EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mafia Shqiptare

Shko poshtë

Mafia Shqiptare Empty Mafia Shqiptare

Mesazh  Zattoo 20.01.12 20:42

Vendimi për Metën, skandal; deklaratat e tij, paturpësi
Autori i “Mafia e Ballkanit”

Mafia Shqiptare Niedek1-300x221

Norbert Mappes-Niediek, autori i librit “Mafia e Ballkanit”, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila i dha para dy ditësh pafajësinë ish-zv.kryeministrit Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion.

I intervistuar nga Deutsche Welle, publicisti gjerman e cilëson vendimin një skandal dhe shpreh shqetësimin se ai nuk do të mbetet pa rezonancë.

Deutsche Welle: Gjykata e Lartë në Shqipëri shpalli vendimin e gjykimit kundër një politikani të lartë, ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave,Ilir Meta. Ai akuzohej për korrupsion dhe u lirua nga akuza. Si e vlerësoni këtë rast?

Norbert Mappes-Niediek: Unë mendoj se ky vendim duhet të jetë parë në Shqipëri si skandal, sepse ai ishte shkaktari që njerëzit dolën në rrugë në numër të madh dhe ku pati katër vetë që humbën jetën. Druhem se vendimi nuk do të mbetet pa rezonancë. Rreziku më i madh është se protesta të tilla përvetësohen sërish menjëherë dhe përfundojnë në konfrontime vdekjeprurëse, si ato që sundojnë gjithnjë politikën shqiptare. Dhe nuk ekzistojnë instanca neutrale, as gjykata që dha gjykimin nëse bëhej apo jo fjalë për korrupsion, nuk ishte neutrale. Tema e këtij procesi ishte nëse videoja e regjistruar nga ish- ministri i Ekonomisë, Prifti ishte apo jo legjitime dhe a duhej lejuar apo jo, por pyetjes pse dy ministra, dy figura udhëheqëse të politikës shqiptare ulen së bashku për të biseduar për tenderat, nuk i jepet rëndësi.

Deutsche Welle: Korrupsioni është një fenomen i zgjeruar veçanërisht në vendet e Ballkanit. A është korrupsioni në Shqipëri njësoj si në vendet e tjera, apo kemi të bëjmë me një rast të veçantë?

Norbert Mappes-Niediek: Ka edhe vende të tjera fqinjë ballkanikë ku korrupsioni është i përhapur shumë, por ajo që e bën më të rëndë në Shqipëri është se nuk ekziston vetëdija se nevojiten instanca vërtet neutrale. Rolin e prokurorëve e merr gjithnjë një tjetër. Korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar janë gjithnjë ata të tjerët. Menjëherë pas dhënies së vendimit Ilir Meta doli para një publiku të sajuar dhe tha se kjo është një fitore në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Një gjë e tillë është vërtet paturpësi.

Deutsche Welle: Pse është kaq e vështirë në Shqipëri për të luftuar kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Mungon vullneti politik, apo strukturat ekzistuese janë të mbingarkuara për të pasur sukses në këtë luftë?

Norbert Mappes-Niediek: Sistemi partiak është aq shumë i projektuar mbi konfrontimin, saqë kërkush nuk i shpëton dot dhe kushdo ndodhet nga njëra apo tjetra palë, me mua ose kundër meje. Kështu që nuk ka vend për diçka neutrale. Për mua kjo përbën një problem të madh për shoqërinë shqiptare. Aty ekziston edhe një lloj tradite për polarizime të tilla, të cilat nuk mund të kapërcehen si duhet. Për shumë kohë është shpresuar që pas konfrontimeve të vitit 1997, do të kthehej arsyeja por megjithëse disa gjëra janë përmirësur ndaj konfrontimit nuk ka ndikuar asgjë.


Deutsche Welle: A e ka bërë drejtësia si duhet punën?

Norbert Mappes-Niediek: Kjo vlen edhe për drejtësinë, e cila rrotullohet në këtë sistem të polarizuar. Rasti i këtij gjykimi nuk mund të vlerësohet në detaje, sepse ne nuk e kemi ende në dorë argumentimin e vendimit për të mësuar se mbi ç`bazë e kanë marrë vendimin gjyqtarët, por duket qartë se gjykata nuk e ka marrë për bazë sistemin dhe prezumimin për të cilën bëhet fjalë në bisedimet për porosinë e Albpetrolit. Dhe mua kjo më duket një shenjë e rrezikshme.

Deutsche Welle:Shqipëria përpiqet të afrohet me BE-në, ndërkohë që BE është duke dhënë gjithnjë e më shumë vlerësime negative për Shqipërinë dhe luftimin e korrupsionit. A mjaftojnë vetëm deklaratat e BE-së që thotë ju duhet të luftoni më mirë korrupsionin, demokracia juaj duhet të funksionojë më mirë?

Norbert Mappes-Niediek: Unë shpresoj se BE do të kërkojë në hapin tjetër të zgjerimit si në rastin e Kroacisë, që korrupsioni të luftohet në nivel të lartë. Nëse shihni rastin e Kroacisë, aty është bërë shumë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, Sanader. Rruga e Kroacisë për në Bashkimin Evropian u hap kur u bënë vërtet dënime në nivel të lartë, në nivel ministrash apo punonjësish të lartë të shtetit. Një korrupsion i tillë mund të luftohet vetëm nga lart. Këtë BE e kuptoi në rastin e Kroacisë dhe unë shpresoj që kjo përvojë do ta shoqërojë edhe procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.

Marrë nga Deutche Welle
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi