EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulimi: NASA gjen gur të pazakontë në mars

Shko poshtë

Zbulimi: NASA gjen gur të pazakontë në mars Empty Zbulimi: NASA gjen gur të pazakontë në mars

Mesazh  Marlend 13.10.12 13:46

Zbulimi: NASA gjen gur të pazakontë në mars

Në fillim u besua se qe thjesht një copë e mërzitshme bazalti, por guri i parë i ekzaminuar nga NASA dhe që u kap nga misioni “Kurioziteti” në planetin Mars, doli diçka më shumë interesante. Objekti piramidal, të cilit iu vu emri “Jake Matijeviç” sipas një inxhinieri të misionit që u nda nga jeta pak kohë më parë, guri rezultoi se kishte një përmbajtje të panjohur më parë për planetin. Shkencëtarët thanë se bëhej fjalë për një gur shumë të ngjashëm me ato që gjenden në tokë. Gurë të tillë krijohen nga magma relativisht e pasur me ujë që është ftohur në mënyrë të ngadaltë, tha një nga shkencëtarët.

“Ky lloj shkëmbi është shumë i përhapur në tokë, në ishujt oqeanikë si Hauai apo në zona të tjera vullkanike”, njoftoi një nga shkencëtarët.

Misioni “Kuriozitet” ka për synimin të përcaktojë nëse planeti mars ka pasur ndonjëherë kushtet për të mbështetur jetën. Ai është një projekt që kushtoi 2.5 miliardë dollarë. Gjeneratorë me plutonium po furnizojnë pajisjet me ngrohtësi dhe energji dhe janë në gjendje ta bëjnë diçka të tillë për së paku 14 vjet.[img][/img]
Marlend
Marlend

toleranca eshte celesi drejt zhvillimit

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi