EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë keni qenë në jetën e kaluar, e çfarë ju pret në të tashmen?

Shko poshtë

Çfarë keni qenë në jetën e kaluar, e çfarë ju pret në të tashmen?  Empty Çfarë keni qenë në jetën e kaluar, e çfarë ju pret në të tashmen?

Mesazh  Zattoo 26.10.13 22:32

Çfarë keni qenë në jetën e kaluar, e çfarë ju pret në të tashmen?

Çfarë keni qenë në jetën e kaluar, e çfarë ju pret në të tashmen?  Montres-molles-dali

Nëse reinkarnacioni megjithatë ekziston, shikoni se çfarë keni qenë dikur

Para disa viteve Dr. Konstantin Kotrotkov, profesor i informatikës, kompjuteristikës dhe biofizikës në universitetin shtetëror në San Petersburg ia ka dalë që t'i incizojë ndryshimet në trupin e njeriut në momentin e vdekjes. Ai dhe ekipi i tij kanë dëshmuar se në atë moment nga organizimi ynë largohet një formë e energjisë, ndërsa Kotrotkov ka pasur guximin që ta quajë shpirt të njeriut, i cili, pohon shkencëtari rus, mbijeton vdekjen dhe lind sërish në një trup tjetër në jetën e ardhshme. Nëse reinkarnacioni megjithatë ekziston, shikoni se çfarë keni qenë dikur


Kërkuesit e lumturisë


Viti i lindjes: 1927, 1936, 1945, 1954, 1963, 1972, 1981, 1990, 1999, 2008, 2017.

E kaluara

Në jetën e kaluar keni qenë mbret, car, sundues pse i keni takuar familjes mbretërore.

E tashmja

Prosperiteti ju largohet vazhdimisht. Në gjysmën e dytë të jetës do të keni më shumë fat dhe në fund do të jeni të kënaqur me fatin tuaj. E dashuroni me plot pasion gjininë e kundërt, por nuk jeni imoralë. Në të gjitha fushat e kërkoni lumturinë dhe kënaqësitë e thella. Jeni të ndjeshëm ndaj depresionit.

E ardhmja

Jetën e ardhshme do ta kaloni në bjeshkë në vetmi ose do të merreni me sporte ekstreme.


Shkrimtarët


Viti i lindjes: 1926, 1935, 1944, 1953, 1962, 1971, 1980, 1989, 1998, 2007, 2016.

E kaluara

Në jetën e parafundit keni qenë fëmijë i demonit, ndërsa në të kaluarën kanibal. Keni kaluar shumë kohë duke shëtitur nëpër botë të ndryshme.

E tashmja

Ka gjasa që të bëheni shkrimtar i romaneve të zhanrit horror. Keni karizmë të fortë dhe mund të bëheni politikan ose prezantues televiziv. Flisni pak por ashpër, e për shkak të mendimeve të pazakonta shpesh do të takoheni me varësinë dhe urrejtjen.

E ardhmja

Në universin paralel do të jeni fantazmë, e në këtë murg ose murgeshë.


Artistët


Viti i lindjes: 1925, 1934, 1943, 1952, 1961, 1970, 1979, 1988, 1997, 2006, 2015

E kaluara

Në disa prej jetëve të shkuara keni qenë diktator, që ka ekzekutuar mijëra njerëz, më pas keni qenë kanibal dhe në fund elefant.

E tashmja

Nganjëherë nuk ju mjafton paraja, pushteti dhe fama. Jeni të pavendosur dhe ambivalent. Është e mundur që të martoheni disa herë. Ruajuni nga njerëzit që keni poshtëruar, në disa prej jetëve të ardhshme ata ka gjasa që të pasurohen dhe t'ju hakmerren.

E ardhmja

Në ndonjërën prej jetëve të ardhme do të merreni me art.


Dashnorët


Viti i lindjes: 1924, 1933, 1942, 1951, 1960, 1969, 1978, 1987, 1996, 2005, 2014

E kaluara

Në jetën e kaluar keni qenë dashnore e perandorit.

E tashmja

Shpesh do të ndiheni si robëreshë e dashurisë. Bëni sakrifica të mëdha për partnerin. Jeni person i mirë dhe i ndershëm. Megjithatë, realitetin e perceptoni negativisht dhe për këtë arsye nganjëherë jeni cinikë dhe inatçi.

E ardhmja

Në reinkarnacionin e ardhshëm do të merreni me modë.


Shkencëtarët


Viti i lindjes: 1923, 1932, 1941, 1950, 1959, 1968, 1977, 1986, 1995, 2004, 2013

E kaluara

Në secilin inkarnacion të kaluar keni mbizotëruar me dituri të madhe, e fati ju ka pritur në vendin ku keni lindur.

E tashmja

Ju presin suksese të mëdha në fushën e shkencës ose në ndonjë veprimtari intelektuale. Rrallë jeni të kënaqur me rezultatet e punës suaj, sepse e ndiqni përsosmërinë, por në anën tjetër pa egoizëm u ndihmoni të tjerëve për të realizuar sukses.

E ardhmja

Në jetën e ardhshme do të jeni princ.


Astrologët


Viti i lindjes: 1922, 1931, 1940, 1949, 1958, 1967, 1976, 1985, 1994, 2003, 2012

E kaluara

Jeni të pajisur me mençuri dhe intuitë, dikur jeni marrë me astrologji ose me magji.

E tashmja

Do të keni shumë miq dhe shumë lidhje dashurie. Silleni mirë me të tjerët, ndërsa këtë ua kthejnë me mosmirënjohje. Qasja juaj është refuzuese, por shpirtin e keni të pastër. Vështirë i mbani lidhjet serioze, ndërsa lehtë hyni në aventura. Parashikimet tuaja të rastësishme janë të sakta.

E ardhmja

Do të merreni me shkencë ose me astrologji.


Njerëzit krenarë


Viti i lindjes: 1921, 1930, 1939, 1948, 1957, 1966, 1975, 1984, 1993, 2002, 2011

E kaluara

Keni qenë gjysmë-perëndi ose fantazmë e vrazhdë malore. Prej aty edhe jeni mbushur me zemërim dhe agresion.

E tashmja

Do të keni gjithçka që dëshironi, duke përfshirë edhe pushtetin, të cilin do ta humbni për shkak të tradhtisë. Gjithmonë do të keni forcë që atë që e keni arritur një herë ta arrini sërish. Për ju karakteristike është tendenca që ta ndryshoni traditën, shkelni ligjet dhe lëvizni kufijtë.

E ardhmja

Në jetën e ardhshme do të merreni me religjion dhe do të jeni person që nuk shkel më ligjet.


Të preferuarit e fatit


Viti i lindjes: 1920, 1929, 1938, 1947, 1956, 1965, 1974, 1983, 1992, 2001, 2010

E kaluara

Para dy jetëve keni qenë ushtar barbar, e më pas keni lindur si artiste.

E tashmja

Jeni të preferuar në shoqërinë e të pasurve dhe të fuqishmëve, kështu që ndihma ju vjen nga të gjitha anët. Keni shëndet të mirë. Edhe kur sëmureni, shëroheni shpejt. Madje as veprat tuaja të këqija nuk kanë fuqi që të sjellin dënim. Perënditë gjithmonë ju mbrojnë. Keni shumë mençuri dhe talente.

E ardhmja

Herën e ardhshme do të jeni skulptor ose person spiritual.


Shëruesit


Viti i lindjes: 1919, 1928, 1937, 1946, 1955, 1964, 1973, 1982, 1991, 2000, 2009

E kaluara

Një jetë para kësaj keni qenë fëmijë i hyjnisë së mjekësisë.

E tashmja

Jeni mjek ose një person që u ndihmon të tjerëve. Nëse e ndiqni fatin tuaj, jeta do t'ju shpërblejë me mirëqenie, e nëse ikni nga obligimet e dhëna nga hyjnia, miqtë do të kthehen kundër jush. Një gjë të tillë do ta bëjë edhe pasuria.

E ardhmja

Nëse jeni në harmoni me fatin, do të lindni si sponsor i shëruesve.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi