EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës?

3 posters

Shko poshtë

Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës? Empty Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës?

Mesazh  clee 24.12.12 0:03

Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës?

Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës? Vija-dore

Leximi nga shuplaka e dorës rrënjët e veta i ka që nga e kaluara e lashtë.  Pavarësisht asaj nëse besoni apo jo në atë se çka ju flet dora, leximi  nga vijat e dorës para së gjithash është pjesë e kureshtjes dhe argëtimit të cilat i kanë adhuruar edhe paraardhësit tanë.

Shuplaka juaj e dorës ka tri vija kryesore. E dashurisë është në maje të shuplakës, vija e kokës në mes të shuplakës, ndërsa vija e jetës në fund të shuplakës. Me kalimin e jetës edhe vijat mund të ndryshojnë së bashku me personalitetin, qëndrimet dhe përvojat tuaja.

Pra, jeta është ajo që përcakton pamjen e shuplakës, ndërsa nuk është shuplaka ajo që përcakton jetën tuaj. Për shembull, përvoja traumatike mund të krijojë ndërprerje të lehtë të vijës së kokës. Leximi i shuplakës së dorës nuk është parashikim. Po ashtu nuk do t’ju tregojë se çfarë do të ndodhë, por vetëm do t’ju përkujtojë për diçka që tashmë ka ndodhur.

Vija e dashurisë

Vija juaj e dashurisë ka të bëjë me të gjitha emocionet dhe situatat që janë të lidhura me dashurinë. Është e vendosur mbi vijën e kokës dhe jetës, saktësisht nën gishta.

Nëse vija fillon menjëherë nën gishtin tregues, atëherë jeni të kënaqur me jetën tuaj të dashurisë.

Nëse fillon nën gishtin e mesëm, tregon egoizëm dhe materializëm kur bëhet fjalë për dashurinë.

Nëse vija është e drejtë dhe e shkurtër, keni dëshirë të lartë seksuale dhe nuk jeni shumë romantik.

Nëse vija fillon menjëherë në mes gishtit tregues dhe të mesëm, do të thotë që zemrën tuaj e jepni shumë lehtë.

Nëse vija lëshohet teposhtë, do të thotë që e keni zemrën të thyer.

Nëse vija është e gjatë dhe e lakuar, do të thotë që i shfaqni lehtë emocionet tuaja.

Vija e cila është paralele me vijën e kokës zbulon personin që përballet mirë me emocionet e veta.

Nëse vija juaj është e valëzuar, jeni dashnor i mirë, por ju mungojnë lidhjet serioze.

Rrethi në vijën tuaj ka të bëjë me periudhën e depresionit në jetën tuaj.

Vijat e vogla apo të imta që shtrihen mbi vijën e dashurisë janë shenjë e fatit dhe lumturisë, ndërsa vijat që shtrihen nën vijën e dashurisë janë shenjë e zhgënjimit.

Vija e kokës

Kjo vijë nuk tregon se sa jeni të zgjuar, por mënyrën tuaj të të menduarit. Ajo tregon për besimet tuaja, moralin dhe qëndrimin e përgjithshëm ndaj jetës. Vijat e kokës fillojmë menjëherë nën vijën e jetës.

Vija e shkurtër e kokës zbulon që dëshironi të punoni për arritjen e qëllimeve fizike, dhe jo mentale.

Vija e lakuar, respektivisht e lëshuar tregon kreativitet.

Nëse vijat e kokës dhe të jetës janë tërësisht të ndara, do të thotë që shijoni aventurat dhe keni entuziazëm të madh jetësor.

Vija e valëzuar tregon që nuk mund ta mbani shumë vëmendjen dhe që nuk kënaqeni edhe aq shumë në mendimet e thella.

Nëse keni vijë të thellë e cila shtrihet horizontalisht nëpër shuplakë, do të thotë që jeni të fokusuar dhe që keni mendime të qarta.

Nëse keni rrathë ose kryq në vijën e kokës, do të thotë që keni kaluar nëpër krizë emocionale.

Vija e ndërprerë e kokës do të thotë që nuk jeni konsistent në mënyrën e të menduarit dhe që ndoshta keni pasur thyerje apo krizë nervore.

Vijat që kalojnë vijat e kokës tregojnë vendimet e rëndësishme në jetën tuaj.

Vija e jetës

Ajo fillon në fund të shuplakës, në mes gishtit tregues dhe gishtit të madh. Shtrihet kah fundi i shuplakës. Është e vendosur nën vijat e zemrës dhe të kokës dhe shpjegon kualitetin e jetës suaj.

Vija e cila kalon pranë gishtit të madh tregon që shpesh jeni të lodhur.

Nëse vija është gjarpërore apo e lakuar, do të thotë që keni shumë energji.

Vija e gjatë dhe e thellë do të thotë që do të keni jetë të gjatë, të shëndetshme dhe vitale.

Nëse vija është e shkurtër dhe e cekët do të thotë që dikush tjetër drejton jetën tuaj.

Nëse vija është e drejtë dhe është pranë skajit të shuplakës, jeni të kujdesshëm kur bëhet fjalë për raportet ndërnjerëzore.

Nëse keni dy apo tri vija të jetës në shuplakë, do të thotë që jeni pozitiv dhe vital.

Nëse vija shkon në gjysmërreth, keni forcë dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Leximi nga shuplaka mund të jetë argëtim jashtëzakonisht zbavitës me miqtë. Është e parëndësishme nëse e merrni atë seriozisht apo thjesht jeni kureshtar. Shikoni shuplakën dhe kuptoni se çfarë flet për ju. Apo shikoni shuplakët e miqve tuaj për të parë se cilat janë historitë e tyre.
avatar
clee

38


magicAlscience likes this post

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës? Empty Re: Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës?

Mesazh  Siroco 21.12.15 16:35

Shikojeni mirë shuplakën tuaj: Nëse keni të shkruar këtë, tek ju fshihet sekreti!

Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës? Dora10

Miliona njerëz, në tërë botën, shikojnë linjat e tyre në shuplakë, duke u përpjekur që të zbulojnë diçka më shumë për karakterin, apo se çfarë fati i pret.

Para pak kohësh, është zbuluar që njerëzit, të cilët në shuplakën e tyre kanë shkronjën M, janë vërtet persona të veçantë.

Shikoni shuplakën tuaj. Nëse keni këtë figurë, atëherë jeni posaçërisht të talentuar, keni intuitë të madhe dhe shpirt ndërmarrësi.

Jeni shumë të sinqertë dhe nuk i doni gënjeshtrat.

Femrat me këtë shenjë kanë për një nuancë më shumë intuitë sesa meshkujt që kanë shenjën e njëjtë.

Keni fuqi që të bëni ndryshime të domosdoshme në jetë. Pra, me mençuri dhe maksimalisht shfrytëzoni.

Sipas besimeve popullore, shumica e njerëzve të njohur, nga e kaluara, kanë pasur këtë shenjë në shuplakë, duke përfshirë edhe liderët, edhe profetët.

Nëse bash ju keni shkronjën M në shuplakën tuaj, çdo herë kur shikoni në shuplakën tuaj, le t’ju rikujtojë, që jeni peron i veçantë dhe që jeni të aftë të bëni atë që dëshironi në jetë, ju nevojitet vetëm vullneti... kapacitetin tashmë e keni.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës? Empty Re: Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës?

Mesazh  syri i art 21.12.15 23:00

Perderi sa nuk e tejkalon mendjen,qkado qe te lexosh e kerkosh do te jet e imponuar si e vertet,sepse mendja vetvetiu e ka ate fuqi,qe te qoj atje..kur kerkon nga dikush ti veq e ke pranu sugjerimin,dhe mendja jote do ta ndjejk ate si te vertet..
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës? Empty Re: Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës?

Mesazh  syri i art 27.02.17 11:14

Te gjith jemi te veqant,kemi lloje aftesish te ndryshme,por mjerisht jemi ne gjum hipnotik,dhe s`na kujtohet qe kemi naj aftesi,thjesht pasojm rregulla..per te dalur nga kjo gjendje duhet qen kerkus i padegjueshem,me degju brendin tende ÇFARË do,jo me pasu mendimet sugjerimet e tjerve,MEDITIMIM,osht rruga...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës? Empty Re: Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi