjuar. Tre të burgosurit që u përfshinë më pak në rebelmin e kryer, u shpërblyen me këtë qeli të privilegjuar.
Atyre iu kthyen uniformat dhe iu lejua që të lanin dhëmbët, të bënin dush dhe të pastroheshin. Të tjerëve nuk iu lejua që të kryenin këto shërbime. Të burgosurve të privilegjuar iu dha edhe një trajtim ushqimor special, në prezencën e të burgosurve të tjerë, që momentalisht nuk kishin privilegjin e ushqimit.
Qëllimi ishte që të thyhej solidariteti ndërmjet të burgosurve. Ju si mendoni, a do të kishit pranuar trajtimet speciale, nëse do të ishit në vend të tyre? A do t’i kishit refuzuar ato trajtime vetëm që të ruanit solidaritetin me shokët e burgut?
Pas një gjysëm dite me këtë trajtim, gardianët morën disa prej të burgosurve “të mirë” dhe i vunë në qelitë e këqija, ndërsa disa prej të burgosurve “të këqinj” i vunë në qelitë e mira, duke i ngatërruar në këtë mënyrë të burgosurit. Në këtë mënyrë u krijua ideja se disa prej të burgosurve mund të ishin informatorë, prandaj mund të kishin këtë trajtim të veçantë. Filloi mungesa e besimit te njëri-tjetri.
Personi që rrinte pranë drejtuesve të studimit, ai që kishte kryer disa vite burg, u tha atyre se këto teknika realizoheshin edhe nëpër burgjet e vërteta nga gardianët, me qëllim që të thyheshin aleancat e të burgosurve.
Racizmi p.sh. është një lëvizje e kësaj natyre, për të krijuar përçarje brenda etnive e racave të ndryshme brenda burgut. Në fakt, në një burg të vërtetë, kërcënimi kryesor të vjen nga ata që mund të jenë shokët që të rrethojnë. Duke i ndarë dhe përçarë në këtë mënyrë, gardianët e orientojnë agresionin brenda të burgosurve, duke e shmangur atë nga vetja.
Rebelimi i të burgosurve nga ana tjetër, luan rol që të rritet solidariteti ndërmjet gardianëve.
Tashmë, papritur, kjo nuk ishte më thjesht një lojë, një eksperiment. Në vend të saj, gardianët i shikonin të burgosurit si prodhues problemesh, të cilët mund të shkaktonin probleme që mund t’i dëmtonin ata. Në përgjigje të këtij kërcënimi, gardianët filluan të shtojnë kontrollin e tyre, vëzhgimin dhe agresionin.
Çdo aspekt i jetës së të burgosurve ra nën arbitraritetin dhe kontrollin total të gardianëve. Madje edhe të shkonin në tualet u shndërrua në një lloj privilegji që e kishin në dorë gardianët, të cilët edhe e mohonin këtë gjë nëse donin. Nëse dikush prej të burgosurve do të kishte nevojë që të shkonte në tualet pas orës 22:00, kjo nuk do të ishte e mundur.
Në dhomat e tyre ata kishin kova plastike në të cilat mund të kryenin nevojat personale gjatë natës. Problemi qëndronte se të burgosurit donin t’i hiqnin këto kova nga dhomat e tyre, por gardianët nuk e lejonin këtë gjë. Ata nuk lejonin që kovat të hiqeshin nga dhomat gjatë natës. Shumë shpejt burgu filloi të mbante erë fekale dhe urinë.
Kjo ndihmoi në degradimin e situatës. Gardianët ishin shumë të ashpër ndaj kryetarit të rebelimit, të burgosurit Nr.5401. Ai ishte një duhanpirës i rrregullt dhe ata e vunë nën kontroll, duke i minimizuar e kontrolluar mundësinë e duhanpirjes.
Në letrat e censuruara e të kontrolluara të tij, më vonë u mor vesh se ai kishte si synim që këtë histori t’ia shiste një gazete dhe duke qenë se ishte një aktivist radikal i lëvizjeve studentore, ai e bëri me dëshirë rolin e liderit. Pjesa më e madhe e të burgosurve mendonte se gardianët u përzgjodhën sepse ishin më të mëdhenj në trup, por nuk ishte aspak e vërtetë kjo gjë.
Tashmë edhe ju që po lexoni këto rreshta dhe që mund të imagjinoni apo vendosni veten tuaj në vend të gardianit apo të burgosurit keni filluar që të keni një ide se përse po ndodh përplasja në burgun e Standfordit.
Problemet sapo kishin filluar. Transfromimi, po ashtu. Ngjarjet do të zhvilloheshin në një mënyrë që nuk e priste askush...
Albert Hitoaliaj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi