EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vasha me të zeza

Shko poshtë

Vasha me të zeza Empty Vasha me të zeza

Mesazh  Vizitor 12.07.09 16:59

VASHA ME TË ZEZA

O Zot, si e parashikoi këtë vasha! - mërmëriti në vete Samiri. Më pastaj ktheu kokën mbrapa për ta shikuar vashën, e cila nuk ishte më aty! Ishte zhdukur pa gjurmë. Nuk u besoi syve të vet, por e vërtet, vasha nuk ishte në automjet. Ulësja e prapme ende ishte e lagur në vendin ku ishte ulur vasha misterioze që tregonte se para pak çastesh, megjithatë dikush kishte qëndruar aty.

Mirëjam Lumi, një bionde me fytyrë të gjatë, me sy të mëdhenj e të kaltër dhe melankolikë, ishte një kamariere në një kafeteri lokale në qytezën e Reqanit.

Mund të themi se ishte një vashë e qetë dhe nuk u binte lehtë në sy të tjerëve; nuk kishte ndonjë veti dalluese. Bashkë me nënën (një grua shumë e kujdesshme dhe me mjaft edukatë) banonte në një banesë të vogël e të thjeshtë. Mirëjami, një vajzë e urtë, e dëgjueshme dhe punëtore, babanë nuk e njohu kurrë.

I ati i saj, Shkodran Lumi, qe vozitës i kamionit. Vdiq në një aksident të rëndë komunikacioni, pak ditë para se të lindte Mirëjami. Nëna e kësaj vashe kishte edukatë patriarkale, prandaj nuk tentoi fare të martohej më, por iu kushtua tërësisht së bijës së vogël, siç e quante ajo nga lindja. Kjo gjë sigurisht ka ndikuar që kjo vashë të jetë e pasigurt dhe e tërhequr në vete.

Njeriu i vetëm me të cilin kishte shoqëri dhe tek i cili kishte besim ishte plaku 60 vjeçar, Pretashi, i cili njëkohësisht ishte edhe pronar i kafeterisë ku punonte Mirëjami. Pretashi ishte një burr i ndershëm, ishte mik i babait të vajzës, prandaj e donte si fëmijën e vet.

Ai shpeshherë e kritikonte Mirëjamin se nuk ishte e shoqërueshme dhe se nuk e gjente ndonjë djalë për t’u martuar. Mirëpo, vasha bisedave të tilla iu shmangej, skuqej në fytyrë dhe tërhiqej...

Ishte ditë tipike vjeshte, me shi dhe me erë. Sapo kishte kaluar mesnata. Samir Harku drejtonte automjetin në drejtim të Reqanit. Ishte i lodhur dhe mezi i mbante sytë hapur. Kthehej nga Prishtina, ku e kishte vizituar të ëmën e sëmur.

Tërë ditën e kishte kaluar duke vrapuar andej-këndej, duke kryer punë të ndryshme për nënën e tij. Me padurim e priste momentin e mbrëmjes në shtëpi që të pushojë sadopak, pasi të nesërmen duhej të zgjohej herët, sepse duhej të shkonte në punë.

Tanimë ishte afër shtëpisë, vetëm edhe disa kilometra. Befas, duke ngarë veturën rrugëve të gjarpëruara buzë Lumëbardhit, sapo kishte kaluar qytetin e Prizrenit, vërejti një vashë të re e cila qëndronte buzë rrugës ndërsa bënte me dore.

Natyrisht, nuk mundi të kaloj pa u ndalur. Vërejti se vasha ishte rreth 20 vjeçare e veshur me një fustan të gjatë dhe ngjyrë të zezë. Samiri mendoi se kësaj vashe i kishte ngjarë diç, pasi që ajo në këtë kohë të ligë u gjend në rrugë dhe në këtë vend!

- A mund t’ju ndihmojë? - pyeti Samir pasi hapi dritaren e veturës.
- Jo! - tha vasha e tretur në mendime.
- A doni të vini me mua? - pyeti sërish Samiri.
- Siurdhëroni! - iu përgjigj ajo dhe u fut në veturë. U ulë në ulësen e pasme. Pas ca shkëmbime bisedash të zakonshme, me një zë lutës iu drejtua Samirit:
- Ju lutëm, në kthesën që po afrohemi voziteni automjetin me shumë kujdes...!

E çuditshme, mendoi Samiri, stopuese të tillë ende nuk kishte parë. E mora në veturë dhe tani kjo po më këshillon?! Megjithatë, sugjestiviteti i tonit me të cilën e shprehu mendimin ajo e shtyri vozitësin që ta dëgjojë këshillën e saj. Zvogëloi shpejtësinë dhe në kthesë hyri ngadalë.

Në atë çast para tij një pamje shqetësuese e tmerrshme: gjysma e rrugës ishte shembur dhe bartur nga ujërat e shumta. Po të mos e kishte dëgjuar këshillën e bashkudhëtares, automjeti me siguri do përfundonte në abisin e errët.

- O Zot, si e parashikoi këtë vasha! - mërmëriti në vete Samiri. Më pastaj ktheu kokën mbrapa për ta shikuar vashën, e cila nuk ishte më aty! Ishte zhdukur pa gjurmë. Nuk u besoi syve të vet, por e vërtet, vasha nuk ishte në automjet.

Ulësja e prapme ende ishte e lagur në vendin ku ishte ulur vasha misterioze që tregonte se para pak çastesh, megjithatë dikush kishte qëndruar aty.

Samiri, thjesht ishte në gjendje shoku. Para pak çastesh vasha kishte qenë aty, menjëherë pas shpine, kurse tani sikur ta kishte lëshuar toka. Ishte meritë e saj që kishte shpëtuar nga vdekja e sigurt. Por, ç’ndodhi me të?

Me të arritur në Reqan, e ndjeu për obligim të paraqitej në stacionin e policisë. Paraqiti shembjen e rrugës dhe pastaj tregoi për takimin jo të zakonshëm që kishte përjetuar.
- Më besoni, ose do të më kishte zënë gjumi, ose në kthesë do të kisha hyrë me shpejtësi të madhe, po të mos më paralajmëronte ajo vajzë...!

Polici kujdestar e dëgjoi me kujdes, më pastaj e pyeti:
- Mos është fjala për vashën veshur me fustan të gjatë me ngjyrë të zezë?
Samiri, edhe një herë u befasua. Kjo më lë të kuptoj se nuk kam përjetuar halucinacione! - tha vetmevete dhe shtoi:
- Ju e dini për cilën vash është fjala?!

- Për fat të keq jo, por ju nuk jeni i vetmi që keni përjetuar takim me vashën veshur me të zeza. Shumë njerëzve u ka ndihmuar që t’i ikin fatkeqësive. Hmm... Ka të ngjarë që fantazmat realisht të ekzistojnë. E nëse ekzistojnë, kjo ka qenë fantazma shpirtmirë, Mirëjam Lumi...
- Mirëjam Lumi?! - përsëriti Samiri.

Pothuajse në Reqan është harruar fatkeqësia e tmerrshme kur humbi jetën vasha e urtë dhe e tërhequr, Mirëjam Lumi. Kjo ndodhi në qershor të vitit 2005. Atë ditë, si zakonisht, me automobilin e vet të tipit “Volkswagen” ishte nisur në drejtim të qytetit të Prizrenit.

Por, pa ndonjë arsye që mund të shpjegohet, befas doli nga rruga, dhe u rrokullis në humnerë. Vetura e saj gjatë përplasjeve me shkëmbinjtë e thepisur, tanimë i ngjante një grumbulli nga hekurishtet.

Gjëja më e çuditshme ishte ajo se kalimtarët e rastit deklaronin se vasha një kohë të gjatë pas aksidentit ka qenë gjallë dhe ftonte për ndihmë! Më në fund arritën që ta nxjerrin nga ato hekurishte që dikur ishin automjet. Por atëherë ishe vonë, megjithëse në trupin e saj nuk vërehej asnjë shenjë lëndimi. Fytyra e saj, pa një vërragë, dukej e qetë, gati hyjnore...

Një vit pas fatkeqësisë, në nëntor të vitit 2006, në raportin e policisë për herë të parë shënohet paraqitja e vashës me të zeza, ndërsa më vonë, gjithnjë e më shpesh. Në fund, policia e qytezës së Reqanit e shpalli vajzën “Engjëll mbrojtës” që kujdesej për rrugët e këtij rajoni.

Fenomeni i paraqitjes së vashës me të zeza nuk është i vetëm. Raporte, por edhe rrëfime të shumta për paraqitje të tilla në pjesë rrugësh me rrezikshmëri të lartë ka edhe nga vendet e tjera...

Vallë, athua vërtet ekzistojnë shpirtra të mirë që me paralajmërimet e tyre ndryshojnë rrjedhën e jetës sonë? Shkenca edhe më tej heshtë! Por popullata beson në to. Edhe Samiri, padyshim është njëri nga ata...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vasha me të zeza Empty Re: Vasha me të zeza

Mesazh  Albaniaa 28.11.13 16:29

Një njeri qëndronte ulur i vetëm. I zhytur thellë në hidhërim. Afër tij u afruan të gjitha kafshët dhe i thanë: “Ne nuk duam të shohim ty kaq të hidhëruar, kërko cfarë të duash prej nesh e ne do ta japim atë.”
Njeriu tha: “Unë dua të kem shikim të mirë”
Grabitcari iu përgjigj: “Ti do të kesh sytë e mi”
Njeriu tha: “Unë dua të jem i fortë”
Jaguari i tha: “Ti do të jesh i forte njësoj si unë.”
Më pas njeriu tha: “Unë dua të njoh sekretet e tokës”
Gjarpëri iu përgjigj: “Unë do t’i tregoj ty ato”
Kjo gjë ndodhi me të gjitha kafshët.
E kur njeriu mori të gjitha dhuratat që ia dhanë kafshët atij, u largua.
Atëherë bufi iu tha kafshëve të tjera: “Tani njeriu di shumë e është i aftë të bëj shumë gjëra”
Dreri tha: “Njeriu ka gjithcka që i nevojitet. Ai nuk do të jetë më i hidhëruar.”
Por bufi iu përgjigj: “Jo. Unë pashë një boshllëk te njeriu. Një uri e thellë e cila nuk do të shuhet kurrë. Një uri që e trishton atë, dhe që e bën të dëshirojë gjithcka. Ai do të vazhdojë të marrë e të marrë derisa një ditë toka do të thotë: Unë nuk kam më mundësi, e nuk më ka mbetur më asgjë për të dhënë!”
- Apocalypto
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi