EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Projekti Ylberi

3 posters

Shko poshtë

Projekti Ylberi Empty Projekti Ylberi

Mesazh  Jon 22.08.09 10:18

Projekti Ylberi

Projekti Ylberi Philid10

Në 28 tetor të vitit 1943, US Navy e Shteteve të Bashkuara vendosi që të punojë në një eksperiment të fshehtë që është bërë i njohur si "Projekti Ylberi" ose "Eksperimenti i Filadelfias".

Objektivi i këtij eksperimenti ishte që të bënte të padukshme për radarët një luftanije dhe për të realizuar këtë u vendos që të përdorej anija siluruese ESS Eldridge, me të gjithë ekuipazhin e vet në bord.

Testimi, në krye të të cilit ishte Doktor Franklin Reno, bazohej në teorinë e "fushës së unifikuar" të Albert Einsteinit, e cila vendoste në marrëdhënie reciproke forcat elektromagnetike dhe gravitacionale.

Me anë të kësaj metode do të tentohej të bëhej e padukshme anija, duke vënë në përdorim një fushë magnetike shumë të fuqishme të realizuar nga tre gjeneratorë shumë të fuqishëm elektromagnetikë të montuar në anije dhe që do të ishin në gjendje të përthyenin dritën që reflektohej prej vetë objektit.

Pasi u aktivizuan gjeneratorët, anija u zhduk nga porti i Filadelfias për disa sekonda, nën një ndriçim verbues dhe më pas u shfaq në portin e Norfolkut, disa qindra kilometra larg. Pas pak minutash, anija u zhduk sërish dhe u rikthye mbrapsht në Filadelfia, andej nga ishte nisur. E gjithë kjo, brenda vetëm pak minutave.

Sipas disa dëshmitarëve, anija është zhdukur duke u çmaterializuar, për t'u rishfaqur më pas krejt papritur. Natyrisht, eksponentët e marinës dhe të qeverisë nuk bënë asnjë koment për atë që ndodhi dhe ashtu si gjithmonë të gjithë heshtën.

Eksperimenti u përmbyll në 28 tetor të vitit 1943, por në ditarin e bordit të anijes nuk përmendej madje as që ajo ishte ankoruar ndonjëherë në portin e Filadelfias. Në të ishte shkruajtur që anija kish qëndruar e ankoruar në Nju Jork deri në datën 16 shtator, më pas nga data 18 shtator deri në 15 tetor mori pjesë në ushtrime ushtarake deri në 1 nëntor dhe në datën 3 u nis për në Kazablankë, ku mbërriti në datën 22 nëntor dhe ku qëndroi deri në fund të muajit.

Pas kësaj u nis përsëri për në Nju Jork ku mbërriti në datën 17 dhjetor dhe që aty deri në fund të muajit udhëtoi për në Norfolk. Por, gjithsesi mbetet fakti që rendi i ngjarjeve nuk është aspakt i plotë duke parë që në ditarin e bordit periudha është më e zgjatur dhe kështu që për pjesën tjetër të kohës nuk ka asnjë të dhënë.

Por, dihet se në operacione të tillë të fshehtë, qeveria amerikane ka shumë precedentë, si për shembull Projekti Manhatan, ai i prodhimit të bombës atomike, i cili mbeti top-sekret deri në momentin e përdorimit të saj.

Në vitin 1955, një astronom diletant me emrin Morris Jessup mori tre letra të firmosura me emrin e Carelos Allende, një njeri pakëz i çuditshëm i lindur në 31 maj të vitit 1925 në Pensilvani. Ai i rrëfente se kish qenë vetë dëshmitar i eksperimentit, duke zbuluar edhe detaje pak a shumë bindëse.

Në vitin 1942, Allende hyri në korpusin e marinsave prej ku u largua në 21 maj të vitit 1943 dhe më pas hyri në marinën tregtare në SS Furuseth, prej ku thoshte se kish parë atë që kish ndodhur ditën e eksperimentit me anijen Eldridge. Ai rrëfente se kish parë anijen që ishte zhdukur prej molit dhe pas pak çastesh ishte shfaqur përsëri.

Letrat e Allende ishin shkruajtur në një mënyrë të çuditshme në vetvete, me gërma kapitale, pikësim të përafërt, me nënvizime dhe me ngjyra të ndryshme.

Në letrën e parë të çuditshme që mori prej astronomit, Carlos zbulonte se kishte parë që gjatë eksperimentit struktura e anijes ndryshoi, u bë kaq e padukshme saqë marinarët ishin në gjendje të ecnin përmes objekteve në mënyrë të tillë që kur gjithçka u rikthye ashtu si ishte më parë, disa prej njerëzve u gjendën kush mes mureve, kush i ngecur në dysheme, shumë prej tyre u dogjën të gjallë; të tjerë u bënë të padukshëm, disa u çmendën.

Në letra nuk ishte shkruar se kush ishte letërdërguresi dhe pas kërkesës së Jessup për të marrë një përgjigje, Carlos u bë i gjallë vetëm disa muaj më vonë, por këtë herë duke firmosur me emrin Carl Allen, duke thënë se nuk mbante mend asgjë nga ajo që kishte ndodhur dhe se ndoshta do të mund t'ia dilte mbanë të kujtonte vetëm përmes hipnozës regresive. Pas kësaj sjelljeje të çuditshme të këtij njeriu, studiuesi vendosi që të ndërpriste marrrëdhëniet duke menduar se bëhej fjalë vetëm për një vënie në lojë.

Atëherë, Jessup vendosi që të vazhdonte kërkimet për llogari të tij, por pa sukses. Disa vite më vonë, në 20 prill 1959, Doktor Moris Jessup u gjet i vdekur në makinën e tij në Florida. Thuhet se ai u vetëvra për shkak të shumë problemeve personale që kishte, mes të cilave vdekja e bashkëshortes disa muaj më herët në një aksident automobilistik, si dhe vlerësimi i pakët që kishin tashmë për të kolegët e punës, në lidhje me kërkimet që ai ishte duke kryer për rastin që Allende i kish zbuluar.

Por ka nga ata që mendojnë se ai është vrarë për arsye se dinte shumë dhe se ndoshta duhej që të shmangej bërja publike e një sekreti kaq të tmerrshëm. Pas vdekjes së Jessup, një tjetër njeri shumë i çuditshëm me emrin Alfred Bielek, rrëfeu fakte edhe më të çuditshme.

Ai tregonte se ishte transportuar në të ardhmen dhe se i kishin bërë një shpëlarje të trurit në Marinën Ushtarake. Personi pohoi se edhe vëllai i tij ishte transportuar në kohë në vitin 1983, duke u plakur në mënyrë shumë të shpejtë deri në vdekje dhe më pas u rilind.

Këto efekte vazhduan edhe pas eksperimentit, thuhet se nga marinarët që kishin qenë në anije gjatë kohës së eksperimentit, kishte nga ata që ndërkohë që ndodhej në tryezën e bukës bashkë me familjen e tij, krejt papritur zhdukej në sy të të gjithëve, dikush ngrihej në ajër, kishte që bëheshin të padukshëm për disa orë, apo në rastet më të këqija, kishte nga ata që vetëm përmes kontaktit me persona të tjerë merrnin flakë dhe digjeshin për 18 ditë, pa arritur të shuhej flaka.

Detaje të tmerrshme, por këtij rrëfimi të tij natyrisht që askush nuk i besoi, përveç disa njerëzve të bindur që prapa këtyre rasteve ka gjithmonë një bazë të vërtetë. Mbetet fakti që shumë pak njerëz mundën të shpëtojnë, ndonëse të gjithë u shtruan në spitale për probleme mendorë.

Bielek, emri i vërtetë i të cilit ishte Eduard Cameron, këmbëngulte se në atë test kishin marrë pjesë edhe Doktor Albert Einstein dhe Doktor John Von Neumann si dhe Doktor Nicola Tesla, një pohim ky ndoshta i pambështetur, pasi profesor Tesla ndërroi jetë në 7 janar të vitit 1943.

Ka nga ata që besojnë se e gjithë kjo histori ka qenë thjesht një sajesë për të shkëputur vëmendjen e opinionit publik nga fakte të tjera edhe më të rëndësishme, por ka nga ata që besojnë se pas urdhërit për të shkatërruar menjëherë projektin për shkak të ngjarjeve të frikshme, eksperimenti vazhdon edhe sot e kësaj dite me emrin Projekti Montauk.

Ndoshta gjithë kjo histori ka qenë thjesht një montaturë, por mbetet fakti që në këtë çështje, dy persona të ndryshëm, me sa duket jo të shëndoshë mendërisht, rrëfejnë dy histori shumë të ngjashme mes tyre dhe me të njëjtat detaje të tmerrshme.

Ka hamendësime se kjo ndodh pikërisht sepse këta dy individë të konsideruar të çmendur nga opinioni publik, janë bërë të tillë nga kushedi çfarë operacionesh të riprogramimit të memories, të kryer ndoshta pikërisht nga eksponentë të marinës apo shërbimet e fshehtë, me qëllimin për të mos lejuar hetime të mëtejshme.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti Ylberi Empty Re: Projekti Ylberi

Mesazh  Albaniaa 17.09.13 10:21

Vetem fotoja te kallka daten leje mo tregimi...
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti Ylberi Empty Re: Projekti Ylberi

Mesazh  Ruhan 17.09.13 18:49

Duke perdorur nje pjese te teknologjise se dhene prej alieneve si dhe nje pjese te asaj te kapur prej tyre, filloi nje projekt teper sekret qe quhej "Projekti i Padukshmerise" qe e pati fillesen e tij disa vite me perpara, por qe u la ne heshtje per disa kohe ngaqe rezultati ishte jo i pritur.

Skica e ketij projekti u bazua mbi nje tjeter projekt te bere ne vitin 1943 qe konsistonte ne krijimin e fushave te fuqishme magnetike nepermjet gjeneratoreve shume te fuqishem dhe qe krijonin nje perkulje te kohes. Eksperimenti tjeter pra qe filloi ne vitin 1948 u hartua si plan ne Universitetin e Princeton.

Hera e pare qe aparatura u perdor nuk rezultoi e suksesshme, sepse kerkohej nje force shume e madhe elektrike. Ky problem u zgjidh me mbrapa duke perdorur si burim energjie te ashtuquajturin elementi 117, i cili ishte kapur prej alieneve dhe qe eshte nje element kimik qe nuk gjendet ne toke. Perdorimi i ketij elementi dhe ajo qe gjeneroi pati efekte komplet te papritura. Njerezit ishin te paafte te hynin ne fushen magnetike te krijuar sepse corientoheshin. Ne nje fare menyre radiacioni elektromagnetik krijonte nje lloj qarku te shkurter ne nervat e trurit dhe qe shkaktonte cmendje te personit deri edhe vdekjen e tij.

Megjithate kur energjia e aparatit te ndertuar u rrit akoma dhe me shume, drita te cuditshme filluan te shfaqen ne dhomen ku po kryhej eksperimenti. Po ashtu, filluan te shfaqen edhe imazhe te cuditshme qe duket sikur i perkisnin te kaluaren se tokes. Perdorimi i aparatit dhe forca qe u gjenerua mos valle krijoi nje si lloj ure lidhje midis te kaluares dhe te tanishmes? Shkencetaret nuk e vrane shume mendjen te merreshin me materializimin e ketyre imazheve, sepse vete aparatura e krijonte efektin e deshiruar.

Shume gjera ne vendin e testimit zhdukeshin dhe kur aparatura fikej, cdo gje kthehej ne vend e pandryshuar. Pra, aparatura punonte shume mire me objekte jo te gjalla, por kur provohej me qenie te gjalla ato rezultonin te pesonin deme dhe dhimbje te papershkrueshme. Ne disa raste ku u provua eksperimenti me disa kafshe te vogla, ato u zhduken dhe nuk u kthyen me.

Atehere u vendos qe eksperimenti te kryhej ne nje permase me te madhe dhe kete rradhe do te perfshinte nje anije te tere me gjithe ekuipazhin e saj. Mbase, ata e kishin zgjidhur problemin me qeniet e gjalla. Eksperimenti u krye perfundimisht ne vitin 1950 ne nje anije ne Gjirin e Meksikes.

Aparaturat qe u vendosen ne anije konsistonin ne nje numer te konsiderueshem gjeneratoresh me nje frekuence te larte, por burimi i energjise qe i aktivizonte ishte i panjohur, qe ishte berthamore ose dicka tjeter e marre prej alieneve.

Nje transmetues u vendos ne anije ne menyre qe cfare do qe te ndodhte te dergoheshin sinjale dhe te mund te lokalizohej anija perseri. Kur filloi eksperimenti dhe anija u zhduk edhe sinjali u zhduk ne te njejten menyre. Mbas disa sekondave sinjali u kap perseri dhe vinte nga nje vend me shume se 200 milje larg nga vendi ku u be eksperimenti.

Grupi i shkencetareve nxituan te shkonin ne vendin ku u lokalizua anija. Kur u ngjiten ne bordin e saj ajo qe pane ishte shume e cuditshme dhe e papritur. Para se gjithash aparaturat elektrike ne anije ose funksiononin keq ose ishin komplet te prishura.

Vete anija kishte pesuar disa demtime te trupit te saj sikur te kishte qene ne nje beteje. Por zbulimi me i temerrshem i perkiste ekuipazhit. Disa ishin zhdukur pergjithmone. Nje pjese e konsiderueshme e tyre silleshin si te shkalluar, perfshi edhe kapitenin. Analiza te metejshme mjekesore nxorren ne pah faktin qe truri i tyre kishte pesuar nje lloj qarku te shkurter. Disa nga pjestaret e ekuipazhit qe dukeshin ne gjendje te mire u moren ne pyetje nga organet inteligjente te Marines.

Pyetja kryesore ishte qe si eshte e mundur qe e gjitha kjo ndodhi ne harkun kohor te disa sekondave qe anija u zhduk.

Por nga kjo pyetje pjestaret e ekuipazhit u duken te hutuar. Sipas tyre ata ishin larguar prej javesh ose mbase edhe muajsh. Mesa dukej nje shtrembrim i cuditshem kohor kishte ndodhur. Aty ku ata kishin qene, koha rridhte ndryshe dhe me nje njesi tjeter matese.

Nje nga gjerat me te ngjethshme qe ata deshmonin ishte takimi me nje race te cuditshme qeniesh mbasi anija u zhduk. Ekuipazhi deshmonte qe kishin shkuar ne nje dimension tjeter qe ishte bosh, pa ndjesi dhe cdo gje tjeter. Nuk kishte peme, uje dhe diell ne qiell. Ata shpreheshin qe dukeshe si nje lloj mjegulle ne ngjyre te verdhe dhe te bardhe. Ne kete lloj mjegulle nje numer qeniesh te cuditshme i ishin afruar dhe ishin ngjitur ne anije.

Keto qenie dukeshin si insekte gjigande por qe qendronin drejt dhe ishin ne gjendje te komunikonin me ekuipazhin. Pjestaret e ekuipazhit u shnderruan si kavje laboratori nga keto qenie. Kjo ishte arsye pse shume prej tyre mungonin, kishin vdekur ose ishin cmendur.

Qeniet donin te dinin me shume per planetin tone dhe boten tone por mesa duket nuk kishin asnje mundesi te vinin ketu. Me pak fjale eksperimenti krijoi mundesine per ne te hynim ne boten e tyre, si nje lloj dritareje qe mund te hapej vetem nga ana jone. Ekuipazhi se kishte idene sesi ishin kthyer, vetem kur e pane veten perseri ne anije dhe ne uje.

Inteligjenca Detare tregoi shume interes per qeniet e dimensionit tjeter. Shume shpejt informacioni u perhap ne organizmat e tjera sekrete te qeverise amerikane. Qeveria sekrete u interesua shume te mesonte se cfare teknologjie mund te perfitonte nga kontakti me kete race aliene. Raca tjeter aliene perfundimisht kishte refuzuar bashkepunimin dhe dhenien e teknologjise per zhvillimin e industrise se armeve dhe asaj ushtarake.

Aparatura u perdor perseri. Kete radhe qeniet erdhen ne boten tone dhe bene nje marreveshje sekrete me qeverine. Ata ishin te interesuar per universin tone dhe e dinin qe dritarja ishte me nje drejtim dmth qe hapej vetem nga ana jone (te pakten ne ate kohe), pra duhej qe te ishin nga tja u hapnim.

Qeniet, te cilat jane te nje natyre shumedimensionale, filluan te benin eksperimentet e tyre mbi qeniet njerezore. Qeveria jone i lejoi keto eksperimente ne shkembim te teknologjise. Por kishte nje ndryshim shume te madh midis eksperimenteve te kryera nga jashtetokesoret (pra alienet e universit tone) me ato te kryera nga shume dimensionalet. Alienet e pare ishin shume te sjellshem dhe nuk demtonin asnjeri, ndersa keta te dytet nuk e vrisnin mendjen per ndjenjat e tokesoreve dhe i trajtonin si kavje laboratori.

Shumedimensionalet u shqetesuan nga prania ne toke e races se alieneve dhe bene te pamunduren te largonin ata nga toka. Ne bashkepunim me qeverine tone ata hartuan nje lloj plani qe do te mundesonte largimin e tyre perfundimtar.

Ata krjuan nje lloj virusi (si virusi i Sida-s) qe do sulmonte sistemin imunitar te jashtetokesoreve dhe sidomos hibrideve te tyre. Kjo rezultoi ne ate qe pothuajse 80 % e tyre u semuren dhe vdiqen. Burimi vazhdon me tej duke thene se jashtetokesoret (te njohur ndryshe edhe si Grite) pothuajse u zhduken komplet dhe tani jane interdimensionalet me mjetet e tyre fluturuese ata qe raportohen si UFO ne gjithe globin.

Interdimensionalet quhen shpesh si insektet ose reptilianet. UFO-t ne forme disku tani jane shume te rralla dhe ato qe raportohen me shume jane ato ne forme trekendeshe.

Cuditerisht te gjithe avionet eksperimental qe po krijohen nga teknologjia jone kane forme trekendeshe (kujto bombarduesin Stealth ose B 52).



Ruhan
Ruhan

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti Ylberi Empty Re: Projekti Ylberi

Mesazh  Ruhan 17.09.13 18:53

Ka shumë interpretime dhe këndvështrime për atë që ndodhi apo nuk ndodhi në Filadelfia gjatë eksperimentit që marina kreu me njërën nga anijet e saj në vitin 1943. Ja cilat janë të dhënat që na sjell Bill Knell, një studiues i eksperimentit të Filadelfias.

Informacioni i mëposhtëm është një konkluzion dhe argumentim i detajuar mbas 30 viteve kërkimore dhe studimi të mirëfilltë dhe shumë intensiv. Çfarë u mbiquajt si Eksperimenti i Filadelfias është diçka që nuk mund të konsiderohet si diçka e lehtë apo një shaka e pakripur. S'ka rëndësi nëse njerëzit e kanë besuar apo jo, rëndësi ka fakti që shumë njerëz kanë vdekur ose janë vrarë si rezultat i deklaratave të tyre që kanë qenë të përfshirë apo kanë patur njohuri për eksperimentin. Dua t'ju sugjeroj para së gjithash, që të hapni mendjet tuaja dhe sytë dhe të lironi trurin nga paragjykimet apo mosbesimi, sepse ajo që do të lexoni është shumë më përtej realitetit që njohim dhe pranojmë.

Në mes të viteve 1990 kisha trajtuar temën e Eksperimentit të Filadelfias në shumë seminare që mbaja anembanë USA për ufologjinë. Si rezultat, një numër shumë i madh njerëzish kishin shkëmbyer me mua informacione dhe të dhëna të shumta mbi projektin e realizuar nga marina, por asnjëri prej tyre nuk dëshironte që t'i bëhej emri publik.

I vetmi që pranoi të tregonte hapur të gjithë eksperiencën dhe njohuritë e tij rreth eksperimentit ishte Phil Schenider. Ai ishte një inxhinier gjeolog i përfshirë në ndërtimin e të ashtuquajturave bazave të nëntokës, sidomos asaj të Dulce në New Mexico dhe i bërë i famshëm për lekturat e tij në zbulimin e së vërtetës. U gjend i vrarë në apartamentin e tij (i mbytur me tel) pak ditë mbas deklaratave bombë dhe fakteve që zbuloi në vitin 1996.

Qëlloi si koincidencë që isha caktuar të paraqisja një seminar në të njëjtin hotel ku pak ditë më parë Phil kishte mbajtur fjalën e tij në konferencën e organizuar me titull Global Sciences Conference. Duke qenë se kisha shkuar atje më përpara se dita që fillonte seminari (për arsye publiciteti), rastisa të dëgjoja fjalën e tij.

Ndonëse ai e specifikoi shumë herë që nuk ishte ndonjë folës i shquar, e kuptova shumë mirë mesazhin e tij dhe atë që donte të transmetonte. U takova me të dhe folëm për disa orë në lidhje me fjalimin e tij. Mesa dukej, babai i Phil kishte qenë pjesë e eksperimentit origjinal të Filadelfias si doktor i anijes.

Babi i Phil, ishte Otto Schnaider, ish-ushtarak i lartë nazist SS i sjellë në Amerikë nëpërmjet projektit Papërclip menjëherë mbas Luftës së Dytë Botërore bashkë me ajkën e shkencëtarëve dhe studiuesve gjermanë, të gjithë të përfshirë në Partinë Naziste dhe pjesëtarë aktiv SS. Gjatë luftës ai shpesh kishte punuar për llogari të amerikanëve, ndonëse ishin në luftë me njëri-tjetrin. Projekti Papërclip është i njohur, madje dihen edhe emrat e përfshirë në të. Një prej organizuesve dhe zbatuesve të këtij projekti ka qenë dhe ish-ushtaraku i lartë i inteligjencës së ushtrisë amerikane, Philip Corso, i cili jep detaje të hollësishme të këtij operacioni në librin e tij "Dita mbas Rosuel".

Phil Schnaider, nga ana e tij, ishte i përfshirë në mënyrë intensive me qeverinë amerikane si gjeolog që ishte, në projekte për ndërtimin e bazave të nëndheshme dhe objekteve të tjera me destinacion ushtarak. Në kohën që e njoha ai sa kishte filluar të fliste për Projektin e Marinës si dhe për disa njohuri të tijat personale që kishin lidhje me fshehjen e të vërtetës nga ana e qeverisë amerikane në lidhje me ufot dhe alienët.

Pak kohë mbas fjalimit të tij, u gjet i vrarë në apartamentin ku jetonte, me disa gishta që i mungonin në çdo dorë, me shenja të qarta të përdorimit të armës së zjarrit dhe një tel përreth grykës që i kishte shkaktuar vdekjen. Vdekja e tij ishte e tmerrshme. Ashtu si dhe në rastin e Morris K. Jessup, vdekja e tij u quajt vetëvrasje.

Dyshoj që mund të ketë njeri të dijë saktësisht të vërtetën e Eksperimentit të Filadelfias, përveç atyre të përfshirë direkt në të. Megjithatë, më poshtë po shkruaj çfarë kam arritur të mbledh nga burimet e shumta të informacionit si dhe konkluzionet e mia:

Disa shkencëtarë të Universitetit Princeton të Neë Jersey kanë punuar në disa projekte fizike që kanë patur si fokus kryesor Udhëtimin në Kohë, Përkuljen e Kohës dhe përdorimin e fushave të fuqishme elektromagnetike për të spostuar dhe manipuluar objektet nga vendi i tyre i supozuar fillestar. Kjo ishte hartuar vetëm në letër dhe akoma asgjë nuk ishte provuar. Pak përpara përfundimit të Luftës së Dytë Botërore u bë e njohur prej shumë vetave që amerikanët po punonin në mënyrë sekrete për shpikjen e një bombe të fuqishme (ajo atomike) që t'i jepte fund luftës shpejt. Por shumë shkencëtarë si në rastin e Einstein ishin të shqetësuar nga fakti që një bombë e tillë mbas përfundimit të luftës nuk do të asgjësohej, por do të vazhdonte të perfeksionohej dhe prodhohej. Nga ana tjetër, marina kishte dyshimet e saj përsa i përket bombës atomike. Ata ishin të bindur që asgjë tjetër përveç një sulmi të plotë të marinës dhe i mjeteve të saj në ishujt e Japonisë nuk do t'i jepte fund luftës. Marina po pësonte humbje të anijeve të saj prej të famshmeve anijeve naziste të quajtura U-boat, të cilat sulmonin edhe me një teknologji tjetër, një lloj bombe që ngjitej tek anijet armike nëpërmjet një kontakti magnetik. Pra, ishte bërë shumë emergjente fakti që duhet zbuluar një mënyrë për të çmagnetizuar anijet amerikane dhe për t'i bërë ato të padukshme për U-boat gjermane dhe aeroplanëve të tyre. Në të njëjtën kohë, marina kishte kërkuar ndihmën e Einstein dhe të një shkencëtari tjetër të suksesshëm të Universitetit Princeton për të realizuar projektet e saj që kishin marrë një farë rruge. Pra u bënë disa përpjekje, por pa rezultat. Megjithëse kanë kaluar më shumë se 60 vjet, këto projekte mbetën akoma sekrete dhe të papublikuara për publikun. Unë arrita të mësoja që në atë kohë Albert Einstein ishte nën kontratë për llogari të marinës së SHBA-së. Nga sa kam mundur të mësoj nga burime të shumta, Einstein preferonte të ndërtonte armë mbrojtëse sesa ato sulmuese të natyrës së bombës atomike.

Krijimi i një bombe të tillë do të rrezikonte zhdukjen e të gjithë njerëzimit. Shumë shkencëtarë në Princeton, të cilët e mendonin si ato u bashkuan dhe u përpoqën të zgjidhin problemin në mënyrë tjetër. Ata i deklaruan marinës që ishte mundësia për të bërë një anije komplet të padukshme nga radarët dhe sonarët. Natyrisht, me këtë deklaratë ata nuk bashkangjitën mënyrën apo teknologjinë sesi do ta realizonin një projekt të tillë. Duke qenë se Princeton ndodhet shumë afër Portit të Filadelfias i cili kishte anije dhe mole të shumta, Philadelphia Naval Shipyard u zgjodh për fazën përfundimtare të projektit. Për eksperimentin u zgjodh një anije e re e saporegjistruar, që ishte USS Eldridge. Pjesa e parë e eksperimentit u zhvillua në molin e Portit në vitin 1943. Një fushë e fuqishme elektromagnetike u krijua përreth anijes, pa dëmtuar aspak aparaturat e saj elektronike. Anija mbas pak çastesh u bë e padukshme nga radari, por në ato momente ndodhi ajo që nuk pritej dhe nuk ishte parashikuar aspak nga marina, ndërsa shkencëtarët po e prisnin me ankth të ndodhte.

Anija filloi të bëhej e padukshme edhe nga syri i njeriut

Anija për një kohë të shkurtër u shkëput nga koha dhe realiteti ynë, dhe u spostua apo projektua në një kohë tjetër dhe u kthye vetëm mbasi fusha e gjeneruar elektromagnetike u mbyll. Disa kafshë të vogla që ndodheshin nëpër kafaze në anije ngordhën sapo anija filloi të humbte në një lloj mjegulle ngjyrë të gjelbër.

Duke qenë se asnjë qenie njerëzore nuk ndodhej në bordin e anijes, incidenti me kafshët u injorua nga marina dhe aq më shumë mbas komenteve të bëra nga shkencëtarët që fusha magnetike e krijuar mund të rregullohej apo kontrollohej në mënyrë që mos të ishte e dëmshme për njeriun. Pra eksperimenti mori rrugë më tej.

Në vitin 1944, Eldridge u shoqërua nga disa anije të tjera të ngarkuara me të njëjtën pajisje teknologjike duke shpresuar që kjo miniflotë do të arrinte të bëhej e padukshme që të shmangte radarët dhe sonarët U-boat të nazistëve. Por megjithatë, vetëm Eldridge ishte e vetmja anije që u lejua të përdorte kapacitetin e plotë të fushës elektromagentike. Në prani të shumë vëzhguesve përfshi edhe një përfaqësues të marinës tregtare, i njohur më vonë si Carlos Allende, në bordin e anijeve që rrethonin Eldridge, eksperimenti u krye përsëri këtë radhë në një nga brigjet e New Jersey dhe me marinarë në bord. Ndërsa të gjithë po sodisnin fillimin e eksperimentit sapo fusha e fuqishme elektromagnetike u gjenerua, një mjegull e gjelbër (si në rastin e parë) filloi të mbulonte anijen, e cila pak nga pak filloi të humbiste konturet e saj. Por gjërat po shkonin shumë keq për ekuipazhin në bordin e Eldridges. Marinarët filluan të çorientoheshin, nuk arrinin dot të shikonin gjërat përreth, madje disa prej tyre u dogjën gjatë kohës që mjegulla e gjelbër shtohej. Të tjerët humbën me gjithë anijen. Disa çaste mbasi u zhduk nga Brigjet e Jerseyt, anija u shfaq në vitin 1983 në brigjet e Long Island. E gjitha ndodhi sepse anija u shty si të thuash në një vrimë në kohë ose "worm hole" (vrimë krimbi), një lloj distorcioni kohor që u shkaktua nga ky eksperiment dhe nga një tjetër që e pasoi në një bazë ushtarake qeveritare në afërsi të Montauk Point. Kur baza ushtarake në Montauk fiku energjinë elektrike, anija u rikthye mbrapsht në vitin 1944 dhe u rishfaq pak sekonda mbasi ishte zhdukur.

Mbasi anija u kthye, marinarët thanë se kishin parë objekte të çuditshme. Ato mund të ishin UFO-t. Mesa dukej dhe ishin të gjitha mundësitë, njeriu kishte zbuluar sesi alienët ishin në gjendje të përkulnin dhe manipulonin kohën dhe hapësirën dhe të lëviznin në të sipas dëshirës. Por në vitin 1944 teknologjia kompjuterike mungonte dhe ishte pothuajse e pamundur të kontrolloje gjithë atë fushë të fuqishme energjie. Rezultati ishte që pothuajse 1/3 e ekuipazhit vdiq, duke u bërë njësh me pjesë të ndryshme të anijes, bordit të saj dhe superstrukturës metalike. Pjesët kryesore të anijes u mbuluan me një shtrojë të madhe që të mos shikoheshin nga publiku gjatë kohës që Eldridge u kthye në Philadelphia Naval Shipyard atë mbrëmje.

Ata që i mbijetuan provës së 1944 nganjëherë zhdukeshin dhe rishfaqeshin përsëri duke u projektuar në kohë të tjera. Në artikullin e gazetës "Philadelphia Enquirer", që daton vitin 1944, shkruan për një ngjarje në një lokal të qytetit ku disa marinarë dhe punëtorë të portit filluan të zihen dhe ndërkohë 2 prej marinarëve filluan të humbisnin formën e tyre dhe u bënë të padukshëm. Pjesa dërrmuese e ekuipazhit kaloi në çmenduri permanente. Në vitin 1945, marina pjesën e ekuipazhit që mbeti e mbylli në një spital psikiatrik nën kontrollin e marinës dhe që prej asaj kohe nuk dihet më se çfarë ndodhi me marinarët.

Megjithë rezultatin jo të këndshëm të eksperimentit, marina e kuptoi se një zbulim i madh teknologjik ishte bërë dhe natyrisht që nuk do ta linin që t'ju ikte nga dora. Eksperimenti jo vetëm që demonstroi se nëpërmjet gjenerimit të një fushe shumë të fuqishme elektromagentike mund të lëvizin objekte në kohë dhe hapësirë, por edhe fakti që ndikonte në trurin e njeriut. Mbasi pjesa e mbetur e ekuipazhit u çmend, marina përpiqej të konkludonte nëse eksperimenti mund të përdorej mbi forcat mike aleate që t'i bënte ata të luftonin pa frikë dhe nga ana tjetër, të detyronte forcat armike që të dorëzoheshin pa kushte. Të gjitha këto teori do përpiqeshin të provoheshin më vonë në atë që quhej Shtëpia e Artilerisë së Luftës së Dytë Botërore. Me dëshirë apo jo, pjesëmarrësit e eksperimentit u dërguan në një bazë të quajtur Camp Hero në afërsi të Montauk Point për të provuar teknologjinë. Duke qenë se këto testime në një farë mënyre tërhiqnin UFO-t, nuk ishte aspak e rastit që pati me mijëra vëzhgime të tyre në atë periudhë. Kjo i çoi disa kërkues ufosh në konkluzionin e gabuar që në brigjet e Long Island mund të ndodhej ndonjë bazë sekrete ufosh...

Një revistë detare e quajtur Rudder në vitin 1969 shkroi një artikull duke paralajmëruar marinarët dhe pronarët e anijeve të vogla që një numër i konsiderueshëm anijesh kishin parë nga afër alienë në brigjet e Long Island dhe nuk ishin në gjendje të kontrollonin anijet e tyre që iu fikeshin. Pjesa më e madhe e asaj që ndodhi në Montauk, u zhvillua nëntokë. Aty prej kohësh me një shtrirje prej disa miljesh ishin ndërtuar tunele nëpërmjet një energjie alternative të zbuluara nga gjeniu Nicola Tesla. Këto tunele të përdorura nga artileria gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shndërruan në mbartësin e sekretit më të madh të kombit tonë.

Ndërkohë, antena sferike e radarit e përdorur njëherë e një kohë për luftë, u shndërrua për të testuar efektet e kontrollit të mendjes, pjesë e zbulimit të bërë në eksperiment që funksiononte duke dërguar valë me frekuencë të vogël, ndërsa qeniet njerëzore uleshin në një karrige speciale dhe dërgoheshin në kohë dhe hapësirë që nga tunelet e nëndheshme. Tingëllon çmenduri? Në momentin që radari u bë aktiv dhe valët manipuluese të mendimeve në trurin e njeriut u lëshuan në një rreze prej 20 miljesh, qytetet e vogla që ndodheshin përreth, të cilat s'kishin patur kurrë kriminalitet, madje as burgje, u bënë pre e një vale krimi të papërjetuar ndonjëherë. Dukej sikur njerëzit kishin shkalluar.

Gjatë njërit prej udhëtimeve në kohë që Al Bielek më tregoi, ai e pa veten të projektuar në të ardhmen në qytetin New York, i rrethuar nga rrënoja dhe gërmadha. Dukeshe sikur gjysma e qytetit ishte shkatërruar. Karrigia ku uleshin ata që projektoheshin në kohë, mund ta kishte çuar Bielek fill mbas 11 shtatorit të 2001 dhe ajo që ai pa ishin gërmadhat e World Trade Center. Ky udhëtim ishte bërë nga Bielek në vitin 1991, pra 10 vjet përpara se të ndodhë 11 shtatori.

Al Bielek shkoi edhe më tej me dëshminë e tij: "Ata dilnin rrugëve dhe merrnin fëmijë nga mosha 12 deri në 16 vjeç për t'i bërë pjesë të eksperimentit. Ne përllogaritëm një numër fëmijësh (10 mijë) që ata i morën nga rruga dhe i sollën në Montauk, New Jersey. Numri total i njerëzve që ata rrëmbyen nëpër rrugë dhe që i çuan në 25 bazat ishte 250 mijë. Se kush e organizoi këtë "sulm" ndaj fëmijëve për t'i përdorur në këtë program, vazhdon të mbetet ende një mister. Ne vazhdojmë të mos e dimë përgjigjen, por dimë që ata u programuan për diçka. Ata u bënë subjekt programimi, i cili hap mbas hapi u bë më "human" duke përdorur teknika të avancuara elektronike. Programimi origjinal ishte i natyrës Reichiane dhe ishte më shumë fizik. Më pas ata përmirësuan teknikën duke përdorur dhe kompjuterat dhe programimin elektronik sipas teknikës Reichiane, që zëvendësoi shumë shpejt çdo mënyrë tjetër dhe me më pak efekte anësore.

Prova më e gjallë për ekzistencën dhe vërtetësinë e asaj që ka ndodhur në 1943 dhe rezultatet e saj, qëndrojnë në vetë kohën e gjatë që është ruajtur sekreti. Besoj fuqishëm që Eksperimenti i Filadelfias ka ndodhur dhe zbulimet teknologjike që erdhën ishin të mahnitshme, por edhe shumë të rrezikshme.

Si rezultat, shumë njerëzve u është mbyllur goja, janë vrarë, madje edhe janë fshirë nga memoria kolektive sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Nuk ka rëndësi nëse ju besoni apo jo, sidoqoftë jeta juaj dhe ajo e miliona të tjerëve ka ndryshuar shumë si rezultat i Eksperimentit të Filadelfias..

Faktet e zbuluara nga Dr. Jessap

Sipas disa interpretimeve, lidhja e Dr Jessap me eksperimentin ishte ose e rastësishme ose e qëllimshme. Kjo ka të bëjë me aktivitetin e tij si një astronom i përkryer dhe po ashtu edhe një studiues i UFO-ve.

Mbas botimit të njërit prej librit të tij "Çështja e UFO-ve" (New York 1955) në serinë e shumë letrave që mori nga lexuesit dhe studiuesit e fushave të fenomeneve paranormale dhe të pashpjegueshme, ai mori një dorëshkrim të ndarë në dy pjesë nga një person që e quante veten Karl. M. Allen, ndërsa në letrën e dytë Karlos Miguel Allende. Në dorëshkrim ishin të shënuara disa të dhëna për një eksperiment të marinës të kryer në Filadelfia dhe në det, me emra, data dhe hollësi të tjera aspak të zakonshme. Shqyrtimi i disa paragrafëve të kësaj korrespondence sugjeron pse Dr. Jessap iu përgjigj letërshkruesit të tij ku i kërkonte informacione akoma më të hollësishme. Në letrën e parë që fillonte me një diskutim të hollësishëm mbi teorinë e Ajnshtajnit mbi fushat e unifikuara, shkruesi thotë se, "rezultati qe se anija u bë komplet e padukshme me gjithë ekuipazhin e saj gjatë kohës që ishte në det" (tetor 1943). Në letrën e dytë të tij ai shtonte një teori të vetën: "E ndiej se po të kisha mundësi të dorëzoj atë ashtu siç duhet, d.m.th t'ua paraqisja njerëzve dhe shkencës në mënyrë efikase dhe të përshtatshme nga ana psikologjike, jam i sigurt se njeriu do të shkonte aty ku ëndërron... te yjet, nëpërmjet një forme teletransportimit që marina e hasi aksidentalisht gjatë eksperimentit ku anija përshkoi një distancë prej disa qindra miljesh dhe më pas qëndroi në një vend ankorimi në gjirin e Cheaspik..." Ndërsa Jessap shqyrtonte përmbajtjen e letrës së dytë, ai u fut nga Departamenti i Marinës që të vinte për një intervistë në Zyrën e Kërkimeve Detare. Kur u paraqit në shtabin e kësaj Zyre në Washington D C, aty për habinë e madhe të tij i dhanë të ekzaminonte një kopje të librit të tij. Aty i shpjeguan se libri i qe dërguar me postë shefit të kësaj zyre, admiralit F.N. Farth në verën e vitit 1955. Libri qe mbushur me komente të shkruara me dorë për temat e Jessap. Ato dukeshin të ishin shkruar prej tre njerëzve të ndryshëm, të cilët ia kishin përcjellë librin njëri-tjetrit pasi secili kishte bërë shënimet personale me bojë të ndryshme. Kur filloi të ekzaminonte librin, Jessap zbuloi se shkrimi dhe stili i njërit prej komentuesve, ishte ai i Allen, korrespondentit të tij misterioz. Vetë komentet qenë të jashtëzakonshme. Për disa arsye, komentuesit apo shikuesit me syrin kritik të tekstit, me sa dukej merrnin përsipër rolet e përfaqësuesve të një kulture të lashtë dhe sekrete, mbasi ata kishin dijeni për zhvillimin e mëparshëm shkencor të tokës, kozmosit, për vizitat e vazhdueshme të tokës nga anije speciale interplanetare (dhe mënyrat e tyre të fluturimit) si dhe për një luftë interplanetare që pati shkatërruar tokën. Komentet qenë të mbushura me shënime të fushave të ndryshme, për dematerializimin si dhe observacionin e tanishëm të tokës prej anijeve kozmike të mëdha e të vogla.

Sidoqoftë, së bashku me këto fantazira të shkencës fiktive komentet përmbanin në mënyrë speciale shënime mbi disa eksperimente të fshehta të marinës dhe në mënyrë të veçantë, për Eksperimentin e Filadelfias në vitin 1943. Gray Barker, një studiues UFO-sh, mbas shumë përpjekjeve arriti të shtinte në dorë një kopje të këtij libri të pajisur me shënimet misterioze, e cila ishte shumë e vështirë ta gjeje. Atij i kujtohet se si dëgjoi fillimisht për këtë gjë nga një kolege e tij që punonte në ambientet ushtarake, e cila i siguroi një kopje të librit dhe disa informacione të turbullta për një eksperiment të tmerrshëm të marinës që lidhej me fushat magnetike.

Nga sa mësohet mbas "vetëvrasjes" së Jessap, atij iu kërkua nga marina që të merrte pjesë në disa eksperimente të ngjashme, por që ishin refuzuar nga ky i fundit. Në një takim që Jessap pati me Valentinin pak përpara vdekjes së tij i shprehte shqetësimin e madh për eksperimentet që Marina po bënte.

Sigurisht që qëllimi fillestar i Marinës kur bëri eksperimentin ishte thjesht të shikonte çfarë arrihej nga një fushë e lartë elektromagentike, por gjatë eksperimentit ishte zbuluar një potencial tjetër shumë i fuqishëm që përqendrimi i një fushe të tillë arrinte të ndryshonte strukturën molekulare të njerëzve dhe objekteve në mënyrë të tillë që ata kalonin në një dimension ose përmasë tjetër. Problemi qëndronte që kjo mënyrë transformimi ishte ende e pakontrolluar dhe shkaktonte dëmtime serioze, madje të pariparueshme tek njerëzit.

Një ditë Jessap telefonon urgjent Valentinin duke i kërkuar një takim, sepse i kishte rënë në dorë një dokument tepër sekret që dëshmonte shumë më tepër se një eksperiment i thjeshtë elektromagnetik dhe zhdukje e përkohshme në një dimension tjetër. Fjalët e tij me një zë që dridhej ishin këto: "Valentin dua të takohemi sot për darkë. Kam marrë një dosje me të dhëna që po më tmerrojnë. Eksperimenti i Filadelfias është vetëm maja e ajzbergut. Ata kanë hapur një portë kozmike, dimension tjetër, botë të tjera, qënie të tjera inteligjente. Valentin është e frikshme...".

Ftesa ishte për datën 20 prill. Por Jessap nuk erdhi kurrë për darkë. Sipas raportit të policisë, në ora 6.30 të pasdites ai shkoi në një park në Dayed County në Miami, ku mesa duket, vrau veten brenda në makinë duke u helmuar me dioksid karboni. Valentini kërkoi raportin orgjinal nga policia dhe ngulmonte se Jessap nuk kishte asnjë arsye për të vrarë veten. Ai e donte jetën dhe ishte shumë pranë zbulimit të një të fshehte të madhe. Komentet e Valentinit u botuan edhe nga media derisa një mbrëmje maji, ai mori një telefonatë nga një person i identifikuar si pjesëtar i sigurisë kombëtare që i thotë të mos fliste më për këtë çështje dhe të mos komentonte më gjëra që mund t'i shkaktonin edhe atij ndonjë aksident. Për një kohë të gjatë eksperimentin dhe pasojat e tij si dhe provat apo dëshmitarët e mundshëm, humbën në harresë dhe në heshtjen e qeverisë. Por vitet e fundit duke qenë se ndërgjegjja e shumë njerëzve është lartësuar dhe psikika njerëzore ka filluar të pranojë ekzistencën e ufove dhe të inteligjencave jashtëtokësore, fakte dhe të dhëna që më parë do të shkaktonin ndoshta një tallje apo injorim nga publiku ose edhe një mosbesim të madh, tani nuk kanë më këtë efekt sepse edhe më skeptikët e skeptikëve fatmirësisht janë bërë vetë dëshmitarë të veprimtarive të UFO-ve nëpër qiejt e mbarë botës.
Ruhan
Ruhan

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti Ylberi Empty Re: Projekti Ylberi

Mesazh  Ruhan 17.09.13 18:56

Janë me dhjetëra teoritë të cilat tentuan të shpjegonin se çfarë ndodhi në të vërtet në eksperimentin misterioz të Filadelfias.

Eksperimenti i Filadelfias ishte koduar “Project Rainbow”. Anija gjuajtëse e Marinës Luftarake Amerikane, “Eltritz” e pajisur me aparaturat më moderne dhe me të gjithë arsenalin luftarak ishte “miu i eksperimentit”.

Tre janë faktet që vërtetojnë se eksperimenti i Filadelfias u krye në të vërtet. E para, kryen eksperimente për të zbuluar teknologji të reja dhe të udhëhiqeshin drejtë fundit të luftës. E dyta, një lloj gazi i jonizuar fshehë nga radarët çdo objekt që ndodhet brenda tij dhe e treta, është e njohur se fusha të fuqishme magnetike apo rryma të fuqishme elektronike, mund të shmangin shumë pak një trarë drite, apo një foton nga drejtimi i tij.

Marina Luftarake Amerikane pranon zyrtarisht se anija “Eldridge” mori pjesë në një eksperiment që parashikonte mbështjelljen e anije gjuajtëse me tel, në një tentativë ngrirjeje/çaktivizim të fushave magnetike që shatoheshin nga metali i saj.

Kjo metodë është e njohur si zhveshje magnetike. Një gjë e tillë do të kthente anijen në të padukshme ndaj bombave zhytëse, të cilat bazohen në censorë që aktivizojnë shpërthimin.

Eksperimenti u zhvillua në dy faza. Faza e parë më 23 korrik 1943 dhe e dyta dhe më e rëndësishmja më 12 gusht 1943. Thuhet se u krye dhe një tjetër provë në muajin tetor të njëjtit vit. Gjatë fazës së parë të eksperimentit, anija nuk u zhduk tërësisht, por hija e saj (forma) reflektohej qartë në ujë. Herën e dytë anija u zhduk tërësisht, ndërsa u shfaq pas 15 minutash në Virginia.

Kur anija u rishfaq në Pensilvania, disa anëtarë të ekuipazhit u gjetën të “balsamosur” me trupin e anijes, të tjerë mungonin dhe të mbeturit kishin humbur logjikën e tyre. Anija pas eksperimentit ju shit marinës luftarake greke, por kapaciteti nominal ishte rritur me 300 ton, që do të thotë se i ishin hequr pajisjet nga brenda. Nga mesi i dekadës së 80-ës, shfaqet një dëshmitar i cili shkaktoi shumë trazira me deklaratën e tij “isha dhe unë aty dhe pash gjithçka me sytë e mi”.

Kështu, Al Bielek pretendoi se ishte njëri nga marinarët që vuri në funksion pajisjet në control room të “Eldridge”. Sipas versionit të tij, ai e vendos eksperimentin në dy faza: 23 korrik –e para, dhe 12 gusht e dyta dhe në tetor siç dhe pretendoje dhe njihej gjerësisht.

Vijon duke thënë se ekuipazhi i anijes udhëtoi 40 vjet në të ardhmen (harkun kohorë të së ardhmes) në vitin 1983 dhe u gjend në bazat nëntokësore të programit “Montok” në Long Island.

Ajshtajni me teorinë e përgjithshme të relativitetit pretendonte se graviteti nuk ishte një fuqi klasike (e zakonshme) por një shtrembërim i hapësirës-kohë. Madje, John Archlibald Wheeler duke bërë një përmbledhje të kësaj teorie, referon se “hapësira ndikon në materie dhe e udhëzon se si mund të lëviz. Ndërsa materia, reagon në hapësirë dhe e udhëheq se si të lakohet”.

Nëse e konsiderojmë si de fakto eksperimentin e Filadelfias dhe atë që ajo u bazua në këtë teori, atëherë ndodhemi përpara një arritje shumë të madhe teknologjike të paimagjinueshme. Megjithatë, shumë pyetje vijojnë të mbete ende pa përgjigje, përsa i përket faktit se çfarë i ndodhi në të vërtet anijes dhe ekuipazhit të saj. Duhet të theksojmë se deri në ditët tona vijon të mbetet eksperimenti më i madh dhe më i mistershëm.
Ruhan
Ruhan

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti Ylberi Empty Re: Projekti Ylberi

Mesazh  Ruhan 17.09.13 18:58

https://www.youtube.com/watch?v=SeEbrgC-7wY
Ruhan
Ruhan

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekti Ylberi Empty Re: Projekti Ylberi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi