EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fenomeni i Zerit Elektronik - Zerat e Shpirtrave

Shko poshtë

Fenomeni i Zerit Elektronik - Zerat e Shpirtrave Empty Fenomeni i Zerit Elektronik - Zerat e Shpirtrave

Mesazh  Arsenic 28.09.13 22:06

Fenomeni i Zerit Elektronik - Zerat e Shpirtrave

Nje prej fenomeneve qe tronditi shkencen moderne eshte edhe fenomeni i zerave elektronik, ose EVP.

Evp, zerat elektronik, ne te shumten e rasteve perkufizohen si zhurma statike qe nga nje pjese e atyre qe besojne ne fenomene te ketilla perkufizohen si zera te te vdekurve. Keto zhurma fillimisht regjistrohen ne ambiente te qeta zakonisht pa nderhyrje njerzore, me nje aparat regjistrues i cili lihet te regjistroje me ore te tera pastaj procesohen ose amplifikohen ne paisje ku hiqen frekuencat e spektrit te zhurmave te zakonshme, zakonisht ne programe kompjuterike dhe paisje te vecanta, ku me pas studiohen dhe analizohen ne rast se kemi te bejme me nje fantazme e cila ka nderhyre ne spektrin e valeve electro-magnetike.

Teknikat e mevoneshme moderne pas zbulimit te ketij fenomeni te gjurmimit te valeve ju dha mundesine te gjith te apasionuarve te zbulojne jo vetem zera por edhe imazhe te fantazmave (Shpirtrave).

Fenomeni i Zerit Elektronik perfshin ato tinguj zanor te cilet jane te pakapshem nga veshi i njeriut. Pra frekuenca e tyre eshte shume here me e ulet sesa ajo qe mund te perceptohet nga veshi njerezor.

Zakonisht tingujt e tille (jo gjithmone) perbehen nga nje fjale e vetme ose nje fraze fare e shkurter. Ka qene Tomas Edison ai qe ne vitin 1920 ndersa bisedonte me nje mikun e tij i tregon se po punonte te krijonte nje aparature ne gjendje qe te rregjistronte zerat e te vdekureve. Dhe aparatura e pare qe u krijua ishte e ajo e rregjistrimit elektronik. Ja nje shembull i zerit elektronik :



Ne gjuhen popullore ky fenomen quhet si zerat e shpirtrave. Por historia e studimit te ketij fenomeni eshte me e hershme. I pari qe e mori seriozisht si fenomen ishte Friedrich Jürgenson (1903-1987) i cili ne nje fare menyre eshte konsideruar si Rilindas, arkeolog me profesion ai ishte i pergatitur shume dhe ne fushen e filozofise, gjuhesise, piktor, kengetar dhe masterues rregjistrimi muzike dhe ne fund rregjisor dokumentaresh.

Pra njeri mese i pergatitur. Interesi i tij ne Fenomenin e Zerit Elektronik mesa duket filloi mbas rregjistrimit te kengeve te zogjve me nje shirit rregjistrues ku mundi te degjonte zera njerezish ndonese ne afersi nuk kishte patur fare te tille.

Kjo gje jo e zakonshme zgjoi interesin e tij dhe i terhoqi vemendjen duke i dhene idene qe te kryente rregjistrime te asgjeje - qe do te thote rregjistrime te ambjenteve te shkreta, pa asnjeri rrotull. Edhe ne keto rregjistrime ai vazhdoi te degjonte zera per te cilat mendoi ti perfshinte ne nje studim te vecante qe solli dhe publikimin e nje libri te titulluar Rosterna fran Rymden, ne shqip: Zera nga Hapesira.

Vazhdimisht Friedrich njihte disa nga zerat qe rregjistronte, perfshi ketu dhe te nenes se tij te vdekur qe e therriste me emrin perkedheles me te cilin e mbiquante gjithmone. Pra ne kete pike per te dukej e natyrshme te dilte ne perfundimin se zerat qe rregjistronte ishin ato te jetes se pertejme. Ne vitin 1967 Friedrich publikoi librin Sprechfunk mit Verstorbenen, ne shqi: Radio-Lidhje me te vdekurit.

Nje tjeter studiues ishte Dr. Konstantin Raudive nga Lituania, me profesion psikolog. Ai ishte nxenes i te madhit Carl Jung dhe jepte mesim ne Universitetin e Uppsala-s ne Suedi. Interesi i tij ishte ne parapsikologji dhe sidomos me jeten pas vdekjes. Gjate gjithe kohes Konstantin mbajti lidhje te ngushta me studiuesit paranormale Britanike.

Ne vitin 1964 Raudive lexoi librin Zera nga hapesira te Jürgenson dhe ne vitin 1965 punuan sebashke ne disa rregjistrime te zerave elektronike. Por perpjekjet e para nuk sollen shume rezultat ndonese ata besonin se mund te degjonin disa zera shume te mekur, te mbytur dhe te larget.
Me pas perpjekjet e tyre u intesifikuan dhe rezultatet nuk munguan te vinin. Mbas rregjistrimit te mbi 100.000 kasetave zanore, shumica e te cilave ishin bere ne 'kushte strikte laboratori', studimi u zgjerua duke perfshire dhe parapsikologun e njohur gjerman Hans Bender. Ne studimin e tyre u perfshine mbi 400 njerez dhe te gjithe degjuan zerat.

Ky studim kulmoi me botimin e tij ne vitin 1971. Impakti ishte kaq i madh sa keto fenomene qe nga ajo kohe moren emrin Zerat Raudive.

Ky ishte nje historik fare i shkurter i fenomenit qe tashme eshte bere nje fushe e zakonshme studimi per parapsikologet dhe paranormalet. Deshmite nuk mungojne ashtu sic nuk mungojne dhe provat gje qe verteton edhe njehere spektrin e ngushte te njohurise njerezore.

Ne elektronike zhurmat e bardha gjithmone jane prezente si sinjale te rastesishme me dendesi spektrale te fuqise te rrafshet ne nje breze me te gjere frekuencor dhe zakonisht eliminohen me filtra brezeleshues, mirpo nje pjese e ketij sinjali te padeshirushem (zhurma) qe ka brezin frekuencor e njejet me sinjalin e deshiruar kalon neper filter dhe e pengon sinjalin e deshiruar.

Sinjale te padeshiruara ka edhe gjate transmetimit te sinjalit kur dikush ne distance transmeton ne frekeunce te njejete. Mandej kur pranohet nje sinjale me fuqi te vogel i cili transmetohet nga nje transmetues ne distance por ne pranim amplifikatoret (pasi te eshte demoduluar sinjali) nuk mund ta forcojne aq sa duhet sinjalin dhe dicka mund te shfaqet ne ekran televiziv ne nje kanal te njejete me te transmetuesit (figure e zbehte e ngjajshme me ato te EVP-se) apo ndonje ze ne radio ne kanalin e njejte me ate te transmetuesit i cili mund te kuptohet nga vrojtuesi si dikush po i drejtohet ndegjuesit apo vrojtuesit!

Mirpo nese eshte per tu ju besuar atyre qe merren me kete fenomen ku ata pohojne qe kane komunikuar deri ne 15 minuta, apo me teper me ndokend nga bota e pertejme atehere definitivisht eshte fenomen interesant. Sa eshte per te besuar gjykoni vet!

Nqs jeni te dobet emocionalisht, evitoni ndegjimin e ketyre zerave sepse mund te ndikojne negativisht te ju.

Arsenic
Arsenic

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi