Modifikimi i sjelljeve
Faqja 1 e 1
Modifikimi i sjelljeve
Modifikimi i sjelljeve
Synim i hershëm i njeriut ka qenë, dhe është edhe sot: sundimi i trurit, e njëkohësisht edhe sundimi i njeriut
Për shkak se të gjitha format e jetës u janë nënshtruar ligjeve të evolucionit dhe gjithçka lëviz drejt formës më të lartë dhe më të përsosur të ekzistencës, edhe njeriu si pjesë përbërëse e këtij sistemi, anon drejt formave më të larta e më të përsosura të dijes.
Apetitet e tij drejt zbulimeve të reja nuk janë shuar kurrë. Zbulimet e shumta shkencore sollën vështrim krejtësisht të ri, si për vetë njeriun ashtu edhe për natyrën, botën dhe kozmosin në përgjithësi... Megjithatë, edhe përkundër gjithë këtyre shpikjeve, gjithë këtij përparimi, në qendër të vëmendjes mbeti truri me të gjitha misteret e tij. Synim i hershëm i njeriut ka qenë, e është edhe sot: sundimi i trurit, e njëkohësisht edhe sundimi i njeriut.
Eksperimentet në këtë drejtim datojnë që nga kohët më të hershme, por kërkimet e mirëfillta shkencore fillojnë me shkencëtarin rus I. P. Pavlovin, respektivisht me eksperimentin e tij të quajtur 'refleksi i kushtëzuar'.
Në vitin 1903, ky fiziolog rus shpalli zbulimin e tij epokal, për të cilin edhe u nderua me Çmimin Nobël për mjekësi. Pavlovi, duke punuar me qentë, vërejti se ata fillonin të sekretonin pështymë para se t'i ushqente.
Kjo tërhoqi vëmendjen e tij dhe ai vendosi ta studiojë këtë reagim të qenëve, me të cilin edhe u bë shumë i famshëm. Pak çaste para se t'ia jepte qenit ushqimin, ai i binte një zileje. Në fillim qeni nuk shfaqi ndonjë reagim të veçantë ndaj ziles. Por, pas disa provash, qeni filloi të sekretonte, sapo dëgjonte tingullin e ziles. Qeni këtë e kishte kuptuar si një sinjal se së shpejti do të ushqehet.
Pavlovi kreu edhe një numër të madh eksperimentesh për të zbuluar lidhjet ngacmim-reagim. Si ngacmues neutral ai paraqiste dritat, tingujt e zileve, këmbanat etj.
Zakonisht, njërin nga këta ngacmues ai e shoqëronte me ushqim dhe me një solucion acidi të holluar ose me shok të dobët elektrik. Këto reagime, Pavlovi i quajti 'reflekse' dhe filloi të interesohej edhe më shumë për mekanizmat fiziologjikë të këtyre reflekseve nervore dhe reagimet e tyre.
Më vonë, pasuesit e tij konstatuan se sjelljet mund të "kushtëzohen" tek të gjitha qeniet e gjalla, duke filluar nga ameba deri tek njeriu, dhe erdhën në përfundim se përdorimi i këtij "kushtëzimi" është i pakufishëm.
Ky zbulim bëri bujë në gjithë botën dhe për të u interesuan shumë psikologë të famshëm, si: Tolmani, Wotsoni, Skinneri etj., të cilët edhe filluan ta aplikojnë, së pari, nëpër shkolla e pastaj edhe në shoqëri të gjërë. Qëllimi kryesor i këtij "refleksi" ishte "modifikimi i sjelljeve" në përshtatshmëri me situatën.
Posaçërisht në këtë drejtim u angazhua psikologu amerikan Burrus F. Skinner, i cili dha edhe kontribut të madh për shkencën e sjelljes. Ai bënte parashikimin dhe kontrollin e sjelljeve nëpërmjet informacioneve të marra nga analizat e sjelljeve, dhe me këtë bëri ndryshime kolosale në sjelljet e shoqërisë amerikane, që i sollën atij edhe autoritet shumë të madh. Ai këtë metodë e futi në përdorim që nga çerdhet e fëmijëve, shkollat, uzinat e deri te shtëpitë e pleqve.
Mirëpo, rezultatet e kërkimeve të Skinnerit, përveç rëndësisë së madhe që kanë për psikologjinë moderne, për modifikimin e sjelljeve, për të mësuarit e programuar etj., të aplikuar në të gjitha shtresat e shoqërisë, njëkohësisht paraqesin edhe frikë, sepse ofrojnë mundësi të pakufishme edhe për keqpërdorim, përkatësisht manipulim me njerëzit, nëpërmjet 'refleksit të kushtëzuar', pastaj 'veprimit të kushtëzuar' etj., me plane të paraprogramuara.
Për këtë, Skinneri shkruan edhe në librat e tij 'Përtej lirisë dhe dinjitetit' që e botoi në vitin 1971, dhe 'Mbi reflektimet e mëtejshme' të botuar me 1987.
Studime të mëtejshme në këtë drejtim bëri edhe psikologu i njohur amerikan M. Seligman, të cilat i përshkruan në librin e tij 'Paaftësia për të ndihmuar veten', të cilin e botoi me 1975. Ai këtë paaftësi e studioi nëpërmjet kushtëzimit klasik të qenve.
Në një eksperiment, u stërviten nëpërmjet një tingulli që shoqërohej me një shok elektrik katër qenë. Eksperimentuesit prodhonin një tingull, i cili pas 10 sekondash përcillej me një shok elektrik.
Qentë në fillim klithnin dhe vraponin përreth për të gjetur ndonjë strehim, por pas shumë shokëve elektrike, kur e panë se kjo ishte e pashmangshme, u shtrinë përtokë dhe filluan ta vuajnë shokun elektrik. Në provat e mëtejshme, qentë as që u përpoqën t'i shmangen sulmit; ata u dorëzuan plotësisht. Pra, ata u bënë të paaftë për të ndihmuar veten.
Seligmani, thotë se kjo paaftësi edhe te njerëzit fitohet në mënyrë të ngjashme ashtu si tek eksperimenti i mësipërm, gjë që ngjalli edhe dëshirat e shumë diktatorëve për të sunduar mbi masën, pasi në shumë shtete u zbatua edhe në praktikë.
Pasojat e një eksperimentimi të tillë me qëllime të caktuara, nëpërmjet mjeteve që disponojmë sot, mund t'i paramendojë secili... Pra, përveç rolit të madh pozitiv që pati ky zbulim i Pavlovit, dhe që u përdor me sukses në shumë sfera të jetës, duke i kontribuar shumë njerëzimit, në anën tjetër, hapi edhe rrugët e reja drejt një kontrolli masiv, të kushtëzuar sipas nevojës, në drejtim të të cilit po punohet intensivisht.
Përgatiti:Klarita Bajraktari

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi