EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Harresa

+6
xhenaa
nexhmi rexha
i panjohuri
Capkenja
Analise
ANtraX
10 posters

Shko poshtë

Harresa Empty Harresa

Mesazh  Vizitor 03.08.09 17:59

Megjithèse kujtesa afatgjatè ka njè kapacitet shumè tè madh ajo nuk èshtè e pèrkryer. Tè gjithè njerèzit pa pèrjashtim harrojnè. Studimet tregojnè se mè sè shumti njerèzit harrojnè rreth 9 orè pas marrjes sè informacionit. Pas kèsaj periudhe harresa vazhdon por me intensitet mè tè ulèt.

Pse harron njeriu? Lidhur me kètè ekzistojnè dy teori: teoria e humbjes (dekompozimit) tè informacionit dhe teoria e ndèrhyrjes sè informacionit.

Sipas teorisè sè parè, harresa ndodh pasi informacioni qè ruhet nè kujtesè humbet si pasojè e mospèrdorimit apo kalimit tè kohès. Kjo teori nuk pèrkrahet nga tè gjithè psikologèt sot, pasi nuk shpjegon pèrse njè pjesè e informacionit qè nuk pèrdoret humbet dhe njè pjesè tjetèr qèndron pèrgjithmonè nè kujtesè, pavarèsisht se nuk pèrdoret. Njè plak mund tè ketè harruar se çfarè ka ngrènè nè darkè, por mban mend shumè mirè kujtime tè detajuara nga fèmijèria e tij.

A ju ka ndodhur qè tè shikoni njè fotografi tè disa viteve mè parè, apo tè shkoni nè njè vend ku nuk keni qènè prej disa vitesh? Ato ju sjellin nè mendje kujtime, tè cilat nuk i keni pèrdorur qè prej asaj kohe.
Teoria e nderhyrjes sè informacionit thotè qè njeriu harron ngaqè informacioni i ri ngatèrrohet me i nformacionin e vjetèr tè ruajtur nè kujtesè, duke e penguar njeriun tè riprodhojè informacionin qè i nevojitet. Studiuesit theksojnè se samè e madhe tè jetè ngjashmèria e informacionit tè vjetèr tè ruajtur nè kujtesè me informacionin e ri qè futet, aq mè e madhe èshtè mundèsia e ndèrhyrjes sè informacioneve tek njèri-tjetri.

Njeriu mund tè harrojè edhe nè mènyrè tè vullnetshme numra telefoni, adresa, informacione, qe nuk i nevojiten mè. Gjithashtu njeriu harron edhe si pasojè e dèmtimeve nè funksionet e trurit. Paaftèsia pèr tè kujtuar informacionin pas traumave fizike njihet me emrin amnezi. Amnezia èshtè dy llojesh: anterograde (njeriut i kujtohen vetèm ato qè kanè para traumès) dhe retrograde (njeriu mban mend vetèm ato qè ndodhin pas traumès).
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harresa Empty Re: Harresa

Mesazh  ANtraX 16.08.09 17:07

Nje plak mund te kete harruar se çfare ka ngrene ne darke, por mban mend shume mire kujtime te detajuara nga femijeria e tij....Pra mendoj qe krejt m`varet ajo ndodhi qe ka ndodh ne ate kohe sa ka qenE me rendesi ose me sa kujdes e ke perjetu ate çast moment...

Ka sende qe pa dashje harrohen ka sende qe me dashje s`harrohen.. kete pune me mire jam lem ndonje psikologi nese e kami diku ne forum ta spjegon sa do pak.. dhe pse mendoj qe dhe ai do ta kete veshtire..
ANtraX
ANtraX

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harresa Empty Re: Harresa

Mesazh  Analise 13.10.09 12:57

Personalisht jam e interesuar per kete teme, por teorikisht mjaft dime e lexojme, praktikisht cfare duhet bere per te stervitur kujtesen? Ndoshta kjo nuk i takon ketij forumi me u pergjigje, por prb eshte Kujtesa ne fakt......
Analise
Analise

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harresa Empty Re: Harresa

Mesazh  Capkenja 24.12.09 20:12

[b]Teme shum interesante...

Une do te doja te dija dhe te merrja nje pergjigje te sakte!

Pse disa njerez kane kujtese shume te mire dhe disa harrojne shume shpejt dicka qe e kane degjuar ose lexuar?
avatar
Capkenja

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harresa Empty Re: Harresa

Mesazh  i panjohuri 26.12.09 12:13

Harresa eshte pjese e shkarkimeve te trurit. Si cdo mjet elektronik qe kane memorje te kufizuar edhe truri ka memorje te kufizuar dhe ato mendime qe ne nuk i kemi menduar dhe nuk i kemi kujtuar ato shqyrtohen si gjera te parendesishme dhe fshihen nga kujtesa e njeriut.
Kjo ndodh edhe me gjallesa te tjera.Pra harresa dhe memorja jane funksionet me kryesore e me te rendomta te trurit.
i panjohuri
i panjohuri

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harresa Empty HARRESA

Mesazh  nexhmi rexha 23.02.10 16:36

Shume inetresant, nje shembulli i nje plaku, qe femijerine e kujton shume mire, ndersa çfare ka ngren dje nuk i kujtohet ...?

Kjo ndodh sepse gjerat qe perjetohen me emocione si negative ashte edhe ato pozitve lene gjurme ne kujtesen tone.

Shembull, ne kujtojme shume mire diten e marteses sone, madje edhe detaje ma te volgla, kjo ndodh se ne kemi perjetuar shume emocione pozitive.

Ashtu siç mund ta kujtojme edhe vdekjen e te dashureve tane qe gjithashtu eshte nje emocion shume negativ.

Pra, siç po shihet gjerat mbahen ne mend varsisht nga emoconet qe mbartin ato, pa perjashtuar edhe shume faktore te tjere siç jane rendesia e informacionit, qendrushmeria, cilsia etj,
nexhmi rexha
nexhmi rexha

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harresa Empty harresa

Mesazh  xhenaa 26.02.10 15:26

Ahh shume mendim interesant paska thane nexhmiu, po me pelqeka flm.
xhenaa
xhenaa

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harresa Empty Re: Harresa

Mesazh  Neo 04.03.10 8:17

Humbja e kujtimeve

Kur kujtesa fillon të zbehet, po ashtu edhe perceptimi i realitetit, kemi ndjesinë sikur jemi të sëmurë. Këtë fenomen e quajmë “demencë” dhe kush vuan nga kjo sëmundje, rrezikon t’i humbasë të gjitha kujtimet me kalimin e viteve

Kujtimet janë copëza filmash që nguliten përgjithmonë në kujtesën tonë. Për të mos i shkatërruar, apo humbur pjesë të veçanta, duhen rifreskuar. Kur kujtesa fillon të zbehet, po ashtu edhe perceptimi i realitetit, kemi ndjesinë sikur jemi të sëmurë.

Këtë fenomen e quajmë “demencë” dhe kush vuan nga kjo sëmundje, rrezikon t’i humbasë të gjitha kujtimet me kalimin e viteve. Le të themi se këto janë shenjat e para të demencës, që shpesh lihen pas dore, ndërkohë që kanë një impakt rrënues te familjarët dhe e bëjnë pacientin më pak të bindur.

Në këtë mënyrë arrijmë të kuptojmë se cili prej pacientëve të prekur nga demenca shfaq simptoma sjelljeje, si depresioni, nerva dhe indiferencë.

Ndonjëherë ka edhe nga ata pacientë të cilët shfaqin shenja të çuditshme, që nuk përshtaten me personalitetin e tyre, kanë mungesë takti dhe ndjeshmërie. Në këtë rast jemi përballë një sëmundjeje që prek pjesën e përparme të trurit.

40 për qind e pacientëve me Alzhajmer vuajnë nga depresioni, ndërsa 60 për qind kanë periudha irritimi, me sjellje agresive, që mund të manifestohen me fyerje, bërtitje dhe gjeste të dhunshme. 20 për qind e pacientëve që vuajnë nga halucinacionet, besojnë se janë në rrezik, ose se ndodhen përkrah një të huaji.

Në skizofreni janë më të shpeshta halucinacionet dëgjimore, pra “të dëgjuarit e zërave”, ndërsa në demencë, ato pamore.

Edhe sjelljet delirante janë të ndryshme, mungon deliri i madhështisë dhe manitë tipike fetare të skizofrenisë, ndërkohë që nga familjarët këta pacientë ndiejnë sikur po tradhtohen. Këto janë probleme që shkaktojnë një stres të jashtëzakonshëm psikologjik dhe emocional te personat që u shërbejnë të moshuarve. Kjo është edhe arsyeja që shpesh familjarët i çojnë në azil pleqtë.

Gjithsesi është një zgjedhje që varet shumë nga kultura e personit që mban në shtëpi një të moshuar. Nuk është e thënë se kjo është domosdoshmërish zgjidhja më e mirë, dhe dihet që pacientët jetojnë më mirë në një ambient familjar.

Shumë persona mendojnë se demenca është pjesë e procesit të plakjes dhe kjo i shtyn njerëzit të mos shqetësohen kur shfaqen shenjat e para. Edhe pse kjo sëmundje ka tendencë të përkeqësohet, në fazat e para pacienti është i aftë të lidhet me botën.

Testet e shpeshta janë të vlefshme për të dalluar sinjale alarmuese, që shpesh nënvlerësohen. Falë këtyre testeve mund të dallohet një humbje e lehtë e kujtesës, normale deri në një farë moshe dhe paaftësia për të arkivuar informacione të reja.

Shpesh familjarëve u ndodh të pyesin: Si është e mundur që vuan nga demenca dhe kujton ngjarje që kanë ndodhur gjysmëshekulli më parë? Është e mundur, sepse kjo gjë bën pjesë te karakteristikat e kësaj sëmundjeje.

Natyrisht që për të arritur te diagnoza e saktë përdoren edhe pajisje, si për shembull testet njohëse specifike. Dalëngadalë, falë teknikave të reja, studiuesit po i afrohen diagnozës së saktë. Ka nga ata që janë shumë të interesuar rreth kësaj çështjeje dhe pyesin se deri në ç’pikë një pacient informohet për sëmundjen e tij? Duhet thënë se mjekët shpesh herë janë shumë të drejtpërdrejtë.

Është e rëndësishme të jenë të qartë: të sëmurët e dinë se çfarë nuk shkon dhe është e kotë të heshtësh. Mjekët duhet ta kuptojnë menjëherë sëmundjen, me qëllim që të kujdesen për jetën e pacientit që vuan. Sot, ilaçet ndërhyjnë vetëm te simptomat, por në vazhdim do të zbulohen substanca që mbrojnë strukturat cerebrale.

Natyrisht, nëse një pacient e kupton atë që po i ndodh, atëherë kjo mund të ndikojë mbi humorin, por depresioni në kuptimin klinik është diçka krejt tjetër, me një ngjyrim neurologjik shumë të rëndësishëm.

Në fazën e parë të sëmundjes është e natyrshme që një pacient të shqetësohet, por edhe në format më të lehta mungon informacioni i saktë. Të sëmurin mund ta ndihmojë edhe ambienti ku lëviz. Kjo pjesë është gjithashtu shumë e rëndësishme, pasi pacienti nuk duhet të ndihet si i burgosur aty ku qëndron.

Faktorët që ulin rrezikun janë një dietë e shëndetshme dhe e pasur me antioksidantë, ushtrime të rregullta fizike dhe një nivel i mirë kulturor.

Zakonisht të moshuarit duhet të kenë kujdes dhe të kontrollojnë herë pas here hiperkolesteroleminë dhe hipertensionin, gjithashtu të shmangin traumat në kokë. Sot po bëhen eksperimente mbi disa ushqime, për të parë se cilat konkretisht kanë funksion mbrojtës.

Gjithsesi, vlen për t’u theksuar se studimet epidemiologjike tregojnë një përhapje uniforme të sëmundjes në të gjithë botën, pavarësisht nga mënyra e jetesës, apo dieta që mbajnë.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harresa Empty Re: Harresa

Mesazh  elizabeta8@yahoo.com 04.03.10 10:49

shkaku i vertete i harreses nqs nuk kemi semundje organike , eshte vetem i mosinteresit apo i deshires qe ka nje njeri per problemin apo ngjarjen qe i paraqitet. njeriu harron kur organet e perceptimit nuk jane te motivuara nga deshira qe te mbajne mend ate qe ato po perceptojne.
elizabeta8@yahoo.com
elizabeta8@yahoo.com

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harresa Empty Re: Harresa

Mesazh  dany 13.03.10 19:07

Per te mos harruar ndoshta mund te kete ndonje menyre per te mbajtur mend.Mund te perdoret Mnemoteknika e cila eshte nje teknike e mbajtjes ne mend, psh: nese kemi per te mesuar nje material te gjate atehere e ndajme ne fragmente te caktuara dhe i mesojme ne dhoma te ndryshme.Ne kete menyre duke perceptuar mire vendin se ku ndodhesh e meson ate fragment dhe ne baze te dhomave kujton edhe pjesen.Shpresoj te jem e qarte... ose fjalet qe sduhet ti harrosh mundohu ti lidhesh me diqka te jetes se perditshme me ndonje emer ose vend...
avatar
dany

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harresa Empty harresa

Mesazh  ramiz 03.06.10 22:26

te harresa asht edhe amnezia e shkall shkallshme ose progresive ku te dhenat ne kujtes zhduken ne relacionin pleqri rini
ramiz
ramiz

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harresa Empty Re: Harresa

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi