EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti

+8
Flavius
Dimitrov Xhunga
Zattoo
Gjinkalla
Luli
Elizza
Neo
Admin
12 posters

Shko poshtë

Shpirti Empty Shpirti

Mesazh  Admin 10.05.08 12:28

Shpirti

Fjala shqipe shpirt e ka prejardhjen nga latinishtja spiritus - frymë.

Shpirti është pjesa jolëndore e njeriut, e pavdekshme dhe e mençur, aftësia e të gjykuarit dhe e të dalluarit midis së keqes dhe së mirës, mendja dhe ndërgjegjja, fryma, fuqia shtytëse për të krijuar, vepruar, menduar dhe përfytyruar.

Shpirti është zëri i brendshëm i njeriut.

Sipas religjioneve, shpirti shkëputet nga trupi i njeriut vetëm me vdekjen e tij trupore. Disa njerëz mendojnë se pa trupat e tyre, shpirtrat mund të ekzistojnë ende në tokë dhe në vende të tjera si parajsa ose ferri.

Disa besojnë që shpirtrat mund të flasin me njerëzit, apo ndryshojnë gjërat në botë.

Shumë religjione e ndalojnë në çdo mënyrë komunikimin me shpirtra të tillë, por disa e përfshijnë këtë si pjesë të ushtrimit të tyre.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  Admin 22.08.08 21:32

SHPIRTI - BURIMI I JETËS

Por, si mund t’a dimë se ku është shpirti? A është ai në mendje, me anën e së cilës mendojmë? Apo në dorë, të cilën e lëvizim? Apo është në zemër, e cila na jep jetë? Apo, mos vallë, është në këmbë, me të cilat ecim?

Ku është ai? Askush nuk e di.

Ne do të kishim dëshiruar të njihnim më të parën (shpirtin), pasi është brenda nesh, në vetë qenjësinë tonë, para se të jepnim vendimim për njerëzimin mbarë.

Njeriu, mjerisht, shpeshherë paraqitet mendjemadh dhe mundohet të jep përgjigje aty, ku mendja e tij nuk ka mundësi të depërtojë.

Mendja e njeriut ka kufij.

Detyra e saj është të zgjedhë midis alternativave të jetës, të dallojë të shëmtuarën nga e bukura. Ajo është një mjet përzgjedhës, që njeriu të dallojë me të (të mirën nga e keqja), pasi ajo është krijuar për të zgjedhur.

nga M.Sharavi
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  Neo 28.08.09 21:54

Shpirti

Shpirti Angel10

Kjo çeshtje i takon psikologjisë apo metafizikës së vjetër, e cila është pjesë e filozofisë që merret pothuajse nga antika e vjetër, duke filluar me shkollën e filozofisë në Milet të Greqisë së lashtë në krye me Talesin (shek. VII. pr. Kr.) shkakun e lëvizjes së pandërprerë e kërkojnë në faktor të brendshëm, në shpirtin lëvizës të qenieve.

Ndërsa Herakliti (544-480 pr. Kr ) pohon se “gjithçka rrjedh” dhe se shpirti është zjarri i materies, kurse lëvizja e pandërprerë e materies bëhet sipas logosit. Sipas Demokritit çdo gjë është e përbërë prej atomeve. Për Demokritin koha e njeriut është organ i mendimit të tij, kurse zemra e tij është organ i hidhërimit.

Ndërkaq, mbi përmasën subjektive të njohjes ka folur Pitagora (481-411 pr. Kr.), sipas tij: “Njeriu është masë e të gjitha gjërave”. Pastaj e kemi shkollën e sofistëve dhe Sokratin, rëndësi të veçantë u kushtojnë fakteve që interesimet e filozofëve për dukuritë përkatësisht fenomeneve natyrore që i bartë njeriu. Në kuptimin e plotë të fjalës psikologjia filozofike apo metafizike e lashtë, fillon me Platonin dhe Aristotelin, i dyti njihet si themeluesi i psikologjisë filozofike.

Sipas Platoni (427-347 pr. Kr.) në botën e ideve jolëndore bën pjesë shpirti i njeriut, të cilin e nda në tri pjesë: në shpirtin shqisor, në shpirt emocional dhe në shpirt racional.
Aristoteli (384 -323 pr. Kr.) ka meritë të veçanta për zhvillimin e psikologjisë filozofike, sikurse edhe për zhvillimin e mendimit psikologjik.

Sipas Aristotelit shpirti është ai që e ringjall natyrën, prandaj flet për tri lloj të shpirtit:
1. Për shpirtin vegjetativ të cilin e kanë bimët.
2. Për shpirtin vital, që e kanë shtazët dhe njerëzit dhe
3. Për shpirtin intelektual që e kanë vetëm njerëzit.

Mendimet e rëndësishme të Aristotelit për zhvillimin e psikologjisë metafizike apo filozofike u aktualizuan nëpër mes Tomës Akuini (122-1274), por duhet theksuar se para tij edhe Shën Avgustini (354-430).

Shën Toma Aukini është i pari që procesin e njohjes e lidhi me vullnetin e individ, me motivet duke vënë në pah posaçërisht çështjen e lirisë së vullnetit dhe arritjes së lumturisë nga ana e kristianizimit, që konsideron shpirtin krijesës të pavarur.

Siç po del kjo nuk i takon fushës së psikologjisë së sotme empirike dhe eksperimentale por filozofisë dhe i teologjisë.

Shpirt-i (hebraisht “ruah”;greqishtja e vjetër e përdorë “psyche”, latinishtja “anima”, anglishtja “soul”, frëngjishtja “ame” kurse gjermanishtja “Seele”) që do të thotë “fryma”.

Në të folurit e përditshëm, madje edhe në shkrime që kanë pretendime të jenë profesionale apo shkencore dhe teologjike, në shumicën e rasteve fjala “shpirt-i” përdoret edhe në kuptimin e shpirtit edhe në kuptimin e frymës, gjë që është edhe gabim.

Sepse në kuptimin e gjerë të fjalës, me ç’rast fjala “shpirt” do të kishte kuptimin e parimit të përgjithshëm të jetës dhe do të paraqiste një aftësi më të ulët sesa shpirti në kuptimin e ngushtë të fjalës apo se sa fryma.

Në kuptimin e ngushtë të fjalës shpirti paraqet tërësinë e posaçme të përjetimeve të vetëdijshme të njeriut.

Shpirti paraqet jo vetëm një aftësi për të ndier, jo vetëm një parim të përgjithshëm jetësore, i cili qeniet që posedojnë me te i bën të jenë të gjalla, por, njëkohësisht, një aftësi specifike për të kuptuar, menduar, përsiatur etj., aftësi çfarë disponon vetëm e vetëm njeriu; me këtë rast fjala dhe koncepti “shpirt” mund të përdoret në kuptimin që ka fjala e koncepti “frymë“.

Në kuptimin e gjerë të fjalës shpirti është tërësia e të gjitha proceseve, e dukurive dhe gjendjeve të një aftësie të posaçme të qenieve të gjalla e lidhur me trupin si një qenie materiale apo me pjesët e tij të caktuara (truri, nervat, shqisat etj.), e cila bën të mundshme që qeniet të cilat posedojnë me këtë aftësi të jenë në gjendje të ndjejnë, të “mbajnë ndërmend”, të jenë të gjalla, përkatësisht të ushqehen, të rriten e të shumëzohen; ; në këtë kuptim shpirti është aftësi e të gjitha qenieve të gjalla; ai është parim i jetës dhe i gjallërisë, parim i funksionimit.

Atëherë shtrohet vetvetiu çështjet se ç’është shpirti, cila është zanafilla e tij, cili është fati i tij, si ekziston shpirti, a ekziston një shpirt i përgjithshëm apo një shumësi e shpirtrave individualë, a është shpirti një substancë më vetësore dhe e pavarur nga materia apo trupi apo është funksion, produkt i materies, a është shpirti i vdekshëm apo i pavdekshëm, a kanë shpirt edhe kafshët, bimët, mikroorganizmat etj., apo vetëm njeriu etj., prore kanë qenë dhe sot e kësaj dite janë çështje që e kanë preokupuar dhe tani e preokupojnë mendjen jo vetëm të njerëzve të zakonshëm, por edhe të mendimtarëve të ndryshme: teologëve, filozofëve, psikologëve, biokimistëve, biotikëve etj.

Qysh njerëzit e parë që kishin arritur një shkallë të caktuar të zhvillimit mental supozonin se shpirti dhe trupi janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

Trupi është i përkohshëm dhe i vdekshëm, kurse shpirti është i amshueshëm dhe i pavdekshëm; ata besonin se shpirti e lëshon trupin (përgjithmonë), kur njeriu vdes dhe (përkohësisht), kur njeriu e zë gjumi; njerëzit e kohës së Homerit, nuk bënin fjalë për vdekshmërinë e shpirtit; ata ishin të mendimit se pas vdekjes së trupit shpirti si një hije në errësirë kalon dhe vazhdon të jetojë në “atë botë“, përkatësisht në nëntokë.

Orfikët besonin se shpirti ka zanafillë hyjnore, se është i pavdekshëm, se bartet nga një trup në tjetrin dhe se trupi është një burg i shpirtit; për këtë arsye shpirti përpiqet të dalë nga trupi dhe kështu të shpëtojë.

Alkmeoni ishte i mendimit se shpirti gjendet në tru; ndërkaq materialistët Demokrit konsideronin se shpirti nuk është tjetër përveç një kombinim i posaçëm i atomeve të posaçme, të cilat, ndryshe nga atomet tjera, janë të lëmueshme, të rrumbullakëta dhe shumë të lëvizshme; me shkapërderdhjen e shthurjen e këtij kombinimi të atomeve vdes edhe shpirti.

Kurse ata q] shpirtin e konsiderojnë si jo trupor pohojnë: Shpirti është një trup subtil, që është i shpërndarë nëpër tërë organizmin.. sipas Sokkratit dhe Platonit shpirti është parim i jetës; shpirti është ai që hyn në trup këtë e bënë të gjallë; shpirti është i pavdekshëm ngase ajo që është e gjallë krijohet nga ajo që është e vdekshme, ngase i ngjason idesë, e cila i paraprin gjësendeve ndijore dhe ngase është absolutisht i thjesht.

Sipas Platonit, shpirti përbëhet nga tri pjesë: pjesa ndijore, pjesa volitive dhe pjesa mendore; vetëm kjo e fundit është e pavdekshme.

Kurse Arsitoteli e pëcakton shpirtin si parim i formësimit të materies së pa formë, të trupit dhe të intelektit. Shpirti është qëllimi i fundit i gjësendeve: “në një kuptim, shpirti është çdo gjë. Shpirti është shkaku dhe fillimi i trupit të gjallë, parim i jetës dhe i ndjeshmërisë“, “fillimi e mbarimi i qenieve të gjalla”.

Kurse Shën Avgustini thotë se shpirti është substancë e arsyeshme e aftësuar që ta drejtojë trupin; duke e krahasuar shpirtin me artistin, kurse trupin me instrumentin, dhe vazhdon se shpirti, i cili është burim i parë i jetës, nuk ka natyrë trupore, por është njëmendësia e trupit, sikur që nxehtësia, e cila është burim prej nga nxehet trupi, nuk është trupi, por njëmendësia e tij.

Ndërsa Toma Akuini konsideron se “shpirti nuk përmban në vetvete asnjë substancë trupore” dhe si i tillë është i pazhdukshëm, nga këtu del se shpirti i kafshës zhduket së bashku me trupin e tyre, kurse shpirti i njeriut do të mund të zhduket vetëm në bazë të vetvetes (Summa theologiae prima pars, LXXV, 1,5,6).

Sipas Rene Dekartit, shpirti është një substancë spirituale, të cilën e ka krijuar Zoti dhe e cila nuk varet nga materia; shpirti gjendet në hipofizë; vetëm njeriu ka shpirt.

Kurse për Baruh de Spinoza (1632-1677) shpirti dhe trupi janë dy entitete të ndryshme, por që, megjithëkëtë, përbëjnë një unitet; shpirti është ideja e trupit; shpirti nuk mund të ndikojë në trup, sikurse që ky i fundit nuk mund të ndikojë në shpirtin.

Ndërmjet shpirtit dhe trupit ekziston një paralelizëm: “As trupi nuk mund të bëjë që shpirti të mendojë, as shpirti nuk mund të bëjë që trupi të lëvizë, të jetë në qetësi ose të bëjnë ndonjë gjë tjetër (Etika, III, ndejtesa II).

Mendimi i krishterë i bazuar në bibël

Shpirti - Mendja

Në të gjitha gjuhët klasike e biblike “shpirti” është një fjalë me shumë kuptime. Në mes shprehjeve “jap shpirt” e “jetoj sipas Shpirtit”, ka shumë ndryshime, por ka edhe analogji reale.

Besëlidhja e vjetër: Shpirti (Era) – ruah, është fryma, së pari ajo e erës. Tek era ka një mister: herë me një furi të papërballueshme rrëzon shtëpitë, cedrat anijet në detin e thellë (Ez 13,13) herë shndërron në një murmuritje (! Mbr 19,12) herë përhap mbi të ujin pjellor, që të lulëzojë jeta (1 Mbr 18,45).

Ashtu si era, por në mënyrë më të drejtpërdrejtë, frymëmarrja, veçanërisht ajo e njeriut, vjen nga Zoti (Zan 2,7) dhe i kthehet atij kur vdes (Jb 34,14 v; Kish 12,7; Ur 15,11).

Shpirti i njeriut

Për aq kohë sa mbetet te njeriu, kjo frymë hyjnore i takon vërtet atij dhe me “mishin” e tij pa jetë një qenie që vepron një shpirt të gjallë (Zan 2,7). Nga ana tjetër, gjithçka që e prek këtë shpirt, të gjitha përshtypjet dhe emocionet e njeriut shprehen me frymëmarrjen e tij. Fjala ruah është pra, vetë shprehja e ndërgjegjes njerëzore, e Shpirtit.

Ndërgjegjja e njeriut nganjëherë duket se është e pushtuar nga një forcë e jashtme dhe nuk i përket më vetes. Një tjetër rri në të që s’mund të jetë, veçse një shpirt edhe ai.

Besëlidhja e re

Në besëlidhjen e re gjendet përsëri e njëjta larmi kuptimesh si në Besëlidhjen e vjetër, por përpos kësaj dhurata e Shpirtit të Shenjtë në Jezu Krishtin bën të duken përmasat e vërteta të shpirtit të njeriut.

Madje përvojat thelbësore është se në shpirtin e besimtarit banon Shpirti i Zotit që e përtëri (Ef 4,23) dhe “bashkohet me të“ (Rom 8,16) për të nxitur tek ai lutjen dhe thirrjen birnore për ta bashkuar me Zotin, duke bërë me të vetëm një shpirt (1 Kor 6,17.)

Shpirti tregon njeriun në tërësi

Për aq sa gjallëron me një frymë jete. Në të vërtetë ai nuk banon në një trup të vetëm, por shprehet me anë të trupit, që si mish tregon njeriun në tërësi. Në qoftë se nëpërmjet marrëdhënies së vet me Shpirtin, shpirti tregon te njeriu origjinën e tij shpirtërore, kjo shpirtësi ka rrënjë të thella në botën konkrete.

Në gjuhën biblike, termat që tregojnë shpirtin, nepsesh (hebraisht), psyche (greqisht), anima (latinisht) lidhen pak a shumë drejtpërdrejt me imazhin e frymës.

Fryma - frymëmarrja

Është në vërtetë shenja e përsosur e të gjallit. Të jesh i gjallë do të thotë të kesh ende brenda vetes frymë (2 Sam 1,9; Vap 20,10); kur njeriu vdes, shpirti del jashtë (Zan 35,18).

Sipas mendësisë Besëlidhjes së vjetër Shpirti është në gjak (Lev 17,10v), është vetë gjaku (Lev 17,14; Lp 12,23), është njeriu i gjallë.

Nga kuptimi i “gjallë“ fjala kalon te ai i jetës, sepse jeta është e kufizuar për një kohë të gjatë në një horizont tokësor, pastaj hapet më në fund për një jetë qiellore të përjetshme.

Objektivisht në fillim quhet “shpirt” çdo qenie njerëzore, edhe kafsha (Zan 1,20 v 24;2,19); por më shpesh bëhet fjalë për njerëz. Në shkallën e fundit të objektivizmit, një kufomë mund edhe të quhet në kujtim të asaj që ka qenë, një “shpirt i vdekur” (Nr 6,6).

Në mënyrë subjektive shpirti i përgjigjet vetes sonë, taman si zemra ose mishi, por me një nuancë brendësie dhe fuqie jetike, është po aq e vërtetë sa edhe shpirti im që jeton (Jer 51,14; 2 Kor 1,23).

Shpirti dhe parimi i jetës

Nëse shpirti është shenja e jetës, ai nuk është burim i saj. Aty ka një dallim të dytë që ndan thellë të dy mendësitë me origjinë semitike ose platoniane. Për këtë të fundit, shpirti identifikohet me frymën, për të cilën ai është në një farë mënyre një emanacion që i jep njeriut një autonomi të vërtetë.

Për semitët nuk është shpirti, por Hyji që nëpërmjet Shpirtit të vet është burimi i jetës. “Hyji lëshoi në flegrat e tij një frymë jete dhe njeriu u bë shpirt i gjallë (Zan 2,7). Në çdo qenie të gjallë ka “një frymë të shpirtit të jetës” (Zan 7,22), pa të cilën do të vdiste.

Kjo frymë i jepet për tërë kohën e jetës së tij të vdekshme. Shpirti (psyche), parimi i jetës dhe fryma (pneuma), që është burimi i tij, dallohet në këtë mënyrë nga njeri-tjetri në qendër të qenies njerëzore, atje ku vetëm Fjala e Zotit mund të hyjë (Heb 4,12). I parë në këndvështrimin e krishterë, ky dallim lejon të flitet për “psiken pa frymë“ (Jud 19) ose të shihet te “psikiket” besimtarët që kanë rënë nga gjendja “pneumatike”, ku kishte çuar pagëzimi në “tokësor” (1 Kor 2,14;15,44; Jak 3,15).

Shpirti dhe mbijetesa

Ja pasoja e menjëhershme: ndryshe nga fryma për të cilën nuk thuhet kurrë se vdes, por pohohet se kthehet te Jahveu (Jb 34,14 v; Ps 31,6).

Ai zbret në sheol për të bërë jetën e mjeruar të hijeve dhe të të vdekurve, larg prej “tokës së të gjallëve”, për të cilën nuk di më asgjë (Jb 14,21 v.), larg edhe nga Perëndia, që nuk mund ta lavdërojë (Ps 88,11 vv), sepse të vdekurit banojnë në “heshtje” (Ps 94,17).

Megjithatë këtij shpirti të zbritur në humnerën e pafund (Ps 30,4) Perëndia e gjithëpushtetshme do t’i japë mundësinë të ringjallet (2 Mak 7,14.23) e ia kthejë sërish në jetë kockat e shpërndara feja është e sigurt për këtë.

Shpirti dhe trupi

Në qoftë se shpirtrat shkojnë në sheol, kjo nuk do të thotë se ata “jetojnë aty” pa trup: “ekzistenca e tyre” nuk është e tillë, pikërisht sepse ata nuk mund të shprehen pa trupin e tyre. Doktrina e pavdekësisë së njeriut nuk njëjësohet pra me konceptin e shpirtësisë së shpirtit.

Bibla, që i atribuon njeriun në tërësi atë që më vonë do të ruhet për shpirtin, pas një dallimi mes shpirtit dhe trupit. Shpirtrat, që presin nën altar (Zb 6,9;20,4) shpërblimin e tyre (Ur 2,22), ekzistojnë këtu vetëm si një thirrje për ngjallje, vepër e Shpirtit të jetës e jo e një force imanente.

Në shpirtin Perëndia ka mbjellë farën e përjetësisë, që në kohën e duhur do të mbijë (Jak 1,21; 5,20). Njeriu në tërësinë e tij do të bëhet përsëri “shpirt i gjallë“ dhe siç pohon Pali “trup shpirtëror”: do të “ringjallet në integritetin e tij”. (1Kor 15,45).

Don Nosh Gjolaj
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  Elizza 30.03.10 2:05

Çfarë është shpirti?



Ka dy lloje të shpirtrave, dmth Shpirti individual ose shpirti i njeriut dhe shpirti Suprem apo shpirti i Lartë
Shpirti individual është një imazh apo pasqyrim i shpirtit të Lartë. Si dielli që pasqyrohet në kupa të ndryshme të ujit, ashtu edhe shpirti i Lartë pasqyrohet në mendjet e ndryshme të personave të ndryshëm.

Shpirti është frymë. Ai është jomaterial. Është inteligjencë ose ndërgjegje. Është ky shpirti individual që largohet nga trupi pas vdekjes dhe shkon drejt qiellit, me shqisat, me mendjen, përshtypjet, dëshirat dhe tendencat. Ai pajiset me një trup astral delikat, kur të arrin në qiell.

Kur uji në liqen absorbohet, reflektimi i Diellit në ujë zhytet në Diellin vetë. Kështu edhe kur mendja është në meditim, shpirti individual e bashkon veten në shpirtin Suprem. Ky është qëllimi i jetës.

Shpirti individual është bërë i papastër nga dëshirat, egoizmi, krenaria, lakmia, epshi, pëlqimet dhe mospëlqimet. Prandaj ai është i përcaktuar (Paricchinna), është i pajisur me njohuri të kufizuara (Alpajna) dhe pushtet të kufizuar (Alpa-Saktiman). Shpirti Suprem është i pafundmi, i gjithëdijshmi dhe mbizotëruesi. Kjo është një mishërim i dijes dhe lumturisë.

Shpirti individual është nën varësi të plotë të injorancës dhe ndihmësave të kufizuar të tillë si mendja, trupi dhe shqisat. Ai është pamje e thjeshtë. Ai është i gënjeshtërt. Kur ai arrin njohuri të pavdekshme, është liruar nga ndihmësat e kufizuar dhe nga robëria. Ashtu si flluska që bëhet një me oqeanin, kështu edhe shpirti individual bëhet një me shpirtin Suprem kur injoranca shkatërrohet.

Një trup i vdekur nuk mund të flas, nuk mund të ec, nuk mund të sheh. Ai mbetet si një trung druri pasi shpirti ndahet nga trupi. Është shpirti ai që gjallëron, nxit, lëviz dhe drejton trupin, mendjen dhe shqisat.

Shpirti Suprem është vetë-dija, vetë-ndërgjegjëja, vetë-adhurimi, vetë-njohuria dhe vetë-ekzistenca. Ai e njeh vetën dhe i njeh të tjerët. Ai është vetë-ndriques dhe gjallërues i çdo gjëje. S'ka se si te mos e njoh veten. S'ka se si të mos i njoh të tjerët.

Shpirti Suprem është i pa trajtë, pa atribute, i pandashëm, i pashkatërrueshëm, i përjetshëm, i pafund. Nuk ka as kohë, as ditën as natën edhe pse ai krijoi ditën dhe natën. Kështu që është shpirt Suprem. Shpirti është i pafund, i përjetshëm, i pavdekshëm.

Ai vetëm ekziston. Kjo botë e emrave dhe formave është iluzion. Ajo është e mbivendosur mbi shpirtin e Lartë, ashtu si gjarpri i mbivendosur në litar. Kjo botë do të zhduket në tërësi.

Gjithkush ndihet se "Unë ekzistoj '','' Unë jam Filani ''. Askush nuk mund të thotë ''Unë nuk ekzistoj''. Kjo në vetvete dëshmon për ekzistencën e një shpirti të pavdekshëm. Në gjumë të thellë ju pushoni në shpirtin e Lartë. Nuk ka asnjë botë për ju. Ju gëzoni lumturi të papërzier. Kjo dëshmon se shpirti i Lartë ekziston dhe natyra e tij thelbësore është lumturi e pastër.

Pastroje mendjen tuaj. Qëndro në të. Fikso mendjen në shpirtin e Lartë. Meditoni dhe kuptoni natyrën thelbësore hyjnore tuajën. Ju do të çliroheni nga rrota e lindjeve dhe vdekjeve. Ju do të arrini lumturi të përjetshme dhe pavdekësi.

Sri Swami Sivananda
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  Luli 24.01.12 8:18

Studimi: Shpirti, nuk e ka një çmim

Shpirti 1221

Shpirti, ashtu si edhe vlerat tek të cilat ne besojmë më thellë, nuk mund të shitet, pasi nuk ka një vlerë të caktuar për të. Vetë truri ynë e ka përcaktuar atë si një target të jetës sonë, i cili është i ndarë nga shpenzimet apo nga përfitimet dhe gjërat e shenjta, të cilat do t’i falnim me kënaqësi.

Kjo është demonstruar së fundmi edhe nga një studim, i Universitetit të Emorisë, pranë Atlantas në SHBA. Testi i hulumtuesve tregoi sesi vlerat "e shenjta", kthehen në një qark të posaçëm nervor.

Duke analizuar aktivitetin e trurit, duke përdorur rezonancë magnetike të trurit, shkencëtarët kanë vërejtur se vlerat që ne i konsiderojmë si të shenjta, mjafton një qark i lehtë nervor për të vlerësuar çfarë është e drejtë dhe e gabuar.

Rajoni i trurit më i zhvilluar në mesin e besimtarëve të një feje, apo ai i aktiviteteve të rajonit të trurit që lidhen me vlerat thelbësore ishte më intensive në njerëz që janë pjesë e grupeve të organizuara, si besnikë të kishës, anëtarët e ekipeve sportive dhe muzikore etj.

Ndoshta për shkak të rregullave dhe normave shoqërore që ekzistojnë në grup, i ndihmojnë për të patur vlera në një mënyrë më të thellë.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  Gjinkalla 22.02.12 0:27

Shpirti nga kendveshtrimi islam.

Kur'ani dhe Suneti na japin një dituri të kufizuar sa i përket shpirtit. Nga kjo mund të themi se fjalët arabe Ruh dhe Nefs që përdoren për shpirtin, shpeshherë kanë kuptim të njëjtë. Imam Ibnul-Kajjimi shkroi në veprën e tij "Kitab er-Ruh": "Shpirti (Ruh) është një qenie që dallon plotësisht nga trupi fizik. Ai është fisnik, fetar, trup i ndritur, i cili me gjallëri dhe lëvizje depërton në thellësitë e organeve dhe rrjedh nëpër to sikur uji në trëndafil, vaji në ulli apo zjarri në thëngjill. Për aq gjatë sa këto organe mbesin të afta të pranojnë ngacmimet e këtij trupi fisnik, shpirti mbetet i ngjitur me këto organe dhe i pajis ato me ndjenja dhe lëvizje. Por, kur këto organe dobësohen (kalben) nga kaplimi i sëmundjeve dhe nuk janë me të afta të pranojnë ngacmimet e shpirtit, atëherë ai e lë trupin dhe niset drejt botës së shpirtrave."



Ekziston një dallim në mënyrën e përdorimit të fjalëve Ruh dhe Nefs. Ruh është shpirti i qëndrueshëm, i cili banon në qiej dhe i nevojitet trupi fizik që ta mbajë atë në tokë. Kur këtij shpirti i dhurohet trupi, në atë moment fillon jeta dhe tani ky shpirt përshkruhet si Nefs. Fjala Nefs është përdorur me shumë kuptime në Kur'an dhe të gjitha nënkuptojnë shpirtin me trup.

a) Nefsi që nënkupton "vete": "Ti e di ç'ka në veten time, e unë nuk di se ç’ka në veten Tënde." (Maide, 116)

b) Nefsi që nënkupton "gjak": "(Insekti) i cili ka nefsin (gjakun) rrjedhës." (hadith)

c) Nefsi si forcë e fuqishme në njeriun, e cila e shtyn atë ose kah e mira ose kah e keqja. Konceptet e Nefs el-Emmare bis-Su' (shpirti që nxit në të keqen) dhe Nefs el-Levvame (shpirti qortues) dhe Nefs el-Mutmeinne (shpirti i kënaqur).


DY VDEKJE DHE DY JETË


Kur'ani përmend dy vdekje dhe dy jetë të dhuruara nga Zoti.

"Si e mohoni Zotin, e dihet se ju ishit të vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni?" (Bekare, 28)

"Ata (jobesimtarët) thonë: Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë..." (Gafir, 11)

Kur krijohet së pari shpirti nuk ka trup fizik dhe konsiderohet si krijesë e vdekur. Në këtë fazë njihet si Ruh, dhe kjo është vdekja e parë prej dy vdekjeve të krijuara nga Zoti.

"Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë, dhe Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi." (Mulk, 2)


Gjithashtu, Kur'ani na tregon se të gjithë shpirtrat e njerëzimit ishin krijuar para krijimit të Ademit dhe se ishin ftuar të dëshmojnë sundimin e Zotit.

"Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!" Të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur."" (A'raf, 172)

Jeta e parë fillon kur shpirti frymëzohet në embrion, në mitrën e nënës, dhe tani e tutje shpirti njihet si Nefs. Fjala Nefs përdoret gjithashtu për "gjakun", prandaj lehonat në ditët e gjakrrjedhjes së tyre njihen me emrin Nufasaa'. Përderisa gjaku vërshon në mënyrë të shëndoshë nëpër trup, do të ketë jetë në atë trup.

Abdullah Ibën Mesudi transmeton se i Dërguari i Zotit s.a.v.s. ka thënë: "Vërtetë çdonjëri nga ju formohet në barkun e nënës së tij në dyzet ditët e para në formë të farës, pastaj ai është droçkë gjaku për një periudhë të ngjashme, pastaj copë mishi për një periudhë të njëjtë. Pastaj dërgohet një engjëll i cili frymëzon shpirtin në të..." (Buhariu dhe Muslimi)

Dijetarët nga ky hadith kanë konkluduar se meqenëse engjëlli i jetës e inspiron shpirtin në embrionin 120 ditësh, abortimi në raste të jashtëzakonshme mjekësore është i lejuar vetëm para se fryti të arrijë moshën 4 muajshe. Kur embrionit t'i dhurohet jeta, atëherë ai bëhet qenie e gjallë dhe t'ia marrësh jetën atij konsiderohet vrasje.

Vdekja e dytë ndodh kur shpirti e braktis trupin në çastin e caktuar të jetës së tij në tokë.

"Çdo Nefs (shpirt) do të shijojë vdekjen,..." (Ali Imran, 185)

Nefsi vdes dhe varroset, përderisa shpirti i tij shkon lart në qiej. Për këtë arsye i Dërguari s.a.v.s. na mësoi: "Në vdekje sytë e përcjellin shpirtin e vdekur, andaj mbylljani sytë."

Jeta e dytë do të jetë e amshueshme duke filluar nga Dita e Gjykimit, kur trupat do të ringjallen dhe shpirtrat e tyre do të frymëzohen në ta për herë të dytë.
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  Zattoo 06.11.12 0:15

Shkencëtarët me teori kuantike për ekzistencën e shpirtit

Shpirti 313

Përvojat e vdekjes klinike sipas kësaj teorie të re ndodhin kur grimcat kuantike të cilat përbëjnë shpirtin e braktisin sistemin nervor dhe nisen për në gjithësi.

Siç pohojnë dy shkencëtarë, dr. Stuart Hameroff nga SHBA dhe fizikani britanik sir Roger Penrose, vetëdija apo shpirti është në të vërtetë program i kompjuterit kuantik në trurin tonë i cili mund të vazhdojë ekzistimin në gjithësi edhe pas vdekjes.

Shkencëtarët në këtë mënyrë kanë provuar të shpjegojnë fenomenet e përvojave të vdekjes klinike.

Ata kanë punuar në këtë teori prej vitit 1996.
Teorinë apo konstatimin e tyre e kanë bazuar në teorinë kuantike të vetëdijes, duke pohuar që shpirti ynë është i vendosur në mikrotubula, që janë struktura brenda qelizave të trurit.

Sipas tyre, vetëdija është rezultat i performansës së gravitetit kuantik brenda mikrotubulave (proces të cilin ata e quajnë orchestrated objective reduction – Orch-OR apo reduktimi objektiv i orkestruar), gjë që i ka shtyrë në përfundimin që shpirti ynë është shumë më shumë se interaksion i thjeshtë i neuroneve në tru. Në të vërtetë, shpirti është i krijuar nga vetë gjithësia dhe madje nuk përjashtojnë edhe mundësinë që ka ekzistuar edhe para fillimit të kohës.

Kjo teori e cila tërheq shumë nga budizmi thotë që gjatë përvojave të vdekjes klinike mikrotubulat humbin gjendjen e tyre kuantike, por informatat që përmbajnë nuk janë shkatërruar por thjesht vetëm braktisin trupin dhe kthehen në gjithësi.

Në rast se pacienti kthehet në jetë, informatat kuantike kthehen në mikrobutula dhe kjo është në fakt ajo që njerëzit e përshkruajnë si përvojë e afërt e vdekjes apo vdekja klinike. Por, nëse personi vdes, informatat vazhdojnë të jetojnë pakufi jashtë trupit, si shpirt.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  Dimitrov Xhunga 06.11.12 17:33

EXPLORER THOTE SE FJALA SHQIPE SHPIRT VJEN NGA LATINISHTJA SPIRITUS.
JO PER KAPRICO E AS PER TEKE PERSONALE POR PERSE TE MOS THEMI TE KUNDERTEN ?

PSE PRA TE MOS THEMI(ARGUMENTOJME) SE FJALA SPIRITUS RRJEDH PREJ SHQIPES ''SHPIRT''.S'KA ARGUMENTE MUND TE THOTE DIKUSH.PO MIRE ATEHERE KU U GJETEN ARGUMENTET PER VARIANTIN SE RRJEDH ''SHPIRTI'' NGA ''SPIRITUS''.

PERSONALISHT SI KUNDERARGUMENT PO SJELL FJALEN URBAN PER TE CILEN KAM THENE QE NE SABA TE KESAJ PUNE SE VJEN NGA GEGENISHTJA E QE DO TE THOTE URE BERES NE SHQIPEN LETRARE TE CILEN GJUHETARET TANE TE ''FAMSHEM''NA E NXJERRIN FJALE QE RRJEDH NGA LATINISHTJA,GJE QE NUK ESHTE E VERTETE.PO TE VRASIM MENDJEN,TE MOS ECIM ME NJEANSHMERI DHE INFERIORITET ATEHERE MUND TE VERTETOJME SE ''SPIRITUS'' RRJEDH NGA FJALA SHQIPE SHPIRT.
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  Flavius 18.12.13 22:18

Sipas mësimeve yogi:

Në përvojën tonë njerëzore, ne kemi një trup fizik dhe mental të cilët formojnë një kompleks të unifikuar,  një vetëdije pak apo shumë të zgjuar dhe një shpirt pak apo shumë të zgjuar.

Shpirti është një memorje e Njëshit të madh, i cili është pjesërisht ose plotësisht në gjumë në palcën e eshtrave dhe gjakut.

Disa përvoja të jetës mund të zgjojnë shpirtin dhe ndërgjegjen, yoga ofron teknika që të zgjohet shpirti dhe ndërgjegja.

Për këtë arsye shpirti nuk është vetëdije, por shpirti dhe ndërgjegjja zhvillohen (ose jo) në të njëjtën kohë.

Shpirti është një kujtim, si një gjurmë gishtash, një informacion, që na lidh me origjinën tonë, me Njëshin e madh, Përëndinë, Shpirtin Kozmik, universal, që mund të quhet me emra të ndryshëm.

Të kesh një trup të njeriut nuk është garanci se jeni një qenie njerëzore, për këtë ju duhet  të zgjoni vetëdijen dhe shpirtin,  për të mos folur dhe vepruar sipas impulseve shtazore.
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  gjilanasi 20.12.13 0:10

Kur shpirti për herë të parë veshi rrobat e trupit,
Oqeani ngriti lart të gjitha dhuratat.
Kur dashuria për herë të parë shijoi buzët
E të qenurit njeri, filloi të këndojë.
Ne jemi nga një vend përtej këtij universi,
Por prap supozojmë se jemi nga toka dhe hiu.
Ne shkojmë duke trokitur tek dyert e të panjohurve të kuptojmë se kush jemi.
Ne e kërkojmë këtë botë për zgjidhjen e madhe
Të asaj që u martua me ne gjatë lindjes
Dhe shkurorëzohet në vdekje.

Rumi
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  Arsenic 20.12.13 21:29

Po,  Shpirti ekziston.

A) Jo çdo njeri mbart nje Shpirt, disa njerez nuk kane Shpirt!

B) Ka nga ata qe kane nje Shpirt, por "nuk kane lidhje" .Pra, ata dyshojne, jane te sigurt se nuk ekziston, etj ...

C) Ka nga ata qe kanë nje Shpirt dhe te cilet mund te "komunikojne " me te.

Shpirti nuk eshte asgje tjeter vecse nje force e dashurise qe mbledh pervoja, kjo eshte e gjitha.
Arsenic
Arsenic

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  Luli 17.03.14 23:50

Shpirti në konflikt me trupin

Shpirti sikur valëvitë vetën për ta kuptuar qenia. Si ta kap kur as ai nuk e di pikënisjen, thellësinë, bazën e mbi ndërtimit të qenies? Nuk dijë forcën për të asgjësuar qenien. Të dytë servilen. E bukur kjo i mban të dytë të jetësuar, për të vazhduar dhe lartësuar. Shpikëm art për të mos vdekur nga e vërteta. E vërteta kundërshton çdo pikënisje artistike. E vërteta i vërsulet kobshëm shpirtit. Shpirti në përjashtim me logjikën, por i shërben që logjika të ekzistojë.

Shpirti u krijua para logjikës. Ai në fakt asnjëherë nuk u zotërua nga as kush, ishte zot dhe u fut fshehurazi pa kujtimin, dijen, logjiken, arsyen, për të zotëruar qenien. E dinte se qenia nuk do ekzistonte pa të. Qenia shurdhmemece pa shpirtin. Shpirti lakohej në të. Krijoj labirinte, rrethana, luftë për tu kuptuar me histori. As historia nuk arriti përgjigjen. Përgjigja është thellë tek shpirti. U identifikua si frymëmarrje, si diçka pa peshë që qëndron lëvizë në trup. Por, ku është në të vërtetë? Mundemi veç të supozojmë për të se logjika tashmë prinë mbi shpirtin. Si mos të prijë kur shpirti është më i vjetër. Lashtësinë e ruan në trup.

Kur i mbyllë sytë thellohem në të zezën, pangjyrën, kujtimin, atë që as vetë nuk e dijë, pse ta dijë kur më lehtëson Mjafton në këtë jetë të më lehtëson, trupin, qepallat, kokërdhokët, duart, këmbët, të gjitha që më mbajnë, zemrën, gjakun, muskujt. Shpirti lundron nëpër të gjitha nuk kërkon përgjigjen. Logjika përpiqet të ndahet nga shpirti. Ta identifikoj, shpirti unifikohet me të, mos të zbulohet. Lakuriqësi e drejtë e ardhur nga diçka për t’i shërbyer jetës. Jeta e veshi lakuriqësinë e shpirtit. Jeta vazhdon mbi përshtatjen.

Shpirti dhemb kur dominon dhimbja, të gjithë i vërsulen. Oh, sa më dhemb thonë. Por, nuk dhemb ai sepse nuk erdh nga asnjë dhimbje. Trupi është dhimbje dhe logjika e jo shpirti. Ai është absolut. Sëmundjet e rënda thonë psikologët vijnë nga shpirti, jo, nuk erdh me sëmundje, gjeti sëmundjen në trup, në larmi ngjyrore, larmi jete, karaktere të ndryshme, që në esencë kanë një shpirt të njëjtë, të lindjes dhe braktisjes, të dorëzuar dikund që as vete nuk e dinë, madje as unë, as ndonjë filozof që vetëm pohon mbi të, pa përvojë, pa fakte, vërsulet, dedikohet, sikur parandjenjë dhe përcoll të ardhmen.

Oh sa më dhemb kjo që nuk dijë se nga erdh. Nuk dijë asgjë për shpirtin, as që ka ndjenjë, fije nervore, ngjyrë, peshë. Asgjë.. Është si asgjë tek unë, i ndjekur nga logjika, i përjetësuar nga vetja, i shndërruar në shpirt duke plakë qenien, duke vdekur jetën. Lartësohet me këtë.

Shpirti qetësi absolute, liri e nxënies, shpërfaqjes, ngjizjes, vërsuljes, pushtimit. Në të gjitha organet e trupit futet, ushqen, i bënë të kuptimshme. Pa të nuk do të ketë kuptim jeta e as absurdi, as përgjigja, por as logjika. Hebrenjtë dhe të krishterët e etiketuan si të shenjtë diçka më të lartë. Fuqi hyjnore që mbush njerëzit, p.sh profetët. Njerëzit pa shpirt nuk do ishin njerëz. As shpirti nuk do kishte kuptim pa profetët e njerëzit. Kontakti i bënë të unifikuar dhe të mëdhenj, absurd. Koncepti "Shpirti i Shenjtë" është rrymë kryesore veçanërisht në krishterim, me të cilin tregohet personi i tretë i Trinisë, bashkëpërbërës, bashkëveprues dhe i njëjtë me Atin dhe Birin, megjithëse Ai është Personi i Tretë i fundit që i zbulohet njerëzimit.

Në pikëpamjet e krishtera Shpirti i Shenjtë nënkupton vetë Perëndinë, pra shpirtin e tij, një formë, ose një shfaqje të Perëndisë. Duhet ta ndjesh shpirtin sa më shumë më qëllim të jetosh sa më shumë në lirinë tënde. A duhet besuar atë që një figurë e krishteri si Jezusi bëhet përshkrues i shpirtit të shenjtë në formë ngushëllimi, apo fuqidhënës. Ky qengj i flijuar i cili dha shpirtin për njerëzit, kishte për qëllim ta shenjtëroj shpirtin, sikurse vetveten, të klithë gjuhëza enigmatike, dhe sa më shumë nuk kuptohen aq më të thella janë. Në këtë rast, nuk gjeti mbështetje mbi pikënisjen bazë të shpirtit, për ta argumentuar, e fuqizoj mbi misticizmin, duke i dhënë forcë të mbinatyrshme.

Çdo figurë panteiste klithë të njëjtin mendim, të njëjtin pohim, shenjtëron shpirtin pa mrekulli bazë, pa u përkrahur nga shkenca. Shpirti nuk është i ndërgjegjshëm pa objektin, pa formën, nuk mund të ekzistojë. Hegeli e ndërgjegjëson gradualisht ndaj objektit që ka për kundër dhe subjektit të vet.

Në radhë të parë ai ndërgjegjësohet përmes subjektit, intelektit, ndijimit, shqisave të pamurit, dëgjuarit, prekurit, të tëra këto nuk kanë ndonjë qasje kritike, mohuese, por vëzhgim pasiv pa identifikim të objektit. A nuk është e qartë se këtu mbi të gjitha ato që i vë në jetë, prapë mbetet enigmë, i pakuptuar, i veshur, apo lakuriqë për tu mbështjellë me logjikën e kërkuarit se ku peshon gjendja e tij. Asgjë konkrete mbi pikënisjen dhe vazhdimin, ndoshta vazhdimi ndodh pa u kuptuar rrënja definitive. Edhe filozofi Ksenofani pohoj të njëjtin subjekt duke kaluar nga një nivel në tjetrin nivel. Të njohë objektiva ndijimore, të ngjitet tek perceptimi, pastaj tek të kuptuarit, dhe njohja me metafenomenin. Qëllimin e vë tek te kuptuarit për shkak njohjes së fenomenit me metafenomenin.

Mendja, gjithnjë kur nuk ndjen, argumenton përgjigjen e saktë, arrin në ekstazën e fenomenit, këtë e arsyeton si identifikim të paqartë me qëllim të kapjes së thellësisë, të cilën aspak nuk e argumenton. Asnjëherë subjekti nuk mund të njohë objektin pa njohur vetveten. Këtë të vetvete asnjëherë nuk e argumentuan. Dekarti e ndërgjegjëson shpirtin për ekzistencën. Mendimi i tij shkoi vetëm deri në këtë shkallë se: ndërgjegjësimi i shpirtit ekziston përderisa ai mendon.

Përjetësinë e shpirtit pas jetës e hedh poshtë , duke vrarë çdo arsye, përgjigje, dhe shpresë për të vazhduar në përjetësi. Por, si mund të mohohet dëshira e filozofit të vërtet i cili me plotë arsye gëzohet në momentin e vdekjes, dhe pse pas vdekjes ai shpreson të gëzojë më shumë të mira në botën tjetër. Ai ka dashur shumë vdekjen gjatë procesit të jetës, vjen momenti kur shpirti tradhton çdo gjymtyrë. Përse filozofi ankohet për diçka që ka ndjekur? Atëherë, më mirë të anashkaloj jetën me një shpirt të pa vërejtur pa njohur për të gjitha që ekzistojnë.

Por, nuk do kishin kuptim sikur që prapë nuk kanë kuptim. Por, si mund ta pohoj që në vdekje shpirti lirohet nga trupi duke ekzistuar në vetvete me qëllim për tu çliruar. Ky burg i përkohshëm mbanë nën zinxhirë konfliktin e shpirtit me qenien, derisa vdekja rregullon problemin e të ekzistuarit. E vërteta do të jetë që shpirti ngritët vetëm mbi vetën sikurse qenia kur nuk ka asnjë ndjenjë trupore, dhe përpiqet për vetveten. Nuk dëgjon tinguj, dhimbje, kënaqësi....

Ilir Muharremi
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  Berti69 20.05.14 9:09

THIRRJA E SHPIRTIT

Jemi vetem pika
te burimit te njejte
te bukurise hyjnore,
Jemi vetem vale
te lumit te madh te dashurise.

Jemi lule te ndryshme
ne kopshtin e Zotit,
Qe jane mbledhur
ne luginen e njejte te drites.

Ne banore te tokes i perkasim
nje njerezimi,
Ka vetem nje Zot,
dhe ne jemi femijet e tij.

Sant Darshan Sing, India
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  Albaniaa 09.02.15 14:20

Thon se shpirti esht i pavdekshem
si eshte e mundur qe tflitet me nje te vdekur
jo per gjo, po mka marr malli 6 vjet pa pare babin
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpirti Empty Re: Shpirti

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi