Macet e Zeza

Shko poshtë

Macet e Zeza Empty Macet e Zeza

Mesazh  Flavius prej 31.08.13 19:18

Përse macet e zeza konsiderohen si fat i keq?

Macet e Zeza Chat-n10

Macet e zeza nuk kanë qenë gjithmonë si objekte të supersticionit, të frikshme apo qoftë edhe fat i keq. Në kohët e hershme Egjiptiane, rreth 3000 vite para krishtit, macet (duke përfshirë edhe ato të zeza) ishin gjallesat më të vlerësuara të botës shtazore, mbaheshin me vlerësime të larta, madje vrasja e njërës prej tyre konsiderohej një krim i rëndë.

Ishte periudha e mesjetës në Europë kur macet filluan të humbisnin madhështinë e tyre madje edhe të lidheshin me të ashtuquajtura shtriga. Mendimi se shtrigat praktikonin magji të zezë sapo kishte filluar të godiste Europën dhe ato që kujdeseshin pë macet e rrugëve ishin gratë e varfra të vetmuara të cilat më pas u akuzuan si shtriga. Macet e tyre disa prej të cilave ishin të zeza u quajtën po ashtu fajtore për magjitë.

Ky lloj besimi u forcua pas një legjende të një babai dhe të birit të tij në Lincolnshire në 1560 të cilët thuhet se një natë pa hënë një mace e zezë kaloi rrugën dhe po rrëshqiste. Ashtu siç do të[ vepronte çdo njeri ato e gjujtën me gurë macen derisa gjallesa e gjorë ashtu e vrarë nga gurët vrapoi të fshihej në shtëpinë e një gruaje e cila dyshohej se ishte shtrigë.

Ditën e nesërme babai dhe i biri shkuan tek e njëjta grua dhe panë që ajo ishte e qalë dhe e goditur për ta kjo ishte më shumë sesa një koinçidencë. Nga ajo ditë në Lincolnshire mendohet që shtrigat gjatë natës mund të kthehen në mace të zeza.

Besimi që shtrigat transformoheshin në mace të zeza në mënyrë që të lëviznin rrugëve pa u vënë re u bë diçka shumë e besueshme në Amerikë gjatë periudhës së gjuetisë së shtrigave. Madje edhe në ditët e sotme lidhja midis shtrigave dhe maceve të zeza është akoma e fortë sidomos gjatë Halloween. Kështu një gjallesë e mbivlerësuar dikur është kthyer tashmë në simbol të djallit në disa pjesë të botës.

Megjithatë akoma edhe sot në disa kultura macja e zezë është akoma e vlerësuar dhe simbol i të mirës. Skocezët besojnë se ardhja e një maceje të fuqishme të zezë në shtëpi tregon prosperitet, ndërsa piratët e shekullit 19 besonin se kur një mace e zezë ecën drejt jush është shenjë e fatit të keq, por është shenjë e mirë nëse ajo ikën nga ju.

Në disa zona të Anglisë dhurimi i një maceje të zezë ditën e dasmës mendohet se i sjell nuses fat.
Flavius
Flavius

92


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Macet e Zeza Empty Re: Macet e Zeza

Mesazh  Jetmira prej 13.09.13 8:06

Pse besojmë se macet e zeza sjellin fat të keq?!

Macet e zeza, konsiderohen sipas paragjykimeve popullore, se sjellin fat të keq…!
Por, pse?

Përgjigjja, humbet në thellësinë e kohës dhe të historisë, me dy teoritë mbizotëruese.
Sipas legjendës së parë, macet e zeza u urryen nga njeriu dhe “fituan” titullin sepse trembin kuajt që qarkullonin natën me karro, ngaqë nuk dalloheshin në errësirë dhe si pasoj të shkaktoheshin aksidente të shumta, që në shumë raste u ka marrë jetën.
Legjenda e dytë, e cila mallkon macet e zeza, është ngaqë ato ishin kafshët e dashura të piratëve të detit!
Ngaqë anijet e tyre “pushtoheshin” nga minjtë dhe sëmundjet që transportonin minjtë tek ekuipazhi, piratët furnizoheshin me një numër shumë të madh macesh që të shfaronin minjtë dhe për këtë punë ata preferonin macet e zeza!
Kështu, kur një anije pirate dilte në tokë, kope me mace të zeza vërsuleshin nëpër qytete, shenjë kjo që paralajmëronte qytetarët se do vijonte plaçkitje dhe “kasaphanë” në qytet.
E vërtet apo legjendë, çështja është se deri në ditët e sotme macet vijojnë të jenë të “urryera” nga njerëzit.
Për këtë arse një organizatë filozooike “Anidaa”, caktoi 17 nëntorin si “Dita e maces së zezë”, me qëllim që të sensibilizimin e njerëzve dhe theksoi se duhet të shmangim paragjykimet.
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Macet e Zeza Empty Re: Macet e Zeza

Mesazh  Zattoo prej 13.09.13 11:43

Kam nje koleg te punes qe ka nje mace te zeze ne shtepi, sipas tij ajo eshte mbrojtese e mire per shtepi dhe per shendetin e pronarit nga ndikimet e padukshme.
Zattoo
Zattoo

625


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Macet e Zeza Empty Re: Macet e Zeza

Mesazh  syri i art prej 14.04.15 11:49

Kur nuk mendon vet,beson çdo gje,qe te thuhet,asnje krijes nuk esht e lig,veq njeriu e ka mundesin te bej gjera te ndryshme,çdo gje tjeter i rrjedh me jeten e pergjithshme..por mendja njerezore krijon lloj lloj marrzirash,me mace e me qen e me shumeqka tjeter..te gjitha jan lojra mendore,nese beson se esht ashtu si thuhet,mendja jote do ta bej ashtu...!
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

180


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Macet e Zeza Empty Re: Macet e Zeza

Mesazh  Immortal Vampire prej 20.04.15 15:41

syri i art shkruajti:Kur nuk mendon vet,beson çdo gje,qe te thuhet,asnje krijes nuk esht e lig,veq njeriu e ka mundesin te bej gjera te ndryshme,çdo gje tjeter i rrjedh me jeten e pergjithshme..por mendja njerezore krijon lloj lloj marrzirash,me mace e me qen e me shumeqka tjeter..te gjitha jan lojra mendore,nese beson se esht ashtu si thuhet,mendja jote do ta bej ashtu...!
Mendja eshte ajo qe luan me ty, ndaj ti para se ta besosh dicka; mendon dhe me pas ato kthehen ne ndjenja; por ndjesite nuk duhen anashkaluar, sepse: ate qe s'ta shpjegon dot mendja, e thone ndjesite, kuptojeni...
Immortal Vampire
Immortal Vampire

Subkoshienca duhet te dale ne siperfaqe!!!!

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Macet e Zeza Empty Re: Macet e Zeza

Mesazh  gjilanasi prej 03.05.15 18:40

Pse macet e zeza përfaqësojnë fatin e keq?

Macet e Zeza Black-cats-awesomelycute.com-14

Miqtë dhe fansat e maceve e dinë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga këto krijesa të buta të botës. Por besimi se macet e zeza janë fatsjellëse të këqija ka ekzistuar për shekuj me radhë. Gjatë krijimit të shtetit egjiptian (rreth 3000 vjet para Krishtit), të gjitha macet nderoheshin dhe adhuroheshin. Të vrisje një prej tyre ishte krim.

Macet e zeza konsiderohen të frikshme shpesh në të gjitha llojet e kulturave, dhe edhe pse shumë prej miteve e shohin ndryshe, si diçka pozitive, por tradita perëndimore ka një përfytyrim tjetër.


PERIUDHA E MESJETËS

Duket se lidhja mes fatit të keq dhe maceve të zeza daton në mesin e shekullit të 14. Nuk dihet saktësisht si dhe pse macet u lidhën me Djallin në Mesjetë, por besimi ishte aq i fortë sa që ato shfarosën gjatë vitit 1348 se mendoheshin si shkaktare të një sëmundje të rëndë infektuese.

Por ironikisht nuk ndodhi kështu, sepse plagët e sëmundjes u përkeqësuan edhe pas shfarosjes së maceve të zeza. Shkaku i vërtetë kishin qenë minjtë, dhe macet mund t’i kishin përdorur për kapjen e minjve.


FOLKLORI SKOCEZ

Folklori skocez përmban një zanë të njohur me emrin Macja Sith, një mace gjigande e zezë (me një pikë të bardhë në gjoks) që besohej se kishte aftësinë për të vjedhur shpirtin e njerëzve të vdekur. Ky besim çoi në ruajtjen e trupave të njerëzve përpara se të digjeshin.


EPOKA E MAGJISË

Macet u fajësuan edhe për magjinë e zezë. Zërat për magjinë e zezë filluan të përhapeshin nëpër Europë gjatë shekullit të 16. Macet e zeza ishin të parat që u bënë pjesë e gjuetisë, vetëm sepse shumë shtriga mbanin me vete mace të zeza. Besimi se magjistricat mund të shndërroheshin në vetë macet e zeza, kaloi deri në Amerikë.


LËVIZJET E MACEVE

Ekzistojnë edhe shumë legjenda të lidhura me lëvizjet e maceve të zeza. Në shumë vende të Europës, ku macet e zeza shihen akoma si ‘fat i keq’, ekziston një shenjë akoma më e keqe kur një mace e zezë të ndërpret rrugën.

Por duket se gjermanët e kanë lehtësuar disi këtë legjendë duke thënë se kur macja kalon nga e djathta në të majtë është lajm i keq. E kundërta ndodh kur macja kalon nga e majta në të djathtë. Shpresojmë që macja t’ju kalojë në drejtimin që ju dëshironi.

E njëjta gjë ndodh edhe për lojtarët e pokerit. Nëse një mace e zezë kalon para rrugës së lojtarit që po largohet nga kazinoja, atëherë do të thotë se ata do të kthehen prapë. Edhe piratët kohë përpara thoshin se nëse macja e zezë është drejtuar drejt teje, është lajm i keq, nëse po largohet atëherë është lajm i mirë.


TË FLASËSH MBI BAZA SHKENCORE

Ndërsa pigmenti i zi nuk është i kufizuar në raca të veçanta, raca Bombay është lloji i maces që ju pikturoni më shpesh kur keni parasysh një mace të zezë klasike. Shumica e maceve të zeza kanë sy të verdhë ari, falë sasisë së lartë të melaninës në trupin e tyre. Macet meshkuj e kanë pigmentin e zi më të theksuar se ato femra.


NUK JANË DHE AQ FAT I KEQ SA MENDOHEN

Sipas disa legjendave, macet e zeza janë fat i mirë, si në rastin e Britanisë së Madhe. Besimi në fuqinë e maceve të zeza, është aq i fortë sa ata i përdorin për dhurata macet e zeza për të bekuar çiftet e reja.

Ndikimi i egjiptianëve dhe dashuria e tyre për macet ka ndikuar në disa kultura europiane. Marinarët dhe gratë e tyre besonin në fatin e mirë që vinte nga fuqia e maceve të zeza. Ata mendonin se do t’i shtonin pasurinë.

Japonezët gjithashtu i nderojnë macet e zeza si simbol i fatit të mirë. Ato shihen si shumë të rëndësishme veçanërisht për gratë beqare. Edhe në Rusi, për shekuj me radhë macet janë parë si fat i mirë.


VLERËSIMI

Imazhi i maceve të zeza përdoret shumë gjatë festës së Halloween-it. Data 17 gusht i është kushtuar maces së zezë dhe është quajtur “Dita e Vlerësimit të Maces së Zezë”.

Nga Kate Erbland
gjilanasi
gjilanasi

384


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Macet e Zeza Empty Re: Macet e Zeza

Mesazh  gjilanasi prej 09.06.16 9:23

Macja e zezë, simbol adhurimi apo simbol fatkeqësie? Zbërthimi i miteve

Macet e Zeza FotorCreated

Macet e zeza konsideroheshin si shenjë e fatit të mirë në Egjiptin e lashtë, dhe shpesh qenë të lidhura me Bastet, derisa kulti i saj u ndalua në vitin 390 E.S.

Në disa vende vazhdoi cilësimi i tyre si mbrojtëse dashamirëse. Në Skoci, kur një mace e zezë shfaqej në një shtëpi, konsiderohej si një shenjë e begatisë së anëtarëve të asaj familje, dhe qe e zakonshme për anijet nga Evropa Veriore të mbanin një mace e zezë gjatë lundrimit për t’u mbrojtur nga fati i keq dhe stuhitë.

Në jug të Francës besohej se macet e zeza janë magjistare, dhe se fitimi i simpatisë do të garantojë bekimin e tyre. Por rënia e këtij miti mbi macet e zeza filloi me magjinë.

Në vitin 1170, Peter Valdo themeloi një sekt të krishterë të quajtur Valdezët, me pretendimin se të gjithë kishin aftësinë për të folur drejtpërdrejt me Zotin. Kjo, natyrisht damkoste Papën dhe biznesin financiar të kishës, kështu që Valdezët u përjashtuan. Ata u bënë të njohur si adhurues të djallit, në formën e një mace e zezë. Kjo ishte një akuzë që do t’i bëhej edhe Templarëve dhe Katarëve, duke filluar me përvijimin e një ceremonie heretike të adhurimit të maces, të përshkruar nga shkrimtari mesjetar Uollter Map.

Sipas këtij të fundit, Katarët mblidheshin në grupe nëpër sinagogat, duke pritur që një mace e zezë e madhe të zbriste poshtë nga një litar i varur në tavan. Pasi macja shfaqej, ata fiknin të gjitha dritat dhe orientoheshin ta gjenin në errësirë më pas ta puthnin atë. E njëjta gjë u tha për Kalorësit Templarë dhe ishte një nga akuzat kryesore kundër tyre.

Kjo pikëpamje nuk qe çimentuar tek masat e gjera popullore derisa ndërhyri vetë Papa Gregori IX. Deri para ardhjes së tij në detyrë, heretikët dhe shtrigat zakonisht hetoheshin vetëm kur dikush i bënte thirrje kishës për ndihmë. Ai caktoi njerëz që të hetojnë mbi heretikët, dhe në tekstin e tij “Vox në Rama”, Gregori (i cili ishte Papë në vitet 1227-1241) pohoi se macet e zeza ishin një shenjë e sigurtë se i zoti i tyre ishte një magjistar ose një adhurues i djallit.

Ai vazhdoi më tej duke thënë se vetë macet ishin larg nga të qënit kalimtare të pafajshme, dhe se ato ishin pjesëmarrëse aktive në ritualet e këqija, dhe me sa duket kur merrnin formën e tyre njerëzore shndërroheshin në burra me lëkurë të zbehtë dhe sy të zinj. Shenja e sigurtë se një mace e zezë, kishte një nga këto demonë që ndryshonin formë, qe një bisht që përdorej më gjasë për të ndihmuar ritualin e magjistares dhe duke i dhënë maces-demon një puthje të turpshme.

Fjalët e tij shenjuan fillimin e një fushate kundër maceve të pafajshme, që zgjati për më shumë se 500 vjet. Ajo ishte aq e suksesshme, sa thuhet se është thuajse e pamundur të gjesh një mace tërësisht të zezë në disa zona të botës, pasi ato u gjuajtën deri gati në zhdukje.

bota.al
gjilanasi
gjilanasi

384


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Macet e Zeza Empty Re: Macet e Zeza

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi