EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tërësisht shkencë

+4
Meridiani 0 (zero)
xhemalekovaci
.#HeTr!c.K#.
Gon!
8 posters

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 29.09.11 9:49


''Fotografohet'' materia e erret


Tërësisht shkencë BlackHole_Lensing

Fotografim eshte nje fjale ndoshta e papershtatshme per nje lende hipotizimi i te ciles vetem para pak vitesh bente pjese ne ate vijen e holle qe ndante shkencen me fantashkencen. Tanime kemi provat qe ajo cka pak vite me pare ishte dicka e pa perkufizuar mire, ekziston dhe per me teper efektet e saj jane te dukshme, dhe me ndihmen e kompiuterave edhe te "fotografueshme".

Tërësisht shkencë Macs_scale

Konceptit te lendes se erret iu kushtua rendesi rreth viteve 60 (edhe pse hamendje ishin hedhur qysh me 1930) pasi u verejt se masa e universit te dukshem nuk ishte ne gjendje te shpjegonte faktin e nje universi te qendrueshem. Faktikisht masa e yjeve dhe galaksive qe ne shohim nuk permban nje force gravitacionale aq te madhe sa te beje te mundur mosshkaterrimin e universit, neqofte se do te ekzistonte vetem kjo lende galaksite do te shperndaheshin ne drejtime te ndryshme njera nga tjetra. Megjithate kjo nuk ndodh dhe per kete arsye u hodh koncepti i lendes se erret, masa e te ciles do te formonte sipas teorive rreth 80% te mases se universit, ndoshta dhe me shume. Megjithate nje nga karakteristikat e kesaj lende ishte fakti se ishte e pamundur te shihej.

Tani fale teknikave te terthorta eshte arritur te fotografohen efektet e kesaj materie duke krahasuar fotot e nje perplasjeje midis dy grumbuj galaksish te marra nga teleskopet Hubble dhe Chandra.

Per te arritur ne kete rezultat kerkuesit kane shfrytezuar tekniken e lentes gravitacionale. Kjo teknike konsiston ne faktin se nje objekt me mase te madhe (psh. nje vrime e zeze) deformon rrezet e drites tamam si nje lente, pikerisht sic tregohet ne figure. Duke verejtur fotot e marra nga teleskopet eshte arritur te verehet se ka nje ndryshim te lehte por te dukshem ne keto foto qe shpjegohet ne baze te principit te lentes gravitacionale. Duke qene se ne grumbujt e galaksive nuk ndodhen vrima te zeza te nje madhesie te tille sa per te shpjeguar devijimin e madh te drites (ekzistenca e nje vrime te zeze te tille do te sillte orbitimin rreth saj te galaksive), eshte materia e erret ajo qe eshte shkaketare per kete proces. Keshtu duke llogaritur forcen gravitacionale te nevojshme per efektin e madh te lentes u zbulua se masa e dobet yjeve nuk eshte ne gjendje ta beje kete gje. Eshte vetem terheqja gravitacionale e lendes se erret qe shpjegon perthyerjen e madhe te rrezeve te drites.

Lenda e erret ne figure eshte e shenuar me blu, ndersa me te kuqe jane shenuar gazrat e ngjeshur dhe te nxehte qe shfaqjen gjate perplasjes.


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 19.10.11 9:26, edituar 4 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Vetëm shkencë

Mesazh  Gon! 29.09.11 10:25


Zbulimi i planetit më të vjetër mahnit shkencëtarët!


Tërësisht shkencë Ra4-protoplanetary-disk

Astronomë amerikanë dhe kanadezë kanë zbuluar planetin më të vjetër i cili rrotullohet rreth dy yjeve në konstelacionin e Akrepit. Ai është tepër i ndryshëm nga Toka dhe planetët e tjerë që sillen rreth Diellit dhe kjo mund të jetë shenjë se kemi të bëjmë me një kategori të panjohur më parë planetesh në atë rajon të kozmosit. Toka dhe Sistemi Diellor janë relativisht të rinj, vetëm 4 miliard e gjysëm vjet, krahasuar me rreth 14 miliardë vjet të moshës së universit. Mirëpo astronomët kanë zbuluar një planet gati po aq të vjetër sa kozmosi. Studiuesi nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, Steinn Sigurdsson, thotë se planeti është 13 miliard vjeç dhe është formuar kur universi ndodhej ende në fazat e hershme.

"Mendoj se planeti që kemi zbuluar, është mostër e brezit të parë të planeteve të universit, të krijuara në galaksinë tonë shumë, shumë më herët se të krijohej Dielli", thotë astronomi.

Planeti është gjigand si Jupiteri, megjithatë 2 herë e gjysëm më i madh dhe ndodhet 5 mijë e 600 vjet-dritë larg, si dhe në një distancë të madhe nga yjet rreth të cilëve rrotullohet: për një rrotullim atij i duhen rreth 100 vjet tokësorë.Planeti nuk duket nga Toka, por shkencëtarët e zbuluan jo drejtpërdrejtë, por duke vëzhguar njërin prej yjeve, rreth të cilëve rrotullohet, përmes një radio-teleskopi në Tokë dhe teleskopit orbital Hubble.

"Ky është një zbulim mahnitës", thotë Alan Boss, ekspert në studimet mbi krijimin e planetëve.

Ai shton se mosha e 13 miliardë-vjeçare e planetit bën që ai të jetë unik ndërmjet rreth 100 të tillëve që janë zbuluar shumë më afër sistemit tonë djellor viteve të fundit.

"Është fjala me sa duket për yje jo më të vjetër se Dielli ynë, por në këtë rast, planeti mund të jetë krijuar, jo vetëm si një planet gjigand prej gazi, por edhe si i banueshëm, ku jeta mund të jetë zhvilluar e zhdukur para miliarda vjetësh, shumë kohë para se ne të bëheshim pjesë e kësaj galaksie", thotë zoti Boss.

Grumbulli i trupave qiellorë ku bën pjesë planeti, është aq i vjetër sa në të nuk gjenden elemente të rënda, të tilla si hekuri, që është krijuar me shumicë më vonë në përbërje të yjeve. Elemente të tilla ndodhen në përbërje të Tokës dhe planeteve të tjera të Sistemit Diellor.Disa astronomë e kanë mbështetur tezën se në gjirin e të ashtuquajturve ”grumbuj yjesh sferikë” nuk mund të bëjnë pjesë planete, tezë e cila ishte mbështetur edhe nga të dhënat e grumbulluara nga teleskopi Hubble në vitin 1999. Ky i fundit nuk arriti të zbulonte asnjë planet të tillë në grumbujt e largët të yjeve, por me sa duket kishte kërkuar në drejtim të gabuar.Zbulimi i fundit mbështet teorinë e një makanizmi alternativ të krijimit të planeteve. Trupat e Sistemit Diellor e me sa duket, shumë planetë të tjerë, mendohet se janë krijuar gjatë miliona vjetëve nga grumbullimi i materies si rezultat i tërheqjes gravitacionale të thërmijave të pluhurit kozmik dhe shkrirjes me grumbuj të tjerë. Por eksperti i astronomisë Alan Boss, thotë se me sa duket planetet mund të krijohen jo vetëm nga elementë shkëmborë, por edhe nga gazrat.


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 19.10.11 9:18, edituar 2 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 29.09.11 10:43

Si krijohen planetet?

Tërësisht shkencë Krijim-planet

Zbulimi i ekzoplaneteve ka pasuruar me tej, pa e vene ne dyshim, modelin standart te krijimit te planeteve. Sipas ketij modeli planetet krijohen nga re te dendura pluhuri dhe gazi. Ky proces kalon ne 4 etapa kryesore.

1-
Ngjeshja e pluhurit

Ne efektin e force qendersynuese (centrifugale) reja e pluhurit qe rrotullohet rreth nje ylli fillon te ngjishet ne qender, duke u ralluar gjithnje e me shume ne periferi te saj. Edhe pse forca e gravitetit midis ketyre kokrizave eshte shume e vogel pas disa mijera vitesh ato arrijne te bashkohen me njera tjetren duke formuar gure te vegjel ne madhesine e nje topi golfi.

2- Shfaqja e protoplaneteve

Me shfaqjen dhe rritjen e gureve te vegjel, forca e gravitetit fillon te hyje ne loje. Guret ose blloqet e gureve me te medhenj fillojne te terheqin drejt vetes ata me te vegjel, duke krijuar keshtu te ashtuquajturit protoplanete. Keta te fundit do te terheqin rreth vetes te gjitha thermijat qe do te gjejne ne orbiten e tyre rreth yllit qendror. Krijohen keshtu hapesira boshe ne rene e madhe te pluhurit. Keto hapesira do te percaktojne orbitat e planeteve te ardhshem.

3-
Formimi i planeteve

Blloqet e paqendrueshme fillojne te perplasen midis tyre duke u shkrire keshtu ne nje planet te vetem. Masa e madhe qe kane fituar planetet i ben ata te terheqin edhe gazin qe ndodhet perreth duke krijuar keshtu atmosferen e tyre.

4- Krijimi i sistemit

Per shkak te mungeses se materies, pas disa dhjetra miliona vitesh planetet ndalojne se evoluari, orbitat e tyre stabilizohen dhe sistemi merr formen e tij perfundimtare. Nje sistem i ri u krijua.

Edhe pse idete e krijimit te planeteve nga nje re gazi dhe pluhuri jane hedhur qe ne shekullin e 18 nga Laplas, zbulimet e reja vazhdojne te plotesojne modelin baze, i cili behet gjithnje e me shume bindes dhe i sakte.

Sipas: Science&Vie


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 18.10.11 15:40, edituar 1 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 29.09.11 13:17

Zbulohet uje ne Mars!

Tërësisht shkencë 253229main_sol_020_024_change_dodo_v2_516-387

Zbulimi mund te cilesohet si nje prej me te rendesishmeve te dekades se fundit. Feniksi, sonda qe po analizon trulllin e polit verior te Marsit, ka gjetur prova te drejtperdrejta qe vertetojne prezencen e ujit ne kete planet. Prova te terthorta (pamje krateresh etj.) per ekzistencen e ujit ne Mars ishin sjelle dhe nga sondat e tjera qe kane vizituar planetin e kuq, por kesaj rradhe eshte arritur te fotografohet vete akulli i siperfaqes marsiane.

Nen shtresen e germuar nga sonda eshte zbuluar nje material i bardhe ne gjendje te reflektoje driten. Ne fotot e mara ne nje distance prej 4 ditesh, nga 15 qershori ne 19 qershor, nje pjese e ketij materiali eshte zhdukur, fenomen i pershtatshem vetem me akullin e ujit. Ne fillim mendohej se lenda qe reflektonte driten te ishte e perbere nga kripera minerale te ndodhura ne planet, megjithate asnje kripe nuk shfaq nje sjellje te tille.

"Eshte me nje krenari dhe kenaqesi te madhe qe sot u deklaroj se kemi gjetur prova qe materiali i ngurte me ngjyre te bardhe eshte me te vertete akull uji dhe jo ndonje substance tjeter", deklaroi drejturesi kryesor i Feniksit Peter Smith i Universitetit te Arizones.

Misioni ka instrumentet e duhura per te vazhduar me tej kerkimet e tij dhe per te percaktuar nese nen siperfaqen e polit marsian mund te jete krijuar ndonjehere jeta. Misioni vazhdon …

Burimi dhe Foto: NASA


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 18.10.11 15:41, edituar 1 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 10.10.11 11:19

Jeten ne Mars mund ta kemi shpene Ne!

Tërësisht shkencë Mars_viking_2

Pas sukseseve te korrura ne fillim te misionit sonda Feniks qe ka si qellim te studioje mundesine e shfaqjes se jetes ne Mars, eshte duke hasur veshtiresite e para me dheun e planetit te kuq. Megjithate pervec problemeve teknike te Feniksit, studiuesit e Nasas jane duke u shqetesuar per nje problem edhe me kompleks.

Si pasoje e kerkimit te vazhdueshem te jetes ne Mars sondat hapesinore, mundet te kene transportuar forma jete nga toka, te cilat mund te jene perhapur ne Mars. Ne nje shkrim te disa muajve me pare raportohej se Nasa i kishte shpallur “lufte” baktereve te ndodhura ne laboratoret e saj dhe ishte duke bere perpjekje te medha per te sterilizuar mjetet e sondave hapesinore.

Megjithate sic e kane treguar edhe testet e fundit e kryera ne laboratoret e Agjensise Hapesinore Amerikane, sterilizimi i perkryer eshte i pamundur. Pas nje operacioni te zhvilluar ne disa faza NASA arriti te ulte dendesine e faunes bakteriale nga 100 000 baktere per meter katror (po flasim per laboratore shkencore, mendoni pak sa mund te ndodhen ne pllakat e shtepise!), ne 26 000 baktere per meter katror. Dhe ky eshte nje limit pertej te cilit nuk mund te shtyhemi pasi demtohen pjeset mjaft delikate te sondave.

Problemi komplikohet akoma me shume nese mendohet se ne kontrollin e kryer midis 193 specieve te baktereve te gjetura, 13 ishin te panjohura per shkencen deri me sot.

Normalisht, probabiliteti qe keto baktere te kene mbijetuar udhetimit ne hapesire, temperaturave ekstreme, dhe mbi te gjitha rrezatimit ultravjollce te rrezeve djellore, eshte mjaft i vogel. Speciet qe arrijne te mbijetojne ne keto kushte jane te rralla. Megjithate aftesite e mbijetuese te baktereve jane me se te njohura dhe keto specie edhe pse te rralla ekzistojne. Behet fjale per shembull per Bacillus pumilus nje specie mjaft e perhapur dhe qe eshte ne gjendje te mbijetoje edhe nen kushtet atmosferike te planetit te kuq.

Kontrolli qe i behet sondave te sotme eshte mjaft i rrepte, megjithate sondat si sovjetiket Mars 2, Mars 3 amerikanet Viking 1, Viking 2 dhe shume misione te tjera te derguara per eksplorimin e Marsit, nuk ju ishin nenshtruar te njejtave kontrolle.

Per ti u pergjigjur perfundimisht pyetjes se si do te dallojme jeten (eventuale) marsiane nga ajo tokesore, studiuesit jane akoma duke punuar. Pista me e mundshme eshte fakti se neqofte se gjendet jete ne planetin e kuq, kjo e fundit duhet tu jete pershtatur kushteve atmosferike te ketij planeti dhe si rrjedhoje duhet te shfaqe ndryshime nga format e jetes ne Toke. Megjithate, problemi mbetet ende i hapur, dhe ajo cka vetem disa dhjetevjecare me pare mund te dukej si i fundit i problemeve, sot eshte nje nga shqetesimet kryesore.


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 18.10.11 15:43, edituar 1 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 10.10.11 11:28

Nje nga celesat e jetes ne Toke “i fshehur” ne 250 km thellesi.

Tërësisht shkencë Toka-nga-hapesira

Disa shkencetare te Universitetit te Bonit ne Gjermani, kane treguar se pa majoritin, nje mineral i afte te magazinoje oksigjenin ne thellesi te Tokes, planeti yne do te kthehej ne nje shkretetire te paane.

Ne nje thellesi prej rreth 250 km nga siperfaqje e tokes, trysnite dhe temperaturat jane teper te larta dhe materialet qe perbejne mantelin tokesor shkrijne. Oksidi i hekurit (FeO) qe ndodhet ne mantel, peson atehere nje transformim kimik, gjate te cilit oksigjeni qe ai permban ne nje fare menyre behet me aktiv, clirohet dhe fiksohet ne majoriti, mineral i ndodhur vetem ne keto thellesi.

“Sa me e larte te jete trysnia, aq me teper oksigjen majoriti eshte ne gjendje te “magazinoje”, shpjegon profesori Kristian Balhaus (Christian Ballhaus) i institutit te mineralogjise te Universitetit te Bonit. Duke u bashkuar me majoritin, oksigjeni e gjen veten ne nje fare “ashensori” qe i drejtohet shtresave te siperme te mantelit. Duke iu afruar siperfaqes, trysnia (presioni) ne brendesi te mantelit zvogelohet: majoriti shperbehet dhe clirohet oksigjeni. “Ai ndodhet ne afersi te siperfaqes se Tokes, gati per te hyre ne reaksione oksidimi qe jane ne te rendesishme per jeten” shton profesori Balhaus.

Ne Toke duke u cliruar ne menyre te vazhdueshme oksigjen, ky i fundit bashkohet me hidrogjenin dhe formon ujin, pa te cilin Toka do te qe nje planet i papershtatshem per jeten.

“Planetet qe nuk arrijne nje fare madhesie nuk kane, sipas rezultateve te studimit tone, asnje mundesi per te formuar nje atmosfere te qendrueshme dhe te pasur me uje”, shpjegon Arno Rohrbak (Arno Rohrbach) student ne teze ne Institutin e mineralogjise. “Ne keto planete, trysnia ne brendesi te mantelit eshte e pamjaftueshme per te magazinuar oksigjene ne shkembinj, nga ku me pas te lirohet ne siperfaqe”. Per me teper, sa me i madh te jete nje planet, aq me shume aftesia e tij per te magazinuar nxehtesi rritet; proceset qe ndodhin atehere ne mantel kane nje kohezgjatje me te madhe dhe jane me te dendur.

Per shembull, Marsi me rreth 7000 kilometer diameter (diametri i Tokes eshte rreth 12700 km) eshte ftohur shume me shpejt se Toka. I ftohur qysh prej kohesh ne mantelin e tij nuk ka me levizje. “Manteli i tij ka humbur gjithe aftesite per te transportuar oksigjenin dhe per krijuar nje atmosfere te pasur me uje”, perfundon profesori Balhaus.

Zbulimi eshte mjaft i rendesishem qofte per te analizuar proceset e ndryshme qe cuan ne shfaqjen e jetes ne Toke, qofte per te studiuar dhe klasifikuar ekzoplanetet qe mund te kene karakteristika te pershtatshme per formimin e nje atmosfere dhe per mundesine e ekzistences se jetes.




Edituar për herë të fundit nga Gon! në 18.10.11 15:44, edituar 1 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 17.10.11 15:29

Shkrirja e akujve të Arktikut, befasuese!

Tërësisht shkencë Shkrirja-e-akujve

Qendra Amerikane e të Dhënave për Dëborën dhe Akujt, në Boulder të Kolorados, është një nga 40 qendrat në mbarë botën që vëzhgon dhe mbledh të dhëna për ndryshimin e akujve në pole. Shkencëtarët thonë se këtë verë shkrirja e akujve në Arktik ka qenë befasuese.Në këto shtresa të akullta, flokët e borës vezullojnë si diamantë. Shkencëtarët thonë se këto vezullime janë gjurma që i jep shpjegim pyetjes se pse një zonë në Veriperëndim përreth Arktikut, hapet dhe venbanimet e arinjëve polarë po zvogëlohen. Kur shkencëtarët e mbledhin borën, e shkrijnë, e derdhin diku e më pas nxjerrin të dhëna prej saj nëpërmjet disa mikro filtrave specialë, ata vënë re se pikëla të zeza karboni. Këto pikëla të zeza karboni janë bloza e arktikut.

Shkencëtarët po vëzhgojnë burimet industriale që e shkaktojnë këtë blozë në Amerikën e Veriut, Europë, Rusi dhe në masë të madhe në Azi. Shkencëtari Steven Warren shpjegon: “Karboni i zi grumbullon rezet e diellit, duke shkaktuar ngrohjen, pavarësisht se karboni është në atmosferë apo në borën që ne studiojmë”. Pamjet e marra nga sateliti këtë muaj, tregojnë se akulli në Arktik ka rënë në nivelet më të ulta që kur shkencëtarët nisën të analizojnë të dhënat në vitin 1979.

Mark Serrez ka kohë që merret me studime në Qendrën Amerikane të të Dhënave për Borën dhe Akujt. “Deri në vitin 2006 , shkrirja e akullit ka qënë pak më tepër se sa 9 për qind për çdo dhjetvjeçar. Kjo është e barabartë me rreth 100 km katror në vit, e që nuk është shumë. Ajo që ndodhi në 2007, është befasuese”. Serrez krahason pamjet e Arktikut të marra nga sateliti në shtatorin e vitit të kaluar, me pamjet e marra këtë muaj. “Gjatë viteve ne kemi patur këtë ulje të përgjithshme. Pamjet në të djathtë tregojnë sipërfaqen e detit të akullit më 9 shtator të këtij viti, dhe mendoj se është qartësisht e krahasueshme me atë çka shohim këtu në të majtë, ndryshimet nga viti në vit. Është befasues se sa shumë akull është shkrirë këtë vit”. Studimet parashikuese klimatike e kanë theksuar vazhdimisht shkrirjen e akujve në Arktik si pasojë e rritjes së temperaturave globale. Serrez thotë se të dhënat tregojnë se shkrirja e akujve po ndodh 30 vjet më herët nga sa është parashikuar.


Marre nga: VOA-shqip
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 17.10.11 15:33

Djepi i një Toke të re!

Tërësisht shkencë Formim-planeti

Ylli i ndodhur ne qender te sistemit diellor HD 112766, 424 vjet drite larg nesh, ka pothuajse te njejten madhesi me Diellin dhe ka nje moshe prej 10 milion vitesh, nje moshe me se e pershtatshme per formimin e planeteve te ngurte ne gji te diskut prej pluhuri te nxehte qe e rrethon. Astronomet amerikane te universitetit Xhon Hopkins qe kane vezhguar kete disk nepermjet teleskopit hapesinor Spitzer, jane te bindur qe ai mund te kthehet ne djepin ideal te nje planeti te ngjashem me tonin. Per te “fituar” kete titull, ky sistem permbush disa kritere te rendesishme.

Kriteri i pare: Distanca qe e ndan nga ylli i vet. Disku i pluhurit, pra zona ku mund te formohen planetoidet dhe me pas planetet, ndodhet ne te ashtuquajturen “zone te banueshme”, as shume prane as shume larg nxehtesise se leshuar nga ylli i vet.

Kriteri i dyte: mosha e sistemit HD113766. Sipas Carey Lisse dhe kolegeve te tij sistemi eshte tamam ne fazen e prodhimit Duke analizuar materialet qe e perbejne kete sisteme nepermjet nje spectrometri infratekuq, studiuesit kane arritur ne perfundimin se materialet qe e perbejne kete disk nuk jane materiale te lehta te leshuara ne hapesire nga ylli i tij, dhe as materiale te renda te ngjashme me ato te planeteve, ku shkembinjte dhe metalet jane te ndara.

Materialet e ndodhura ne disk jane ne nje faze te ndermjetme, gje qe do te thote se nje planet i ngjashem me marsin ose me i madh mund te jete duke u forcuar.

Sipas:
Nouvel Observateur
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 17.10.11 16:01

Projektet hapesinore europiane 2015-2025!

Tërësisht shkencë Eksplorim-hapesire

Agjensia Hapesinore Europiane (ESA) ka publikuar perzgjedhjen e programeve shkencore per te cilat do te ndermeret nje faze studimesh (assessment study). Kjo faze qe do te kryhet ne bashkepunim me agjensite hapesinore dhe kompanite industriale do te zgjase rreth 1 vit, dhe do te perzgjedhe dy misionet kryesore te Cosmic Vision 2015-2025.
Nder 50 misionet e propozuara nga komuniteti shkencor, veren e kaluar, ja cilat prej tyre kane arritur te kalojne fazen e pare te seleksionimit:

- ne kuadrin e studimeve te Sistemit Diellor: Laplace (Jupiter), Tandem (Saturn, Titan, Encelade), (hapesira e afert me Token), Cross-scaleMarco-Polo (Asteroidet);

-ne kuadrin e studimeve astronomike: Plato (ekzoplanetet), Spica (observator hapesinor me drite infratekuqe), XEUS (observator hapesinor me rreze X)


Laplace: studimi i sistemit te Jupiterit

Tërësisht shkencë 052CassJup2

Sistemi i Jupiterit dhe i henave te tij eshte nje sistem planetar ne vetvete. Unike mes henave te tij Europa supozohet te mbaje ne vetvete nje oqean te tere midis shtreses se saj te siperme prej akulli, dhe nerthames se saj prej silikati. Misioni i propozuar synon tu pergjigjet disa pyetjeve rreth mundesise se Europes per te qene e banuar, dhe mbi funksionimin e sistemit planetar ne vetvete. Misioni ka si qellim te leshoje tre baza orbitale per te kryer observime te koordinuara te Europes, te sateliteve te tjere, te magnetosferes se Jupiterit, te atmosferes se tij dhe te struktures se tij te brendshme.

Ne qofte se do te pranohet misioni do te zhvillohet ne bashkepunim me NASA-n


Tandem: misioni i ri drejt Saturnit, Titanit dhe Encelade

Tërësisht shkencë Ch20041130b

Tandem eshte nje mision i propozuar per te zhbiruar dy satelitet e Saturnit (Titanin dhe Enceladen), ne siperfaqe dhe nga orbita e tyre. Duke u bazuar ne pyetjet e ngritura nga sonda Cassini, misioni do te analizoje ne detaj sistemet e Encelades dhe te Titanit, origjinen e tyre, strukturen e tyre te brendshme, evolucionin dhe potencialin e tyre astrobiologjik (mundesine e ekzistences se jetes). Misioni do te perbehet nga dy anije hapesinore, nje satelit orbitues, dhe nje anije mbajtese e afte te mbarte brenda saj dhe t’i depozitoje ne siperfaqen e Titanit nje balone dhe tre sonda. Ne qofte se perzgjidhet edhe ky mision do te zhvillohet ne bashkepunim me NASA – n.
Parashikohet qe nje perzgjedhje e pare do te kryhet midis Laplasit dhe Tandemit, pra midis zhbirimit te Jupiterit ose Saturnit, pasi te konsultohen partneret e huaj.


Cross-scale: studim i thelluar i hapesires perreth Tokes

Tërësisht shkencë Image2,14

Cross-scale ka si qellim perdorimin e 12 anijeve hapesinore per te analizuar plazmen (therrmijat e jonizuara) qe rrethojne Token. Matja do te kryhet ne shkalle te ndryshme ne disa pika kyce te hapesires perreth Tokes. ESA do te bashkepunoje me JAXA-n, Agjensia Hapesinore Japoneze ne qofte se vendos te zhvilloje kete projekt.

Marco Polo: Marrje e nje guri prove nga nje asteroid

Tërësisht shkencë SEM1IQAMS7F_index_1

Ky mision do te kete si qellim karakterizimin ne nivele te ndryshme te nje asteroidi te afert, dhe marrjen e kthimin ne Toke te nje guri provez nga siperfaqja e tij. Misioni do te lejonte studimin e origjines dhe te evolucionit te Sistemit Diellor, te rolit qe kane mundur te luajne dhe qe luajne trupat e vegjel, te origjines se vete Tokes dhe te jetes ne hapesire. Nje satelit qe do te transportoje nje anije ulese dhe pajisje te marrjes se provezes, si dhe nje kapsule rikthimi ne Toke do te jene pajisjet kryesore te ketij misioni, i cili do te mund te zhvillohet ne bashkepunim me JAXA-n ne rast perzgjedhjeje.

Dune dhe Space: lenda e zeze dhe energjia e erret.


Dy propozime jane bere (Dune, dark universe investigator et SPACE, new near-infrared all-sky cosmic explorer) ne lidhje me studimin e lendes se zeze dhe te energjise se erret ne univers. Edhe pse bazohen ne teknika te ndryshme, ato kane te njejtin objektiv shkencor thelbesor. Nje faze studimesh paraprakesh do te kryhet ne pranveren e vitit te ardhshem me qellim perpunimin dhe perzgjedhjen e nje projekti europian per studimin e energjise se zeze.

Plato: Ne kerkim te ekzoplaneteve

Tërësisht shkencë SEM1IQAMS7F_index_1

Ky zbulues teper i avancuar i ekzoplaneteve do te jete nje mision fotometrie i afte te zbuloje dhe te karakterizoje ekzoplanetet nepermjet metodes se tranzitivitetit, ose nepermjet asaj te matjes se oshilimeve “milimetrike” te yjeve ne qender te ketyre sistemeve ekzoplanetesh. Ai do te jete ne gjendje te observoje planete te gurte rreth yjeve me te shndritshem dhe do te jete me specifik se paraardhesit e tij. Observimet e realizuara nga misioni do te kompletohen nga observime te tjera te bera ne toke dhe ne hapesire, me qellim qe te saktesohet masa e planeteve te zbuluar dhe te mund te studiohet atmosfera e tyre.

Spica, observator hapesinor me rreze infra te kuqe

Tërësisht shkencë IRC_AllSky_H

Spica do te jete nje observator i afte te punoje ne infrakuqin e mesem dhe te larget, fale nje teleskopi te posacem. Misioni do te studioje formimin planetar, funksionimin e Sistemit Diellor, dhe origjinen e universit. Pajisjet e tij, do ti mundesojne ndertimin e kartografie (sistem i gjere hartash) fotometrike te qiellit me precizion te larte, nje analize spektrale dhe koronografine e planeteve dhe te disqeve planetare. Ne rast perzgjedhjeje ky mision do te zhvillohet ne bashkepunim me JAXA-n japoneze.

XEUS: spektroskopi me rreze X e evolucionit te universit


Tërësisht shkencë XMM_fossil-cluster_27Apr06__H

XEUS (X-ray Evolving Universe Spectroscopy), do te jete nje observator hapesinor me rreze X i nje brezi te ri, qe do te kete si synim studimin e ligjeve thelbesore dhe te origjines se universit. XEUS do te mund te eksploroje fushat thelbesore te astrofizikes bashkekohore: rritjen e vrimave te zeza super masive, evolucionin hapesinor te galaktikave, evolucionin e strukturave ne shkalle te gjere, gravitetin ekstrem te materies ne kushte ekstreme, evolucionin dinamik te plazmave kozmike dhe kimine kozmike. XEUS do te vendoset ne nje orbite rreth L2, pikes se dyte te Lagranzhit (per ata qe studiojne matematike), nen shoqerine e dy sateliteve te tjere, nje satelit pasqyre dhe nje satelit zbulimi, qe do qendrojne pezull ne orbite si nje sistem prej tre trupash.

Partneret e ndryshem nderkombetare kane treguar nje interes te madh per XEUS-in dhe diskutimet do te fillojne rreth fundit te vitit me agjensite e interesuara per te siguruar sa me pare pjesemarrjen e tyre ne ndertimin e studimeve.


Gara filloi…

Te gjitha misionet kandidate hyjne tani ne nje cikel vlerresimi qe do te mbaroje ne 2011. Para fundit te kesaj faze, nje zgjedhje e rendesishme do te kryhet me 2009. Dy misione do te perzgjidhen nga SPC (Science Programme Committee) i ESA-s, dhe leshimet e tyre jane parashikuar respektivisht me 2017 dhe 2018.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 18.10.11 11:49

NASA bombardon henen

Tërësisht shkencë Article-1218768-06C1C189000005DC-363_306x423

NASA ka bombarduar Henen duke permbyllur keshtu fazen e pare te misionit “Lcross” i cili ka si qellim kerkimin e ujit ne satelitin e Tokes.

Raketa “Centaur” eshte perplasur me kraterin henor Cabeus, ne afersi te polit te jugut henor per te kerkuar rezerva te metejshme hidrike, e ndjekur nga “sonda nene”.

Impakti ka ndodhur me nje shpejtesi me te madhe se 7 mije kilometer ne ore rreth ores 7:33 (13:33 me oren tone lokale), me disa minuta vonese nga orari i parashikuar, duke ngritur nje re pluhuri henor.

Sonda pati vetem kater minuta kohe per te filmuar dhe fotografuar efektet e impaktit nepermjet pajisjeve qe gjendeshin ne bord, per te kerkuar avuj ujore ose fragmente akulli ne rene e detriteve te ngritura nga shperthimi.

Misioni spektakolar mund te konfirmoje rezultatet e sondes indiane “Chandrayaan-1”, qe ka zbuluar gjurme uji ne siperfaqen henore.

Marre nga:
top-channel.tv
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 19.10.11 9:25

Çmimi i mjekesise i jepet babait te fekondimit “in vitro”

Tërësisht shkencë Nobel

Tërësisht shkencë Edwards_postcard

Çmimin Nobel për Mjekësinë në vitin 2010 e ka marrë babai i fekondimit artificial, Robert Edwards. Komiteti i Nobelit deklaron se Edwards eshte vleresuar “per zhvillimin e trajtimit te fekondimit njerezor in vitro. Zbulimet e tij kane mundesuar trajtimin e problemeve te sterilitetit qe prekin nje perqindje te madhe te njerezimit dhe me shume se 10% te cifteve ne bote“.

Edwards kerkimet per fekondimin in vitro i ka filluar me 1960. I ndihmuar nga Patrick Sheptoe, i vdekur me 1988, ai tentoi te kalonte nga eksperimentet ne praktike, por autoritetet britanike i prene financimet mbi kerkimet e tij, teper te kundershtuar ne ate epoke. Vetem fale financimeve private Edwards mundi te vazhdoje eksperimentet mbi fekondimin in vitro.

Nga transferimi i embrionit te pare ne miter deri ne arritjen e nje lindjeje me kete teknike u deshen te kalonin plot 7 vjet. Ishte Louise Joy Brown, femija i pare “epruvete” qe lindi me 25 korrik 1978.
Ne ditet e sotme teknika eshte permiresuar se tepermi dhe progresi i teknologjise ka mundesuar nje sukses per 20-30% te fekondimeve in vitro. Studimet afatgjate vertetojne se femijet e lindur fale kesaj teknike kane nje jete po aq te shendetshme sa edhe femijet natyrale. Deri me sot kane lindur 4 milion femije fale studimeve te E. Edwards.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 31.10.11 14:48

"Civilizimi i jetes ne Univers dhe tipat e tyre"

Tërësisht shkencë Evolution

Kur ne shohim ne hapesire per jete alienesh,nuk shohim, per njerez te vegjel jeshil, por shohim, per Tipin 1, Tipin 2, Tipin 3 te civilizimeve.

Tipi 1 i civilizimit eshte ai tip, qe ka force Planetare, qe kontrollon planetin e vet duke perfshire, Vullkanet, Termetet, Sistemin e Kohes, dhe duke pasur qytete civile mbi oqeane, pra cdo lidhje me kontrollin e planetit, perfshin Tipin 1 te civilizimit.

Tipi 2 i civilizimit eshte ai Yjor, fuqia e energjise planetare shteron, ata fillojne dhe marrin burimin kryesor te energjise direkt nga Ylli. Ky tip nuk perdor makineri konvertimi te energjise, por shpërthimet diellore, gjithashtu edhe energjia e madhe qe duhet te kene makinerite per te punuar, ky tip e merr nga Ylli i tij. Gjithashtu kur fuqia e Yllit shteron, ata shkojnë dhe kerkojne burime energjie ne Galaktike duke marre fuqinë e miliardave Yjeve.

Si i masim ne dhe me cfare i krahasojme keto civilizime ne nje te ardhme te larget. Atehere ne do perdorim disa programe dhe filma per te bere nje krahasim per llojin e civilizimeve ne te ardhmen dhe realitetin e sakte te fuqise tyre. Per shembull: Buck Rogers korispondon tek Tipi 1 i civilizimeve. Federata Startrek hyn tek Tipi 2 i civilizimeve pasi ne film ne kemi pare, qe kane kolonizuar sisteme Yjore. Starwars bejne pjese ne Tipin 3 te civilizimeve, duke u referuar tek fuqia e tyre kontrolluese ne Galaktike dhe ne Univers, gjithmone sipas filmit.

Tani, c'fare jemi ne ne kete shkalle, c'fare tipi hyjme ne njerezimi i sotem, dhe si klasifikohemi kundrejt tipave me te civilizuar ne te ardhmen.
Ne jemi Tipi 0 i civilizimit dhe nuk arrijme as te klasifikohemi ne shkallet e mesiperme.
Ne nuk e marim energjine tone nga Yjet, Galaktikat, por e marrim ate nga nje planet i vdekur sic eshte i yni, pra e marrim nga nafta dhe gazi, te cilet ne i gjejme thelle ne planetin tone. C'fare kuptojme ne me fjalen (Planet i vdekur)? Shume nga ju mund te me pyesni dhe mund te shtroni pyetjen se pse jemi ne nje planet i vdekur kur ne jetojme ne kete planet, dhe do vazhdojme te jetojme dhe per disa qindra, ose miliona vjet. Atehere e theksoj sepse fjala vdekur vjen si rrjedhoje e burimeve te energjise ketu ne Toke, te cilat heret a vone do te shterojne dhe nuk do jene ne gjendje te plotesojne kushtet e civilizimeve ne te ardhmen, dhe duke mos pasur burime te energjise nga planeti, Tipit 0 (Ne) i duhet nje transformim ne Tipin 1 per te arritur vazhdimin e jetes dhe marrjen e energjise kryesore nga Dielli. Ne mund te bejme nje perllogaritje se kur mund te jemi gati per te bere kalimin nga Tipi 0 ne Tipin 1 te civilizimit, dhe sipas studimeve ky kalim mund te behet perafersisht mbas 100 vjetesh. Cdo here qe ne shofim gazetat, programet ne tv rreth ketij kalimi, apo teknologjise, e ndjejme veten te privilegjuar qe jemi Tipi 0, dhe femijet ose femijet e femijeve tane do te jene deshmi e ketij realiteti kalimtar nga Tipi 0 ne Tipin 1 te civilizimit.

C'fare eshte Bota ne teresi? Bota eshte nje cikel i bashkuar me shtete te medha si Amerika, Kanadaja, Mexika, Anglia, Kina, etj, por pse ? , sepse ne po shofim fillimin e civilizimit te Tipit 1 ne blloqet ekonomike dhe tregtare ne bote. C'fare gjuhe po perdor ky fillim ekonomik i Tipit 1 neper bote?. Kudo qe shkojme neper bote, shohim qe te gjithe flasin gjuhen Anglisht, dhe ne te ardhmen i gjithe planeti jone do jete i tille, te gjithe do flasin gjuhen e tyre por siper asaj do jete Tipi 1 i gjuhes per nje menyre komunikimi global ne planet, dhe kjo gjuhe do jete ndoshta gjuha Angleze. Gjithashtu do kete edhe sistem kulture dhe politike te Tipit 1 kudo ne planet.

C'fare eshte interneti ?. Interneti eshte fillimi i sistemit telefonik te Tipit 1. Keshtu ky transformim Tipesh dhe ndryshimesh eshte nje nga gjerat me te rendesishme e te gjithe koherave. Njerezit qe se duan kete transformim jane Terroristet, ata kane frike se ky transformim eshte nje civilizim planetar i tolerueshem per shume kultura. Ne mendimet e tyre ato e kane frike kete transformim per shkak se jane deshmitare i nje rigjenerimi dhe civilizimi planetar me nje kategori me te avancuar. Ky transformim dhe ndryshim eshte gjithashtu shume i rendesishem , sepse ne nuk jemi te sigurte nese do e kalojme kete prove, pra s'jemi te sigurt nese do arrijme ta kryejme me sukses kete ndryshim nga Tipi 0 ne 1.

Kur ne shohim ne hapesiren e thelle, ne nuk shohim asnje evidence te civilizimeve te Tipit 1, 2 dhe 3. Matematika thote qe duhet te jene me mijra civilizime te ketyre tipeve ne Galaktike. Pse ndodh kjo? Sepse transformimi nga Tipi 0 ne Tipin 1 eshte transformimi me i rrezikshem i te gjithe transformimeve, dhe ne mbase s'ja dalim per faktin qe jemi ne gare me kohen. Ne nje ane ne kemi forcen e integrimit, forcen e tolerances, forcen multikulturore, qe eshte duke u zhvilluar para syve tone. Ne anen tjeter ne kemi armet e shkaterrimit masiv, pra mbushjet berthamore , gjithashtu dhe rritjen e terrorizmit nderkombetar. Nese nje dite ne do te kemi nje Super Anije Kozmike, dhe ne do gjejme nje Planet ne te cilen atmosfera eshte shume e rrezatuar dhe e nxehte per te zhvilluar jeten, ne do te shohim, qe ata se kane bere transformimin e Tipeve nga 0 ne 1.

Tani duke qene Tipi 2 i civilizimit, ti je i pavdekshem. Me termat shkencore asgje nuk mund ta shkaterroje Tipin 2 te civilizimit, edhe vete Supernova nuk mund ta shkaterroje Tipin 2 te civilizimit, sepse teknologjia e Tipit 2 do jete ne gjendje te levize Planetin ne rast rreziku ose te ndaloje te gjitha shperthimet berthamore dhe rrezatimet, qe vijne ne drejtim te Planetit. Mbas nje kohe civilizimi i Tipit 2 behet nje Tip Galaktik dhe ka aftesine per te kontrolluar edhe vete Galaktiken ku ato jetojne.

Nese ne jemi Tipi 3 i civilizimit, ne do jemi ne gjendje per te exploruar Galaktiken tone, por jo duke cuar njerez me anije per te kaluar nga nje Sistem Yjor ne tjetrin, sepse do duheshin miliona vjet per te exploruar Galaktiken tone Milky-way=Rruga e Qumshtit, por menyra per ta bere kete gje eshte, krijimi i nje roboti. Bejme uljen e robotit ne Hene dhe krijojme nje fabrike prodhimi, e cila do prodhonte miliona kopje te robotit ne kete Hene, qe eshte e qendrueshme. Procesi i dyte nis kur te cohen keta robote ne Henat tjera, dhe atje cdo robot individual krijon fabriken e tij te riprodhimit. Duke filluar me 1 robot ne do kemi miliona e miliona, dhe ne fund miliarda kopje, te cilat do perhapen dhe ulen ne Hena te ndryshme, duke pritur transformimin e Tipit 0 te behet Tipi 1.

Sa kohe do na duhet per te pasur nje baze ne Hene per te filluar perpjekjet e transformimit? Ndoshta 100 vjet. Brezi i femijeve te femijeve tane eshte brezi me i rendesishem, qe do jetoje ne Planetin tone. Ne jemi brezat, te cilet do te percaktojme nese do e kalojme transformimin e civilizimeve nga Tipi 0 ne Tipin 1, ose ne do te shkaterrojme veten tone per shkak te arrogances dhe armeve berthamore, te cilat ne i kemi pasur, i kemi, dhe do vazhdojme t'i kemi.


Dr. Michio Kaku
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 31.10.11 14:51

Misioni Kepler. Zbulimi i Planeteve Jashtetokesore me permasat e Tokes

Tërësisht shkencë Kepler10

Ky konceptim artistit pershkruan Sistemin Diellor Kepler10 qe ndodhet rreth 560 vite drite larg ne afersi te konstelacionit Mjelma dhe Lira. Kepler ka zbuluar 2 planete rreth ketij ylli. Kepler-10b eshte planeti me i vogel shkembor ose me i vogli jasht Sistemit Diellor. Ky planet, i cili ka nje rreze prej 1,4 here sa ajo e Tokes, rrotullohet rreth yllit te tij, cdo 8 dite. Zbulimi i tij u njoftua ne janar 2011. Ne Maj te 2010, ekipi i Keplerit ka njoftuar per nje tjeter anetar te familjes Kepler-10, quajtur Kepler-10c. Ky eshte me i madh se sa Kepler-10b me nje rreze prej 2,2 here sa ajo e Tokes, dhe rrotullohet rreth yllit te tij, cdo 45 dite.

Te dy planetet mendohen te jene shume te nxehte. Kepler-10c u identifikua nga Teleksopi Kepleri dhe u konfirmua me pas duke perdorur kombinimin e nje teknike te simulimit kompjuterik te quajtur Blender dhe teleskopi hapesinor Spizer. Te dyja keto metoda jane menyra te fuqishme per te vertetuar planetet e sistemit te Keplerit te cilat jane shume te vogla dhe ne nje distanc te larget. Ekipi i Kepler thote se nje pjese e madhe e zbulimve te tyre, do te jene te vlefshme duke perdorur te dyja metodat. Ne rastin e planetit Keplerit-10c, shkencetaret jane 99,998 per qind te sigurt qe sinjali qe eshte zbuluar, eshte i nje planeti qe rrotullohet rreth yllit te tij. Pjese e ketij besimi vjen nga fakti se nje observator me infra te kuqe, pa nje sinjal te ngjashem me ate te qe kishte zbuluar Kepler ne driten e dukshme.


NASA/Ames/JPL-Caltech
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 01.11.11 8:23

Fotografitë tregojnë praninë e ujit të lëngët në Mars

Tërësisht shkencë Nasa

Fotografitë e NASA kanë treguar praninë e depositeve të reja në dy lugina të Marsit, gjë që sygjeron se uji i lëngët i ka mbartur sedimentet gjatë shtatë viteve të fundit. Michael Meyer, i NASA Mars Exploration Program, thotë se "këto vëzhgime kanë japur deri tani proven më të fuqishme se uji ende rrjedh nëpër sipërfaqen e Marsit".

Uji i lëngët, në krahasim me ujin e ngrirë apo avullin që dihet se ekzistojnë në Mars, konsiderohet si i domosdoshem për jetë. Këto zbulime të reja e bëjnë më të mundshme praninë e jetës mikrobiologjike në planetin e kuq.

Michael Malin, i Malin Space Science Systems, thotë se "forma e këtyre depositeve është çka pritet kur materiali mbartet me ujë që rrjedh". Ai shton se "[këto forma] i kanë degezimet të cilat vazhdojnë në sipërfaqe dhe i tejkalojnë pengesat pa problem".

Atmosfera e Marsit është teper e rralluar dhe e ftohët për ekzistencen ujit të lëngët në sipërfaqe. Shpërthimi i ujit në sipërfaqe do të vazhdon në ngrirje apo avullim të menjëhershëm. Por, ekziston mundësia që uji që qëndron i lëngët në sipërfaqe kur është duke mbartur deposite sikur rërë.

Toni i ngjyrës së depositit mund të jetë përshkak të akullit të vazhdueshem që krijohet në sipërfaqe të tij. Një mundësi tjeter është prania e kripës në atë. Prania e pluhurit sipërfaqësor në këtë rrjedhje do ta shkaktonte ngjyre më të erët të depozitit.

Malin thotë se "prania e depoziteve të freskëta tregon se në disa vende dhe momente, uji i lëngët është duke arritur në sipërfaqe nga nëntoka dhe duke rrjedhur për kohë të caktuar. Kjo mundësi bën pytje se si mbetet i lëngët uji nën sipërfaqe dhe sa është i përhapur ky fenomen, si dhe a ekziston ambient i mjaftueshem për jetë. Misionet e ardhme në Mars do ta zgjidhin këtë pytje".

Fotografimi i këtyre dukurive është bërë përmes Mars Global Surveyor me të cilin NASA ka humbur kontakt që nga Nëntori.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 01.11.11 8:26

Teori e re mbi zhdukjen masive të krijesave në Permian-Trasik

Tërësisht shkencë Guri

Zhdukja më e madhe e krijesave të gjalla në Tokë, zhdukja e Permian-it dhe Trasikut, nuk është shkaktuar nga goditja meteorike, pohon David Bottjer, profesor i Shkencave Tokësore në USC College of Letters, Arts and Sciences. Sipas Bottjer, arsyja kryesore pse më se 90% të krijesave janë zhdukur para 250 milion viteve është "Toka e sëmurë".

Sipas studimeve të fundit, Matthew Clapham, student post-diplomik në laboratorin e Bottjer, pohon se lloj-llojshmëria e krijesave dhe ndryshimet e mjedisit janë keqësuar shumë më përpara zhdukjes masive.

Clapham thotë "njerezit mendojnë se kjo zhdukje masive ishte sikur automjeti i cili e godit murrin". Por, Clapham pohon se shenimet gjeologjike tregojnë praninë "shumë milion vjeqare të stresit mjedisor".

Pedro Marenco, student tjeter post-diplomik në laborator, është duke e testuar një hipotezë se ngrohja e Tokës dhe ngadalësimi i rrymimeve oqeanike, kanë ndikuar në zvogelimin e sasirave të oksigjenit të absorbuara nga deti dhe krijesat oqeanike. Sipas hipotezes, mikrobet eventualisht i kanë pasuruar ujërat me sulfid të hidrogjenit (substancë e helmueshme).

Teoria e sulfidit të hidrogjenit gjithashtu përkrahet nga matjet e ndryshimeve në koncentrim të izotopeve të sulfurit.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 01.11.11 8:34

Neuronet dhe Universi

Tërësisht shkencë Truri
Njëra është me mikrometra e gjerë. Tjetra është me miliarda vjet-dritë. Njëra tregon neuronet e një truri të miut.Tjetra është një imazh i simuluar i universit. Së bashku ata sugjerojnë modelet çuditërisht të ngjashme që gjenden në fenomene shumë të ndryshme natyrore.

Tërësisht shkencë Neur
Mark Miller, një student i doktoraturës, hulumton për atë se si lloje të vecanta të neuroneve në tru janë të lidhura njëra me tjetrën. Nga cngjyrosja e fetave të holla të trurit të miut, ai mund të identifikojë lidhjet me sy. Fotoja më poshtë tregon tre qeliza neurone në të majtë ( dy të kuqe dhe një të verdhë)dhe lidhjet e tyre.

Tërësisht shkencë Univ
Një grup i astrofizikantëve përdorën një simulim kompjuterik të vitit të kaluar për të rikrijuar atë se si universi është rritur dhe evoluar. Fotoja e simulimit tregon një pamje të universit të tashëm që përmban një grumbull të madh të galaktikave të rrethuara me mijëra yje, galaktika dhe materie të errëta.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 01.11.11 8:36

Discovery në pension

Tërësisht shkencë Disover

Anija kozmike Discovery përballet me vonesën tre javore.
Misioni i fundit i anijes kozmike Discovery është shtyrë përsëri për shkak të një rrjedhje të karburantit.
Pas 26 viteve shërbimi, automjeti do të bëjë një fluturim të fundit për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapsirës para se të dalë në pension në një muze.
Agjencia tani është duke planifikuar një nisje më 30 nëntor, për të dhënë kohë të mjaftueshme për të rregulluar rrjedhjen.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 01.11.11 8:42

ADN Sistemi për të gjithë jetën në tokë!

Tërësisht shkencë Dna22

Çdo specie, nga i zhdukuri deri te ata që tanimë vecse lulëzojnë, është vendosur për të marrë vetë barcode-in e saj të ADN-së në një përpjekje për të ndjekur më mirë ato që janë të rrezikuara, si dhe të atyre që dërgohen përtej kufijve ndërkombëtarë, si ushqim ose produkt konsumimi.

Tërësisht shkencë Dna

Hulumtuesit shpresojnë pajisjet celulare do të jenë në gjendje që një ditë të lexojnë këto vija me barkode digjitale me ngjyra ylberi - si skaner supermarketi - të identifikojnë llojet e ndryshme nga testimi i mostrave të indeve në vend dhe krahasimin e tyre me një bazë të dhënash dixhitale.

Barkodi Ndërkombëtare i Life Project (IBOL), i cili thotë se është biblioteka e parë në botë që i'u referohet barcodeve të ADN-së dhe projekti më i madh i biodiversiteteve në botë, është duke u ndërtuar nga shkencëtarët duke përdorur fragmente të AND-së për të krijuar një bazë të dhënash të të gjitha formave të jetës.

"Ajo që ne jemi duke u përpjekur të bëjmë është të krijojmë këtë bibliotekë globale të barkodeve të ADN-së- copra, copra të vogla të ADN-së - që na lejojnë të identifikojmë llojet.” Theksoi profesori Alex Smith, asistent i ekologjisë molekulare në një Universitet në Toronto.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 01.11.11 8:49

Si ke ardhur në punë sot? Me Shweeb

Tërësisht shkencë Shweeb

E dobishëm, argetuese dhe ekologjik. Quhet Shweeb dhe është monoshina me pedala e parë në botë.

Imagjinoni te pedaloni të “varur”në një monoshinë mbi qytet. Në praktik mund të revolucionoje trafikun e qytetit: në krahasim me bicikletën lodhesh me pakë, nuk ke rezik aksidenti me makina dhe motocikleta, në rastë shiu je i mbuluar, ndotja është zero, dhe mund ti themi lamtumir palestrës sepse gjimnastiken ditore e bëni këtu.


Ideja vjen nga Zelanda e Re, dhe është një nga pesë fituesit e iniciativës Google. Projekti 10 (100), është një konkurs me ideja me “objektiv të ndryshojn botën”.

Ky konkurs ka dhënë 10 milion dollar të destinuara për zhvillimin e pesë idejave nga mbar bota. Kanë ardhur 150.000 ideja nga gjithë bota. Pesë fituesit janë zgjedhur javën e kaluar, mbas një procesi me votim publik.

Tërësisht shkencë Shweeb111

Shweeb do të marr 1 milion dollar për të zhvilluar iden dhe të transformohet në një sistem transporti. Në këtë moment egziston veç një prototip i gjatë 200 metra në një park në Zelanden e Re, në të cilën kapsulat transparente arrin të kenë një shpejtësi prej 50km/h.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 01.11.11 8:54

Peshqit që kultivojnë ushqimin e tyre

Tërësisht shkencë Fish

Ekipi hulumtues nga Kyoto University në Japoni, nga Shkolla Post-Diplome e Studimeve të Njeriut dhe Ambientit, ka zbuluar një lloj të peshkut i cili kultivon ushqimin e vet, algat polisifonia, në korale.

Udhëheqësi i ekipit, Hiroki Hata, deklaroi se lloji i peshkut Stegastes nigricans dhe alga polisifonia janë të varuna nga njëra tjetra.

Raste tjera të kultivimit në natyrë janë ato të bubrecave të zezë dhe bardhë të cilët rrisin lloje të ndryshme kërpurdhave.

Shkencëtarët kanë zbuluar që kur polisifonia fillon të rritet në një hapësirë, peshqit sigurohen që mjedisi të jetë i favorshëm për zhvillimin e tyre duke i larguar algat tjera.

Nëse peshqit largohen nga ajo hapësirë, algat polisifonia vdesin përshkak të algave tjera.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 01.11.11 13:43

Kanada, zbulohet mekanizmi qe mund te bllokoje kancerin

Proteina kyç për të bllokuar procesin tumorial është “S1000A10”, që gjendet në sipërfaqen e makrofageve.

Tërësisht shkencë Images

Një studim i një grupi kanadez, i publikuar në “Cancer Reserch”, mund të rezultojë si zbulimi më i rëndësishëm i shekullit. Bëhet fjalë për mekanizmin për të bllokuar zhvillimin e tumoreve, duke ndaluar shndërrimin e qelizave të shëndetshme në qeliza neoplastike. Kyçi duhet të jenë makrofaget, qeliza primare të mbrojtjes së organizmit, që tërhiqen në membranën tumorale dhe “riprogramohen” për të qenë të aftë të kundërshtojnë përhapjen e të keqes në organizëm. Faktikisht do të mjaftonte të bllokohej veprimi i një proteine, që gjendet në makrofage, për të ndaluar riprodhimin e qelizave tumorale.

Proteina kyç për të bllokuar procesin tumorial është “S1000A10”, që gjendet në sipërfaqen e makrofageve. Nëse bllokohet, ndërpret mbështetjen e këtyre qelizave ndaj atyre tumorale. Pa mbështetjen e makrofagëve tumori nuk rritet. “Kjo proteinë – pohon David Waisman i Departamentit të biokimisë dhe biologjisë molekulare të qendrës së kërkimit mbi kancerin në “Dalhousie University” të Kanadasë – vepron si një palë gërshërë, që presin përmbajtjen-barrierë që krijohet rreth tumorit”. Hapi i ardhshëm i studiuesve do të jetë zbulimi i funksionimit ekzakt të proteinave “S100A10”, për të gjetur elementë farmaceutikë në gjendje për të bllokuar veprimin.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 02.11.11 14:31

Zona banueshme e nje planeti eshte dramatikisht me e madhe rreth nje ylli Xhuxh te Kuq

Tërësisht shkencë Xhuxhikuqterreni

Zona qe mbeshtet ujin e lengshem mund te jete 30 per qind me e madhe se sa mendohej me pare, shprehen astrobiologjistet.

Duke kerkuar per planete te ngjashem me Token, astrobiologjistet shprehen se nje planet duhet te mbeshtesi ujin e lengshem ne menyre qe te evuloi jeta. Pra, keto planete duhet te kene nje temperature ne varg relativisht te ngjashem me ate qe ekziston ne Toke. Mendimi i pergjithshem eshte se keto kushte mund te ekzistojne vetem ne nje distance te caktuar nga ylli, e ashtuquajtur zona e banueshme.

Ne sistemin tone diellor, zona banueshme shtrihet nga rreth 0,7 ne 3 AU, afersisht nga orbita e Venusit ne rreth dy here ne ate te Marsit.

Gjithesesi percaktimi i madhesise se zones se banueshme rreth nje ylli nuk eshte i drejtperdrejte. Natyrisht, madhesia dhe temperatura e yllit jane vendimtare, por me shume varet nga kushtet e vete eksoplanetit, duke pasur parasysh se sa drite reflektohet ne hapesire dhe sa ne terrenin e exoplanetit.

Manoj Joshi ne Qendren Kombetare per Shkencen Atmosferike, ne Mbreterine e Bashkuar, dhe Robert Haberle ne Qendren Kerkimore Ames te NASA prane San Francisco nxorren nje faktor te ri te rendesishem, qe tregon se zona e banueshme mund te jete me e madhe se cmendonim deri me ditet e sotme. Kjo zone e zgjeruar vjen si rrjedhoje e studimeve dhe klasifikimeve te nje klase te rendesishme yjore sic jane xhuxhat e kuq.

Astrobiologet thane se sasia e drites se debores dhe akullit qe reflekton, varet nga pjesa e emetuar e gjatesise se ndryshme te valeve. Dielli yne prodhon shume drite ne gjatesine e tij valore te dukshme. Terreni ne gjatesite e valeve te debores dhe akullit eshte respektivisht 0,8 dhe 05.

Shkenctaret llogariten terrenin e bores dhe akullit ne planetet qe rrotullohen rreth dy yjeve xhuxha te kuq - Gliese 436, vetem 33 vite drite nga ne, dhe GJ ​​1214 rreth 40 vite drite larg. Te dyja keto yje kane eksoplanete, edhe pse jo ne zonen e banueshme. Gjatesite e valeve qe leshojne keto yje tregojne se bora dhe akulli kane nje terren respektivisht prej rreth 0.4 dhe 0.1.

Ne gjuhe tjeter, Planetet me uje te lengshem qe rrotullohen rreth yjeve xhuxh te kuq, duhet te thithin me shume energji se sa Toka. Per kete arsye vlersimi nxjerr se rrezja e zones se banueshme eshte me shume qe 30 per qind. Pjesa e jashtme e zones se banueshme rreth Yjeve te klases M (xhuxha te kuq) mund te jete 10 deri ne 30% me larg nga ylli se sa mendohej me pare, thane ata.


Universalb 2011
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 04.11.11 10:14

NASA projekton vjeljen ndryshe te materialit hapesinor

Tërësisht shkencë Images

Nga kompania hapësinore amerikane është vendosur të investohen 100 mijë dollarë

NASA po mendon të lehtësojë mbledhjen e materialit nga hapësira. Zyra e Drejtorit të teknologjisë në kompaninë hapësinore amerikane ka vendosur të investojë 100mijë dollarë si donacion për njerëzit që do të arrijnë të gjejnë metoda më të mira se ato aktuale. Dhe idetë nuk kanë vonuar. Kështu në të ardhmen, në vend të zbarkimit të robotëve, apo të hyrjes direkt në kontakt me trupin qiellor të vëzhguar, mund të mblidhet material falë një drite, që është mbiquajtur “trau traktor”.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 04.11.11 10:23

Alienet mund te shkaterrojne njerezimin per te mbrojtur nje qyteterim tjeter, thone shkencetaret

Tërësisht shkencë Images
Rritja e shkarkimit te gazrave sere mund te binde alienet se ne jemi nje rrezik qe po perhapet me shpejtesi paralajmeron nje raport per NASA-n, njofton guardian.co.uk

Shkencetaret pohojne se kjo nuk mund te jete nje arsye bindese per te ulur nivelin e gazerave sere, por reduktimi i emetimeve qe ne bejme mund vetem te shpetoje njerezimin nga nje sulm parandalues i alieneve.

Duke pare prej se largu, qeniet jashtetokesore mund te verejne ndryshimet ne atmosferen e Tokes, si nje tregues te nje qyteterimi qe po rritet jashte kontrollit dhe per kete te nderrmarin masa drastike per te na ndaluar para se te behemi nje rrezik serioz, shpjegojne studiuesit.

Ky skenar shume spekulativ eshte nje nder disa te pershkruar nga nje shkencetar i asociuar i Nasa-s dhe koleget e tij te Pennsylvania State University, te cilet shprehen se, ndersa konsiderohet si i pamundur, ky mund te behet real ne nje te ardhme kur njerezimi te marre kontakt me jashtetokesoret.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 04.11.11 10:32

NASA zgjedh raketën e së ardhmes

Tërësisht shkencë Images
NASA ka zgjedhur raketën me të cilën astronautët amerikanë do të kthehen të fluturojnë përtej orbitës së stacionit hapësinor ndërkombëtar, drejt Hënës, asteroidëve dhe në të ardhmen, në drejtim Marsit.

I pagëzuar SLS (Space Launch System) është vektori hapësinor më i fuqishëm i ndërtuar nga Amerika pas Saturn-V, i impenjuar për të zbarkuar në Hënë në 1969 dhe i dizajnuar nga Wernher von Braun.

SLS mund të çojë në hapësirë nga 70 në 130 tonë, sipas nevojave dhe ky fleksibilitet arrihet duke ndryshuar arkitekturën modulare të mjetit.

Raketa është studiuar për t’u larguar nga Toka dhe të kryejë misione në thellësitë e kozmosit.

Objektivët që synohen janë ambjenti përreth Hënës dhe ndonjë takim i afruar me ndonjë asteroidë dhë më pas me ambjentin marsian me hënët e tij.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 04.11.11 10:46

NASA mund te tentoje te kapet pas asteroideve (Video)

Tërësisht shkencë Images
Do te mundohet te shfrytezoje gravitetin e dobët të trupave qiellor me dimensione të vegjël

NASA ka ndërmend të “qëllojë” mbi asteroidët. Ky do të jetë një nga objektivat e ardhshëm të agjencisë hapësinore amerikane, brenda vitit 2025. Për shkak të gravitetit të dobët të trupave qiellor me dimensione të vegjël, NASA do të mundohet të qëllojë lehtësisht mbi asteroidin, me synimin për t’u kapur pas tij.

Realizimi i operacionit do të varet nga materiali me të cilin do të jetë i përbërë trupi qiellor. “Ndonjëherë janë të përbërë nga metalë dhe lëshimi i një fuzhnje mund të rezultojë krejt i kotë”, ka treguar Jeffrey Hoffman, docent në “Massachusetts Institute of Technology” dhe ish-astronaut. Në disa raste të tjerë nuk janë gjë tjetër vetëm një grumbull mbetjesh yjore dhe qëllimi për t’i qëlluar mund të jetë si tentativa për të fiksuar një tendë mbi borë...
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  .#HeTr!c.K#. 04.11.11 14:41

Rusia “zbarkon” në Mars

Tërësisht shkencë 04rusi_0411111324_1

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan garën hapësinore ndaj Bashkimit Sovjetik kur Neil Armstrong eci i pari në sipërfaqen e Hënës në vitin 1969, por tani Rusia mund të hakmerret duke dërguar njerëzit më larg se kurrë, në Mars.

Në fakt, gjashtë burra të mbyllur për një vit e gjysmë në një tub çeliku, i cili simulonte të gjitha kushtet e udhëtimit dhe zbarkimit në planetin e Kuq, “mbërritën” me sukses në planet dhe u kthyen në Tokë, ndërsa kapsula e tyre e izoluar u hap në qendrën hapësinore të ndodhur në afërsi të Moskës.

Misioni synonte të zbulonte mënyrën se si do të reagonte trupi dhe mendja njerëzore ndaj misionit të vështirë dhe rrugës së gjatë deri në mbërritjen ne Mars. Besohet se brenda pak kohësh, Rusia mund të jetë në gjendje të dërgojë njeriun e parë në të parin planet ndonjëherë në historinë e njerëzimit.

Përveç kushteve të udhëtimit, që do të kërkojë gjashtë muaj kohë për të shkuar dhe po aq për t’u kthyer në Tokë, tre prej astronautëve simuluan edhe kushtet e zbarkimit në sipërfaqen e Marsit.

Gjashtë astronautët, midis të cilëve mund të përzgjidhen dhe të parët që do të shkelin në sipërfaqen e Planetit të Kuq janë tre rusë, Alexey Sitev, Alexandr Smoleevskiy, Sukhrob Kamelov, një francez, Romain Charles, një italian, Diego Urbina dhe një kinez, Wang Yue.
.#HeTr!c.K#.
.#HeTr!c.K#.

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 08.11.11 8:24

Robotët për sy nga Holanda

Tërësisht shkencë 02robot_0211111722_1

Thijs Meenink është shkencëtar nga Universiteti teknologjik i Eindhoven, i cili ka prezantuar robotin e ri për përdorim mjekësor, më konkretisht për operime të syve.

Me robotin e ri të mençur, operacione e syrit tani do të jenë krejt më ndryshe. Siç pohojnë hulumtuesit nga universiteti dhe Meenink, i cili në të e bazon doktoraturën e vet të ardhshme, ky robot do të ndryshojë oftalmologjinë dhe do të zvogëlojë gabimet e mjekëve në njerëz, nëse jo edhe t’i zhdukë tërësisht.

Të paktë janë mjekët të cilët mund të operojnë gjatë sytë, posaçërisht me kalimin e viteve kur më nuk janë aq precizë si në rini. Roboti i ri është tmerrësisht i mençur dhe i shpejtë, posaçërisht në ndërrimin e veglave të përdorura, ndërsa përparësia më e madhe është që ofron eliminimin e tremorëve në duart e mjekëve, që do të thotë se as pas kafesë dopio, sytë e pacientëve nuk do të mund të bëhen si djathë zviceran. Që kjo të mos ndodhë përkujdeset edhe sistemi i posaçëm “master & slave”, i cili gjatë kontrollit përmes dy joystickëve, kujdeset që therjet e pandërprera me “gjilpëra” speciale të godasin gjithmonë në të njëjtën pikë. Roboti është tejet preciz kështu që secilin centimetër që kalon dora e kirurgut i përgjigjet një milimetri në syrin e pacientit.

Edhe pse nuk është në shitje sistemi robotik “master” dhe “slave” tashmë është i përdorshëm, por Meenink mendon ta optimizojë akoma në një të ardhme të afërt.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 08.11.11 11:37

Ndalet plakja tek minjtë në laborator

Tërësisht shkencë 08perteritja_0811111036_1

Shkencëtarët kanë arritur që me “shpëlarjen” e qelizave të vjetra të ndalin shenjat e plakjes, pasi që ato qeliza nuk janë ndarë më. Hulumtimin e kanë kryer në minj.

Shkencëtarët në klinikën amerikane Mayo në SHBA kanë arritur që në minjtë laboratorikë të ndalin plakjen e lëkurës, të heqin rrudhat dhe të parandalojnë humbjen e indit muskulor. Këtë e kanë arritur me “shpëlarjen” e qelizave të vjetra, pasi që ato qeliza nuk janë ndarë më. Shkencëtarët theksojnë se si zbulimi i tyre me siguri do të ketë ndikim në njerëzit e moshuar por theksojnë se si çdo gjë duhet të merret me rezervë, përcjell Bloomberg.

Jan van Deursen, udhëheqësi i hulumtimeve në klinikën Mayo, ka theksuar se si të gjitha hulumtimet i kanë kryer në minjtë e modifikuar gjenetikisht. Të gjithë minjtë janë plakur pesë herë më shumë, ndërsa qelizat “e vjetra” do të vdisnin pasi që e kanë marrë ilaçin.

Për momentin hulumtimi nuk ka pasur ndikim në jetëgjatësi, por shkencëtarët theksojnë se si kanë arritur përtëritjen e lëkurës te njerëzit. Hulumtimi do të vazhdojë edhe më tej.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 08.11.11 11:41

New York: Konkurs për zbulimin e sekreteve të jetëgjatësisë

Tërësisht shkencë 08matufet_0711112049_1

Sekreti i jetëgjatësisë është objekti i studimit të një fondacioni i cili, ka shpallur një konkurs të veçantë për studimin e hartës gjenetike. Objekt i studimit do të jenë 100 njerëz të cilët kanë jetuar më shumë se një shekull.

Shkencëtarët do të studiojnë ADN-në e tyre për të kuptuar arsyet e jetëgjatësisë, raporton VoA.

Xhorxh Eberhart mbushi 107 vjeç muajin e kaluar dhe shkencëtarët do të donin të dinin se si ai dhe njerëz si ai mund të arrijnë këtë jetëgjatësi. Për të studiuar këtë element, shkencëtarët kanë marrë disa mostra të ADNs- së tij. Ai është një prej 100 njerëzve që kanë mbushur 100 vjeç, të cilët janë pjesë e një studimi në Nju Jork, që synon të plotësojë hartën gjenetike, duke deshifruar ADN-në e plotë të një personi.

Shkencëtarët mendojnë se ADN-ja e plotë e një personi të moshur, por të shëndetshëm, mund të japë një gjurmë ku mund të ecet për të arritur në përfundimin se pse ata jetojnë kaq gjatë. Dhe kjo mund të ndihmojë shkencëtarët në shpikjen e ilaçeve që do të ndihmonin pjesën tjetër të njerëzve të jetonin për kohë të gjatë pa sëmundje.

“Ne kemi të gjitha provat e mundshme për të treguar se pse gjenet luajnë një rol shumë të rëndësishëm tek këta individë. Ndikimi i tyre bëhet edhe më i fortë në disa mosha të caktuara dhe ne kemi menduar se për të zbuluar këto gjene mbrojëtse duhet të studiojmë njerëzit e moshuar”, thotë Dr. Tomas Perl, shkencëtar në Universitetin e Bostonit.

Ai ka ndihmuar në gjetjen e disa prej njerëzve që kanë jetuar më se një shekull, për të marrë pjesë në konkursin “Çmimi X” të fondacionit me të njëjtin emër. Fondacioni “Çmimi X”, i mirënjohur për konkurrimet për hapësirën, ofron 10 milion dollarë për shkencëtarët që deshifrojnë kodin e plotë të ADN-së së 100 njerëzve në moshë më të shtyrë se 100 vjeç. Pjesmarrja në këtë konkurrim do të vlerësohet bazuar tek saktësia, plotësia e studimeve, shpejtësia si dhe kostoja e hartimit të kodit të ADN-së.

Një prej studiuesve të hershëm të gjeneve J. Kreg Venter thotë se projekti i studimit me të moshuar që kanë jetuar më shumë se një shekull është hapi i parë për të zbuluar sekretet gjenetike të një jete të gjatë e të shëndetshme.

“Aktualisht nuk egziston teknologjia që të jetë e aftë të fitojë Çmimin X. Dy teknologjitë ekzistuese për të studiuar hartën gjenetike të një njeriu, mund të japin rezultate të ndryshme. Dhe për të plotësuar hartën gjenetike të një njeriu në nivelin diagnostikues, duhet që saktësia të jetë shumë e lartë se sa e tanishmja, të kryhet më shpejt si dhe të ketë kosto më të ulët. Këto janë piksynimet që ne kemi për çmimin X, në përpjekje për të drejtuar studimet në fushën e duhur”.

Shpresa për këtë studim janë njerëzit si 107 vjeçari Xhorxh Eberhard.

Ai është nga Nju Xhersi dhe deri në moshën 94 vjeçare ai ka luajtur dhe ka dhënë mësime tenisi. Nuk dihet nëse gjenet e tij mund të na ndihmojnë, pasi në familjen e tij askush nuk e ka arritur moshën 100 vjeçare dhe ai mendon se vetëm një çift ka arritur deri tek të 90-tat.

Por pse ai ka jetuar kaq gjatë?



“Në rastin tim, unë mendoj se çelësi i jetëgjatësisë ka qenë gruaja ime martesa prej 70 vjetësh me të.” Bashkëshortja e tij përmend si sekret të jetëgjatësisë interesat e tij të shumta si që nga montimi i radiove si fëmijë e deri tek kariera në elektronikë.

Por ai mendon se mënyra e të ushqyerit, sidomos mëngjesi, kanë ndikuar në jetëgjatësinë e tij.

“Unë kam ngrënë gjithmonë 8 kumbulla të thata dhe pak çaj çdo mëngjes, e më pas drithëra të përpunuar. Ndonjë herë gruaja ime më bënte edhe dy vezë të skuqura për mëngjes.”

Por shkencëtarët mendojnë se jetëgjatësia ka të bëj me diçka më tepër se kaq.

Robert Ueis është president i Çmimit X.:

“Gjithë sistemi ynë shëndetësor nuk bazohet tek shëndeti dhe profilaksia, ai është i bazuar tek sëmundjet dhe mënyra se si ne i kurojmë sëmundjet. Ky konkurs përpiqet të kthejë vëmendjen tek modelet që na mësojnë se si të jemi të shëndetshëm dhe si t’a mbajmë shëndetin tonë”.

Fondacioni “Çmimi X” do të mbledhë kodin gjenetik deri më 3 janar të viti 2013, kur grupet e studiuesve do të dorëzojnë përfundimet e tyre me 100 njerëzit e moshës mbi 100 vjeç. Vlerësimet e tij do të jepen një muaj më vonë në 3 shkurt të vitit 2013.

Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 08.11.11 11:47

Vaksina kundër kokainës?

Tërësisht shkencë 08vaksina-kokain_0811111031_1

Në luftën kundër varësisë më së shpeshti përdoren zëvendësuesit – si metadoni – për t’u ndihmuar narkomanëve të ndërpresin varësinë. Mirëpo tek varësia nga kokaina nuk ka një zëvendësues të tillë. Por një grup i hulumtuesve amerikanë tani ka zhvilluar një mjet edhe më të mirë se zëvendësimi: vaksina me të cilën praktikisht i hiqet veprimi “dehës” i kokainës, madje edhe nëse merret përsëri, përcjell Deutsche Welle.

Për momentin janë duke u kryer testimet në Huston, Philadelphia, New York dhe Cincinnati dhe në qendra në mënyrë vullnetare vijnë të varurit që marrin kokainë tashmë gjashtë apo shtatë vjet. Arsyeja edhe tek këta narkomanë është e ngjashme si edhe tek të gjithë të tjerët, shpjegon psikiatri Thomas Kosten nga Kolegji i mjekësisë Baylor në Houston: “Shumica e pacientëve nuk mund të durojnë më presionin e familjeve apo punëdhënësve të tyre të cilët në mënyrë të vazhdueshme ua përsërisin se si kokaina ua shkatërron jetën. Shumë nga ata më në fund edhe vetë e shohin se duhet të “pastrohen”, por deri tani nuk kanë pasur sukses në këtë.”

Vaksina tek pacientët krijon antitrupa kundër kokainës, ndërsa pikërisht kjo ndikon që kokaina të arrijë në gjak, por nuk mund të depërtojë në sistemin nervor të trurit. Gjatë viteve të fundit hulumtuesit kanë vaksinuar rreth 400 persona dhe tek tre nga katër pacientë ky mjet ka efekt.

Megjithatë problemi është që vaksina mund të largojë veprimin e kokainës, por nuk mund të largojë nevojën e të varurit për të qenë “high”. Për këtë arsye javët e para pas vaksinimit, kur i varuri nuk mund të arrijë intoksikimin, janë veçanërisht të vështira. Me kohë edhe varësia fillon të zvogëlohet.

Vaksina vepron vetëm disa muaj - pas kësaj duhet të merret përsëri. Mjekët amerikanë kanë ardhur deri te konkludimi se si kombinimi më i mirë për të varurit nga kokaina është të marrin vaksinën por edhe të pranojnë të shkojnë në psikoterapi, por edhe mësimi, për të përballuar deri në fund nevojën e tyre për të qenë “high”. Nëse e gjitha ka sukses, këta të varur në parim së paku pesë vjet nuk e ndiejnë më nevojën për drogë, bën të ditur Deutsche Welle.

Kjo vaksinë ende nuk e ka marrë lejen për përdorim të përgjithshëm, ndërsa hulumtuesit amerikan me siguri i pret hulumtimi edhe më i gjerë për t’ua provuar sigurinë departamenteve përkatëse.

Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 08.11.11 13:29

Avionet e NASA-s, ne 2075-n do te mbajne edhe pasagjere

Tërësisht shkencë Images
Kjo do të bënte të mundshëm një fluturim nga New York në Londër në më pak se një orë, nga 7 orë që bëhen aktualisht

Aeroplanet mund te udhetojne deri pese here shpejtesine e tingullit, ne gjysmen e dyte te ketij shekulli. Kete plan e ka bërë të ditur Instituti i Inxhinierëve Mekanikë Britanikë, si pjese e inovacionit që do të ndërmarrë aeronautika. Behet fjalë për një ide të quajtur si një farë "Klasi Mbretëror" per qiejt, praktikisht nje sistem mund te shnderroje avionët individualë të përdorur deri tani, në aeroplanë pasagjerësh. Kjo do të bënte të mundshëm një fluturim nga New York në Londër në më pak se një orë (nga 7 orë që bëhen aktualisht); gjithashtu nga New Yorku në Sidnei do të bëhej për 2 orë e gjysmë (nga 21 orë që bëhet aktualisht)
Natyrisht që për këtë projekt që duhet të realizohet brenda 2075 do të duhet të bëhen ndryshime edhe në anën e modelimit, perderisa avionët e shpejtë të deritanishëm, të dizenjuar nga NASA janë të përdorshëm maksimumi për dy persona. Duhet thënë se avioni më i shpejtë i NASA, "X-43A", ngjan më shumë si një silurë, sesa me një avion. (marre nga Daily Mail)


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 21.11.11 9:32, edituar 1 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 08.11.11 13:36

Njihuni me satelitin "Kujdestar te planetit tone"

Tërësisht shkencë Images
Studiuesit presin përmirësime të mëdha prej satelitit të sapolëshuar nga NASA

Ndoshta sot pyetët veten nëse duhet të merrnit apo jo një ombrellë me vete, para se të dilnit prej shtëpisë. Ndoshta ju menduat nëse rrezet ulravjollcë apo cilësia e keqe e ajrit do të shkaktonin apo jo probleme për t’u konsideruar, nëse ju duhej të qëndronit jashtë gjithë pasditen. Për disa njerëz këto pyetje mund të jenë edhe më serioze, si për shembull, do të ketë ndonjë zjarr apo përmbytje në qytet.

Informacioni për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla vjen nga lart. Studiuesit presin përmirësime të mëdha prej satelitit të sapolëshuar nga NASA që do të vëzhgojë tokën. Ai peshon dy tonë, ka përmasat e një autobusi të vogël, dhe quhet sistemi satelitor kombëtar i mjedisit operues në orbitën polare. Ken Schwer është administrator i projektit që realizoi lëshimin në hapësirë të satelitit me qendër në Mariland. “Për studimet e klimës që do të mundësojë, për parashikimet e detajuara të motit dhe për monitorimin e dukurive të rëndësishme, mbi satelitin kombëtar të mjedisit duhet të shkruhej: Kujdestari i planetit tonë.”

NASA thotë se sateliti do të orbitojë rreth tokës 14 herë në ditë dhe do të vëzhgojë pothuajse gjithë sipërfaqen e saj. Sateliti përmban pesë mjete kryesore që do të monitorojnë lagështinë e atmosferës, trysninë e ajrit, nivelet e ozonit dhe të rrezatimit të tokës, si dhe do të përcjellë pamje infra të kuqe të zjarreve, ndryshimeve të terrenit dhe lëvizjeve të pllakave të akullit. Jim Gleason është shkencëtar që punon gjithashtu në qendrën e fluturimeve të hapësirës Goddard të NASA-s në Mariland. Ai thotë se sateliti kombëtar i mjedisit është i pari që ofron vëzhgime të dobishme si për parashikuesit e motit ashtu edhe për studiuesit e klimës. Ai shpjegon se studimi i motit merret me parashikimet e afërta ndërsa ai i klimës konsideron sjelljet e motit në mënyrë afatgjatë. “Është shumë e rëndësishme të kuptohet se çfarë mund të sjellë e ardhmja e mjedisit dhe ajo është e lidhur si me motin e ditës së nesërme ashtu edhe me ndryshimet afatgjata të klimës.” Zoti Gleason është specialist i shtresave të ozonit të tokës.

Ai thotë se të dhënat e reja do të ndihmojnë shkencëtarët të vlerësojnë efektshmërinë e politikave të ndërmarra në vitet ’80 për uljen e niveleve të substancave shkatërruese të ozonit në atmosferë. Shkencëtari Mitch Goldberg, i cili punon për Agjencinë Kombëtare Amerikane të Oqeaneve dhe Atmosferës, thotë se sateliti i fundit i lëshuar nga agjencia e tij la tokën në vitin 2009 dhe pritet të punojë për tre vjet. “Sateliti kombëtar i mjedisit është shumë i rëndësishëm për Agjencinë e Oqeaneve dhe Atmosferës, për NASA-n, për Shtetet e Bashkuara dhe për gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ai përfaqëson një zhvendosje nga operacionet e deritanishme të veçanta të agjencisë tonë dhe satelitët për studime të NASA-s në një platformë të re, e njohur si sistemi satelitor polar i përbashkët. Sateliti do të përcjellë infromacione tejet të rëndësishme dhe të përmirësuara mbi atmosferën, oqeanet dhe terrenin tokësor, që do të mund të përdoren në mënyra të shumëllojshme.” Sateliti kombëtar i mjedisit pritet të punojë për 5 vjet duke mbuluar tërësisht kohën deri në lëshimin e një tjetër sateliti në vitin 2015. Shkencëtarët thonë se sateliti kombëtar i mjedisit do të përmirësojë parashikimin e dukurive ekstreme 5 deri në 7 ditë përpara dhe se ai do të jetë baza e një sistemi global të vëzhgimit.


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 21.11.11 9:31, edituar 1 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 08.11.11 14:39

Zbulohet një yll i ri misterioz

Tërësisht shkencë 08yll_0811111409_1

Astronomët kanë zbuluar një yll të ngjashëm me Diellin, plot 456 vite dritë larg Tokës. Ndryshimi kryesor i këtij trupi qiellor të quajtur “SAO 206462” nga mijëra yje tjerë të zbuluar më parë qëndron në disqet e gazit dhe pluhurit rreth tij.

Duke pohuar se është hera e parë që përballen me një yll të tillë, shkencëtarët theksojnë se brenda disqeve misterioze mund të gjenden planetë të tjerë.

Pjesë e grupit të yjeve Ujk “SAO 206462” është parë muajin e kaluar nga teleskopi “Subaru” në Havai. Disqet në trajtë spiraleje të yllit. mosha e të cilit mendohet të jetë 9 milionë vjeçare, përhapen në një hapësirë 23 miliardë kilometra. Kjo largësi është e barabartë me dyfishin e orbitës së Plutonit të gjendur në sistemin tonë diellor.

Bazuar në të dhënat e përftuara nga teleskopi “Subaru”, në dy zgjatjet spirale të yllit mendohet të jenë të paktën 3 planetë si dhe të tjerë në krijim. “Simulimet e detajuara të kompjuterit tregojnë se forca tërheqëse e një planeti mund të ndryshojë të gjithë gazrat dhe pluhurat rreth yllit, për këtë arsye janë krijuar krahët spiralë. Është hera e parë që shohim veçori të tilla dinamike”, u shpreh Carol Grady nga Qendra Hapësinore Goddard e NASA-s. Grady ka pesë vjet që bën pjesë në ekipet e studimeve shkencore të teleskopit “Subaru”.

Teleskopi i vendosur në një lartësi 4,2 km mbi nivelin e detit në vullkanin Mauna Kea në Havai, drejtohet nga qendra vëzhguese astronomike japoneze.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 08.11.11 14:58

Asteroidi gjigant sonte kalon pranë Tokës

Tërësisht shkencë 08aster_0811111430_1

Një asteroid i gjerë 400 metra do të kalojë pranë Tokës të martën, sonte, më afër se distanca që ndan planetin tonë nga Hëna.
Asteroidi nuk përbën rrezik për Tokën dhe do të jetë i padukshëm për syrin e njeriut.

I njohur me emrin “2005 YU55”, objekti do të kalojë pranë Tokës në një distancë prej 325 mijë kilometrash, në 23:28.
Ky është asteroidi që kalon më afër në 200 vitet e fundit. Ai është edhe objekti më i gjerë lëvizës i hapësirës që Toka ka parë që prej vitit 1976, ndërkohë që një tjetër mund të kalojë në vitin 2028.
“Ky është afrimi më i madh i një asteroid kaq i gjerë që ne kemi parë ndonjëherë”, ka deklaruar eksperti i NASA-s, Lance Benner.
Por ai ka nënvizuar se nuk ka shanse që objekti të përplaset me Tokën, sado pranë që t’i kalojë.

Megjithatë, ngjarja u jep astronomëve një mundësi të rrallë për të studiuar në detaj një asteroid të këtij përmasave.
Në vecanti, dy radio-teleskopë, Goldstone Observatory në SHBA dhe Arecibo Observatory në Puerto Riko, do të gjurmojnë kalimin e tij në mënyrë që të zbulojnë përbërjen dhe formën e objektit.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 08.11.11 15:20

Qeni-robot qe do te udheheqe te verberit

Tërësisht shkencë Images

Zakonisht jemi mësuar që një i verbër të ketë si guidë një qen. Por ja që në pamundësi për t’i besuar këtyre kafshëve, mund të përdoret një robot. Risia vjen nga Japonia, shteti kryesor përsa i takon robotikës që përdoret në jetën e përditshme.

Ndryshe nga qeni-guidë i vërtetë, në këtë rast është padroni që jep të dhënat mbi drejtimin e robotit, i cili i bindet të verbrit, duke e drejtuar si duhet. Roboti nuk leh, por tregon rrugën dhe pengesat me një zë femëror.

Lëvizjen e garanton një sensor, që krijon një imazh në 3D të pengesës, aq sa lejon edhe vlerësimin e lartësisë për shembull të shkallëve. Për t’u veçuaar është ngadalësia e lëvizjes në krahasim me atë të një qeni, megjithatë në këtë rast ka një avantazh të sigurtë: nuk rrezikohet rrëzimi.

Firma prodhuese NSK kishte bërë debutimin që në vitin 2005 me një version të parë të qenit-robot. Atëherë, prototipi ishte në gjendje të udhëhiqte të zotin e verbër, por nuk ishte në gjendje të kapërcente pengesat. Me këtë version të ri, roboti arrin të ngjisë shkallët, ndonëse lëvizjet janë tepër të ngadaltë.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 08.11.11 15:33

Roboti kirurg qe heq deri edhe lekuren e rrushit

Tërësisht shkencë Images
I pagezuar si "Da Vinci", ai eshte krijuar nga “Intuitive Surgical” ne Kaliforni

Kushdo që ka dituri mjekësore e di se kirurgjia kërkon një dorë të kujdesshme dhe të saktë, por ekzistojnë operacione aq të përpiktë dhe të ndërlikuar, sa që mund të vendosin në krizë edhe më të kujdesshmin e mjekëve. Për këtë arsye studiohen robotët për kirurgjinë, si "Da Vinci" i krijuar nga “Intuitive Surgical” në Kaliforni. Në këtë foto shikojmë robotin e drejtuar nga një urolog i Southmead Hospital, teksa i heq lëkurën një kokrre rrushi. Duke përdorur një ekran të veçantë dhe operacione të telekontrolluara, mjeku është në gjendje të shohë si përfaqësimin virtual, ashtu edhe imazhin real të asaj që instrumentet realizojnë. Roboti i përdor të katërt krahët, ndërkohë që mund të thuhet sesi ky tip, janë në përdorim rreth 1800 copë në 1450 spitale të të gjithë botës.


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 21.11.11 9:30, edituar 1 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 09.11.11 15:13

Kështu ndriçon Dielli

Tërësisht shkencë 09dielli_0911111142_1

Javën e kaluar NASA ka xhiruar dy aktivitete të ndryshme solare – i pari hedhja e masës koronale dhe pastaj menjëherë flakën solare të kalsë X.

NASA sqaron se flaka diellore në të vërtetë është shpërthim gjigant që radhon rafal drei dhe energjie.

Flaka solare X është flaka më e fuqishme. Ajo ka shkaktuar pengesa në radio pajisjet edhe 45 minuta pas shpërthimit.


Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 10.11.11 11:08

Honda prezantoi Asimon e ri

Tërësisht shkencë F.1109170318924_m

Honda prezantoi robotin Asimo në një version më të përsosur, duke e detyruar makinën me formë fëmije të vrapojë para e prapa dhe të shërbejë pije në përpjekje për të dëshmuar se humanoidi tash është më i mençur dhe më i shkathtë se më përpara.

Gjatë një demonstrimi të mbajtur në kërkimore të Hondas në Tokyo, Asimo performoi një mori të detyrave njerëzore, për të demonstruar zhvillimin teknologjik që prej lansimit të këtij roboti më 2005.

Asimo i ri ka përmirësuar duart, mund të lëviz gishtat e dorës, mund të hapë shishen dhe ta mbushë gotën me lëng.

Asimo po ashtu mund të vrapojë më shpejtë, duke tejkaluar rekordin e tij të mëparshëm.

Duke demonstruar shkallën e re të inteligjencës, roboti dëshmoi po ashtu se ishte në gjendje të dalloj zërat e tre njerëzve të cilët flisnin njëkohësisht, duke përdorë njohjen e fytyrës dhe analizat e zërit.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 10.11.11 15:49

Ripërtëritja e qelizave burimore

Tërësisht shkencë 10riperteritja-qeliza_1011110947_1

Shkencëtarët thonë se kanë transformuar qelizat e njerëzve mbi moshën 90-vjeçare në qeliza burimore të ripërtërira, që nuk kanë pasur dallim nga ato që janë gjetur në embrione.

Arritja teknike është publikuar në periodikun “Genes & Development” dhe hap një rrugë të re drejt mjekësisë rigjeneruese, veçanërisht për të moshuarit, thanë hulumtuesit.

“Kjo është një paradigmë e re për ripërtëritjen e qelizave”, tha Jean-Marc Lemaitre, një hulumtues në Institute of Functional Genomics dhe Universitetin e Montpellier dhe arkitekti kryesor i studimit.

“Mosha e qelizave definitivisht nuk është barrierë për riprogramimin”, tha ai.


Premtimi joshës

Njohuria që qelizat embrionale burimore njerëzore (QEB) potencialisht mund të bëhen cilido lloj i qelizës në trup për një kohë të gjatë ka vazhduar të mbajë premtimin joshës që organet ose indet e sëmura të riparohen ose të zëvendësohen me qeliza të shëndetshme, të rritura në laborator.

Por kërcimi nga teoria në praktikë është provuar të jetë i vështirë dhe i tensionuar me shqetësime etike dhe morale për shkak se një procedurë e tillë kërkon shkatërrimin e embrionit njerëzor.

Zbulimi në vitin 2007, që është e mundshme të binden qelizat e caktuara të rritura të kthehen në gjendjen e tyre të pamatura, të para-specializuara ka nxitur përpjekje të reja për të gjeneruar një lloj të ri muskuli, zemrën apo qelizat trunore, këtë herë nga materiali lëndë e parë e siguruar nga pacienti.

Sidoqoftë, eksperimentet e deritanishme kanë treguar që receta e zakonshme kimike për gjenerimin e këtyre të ashtuquajturave qeliza të induktuara burimore pluripotente (QIBP) vepron më pak mirë apo aspak mirë tek personat e moshuar, apo shumë të moshuar – pikërisht grupi që ka më së shumti për të fituar nga terapia rigjeneruese.


Qelizat që plaken, resetohen

Barriera ka qenë plakja qelizore: një proces natyral i lidhur me plakjen që mund të nxisë vdekjen e qelizave kur mekanizmat e caktuara brenda qelizës bëhen shumë të degraduara për të funksionuar si duhen.

Lemaitre dhe kolegët kanë vendosur të ndryshojnë procesin fillestar standard gjenetik të përdorur për të gjeneruar qelizat burimore të të rriturve, duke shtuar dy përbërës të rinj – të njohur si faktorët e transkriptimit – të quajtur NANOG dhe LIN28.

Eksperimentet me subjektet njerëzore të moshës prej 74 deri 101 kanë dëshmuar që kokteji i ri ka funksionuar.

Disa markerë kritikë të plakjes në qeliza janë resetuar, duke përfshirë masën e telomereve, kapakët e imët mbrojtës të gjetur në mbaresat e kromozomeve që vjetrohen me moshë, kanë raportuar hulumtuesit.


Jetëgjatësia avancohet

Telomeret dhe telomeraset, enzima që i kontrollon ato, janë agjentët kyç në jetëgjatësi.

Secilën herë që një qelizë ndahet, telomeret vjetërsohen. Puna e enzimës është që t’i rindërtojë pjesërisht. Më pas kur telomeret vjetërsohen përtej riparimit, qeliza vdes.

Profilet e pasqyrimit të gjeneve, nivelet e stresit oksidativ, dhe metabolizmi i mitokondrive të qelizave që gjenerojnë energjinë ishin të gjitha njëlloj të ripërtërira sipas studimit.

“Markerët e plakjes në qelizë ishin fshirë”, tha Lemaitre. “Qelizat burimore të induktuara që i kemi fituar mund të prodhojnë qeliza funksionale të të gjitha llojeve me kapacitet për të shtuar dhe rritur jetëgjatësinë.”


Terapitë për të moshuarit

Duke ndryshuar fiziologjinë e moshës së ndryshuar të qelizave, shtoi ai, teknika e re riprogramuese “mund të përbëjë një strategji optimale për zhvillimin e terapive të bazuara në qeliza për pacientët e moshuar”.

Një zbrazëti e madhe mbetet në mes këtij studimit që ka për qëllim të vërtetojë që ka potencial për t’u përdorur dhe aplikimeve terapeutike, thanë hulumtuesit.

Dhe eksperimentet e fundit me minj sugjerojnë që gjenerimi i qelizave të vjetra burimore mund të përballet me barriera të papritura.

Llojet e caktuara të qelizave burimore të induktuara mund të refuzohen nga sistemi i imunitetit edhe kur ato rrjedhin nga organizmi i njëjtë, kanë treguar eksperimentet.

Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 14.11.11 13:41

NASA deri në fund të muajit dërgon në Mars roverin më të madh ndonjëherë

Tërësisht shkencë F.1112185501957_210
Në NASA janë duke kryer përgatitjet e fundit për dërgimin e sondës më të madhe në sipërfaqen e ndonjë planeti në sistemin diellorë. Deri në fund të muajit aktual, roveri me madhësi sa një automobil i emërtuar Curiosity, do ti thotë lamtumirë Tokës dhe do të nis fluturimin drejt Marsit.

Roverin në orbitë do ta dërgoj raketa Atlas V, e cila qysh tani ndodhet e vendosur në Cape Canaveral. Curiosity është veturë/sondë për shumë qëllime, që peshon hiq më pak se një ton, e në trupin e vet ka të instaluar një varg të tërë të kamerave dhe instrumenteve që përmes rrezeve laseri do të skanojnë terrenin e planetit të Kuq, shkruan Mashable.

Curiosity ka edhe “dorën” e posaçme prej dy metrave, me ndihmën e së cilës do të studioj objektet në afërsi. Shikuar në përgjithësi, Curiosity në vete mban 10 instrument matës shkencorë, e me ndihmën e tyre do të mund të analizoj përbërjen e gurëve dhe tokës së Marsit, të grumbulloj informatat rreth kushteve atmosferike dhe rrezatimit.


Tërësisht shkencë Roveri%20shkon%20ne%20mars%20tlgrf%202

Nëse fluturimi shkon sipas planit, gushtin e ardhshëm do të jemi dëshmitarë të uljes së tij në Mars, që me siguri do të jetë eveniment i nivelit botërorë, i cili NASA-n do të mund ta kthente sadopak në jetë pas anulimit të misioneve të space shuttlit.
Qëllimi Curiosityt është krateri Gale, për të cilin në NASA pohojnë se ka potencial për mundësi të jetesës. Natyrisht, Curiosity do të duhej të siguronte edhe të dhëna të reja rreth asaj se nëse në Mars ndonjëherë ka ekzistuar ndonjë formë e jetës.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 15.11.11 14:17

Pamje magjepsëse të Tokës nga hapësira

Tërësisht shkencë 14toka_1411111407_1

Astronautët e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, i cili lëviz në orbitën 350 km larg sipërfaqes së Tokës, arritën të pasqyrojnë fotografitë më të qarta të Tokës, të bëra deri tani, transmeton “Start” njoftimet e medieve.

Fotografitë e publikuara nga Zyra Hapësinore Amerikane, NASA , janë bërë me ndihmën e kamerave të veçanta të pajisura me një teknologji të ulët drite nga ana e astronautëve gjatë udhëtimit të bërë në mes muajve gusht dhe tetor.

Fotografitë janë shndërruar në një videoklip nga ana e laboratorit të analizave dhe pamjes shkencore të NASA-s, në kuadrin e ekperimenteve vëzhguese të Tokës.

Në fotot e publikuara të magjepsin dritat shumëngjyrëshe të qyteteve, retë, shkreptimat e vetëtimave dhe aurorat mahnitëse me ngjyrë jeshile dhe bojë qielli. Po ashtu, dallohen qartë sipërfaqet e pamatura të oqeaneve dhe shkretëtirave.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  xhemalekovaci 15.11.11 23:23

.


Edituar për herë të fundit nga xhemalekovaci në 30.11.11 9:39, edituar 1 herë gjithsej
xhemalekovaci
xhemalekovaci

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 16.11.11 13:04

Laboratoret sekrete te Google punojne per risite e te ardhmes

Tërësisht shkencë Images
Ndër projektet janë që frigoriferi ynë të jetë i lidhur me internetin dhe të urdhërojë automatikisht pazarin për atë që mungon, apo që roboti të dërgohet në zyrë, duke e komanduar nga shtëpia

Quhen Google X dhe mesa duket ekzistojnë vërtet. Bëhet fjalë për laboratorët sekretë, ku kolosi i “Mountain View” studion dhe punon mbi ato që mund të jenë teknologjitë e së ardhmes. Tashmë nuk ka dyshime, pasi ekzistencën e tyre e ka konfirmuar edhe “New York Times”, sipas të cilës në një zonë të panjohur, ndoshta në një gji, robotët "shëtisin" të lirë dhe të fshehur kundrejt syve të njerëzve. Madje thuhet se atje e ardhmja është e shkruar që tani.

Duket se bëhet fjalë për një vend, ku gjithçka që sot duket fantastikoshkencore, ekziston dhe pret vetëm të gjejë hapërsirë në realitetin e së ardhmes. Një vend, ku frigoriferi ynë është i lidhur me internetin dhe urdhëron automatikisht të bëjë pazar për atë që mungon. Apo ku pjata jonë mund të postojë në rrjetin shoqëror, atë që po hamë. Ose një robot që shkon në zyrë në vend të vartësit, i cili e telekomandon nga shtëpia. Kjo dhe shumë të tjera janë mëse të imagjinuara në Google X, vendi ku veç Mountain View, kanë epiqendrën robotika dhe inteligjenca artificiale.

Inxhinierë pranë “Google X” kanë treguar se projekti po dërgohet përpara në dy zyra, një për logjistikën në brendësi të kampusit të Mountain View dhe një për robotikën, i shtrirë në një zonë ‘top secret’. Disa nga këto ide janë ende në fazën embrionale, larg të bërit realitet, por sipas burimeve, të paktën një prej këtyre projekteve do të hidhet në treg brenda fundit të vitit. E nuk ka asgjë për t’u habitur, përderisa ishte pikërisht Google që vitin e kaluar kreu testimet e para mbi makinat pa shofer.

Ndërkohë, një zëdhënës i “Google”, Jill Hazelbaker ka dashur të komentojë lajmin e laboratorit, por ka shtuar se investimi në projekte spekulativë është një pjesë e rëndësishme e ADN-së së Google: “Ndonëse mundësitë janë tepër entuziaste, duhet pasur parasysh se shumat në lojë janë fare të vogla në krahasim me investimet që bëjmë në biznesin tonë”. Kështu, ëndrrat tuaja, shumë shpejt mund të bëhen realitet, falë Google....Nga ana tjetër, duke filluar nga nesër do të hedhë në funksionim “Google Music”, ku do të ofrohet mundësi për “download”-im si dhe për shpërndarjen e muzikës online, kundrejt pagesës.


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 21.11.11 14:02, edituar 2 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  xhemalekovaci 17.11.11 11:04

.


Edituar për herë të fundit nga xhemalekovaci në 30.11.11 9:22, edituar 1 herë gjithsej
xhemalekovaci
xhemalekovaci

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 17.11.11 11:56

Zemër artificiale që kontrollohet nëpërmjet internetit

Tërësisht shkencë Zemerinternetttt

Një zemër artificiale e një gjenerate të re, e kontrolluar nga interneti (e cila lejon të monitorohet në kohë reale dhe në distancë gjendjen shëndetësore të pacientit) tashmë është realitet.

Kjo nuk përbën më ndonjë çudi, pasi kjo është realizuar për herë të parë në Itali, nga një ekip i kryesuar nga mjeku Etore Vitali në klinikën “Humanitas di Rozzano”.

Pacienti, një 65 vjeçar, kaloi me sukses vendosjen e zemrës artificiale, tashmë është mjaftë mirë, duke u kthyer në shtëpi në gjendje normale.

Deri tani, zemra artificiale është vendosur me mjaftë sukses në 18 pacientë në të gjithë botën.


/albeu.com/


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 21.11.11 9:28, edituar 1 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 18.11.11 14:18

Japoni, kulla 634 metër që i reziston tërmeteve më të fuqishme

Tërësisht shkencë 17-kulla_1711112154_1

Tokio - Kulla “Sky Tower” në Tokio është kulla e dytë në botë për nga lartësia pas asaj të “Burj Khalifa” (829.84 metra) në Dubai. Ajo është 634 e gjatë dhe ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si ndërtesa e dytë në botë për nga lartësia. Por për ta bërë edhe më të guximshme, kjo kullë është ndërtuar që t’i bëjë ballë edhe tërmeteve deri më 8 ballë të shkallës rihter, tërmete që në Japoni janë të shpeshtë. Ajo i reziston cdo lloj tërmeti, madje ai i marsit të kaluar që preku vendin nuk e dëmtoi aspak. “Pema e qiellit”, kështu është quajtur kjo ndërtesë do të strehojë televizionet kryesore të vendit, restorante etj. Përfundon më 22 maj të 2012-ës dhe ka kushtuar 350 milionë dollarë.

(er.cu/BalkanWeb)


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 21.11.11 9:26, edituar 1 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 18.11.11 14:43

DIELLI

Pasi që kjo temë është e hapur që të postohet në përgjithësi për shkencë, pash të udhës që të postoj edhe një material shkencor rreth tij.

Dielli është një yll në sistemin tonë diellor. Planeti Tokë dhe të gjitha planetët e tjerë, asteroidët, meteoroidët, kometat, objektet trans-Neptunianë, dhe, natyrisht, pluhurat, rrotullohen në orbitë rreth Diellit. Dielli është një yll në vargun kryesor me klasë spektrale kryesore është një yll, me një klasë spektrale G2, që do të thotë se ai është disi më i madh dhe më i nxehtë se një yll mesatar por më i vogël se një yll i kuq gjigand. Yjet G2 kanë një jetë prej rreth 10 miliard vjet, dhe dielli ndoshta është rreth 5 milion vjeçar.

Në qendrën e Diellit, ku dendësia e saj është 1,5 kg × 10 "5" m "-3", reaksionet termobërthamore (bashkim bërthamor) kthejnë hidrogjenin në helium. 3,9 × 10 "45" atome kthehen në çdo sekondë. Ky reaksion çliron e cila del nga sipërfaqja e Diellit edhe në formën e dritës.

E gjithë lënda në Diell gjendet në formën e plazmës, për arsye të temperaturës së lartë. Përderisa Dielli nuk është i ngurtë ai rrotullohet më shpejt në ekuator dhe gjithmonë e më ngadalë duke i'u afruar poleve. Fërkimet midis shtresave shkaktojnë ndryshime të fushave magnetike, të cilat nxisin formimin e njollave dhe shpërthimeve diellore.

Korona ka 10 "11" atome/m3, fotosfera ka 10 "23" atome/m3.

Për disa kohë ai ishte i mendimit se numri i prodhuar nga neutrinos bërthamore reagim në dielli ishte vetëm një e treta e numrit të parashikuara nga teoria, një rezultat që u quajt diellor neutrino problem. Kur ajo ishte kohët e fundit ka gjetur se neutrinos kishte masiv, dhe për këtë arsye mund të transformuar në vështirë-të-zbuluar varieteteve të neutrinos ndërsa gjatë rrugës nga dielli të Tokës, matjen dhe teoria u pajtuar.


Tërësisht shkencë Dielli
Në këtë pamje të Diellit (me filtër Hidrogjeni) vërehen protuberancat, fakulat dhe granulat si dhe korona e Diellit. Marrë nga SOHO.

Dielli është ylli në qendër të sistemit diellor, rreth të cilit rrotullohet Toka dhe planetët e tjerë. Dielli përbëhet kryesisht nga hidrogjeni i cili është burimi kryesor i energjisë së tij. Ai është formuar rreth 4.6 miliard më parë nga ngjeshja e mjegullnajës diellore. Nga rrezatimet radioaktive të asteroidëve shihen gjurmë të shpërthimit të një supernove me materialin e së cilës rreth 4.6 miliard vjet më parë u formua mjegullnaja diellore. Dielli do të “djegë” hidrogjen edhe për 5 miliardë vjet të tjerë. Proçesi që ndodh në brendësi të Diellit prodhon energji bërthamore, e njëjtë kjo me energjinë e çliruar nga bomba me hidrogjen. Ai rrotullohet rreth vetes një herë në 26 ditë në ekuator një herë në 36 ditë në pole. Shihet që ai nuk rrotullohet si një trup i ngurtë, prej kësaj ai ka një shtypje në pole të rendit 1/10 "5".

Çdo sekondë Dielli konsumon mbi 4 milion ton (4 miliard kg) masë për të prodhuar energjinë e tij. Toka merr gjysmën e një të miliardës pjesë të energjisë që çliron Dielli. Në qendër, në vendin ku ndodhin reaksionet bërthamore, temperatura arrin rreth 15 milion °C. Dielli është një yll që ndodhet në vargun kryesor. Ai është një yll i verdhë. Klasifikimi spektral i tij është G2.


Sipërfaqja e Diellit njihet me emrin fotosferë, menjëherë pas saj vjen kromosfera dhe mbi të korona (figura 2) të cilat përbëjnë shtresën e jashtme të atmosferës së Diellit. Kromosfera është më e nxehtë se fotosfera por më e ftohtë se korona. Kromosfera ka densitet më të vogël se fotosfera. Ajo shtrihet ~2000-3000 km mbi sipërfaqen e Diellit. Në lartësinë 2000 km temperatura e saj është 4500 K kurse në lartësinë 3000 km në zonën ku bashkohet me koronën, ajo ka një temperaturë 105 K.

Tërësisht shkencë Hely
Në këtë eklips të Diellit duket atmosfera e tij (korona).

Fotosfera duket e kokrrizuar (figura 5.1). Kokrrizat (granulat) ndryshojnë formë në pak minuta. Secila nga këto "kokrriza" ka një diametër rreth një mijë km. Nga Toka këto dallohen gjithmonë e më qartë kur shikohet në drejtim të qendrës së diskut të Diellit, kurse në skaje, shikimi i tyre vështirësohet, meqë gjerësia e atmosferës rritet dhe vështirëson shikimin e granulave në drejtim të skajeve të diskut.

Një fenomen interesant në fotosferë dhe i lehtë për t’u studiuar është formimi i globulave (njollave diellore) në sipërfaqen e Diellit. Këto janë zona me përmasa mbi 8 herë më të mëdha se diametri i Tokës të cilat kanë temperatura pak më të ulëta se sipërfaqja e Diellit rreth 5700 K. Prej kësaj ato duken si njolla të errëta po të krahasohen me fotosferën. Megjithëse nuk janë kuptuar plotësisht, globulat kanë lidhje me fushat e forta magnetike të Diellit. Njollat e ndritshme që normalisht shoqërohen me globulat quhen dhe fakela (faculae). Aktiviteti i Diellit rritet dhe ulet me periodë rreth 11.4 vjet. Afër maksimumit numri i globulave dhe i fakelave shtohet. Shumica e shpërthimevemë të mëdha siç janë fakelat (zonat e ndritshme) shoqërohen me globula. Një fakelë është një shpërthim i fuqishëm dhe i menjëhershëm energjie. Ajo nxjerr masa të mëdha lënde nga Dielli bashkë me grimca me shpejtësi shumë të madhe të cilat kur arrijnë Tokën formojnë agimet polare.


Protuberancat janë masa të mëdha hidrogjeni të nxehtë të cilat marrin forma të ndryshme. Një protuberancë e madhe mund të ketë një gjatësi të paktën 6x10 "4" km. Këto ndryshojë formë edhe për disa minuta. Ato mund të jenë aktive ose të qeta: aktivet lëvizin me shpejtësi të mëdha kurse të qetat mund të qëndrojnë edhe disa javë.

Rëndësi të veçantë ka e ashtuquajtura erë diellore, e përbërë nga grimca të ngarkuara që dalin nga Dielli vazhdimisht në të gjitha drejtimet. Kur ajo kalon Tokën ka një shpejtësi rreth 600 km/s. Era diellore ndikon magnetosferën e Tokës (zonën brenda së cilës fusha magnetike e Tokës është dominante). Grimcat gjithashtu hyjnë në zonat rrezatuese të quajtura Brezat e Van Allenit. Përveç dritës dhe nxehtësisë Dielli është gjithashtu burim valësh radio, rrezatimit ultra-violet dhe rrezeve-x; ai emeton valë gjatë gjithë spektrit elektromagnetik.

Shkencëtarët studiojnë Diellin sepse ai është një yll normal dhe duke studiuar atë shkencëtarët mësojnë shumë rreth yjeve të tjerë në Univers.


Kujdes: Shikimi i drejtpërdrejtë i Diellit dëmton rëndë retinën e syrit.

Me anën e vëzhgimit të Diellit ne mund të vërejmë fenomene të tilla si:

- Njollat diellore

- Sipërfaqen e Diellit, e cila duket e si e kokrrizuar

- Njollat e ndritshme në sipërfaqen e Diellit, të cilat formohen në vendet ku ndodheshin më parë njollat diellore.

- Shpërthimet diellore.

- Nxjerrjet e lëndës nga korona e diellit.


Karakteristikat fizike

Kategoria spektrale: G2V

Sipërfaqja: 6.09 × 10 "12" km2

Diametri ekuatorial: 1,385,645 km

Volumi: 1.412 × 10 "27" m3

Masa: 1.9891 × 10 "30" kg ose 332,946 herë atë të Tokës
Densiteti mesatar: 1408 kg/m3
Densiteti i krahasuar me Tokën: 0.26
Densiteti i krahasuar me ujin: 1.409
Graviteti në sipërfaqe në krahasim me Tokën: 27.94

Trashësia e fotosferës: ~400 km
Temperatura në sipërfaqe: 5778 K
Temperatura e Koronës: 5 × 10 "6" K

Temperatura e bërthamës: 14 million K

Temperatura mbi fotosferë: 4400 K

Temperatura nën fotosferë: 6600 K

Trashësia e kromosferës: ~2500 km

Temperatura mbi kromosferë: ~30,000 K

Temperatura në qendër: 1.571 x 10 "7" K
Ndriçimi: 3.827 × 10 "26" J s-1

Ndriçimi i dukshëm: -26.74 m

Madhësia e dukshme absolute: 4.8 m

Presioni në qendër: 2.477 x 10 "11" bar

Densiteti në qendër: 1.622 x 10 "5" kg/m3

Presioni i gazit në sipërfaqe: 0.868 mb

Perioda e aktivitetit: 11.4 vjet

Rrezatimi në sipëraqe (10 "6" J/m2s): 63.29

Shpejtësia minimale e shkëputjes (km/s): 617.7

Transformimi i lëndës (10 "6" kg/s): 4300

Prodhimi mesatar i energjisë(10-3 J/kg): 0.1937


Karakteristikat orbitale

Largësia mesatare nga Toka: 149,600,000 km

Mosha: 4.5 miliard vjet

Perioda e rotullimit rreth vetes: 27 ditë

Perioda e rrotullimit:

Në ekuator: 27 ditë 6 orë 36 min
Në 30° gjerësi: 28 ditë 4 orë 48 min
Në 60° gjerësi: 30 ditë 19 orë 12 min
Në 75° gjerësi: 31 ditë 19 orë 12 min

Galaktika ku bën pjesë: Rruga e Qumshtit

Distanca nga qendra e galaktikës: 24,000 vite-dritë

Perioda e orbitës rreth galaktikës: 2.2 × 10 "8" vjet

Elipticiteti: 0.00005


Përbërja e fotosferës

Hidrogjen: 73.46 %
Helium: 24.85 %
Oksigjen: 0.77 %
Karbon: 0.29 %
Hekur: 0.16 %
Neon: 0.12 %
Azot: 0.09 %
Silikon: 0.07 %
Magnezium: 0.05 %
Squfur: 0.04 %


Edituar për herë të fundit nga Gon! në 21.11.11 9:25, edituar 1 herë gjithsej
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 18.11.11 15:28

Bunkeri që do të prodhojë energji

Tërësisht shkencë 18bunk_1811111430_1

Një bunker i ndërtuar në Gjermani në kohën e nazizmit për të mbrojtur popullatën nga bombardimet e aleatëve, do të shndërrohet në një prej paneleve më të mëdha të energjisë botërore në botë.

I quajtur “Flakturne”, bunkeri ndodhur në lagjen Vilhemsburg të Hamburgut, ka mure pesë metra të trashë dhe siguronte nga bombat 30 mijë banorë, në të njëjtën kohë që mund të qëllonte ndaj avionëve që i afroheshin, nëpërmjet armëve gjigante që ishin vendosur mbi të.

Një projekt i bashkisë së qytetit do ta përshtasë atë për kushtet e shekullit XXI. E gjithë struktura do të vishet me panele diellore të sofistikuara për të përthithur sa më shumë energji, mjaftueshëm për të furnizuar me elektricitet 1 mijë shtëpi dhe ngrohje 3 mijë të tjera.

Bunkeri nëntëkatësh, që tashmë do të ripagëzohet me emrin “Energiebunker”, do të jetë tërësisht funksional duke nisur nga viti 2013.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Gon! 18.11.11 15:32

Shafrani mbron qelizat e trurit nga dëmtimet e përhershme

Tërësisht shkencë 18shafr_1811111300_1

Përbërësi kryesor në mëlmesën indiane të shafranit, potencialisht do të mund të mbronte qelizat e trurit nga sëmundjet që përfshijnë inflamacionet e qelizave nervore, si skleroza multiple.

Inflamacioni në thelb është përpjekje mbrojtëse e organizmit për t’i larguar stimujt e dëmshëm, siç janë patogjenët, qelizat e dëmshme ose irrituesit dhe që të fillojë procesi i shërimit.

Sklerozën multiple e karakterizon inflamacioni i trurit (neuroneve), të cilat kanë humbur izolimin e vet mbrojtës, e njohur si mielinë.

Simptomat sillen nga të lehta e deri tek të rëndat dhe përfshijnë pengesat vizuale, ngërçet e muskujve, humbjen e ndjesive, problemet me të folur, marramendjen, depresionin, etj.

“Kemi zbuluar që komponimi në shafran, i njohur si krokinë, ka efekt mbrojtës në kulturat qelizore të trurit dhe modelet tjera të sklerozës multiple”, deklaroi udhëheqësi i hulumtimit, Chris Power, nga Universiteti Alberta.

“Ky hulumtim thekson rolin potencial të krokinës në trajtimet te sëmundjet që përfshijnë inflamacionet kronike të qelizave nervore dhe kjo është diçka që nuk është njohur deri tani”, ka konkluduar Power.

Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tërësisht shkencë Empty Re: Tërësisht shkencë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi