EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NASA zbulon miliona “Vrima të Zeza”

Shko poshtë

NASA zbulon miliona “Vrima të Zeza” Empty NASA zbulon miliona “Vrima të Zeza”

Mesazh  xxxadixxx 30.08.12 17:29

Pas pamjeve nga Marsi, NASA sjell në Tokë të tjera imazhe mbresëlënëse nga hapësira e thellë. Këtë herë bëhet fjalë për pamjet e mbërritura nga teleskopi Wise.

Wise kapi në hapësirë miliona “Vrima të Zeza” dhe objekte të tjera me ndriçim shumë të fortë. Është e njohur se në shumicën e rasteve, galaksitë e mëdha përmbajnë një Vrimë të Zezë në qendër të tyre që “ushqehet” me gaz e pluhur të lëshuar nga yjet dhe planetet përreth. E njohur është gjithashtu se forca e gravitetit tek këto të fundit është aq e madhe sa nuk i shpëton dot as drita. Shpesh, energjia e cliruar nga këto vrima është aq e madhe sa nuk lejon formimin e yjeve të reja.

Bashkëjetesa e një vrime të zezë në mes të një galaksie mbetet ende një mister për shkencëtarët që shpresojnë që me të dhënat e fundit të sjella në Tokë nga Wise, të mësojnë dicka më shumë.

Mes zbulimeve të Wise është edhe “spiunimi” i asterodit “Trojan” në vitin 2011 që lëvizte drejt orbitës së Tokës.
NASA zbulon miliona “Vrima të Zeza” 527159_498241160187310_1907817757_n
xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi