EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Macet shohin gjëra që janë të padukshme për ju

Shko poshtë

Macet shohin gjëra që janë të padukshme për ju Empty Macet shohin gjëra që janë të padukshme për ju

Mesazh  Siroco 12.07.15 12:42

Macet shohin gjëra që janë të padukshme për ju 1179342184_kates_14-1407449331

Macet janë konsideruar si kafshë mistike për shkak të trupit të tyre elegant dhe mjaft fleksibël, si dhe shikimit të tyre që mund të "bëjë për vete" këdo.

Në të vërtetë, të dhëna shkencore të kohëve të fundit tregojnë se ka një tjetër arsye pse macet kanë këtë titull të krijesave 'misterioze'. Kjo ndodh sepse macet shohin gjëra që ne nuk mund t'i shohim me sytë tanë.

Macet kanë aftësinë për të parë vija, lule apo modele të cilat janë të padukshme për vizionin e njeriut. Sekreti që fshihet mbrapa shikimit të tyre është drita Ultraviolet (UV). Sipas një studimi të kohëve të fundit macet, qentë dhe disa kafshë të tjera, mund të perceptojnë këtë lloj të dritës të cilën njerëzit nuk mundet.

"Për shembull, kafshët mund të shohin forma në lule që dallojnë nektarin, ose gjurmët e urinës së një kafshe. Gjithashtu, mund të shohin një ari polar në dëborë, pasi bora reflekton rrezet UV, ndërkohë që ngjyra e bardhë te ariu jo. Prandaj, macet, qentë mund të zbulojë me sy kafshët, ndërsa shumica e njerëzve vetëm do të shohin borë të bardhë”, thotë Douglas, doktor i specializuar në optikë.

Por shkencëtarët besojnë se rrezet ultraviolet mund të krijojnë më tepër turbullira në shikim.

"Njerëzit kanë një favor, ata mund të shohin më shumë detaje. Ndoshta kjo është arsyeja pse ne kemi një objektiv që bllokon rrezet UV. Nëse nuk do ta kishim atë, bota mund të na dukej shumë e paqartë”, thonë shkencëtarët.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi