EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tetë përgjigjet që nuk i gjen njeriu

2 posters

Shko poshtë

Tetë përgjigjet që nuk i gjen njeriu Empty Tetë përgjigjet që nuk i gjen njeriu

Mesazh  Berti69 11.12.15 21:47

Tetë përgjigjet që nuk i gjen njeriu Tet-euml-p-euml-rgjigjet-q-euml-nuk-i-gjen-njeriu_hd

Një grup misteresh e bëjnë jetën tonë jo plotësisht të qartë, ndërsa disa pyetje nuk kanë mundur të marrin përgjigje pavarësisht se sa mijëvjeçarë, shekuj e dekada kanë kaluar.

Filozofia mund të eksplorojë më tej problemet që shkenca nuk mundet. Filozofët prej shekujsh kanë spekuluar mbi disa probleme njerëzore duke na bërë të pyesim veten se si ka mundësi që nuk e kemi zgjidhur ende një dilemë apo një mister.

Ja cilat janë pyetjet që edhe sot nuk kanë marrë një përgjigje nga njeriu.


1. Përse ekziston diçka në vend të asgjëje?


Prania jonë në univers është diçka shumë e çuditshme për t’u thënë me fjalë. Përditshmëria na bën ta marrim ekzistencën tonë për të mirëqenë, por me raste ne hyjmë në një gjendje të vetëdijes dhe pyesim “Përse janë këto gjëra në univers dhe përse qeveriset pikërisht nga këto ligje? Përse ekzistojmë ne të gjithë?”

Asnjë fakt fizik nuk mund të shpjegojë përse kemi këto ligje në vend të ligjeve të tjera. Duke vëzhguar universin, filozofët shpesh pyesin përse ndodh kjo gjë në vend të diçkaje tjetër dhe përse ne të gjithë ekzistojmë në vend të asgjësë që na rrethon.


2. A është universi ynë i vërtetë?


Kjo është një pyetje klasike. Nga ta dimë se ato që na rrethojnë janë të vërteta dhe se ne nuk jemi përfshirë në iluzionin e sjellë te ne nga një forcë e padukshme. Pyetja i ka çuar studiuesit në analizimin e trurit dhe kërkimin e pjesëve që mund të stimulojnë.

Një tjetër pyetje më e thellë është nëse universi i stimuluar është i përfshirë gjithashtu në një stimulim, një lloj superkompjuteri. Mbi të gjitha ne mund të mos jemi ata që mendojmë. Pyetje të tilla e bëjnë njeriun të duket shumë injorant përpara kaq shumë të panjohurave.


3. A kemi vullnet të lirë?


E ashtuquajtura “dilema e vendimit” është ajo që na bën të mendojmë se veprimet tona janë të kontrolluara nga një zinxhir shkakor i ngjarjeve, apo nëse jemi ne ata që i marrim vetë këto vendime.

Filozofët kanë debatuar prej kohësh për këtë çështje dhe kanë argumentuar se vendimmarrja ndikohet nga shumë rastësi, ndaj për këtë arsye, ne nuk kemi vullnet të lirë. Por nga ana tjetër, mendohet se janë veprimet tona të rastësishme ato që sjellin rrethanat e përditshmërisë. Kërkimet në neuroshkencë kanë treguar se truri merr vendime edhe përpara se ne të jemi të ndërgjegjshëm për këto veprime.


4. A ekziston Zoti?


E thënë thjesht, ne nuk mund ta dimë nëse Zoti ekziston apo jo. Si ateistët dhe besimtarët e kanë gabim kur shpallin njërën apo tjetrën ide. Por agnostikët kanë të drejtë. Njeriu nuk di shumë rreth mënyrës se si funksionon bota dhe ai vetë. Për këtë arsye, shumë njerëz i kthehen neutralizmit – mendimit se universi funksionon sipas një procesi autonom – por që nuk përjashton ekzistencën e një projektuesi të madh që e ka vënë të gjithën këtë në lëvizje.


5. A ka jetë pas vdekjes?


Ne nuk kemi informacione që të mbështesin teorinë e jetës pas vdekjes si për ta provuar dhe as për ta hedhur atë poshtë. Materialistët supozojnë se nuk ka jetë pas vdekjes, një supozim që nuk mund të provohet. Po të shqyrtojmë botën përmes objektivit klasik njutonian/ajnshtajnian, ose përmes mekanikës kuantike, shohim se nuk ka arsye për të besuar se kemi vetëm një shans në jetë.

Besimi i metafizikës te ciklet e universit i bën njerëzit të mendojnë se një person është përherë gjallë në një pjesë të universit.


6. Mund të përjetojmë diçka me objektivizëm?


Ka një ndryshim midis kuptimit të botës objektivisht dhe përjetimit të gjërave nga pikëpamja objektive. Ky është një problem filozofik që e bën njeriun të gjendet përherë përballë pyetjes nëse njeriu përbëhet nga një grup procesesh që ia bëjnë atij të pamundur të diferencojë se çfarë është apo jo objektive.

Me anë të nënndërgjegjes, ne gjithmonë e përjetojmë botën si unike, por ne nuk e dimë se si është ajo në të vërtetë, pa perceptimin subjektiv që karakterizon njerëzit.


7. Cili është sistemi më i mirë moral?


Në thelb, ne nuk mund ta kuptojmë kurrë dallimin midis së drejtës dhe së gabuarës. Në pjesë të caktuara të historisë, njerëzit kanë pretenduar se kanë zbuluar mënyrën më të mirë për të matur veprimet njerëzore dhe për të vendosur një kod të së drejtës.

Por kjo nuk ka qenë kurrë e thjeshtë. Jeta është e komplikuar dhe askush nuk mund të vendosë se ç’është e drejta dhe e gabuara. Për shkak se interesat i bëjnë njerëzit të shpjegojnë sjelljen e tyre sipas çastit dhe duke parë të mirën e përveçme, krahasuar me atë të përgjithshme, nuk mund të thuhet se dihet me saktësi se cila është e mira dhe cila është e keqja në disa raste.


8. Çfarë janë numrat?


Ne të gjithë i përdorim numrat, por ne nuk e dimë me saktësi se çfarë janë ato, pavarësisht se janë shumë të vyer për të shpjeguar universin dhe për të rregulluar jetën tonë të përditshme. Strukturat matematikore janë thelbësore për të zgjidhur shumicën e problemeve njerëzore.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tetë përgjigjet që nuk i gjen njeriu Empty Re: Tetë përgjigjet që nuk i gjen njeriu

Mesazh  Xhemajl 18.12.15 22:55

Po tentoje qe te jap disa pergjigja nga keto pytjet e shtruara , nga ato se çfarë kam lexuar dhe degjuar nga mesuesit e ndriquar..

1. Perse egziston DIÇKA ne vend te asgjeje ?

Asgjeja eshte ajo qe egziston gjithkund, ne te vertet edhe DIÇKA perbehet nga asgje , kete po mundohna ta spjegoj me nje shembull , te gjithe e dime se ne univers egzistojn molekulat, molekulat perbehen nga atomet, atomet nga protonet, neutronet, elektronet, dhe me ate qe kane treguar dhe paraqitur shkenctaret, ne atom gjindet me shume hapsire se sa materie , ne ate hapsire rrothullohen elementet me te vogla, te cilat edhe ato perbehen ne menyre te ngjajshme qe posedojne me shum hapsire se materie, keshtu ndodh edhe ne molekule , me shum ka hapsire se sa atome, hapsir ne te cilen levizin atomet, kur molekulat levizin ne menyre te cregullt dhe me koncentrim te madh, japin iden se egziston materia e ngurt, e cila ne thelb eshte vetem hapsir(asgje). Pra ne thelb te cdo gjeje egziston asgje, apo hapsira.


3. A kemi vullnet te lire ?

Vullneti i lire nuk egziston , mund te mendojm se kemi vullnet te lire, mirpo ne rastin me te vogel nese jemi te vetdijshem mjaftushum e kuptojm qe skemi, ne gjendjen qe jemi (jo te ndriquar ) jemi po thuajse si makina (robota) , dikush flet nje fjale pa dashje, e ajo fjal prek plaget tona nga e kaluara dhe tek ne ngjallen ndjenja dhe emocione nervoze, vuajtje , etj. Pra nuk eshte ne doren tone se nese dikush na godet a do behemi nervoz apo jo, ne thjesht do te behemi, jemi si makina qe mund te na preket butoni turn on/turn off , tjeter gje eshte qe mund te zgjedhim se a deshirojm ta shprehim nervozen apo jo, ne kete rast nese ndjenjat tona mund te kontrollohen nga ngjarjet, personat, si mund te themi se kemi vullnet te lire ne jete ?
Ndersa ne rastin kur jemi te ndriquar , perseri sdo te kemi vullnet , sepse nuk egziston askush brenda, ne ate rast egziston vetem vullneti i zotit(egzistences , jetes, energjis..) i cili manifestohet nepermjet trupin tone.

5. A ka jete pas vdekjes ?

Plote mistike pohojne se teoria se shpirti reinkarnohet eshte e vertet, per tu vertetuar se kemi pasur jete te kaluar, mund te perdoret edhe gjendja e hipnozes .


7. Cili eshte sistemi me i mire moral ?

Gjerat egzistojne ashtu siq jane , e ''mira'' apo e ''keqja'' jane vetem perceptime dhe emertime nga njerezit, DIÇKA qe per dikend mund te jete e keqe , per dike tjeter eshte e mire dhe e kunderta, apo edhe DIÇKA qe eshte e mire ka edhe anen e saj te keqe dhe e kunderta, keshtu qe vet pytja per sistemin me te ''mire'' moral, do te ishte pa vend sepse nuk egziston kriteri se çfarë duhet te permbushet qe DIÇKA te jete e mire.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi