EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fenomeni i prarashikimit

Shko poshtë

Fenomeni i prarashikimit Empty Fenomeni i prarashikimit

Mesazh  Jon 06.05.10 8:27

Fenomeni i prarashikimit

Fenomeni i prarashikimit Parash10

Parashikimi ose parathënia e gjërave dhe situatave ende pa ndodhur ato, është një kureshtje instiktive psikologjike që ndërlidhet me vetë evoluimin e qenjes njerëzore në përgjithësi, andaj, lirisht mund të konstatojmë se ekzistimi i fenomenit të parathënies lidhet me njohurinë e ekzistimit të vetë njeriut.

Historia njerëzore e të gjitha kohëve është përplot me fakte mbi parathënësit që janë munduar në çfarëdo forme ta parashohin ardhmërinë tonë, si në hapsirë të ngushtë regjionale, por edhe me përmasa më të gjera botë

▪ Format e parathënies së ngjarjeve, varësisht prej kulturave dhe civilizimeve, kanë qenë të ndryshme. Civilizimi i hershëm botëror SUMER, i cili ka ekzistuar që në mileniumin III para erës sonë, ishte njohës shumë i mirë dhe tejet i përpiktë i matematikës dhe astrologjisë.

Përmes vrojtimit të yjeve dhe lëvizjes së trupave të ndryshëm kozmikë, ata kanë qenë në gjendje edhe t'i parathonin ngjarjet dhe ndodhitë e ndryshme. Dihet se kalendari Sumer është kalendari më i vjetër botëror i përpiluar gjer më tani në histori.

Nëse bredhim gjurmëve të vjetra të vrojtimit dhe të parashikimit të së ardhmes, pa dyshim, është e pamundur të tejkalohet Lindja e Mesme dhe Lindja e Largët, gjegjësisht Babilonia. Këtu, edhe në atë kohë, kanë ekzistuar shkollat e caktuara, ku me thelbësi është studiuar kjo shkathtësi.

Duke u afruar kronologjikisht më afër, vijmë gjer tek Greqia Antike.Të gjithë filozofët e Greqisë Antike me një respekt të madh i janë përkushtuar shkathtësive vrojtuese për parathënien e ngjarjeve të ndryshme. Në këtë kontekst, duhet përmendur: Platonin, Solonin, Pitagorën, Apollonien etj. Parathënia e ngjarjeve, në Greqinë Antike, ishte shndërruar në shkencën zyrtare si pjesë përbërse e religjionit të atëhershëm.

Njeri ndër të urtit më të mëdhenj dhe çudibërës të Greqisë Antike, pa dyshim, ka qenë filozofi Pitagora. Bashkëkohësit e tij kanë regjistruar se ai, veç të tjerash, besonte në reinkarnimin dhe shpërnguljen e shpirtit. është përfolur mjaft rasti, kur qartë e njeh shpirtin e shokut të tij të vdekur tek një qen.

Për te, më tej, thuhej se ka pasur aftësi të jashtëzakonshme në parathënien e ngjarjeve; ka mundur t'i ndalë dukuritë natyrore, ka mundur të komunikonte me shtazë, veçanërisht me gjarprinj të helmueshëm që shëtisnin në trupin e tij pa ndonjë kafshim vdekjeprurës.
Aftësi të jashtëzakonshme telepatike ka pasur edhe Apollonie.

Për te thuhej se ishte i aftë që për një sekondë të bartet nga një vend në vendin tjetër. Gjatë sundimit të mbretit romak Dominicianum, ka qenë i akuzuar për magji dhe ishte i ftuar në gjyq. Mirëpo, gjatë gjykimit, papritmas zhduket nga kariga e të akuzuarve pa lënë asnjë gjurmë.

Parathënia e ardhmërisë përmes ëndrrave ka pasur përherë një rëndësi të veçantë.është besuar se përmes ëndrrave Zoti komunikon me njerëz. Kështu, ekzistonin individë të caktuar të cilët kanë kryer shërbime profesionale në këtë drejtim. Më së shumti shërbenin në oborret mbretërore.

Me një respekt dhe konsideratë të caktuar, si të shpërblyer më së miri, ata kishin edhe përgjegjësi të madhe. Nëse interpretuesi mbretëror i ëndrrave rastësisht e gabonte komentimin dhe ai për këtë merrte vendim të gabuar, shpeshëherë paguhej me kokë.

Libri më i vjetër i përbërë nga tekstet e interpretimit të ëndrrave buron nga Egjipti i Vjetër. është ky papirusi i famshëm "çester Biti", i shkruar kah vitet 1350 p.e.s Personat me aftësi të jashtëzakonshme të komentimit të ëndrrave përmenden edhe në librat e shenjët religjiozë.

Vetë veprat religjioze, e veqanërisht këtu paraprin Bibla, në mes trjerash, janë një "makineri parathënëse" e të ardhmes. Nëse ato lexohen me vëmendje, nga thebësia e tyre mund të xirren shumë segmete profetizuese të së ardhmes.

Në këtë drejtim, nuk duhet haruar edhe parathënësit, të themi ashtu, indirrekt, të cilët parathëniet e tyre i kanë konsideruar si frymëzim letrar, dhe në bazë të këtij frymëzimi, janë autorë të shumë veprave gjeniale të letërsisë botërore.

Në këtë kontekst, nuk mund ta anashkalojmë shkrimtarin e madh me famë botëror të zhanrit fantastiko-shkencor, Zhyl Vernin. Prej 108 ideve të veta të përshkruara, 98 janë realizuar tërësisht si të sakta.

Po ashtu, të gjithëve na është e njohur tragjedia më e madhe detare në historinë njerëzore e quajtur "TITANIK", që ngjau më 14 prill 1912.

Fundosjen e kësaj anije gjigante dhe tejet të përsosur krenaria e anijendërtimtarisë së atëhershme angleze, ka pasur shumë paralajmrime dhe parathënie nga më të ndryshmet, por nga të gjitha është interesante romani i botuar, katër vite para kësaj tragjedie, i shkrimtarit anglez, Morgan Robertson, titulluar "Pa shpresa ".

Në këtë vepër letrare, fundosja e anijës në fjalë bëhet pikërisht në muajin prill, gjatë udhëtimit plotësisht të njëjtë tej-oqeanik, në relacionin Angli-SHBA. Nga autori i romanit , kjo anije prezentohej si e arritur më e madhe e anije-ndërtimtarisë botërore me gjasë minimale të fundosjes.

Merreni me mend, anija e trilluar nga romani i Robertsonit quhej "TITAN". Ngjarjet dhe dramat njerëzore të prezentuara në te, janë plotësisht identike me deklaratat e mëvonshme të dëshmitarëve të gjallë që e kanë përjetuar fundosjen e "TITANIK-ut".

Edhe përshkrimi i anijes kolosale, së bashku me dimensionet e saja, ka qenë gati identik me "TITANIK-un" faktik, vetëm gabimi i vogël prej disa metrash, që mud t'i falet shkrimtarit.
Nuk ka koment!

Shembuj parathënës nga biografia e personaliteteve të çmuara historike, duhet të ketë shumë. E mos të flasim për individë tjerë anonimë që kishte dhe ka çdo popull, shtet, regjion e deri një fshat më i vogël.

Edhe pse ka mjaft dëshmi të shkruara për shumë parathënie të realizuara, shkenca bashkëkohore edhe më tej mbetet e shurdhër në këto fakte, duke i konsideruar ato si koincidenca të rastit. Ajo, ndoshta, ka edhe të drejtë, sepse metodika e saj kërkimore në hulumtimin e fonemeneve natyrore në përgjithësi nuk përputhet me faktin se mund të ket pasojë pa ekzistuar shkaku direkt i saj në atë moment.

Sido që të jetë, trysnia e madhe e realitetit për shumë parathënie të realizuara, njohuria njerëzore nuk e ka kufizuar vetëm në shkencat ekzistuese ekzakte, por është zhvilluar edhe një disiplinë tjetër paralele e quajtur Parapsikologji, e cila ka pretendime serioze që me rezultatet e saja hulumtuese, ta luhasin bazën e shkencës së sotme bashkëkohore, duke dëshmuar se, përveç ekzistimit të realitetit të caktuar hapësinor dhe kohor, ekziston edhe një mes-hapsirë e nivelit më të lartë hyjnor në të cilën mund të hyjnë disa individë me prirje të caktuar dhe nga ajo të marrin informata të shumta për të kaluarën dhe të ardhmen tonë.

Aftësinë e parathënieve të ngjarjeve dhe dukurive para se ato të ndodhin, ose që kanë ndodhur më parë, parapsikologjia e sheh si një dukuri komplekse duke e kategorizuar në disa disiplina kërkimore:
Prekognacion: parathënie e drejtëpërdrejtë e ngjarjeve të kaluara, ku të dhënat e arritura nuk mbështeten në të mbajturit mend të gjërave që tregohen;
Premonicion - që ka të bëjë me parandjenjën e rrezikut që mund të ndodhë së shpejti;
Profetizimi - që ka të bëjë me parathënien e ngjarjes së afërt që i dedikohet një grupi më të madh njerzish;
"DEZHA VU"- parathënie e cila mbështetet në ndjenjën shumë të përhapur "veç kam qenë këtu më parë", "veç e kam parë ate diku", edhe pse vendi ose personi takohet për herë të parë në jetë.

Shikuar nga ky kategorizim, do të vëreni se të gjitha parathëniet që kanë të bëjnë me parashikimin e ngjarjes që i dedikohen një grupi të madh njerzish, quhen profetizim.

Edhe pse, siç thamë, zyrtarisht e mohuar, në kohën e sotme, disi heshturazi dhe nga dyert e vogla, parathëniet dhe fenomenet tjera njerëzore me prejardhje jashtëshqisore, pranohen publikisht si reale.

Në këto rrethana të rikrijuara, shkenca jonë, tërthorazi është e detyruar t'i hapë dyert e veta dhe tua liberalizojë studimet dhe marrjen me to, pa bërë si zakonisht zhurmë të madhe kritike.

Evropa e sotme materialiste, me disa ndryshime dhe adaptime, shumë forma të teknikave parathënëse, i ka përvetsuar kryesisht nga Lindja dhe civilizimet e lashta pagane, kuptohet, duke i përshtatur ato mentalitetit të vet, të themi bashkëkohorë.

Njera ndër format më të përehapura parathënëse, që tanimë është legalizuar edhe zyrtarisht, dhe e njeta mund të haset në të gjitha revistat revijale dhe gazetat ditore, është astrologjia, gjejgësisht, parathënie a ngjarjeve përmes yjeve dhe shenjave të Zodijakut.(Horoskopi)

Nga horoskopi si teknikë parathënëse e fatit, kohën e fundit, nuk përjashtohen edhe mënyrat tjera të parathënies, e që, dita më ditë mbushin faqet e gazetave dhe revistave tona. Bie fjala: parathënënia e fatit përmes numeralogjisë, letrave të fatit, letrave tarot, etj.

Jemi skeptik apo jo, i besojmë ose jo, ne të gjithë së pari në këto publikime, e lexojmë horoskopin, ose ndonjë formë tjetër parathënëse.


Adnan Abrashi
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi