Çfarë do ta stimulojë Luftën e Tretë Botërore?

Shko poshtë

Çfarë do ta stimulojë Luftën e Tretë Botërore?  Empty Çfarë do ta stimulojë Luftën e Tretë Botërore?

Mesazh  Emir prej 25.10.19 22:00

Lufta e Tretë Botërore


Çdo pikë gjaku e derdhur, trazon e shqetëson shoqërinë; po këto gjakra, përgjatë historisë, të derdhura nga konfliktet e vogla e të mëdha, të cilat u bënë shkak të shembjeve të qytetërimeve të tëra, e mundësi e lindjes së të tjerave, e luftërat të cilat jetuan me vetë njerëzimin, prej atyre të zbehta e lehtësisht të shmangshme, deri tek makthet më të mëdha të njerëzimit, luftërat e mëdha që përfshinin gjithë globin.
Kjo përfshirje e madhe, do të thoshte, më shumë gjak, pra më shumë vdekje, dhe pikërisht tani, kur njerëzimi i ka dëshmuar dy luftëra të tilla, ndjen se një e tretë do të ofronte një peizazh apokaliptik të Tokës.


Doktrinat abrahamike, prezantojnë një pamje të këtillë, paraqitur në literaturën kristiane dhe islame, ndërthurrur me profecinë e ardhjes së Antikrishtit.
Kujtoni gjithashtu kur Ajnshtajni, shkencëtari më i famshëm që ka jetuar ndonjëherë, ofronte mendimin, siç thënë prej tij, se fundi i një Lufte të Tretë, do të ishte fillimi i një primitiviteti afatshkurtër:

Nuk e di me ç’armë do të luftohet Lufta e Tretë Botërore, por e Katërta, do të luftohet me shkopinj e gurë...
 

Ajo Luftë, vërtetë do të jetë shumë herë më e madhe se Luftërat e mëparshme Botërore, në të cilën 99 nga 100 luftëtarë do të vriten, gjë e cila mund të ndodhë vetëm nëpërmjet përdorimit të armëve së shkatërrimit në masë.

Gjithçka ndodh në planetin tonë është strukturuar dhe projektuar hollësisht nga elitat, fshehtësisht ekzistente, të padukshme në sytë e masave.
Në vitin 1871, frimasoni i shquar, Albert Pike, i shkroi një letër politikanit italian, Giuseppe Mazzini, duke e zbuluar disa nga komplotet e Elitës, në lidhje me planet e së ardhmes dhe luftërat e mëdha të pritura.

Çfarë do ta stimulojë Luftën e Tretë Botërore?  Albert-pike-freemason

Në letrën e Pike shkruhet:

Lufta e Parë Botërore do të lejojë Iluminatin të rrëzojë carët rusë përgjithnjë nga pushteti, dhe kështu ta shndërrojë Rusinë në një fortesë të komunizmit ateistik. Dallimet e shkaktuara nga agjentët të Iluminatit, midis Perandorive britanike dhe gjermane do të përdoren për të nxitur këtë luftë.
Në fund të luftës (së Parë), komunizmi do të ndërtohet plotësisht për t’u përdorur që të shkatërrojë qeveritë e tjera, e të implementohet duke dobësuar fetë (në vendet ku sistemi do të vendoset). Lufta e Dytë Botërore duhet të nxitet duke përfituar nga dallimet midis fashistëve dhe zionistëve politikë.
Kjo luftë duhet të realizohet në mënyrë që nazizmi të shkatërrohet dhe që Zionizmi të jetë i fortë, aq sa të krijojë një shtet sovran të Izraelit në tokën e Palestinës.
Lufta e Tretë Botërore duhet të nxitet duke përfituar nga dallimet e shkaktuara nga agjentët e Iluminatit, midis Zionistëve politikë dhe udhëheqësve të botës Islamike. Lufta duhet të zhvillohet në atë mënyrë që Islami dhe Zionizmi politik të shkatërrojnë reciprokisht njëri-tjetrin.
Ndërkohë, kombet e tjerë, edhe një herë të ndarë në lidhje me këtë çështje do të shtyhen për të luftojnë deri në shuarje të plotë fizike, morale, shpirtërore dhe ekonomike.
Ne do të lëshojmë nihilistët dhe ateistët dhe do të provokojmë një kataklizëm të frikshëm shoqëror, i cili me gjithë tmerrin e tij do t'u tregojë kombeve efektin e ateizmit absolut, origjinën e egërsisë dhe të trazirave më të përgjakshme...

Masoni mjaft i njohur, Pike, jetoi shumë më herët, përpara Luftës së Parë Botërore, dhe siç duket paratha ngjarjet në lidhje me atë, si dhe Luftërat pasardhëse, në letrën dërguar politikanit italian, ku shpjegoi elementë mjaft të rëndësishëm, si ngritja e ideologjive, të cilat do të përdoreshin nga Iluminati si instrumente për të intensifikuar konfliktet në botë, produkti i të cilave do të ishin Luftërat Botërore; nga një i Parë, në një të Tretë (dhe të fundit).
Car Nikolla II i Rusisë abdikoi më 1917, dhe shumë shpejt Bolshevikët erdhën në pushtet, e këta të fundit ekzekutuan carin dhe familjen e tij krejtësisht, duke vendosur kështu formën e re qeveritar.
Komunizmi u aplikua së pari në Rusi, në nivel shtetëror, qeverisës, dhe më pas u përhap nëpër botë gradualisht; e ndërkohë qeveritë komuniste ndërmorën reforma të ndryshme mjaft të forta, duke pretenduar t’i qëndronin ideologjisë marksiste, por e cila, në disa raste edhe keqinterpretohej, apo haste risi, për të implementuar sistemin e dëshiruar, që komunizmi të përdorej në këtë mënyrë nga Elita – e siç Albert Pike përshkruan edhe në letër, ata do të përqëndoheshin, teksa kryenin establishmentin e komunizmit, në refoma shtetërore të cilat do të kishin ndikim në dobësimin e fesë dhe sekularizimin e shoqërive të ndryshme, duke hequr pra fenë në vendet ku komunistët qeverisnin, si dhe shkatërrimin e ekonomisë dhe sistemit kapitalist në vendet perëndimore, për të përparuar në sjelljen e Rendit Botëror.
Më vonë ishte ngritja e nazizmit dhe ndodhitë e ardhshme, ku konsiderojmë kryesisht gjenocidin gjatë Luftës së Dytë Botërore, të përdorura për të shpërqendruar njerëzit nga axhenda e vërtetë: të harronin fytyrën e vërtetë të Zionizmit, të krijonin ngadalë shtetin e Izraelit (sovran) duke i shtyrë hebrenjtë në mbarë botën të arrinin në një marrëveshje me zionistët për krijimin e një kombi të pavarur: një atdhe për të gjithë Judenjtë.
Ndërsa për Luftën e Tretë, Pike detajon se si Elitat do ta nxisin atë Luftë duke provokuar dhe krijuar konflikte fetare në Lindjen e Mesme. Lufta e Tretë Botërore do të jetë shkak për depopullimin, e cila ndjek urdhërat e paraqitura në të ashtuquajturat “Guidestones”, Monumenti i Xhorxhias me autorë anonimë, ku një ndër urdhëresat është "mbajtja e njerëzimit nën 500,000,000; në ekuilibër të përhershëm me natyrën", e cila vetëm do ta bëjë më të thjeshtë që Antikrishti të sundojë botën, nën zbatimin e Rendit të Ri Botëror...
Emir
Emir

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë do ta stimulojë Luftën e Tretë Botërore?  Empty Re: Çfarë do ta stimulojë Luftën e Tretë Botërore?

Mesazh  Cimi Elezi prej 18.11.19 15:43

Po plasi lufta e tretë Botërore njerëzimi shkon drejt shkatërrimit masiv. Kjo për arsye se nuk do luftohet me armë konvecionale por do të përdoren armët e shkatërrimit në mas armët nukleare. Nuk janë një apo dy shtete që zotërojnë këto armatime. Janë shumë shtete. Urojmë mos ti zëri çmënduria këto shtete se atëherë vjen apokalipsi...
Cimi Elezi
Cimi Elezi

154


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi