Vdekja
+18
vanina cela
Dre1
rebelisistemit
Fakiri
Arsenic
Equinox
Nikolaos
gjilanasi
Berti69
Zattoo
Jon
ines
Odin
Estilen
protoni
lleila
Neo
Admin
22 posters
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: Vdekja
Vdekja eshte fundi i gjithckaje, pas vdekjes mbetet vetem kujtimi. Askush nuk ka fakte qe njeriu jeton pas vdekjes, jane thjesht teori fetare dhe aspak shkencore dhe konkrete. Edhe nese do te kishte jete pertej vdekjes nuk do te kishte kuptim ajo lloj jete. Llogjika nuk e percepton dot nje jete te perjetshme jo trupore.
As parajsa nuk ka kuptim sepse Toka eshte vet parajse me gjithe keto mrekulli qe ka bota. Nese mrekullite jane ne toke, atehere c'na duhet tjeter parajse? Ashtu si kafshet qe nuk kane me jete te pertjeme ashtu nuk do kemi as ne. Shume persona duke shpresuar se ka nje jete tjeter, harrojne te shijojne te mirat qe ka kjo jete. E rendesishme eshte kjo jete meqenese askush nuk do te donte te shkonte aq shpejt ne "boten"tjeter".
Fjale me mend ka lene Napoleon Bonaparti qe ka thene: "Vdekja eshte gjume pa endrra", bravo i qofte, jo me kot ka qene njeri kaq i madh. Njerezit me zgjuarsi te madhe behen te medhenj. Po ta dinim te sigurte qe ka jete tjeter, mendoj se ata njerez qe po vuajne ne kete jete do te ishin nisur me kohe ne ate jete per te mos vuajtur me ketu, por askush nuk guxon. Jeta e pertejsme imagjinare eshte nje shprese vetem per njerezit "naivë". Njerezit realiste nuk do ta besonin kurre.

Nikolaos- 249
Re: Vdekja
Një ditë Hz Aliu këmbeu mendime me një mosbesimtar,i cili nuk qe i bindur mbimendësinë e jetës pas vdekjes.Ata ishin angazhuar në një bashkëbisedim të tillë:”Ç’farë do të ndodhë nëse nuk ka jetë pas vdekjes? Ashtu sikur besoj unë tha mohuesi i jetës pasvdekjes.”Të gjitha praktikat tuaja si Namazi(falja) dhe Ramazani(agjërim) a thua nuk do të shkojnë Huq?”
Në këtë pyetje Hazreti Aliu i përgjigjet:”Po ç’farë do të ndodhë nëse jeta pas vdekjes vazhdon?
Ç’farë do të ndodhë me ty,meqë ti nuk je përgatitur për një rreth të tillë?Edhe sikur të mos kishte jetë pas vdekjes,të këtillë çfar ti e sygjeron,unë nuk do të humbsha asgjë nga kryerja e këtyre obligimeve.Mirëpo nëse jeta pas vdekjes vazhdon ashtu siç e besoj,atëherë sigurisht që do t’isha unë ai që do të shpërblehesha! Mirëpo ti,nuk do të mund t’i shpëtojshe dënimit dhe do t’ishe një i mjerë,i humbur përgjithmonë,meqë ti nuk e ke llogaritur ekzistencën e një jete të të tillë dhe ti nuk e ke kryer detyrën tënde..!
Ndërsa Hz. Aliu të birin e këshillonte kështu:”Dije,biri im,se je krijuar për botën tjetër,jo për këtë.Je krijuar për të amshueshmen,jo për të kalueshmen;për vdekje e jo për jetë.Ti ndodhesh në një shtëpi nga e cila do të shkosh papritmas dhe ke nevojë të përgatitesh sa më shumë,dhe je në një rrugë që të çon në botën e ardhshme.Ti je një gjah i vdekjes,prej të cilit nuk mund të ikësh dhe herët apo vonë do të mposhtesh nga ai.
Nëse je duke bërë një punë të keqe pendohu sa më shpejtë për atë punë,sepse,duke mos pasur kohë për t’u penduar për atë punë,do të vijë befas vdekja dhe do të të hyjë në mes teje dhe pendimit.Pas kësaj ti do të shkatërrohesh.
O biri im,përmende shumë vdekjen;mendo për gjendjen që do të vijë pas vdekjes.të kesh parasysh gjithnjë këtë,në mënyrë që kur të vijë papritur vdekja,të të gjejë ty të përgatitur dhe të armatosur si ushtari i përgatitur (në gjendje gaditshmërie) për luftë.Mos lejo që të të takojë vdekja në gjendjen e pakujdesisë.
Përmende shumë ahretin (botën e pasvdekjes),begatitë e tij,denimet e tij të ashpra.Sepse,kjo do të të ndihmojë në largimin e prirjes së shpirtit tënd ndaj kësaj bote dhe zvogëlimin e vlerës së asaj në sytë e tu.............Bota i ka larguar adhuruesit e saj nga rruga e drejtë,i ka drejtuar në rrugën e verbërisë;ua ka mbuluar sytë,që të mos e shofin rrugën e drejtë.
Në këtë mënyrë,kanë mbetur të habitur mbas çoroditjeve të kësaj bote,janë fundosur në intrigat e saj,e kanë bërë atë Zot të vetin dhe ajo luan me ata.Dhe,kështu,duke lozur me këtë botë kanë harruar atë të ardhshmen..............

Fakiri- 486
Re: Vdekja
"Nuk kam frikë nga vdekja. Kam qenë i vdekur për miliarda e miliarda vite përpara se të lindja dhe s'kam pasur as shqetësimin më të vogël."
— Mark Tuein
— Mark Tuein
Nikolaos- 249
VDEKJA NE PIKPAMJE ISLAME
I nderuari besimtar!
Me vdekjen do të takohesh. Mos harro! Dheu është shtrati yt, krimbi shoku yt, Munkeri dhe Nekiri bashkëbisedues yt, varri shtëpia jote, brendësia e tokës vend qëndrim yt, Dita e Kiametit vendtakim yt, ndërsa xheneti ose xhehenemi përfundimi yt.
O njeri! Mendo për shtratin, shtëpinë, vendtakimin dhe përfundimin tënd. Udhëtimi yt do të jetë i gjatë e i mundimshëm, përgatitu!
Përgatitu në dynja se nuk e di, nëse e arrin mbrëmjen a mund ta arrish mëngjesin?
Sa djelmosha të rinj u bënë gati për martesë, por nuk arritën të martohen?
Sa fëmijë të vegjël dorëzuan shpirtin dhe u futën në errësirën e varrit?
Sa të shëndoshë vdiqën pa sëmundje e sa të sëmurë jetuan më gjatë?
Sa mbretër ëndërruan, por nuk patën kohë as ëndrrën ta komentojnë.
Sa njerëz ishin banor të pallateve, por shumë shpejt u shpërngulën në varre.
Ibën Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, thotë: ‘’Është obligim për çdo njërin që nuk e di se kur i vjen vdekja të para përgatitet, të mos mashtrohet me rininë dhe shëndetin.’’
Dëshira për jetë të gjatë
Dëshira për të jetuar më gjatë është preokupim i njeriut, është dëshirë e lindur, por kjo dëshirë duhet të shoqërohet me të gjitha llojet e veprave bamirëse që reflektojnë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Ai i cili shpreson gjatë në jetën e kësaj bote, zakonisht anon nga dëshirat dhe kënaqësitë.
Muhamedi (alejhi selam) thotë: “ E kap pleqëria birin e Ademit (njeriun) dhe me të përcillen dy (vese): dëshira e madhe (për pasuri) dhe shpresa (për jetë).’’ (Transmeton Ahmedi dhe Muslimi)
Të mençurit thonë: ‘’Është për t’u çuditur me njeriun, i cili mërzitet kur i pakësohet pasuria, ndërsa aspak nuk mërzitet që i pakësohet jeta dhe afrohet afër vdekjes.’’
Dëshira për të jetuar gjatë është sëmundje kronike me të cilën destabilizon zemrën, ndërsa shërimi nga kjo arrihet vetëm me devotshmëri dhe bindje.
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Asaj që i frikësohem më së tepërmi është: pasimi i epsheve dhe dëshira për të jetuar gjatë. E para të pengon nga e vërteta, kurse e dyta ta harron ahiretin.’’
Ibni Ujejne thotë: ‘’Tre momente janë më të vështirat për njeriun: dita kur ka lindur, nata e varrit kur shoqërohet me të vdekurit dhe dita kur të ringjallet.”
Allahu i Lartësuar i thotë Jahjas birit të Zekerijas:
‘’Dhe selam (paqë) qoftë mbi të (Jahjan) ditën kur u lind, ditën kur vdes, dhe ditën e ringjalljes.’’(Merjem, 15)
I nderuari vëlla besimtar!
Së bashku t’i kujtojmë fjalët e Allahut të Lartësuar, Ai më së miri na tregon për këtë botë, ajo është lojë, dëfrim, mburrje, dëshira dhe lakmia për epsh dhe pasuri.
“Ta dini se jeta në këtë botë është një lojë dhe qejf edhe stoli edhe mburrje ndërmjet jush në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, (tamam) si shembulli i shiut pas të cilit bima rritet që e kënaq bujkun (mbjellësin), por ajo thahet dhe e sheh të zverdhur pastaj ajo bëhet kashtë.
Ndërsa në atë botë (ahiret) ka dënim të rëndë (për mosbesimtarët), dhe falje e kënaqësi nga Allahu (për besimtarët). E jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rrejshme.” (Hadid, 20)
“Njerëzve u është zbukuruar dëshira për epshe dhe dashuri për gratë, djemtë, dhe kuajt të mirë, bagëti dhe tokë pjellore. Ajo është kënaqësi e jetës në këtë botë, por vendkthimi te Allahu është më i mirë.” (Ali Imran, 14)
Lojë, zbavitje, stoli, pasuri, fëmijë, dëshira për epsh, dashuria për gatë, fëmijët, bagëtitë, të gjitha këto mashtrime dhe përjetime të kësaj bote.
Vallë, pse të gjitha këto po të mashtrojnë dhe fare nuk e kujton vdekjen?!
Vëlla i dashur, pse je i hamendur kur përmendet vdekja, a po mendon se kjo nuk ka të bëjë me ty?
Çfarë është vdekja?
Jeta dhe vdekja janë dy të kundërta ashtu siç janë të kundërta drita dhe errësira, dita dhe nata, burri dhe gruaja, e nxehta dhe e ftohta. Vdekja, në kuptim gjuhësor, do të thotë: heshtje, i pandier, palëvizshmëri, pushim, pezullim. Të gjitha këto i posedon i vdekuri kur shpirti shkëputet nga trupi.
I nderuari vëlla! Mos e harro këtë realitet dhe këtë vërtetësi, vdekjen nuk mund ta ndalosh dhe ta pengosh, kjo nuk njeh roje dhe nuk troket në dyer për të marr lejen e hyrjes. Allahu i Lartësuar thotë:
“Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga Allahu”. E nëse i qëllon ata ndonjë e keqe: “Kjo është nga ti (Muhamed)”. Thuaju! Të gjitha janë nga Allahu!” Ç’është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?” (Nisa, 78)
Vallë mos ke mundësi t’i largohesh që ajo mos të mbërrijë në asnjë kohë dhe vend apo mos ka të bëjë me një kategori të caktuar dhe të tjerët kanë mundësi për të shpëtuar nga vdekja. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj! S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai (Allahu) që e di të fshehtën dhe të dukshmen dhe atëherë Ai do t’ju tregojë juve çfarë keni punuar.” (Xhumua,
Për një përfundim të mirë
I nderuar vëlla musliman!
Vdekja është një gotë prej saj të gjithë do të pinë. Vëlla, a dëshiron të kesh një përfundim të mirë, nëse po, atëherë së bashku t’i marrim masat preventive dhe t’i kujtojmë këto udhëzime:
Teuhidi-njëshmëria në Allahun e Lartësuar
Besimi është nyje kyçe tek besimtari, ku nuk guxon muslimani ta neglizhojë apo ta harrojë.
Ai i cili beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ky besim buron nga thellësia e zemrës dëshmohet me fjalë dhe vepër, nuk ka dyshim që është shkak i një përfundimi të mirë. Kemi hadithin e Muhamedit ku transmeton Buhariu dhe Muslimi:
‘’Me të vërtetë Allahu ia ka ndalur zjarrit (xhehenemit) atë i cili thotë LA ILAHE IL ALLAH ku me këtë dëshiron vetëm Fytyrën e Allahut.’’ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
I dashuri besimtar! Konfirmoje teuhidin-njëshmërinë e Allahut në zemrën tënde! Padyshim se një ditë do të mbledhësh frytet e saj në jetën tënde, në momentet e vdekjes, në varrin tënd. Teuhidi do të ndihmoj gjatë llogarisë dhe vetë me të do të përcillesh në xhenetet e larta.
Takvallëku, respekti dhe frika në Allahun e Lartësuar
Devotshmëria është njëra ndër shkaqet kryesore që besimtarin e orienton nga përfundimi i mirë. Allahu i Lartësuar thotë:
“O ju që besuat! Kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë).” (Ali imran, 102)
“O ju që besuat! Nëse keni frikë Allahun, Ai do të vërë udhëzimin (në zemrat tuaja) ta dalloni të vërtetën prej të pavërtetës, do t’ua mbulojë të këqijat, do t’ua falë mëkatet. Allahu është Dhurues i Madh.” (Enfal, 29)
Devotshmëria është shkak për të pranuar veprat:
“Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve.” (Maide, 27)
Devotshmëria ta lehtëson gjendjen tënde:
“E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.” (Talak, 4)
Devotshmëria të shpëton nga humbja dhe shkatërrimi:
“Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do kalojë mbi të (xhehenem). Ky (kontaktim i xhehenemit) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj, do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.” (Merjem, 71-72)
Devotshmëria të fut në xhenet:
“Ato janë xhenetet që do t’ua trashëgojnë robërve Tanë që ishin të ruajtur.” (Merjem, 63)
I nderuari vëlla, takvallëk, devotshmëri do të thotë: të respektohet Allahu i Lartësuar dhe mos t’i bëhet Atij mëkat, Ai të përkujtohet dhe mos të harrohet.
Kujtoje Krijuesin e Lartësuar, Ai nga Ti kërkon sinqeritet, Ai t’i mbulon të këqijat dhe t’i fal gjynahet. Ai kërkon që të vdesësh vetëm si musliman. Kujto edhe një herë se devotshmëria të ofron nga përfundimi i mirë.
Përqendrimi i fortë në fe
Besimtari i përqendruar në fenë e Allahut të Lartësuar është besniku që ka jetësuar besën e dhënë Krijuesit Fuqiplotë si në qëndrime, shprehje dhe veprime.
Ky është nderi më i madh, pra përqendrimi, këmbëngulja, serioziteti në fenë islame. Kështu shijohet ëmbëlsia e ibadetit, adhurimit, kur kjo ndodh, atëherë besimtari ka përkrahjen e Allahut të Lartësuar, mbrojtjen e engjëjve të Tij. Ai fare nuk frikësohet e as pikëllohet dhe kështu fiton pozitë në xhenetet e larta.
“S’ka dyshim se ata që thanë se Zoti ynë është Allahu, pastaj qëndruan fort (nuk u luhatën në besim), atyre u zbresin engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): ‘Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde xhenetin që ju premtohej! Ne jemi miqtë tuaj në jetën e dynjasë dhe në ahiret, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje nga (Allahu) Falës i madh dhe Mëshirëplotë’.’’ (Fusilet, 30-32)
Pendimi
Allahu i Lartësuar pranon pendimin e çdokujt, duhet të shfrytëzohet kjo mundësi mos të asgjësohet. Menjëherë të mirën hapat konkrete duke u larguar nga mëkati, pendimi për mëkatin e bërë, vendosmëria për mos përsiatjen e mëkatit dhe sinqeriteti në pendim. Kujto fjalët e Allahut të Lartësuar:
"O ju që keni besuar! Pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpjerë në xhenete, nën të cilat rrjedhin lumenj ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as ata që kanë besuar.
Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: ‘Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send’.”
Pendimi i sinqertë të largon nga të këqijat dhe të drejton për në xhenet, pendohuni të gjithë o ju njerëz që ta fitoni mëshirën e Allahut dhe të keni përfundim të mirë në këtë botë.
Të nderuar vëllezër!
Gjithashtu, mos harroni, nëse doni të keni përfundim të mirë:
-Të jeni besnik çdo herë që të regjistroheni në listat e të sinqertëve.
-Krijoni mendim të mirë mbi Allahun e Lartësuar dhe mos lejoni të vdisni duke mos pasur mendim të mirë mbi Krijuesin Allah. Kujto një gjë, nëse dëshiron takimin me Allahun edhe Ai dëshiron takimin tënd.
-Drejtohu Allahut të Lartësuar me lutje duke treguar përulësi dhe duke kërkuar orientimin e zemrave në fenë e drejtë dhe përfundimin e mirë me besim të pastër.
-Zvogëloje dhe pakësoje dëshirën e madhe për dynjanë e ulët dhe përfundimtare, por puno për një jetë të pafund duke i përjetuar të mirat e Allahut të Lartësuar.
-Largohu nga shkaqet e shumta që sjellin përfundim jo të mirë, si: besimi i dobët, veprimi i bidateve, dyfytyrësia, shoqërimi i njerëzve të prishur, lakmia e madhe për dynjanë, mos pendimi, harrimi i ahiretit, mos përkujtimi i vdekjes, padrejtësia,
Të nderuar vëllezër!
Ju pyes: A dini kur do të vdisni dhe ku?
Nëse dëshironi përgjigje lexoni dhe mendoni fjalët e Allahut të Lartësuar:
“..nuk e di kush pos Tij se çfarë do t’i ndodhë (çfarë do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë.” (Lukman, 34)
Gjithashtu, kini kujdes se jobesimtari do të kërkojë kthim mbrapa, për të vepruar mirë. Por të gjitha këto kërkesa janë të parealizuara.
“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.” (Muminun, 99-100)
“A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?”(Muminun, 115)
I nderuari vëlla besimtar!
Unë, ti dhe të gjithë do të vdesim, por të kujtojmë një gjë shumë të rëndësishme, pra rolin dhe pozitën që dëshirojmë ta zgjedhim.
Ai që vdes ose do të jetë prej atyre që do të jetë afër Allahut të Lartësuar, i përshëndetur dhe i respektuar, ose do të jetë prej mohuesve gënjeshtarë.
“E nëse ai (që vdes) është prej të afërmeve (të Zotit). Ai do të ketë (te Zoti) kënaqësi (qetësi) dhe furnizim të mirë dhe xhenet të begatshëm. Po në qoftë se ai (që vdes) është prej atyre të dorës së djathtë? Atëherë (atij i thuhet) paqja dhe shpëtimi (siguria) është për ty, (që je) nga ata të dorës së djathtë.
E në qoftë se (ai që vdes) është prej gënjeshtarëve (mohues i ringjalljes), është prej të humburve (në besim). (atëherë) Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë që vlon. Dhe djegie nga zjarri i xhehenemit. E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt. Pra, ti (Muhamed) lartëso Zotin tënd të Madhëruar.”(Vakia, 88-96)
Allahu im! Na përmirëso fenë tonë e cila është mbrojtja jonë! Na përmirëso dynjanë në të cilën ne jetojmë! Na përmirëso ahiretin, tek i cili është kthimi ynë!
Allahu im! Fali të gjithë të vdekurit myslimanë, të cilët dëshmuan në teuhidin – njëshmërinë Tënde, dhe e dëshmuan Muhamedin me shpallje dhe vdiqën me shehadet!
Allahu im! Fali të vdekurit muslimanë, nderoj dhe zgjeroja varret e tyre, pastroi ata nga mëkatet, gabimet, ashtu siç pastrohet petku i bardhë nga papastërtia!
Allahu im! Na mëshiro me mëshirën Tënde kur të bëhemi të harruar! Mos na le të vetmuar dhe të pasigurt në Ditën kur do të ringjallemi!

Dre1- 12
Re: Vdekja
Çast lamtumire...
Nga Mitrush Kuteli
-Djalit -
... Pra, bir, mos qaj: ky është ligji i qënies
Të vijë rrotull dhe të kthehet rishtaz
Përbrenda gjirit të amës së amëshuar
Të mosqënies.
Ku janë ata që patën qënë? Shkuan
Atje ku qenë? lanë prapa tyre
Një tingull në erë, shuar dalngadalë,
Si çdo qënie.
Nga shtati i tyre ngjizet rishmë jeta
Që duhet rojtur: mbajtur, vojtur, falur
Kur çasti i madh troket në derën tonë
Urdhëronjës.
Koprace është jeta në të mira
Dhe dorëhapur gjëmash dhe mënxyrash?
Të gjitha duhen hequr dhe duruar
Zemërkthjellët.
Unë rrethin tim e mbylla keq a mirë,
Si vdekëtar i thjeshtë hallkë e lidhur
Dhe shkoj i velur hojesh dhe sherbelesh
Pa keqardhje.
Do rroj, shpresoj, ca kohë, brenda teje
Se kjo ka qënë ëndrra ime, shpirtin
Tim trashëgim të ta le pas vdekjes
Siç e mora.
Vazhdo dhe ti të jetës shteg, të shkruar:
Të larta mos lakmo se shtypës bëhesh
As poshtë shumë mos rrëshqit, se shtypesh,
Qofsh i lumtur!
Tiranë, 2 mars 1967

Berti69- 411
Re: Vdekja
"Jeta eshte vetem nje enderr per ate qe konsideron se vdekja eshte i vetmi realitet". Sri Chinmoy
"Ne nuk e njohim jeten.Si mund ta njohim vdekjen?". Confucius

gjilanasi- 361
Re: Vdekja
Injoranca jone para vdekjes dhe frika qe ajo provokon te ne, nuk eshte asgje tjeter veçse pasoje e nje lidhje.Lidhja me aspektin statik te jetes, te nje jete qe nuk shkon askund, lidhja me kete konfort dhe me keto kenaqesi qe nuk zhvillohen dhe evulojne.
Equinox- 207
Re: Vdekja
Jeta pas vdekjes nuk do te kishte kuptim per keto arsye:
1) Nese nje person vdes, bashke me të vdes trupi, zemra dhe truri. Disa thone qe ka parajse, e ç'kuptim do te kishte jeta tjeter ne parajse pa trupin, zemren apo trurin? Nese na mungon trupi ne nuk mund te prekim asgje, nese na mungon zemra ne nuk mund te duam asnje as nuk mund te ndjejme asgje, nese na mungon mendja ne nuk mund te mendojme se ku jemi, ne parajse ferr apo kudoqofte. Keshtuqe eshte e pallogjikshme te koceptohet jeta pas vdekjes.
2) Toka jone eshte vet si nje parajse e bukur me te gjitha mrekullite e saj si oqeanet, rete, pyjet, lulet, ujevarat etj. Cila parajse mund te jete me e bukur se keto? Ne parajsen pas vdekjes thuhet se ka vetem lumturi. Ne toke lumturia arrihet me mireqenie, por edhe duke pasur prane njeriun qe duam. Ne mund te duam dikë por njekohesisht kete person mund ta dashurojne edhe njerez te tjere. Dhe nese parajsa na premton lumturi, atehere i bie qe ne parajse do te jetojme se bashku me personin qe duam sepse dashuria e sjell lumturine me shume se mireqenia. Por si mund te jemi ne parajse me personin qe duam kur ate e duan edhe te tjere, mos valle edhe ata do te jene ne parajse me personin qe duan? Pra i bie qe personi ne fjale te kete disa lidhje njekohesisht meqense parajsa ka si detyre t'i beje njerezit e lumtur. A eshte e llogjikshme kjo?
3) Disa thone qe ekziston ferri. E çfare do te na benin neve flaket e ferrit kur nuk e kemi trupin. Pa trup njeriu nuk e ndjen dhimbjen fizike apo djegien qe krijojne flaket. Kur te vdesim ne nuk e kemi as zemren me vete qe te ndjejme dhembje shpirterore, nuk e kemi as trurin (mendjen) per te qene te vetedijshem se ku jemi, ne parajse apo ferr. Pra do ishte fare pa kuptim.
4) Cfare moshe duhet te kete njeriu ne parajse? Merreni me mend sa foshnja te porsalindura kane vdekur, sa pleq? A do kishte kuptim jeta e nje bebeje ne parajse pa nenen e tij? A do kishte kuptim jeta e nje plaku qorr dhe i shurdhet? Me se do merreshim atje sepse jeta jone duhet te nderlikohet nga shume gjera qe te quhet jete. Per mendimin tim jete quhet vetem materia dhe jo e padukshmja dhe e paprekshmja. Ne po jetojme tani sepse kjo quhet jete dhe nuk mund te quhet jete (tjeter) vdekja. Do te ishte absurde. Vdekja eshte e kunderta e jetes. Vdekje = mosekzistencë.
Një studim mbi mendimin e shkencëtarëve amerikanë për besimin në Zot dhe atë pas vdekjes.

Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
TE KERKOSH DHE TE GJESH
VDEKJA NUK ESHTE NJE TEME E KENDSHME, as edhe një temë mbi të cilën ne do të zgjatemi, por ajo është një pikënisje e rëndësishme për një reflektim serioz.
Moisiu shkroi: "Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona [domethënë, të kuptojmë se sa shpejt iu vjen atyre fundi], për të pasur një zemër të urtë" (Psalmi 90:12).
Eshtë i qartë nënkuptimi që është diçka që shtrihet përtej varrit për të cilën ne duhet të planifikojmë. Në pajtim të plotë me këtë, Mbreti David shkroi: "O ZOT, bëmë të njohur fundin tim ... masën e ditëve të mia ... që unë të di sa i brishtë jam" (Psalmi 39:4).
Ky ndërgjegjësim do të ishte veçse i mërzitshëm dhe shumë për t'u shmangur po të mos kishte diçka mbas vdekjes për të cilën ne duhet të përgatitemi. Duke qenë në të njëjtën gjëndje shpirtërore, Salomoni shpalli: "Eshtë më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi [domethënë, një funeral], se sa të shkosh në një shtëpi ku ka festë, sepse ky është fundi i çdo njeriu, dhe kush rron ka për të vënë mend" (Predikuesit 7:2).
Pasiguria e jetës dhe pashmangshmëria e vdekjes janë dy nga elementët më të rëndësishëm të ekzistencës njerëzore. Logjikisht, atëherë, se çfarë mund të gjendet përtej vdekjes meriton të paktën ca vëmendje dhe planifikim serioz përpara se të jetë tepër vonë përgjithmonë. Dhe është jashtëzakonisht e arsyeshme se përpara atij çastit tmerrues të vdekjes, që zë në befasi gjithçka në kohën e saj dhe pa dallim, që ne duhet të jemi plotësisht të sigurt se çfarë do të sjellë vdekja dhe përse saktësisht.
Plotësisht të sigurt? Sigurisht, pasi asgjë më pak nuk do të ketë vlerë. Pavarësisht nga besimi fetar që dikush ka ose nuk ka, vdekja i vë vulën përfundimtare çdo pasioni, pozite, zotërimi dhe ambicieje të kësaj bote.
Ekziston ai përfundimi i vdekjes që bërtet: "Tepër vonë! Tepër vonë!"Meqenëse vdekja mund të trokasë në çdo kohë, pavarësisht nga mosha, shëndeti apo shpresa e njeriut, është e një rëndësie urgjente të njohësh me siguri absolute se çfarë gjendet përtej derës së vdekjes. Pavarësisht se sa të rinj ne mund të jemi apo sa të shëndetshëm ne mund të dukemi, ajo ngjarje e frikshme afrohet më afër pak e nga pak dhe pa ndaluar për secilin prej nesh - dhe
shpesh vjen si një befasi e paftuar.
Zonja Kapulet vajtoi kështu për Xhulietën: "Vdekja gjendet në të ashtu si acari i parakohshëm mbi lulen më të freskët të fushës". Te Parajsa e humbur, Miltoni shprehu tmerrin e përbotshëm që kushdo mund të bëhet “Ushqim për një Përbindësh kaq të keq" si vdekja. Iliada e Homerit, e shkruar në shekullin e tetë p.e.s., vajtoi: "Vdekja në mijëra forma rri gjithnjë mbi kokat tona dhe askush nuk mund ta shmangë atë".
Duke ditur këtë situatë, është e një rëndësie urgjente të dish se çfarë shtrihet përpara nesh kur vdekja të na lirojë nga këta trupa materialë. Nuk ekziston asnjë kthim i njohur me të kaluar përmes derës së vdekjes për në çfarëdo gjëje që shtrihet matanë.
Pikëpamja që pasojat e vdekjes duhet të jenë një çështje e një interesimi serioz kundërshtohet nga tri besime të ndërkëmbyeshme. Disa ngulin këmbë se nuk ka asgjë pas vdekjes qoftë për t'u përgatitur a për të patur frikë.
Shprehja e tyre e përsëritur, të cilën ata duan ta besojnë në mënyrë të dëshpëruar për t'u lehtësuar nga çdo mendim për një gjykim të ardhshëm, është pak a shumë kjo: "Kur ti je i vdekur, ti je i vdekur; kjo është e gjtha, pikë".
Të tjerë, ndonëse besojnë në një jetë të përtejme, përsëri arrijnë ta lehtësojnë vetveten nga çdo shqetësim duke rënë dakord me teorinë që në jetën tjetër frymërat tona pranohen plotësisht pavarësisht se çfarë ne kemi bërë në këtë jetë. Ne vetëm sa vazhdojmë të mësojmë mësime të metejshme ndërsa përparojmë gjithnjë e më lart.
E përsëri të tjerë janë të bindur se shpirtrat tanë shpërngulen në trupa të rinj, duke na u dhënë kështu mundësia për t'u kthyer në tokë për të jetuar përsëri e përsëri, me shpresën për të përparuar në çdo jetë pasuese.
Ne do t'i konsiderojmë këto tri teori të njohura, të parën në këtë kapitull dhe dy të tjerat në kapitullin vijues. Ideja se vdekja është fundi i ekzistencës së njeriut themelohet mbi materializmin: teoria që asgjë nuk ekziston përveç lëndës. Si pasojë, nuk ekziston shpirti apo fryma që i mbijeton vdekjes së trupit; dhe nuk ekziston as Perëndia, as Satani, as engjëjt, as demonët dhe asnjë gjë tjetër që nuk është fizike.
Kjo teori ateiste është tërheqëse dhe shumë do të donin ta besonin atë pasi nuk do të kishte një gjykim të ardhshëm për t'u përballur në lidhje me prapësitë tona. Megjithatë, një besim i tillë mund të hidhej poshtë lehtësisht mbi bazën e një dëshmie të madhe që bie ndesh me të.
Që secili prej nesh është më tepër sesa trupat tanë fizikë është e dukshme nga fakti që ne zotërojmë ide dhe mendime të cilat nuk janë fizike dhe prandaj nuk mund të jenë pjesë e trurit fizik. Mendimet tona nuk janë pasojë e nxitjeve të botës fizike përreth nesh. Një ide e gabuar dhe e zakonshme është ideja që ne mendojmë me figura: në mendjen tonë ne shohim një lopë, ose një pemë, ose një makinë etj. Por kjo fjali e fundit ka një numër fjalësh për të cilat nuk ekziston ndonjë objekt fizik për ta përshkruar.
Cila është figura e "të zakonshmes", ose e "idesë së gabuar", ose e "idesë", ose e "të menduarit", ose e "mendjes"?Pohimit të lashtë: "Mendoj pa jam", duhet t'i shtohet: "Mendimet e mia janë jomateriale, prandaj edhe ekzistoj". Duke ditur këtë situatë, ku qëndrojnë këto
mendime, çfarë forme marrin ato dhe çfarë është burimi i tyre? Këto pyetje, për të cilat materializmi nuk ka përgjigje, duhet të përballen seriozisht dhe me ndershmëri nëse ne duam të kuptojmë vetveten.
Reaksionet kimike dhe impulset elektrike midis qelizave të trurit nuk mund të shpjegojnë në asnjë mënyrë kuptimin e së drejtës dhe të së gabuarës, bukurinë e perëndimit të diellit ose zgjedhjet e arsyeshme dhe të moralshme që ne bëjmë vazhdimisht. Asnjë material [apo lëndë] e çfarëdo lloji, qoftë në tru apo jashtë tij, nuk ka ndonjë cilësi që të shpjegojë aftësinë tonë për të kuptuar ide të tilla si e vërteta, drejtësia, shenjtëria, mëshira dhe hiri. Këto koncepte janë plotësisht jofizike.
Ato nuk vijnë nga truri dhe as nuk janë një reagim i kushtëzuar nga çfarëdoqoftë gjëje kudoqoftë në të gjithë gjithësinë fizike.
Në të vërtetë, truri nuk mendon fare. Nëse mendimet do të vinin nga truri, ne do të ishin robër të trurëve tanë, duke pyetur veten se çfarë do të mendonte truri ynë pas kësaj dhe të detyruar të bënim çfarëdo gjëje që truri do të vendoste. Përkundrazi, çdo njeri është i bindur se ai apo ajo bën zgjedhje të arsyeshme duke peshuar alternativat, dhe kjo jo për arsye se truri merr një ngacmim për ta bërë trupin të veprojë në një mënyrë të caktuar.
Megjithëse ne jemi të prirur të reagojmë menjëhere ndaj stimujve të tundimeve fizike të cilat sjellin lakmi, ne nuk jemi të detyruar të veprojmë kështu. Përpjekjet e moralshme që ne të gjithë përjetojmë për t'i rezistuar tundimit janë provë që ne nuk jemi mekanizma stimul-reagim të drejtuar nga ngacmimet por që ne bëjmë zgjedhje të vërteta, megjithëse zgjedhjet që ne bëjmë nuk janë gjithmonë të arsyeshme apo të moralshme.
Pa dyshim që ekziston një "fantazmë në mekanizëm" -- diçka jofizike që banon në
trup. Duhet të ketë një frymë njerëzore, e cila mendon këto mendime jofizike, e cila
mban këto nocione që nuk e kanë burimin e tyre në gjithësinë fizike dhe që bën
zgjedhje të arsyeshme dhe të moralshme -- ose zgjedhje të paarsyeshme dhe të
pamoralshme. Truri është si një kompjuter, që fryma (personi që mendon dhe
zgjedh) e përdor për të drejtuar trupin që të funksionojë në këtë plan fizik dhe të
bashkëveprojë me shpirtra dhe frymëra të tjera të cilët gjithashtu kanë trupa të
ngjashëm.
Dikush mund të ankohet hidhur duke thënë: “Në këtë botë nuk ka drejtësi!” Për
çfarë e ka fjalën ai? Nëse ajo nuk ekziston në botë, ai me sa duket nuk ka patur
kurrë ndonjë takim me këtë cilësi të drejtësisë për të cilën ai ankohet se duhet të
jetë por që nuk është. Sidoqoftë ai e di që ajo ekziston diku. Ku mund të jetë ajo
dhe si është ai në dijeni të kësaj? Madje si e ka ai nocionin e “drejtësisë” (ose të
hirit, të së vërtetës, të shenjtërisë dhe të dashurisë vetëmohuese) nëse ai do të
ishte thjesht një trup material dhe që nuk ka patur ndonjë takim fizik me drejtësinë
nëpërmjet të parit, të dëgjuarit, të shijuarit, të prekurit apo të nuhaturit? Faktikisht,
drejtësia nuk ka asnjë nga këto cilësi fizike por është në mënyrë të
padiskutueshme jofizike.
Materializmi thjesht nuk mund t’i bëjë ballë shqyrtimit. Ai nuk mund të shpjegojë
as realitetet më të thjeshta të jetës ndërsa ne i përjetojmë ato përditë. Dhe aq më
pak mund të shpjegojë materializmi mendimet e thella, nocionet filozofike,
mekanizmin e zgjerimit të njohurive dhe dëshirën e zjarrtë për qëllim dhe kuptim
edhe përtej kësaj jete fizike. Nuk mund të mohohet fakti që vlerësimi i së vërtetës,
i urtësisë dhe i bukurisë, urrejtja e së keqes dhe dëshira për plotësim
përfundimtar nuk rrjedhin prej ndonjë cilësie të atomeve, të molekulave apo të
qelizave që përbëjnë trupin apo qofshin këto edhe të trurit.
Indet nuk dinë asgjë për idetë. Prandaj ka arsye të forta për të besuar që fryma të
cilës i përkasin në mënyrë të padiskutueshme këto aftësi frymërore do të
vazhdojë të ekzistojë edhe pasi indet që përbëjnë trupin e banuar prej saj të kenë
vdekur.
Ne nuk mund ta mohojmë faktin që secili prej nesh pranon prej natyre një
standard të përsosur dhe absolut të drejtësisë, të së vërtetës dhe të shenjtërisë,
megjithëse ne nuk e kemi parë atë kurrë në tokë. Për më tepër, ne zotërojmë
diçka që e quajmë “ndërgjegje” e cila na tregon se kur e shkelim atë standard. Ne
mund të mësojmë të bëjmë një vesh shurdh ndaj këtij zëri të brendshëm apo ta
çorodisim atë, por ai është përsëri aty. Pra, ndërgjegja mund të shpjegohet vetëm
mbi bazën që ekziston një frymë jofizike që banon në këta trupa fizikë, e krijuar
sipas shëmbëlltyrës së një Perëndie personal i cili është një Frymë dhe që ka
ngulitur standardet e Tij në ne. Dhe vetëm prej Tij mund të burojnë aftësitë e qarta
frymërore që ne zotërojmë.
Bibla thotë se Krijuesi ynë i ka shkruar ligjet e Tij morale në çdo ndërgjegje
njerëzore:
Në fakt kur johebrenjtë, që s’kanë ligjin, nga natyra bëjnë punët e ligjit, ata,
megjithëse s’kanë ligjin, janë ligj për vetveten; këta tregojnë veprën e ligjit të
shkruar në zemrat e tyre për dëshminë që jep ndërgjegja e tyre, dhe sepse
mendimet e tyre shfajësojnë ose edhe akuzojnë njëri-tjetrin ... (Romakëve 2:14-
15)
Ndjenja për shkeljen e një standardi të padukshëm por jo të panjohur mbi të
drejtën dhe të gabuarën shkon përtej kulturës dhe nuk mund të shpjegohet në
lidhje me sjelljen e mësuar. Ne mund të arsyetojmë mbi atë që është e drejtë dhe
e gabuar dhe të vendosim mbi sjelljen tonë dhe e gjithë kjo në mosmarrëveshje
me edukimin tonë të supozuar dhe me rritjen tonë. Ky fakt është vërtetuar
vazhdimisht ndërsa njerëzit në çdo brez rebelohen kundër standardeve që u kanë
mësuar. Hipitë (të rinjtë jotradicionalë) të viteve ‘60 janë veçse një shembull.
Mëkat do të thotë të mos arrish atë përsosmëri për të cilën Perëndia na krijoi që të
pasqyrojmë lavdinë e vetë Atij. Ashtu si e ka shprehur edhe C. S. Ljuis: “Ne jemi
pasqyra shkëlqimi i të cilave, nëse jemi të shndritshëm, varet krejtësisht mbi
diellin që ndriçon mbi ne”. Mëkat do të thotë të mos pranosh dritën e Perëndisë, të
mos e lejosh atë të të drejtojë dhe të të forcojë për t’iu bindur vullnetit të
Perëndisë. Ne e kuptojmë se kur e kemi bërë këtë dhe kjo ndjenjë e dështimit
është ajo që shqetëson ndërgjegjen tonë.
Ndërgjegje? Po, të gjithë ne kemi një njohje të brendshme të së bërit atë që është
e drejtë apo e gabuar dhe kjo nuk mund të mohohet. Ai njeri që ankohet për
padrejtësitë e vendimeve gjyqësore nuk ka pse t’i referohet shkeljes së ndonjë
ligji të legjislacionit. Faktikisht, duke mos pranuar aspak ligjet e miratuara nga
organet ligjvënëse, ne shpesh shfaqim pakënaqsi mbi padrejtësitë e tyre. Njeriu
që është ulur në gjykatë dhe që po vëzhgon atë çfarë ai e konsideron si procedurë
dhe vendim jo të saktë, është në të vërtetë duke kërkuar që vetë trupi gjykues të
ndjekë standardin e lindur që ai e di se ekziston dhe që beson se trupi gjykues
nuk e ka respektuar.
Dhe në fakt gjykatat vetë janë drejtuar gjithmonë nga ky standard. Nuk ka ligje të
shkruara sjelljeje për të mbuluar çdo situatë që të del përpara. Një nga çështjet
më të njohura të vendosura nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara përfshiu
dy burra dhe një djalë (të vetmit që mbetën gjallë nga një anije që u mbyt), duke u
endur me ditë të tëra nga era në një varkë shpëtimi. Të dy burrat vendosën se do
të ishte më mirë për ta vrarë djalin sesa të vdisnin që të tre për mungesë të ujit
dhe të ushqimit. Dëshmia e paraqitur në gjyq tregoi se nëse ata nuk do ta kishin
vrarë djalin, vërtet do të kishin vdekur që të tre. Asnjë organ ligjvënës nuk ka
shkruar ndonjëherë një ligj për të mbuluar një situatë të tillë. Megjithatë, trupi
gjykues, duke u nisur nga një burim më i lartë i të drejtës dhe të gabuarës, i
shpalli të dy burrat fajtorë për vrasje.
Askush nuk ka të drejtën t’i marrë jetën tjetrit për të shpëtuar vetë. Ky rregull është
shkruar në ndërgjegjen tonë. Por kjo është krejt e kundërta e gjithçkaje që
evolucioni, nëse do të ishte i vërtetë, do të paraqistë si reagim të pavetëdijshëm.
Instinkti i vetëruajtjes është ligji i xhunglës dhe zbatohet me një dhunë të
pamëshirshme. Respekti për tjetrin vlerësohet shumë midis njerëzve dhe
mbijetesa e më të fortit nuk mund ta sjellë. Kudo në natyre, krijesat vrasin dhe
ushqehen me njëra-tjetrën. Ne e konsiderojmë këtë të zakonshme dhe ne
ushqehemi me forma më të ulëta të jetës që ne i vrasim për mbijetësën tonë.
Megjithatë, në të njëjtën kohë ne e dimë se është e gabuar të vrasësh qenie të
tjera njerëzore të çfarëdo ngjyre, kombi apo besimi. Lëvizjet e rastësishme të
atomeve në trutë tanë, që me sa duket filluan nga një shpërthim i madh dhe që
janë zhvilluar rastësisht që atëherë, nuk mund të japin të kuptuarit e moralshëm
që është e përbashkët për të gjithë. Dhe as nuk mund të shpjegohet bindja e
moralshme apo dhembshuria për të tjerët me anë të ndonjë proçesi evolucionar.
Në fakt, “mbijetesa e më të fortit” do të minohej nga ndërgjegja dhe nuk do të
prodhonte kurrë sjellje etike.
Gjithashtu, pavarësisht nga urdhëri “nuk do të vrasësh”, që është i shkruar në
mënyrë të paheqshme në çdo ndërgjegje, njeriu gjen arsye për të vrarë dhe
madje për të torturuar tjetrin. Këto arsyetime përfshijnë të ashtuquajturat luftërat e
justifikueshme, urrejtjet etnike dhe fanatizmin fetar. Njeriu ka shpjegimet e tij
dinake me anë të të cilave ai mund të justifikojë pothuaj çdo të keqe. Ai është një
qenie e arsyeshme, derisa atje sa i padit të tjerët si të paarsyeshëm, dhe kjo
është fyerja më e rëndë që mund t’i drejtojmë tjetrit. Por shpërthimet e mëdha dhe
lëvizjet e rastit të atomeve që rrjedhin prej kësaj nuk mund të prodhojnë
arsyetimin.
Arsyeja nuk është një cilësi e lëndës por një aftësi e personave. Si pasojë, një
person duhet të përbëhet nga diçka më tepër sesa fiziku i trupit. Dhe as gjithësia
fizike nuk mund të shpjegojë ekzistencën e qenieve personale që kanë aftësinë të
arsyetojnë rreth origjinës së tyre. Kjo mund të ndodhë vetëm nëpërmjet një
Qenieje të pafund që i ka krijuar ata sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Tij
që ata të mund ta njohin dhe ta duan Atë dhe njëri-tjetrin dhe marrin dashurinë e
Tij dhe të të tjerëve. Fakti që ne e njohim dashurinë si shprehjen më të lartë dhe
që shprehja e dashurisë njerëzore përfshin jo vetëm kënaqësinë fizike të trupit të
një kafshe, por diçka kaq shumë mbi këtë që mund të shprehet vetëm si
frymërore, është një tjetër provë që origjina e vërtetë e njeriut vjen nga dora e
Perëndisë -- dhe se ai është më tepër se përbërja fizike e trupit.
Vetë fakti që ne kemi një ndërgjegje pavarësisht nga kultura dhe një ndjenjë të
lindur të drejtësisë që nuk buron nga ligjet e njeriut por që madje shpreh
pakënaqësi për padrejtësitë e tyre, mund të shpjegohet vetëm në një mënyrë:
frymërat tona që jetojnë në këta trupa janë krijuar sipas shëmbëlltyrës frymërore
të atij Perëndie që është i përsosur në drejtësi, shenjtëri, dashuri dhe të vërtetë
dhe nga ato tiparet e tjera jofizike që vetëm Perëndia mund t’i zotërojë plotësisht
dhe të patëmeta. Ky perceptim i lindur brenda nesh i ngjan jehonës që vjen nga
parajsa e largët e përsosmërisë që ne e dimë se patjetër ekziston ndonëse ne
nuk kemi qenë kurrë atje. Dhe kurdo që këto çaste mprehtësie përballen me
ndershmëri, ne ndjejmë një boshllëk të pandalur që duket sikur thotë se ne jemi
krijuar për një përsosmëri që ne e kemi humbur disi.
Madje as Lenini nuk mund t’i shmangej këtij të kuptuari. Duke u mburrur se
komunizmi ishte “materializëm shkencor ateist”, Lenin nguli këmbë si budalla që
njeriu një organizëm fizik stimul-përgjigje dhe që gjithçka që ai mund të dijë
ndodh nëpërmjet stimulit të fenomeneve fizike. Megjithatë, në këtë pikë Lenini
kishte të drejtë: që ne as nuk mund të mendojmë për diçka që nuk ekziston. Kjo
mund të vërtetohet lehtë duke u nisur nga fakti që ne nuk mund të përfytyrojmë një
ngjyrë kryesore për ylberin. Ne mund të mendojmë për një “elefant rozë”, por si
roza ashtu edhe elefanti ekzistojnë që të dy. Madje edhe jashtëtokësorët e
paraqitur në ekrane në shumë filma fantashkencë dhe odisesh kozmike janë
thjesht mashtrime apo kombinime fantastike të krijesave që ne i njohim nga
përvoja këtu në tokë.
Atëherë nga ka dalë nocioni për Perëndinë? Nëse i vetmi mendim apo arsyetim
që ne mund të kemi duhet të nxitet nga stimuli i një sendi fizik, atëherë çfarë
stimuli fizik shkakton idenë për Perëndinë, të cilin ne e kuptojmë se është Qenia
përfundimtare jofizike? Siç duket, nuk një stimul të tillë fizik. Ne nuk mundemi
kurrsesi ta shpikim Perëndinë. Atëherë çfarë është ajo gjë që ngjalli në mendjen
e njeriut idenë për Perëndinë, një ide kjo përtej çdo gjëje fizike që ne kemi
vëzhguar ndonjëherë?
Lenini nuk mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje pa braktisur ateizmin e tij, të cilën ai
refuzoi ta bënte pavarësisht nga dëshmitë për ekzistencën e Perëndisë. E njëjta
gjë është e vërtetë edhe për Satanin, engjëjt, demonët dhe frymërat njerëzore që
nuk kanë trup. Vetë fakti që ne kemi këtë koncept për qënie frymërore dhe nuk i
përkasin kësaj bote është një provë që një realitet përtej dimensionit fizik ka
mundur të hyjë në ndërgjegjen njerëzore. Dëshmitë që vdekja e trupit fizik nuk
është as fundi i ekzistencës njerëzore, as fundi i përvojës njerëzore, janë të
shumta; vdekja është kalimi i shpirtit dhe i frymës njerëzore nga marrëdhënia
tokësore ndaj trupit të tij fizik në një dimension krejtësisht frymëror.
Meqenëse ekzistenca jonë vazhdon mbas vdekjes së trupit, ne nuk guxojmë t’i
afrohemi vdekjes pa një siguri absolute përsa i përket asaj që shtrihet më pas.
Nuk ka as kohë për të humbur. Ne nuk e kemi të drejtën e zgjedhjes kur të jemi
gati për të vdekur. Vdekja vjen e na thërret ku ajo vendos dhe kjo mund të ndodhë
në çdo çast. Logjikisht, vetë fakti që ne jemi qenie frymërore që po jetojmë
përkohësisht në këta trupa të cilët fare mirë mund të ekzistojmë përgjithmonë,
kërkon urgjencë të madhe për të vendosur të ardhmen tonë me siguri të plotë.
Sa tronditëse, atëherë, që janë të paktë ata që e marrin vdekjen mjaft seriozisht
për të hetuar me themel për atë që shtrihet në jetën e përtejme, dhe në vend të
kësaj duken të kënaqur të mbështeten mbi diçka më shumë sesa mendimi i tyre i
rastit. Dhe po aq tronditëse është fakti që kaq shumë nga ata që interesohen për
pyetjen se çfarë shtrihet përtej derës së vdekjes janë të gatshëm t’ia besojnë fatin
e tyre të përhershëm fjalës së një Xhozef Smithi, një Marie Bejkër Edi, një gurui
(këshilltar shpirëtor lindor), një prifti, një pape, një pastori, një këshilltari
psikologjik, një profesori universiteti apo shkolle teologjike. Vetëm një budalla do
të ecte me hapa të mëdhenj për në përjetësi duke i besuar vetes së tij apo
shpresave të shpikura nga dikush.

vanina cela- 8
Re: Vdekja
Vdekja është shpikja më e mirë e jetës
Kur isha 17 vjeç, lexova një thënie: "Nëse e jetoni çdo ditë sikur të ishte dita juaj e fundit, një ditë me siguri do të keni të drejtë".
Kjo më bëri përshtypje dhe që prej atëherë, për 33 vitet e fundit, e kam shikuar pasqyrën çdo mëngjes dhe e kam pyetur veten: "Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do ta bëja atë që do ta bëj sot?".
Dhe sa herë që disa ditë me radhë përgjigja ishte "Jo", e dija se duhej të ndryshoja diçka.
Ta rikujtosh se do të vdesësh së shpejti është mjeti më i rëndësishëm që kam hasur ndonjëherë për të më ndihmuar të bëj zgjedhjet e mëdha në jetë. Sepse pothuajse çdo gjë - të gjitha pritjet e jashtme, e gjithë krenaria, e gjithë frika e turpit apo e dështimit – shpërbëhet në ballafaqim me fytyrën e vdekjes, duke lënë vetëm atë që vërtet është e rëndësishme.
Ta rikujtosh se do të vdesësh është mënyra më e mirë që e di për ta shmangur kurthin e të menduarit se keni diçka për të humbur. Tashmë jeni të zhveshur. Nuk keni asnjë arsye për të mos e ndjekur zemrën tuaj.
Rreth një vit më parë, unë u diagnostikova me kancer. E kisha një incizim në orën 7:30 në mëngjes, dhe ai qartësisht e tregoi një tumor në pankreasin tim. As që e dija se çfarë ishte pankreasi. Mjekët më thanë se ishte pothuajse e sigurt se bëhej fjalë për një lloj kanceri të pashërueshëm, dhe nuk kisha më shumë se tre deri në gjashtë muaj.
Mjeku im më këshilloi të shkoja në shtëpi dhe t’i rregulloja punët e mia, që me fjalë tjera është kodi i mjekut për të të thënë të përgatitesh për të vdekur. Kjo do të thotë të përpiqesh t’iu tregosh fëmijëve për disa muaj gjithçka që ke menduar t’iu thuash për 10 vitet e ardhshme.
Do të thotë të sigurohesh që gjithçka është e organizuar mirë, që të jetë sa më e lehtë që është mundur për familjen. Do të thotë t’i thuash lamtumirat.
Jetova me këtë diagnozë gjatë gjithë ditës. Më vonë në mbrëmje kisha një biopsi, kur ata më vendosën një endoskop në fyt, përmes stomakut tim deri tek zorrët e mia, dhe e ngulën një gjilpërë në pankreasin tim, nga ku morën disa qeliza të tumorit.
Unë isha me qetësues, por gruaja ime, e cila ishte atje, më tha se kur mjekët i panë qelizat në një mikroskop, filluan të qajnë, sepse doli të ishte një formë shumë e rrallë e kancerit të pankreasit, që është i shërueshëm pas ndërhyrjes kirurgjike. U operova dhe tash jam mirë.
Kjo ishte afërsia ime më e madhe me vdekjen dhe shpresoj se do të mbetet e tillë edhe për disa dekada të ardhshme. Duke përjetuar këtë gjë, tani mund të them me një siguri pak më të madhe se vdekja ishte një koncept i dobishëm, por krejtësisht intelektual.
Askush nuk dëshiron të vdesë. Edhe njerëzit të cilët duan të shkojnë në parajsë, nuk duan të vdesin për të arritur atje. Vdekja ende është destinacioni që ne të gjithë e ndajmë. Askush nuk iu ka shmangur kurrë asaj. Dhe kjo është ashtu siç duhet të jetë, sepse vdekja me gjasë është shpikja më e mirë e Jetës. Është agjensi i ndryshimit të Jetës.
Ajo e pastron të vjetrën për t’i hapur rrugën të rejës. Tani e reja jeni ju, por një ditë jo shumë të largët nga tash, ju do të bëheni gradualisht të vjetër dhe të do të largoheni. Më vjen keq që jam aq dramatik, por kjo është shumë e vërtetë.
Steve Jobs

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Vdekja
Vdekje Klinike
Në shumë raste, variacione të jashtëzakonshme të senseve të zërit janë raportuar të ndodhin në apo afër vdekjes. Nganjëherë keto përjetime janë shumë të pakëndshme. Një njeri që “vdiq” për njëzet minuta gjatë një operacioni (abdominal) përshkruan: “një zë i keq tingëllime vinte nga brendësia e kokës sime. Më bëri shumë të parehatshëm…. Kurr nuk e harroj atë zë.”
Një grua tregon se derisa po e humbte vetëdijen ajo dëgjoi “ një tingëllimë me zë shumë të lartë. Mund të përshkruhet si një fishkëllimë. Isha në një gjendje sikur rrotullohesha.” Githashtu e kam dëgjuar këtë sensacion të neveritshëm si një prekje me zë të lartë, si një ulërimë, sikur një goditje, dhe sikur një zë fishkëllime ashtu si kur të fryen era.”
Në raste të tjera efektet e zërit duket sikur marrin një formë të këndshme të muzikës. Për shembull, një njeri që sapo ishte ripërtërirë pasi që ishte prononcuar i vdekur me të arritur në spital i kujtohet se gjatë përjetimit të tij të vdekjes,
Dëgjoja cka dukej të ishin tingëllima të këmbanave, nga një largësi e madhe, dukej sikur zëri vinte përmes erës. Tingëllonin sikur këmbanat Japoneze të erës. … Ai ishte i vetmi zë që dëgjoja her pas here.
Një grua e re që për pak vdiq nga gjakëderdhja e brendshme e asociuar me një c’rregullim të trashjes së gjakut tha se në momentin që ishte rrëzuar, “Fillova të dëgjoja një lloj të muzikës, magjestike, me të vërtetë një muzikë të një lloji shumë të bukur.”
Shkëputur një pjesë nga libri "life after life" Rejmond Mudi
“Të mos mendosh për vdekjen është të mos mendosh për jetën” Jann Arden

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Vdekja
Paralajmërim i vdekjes, rite e ceremoni në vdekje dhe në përkujtime
(MUZEQE)
- Kur dikujt i këndon veshi ose i fërshëllen piu, piu papandehur, tregon vdekjen e ndonjë vërsnikut të tij. Me këtë fërshëllimë ai thërret shokun që ta marrë me vete. I gjalli i përgjigjet me zë “Udhë e mbarë e dheu i lehtë!”
- Besohet se vdekja bredh nga mund për të rrëmbyer ndonjë të gjallë. Kur kalon pranë të gjallit e nuk e sheh atë, atij i rrënqethet mishtë në trup nga frika e saj, se shkon me rrëmbim. Njeriu që ndjen kalimin e vdekjes bështyn 3 herë, në atë drejtim që i erdhi rrënqethja dhe u thotë të tjerëve: “Shkoi mortja e nuk më pa”.
Bestytnia ka qënë dhe është te gratë, sidomos plakat.
- Kur i del njeriut një pikë e verdhë në pëllëmbët e dorës, besohet se do të dëgjojë për vdekje në farefis ose në fshat. Kur del pika e verdhë në mes të pëllëmbës, e ka vdekjen brenda në familje.
- Kur i ha koka njeriut pa pasur morra, besohet se ajo ndjen vdekjen në farefisin e vet.
- Gruaja që ka hyrë në shtëpinë e re, nuk i jep dorën plakës së të vdekurit, se nuk kanë hyrë e dalë për urim në mes syresh, se ngjan tjetër vdekje në ato familje, por çikin pak majat e gishtërinjve sa për mirë për të dy palët.
- Kur vdes ndonjë pjestar i familjes plaka nuk e prek as nuk e lidh buzë e këmbë të vdekurin, për të mos pasur prapësi me shpendët e furrikut. Besohet se nuk çelen zogjtë por ngordhin brenda në lëvozhgë.
- Pasi të jetë përkorur12 i vdekuri maten dy fije peri njëra e bardhë e tjetra e kuqe. Me fillin e bardhë qepin jastekun e të vdekurit prej pëlhure të re, jastekun e mbushin me borzilok dhe ja vënë nën krye që të fjejë me erën e këndshme të borzilokut. Fijen e kuqe ja shtien nëpër xhepat që të ketë tepricë për t’u arnuar, kur t’i shqepen rrobat e trupit.
- Pasi të ketë dhënë shpirt, pa u përkorur, të vdekurit i lidhen buzët me peshqir, me besim se me gojën mbyllur nuk ka mundësi që të kërkojë për të marrë ndonjë tjetër nga pjesëtarët e familjes, që ka lënë pasë. Gruaja që ja lidh buzët duhet t’ia zgjidhë në kohën e varrimit.
- Duhet kunguar me verë i vdekuri para se t’i dali shpirti.
Duhet larë me verë fytyra, duart dhe këmbët e të vdekurit se është mirë, thonë plakat. Besohet se vera përfaqëson gjakun. Vera lan mëkatet e të vdekurit.
- Kur fillon të heqë i sëmuri, i mbajnë ndezur një qiri kundrejt fytyrës, me besim që t’i ndriçojë rrugën shpirtit që del nga kufoma për të gjetur rrugën e parajsës. Tymi i qemzës përdoret me qëllim që të mos duket shpirti nga njerëzit që ruajnë atë që vdes dhe që të kënaqet me erën e këndshme të saj. Kur vdes ndonjë pa parë, pa qemëz e qiri, i shtie të gjallët në kolas (mëkat i madh) prandaj, të vdekurit duhet të bëjnë sarandar 13 që të shpëtojnë nga mëkati të gjallët.
- Kur i sëmuri është në grahmat e fundit duhet mbajtur në karaharuar për t’i dalë shpirti më lehtë. Në këtë kohë duhen ndërruar me radhë pjesëtarët e familjes që nga më i afërmi deri tek më i largëti.
Besohet se nuk i del shpirti kollaj, pa u takuar me të gjithë të afërmit e vet.
- Kur i vdekuri mer hie të bukur e lezet, besojnë se pas tij do të vdesin edhe të tjerë në atë familje.
- Kanë shpresë të gjallët se mund të ngjallet i vdekuri. Është mirë, thonë plakat, që të mbahet një natë në shtëpi i vdekuri, se e ka natën e vet. Po të mbahet një natë më tepër i vdekuri, kënaqet dhe u bën hallall të gjith mundimet dhe përpjekjet që ka bërë gjatë jetës së vet. I vdekuri u fal të gjitha gabimet që kanë bërë ndaj tij.
- Nuk duhet të qahet me zë natën i vdekuri, që ndodhet aty, se të shuplakin shpirtrat e të vdekurve që kanë ardhur për ta marrë.
Ata janë me qef dhe të gëzuar se po marrin nga kjo botë një shokun e tyre. As nuk duhet lëvizur lart e poshtë natën, kur i vdekuri ndodhet aty, se të shkelin shpirtrat që kanë ardhur për të marrë të vdekurin.
- Natën e parë që i vdekuri është në shtëpi, piqet një kulaç i grynjtë pa brumë dhe një poçe me grurë gjysëm të zjerë që do të ndahet ndërmjet pjesëtarëve të familjes dhe të njerëzve që ndodhen atë natë për t’i dhënë ndjesën e fundit. Tri netët e para pas vdekjes do t’i ndriçohet dhoma me qiri që vendoset mbi veshin e enës, ku pinte ujë i vdekuri. Pas tri netësh dhe në të dyzetat përdoret kandili me vaj ulliri për dritë të dhomës ku ka dhënë shpirt i vdekuri. Kulaçi dhe gruri është darka e fundit për të vdekurin; drita e qiririt përdoret për t’i dhënë ndriçim shpirtit që të udhëtojë për në rrugën e vet.
- Natën e parë të vdekurit i duhet mbuluar fytyra me rrjetë liri, në mungesë të saj duhet vënë një litar liri.
Rrjeta besohet se e pengon vdekjen të dalë nga kufoma që të mos përhapet në njerëzit që e ruajnë të vdekurin në heshtje. Bestytnia është e lashtë, por e trashëguar brez pas brezi deri në ditët tona.
Egziston akoma në disa vise të Myzeqesë; më shumë se zakon se sa si bestytni, kurse në qytet është zhdukur me kohë, mbasi dituria është përhapur më përpara në qytet.
- Kur ngjan vdekje për të hëna, besohet se asaj shtëpie i është kthyer dera nga përroji, dmth. se në atë familje do të ngjajnë edhe vdekje të tjera, se e hëna është dita e parë e javës dhe që ka orë të liga, prandaj e gjithë familja nuk qan vetëm të vdekurin, por mendon për kohën që e pret në të ardhmen. Për t’iu shmangur prapësisë që ka e hëna, të vdekurit e mbajnë për ta varrosur të martën, e cila ka më pak orë të liga në krahasim me të hënën.
- I vdekuri duhet të kungohet se shtie në kolas të gjallët, thonë plakat. Edhe pas vdekjes besohet se të vdekurit kungohen fetarish një dit në mot në fillim të qershorit, ditën e rrëshajave. Këtë ditë çdo familje kristjane do të dilte me gatime në kishë, për të vdekurit të cilët pasi të kungohen, do të hanin përshpirtjet që do të ndahen.

FOL PËR VDEKJEN
Këto ditë ideja e vdekjes më rri mbi kokë më shumë insistuese se zakonisht, por nuk është as e frikshme e as tragjike. Thjesht më godet mendjen sikur të ishte një problem që do zgjidhje, dhe zgjidhjen ia gjen vetëm po ta diskutosh. Në fakt, nuk më pëlqen që ne i heshtim tema të caktuara. Besoj se, kur e hesht diçka, ke krijuar një problem të ri apo rritur një të vjetër.
Vdekja është ndër ato tema që shumë i mendojmë e pak i diskutojmë. Madje, ideja e vdekjes për të gjithë është më e vizituar dhe e medituar sesa ajo e jetës. Vdekja është edhe më e natyrshmja mike e njeriut. Ndaj, sado e trishtë qoftë, është më shumë vetja jonë sesa atribut i yni. Kështu duhet të kishim shumë kanale komunikimi lidhur me të, udhë që shpesh janë të mbyllura.
Ndoshta unë dua të flas për komunikimin mbi vdekjen sot, sepse si temë më ka munduar gjithë vitin, pa ndonjë arsye lehtë të imagjinueshme. Dhe më duket sikur jam e detyruar moralisht që ta diskutoj, para se viti të ketë mbaruar.
Në dy faza, herët në fëmijëri dhe para vdekjes reale, përballemi më ekzistencialisht me kuptimin e vdekjes, dhe, në të dy momentet, njerëzimi i ka të mëngëta mundësitë komunikuese. Kultura specifike e grupit tonë kulturor shqiptar i ka edhe më të kufizuara e të mbyllura këto rrugë komunikimi për vdekjen, sidomos për ata pjesëtarë të grupit pa lidhje aktive me një edukim të strukturuar fetar.
Në fëmijëri ka një moment të veçantë kur kemi nevojë jetike të flasim për vdekjen. Më kujtohet që vetëm pas moshës dhjetë vjeçare nisi një lloj komunikimi i lirshëm dhe relativisht prej të barabartësh me tim atë, por biseda kufizohej në tema politike dhe konkretisht anti-komuniste e anti-enveriste. Si pa dashje diskutimi ndonjëherë përfshinte edhe çështje të jetë-vdekjes, por as im atë dhe as unë nuk dinim se si të merreshim me to.
Sidoqoftë, nevoja ime për të folur për vdekjen ka qenë shumë më e hershme sesa mosha 10-vjeçare, e kjo është e natyrshme për gjithë fëmijët. Dhe, përveç nonës që më jepte ndonjë shpjegim të shpejtë e me Zot, sa për të më qetësuar për momentin, nuk gjeja kënd as të më dëgjonte e as të më shpjegonte si qe puna.
E zgjidha në mënyrën më të gabuar të mundshme frikën time të thellë: një natë bëra një muhabet të gjatë me time motër që ishte vetëm tre vjeç (unë isha shtatë), dhe i shpjegova atë që ajo s’dinte dhe që unë doja aq shumë të ma shpjegonte dikush. I thashë se pas jetës që është e gjatë vetëm 100 vjet, nis vdekja që nuk mbaron kurrë. Ajo insistonte “po pastaj?” dhe se ku ishte fundi i vdekjes, dhe çfarë vinte pas… tamam atë që kërkoja të dija edhe unë, dhe që po ia mësoja vetes duke u shtirur si mësuese e sime motre.
Ndaj i përgjigjesha me më të pamëshirmshmen frikë e besim që kisha: “asgjë s’vjen; ka vetëm vdekje, dhe vdekje, dhe prapë vdekje që s’mbaron kurrë. Por ne nuk jemi më atëherë, se ne jemi vetëm kur jetojmë.” “Po si s’jemi? Ku shkojmë?” më pyeste ime motër me sy të skuqur e të hapur më shumë se zakonisht. “S’jemi, se ne kur vdesim na fusin në tokë dhe na hanë të gjitha insektet, krimbat, na ha dheu dhe uji, rrimë në tokë deri sa bëhemi tokë… dhe pastaj gjithë krimbat që na hanë ne, vdesin, dhe ata i hanë krimba të tjerë; dhe gjithë ata që na njohin ne vdesin gjithashtu, dhe për ne as nuk mendon më njeri, dhe atëherë s’jemi fare fare.”
Ende ndihem me faj ndaj sime motre që e përdora kështu, dhe që e lashë vetëm të luftonte me imazhe torturuese të një horrori që ia futa unë në kokë pa më pyetur e pa ma kërkuar hiç, sepse doja shpëtim për frikën time munduese.
Vajza ime e vogël e solli për nja dy vjet rresht temën e vdekjes në shtëpi, dhe nuk ishte kurrë e lehtë ta zgjidhnim, sido që komunikimi qe i hapur dhe iu dha gjithë koha e vëmendja e nevojshme. E ka kaluar krejt tani, por zgjidhja nuk erdhi nga brenda shtëpisë por nga shkolla, dhe besoj se qe një rastësi fatlume.
Ose ndoshta një grup faktorësh vepruan pavarësisht nga çka dinim ne. Atëherë ajo ishte katër-pesë vjeç dhe ndiqte shkollën Montessori. Po u mësonin konceptet e infinitit në hapësirë dhe në numërim. Një ditë në shtëpi na tha: “s’kam më frikë nga vdekja, se nuk është ndryshe nga qielli dhe nga numrat prej të cilëve unë nuk kam frikë. Nuk mbaron kurrë.” Ky i saji m’u duk shumë më pak makabër dhe pa humbje njerëzore, sesa ngadhënjimi im mbi vdekje.
Këtë vit humba një njeri të dashur të familjes. Ajo vdiq nga kanceri dy muaj pasi bëri 72 vjeç. Për muaj rresht të bijtë nuk i thanë se çfarë kishte. As mjekët nuk i thanë gjë, por e patronizuan në çdo vizitë, duke iu hapur vetëm fëmijëve, sikur ajo të mos ishte njeri që meritonte trajtim dinjitoz dhe njohje të së vërtetës më të madhe të ditëve të saj të fundit. Atë grua të zgjuar dhe veçanërisht të fortë e lanë të besontë në gënjeshtra deri sa vdekja iu shfaq përpara me kosën gati.
Për mua kjo është t’i marrësh dinjitetin atij që po vdes. Dhe as institucionet, e as persona privatë me shumë dashuri për atë që po vdes, nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Ky është një zakon ndër më çnjerëzorët që kemi, dhe që e ruajmë dhe e ngrohim si njerëzor, por që do eliminuar se i rri keq respektit për njeriun dhe veten në kohën tonë.
Sëmundja iu rëndua keqas, e vuajtjet fizike i lexoheshin në ballë e në lëvizje. Nisi t’i lëkundej besimi tek mundësia për t’u shëruar, por ishte e qartë që ende besonte se vërtet kish një infeksion të rëndë, dhe interpretonte në mënyrë qesharake si ilaçet që mërrte, si simptomat që kish. Dy bijtë e vet ishin pa pushim pranë saj duke i shërbyer me gjithë zemër.
E çonin buzë detit, nuk e lanë kurrë vetëm, i përgatisnin vezë thëllëze. Por gruaja e fortë u la të shkonte drejt vdekjes me gojën mbyllur deri në fund, pa ditur tamam çfarë kish përballë, duke u trajtuar si fëmijë e si qenie e paaftë të ishte zonjë e vetes dhe e vdekjes së vet, ajo grua që, si pak gra të tjera, kish qenë zonjë e jetës së vet deri sa u sëmur. Nuk mund të jem e sigurtë, por më dukej se ia shihja qartë dëshirën për të folur hapur për të keqen që e kish zënë dhe për atë që e priste. Por askush nuk e la të hapte gojën. S’më lanë as mua ta hapja gojën.
E di që në fund fare ajo e mori vesh mirë se çfarë kishte, dhe gdhihej e ngrysej me vdekjen që flinte krah saj. Ajo e shihte e tmerruar banoren e re, por nuk pyeste dot, ç’qe ajo gjë e zezë që i kish hyrë në shtrat e s’dilte që andej. Por atëherë ishte vonë, dhe ajo gojëkyçura për jetë, po ruante të tjerët nga frikërat e tyre, dhe po kujdesej që teksa ajo vdiste, të mos shqetësonte njeri me hallin e vet dhe frikërat nga vdekja.
Unë e kam peng këtë vdekje me gojë mbyllur, vdekje ku veç vdekja s’përmendet, sido që ka okupuar gjithçka dhe po i ha trurin atij që vdes. Ime më që ka frikë nga vdekja, le të flasë sa do e si do për të, për veten, për çka vjen pas. Mos ardhtë, por kur vjen, nuk duhet të bëjmë sikur s’e shohim. Kur nuk flet për vdekjen, në fakt e ke lënë personin që ka atë hall të madh, fare vetëm me vdekjen.
Besoj se të flasësh për vdekjen, është jetë e jep jetë. Të jesh i hapur për e me vdekjen, është liri dhe dinjitet, dhe respekt për jetën e vdekatarëve. Dhe, sa më afër vdekja, sa më e qenësishme frika e ankthi krijuar prej saj, aq më nevojë ka njeriu të flasë për të, të qajë, të ulërasë, të qetësohet e të ulërasë prapë.
Presja

Pershkrimi yt per vdekjen, Luli eshte njerezor dhe plotesisht i pranueshem. Rasti i asaj gruaje qe nuk i lane mundesine te pergatiste veten, te fliste, te bashkebisedonte me vdekjen, ta bente dylyftimin denjesisht me aq force sa kishte ne vete, eshte nje lloj mesimi per kedo. Po ne jete eshte shume, shume e veshtire te besh filozofi me vdekjen... eshte nje kapercim qe te gjitheve u dhemb.Megjithate kur ajo te vije ne nuk do te jemi aty....nuk do te takohemi...thone.
Elsavrana- 33
Re: Vdekja
diskutimi gjithmon eshte konstruktiv dhe dobiprures por gjithsesi sado qe te mundohemi te filozofojme fatkeqsisht nuk do e arrijm kurr reminishencen sidomos ne lidhje me temen e vdekjes , deri ne momentin kur ta perjetojme individualisht te gjithe.
por ndoshta edhe atehere (per nje ateist) pyetjet do ngelen serisht pa pergjigjie.

Silbi- LUFTA ME E MADHE ESHTE AJO ME VETVETEN.
9
Re: Vdekja
A keni frikë nga vdekja?
Frika nga vdekja është dukuri normale dhe kohë pas kohe na kaplon secilin prej nesh. Por, pavarësisht asaj se çfarë lloji është ajo frikë dhe sa ju “paralizon” dhe pengon jetën normale, me të jetohet më lehtë apo më vështirë.
Të gjithë i frikësohemi vdekjes deri diku. Por meqenëse hulumtimet tregojnë që shumë më vështirë është të jetohet qetë dhe në paqe nëse kemi fobi nga vdekja, është e rëndësishme që gjatë jetës të përballeni me këtë frikë dhe ta mposhtni.
Disa hulumtime më serioze tregojnë që femrat në përgjithësi tregojnë frikë më të madhe nga vdekja se sa meshkujt, ndoshta pse femrat e pranojnë dhe flasin më lehtë për këtë temë se sa meshkujt.
Hulumtimi interesant nga Tajvani i publikuar në “Journal of Pain and Symptom Management”, ka treguar që frika nga vdekja, në fakt nuk zvogëlohet me vite. Por, i njëjti hulumtim ka zbuluar që "frika nga vdekja reduktohet pasi që pacienti pranohet në departamentin për mjekësi lehtësuese dhe hospitalizim. Ky program është jashtëzakonisht i dobishëm për të sëmurët e pashërueshëm dhe familjet e tyre në shtëpinë e tyre ose institucione. Ekspertët konsiderojnë që njohuritë dhe mbështetja që marrin pacientët e zvogëlon konsiderueshëm ankthin.
A e dini që personat jashtëzakonisht religjiozë kalojnë më lehtazi nëpër rrugë, më të shkujdesur se shumica e të tjerëve? Kjo me siguri është pasojë e frikës shumë të vogël ose pse nuk kanë frikë fare nga vdekja, ka treguar një hulumtim. Shpresa në ringjallje u jep forcë të madhe atyre që e kanë, por nuk duhet të shkohet në ekstrem. Qëndrimin e vet duhet ta balancojnë duke treguar respekt më të madh ndaj jetës, siç ka bërë për shembull Jezusi kur ka refuzuar të kërcejë nga muri i madh për ta sprovuar Zotin (kjo do të ishte logjike sepse shumica e njerëzve religjiozë, duke përfshirë të gjithë të krishterët dhe myslimanët, por edhe pjesëtarët e shumë religjioneve tjera, e përjetojnë Jezusin si mësues fetar).
Llojet e frikës nga vdekja
Frika nga dhimbjet dhe vuajtjet
Shumë i frikësohen vdekjes së dhimbshme, por kjo fobi është më e shpeshtë tek të sëmurët nga kanceri dhe sëmundjet tjera. Është krejtësisht normale frika nga dhimbja dhe vuajtja e cila ndonjëherë i paraprin vdekjes, prandaj është e zgjuar që me kohë të merrni masat e balancuara të parandalimit të cilat do të reduktojnë mundësinë që të përjetojmë vdekje të dhimbshme dhe të parandalojmë zhvillimin e disa sëmundjeve të këqija.
Frika nga e panjohura
Vdekja është gjendje skajshmërisht e panjohur. Është në natyrën tonë nevoja për të kuptuar dhe dhënë ndonjë kuptim botës rreth nesh, por askush nuk mund të thotë që e kupton vdekjen në tërësi.
Frika nga mosekzistenca
Shumë frikësohen që vdekja do të çojë deri te ndalja e ekzistencës së tyre. Edhe në Bibël shkruan: “Mos harro njeri që je pluhur dhe që në pluhur do të shndërrohesh”. Prandaj kjo frikë nuk është e pranishme vetëm tek ateistët dhe agnostikët por edhe te personat religjiozë. Megjithatë, shumë frikësohen që besimi i tyre në jetën e përtejmë nuk është i vërtetë.
Frika nga mundimet e përhershme
Për çudi, kjo frikë nuk i mundon vetëm ata që besojnë. Shumë frikësohen që pas vdekjes do të dënohen për atë që kanë bërë ose nuk kanë bërë gjatë jetës. Frika nga ferri dhe vendet e ngjashme sot është më e dobët se në të kaluarën për shkak të kuptuarit më të mirë të librave të shenjtë ose humbjes së plotë të religjionit që është dobësuar, por nuk është zhdukur në tërësi.
Frika nga humbja e kontrollit
Është në natyrën njerëzore që dëshiron të kontrollojë situatën. Por vdekja del nga kuadri i kontrollit tonë. Prandaj disa do të tentojnë që kontrollin ta vendosin me sjellje ekstreme – me kujdesin e jashtëzakonshëm për shëndetin dhe sjelljen e kujdesshme. Pyetni të afërmit tuaj mos e keni tepruar me brengën për shëndetin.
Frika nga ajo se çfarë do të ndodhë me personat e dashur
Ky është më së shpeshti rasti te prindërit e rinj dhe të ndarë – frikësohen se çka do të ndodhë me fëmijët e tyre nëse ata nuk janë më. Është e kuptueshme që ndoshta i frikësoheni edhe frikës nga vdekja e personit të dashur. Nëse frikësoheni që vdekja juaj do të jetë goditje e rëndë për të dashurit tuaj, edhe kjo është po ashtu natyrale. Megjithatë, duhet të pranohet që nuk mund të kontrollojmë gjithçka. Mjafton që të bëni disa hapa të arsyeshëm, siç është përpilimi i testamentit, gjetja e personit, i cili është i gatshëm të kujdeset për fëmijët tuaj nëse vdisni, pagimi i sigurimit jetësor dhe shpenzimet e varrimit.
Frika e pashëndetshme nga vdekja
Frika nga vdekja mund të jetë fobi e vërtetë nëse pengon jetën e përditshme. Mund të jetë gjithmonë në mendimet tuaja dhe të ndikojë në vendimet që i merrni. Nëse jo ndodh edhe me ju, jeni të sëmurë nga tanatofobia ose nekrofobia. Tanatofobia është frika nga gjërat e lidhura me vdekjen ose vdekshmërinë, si kufomat ose varrezat, ndërsa nënlloj i saj është nekrofobia, frika nga kufomat.
Frika e shëndetshme nga vdekja
A është e mundshme që frika nga vdekja të jetë e shëndetshme? Sigurisht. Në shumë raste është ajo që na mban në jetë dhe parandalon marrjen e vendimeve të pamenduara gjatë vozitjes ose situatave tjera të rrezikshme. Përveç kësaj, frika e shëndetshme nga vdekja na përkujton që jetojmë relativisht shkurt dhe që jetën duhet ta kalojmë në formë më kuptimplotë, të rrethuar me ata që i duam dhe duke u marrë me aktivitetet që na bëjnë me të vërtetë të lumtur.

Çfarë është vdekja dhe a ekziston ajo?
Shumë prej nesh kanë frikë vdekjen. Ne besojmë në vdekje, sepse ne kemi thënë që ne do të vdesim. Ne lidhim veten me trupin, dhe ne e dimë se trupat vdesin. Por një teori e re shkencore sugjeron se vdekja nuk është ngjarja terminale që ne mendojmë.
Ndjenja është vetëm një burim i energjisë që vepron në tru. Por kjo energji nuk mund të shkojë larg nga vdekja.
Një aspekt i njohur i fizikës kuantike është se vërejtjet e caktuara nuk mund të parashikohen absolutisht. Në vend të kësaj, ekziston një varg i vëzhgimeve të mundshme, secili me një probabilitet të ndryshëm.
Një shpjegim i zakonshëm i, "shumë botëve" interpretimi, thekson se secili prej këtyre vëzhgimeve të mundshme korrespondon me një univers të ndryshme ('Multiverse'). Një teori e re shkencore - e quajtur biocentrism - rafinon këto ide. Ka një numër të pafund të universeve, dhe çdo gjë që ndoshta mund të ndodhë në një univers. Vdekja nuk ekziston në asnjë kuptim të vërtetë në këto skenare.
Të gjitha gjithësitë e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pavarësisht nga ajo që ndodh në ndonjë prej tyre. Edhe pse organet individuale janë të destinuara për vetë destruct-, ndjenjën e të gjallit - "Kush jam unë?" - Është vetëm një burim 20-vat i energjisë që vepron në tru. Por kjo energji nuk ka shkuar larg në vdekje. Një nga aksiomat e sigurta të shkencës është se energjia nuk vdes kurrë, por as nuk mund të krijohet as shkatërrohet. Por kjo energji a kapërcen nga një botë në tjetrën?
Mendoni një eksperiment që u botua kohët e fundit në revistën Science ku tregon se shkencëtarët mund të ndryshojnë në mënyrë retroaktive diçka që kishte ndodhur në të kaluarën. Grimca duhej të vendosë se si të sillet kur goditi një rreze spliter.
Më pas, drejtuesi i eksperimentit mund të kthehejë një të kaluar të dytë ose jo. Ajo rezulton se çfarë vëzhguesi vendosi në atë pikë, të përcaktuar se çfarë grimcë bëri në të kaluarën. Pavarësisht nga zgjedhja që vëzhguesi, do të bëjë, është që ju do të përjetojni rezultatet që do të rezultojnë.
Lidhjet midis këtyre historive të ndryshme dhe universeve kapërcen idetë tona të zakonshme klasike të hapësirës dhe të kohës. Mendo 20-vat të energjisë si thjesht Holo-projektimi ose rezultatin në një nivel tjetër ekrani. Nëse ju kthejnë rreze spliter të dytë ose jo ende është bateri e njëjtë ose agjent përgjegjës për projektimin.
Sipas Biocentrism, hapësira dhe koha nuk janë objekte të forta që ne mendojmë. Tundeni dorën tuaj nëpërmjet ajrit - në qoftë se ju merrni çdo gjë, çfarë ka mbetur? Asgjë. E njëjta gjë vlen edhe për kohën. Ju nuk mund të shihni asgjë nëpërmjet kockave që rrethon trurin tuaj. Gjithçka që ju shihni dhe përjetoni tani është një informacion që rrotullohet dhe ndodh në mendjen tuaj. Hapësira dhe koha janë thjesht mjete për të vënë gjithçka së bashku.
Vdekja nuk ekziston në një botë të përjetshme, e të pafund. Në fund, edhe Ajnshtajni pranoi, "Tani Besso" (një mik i vjetër)është larguar nga kjo botë e çuditshme pak para meje. Kjo do të thotë asgjë. Njerëzit si ne ... e di se dallimi në mes të kaluarës, të tashmes, dhe të ardhmes është vetëm një iluzion kokëfortësi e vazhdueshme. "Pavdekësia nuk do të thotë një ekzistencë të vazhdueshme në kohë pa fund, por banon totalisht jashtë kohës.

Si të përballoni largimin nga jeta të një personi të dashur
Kur një i afërm ose një person i dashur ikën përgjithmonë, jeta bëhet çdo ditë e më e vështirë për t’u përballuar; për fat të mirë janë miqtë dhe personat që duhen më shumë, ata të cilët e bëjnë këtë periudhë më pak të dhimbshme dhe të komplikuar.
Nëse keni një mik apo mike që po kalon një humbje të rëndë, e dini shumë mirë se sa e vështirë është të gjeni fjalët e duhura për të përmirësuar gjendjen e tij/saj shpirtërore.
Të gjithë reagojmë në mënyra të ndryshme përballë një situate të këtij lloji. Mendimet duhet t’i përqendroni në të tashmen, sa më shumë të mundni, pa bërë parashikime mbi të ardhmen, por pa kujtuar edhe të kaluarën. Personi që ka pësuar një humbje njerëzore nuk do të mund të gjejë asnjëherë lumturinë duke menduar sesa i lumtur ishte dikur. Ndër të tjera, fiksojeni në mendje se, është gjithmonë më mirë të “veproni” sesa të “flisni”.
Për shembull, mos thoni: “Telefonomë nëse ke nevojë!”. Pra, gjenduni sa më pranë atij personi që po vuan nga humbja e një të dashuri. Propozojini gjëra konkrete, të tilla si: “A do të ishte mirë për ty që të vij të mërkurën për të bërë pazare apo për të dalë shëtitje?” etj. Qëndroni sa më pranë mikut tuaj, në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, duke bërë gjëra të cilat i përkasin përditshmërisë.
Nëse jeni shumë të afërt me këtë person, ju mund të “zini” vendin e tij përkohësisht për të informuar të tjerët për funeralin. Pas vdekjes së një të afërmi, është e nevojshme që të merreni me punët që i përkasin traditës, pavarësisht se ajo është periudha në të cilën forcat janë më të pakta. Ofroni të gjithë ndihmën dhe mbështetjen në situata të tilla për personat që i kini për zemër.
Çfarë ndodh me njeriun kur gjendet përballë humbjes së një personi të dashur?
Në orët apo ditët e para pas vdekjes së një personi të dashur, mund të ndihemi të shokuar, të mpirë dhe konfuzë. Mund të ndodhë që të mos mbajmë mend se çfarë të tjerët po flasin me ne apo të mos duam të bisedojmë me ta. Me të tillë mekanizëm priremi të jemi mohues dhe të mos duam të besojmë se çfarë na ka ndodhur në të vërtetë.
Është normale të ndihemi të braktisur dhe të zemëruar në raste të tilla. Mund të na ndodhë ta drejtojmë zemërimin tonë drejt Zotit, religjioneve, doktorëve, infermiereve, tek ai që ka vdekur, tek ata që duam apo te vetë vetja jonë.
Por teksa lëvizim në “kah” tjetër … dhe ngadalë ky shok fillon të na largohet, gradualisht fillojmë t’i rikthehemi realitetit, duke kuptuar dhe pranuar se kemi humbur diçka të shtrenjtë, si dhe përpiqemi të mësohemi pa praninë e zakonshme … Pasi provojmë, në mënyrë të pashmangshme, të jemi mohues për pak kohë, është normale të pretendojmë se gjërat janë kthyer siç ishin më parë. Nëse dikush që kemi dashur ka vdekur, ne mund të kthejmë në mendje të shkuarën.
Madje, papritmas, mund ta ndiejmë edhe praninë e tij/saj, sikur e shohim apo i dëgjojmë zërin pranë nesh. Por, mund të shkojmë edhe më tej, mund ta gjejmë veten duke biseduar me të, sikur të ishte në një dhomë me ne. Teksa fillojmë të kuptojmë se ai që ka vdekur nuk kthehet më, fillojmë të ndërgjegjësohemi për ndikimin e plotë të humbjes sonë. Këto ndjesi mund të na trembin, sepse ato janë të çuditshme, janë të forta. Madje, mund të na bëjnë të ndiejmë sikur po humbim kontrollin ndaj vetes. Dhe kjo do të thotë se brenga po vepron ndër ne.
Shkurt
Sugjerime për të përballuar humbjen e një njeriu të dashur
- Bisedoni me të tjerët duke treguar se si ndiheni
- Përpiquni të përmbushni detyrat tuaja që të mos ndiheni të demoralizuar
- Ngopuni me gjumë, hani një ushqim të pasur me dieta dhe merruni me ushtrime
- Shmangni alkoolin. Alkooli ju bën të ndiheni më të depresionuar
- Kthehuni në rutinën tuaj sa më shpejt të mundeni
- Shmangni marrjen e vendimeve të mëdha dhe të menjëhershme
- Lëshojeni veten dhe pranoni çdo ndjesi që ju vjen
- Kërkoni ndihmë nëse keni nevojë

Similar topics
» Vdekja e të njohurve
» Përjetësia dhe vdekja
» Vdekja dhe Rilindja
» Letërsia dhe Vdekja
» "Edhe Vdekja qan"
» Përjetësia dhe vdekja
» Vdekja dhe Rilindja
» Letërsia dhe Vdekja
» "Edhe Vdekja qan"
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi