EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varrezat

4 posters

Shko poshtë

Varrezat Empty Varrezat

Mesazh  Neo 11.05.08 13:23

Misteret e varrezave “Per - Lashez"...

(Sekrete, mistere, erotizëm, spiritizmë e skena egzorcizmi në varrezën më të shquar të Parisit)

... Nuk është e thenë që varrezat të jenë me çdo kusht, vendet ideale të prëhjes së përjetëshme.

Prej shumë vjetësh, agjentë të survejimit në Paris kanë venë në qendër të vemendjes, njerën prej sipërfaqjeve më të gjelbëruara të qytetit, me 44 hektarë monumente funerale.

Netëve, të shoqëruar me qenër të stervituar ata inspektojnë e i bien kryq e tërthor nekroplit më të shquar në botë: varrezave Per-Lashezë ( Père-Lachaise ) ku prëhen personalitete të botës së arteve, politikës, mjekësisë e shkencave paralele.

Po, përse gjithë kjo gjendje alarmi përreth tyre ? Shkaqet janë të shumta.

Në fakt, ky vend magjik ku bejnë gjumin e përjetshëm shumë njerëz të shquar të dy shekujve të fundit, është bërë prej kohësh mjaft tërheqës për disa lloj vizitorësh të veçantë.

Sepse, Per-Lashezë, në çdo kohë ka qenë konsideruar s i një nga vendet më tipikë të egzorcizmit e, për disa sekte, ndër më të zgjedhurit për të bërë ceremoni misterioze. Pothuajse çdo natë, aty shihen skena nga më të çuditëshmet...

“Nimfa” e Per Lashezë dhe gjoksi vezullues i një femre...

... Një kureshtar që përshkon Qytezën e të Vdekurve e endet mes këtij nekropoli të pafund, nuk mund të qendrojë indiferent para varrit madhështor të Ferdinad Barbadien, derdhësit të shquar të skulpturave në bronx të shekullit te XIX-të, ku ngrihet edhe një nga kryeveprat e tij.

Para një masivi shkembor ndodhet një grup skulpturor i përbërë prej tri vajzash, të cilat quhen ndryshe edhe Nimfat e Per -Lashezë. Një prej tyre, ajo me e avancuara drejt publikut, më e reja, më finja s’eshte as dy hapa larg.

Ajo ka dy gjokse të vegjël por tepër provokues, të cilët janë edhe ”preja” e shumë zotërinjve që, të tunduar prej anatomisë së tyre erotike, s’qendrojnë dot pa i ledhatuar.

Eshtë kjo arsyeja pse ato ( gjinjtë prej broxi ), nga fërkimi e ledhatimi i shumë kalimt arëve, janë gjithmonë të mbuluar me një dritë vezulluese metali të freskët.

Ka nga ata bile që, duke i’u shmangur njerëzve e pasi sigurohen se janë larg vështrimit të tyre ( veçanërisht kur bie muzgu e ata rrallohen ), ndalen para kësaj nimfe me përmasa natyrale e, nuk e kanë për gjë qe t’i thithin thumbat e gjoksit të saj me gojë.

Thuhet se, ( e, kjo ka ngelur si një traditë e vjetër ), ledhatimi i gjinjve të Nimfës së Per-Lashezë, sjell fat në dashuri...

Viktor Noir - fetishi erotik i femrave

... Ndërkohë, vendi më i adhuruar për femrat është padyshim varri i Viktor Nuar, ( Victor Noir ), këtij ish-gazetari të vrarë pabesisht më 1870 në moshën 22 vjeç, pikërisht dy ditë para marteses.

Shtrirë mbi varr në përmasa natyrore, me redingotë hapur, kapelen përbri e pamjen e fytyrës pothuajse ëngjëllore, ndodhet skulptura e trupit të tij në bronx, punuar nga artisti i njohur i asaj epoke Jules Dalou.

Pjesa dërmuese e adhuruesve të saj, jane vajza e gra të reja. Sjelljet e disa prej tyre, nganjeherë, kanë brenda tyre simptoma të vërteta erotike-deliranete.

Në skulpturë, vendi më i lakmuar e që rrezaton tepër shkëlqim është një pjesë e fryrë mbi pantallona, mes kofshëve, aty ku ndodhet seksi i tij.

Sipas bestytnive e paragjykimeve, të cilat janë përcjelluar nga njeri brez tek tjetri, skulpturë e djaloshit Viktor Nuar ka disa fuqi të mbinatyreshme si, për shembëll: tërheqjen e një mashkulli, shërimin nga impotenca, bashkimin me një burrë të adhuruar, realizimin e deshirës për martesë, bërjen e një fëmije etj.

Gratë apo vajzat, për të realizuar dëshirën e tyre të fshehtë e duke besuar në efektin çudibërës, ndalen para skulpturës së shtrirë, ulen pranë saj e, lehtas, kalojnë gishtat duke ledhatuar pjesën e fryrë të seksit nenë pantallona.

Por, ka edhe të tjera më të guximshme, të cilat vendosin në atë vend ballin e, pastaj, lëshojnë mbi të puthje e më tepër akoma, ka të tjera që vijnë aty natën, xhvishen nudo e shtrihen mbi trupin e ftohtë prej metali të djaloshit Viktor Nuar, fetishit erotik të femrave...

Alen Kardek – teoricieni i madh i spiritizmit

... Eshtë më se e vërtetë që ekziston një kult adhurues për Alen Kardek ( 1804-1869) ( Alain Kardec-doktor në mjekësi e pedagog, i cilësuar si më i madhi i magjistarëve, vëzhguesi i pakrahësueshëm i botës së shpirtërave, shefi dhe teoricieni i parë i spiritizmit botëror ).

Në çdo kohë e për çdo ditë, varri i tij ështe i mbytur me tufa lulesh lloj-lloj. Burra e gra vijnë tek varri i tij, për t’u konsultuar me magjistarin e madh e për t’i bërë atij lutje, për ndërhyrjen e shpirtrave të mirë në dobi të tyre.

Sepse, Alen Kardekut i atribuohen fuqi të të pa imagjinueshme të tilla si, për shëmbëll, që të hysh në kontakt me të vdekurit, të marrësh mesazhe nga jeta e përtejshme, të shërosh një të semurë, të çlirohesh nga shpirtërat e këqinj etj.

Për këto arsye, mund të themi pa e tepëruar se varri i t ij, është sigurisht më i vizituari jo vetëm në Per-Lashezë, por edhe në gjithë Francën ( sigurisht pas atij të Napoleon Bonapartit ).

Ndaj, gjen këtu edhe njerëz që vijnë edhe nga vende të largëta, sidomos nga Amerika latine, Antilet e disa vende të Afrikës...

Xhim Morrison - varri i tij ruhet ditë e natë...

... Eshte pikerisht, përreth varrit të Xhim Morrison -it, ( Jim Morrison, 1943 - 1971 ), vdekur në Paris për shkak të një overdoze heroine, një prej miteve më të shquar të muzikes pop, ku zhvillohen edhe manifestimet më të zhurmshëm e më shqetësues të varrezave Per-Lashezë.

Varri i njeriut që, për nga modernizmi i artit dhe menyrës së tij të jetesës, misheroi një model absolut për mbarë brezin e viteve ’60-’70.

Si mishërues i një personazhi të tillë mitik, varri i tij është kthyer në një vend të endërruar pelegranzhi për mijëra të rinj e të reja anglo-amerikanë, gjermanë e skandinavë, të cilët vijnë këtu për t’i bërë homazh idolit të tyre të adhuruar, i cili u bë simbol i madhërishëm i antikonformizmin ndaj traditave e sjelljeve sociale të kohës së vet ( Të tilla si, kundërshtimi i luftës në Vietnam, tutelës prindërore, refuzimit ndaj shërbimit ushtarak, ligjit, familjes, moralit ).

The Doors...I shndërruar në një vend takimi ndërkombëtar e, disa herë i kërcënuar edhe për profanim nga individë të rrezikshëm e me probleme psiko-mendore, varri i tij ruhet me kamera të fshehta e vëzhgohet ditë e natë nga roje të posaçme, gjë e cila ka bërë që survejimi rreth tij të jetë special dhe i përhershëm.

Për shkak të fluksit të madh të njerëzve, shpesh herë me mangësi sjelljesh civile, përreth varrit, individë të ndryshëm nuk mungojnë t’a bëjnë të pavdekshme prezencën e tyre duke shkruar graffiti në varrin e idolit të tyre, duke derdhur mbi të shishe me alkool apo duke tymosur hashish e mariuhanë.

Grupe të tjerë bien në delir të vërtetë e japin spektakle orgjish ndërkohë që, pjesa më e madhe e adhuruesve, kënaqen duke vendosur pranë banesës së fundit të artistit të madh, thjesht një lule apo një mesazh të shkruar mbi një copëz letër...

Nga Simbad Detari
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varrezat Empty varrezat Père-Lachaise

Mesazh  Estilen 19.01.11 21:20


Perse vezhgohen non stop varrezat  Père-Lachaise(Paris)

Varrezat Pere+Lachaise1

... Nuk është e thenë që varrezat të jenë me çdo kusht, vendet ideale të prëhjes së përjetëshme.

Prej shumë vjetësh, agjentë të survejimit në Paris kanë venë në qendër të vemendjes, njerën prej sipërfaqjeve më të gjelbëruara të qytetit, me 44 hektarë monumente funerale.

Netëve, të shoqëruar me qenër të stervituar ata inspektojnë e i bien kryq e tërthor nekroplit më të shquar në botë: varrezave Per-Lashezë ( Père-Lachaise ) ku prëhen personalitete të botës së arteve, politikës, mjekësisë e shkencave paralele.

Po, përse gjithë kjo gjendje alarmi përreth tyre ? Shkaqet janë të shumta.

Në fakt, ky vend magjik ku bejnë gjumin e përjetshëm shumë njerëz të shquar të dy shekujve të fundit, është bërë prej kohësh mjaft tërheqës për disa lloj vizitorësh të veçantë.

Sepse, Per-Lashezë, në çdo kohë ka qenë konsideruar s i një nga vendet më tipikë të egzorcizmit e, për disa sekte, ndër më të zgjedhurit për të bërë ceremoni misterioze. Pothuajse çdo natë, aty shihen skena nga më të çuditëshmet...

“Nimfa” e Per Lashezë dhe gjoksi vezullues i një femre...

Varrezat Alfred-Boucher-la-petite-Boucher,-P%C3%A8re-Lachaise

... Një kureshtar që përshkon Qytezën e të Vdekurve e endet mes këtij nekropoli të pafund, nuk mund të qendrojë indiferent para varrit madhështor të Ferdinad Barbadien, derdhësit të shquar të skulpturave në bronx të shekullit te XIX-të, ku ngrihet edhe një nga kryeveprat e tij.

Para një masivi shkembor ndodhet një grup skulpturor i përbërë prej tri vajzash, të cilat quhen ndryshe edhe Nimfat e Per -Lashezë. Një prej tyre, ajo me e avancuara drejt publikut, më e reja, më finja s’eshte as dy hapa larg.

Ajo ka dy gjokse të vegjël por tepër provokues, të cilët janë edhe ”preja” e shumë zotërinjve që, të tunduar prej anatomisë së tyre erotike, s’qendrojnë dot pa i ledhatuar.

Eshtë kjo arsyeja pse ato ( gjinjtë prej broxi ), nga fërkimi e ledhatimi i shumë kalimt arëve, janë gjithmonë të mbuluar me një dritë vezulluese metali të freskët.

Ka nga ata bile që, duke i’u shmangur njerëzve e pasi sigurohen se janë larg vështrimit të tyre ( veçanërisht kur bie muzgu e ata rrallohen ), ndalen para kësaj nimfe me përmasa natyrale e, nuk e kanë për gjë qe t’i thithin thumbat e gjoksit të saj me gojë.

Thuhet se, ( e, kjo ka ngelur si një traditë e vjetër ), ledhatimi i gjinjve të Nimfës së Per-Lashezë, sjell fat në dashuri...

Viktor Noir - fetishi erotik i femrave

Varrezat Tumblr_lf31b50nEP1qa0j0so1_400

... Ndërkohë, vendi më i adhuruar për femrat është padyshim varri i Viktor Nuar, ( Victor Noir ), këtij ish-gazetari të vrarë pabesisht më 1870 në moshën 22 vjeç, pikërisht dy ditë para marteses.

Shtrirë mbi varr në përmasa natyrore, me redingotë hapur, kapelen përbri e pamjen e fytyrës pothuajse ëngjëllore, ndodhet skulptura e trupit të tij në bronx, punuar nga artisti i njohur i asaj epoke Jules Dalou.

Pjesa dërmuese e adhuruesve të saj, jane vajza e gra të reja. Sjelljet e disa prej tyre, nganjeherë, kanë brenda tyre simptoma të vërteta erotike-deliranete.

Në skulpturë, vendi më i lakmuar e që rrezaton tepër shkëlqim është një pjesë e fryrë mbi pantallona, mes kofshëve, aty ku ndodhet seksi i tij.

Sipas bestytnive e paragjykimeve, të cilat janë përcjelluar nga njeri brez tek tjetri, skulpturë e djaloshit Viktor Nuar ka disa fuqi të mbinatyreshme si, për shembëll: tërheqjen e një mashkulli, shërimin nga impotenca, bashkimin me një burrë të adhuruar, realizimin e deshirës për martesë, bërjen e një fëmije etj.

Gratë apo vajzat, për të realizuar dëshirën e tyre të fshehtë e duke besuar në efektin çudibërës, ndalen para skulpturës së shtrirë, ulen pranë saj e, lehtas, kalojnë gishtat duke ledhatuar pjesën e fryrë të seksit nenë pantallona.

Por, ka edhe të tjera më të guximshme, të cilat vendosin në atë vend ballin e, pastaj, lëshojnë mbi të puthje e më tepër akoma, ka të tjera që vijnë aty natën, xhvishen nudo e shtrihen mbi trupin e ftohtë prej metali të djaloshit Viktor Nuar, fetishit erotik të femrave...

Alen Kardek – teoricieni i madh i spiritizmit



... Eshtë më se e vërtetë që ekziston një kult adhurues për Alen Kardek ( 1804-1869) ( Alain Kardec-doktor në mjekësi e pedagog, i cilësuar si më i madhi i magjistarëve, vëzhguesi i pakrahësueshëm i botës së shpirtërave, shefi dhe teoricieni i parë i spiritizmit botëror ).

Në çdo kohë e për çdo ditë, varri i tij ështe i mbytur me tufa lulesh lloj-lloj. Burra e gra vijnë tek varri i tij, për t’u konsultuar me magjistarin e madh e për t’i bërë atij lutje, për ndërhyrjen e shpirtrave të mirë në dobi të tyre.

Sepse, Alen Kardekut i atribuohen fuqi të të pa imagjinueshme të tilla si, për shëmbëll, që të hysh në kontakt me të vdekurit, të marrësh mesazhe nga jeta e përtejshme, të shërosh një të semurë, të çlirohesh nga shpirtërat e këqinj etj.

Për këto arsye, mund të themi pa e tepëruar se varri i t ij, është sigurisht më i vizituari jo vetëm në Per-Lashezë, por edhe në gjithë Francën ( sigurisht pas atij të Napoleon Bonapartit ).

Ndaj, gjen këtu edhe njerëz që vijnë edhe nga vende të largëta, sidomos nga Amerika latine, Antilet e disa vende të Afrikës...

Xhim Morrison - varri i tij ruhet ditë e natë...

Varrezat JIM

... Eshte pikerisht, përreth varrit të Xhim Morrison -it, ( Jim Morrison, 1943 - 1971 ), vdekur në Paris për shkak të një overdoze heroine, një prej miteve më të shquar të muzikes pop, ku zhvillohen edhe manifestimet më të zhurmshëm e më shqetësues të varrezave Per-Lashezë.

Varri i njeriut që, për nga modernizmi i artit dhe menyrës së tij të jetesës, misheroi një model absolut për mbarë brezin e viteve ’60-’70.

Si mishërues i një personazhi të tillë mitik, varri i tij është kthyer në një vend të endërruar pelegranzhi për mijëra të rinj e të reja anglo-amerikanë, gjermanë e skandinavë, të cilët vijnë këtu për t’i bërë homazh idolit të tyre të adhuruar, i cili u bë simbol i madhërishëm i antikonformizmin ndaj traditave e sjelljeve sociale të kohës së vet ( Të tilla si, kundërshtimi i luftës në Vietnam, tutelës prindërore, refuzimit ndaj shërbimit ushtarak, ligjit, familjes, moralit ).

The Doors...I shndërruar në një vend takimi ndërkombëtar e, disa herë i kërcënuar edhe për profanim nga individë të rrezikshëm e me probleme psiko-mendore, varri i tij ruhet me kamera të fshehta e vëzhgohet ditë e natë nga roje të posaçme, gjë e cila ka bërë që survejimi rreth tij të jetë special dhe i përhershëm.

Për shkak të fluksit të madh të njerëzve, shpesh herë me mangësi sjelljesh civile, përreth varrit, individë të ndryshëm nuk mungojnë t’a bëjnë të pavdekshme prezencën e tyre duke shkruar graffiti në varrin e idolit të tyre, duke derdhur mbi të shishe me alkool apo duke tymosur hashish e mariuhanë.

Grupe të tjerë bien në delir të vërtetë e japin spektakle orgjish ndërkohë që, pjesa më e madhe e adhuruesve, kënaqen duke vendosur pranë banesës së fundit të artistit të madh, thjesht një lule apo një mesazh të shkruar mbi një copëz letër...

Ne kete link te meposhtem mund te beni nje vizite virtuale ne kete varreza duke klikar mbi foto tek shigjeta majtas ...ose djathtas

http://www.pere-lachaise.com/perelachaise.php?lang=en
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varrezat Empty Re: Varrezat

Mesazh  Odin 24.10.11 16:30

Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varrezat Empty Re: Varrezat

Mesazh  Albaniaa 15.09.13 17:11

Varreza St. Louis Number One

Historia
Kjo histori fillon qe me faktin qe niveli i ujerave nentokesore ne New Orleans eshte shume i larte. Duke qene se ky nivel eshte shume i larte per te mbajtur njerez nen toke, New Orleans ka nje zgjidhje tjeter ndaj varrosjeve klasike nen toke.
Ne New Orleans mund te shihni te krijuara mauzoleumet me te bukura ne te gjithe boten. Varreza me e vjeter prej te gjithave ne New Orleans eshte Varreza St. Louis Number one.

Gjithashtu kjo varreze eshte konsideruar neper shume artikuj apo nga shume eksperte te fushes, si varreza me e frikshme dhe me me shume aktivitet paranormal ne te githe boten.
Legjendat dhe aktiviteti paranormal

Ka njerez qe betohen se kane degjuar te qara dhe mermeritje qe vinin qe nga brenda varreve, per te mos permendur me pas mjegulla misterioze te shfaqura nga asgjeja, anomali te dritave, aparicione, zera dhe fytyra pa asnje trup.

Megjithate, edhe pse fantazmat ne kete vend jane te shumta, eshte nje prejt tyre ne vencanti qe lidhet me kete varreze; Mbreteresha e Voodoo-ve Marie Laveau.

Megjithese jeta e saj eshte bere pjese e folklorit dhe historive te ndryshme, ka ekzistuar vertete nje grua me emrin Marie Levau dhe ajo eshte vertet e varrosur ne kete varreze ne nje varr qe ka te shkruar emrin e saj dhe titullin e saj; Priftereshe Voodoo-je.

Gjithashtu eshte pranuar si e vertete qe ajo ka jetuar 100 vjet duke mbajtur trupin e nje gruaje te re te bukur dhe sensuale.

Qe nga koha e vdekjes se saj ne vitin 1881, ajo eshte shfaqur neper varreza, dhe ne fakt shpeshtesia e ketyre shfaqjeve nuk eshte ulur as ne kohet moderne.

Njerezit akoma pelegrinojne ne varrin e saj per te kerkuar keshilla, ndihme dhe per te lene dhurata.

Ajo ende duket duke ecur ndermjet varrezave te tjera e veshur me turbanin e saj me te bardhe dhe te kuqe duke dhene mallikim e saj per ndonje shkeles ne varreze.

Nje fantazme tjeter i njohur i kesaj varreze eshte "Henry". Ai bleu nje toke ne kete varreze por ajo u shit nderkohe qe ai ishte ne det dhe kur ai vdiq ai u varros ne fushe pocari. Ai eshte i njohur pasi sipas raportimeve ai iu afrohet njerezve dhe i pyet ata se ku ndodhet varri i tij. Ai shpesh shihet me rroba te vjeteruara.

Ne kete varreze gjithashtu mund te gjendet Alfonso, i cili u afrohet njerezve si nje i ri i vetmuar, i kap ata perdore dhe i pyet nese mund ta marrin edhe ate me vete ne shtepi. Gjithashtu ka raportime qe e kane pare ate duke mbajtur lule ne dore dhe duke kapuar midis varreve. Alfonso gjithashtu eshte fantazma me e shpeshte qe del edhe neper fotografi.

Pervec fantazmave te njerezve, ne kete vend mund te shihen edhe shume fantazma qensh dhe macesh. Mendohet se ato jane kafshet shtepiake te cilat kerkojne ende vemendje dhe kujdes nga ish padronet e tyre.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varrezat Empty Re: Varrezat

Mesazh  Albaniaa 15.09.13 17:16

Varrezat Highgate

Varrezat Image002

Nese ekziston ndonje gje qe eshte e mbinatyrshme, atehere padyshim ne vend te pare do te ishin Varrezat e Highgate.

Varreza eshte hapur ne vitin 183, nje date qe ishte pasoje e disa viteve epidemie kolere, dhe kjo varreze ishte elegante dhe e shtrenjte, aq sa u kthye shume shpejt ne nje mode viktoriane.

Duke ditur cudite qe ndodhin aty, nuk eshte e habitshme qe shume histori misteri dhe tragjedie jane te lidhura me historine e Highgate.

Me shume se 165.000 persona jane taniMe shume se 165.000 persona jane tani te varrosur ne pjesen e bukur te kodres ne veri te Londres qe shtrihet ne me shume se 37 akra. Dhe dy prej ketyre akrave jane terren i cshenjteruar. Vete varreza e Highgate eshte e ndare ne pjesen lindore me te re dhe me te perdorur, dhe ne pjesen me te vjeter dhe misterioze ne anen perendimore.

Nje koridor i nendheshem qe nuk perdoret per te bashkuar te dy gjysmat. Busti perkujtimor mbi vendin e varrosjes se Karl Marx, ndodhet ne seksionin lindor, ndersa ne pjesen perendimore, me hyrje me te limituar ndodhen shtepite e fundit te disa njerezve shume te njohur, si fizikantet e shekullit te 19, Michael Faraday dhe Elisabeth Siddal.

Historite e treguara nga kalimtaret ne rrugen prane varrezave fillojne qe ne vitin 1967 dhe kane gjeneruar fillimisht historine e vampirit te Highgate, qe vazhdon te debatohet si histori edhe sot e kesaj dite.

Pjesa perendimore ishte braktisur nga pronaret dhe ishte pjeserisht e shkaterruar nga efektet e natyres nder vite. Bimet dhe kafshet e donin shume, por jo shume njerez e mendonin ne te njejten menyre, djemte dhe ata qe kerkonin drithmat kalonin rrenojat duke bere vandalizma dhe cdo lloj aktiviteti okult u zhvillua ne mes te atyre rrenojave.

Kjo gje ndryshoi ne vitin 1975 kur varreza u vu nen kontrollin e Friends of Highgate, dhe edhe pse regjimi i tyre ishte polemik, te pakten shkaterrimi dhe hyrja ne varreze u limituan.

Nder te tjera, kjo varreze ka qene gjithmone e njohur nder dashamiresit e horrorit pasi ka qene frymezimi i skenave te caktuara te Drakules, nga Bram Stocker. Edhe pse dhomat funerale te nendheshme te familjeve kishin xhamat e tyre, duke marre ne konsiderate panelet e thyera qe prej shume vitesh, peshperima te ndryshme e kane lidhur kete varreze me vampirin me te njohur ne bote.

Ishte si pasoje e kesaj atmosfere te Ishte si pasoje e kesaj atmosfere te krijuar qe filluan te perhapeshin fjale mbi ate jo te vdekurin qe merrte te gjallet, duke u bazuar ne cfare ishin pare nepermjet Swain’s Lane, duke pare nga kangjelat e mbyllura pergjthmone te veriut te varrezave. Nga dera me kangjella e hyrjes se veriut, eshte nje rruge qe te con ne Circle of Lebanon, nje rreth kriptimesh qe rrethon nje bime gjigande cedri, te vjeter sa asgje njerezore e ndertuar ne terren.

Manchester, qe veteshpallet gjuetar vampiresh dhe president i British Occult Society thote ne autobiografine “Highgate Vampire”, qe disa nga studentet adoleshente te konventes Sainte Union po shkonin per ne shtepi duke kaluar matane kangjellave te hyrjes se veriut kur pane ate qe ata e pershkruan me vone si varre qe hapeshin dhe trupa qe ngriheshin.

Manchester thote qe edhe nje djale qe po shoqeronte per ne shtepi te dashuren e tij, kur te dy u terrorizuan nga nje fytyre e tmerrshme nga brenda kangjellave te mbyllura, dhe me vone pasi djali ishte bere nje gjuetar shpirterash u tremb nga nje figure e frikshme qe emetonte tinguj. Keto nuk jane historite e vetme. Qe nga vitin 1970, gazetat e perditshme lokale kane publikuar vazhdimisht histori te lidhura me varrezat e Highgate.

Manchester ishte vazhdimisht ne qender te shtypit si subjekt apo si kontribues. Ai u kontaktua nga Elizabeth Wojdyla, qe ishte nje prej vajzave te konventes dhe qe kishte kerkuar ndihme ndaj vuajtjeve te saj te vazhdueshme nga anemia e maktheve te lidhura me burrin kafshe qe ishte jashte dritares se saj. Manchester pretendoi se mund ta sheronte duke krijuar nje mbrojtje me qepe, kripe, dhe nje kryq prej argjendi.

Me pas ai u kotaktua nga nje grua me emrin Anne per motren e saj te quajtur me pseudonimin Luisa, qe kishte dy vrima ne qafe dhe nje shtyrje per te shkuar tek varreza Highgate nderkohe qe ecte somnambul. Ai e ndoqi ate deri ne Lebanon Circle, ku ai dhe Anne degjuan nje tingull si ai i pershkruar vite me pare, tingull qe pushoi kur Manchester hodhi nje kryq argjendi ndermjet deres se rende dhe te ndryshkur prej hekuri dhe Luises.

Ne mars te atij viti, Sandra Harris, e programit “Today”, tentoi te intervistonte Manchester perpara deres se veriut.

Perpara se sa gjerat te merrnin nje vrull te mmadh, Manchester zbriti me nje litar ne varret e nendheshme dhe gjeti aty 3 varre bosh, te cilat i purifikoi me kripe, qepe, dhe lutje kunder kthimit te mundshem te vampireve qe jetonin aty.

Ky lajm u be edhe me i rendesishem kur nje grua pa koke, viktime e nje vrasjeje u gjend ne afersi te varrezes. Manchester rizbriti nen dhe dhe zbuloi qe nje prej varreve ishte levizur qe aty. I drejtuar nga Luisa, gjate dites ai vizitoi nje prej katakombeve me te aferta nga ku ishte gjetur gruaja e vdekur, dhe sipas tij aty u gjend nje varr me shume, qe kur u hap ne te ishte nje vampir qe kishte pamjen e nje te vdekuri prej jo me shume se 3 ditesh.

Manchester tha qe asistentet e tij donin ta detyronin qe t'i ndgulte nje dru ne zemer, por qe ai beri nje ekzorcizem, dhe me pas ajo dhome e nendheshme u mbyll me mur por pasi ishin vendosur ne te shume elemente per te luftuar vampirin.

Dhoma e nendheshme nuk ndejti e mbyllur per shume kohe.

Gjate muajve te mevonshem kafshe te ngordhura vazhduan te shfaqeshin ne Waterslow Park, dhe nje pacient i semure mendor u gjend duke ardhur verdalle neper varreza i mbuluar me gjakun e tij

Ne vitin 1977, Manchester hyri serish ne varrin e mbyllur per te zbuluar qe vampire dhe arkivoli i tij kishin ikur. Dy vjet me vone, filluan te qarkullonin histori te ndryshme mbi nje shtepi qe ndodhej ne Crescent Road ne e veri te Londres

nje gazetar zbuloi qe ne katin e siperm te shtepise kishte prova te nje ceremonie shrigash, dhe ky lajm nuk kishte si te mos terhiqte vemendjen e Manchester-it. Keshtu, ai se bashku me nje medium dhe nga nje miku i tij skeptik, shkoi te bente investigimet e tij.

Sipas rezultateve qe ai nxorri, ne ate shtepi kishte forca te keqija dhe ndodhnin gjera te cuditshme dhe te pashpjegueshme. Ai gjithashtu kembenguli qe te nesermen ne mengjes, ne ate shtepi ai kishte gjetur edhe vampirin e tij te shumekerkuar qe pushonte qete ne arkivolin e tij.

Pasi kishte nxjerre nje mesim nga hera e fundit, Manchester kesaj rradhe nguli nje cope druri ne zemren e vampirit, dhe me pas ai dhe miqte e tij e terhoqen arkivolin deri ne oborr ku e dogjen ate.

Ka disa histori qe thojne qe Luisa ishte e infektuar nga vampire dhe vazhdoi te shperndante infektimin. Manchester ka shpjeguar edhe se si vampiri kishte arritur deri ne Highgate, me pamjen e nje te huaji fisnik qe mori me qera shtepine e Sir William Ashurst (Lord Mayorne Londer ne vitin 1694).

Por historia e vertete e vampirit te Highgate eshte kjo? Dhe nese nuk eshte kjo, atehere kush eshte?

Friends of Highgate nuk pranojne te flasin per asgje ne lidhje me vampiret, dhe guidat zakonisht bejne sikur i injorojne keto histori nese ndonje person kerkon te di me shume.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varrezat Empty Re: Varrezat

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi