Histori Shqiptare

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Histori Shqiptare

Mesazh  Besir Bajrami prej 13.07.09 5:52

Historia e Populli Shqiptar

Histori Shqiptare Histor10

Moisiu e ka folur shqipen e Thotit

Sipas G. Catapanos edhe vet Moisiu e ka folur shqipen e Thotit dhe se emri hebrej- jevrej, për izraelitët rrjedh nga shqipja iliro hitite: JHVE = Tl JE VET: JE VE(T). H e cekur, në hebraishten e vjetër është shqiptuar edhe si E.

THOTI FLISTE SHQIP

Është hartuar në italishte në formë proze dhe poezie, madje në italishte dhe arbërishte. Siç shihet nga vepra, autori, për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve - shqiptarëve të lashtë.

Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filologëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë, turq, arabë dhe shqiptarë.

Qëllimi im themelor është që me këtë shkrim t'ua prezentoj lexuesve tanë një vepër vërtet me rëndësi kolosale, e cila i dedikohet kulturës së lashtë të ilirëve shqiptarëve. Nga ana tjetër, shpresojmë se kjo do ta nxisë kritikën shkencore në këto fusha të dijes, e cila për fat të keq, deri në ditët tona nuk ka arritur të jetë në nivel të duhur.

Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë.

Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezuitat të punës së tij kërkimore - shkencore 40 vjeçare, një vepër kapitale nga fusha, e shkencave i filologjike, të cilës i vuri një titull mjaft interesant: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip).

Sipas mendimit të Catapanos, shqipja, më drejtë, ilirishtja, po u flitka më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar.

Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, të cilët si skalitje të shenjta, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe. Këtë dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano në veprën e vet "Thoti - Tati fliste shqip".

Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte perëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës). Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe.

Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shih tabelën, të hebraishtes, samaritano - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike.
Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë.

Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave" (messagero degli dei). Për më tepër, emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës Atlasit - Atlashit, e cila, poashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(TË) = i vjetër, që do të thotë: stërgjysh.

Por, çfarë paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit (427 - 347 p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishëm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur në Oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapanos, Atlasi - Atlantida ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshëve të shqiptarëve të sotëm, të cilët, pas zhdukjes së saj (Atlantidës) para 12000 vjetëve, atlantidasit e mbetur gjallë kaluan në luginën e Nilit, ku e krijuan një kulturë të re, kulturën e egjiptianëve të lashtë, e cila, si duket, qe vazhdim i kulturës së Atlantidës.

Në të mirë të këtij mendimi flasin edhe rezultatet shkencore të punës shumëvjeçare të G.Catapanos, i cili, përkitazi me këtë çështje, thotë: Atlantida quhej edhe Borei, d.m.th. e bardhë, nga fjala iliro shqipe: borë. Kjo fjalë përdorej te egjiptianët e lashtë në formë borea; në frëngjishte të vjetër si bore, kurse në italishte si borea.

Nga ana tjetër borea në Egjiptin e lashtë identifikohej me sfingën. Sfinga në Egjipt ishte një amblemë guri, adhurues i DRITËS, që e personifikonte Zotin. Prandaj Thoti, sipas gjykimit të Catapanos, nuk i takonte erës egjiptiane, por asaj të boreo-s, d.m.th., të erës së Atlantidës. Sepse Thoti konsiderohej krijues i doktrinës VERBALO - DRITËS, që u manifestua në Tokë. E DIELLI, ishte simbol i NJË PERËNDIE, ATUM ose TEM, terma këto që kanë shpjegim iliro - shqip:

AIN
A,a
BROF
B
DORË
D
GATH
G
FJERË
F
HJETË
H
KUFË
K
MIRË
M
GJI
GJ
NU
N
U
PLIS
P
QULL
Q
BUZË
R
STOL-i
S
SIXHIR
S
TËRË
T
TËRË
T
ISË
I
ASHIM
A, O
ZVARANIK
Z,ZH
SH SH


Edituar për herë të fundit nga Besir Bajrami në 18.07.09 21:50, edituar 1 herë gjithsej
Besir Bajrami
Besir Bajrami

19


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Deshifrimi i këtyre simboleve

Mesazh  Besir Bajrami prej 13.07.09 5:54

• AT = at = at (babë) • U = unë • M = më = mëmë • T = tatë = babë • E = e • M = më = mëmë

Edhe G.Catapano është i mendimit se emri ilir rrjedh nga i lirë, dhe shqiptar nga shqiponja, d.m.th. ashtu siç e shpjegon tradita shqiptare, sepse shqipja (shqiponja) e simbolizon DRITËN, THOTIN, ZOTIN. Kështu edhe hierogiifi i parë >>>>, të cilin Thoti e quajti shqip AIN = IBIS = SHQIPE, e simbolizon vet THOTIN, d.m.th. ZOTIN, dhe ka këtë shpjegim në shqipen:

• A = ATË, fillimi premierës; Zot! At i përjetshëm
• I = fjalë (folje) krijuese (themeluese) e fillimit: Zot krijues
• N = (N = NU = në ujë) materie e parë (uji) për të gjitha krijesat; Zot i përhapjes së dashurisë.

AIN-i, pra, ishte simbol që tregonte edhe lindjen, vitalitetin e burrërisë, i cili frymëzonte krijesën Në të vertetë Thoti, me këtë hieroglif, i cili qe i pari dhe më i rëndesishmi në sistemin e hieroglifeve, e simbolizoi vetveten, sepse ishte krijues i tij, pra ishte perëndi - Zot. Ky hieroglif në alfabetin e shqipes paraqitet me A.

• Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti me fjalën shqipe BROF, me kuptim në kembë, paraqiste tingullin e germës shqipe B. Tregon qëndrimin karakteristik të njeriut inteligjent krijuar nga periudha në pozite drejtë, me kokë lart, i cili është duke e ruajtur fuqinë lart në qiell e në mënyrë të përhershme. Tregon se ky qëndrim është njelëzor e vet njeriu, si qenie, është i përsosur. Fjala brof në shqipen e sotme ka këto kuptims: Ngrihem menjëherë në këmbë. Brofi ne këmbë. U ngrit (u çua) brof.

• Hieroglifi ; të cilin Thoti e quajti DORË, si simbolikë paraqiste punën e dorës së njeriut, apo të gjitha intervenimet e njeriut për pronësi, me qelli që puna të jetë e begatshme e dobishme për njeriun. Ky hieroglif në shqipen mori formën D.

• Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti GATH (GARDH), e si simbolikë paraqiste ndalesën - pengimin - gardhin në afërsi të faltores, në alfabetin shqip e mori formën G.

• Hieroglifi të cilin Thoti e quajti FJERË, paraqiste shlingën ose neperkën, gjarpërin helmues, me kokë të shtypur në trajtë trekëndëshi, me dy dhëmbë në gojë dhe bisht të shkurtër. Edhe sot e kësaj dite nepërka quhet FjERË, në Malësi, në dialektin gegë. Në shqipen mori formën F.
Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti HJETË, d.m.th. ashtu siç e quajnë edhe sot arbereshët bishtalecin e flokëve, thurrjen, nyjën, lidhjen. Në shqipen mori formën H.

• Simbolin , Thoti, në sistemin e hieroglifeve, e quajti KUFË, d.m.th. nga shqipja KOFË (KOVË), e cila si simbolikë paraqiste enën ku bëhej përzierja e fuqisë per krijimin e materies. Në shqipen mori formën K.
Është në interes të vihet në pah edhe një dukuri. Shkronja KAF e arabishtes, jo vetëm që ka ruajtur formën dhe shqiptimin e hieroglifit KUFË, por çdo pjesë (sure) e Kur'anit fillon me germën KAF ( ), çfarë supozohet se KAF - at paraqesin vet Kur'anin, d.m.th fjalët e perëndisë - Allahut.

• Hieroglifin , Thoti e quajti GJI, emërtim shqip i gjinjve të femrës, nga i cili u lind shhronja GJ në shqipen.
Ndërkaq, hieroglifin Thoti e quajti NU, fjalë kjo e përbërë nga: NË UJE. Nga ky hieroglif doli shkronja N. Shqiptari kosovar fjalën NË UJE e shqipton N'UJË ndersa këtë shkronjë hebreji e shqipton NUM, e arabi NUN, d.m.th. nga shqipja: N'UJË. Poashtu në Biblen e shenjtë thuhet: "Në fillim perëndia mori frymë n'ujë". Do te thotë krijesat u krijuan në fillim n'uje, në dete. Kjo filozofi e stërgjyshëve të shqiptarëve aprovohet nga shkencat bashkëkohore. Në të vërtetë, hieroglifi NU simbolizonte materien e parë, Zotin dhe përhapjen e dashurisë.

• Hieroglifin Thoti e quajti U. nga shqipja unë, kështu që edhe në shqipen mori formën U.

• Thoti hieroglifin quaiti PLIS, që në shqipen do të thotë: tullë copë e madhe dheu që ngre pllugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar, e prerë me bel a me ndonjë mjet tjetër; plisat e arës; plis me bar. Në shqipen mori formën P.

• Sipas Thotit hieroglifi quhej QULL, nga shqipja: materie pa formë, brumë, baltë, lloq, materie kjo që mund të transformohet me përzierje nga puna e njeriut. Ky hieroglif në shqipen mori formën Q.

• Thoti hieroglifin e quajti BUZË, për tingullin R. sepse buzët, me këtë rast, përfaqësonin gojën, respektivisht, buzët që bënin rojë, ruanin "fjalën, gjuhën, dhëmbët.

• Ndërkaq, për tingullin S. Thoti përdori dy hieroglife: , të cilin e quajti STOL, STOLI, dhe , të cilin e quajti SlXHIR term ky që përdoret edhe sot e kësaj dite te shqiptarët gegë në formë singjir, apo zingjir.

• Edhe për tingullin T, Thoti përdori dy hieroglife; dhe nga fjala shqipe TERË, me kuptim fitim.

• Për tingullin I dhe J Thoti përdori hieroglifin , të cilin e quajti ISË, që do të thotë DRITË, e me kuptim: FILLIMI I JETËS. Simbolizon DIELLIN, i cili rrezaton forcë kreative. Shkronja I qe emër i parë që iu dha perëndisë së njeriut; PERËNDIA E DRITËS SË PËRHERSHME. Nga fjala ISË doli emri; IDISË - simbol i dritës. Kështu, pra, shkronja i te shqiptarët hyn në tingullin e fjalëve që shpreh dritën, bukurinë, stolinë. Pra kjo urtësi ISIAKE (isiakë = nga isë = DRITË), në arbërishte do të thotë DRITË.

• Hieroglifin ,Thoti e quajti ASHIM nse ASHËR, me kuptim degë, filiz dru i çarit (i plasaritur, i ndarë). Hieroglifi në fjalë paraqet veprimin ose aktivitetirl e njeriut në natyrë. Zaten edhe në gjuhën e sotme të shqipes flala ASHËR do të thotë ashkëll dru i vogël, i çarë për zjarr. Copë druri i çarë si dërrasa e hollë, që përdoret si petavër ose për të mbuluar çatinë, pullazin. Çati me ashra. Çaj (bëj) ashra. Me fjalë të tiera hieroglifi "ashër" i paraqiste tingujt â,tinguj këta që janë guturalë, por të zhdukur te toskët. Në shqip mori formën à.

• Për hieroglifin , Thoti e përdori shprehjen shqipe ZVARANIK ose ZHVARANIK = zvarranik i tokës. Simbolizonte vuajtjen e shfrenuar, por zvarraniku konsiderohej frymezim i tërbuar e sentimentai. Hieroglifi në fjalë në shqipen dha tingullin Z dhe Zh.

• Kurse hieroglifin e fundit , Thoti e quajti me fjalën shqipe SHI. Si hieroglif paraqiste një liqe me ujë të shiut origjinal. Për më tepër, jeta, vdekja, rilindja, gjithmonë janë të lidhura me ujin "NU" ose "SHI", sepse në "NU" krijohet jeta. Nga ky hieroglif u krijua shkronja shqipe SH.

Është shumë interesant edhe dukuria e kësaj shkronje, meqë në hebraishte dhe arabishte quhet SHIN dhe forma e tyre është e njëjtë me hieroglifin SHI; "bazeni me pika të shiut", që do të thotë se gjuha, kultura dhe prejardhja e shqiptarëve, hebrejve dhe e arabëve është identike, si duket, është nga ilirët e lashtë, apo nga stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm.

Mendimi mbi prejardhjen e njëjtë të shqiptarëve, hebrejve dhe arabëve është vallë fakt historik, apo fantazi? Në vështrim të pare duket si endërr, por nëse merren parasysh burimet historike, kërkimet arkeologjike, të dhënat gjuhesore dhe Bibla e Kur'ani, atëhere mund të bindemi mjaft edhe për këtë pohim jo aq të zakonshëm.

Këto lidhje të shqiptarëve me popujt më të lashtë të Afrikës dhe të Azisë së Afërme janë shumë të hershmë, më të hershmë se sa është menduar deri tash, çka tregon fakti se perëndia THOT (stërgjysh i shqiptarëve), e barti, pas katastrofës së Atlantidës, që ndodhi para 12000 vjetëve, kuLturën ilire - shqiptare në Afrikë, sigurisht edhe në Azi.

Kurse, para 6000 vietëve Thoti e krijoi edhe sistemin e hieroglifeve në bazë të ilirishtes - shqipes, sistem ky që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera të alfabeteve, si ai i shqipes, që gabimisht e njohim si alfabet latin, i hebraishtes, samaritaro - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe i greqishtes! Ky fakt tregon se ilirët, si stërgjyshër të shqiptarëve, nga gjuha e zakonet shtriheshin që moti, jo vetëm në gjithë Siujdhesën Balikanike, por edhe në Siujdhesën Apenine, në ishujt e Detit Mesdhe, Egje, ne Azinë e vogël, në Siujdhesën Arabike, në Gadishullin e Pirinejeve.

Shkurt, kultura iliro - shqiotare, Si kulturë e qytetërimit të parë të këtij ambienti, shtrihej nga Irani në lindje, deri në Atlantik në perëndim dhe nga Alpet në veri, deri në Afrikën Veriore në jug.

Në këtë pjesë të vështrimit tim - nënvizon Catapanoja - u demonstrua vetëm THOTI, i cili e krijoi alfabetin hieroglifik fonetik, me çelës të shqipes (të ilirishtes - S.R.), që u muar për çdo hieroglif te tingulFit të parë, vokali ose konsonanti, të qenies së emrit shqip kuptim ky që zbulon shpjegimin e sigurt, i cili nuk mund të mohohet:

1. Që origjina ilire na shpie në kohe më të vjetra, histori kjo e cila na mahnit, apo histori që na shpie në neolit (koha e re e gurit). Ndoshta origjina e civilizimit neolitik fillon me zhdukjen e Atlantidës (para 12000 vjetëve), epokë kjo qe solli nevojën e krijimit të THOT-it në Egjipt, si mënyrë e shpjegimit të fillirnit të punës.

2. Ky studim, si pohim i së vërtetës, korrigjon datën e historisë, korrologjisë (disciplinë që studion ndarjen gjeografike), etnologjisë dhe filologjisë.

3. Rishikimi i Thotit zgjeron kufijt e shkencave që deshëm s'deshëm ndikon në metafizikën e cila është me rendësi për njeriun dhe njerëzimin sepse arrihet rishtazi në kuptimin e mendimit së ndjenjës së të vërtetës për jetën që është vërtet natyre shpirtërore, është erë e vërtetë e shkëlqimit të lavdishem të DRITËS SË PARË, përfundon G. Catapano.
Besir Bajrami
Besir Bajrami

19


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Besir Bajrami prej 13.07.09 6:01

Rezultate tjera shkencore në lidhje me këto ç'ështje

Rezultatet shkencore të arkeologëve anglezë, amerikanë, gjermanë dhe turq (J.E. Gauter më 1894, R. Campbell - Thompson më 1910, E. Pitard më 1927, Kurt Bittel më 1831, Shevket Aziz Konsu, Kiliç Kokten, Enver Bostanci, Muzaffer Shanyurek, Fikret Ozansoy, që nga viti 1936 e tutje, Halet Çambel John Brandwood më 1968, etj.) pasqyrojnë në mënyrë plastike në veprat e tyre ketë çështje. Sipas mendimit të këtyre dijetarëve kuptojmë:

-Se vala e parë e furishme e dyndjes së hititëve të cilët përfaqësonin, një fis të veçantë të ilirëve, ose i takonin njërit nga fiset e shumta të dardanëve, u shpërngulën, kuptohet në disa faza nga Ballkani i Epërm, apo nga Dardania, kah brigjet perëndimore dhe veriore të Detit të zi, kah Kaukazi për në Anadollin Qendrore;

- Se kjo shpërngulje u bë në kohën e paleolitikut, mezelitikut, neolitikut dhe halkolitikut;

- Se hititët e sollën teknologjinë e xehetarisë dhe të metalurgjisë nga Ballkani në Anadoll;

- Se kah 2000 - vjetshi para e.s. filloi periudha historike në Anadoll, e cila nga shkencëtarët u quajt "periudhë e hititëve" (2000 - 700 parae.s.);

- Se në shekullin XII para e.s. përmenden tre perandorë me emrin Arnuvanda l,II,III, prej të cilit emër si duket, u krijua, sipas ligjit të metastezës, njëri nga siononimet për shqiptarët - arnavudë;

- Se në vitin 3000 para e.s. shkaktohet; vala e dytë e furishme e dyndjes së ilirëve dardanë, prej të cilëve u krijua Troja, dhe me emrin e dardanëve u emërtuan: njëra derë e Trojës Dardanos. ngushtica detare mes Anadollit dhe të Ballkanit - Dardanelet, dhe një qytet Dardania apo Dardanos në veri të Trojës.

- Se në vitet 1200 para e.s. ndodh vala e tretë e dyndjes së ilirëve frigas nga Dardania e Ballkanit, prej të cilëve u krijua Mbretëria Frigase (750 - 546 para e.s.) në Anadollin Perëndimor;

- Dhe se, me sa duket, nga koha e dyndjes së hititëve daton historia e një krahine në Kaukaz, e cila quhej në kohën antike ALBANIA, kurse banorët e saj albanë, sigurisht nga emri i një fisi të ilirëve të Ballkanit, të cilët quheshin albanë.

Tani për tani do t'i vë në pah edhe disa fjalë hitite që kanë lidhje me shqipen e sotme, fjalë këto që janë zbuluar në plisat (tullat) e pjekura, të cilat kanë shërbyer si mjet për të shkruar, me shkronjat e veta karakteristike kunjore dhe hieroglifike.

Ní = tani; Asht = asht-i
Ata = ati, baba; Maje = ngritje, rritje
Mat = mas, matje Njoj = njoh
Wit = vit-i Ane = anë,-a
Gjun = gju-ri Qend = qind
ili = yll-i, zoti Bait = oborr,-i
Et = etj:e,-a; etjeje Lule = lul:e,ja
Est = është Dor = dorë
Gurta = kala, fortifikatë Mial = mjaltë
Wesha = veshj:e,-a Miel = miell,-i
Shur = ranë, ranishtë Urirn = urim,-i
Turija = turi,-ri Nakt = natë
Ara = të lashtat Sojoti = sit:ë,-a
Shkal = shpoj, shërthej Hur = uri.-a
Leiht = lehtë (i,e) Lissi = lis,-i,sh.-a


Sipas G. Catapanos edhe vet Moisiu e ka folur shqipen e Thotit dhe se emri hebrej- jevrej, për izraelitët rrjedh nga shqipja iliro hitite: JHVE = Tl JE VET: JE VE(T). H e cekur, në hebraishten e vjetër është shqiptuar edhe si E.

Disa historianë arabë mendojnë se shqiptarët dhe arabët kanë prejardhje të përbashkët qysh nga kohët më të hershme. Kurse Elvia Çelebiu (1611 - 82) vë në pah se nga fisi Kurejsh, nga i cili rrjedh Muhamedi, profeti i islamizmit, rrjedhin edhe shqiptarët.

Mirëpo, origjinën e përbashkët të shqiptarëve dhe të arabëve, nëse këto pohime kanë bazë shkencore, duhet kërkuar qysh nga koha e lashtë ilire, së paku para 4000 vjetëve, d.m.th. qysh nga koha e profetit Ibrahim, prej të cilit, thuhet në botën arabe e hebreite, rrjedhin arabët dhe hebrejt.

Ndërsa Willy Borgeaud-i thotë se palestinezët (filistinët) kanë emër ilir, dhe se Argolida dhe Elida në Greqi janë vatra të rëndësishme ilire në pjesën e Mesdheut. E sipas mendimit të Faik Reshit Unatit, palestinezët (filistinët) u tërhoqën nga Kreta për në Palestinë rreth vitit 1200 para e.s. Palestinezët ishin banorët e ish qytetit ilir Paleste - Palasa e sotme në Himarë.

Në fund do t'i vë në pah edhe disa konstatime të Giuseppe Catapanos lidhur me lashtësinë e gjuhes shqipe. Sipas tij, kërkimet e ndërgjegjshme apo studimi komparativ i gjuhëve të vjetra të llojilojshme, na shpien te "ESKUERA" baskisht (E - SHKUERA, që në shqipen do të thotë gjuhë e shkuar - e kaluar), d.m.th. na bien te shqipja, hititishtja, hebraishtja, arabisht- ja, arameikishtja (gjuhë semite perëndimore e folur në kohën e lashtë në Siri, Mesopotami, Palestinë) dhe koptishtja - gjuhë liturgjike e të krishterëve të Egjiptit, që do të thotë gjuhë e THOTIT.

Këtë e dëshmojnë edhe faktet që vijojnë:

- Shprehja PAN - AMEN, përbëhet nga Zoti Amon, emër i përbërë nga fjalët shqipe:
A = AT = babë
M = MË = mëmë
ON = Onë = Yn = Yni (joni)
-mos të harrohet se është NJË ZOT

Kjo shprehje përdoret te të gjithë popujt dhe në të gjitha gjuhët në dy forma: AMEN ose AMIN.
- THOTI, që është atribut i të gjitha shkencave antike, nga Nili e shtriu dritën në gjithë botën, sepse në Egjipt u krijua civilizimi i përparuar.
- Prania e ilirëve në Egjipt mund të datohet para 12000 vjetëve, peridhë kjo që përputhet me zhdukjen e Atlantidës, e cila u përshkrua nga Platoni në dialogun e "TIMEO"-s dhe të "CRIZIA"-s.
-Shqipja flitej para 12000 vjetëve, jo vetëm në tokën e Nilit, por edhe gjetiu, duke qenë se:
1. Ilirishtja ishte shumë më e vjetër se sa që mendohej deri më sot.

2. Kultura e lashtë e POPULLIT TË LIRË (ilir) në Egjipt ishte e vjetër, së paku 12000 vjet.

- Emri POSEIDON, emërtim i zotit të deteve dhe të tërmeteve i cili qe vëllau i Zeusit (ZOTIT), shpjegohet me shqipen: PO Sl - E - DON = me kuptim: shumë e dëshiron.

- Emri FARAON, me kuptim I NJERËZISHËM, poashtu rrjedh nga shqipia: FARA - JONË.

- THOTI është lajmëtar i perëndive.

- THOTi konsiderohet gjithashtu si personalitet më i ditur, "më i urti prej të urtëve" i të gjitha kohëve më të vjetra, nga doktrina e të cilit dolën fillet e mëdha të humanizmit, sikurse RAMA, KRISHMA, MOISIU, ORFEU, PITAGORA, PLATONI, të gjithë: lajmëtarë, sub velo, të DRITËS SË ARDHSHME, ekzistues të përhershëm, DIVIN LOGOS FIGLIO di DIO (ARSYEJA HYJNORE BIRIT TË ZOTIT), që do të mishërohej për çlirimin e njeriut dhe shpëtimin e botës.

THOTI është themelues i religjionit të DRITËS dhe i shkencave sekrete (okulte) të mistereve dhe është gfithashtu në përgjithësi shpikës i shkrimit.

Prandaj, bazuar në shënimet e sipërshënuara mund të konkludohet:

- Se pellazgët - ilirët ishin stërgjyshët e shqiptarëve;

- Se pellazgët - ilirët, me emra të ndryshme, d.m.th. me emra të fiseve pellazgo - ilire (gegë, toskë, albanë, arbër, arnautë, dardanë, maqedonë, hetitë a hititë, trojanë, ejiptianë, etruskë, etj. etj.) jetonin në një sipërfaqe shumë më të gjerë në tri kontinente: në Evropë, Afrikën Veriore dhe në Azi, deri në Iran dhe Indi;

- Se ilirishtja - shqipja, si degë më e vjetër e familjes së gjuhëve indoevropiane, është çelës i qytetërimit njerëzor;

- Se nga gjiri i ilirëve dolën shumë perëndi, profetë, perandore e dijetarë;

- Se stërgjyshët e shqiptarëve, pellazget-ilirët, me kulturën e tyre të lartë kontribuan jo vetëm në civilizimin e popujve tjerë, të cilët i sundonin, por, me anë të vetë asimilimit, kontribuan në krijimin e shumë kombeve dhe kulturave (feve, gjuhëve, shkrimeve) të veçanta në tri kontinente;

- Se shkatërrimi i pellazgëve - ilirëve të shumtë dhe të kulturuar u shkaktua jo vetëm nga katastrofat natyrore, por edhe nga luftat e brendshme që u zhvilluan mes fiseve të tyre, luftë kjo që vazhdoi, tradicionalisht, deri në ditët tona;

-Se nga bërthama e pellazgëve -Ilirëve shumë të lashtë - vetëm shqiptarët mbetën pa u shkrirë në popuj apo kombe të tjera - në grekë, hebrej, arabë, italianë, austriakë, sllavë të jugut, turq, etj.;

- Se gegët, në një masë të konsiderueshme, e kanë ruajtur shqiptimin e ilirishtes - shqipes së lashtë;

- Dhe se fjalën vendimtare, përkitæi me çështjet e shtruara, duhet ta japin, në radhe të parë, filologët, arkeologët dhe etnologët.
Besir Bajrami
Besir Bajrami

19


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Trigon prej 13.07.09 11:25

Shume interesant te vlersoj per kete postim.
Trigon
Trigon

Është më mirë që të mos dish diçka që të shtyn ta dish se sa të dish diçka që të bën ta harrosh.



295


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  bashkimi prej 18.07.09 21:03

Me te vertete shume interesante bravo.
avatar
bashkimi

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Fjala shqipe “Gur” përpara 29 shekujve

Mesazh  Trigon prej 11.08.09 20:43

Fjala shqipe “Gur” dokumentohet në tekstet biblike në një lashtësi marramëndëse, përpara 29 shekujve

Epilologët dhe studjuesit e ndryshëm kanë treguar se në tekstet më të vjetra të njerëzimit mund të gjesh thërrmija filologjike prej ari të gjuhës shqipe.

Një tronditje e madhe në botën shkencore qe zbërthimi i shkrimit linear B të Kretës nga M. Ventris, në disa tabela bronxi të para 37 shekujve ku gjëndeshin dhe emra ilirë që korespondonin me antroponiminë ilire si emra të tillë “Dasi”, ”Gent” etj.

Këto emra ilirë janë ngjallur më vonë por shpesh etimologia e tyre ka mbetur e pazbërthyer. Në veprat madhështore të Homerit sidomos tek “Odiseja” (vargjet 500, 501, 507), përmëndet edhe një dyfjalësh si: “Gyraien Petren”, që zbërthehet si “Gurin e gurtë”.

Në eposin e Homerit tregohet se si heroi Ajaks mbas rënies së Trojës udhëtonte në det dhe arriti tek një ishull i quajtur “Guras Petras”. Aty Ajaksin , hyu i detrave Poseidoni e goditi me trifurk, një pjesë e ishullit u zhyt nga goditja, duke marrë me vete në thellësi edhe udhëtarin e kobshëm. Në fakt ky subjekt lidhet me një ishull të kultizuar mes detit me emrin “Guras Petras”,që do të thotë “Guri gur” është një emërtim i dyfishtë .

Sipas filologut patriarkut Spiro Kondës, emri i mëparshëm i ishullit ka qënë “Gur”, një emër përpara grekërve të vjetër, kështu më pas detarët grekë të vjetër e kanë quajtur ishullin “Guras Petras” duke bërë kështu një tautologji dhe ky emërtim i stërlashtë helenik ruan përjetësishtë emrin shumë më të stërvjetër ilir “Gur”,që është shumë përpara epeve të Homerit si emërtim.

Në se pranojmë që Homeri ka ekzistuar në shekullin e VII para erës sonë atëhere duhet të themi se fjala “Gur” përdorur nga pellazgët, nga ilirët dhe që është akoma edhe sot një fjalë esenciale e gjuhës shqipe, dokumentohet si fjala më e herëshme e gjuhës sonë në një monumënt letrar madhështor të njërëzimit siç është krijimtaria homerike.

Edhe më vonë autorë të tjerë si poeti i madh grek Arkiloku përmëndet dyfjalëshi tautologjik iliro-grek në formën “Gurai petras”.

Në 1920 në gërmimet arkeologjike të bëra në Dodonë u zbulua dhe një tabelë bronxi me emër njëriu Guras. Ky emër ilir gjendet si toponim edhe në Kretë, në Kylkadë dhe Tesali. Historiani antik Arriani, në librin e tijë kushtuar Aleksandrit të madh (4,23) thotë se:”Aleksandri marshoi nëpërmjet një vëndi të quajtur “Guraioi”, ku kishte dhe një lumë me të njëjtin emër”, gjatë fushatës së Aleksandrit të madh në Indi. Duke studiuar me kujdes Biblën e Shenjtë, kemi gjetur papritur një dëshmi unike gati dy shekuj më të vjetër se sa tekstet e Homerit ku përmendet fjala ilire shqipe “Gur”.

Vendëndodhja e kësajë dëshmie është në:”Libri i dytë i Mbretërve” (9,27). Aty tregohet episodi sesi Jehu bëri kryengritje dhe vrau Akzarin, duke u bërë vetë mbret i Judesë dhe Izraelit. Unë konsultova disa tekste të botimeve të Biblës së Shenjtë në gjuhën shqipe.

Në Biblën e Shenjtë (Diodadi i ri) përkthim i vitit 1991, 1994 shtypur në Brindisi në vitin 1995 në faqen 424 thuhet: “Dhe e gjuajtën (Akazian) në të përpjetën e Gurit që është afër Iblehamit“. Në versionin e Biblës së Shenjtë shtypur në Jongloed, viti 1993 në faqen 398, përkthimi shqip është : “pranë vëndit ku rruga është drejt Gurit e kthen për në drejtim të Jiblamit”.

Në versionin e Biblës së Shenjtë në shqip botuar nga nga “The Albanian Bible Society” Firence 1995 faqe 722 thuhet: ”E gjuajtën në të përpjetën e Gurit që është afër Iblemit”. Të tërheq vëmëndjen se ndërsa për toponimin Ibleam shqipërohët edhe në formën Jiblam, osë Iblami, në të gjitha rastet e mësiperme, toponimi i vëndit i quajtur “Guri” jepet korrekt.

Për ta konkretizuar vërtetësinë e toponimit “Gur” pashë variantët e Biblave në greqisht dhe latinisht, kur në të dy rastet ky toponim është në formën “Gur”. Në “Holy Bible”, në “International version“, botuar nga “International Bible Society”, në 1984 në faqen 267 pasazhi “on the way up to Gur near Ibleam” Në “La Bible”, “Nouvelle edition revue” Paris, (përkthim nga origjinali hebraisht dhe greqisht)në faqën 440 thuhet : “à la montée de Gour près Yivleim”.

Pra del qartë se në variantet e dy gjuhëve kryesore të njërëzimit të Biblave të autorizuara në anglisht dhe frëngjisht toponinimi quhet konkretisht “Gur”. Vërtetohet kështu që fjala shqipe gur është përcjellë si toponom dhe ka mbëtur e fiksuar në :”Librin e dytë të mbretërve” që dihet është shkruar në shekullin e IX përpara Krishtit. Madje saktësia e përmendjes së toponimit “Gur” mund të arrihet deri në kronologjinë e vitit kur ka ndodhur ngjarja e rebelimit të Jehut, i cili vrau Akazin.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 841 përpara Krishtit. Mbas kësaj vrasje Jehu u bë mbret i Judesë dhe Izraelit në vitet 841- 814 përpara Krishtit. Duke parë përkthimin madhështor në gjuhën shqipe “Besëlidhja e vjetër dhe Besëlidhja e re“ nga Dom Simon Filipaj, botuar më 1994, në Ferizaj që është kryevepër filologjike e shqipërimeve shqipe në të gjitha kohërat, në faqën 448 në postshënimin nr 27 jepet një shpjegim gjeografik i vëndit ku Jehu vrau Akazian.

Kështu Ibleami quhet sot Tel Belame dhe është në jug të Jeninit, gati dhjetë km në jug të Jezrahelit në rrugën drejt Jeruzalemit. Kjo do të thotë që edhe vëndi i quajtur “Gur” nuk është shumë larg Qytetit të shenjtë Jeruzalem. Do të ishte një kërkim i frytëshëm për të parë nëse ka mbijetuar toponimi “Gur” apo është ndryshuar.

Ajo që është esencialisht e rëndësishme për ne shqipëtarët është se fjala shqipe “Gur” dokumentohet në tekstet biblike në një lashtësi marramendëse, përpara 29 shekujvë pra perpara 2900 vjetëve.

Kjo është dëshmia më e vjetër e një fjale në gjuhën shqipe deri më sot. Nuk është aspak një zbulim i thjeshtë dhe për të nuk mund të këtë më asnjë lloj skepticismi. Miku im Petro Zheji në librin e tijë “Shqipja Dhe Sanskritishtja” botuar më 1996 flet gjerësisht për fjalën “Gur” dhe e quan një nga fjalët më të lashta të njërëzimit, një fjalë operatore që ka ndikuar në shumë gjuhë të botës, që gjendët në sanskrishten në formën “Giri” apo në latinishtën “Gravis” (i rëndë) në sllavisht “Gora” (mal) “Granica” (kufi),apo në gjermanishten “Gral” (guri i shenjtë), në greqishten “Aguridhe” (rrush i pabërë, i fortë si gur).

Madje Petro Zheji krijon ekuacione etimologjike që kanë në thelb fjalën “Gur”, edhe tek emri i Gorgonës (shikimi i të cilës kthën gjithçka në gur), madje ka zbuluar se varri i Timurlenit në Samarkandë quhet “Gur – i – mirë”. Sipas Zhejit fjala “Gur” shtrihet që nga India e vjetër dhe e largët deri në skajet më veriorë të europës.

Kjo është një fjalë që e kanë patur pellazgët që e kanë trashëguar ilirët dhe që është akoma një fjalë e gjallë vetëm tek një popull në botë, vetëm tek ne shqipëtarët. Madje fjala “Gur”, fjalë njërrokëshe hyn tek fjalët e para të njërëzimit dhe me konceptin e gurit lidhet dhe subjekti kozmogonik apo miti i Deuklaonit dhe të gruas së tijë Pyrras që mbijetuan mbas një katastrofe dhe për të krijuar njërëzimin hodhën pas shpine eshtrat e tokës, që janë gurët.

Nga gurët që hodhi burri lindën burra, dhe nga gurët që hodhi gruaja lindën gra. Ky koncept që jeta del nga guri ka mbijetuar tek miti i hyjnisë Mithra , që gjoja ka dalë nga brëndësia e një shkëmbi (Petra Genetri).

Interesante është që në kryeveprën poetike të poetit të madh romak Lukani (shek.I-rë pas Krishtit) të quajtur “Farsala” libri i VI po tregohet beteja historike në qytetin e Durrësit midis Cesarit dhe Pompeut, përmendet në një varg edhe emri i shkëmbit të madh i quajtur sot “shkëmbi i Kavajës” . Lukani thotë shprehimisht që “banori taulant e quan Petra”.

Në fakt “Petra” është greqëzimi i toponimit “Gur”. Kaq e vërtetë është kjo sa që në dokumentet mesjetare përmendet kisha e Shën Kollit (Nikollës) e “Gurit” që më vonë në gojën e shqipëtarëve ka vënë emrin e fshatit “Shkallnur” (Shën Kolli i gurit = Shkallnur).

Kjo do të thotë që emri “Gur” i këtij shkëmbi në jug të qytetit të stërlashtë të Durrësit ka mbijetuar në të gjitha kohërat pamvarësishtë nga kronikanët latinë apo grekë që kanë përdorur fjalë të ndryshme ose emra të tjerë për këtë shkëmb të madh, është trashëguar emri fillestar nga thellësitë e kohërave.

Madje edhe emri i ishullit të Sazanit pranë Karaburunit lidhet me latinishtën vulgare “Saso” , që do të thotë “Gur”. Kjo do të thotë që në herëshmëri ishulli i Sazanit është quajtur ishulli “Gur”.

Ky fakt ndërlidh ishullin e Shqipërisë me atë subjektin homerik të “Guras Petras”, që kemi folur më sipër. Është e njejta llogjikë emërtimi ku për parësi ka emri i stërvjetër “Gur” .

Siç u shpreha më sipër fjala shqipe “Gur” është emblema më e vjetër gjuhësore e gjuhës shqipe në të gjitha kohërat
Trigon
Trigon

Është më mirë që të mos dish diçka që të shtyn ta dish se sa të dish diçka që të bën ta harrosh.



295


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Alfabete te vjeter te gjuhes shqipe...

Mesazh  Estilen prej 19.03.10 8:54

ALFABETET E VJETER TE GJUHES SHQIPE

Carl Faulmann nga Viena e Austrisë, në pranverë të vitit 1878, botoi një libër me titull "Schriftzeichen und Alphabete" (Shkronjat dhe Alfabetet) në të cilin, përvec alfabeteve të shumtë të njohur deri ateherë, prezenton 4 alfabete nga shqipja.

Në librin e tij ai shkruan:

"Albaneze, të cilët vetëquhen shqiptarë dhe nga turqit, sunduesit e tyre, të njohur si arnaut, banojnë në pjesën me të madhe të Ilirisë së vjeter dhe Epirit, d.m.th. në bregdetin Adriatik, në lindje të kufizuar nga Pindus dhe prej Shkodre e deri në Korinth.

Ne i gjejmë ata nga shek. XIV në Greqi, ku bëjnë një të pestën pjesë të popullsisë së përgjithshme. Gjuha shqipe shfaq një pamje enigmatike, që me gjuhët fqinje në asnjë mënyrë nuk ka ngjashmeri. Është e ndarë në dy dialekte, një verior gegërishte dhe tjetrin jugor toskërishte.

E para shkruhet me shkronja latine, ndërsa e dyta me shkronja greke. Por, përvec këtyre ka edhe shkrime autoktone, të cilat përdoren nga disa rajone dhe familje dhe që lidhshmeria e ketyrë shkrimeve me shkrime të tjera është e izoluar, sic është edhe vetë shqipja. E, ato janë:

1. Shkronjat e Elbasanit
2. Shkronjat e Byta Kukjes
3. Shkronjat e Veso Bajos
4. Shkronjat shqip-greqisht

Alfabeti i parë, i treguar këtu, gjendet në qytetin e Elbasanit dhe i cili kuptohet dhe përdoret edhe nga qyteti fqinj i Beratit. I dyti është zbuluar nga shqiptari me emrin Byta Kukje. Të tretin e mësoi, prej oborrtarit të tij, udhëheqesi i nderuar Veso Bajo, i cili po ashut ishte shqiptar" (Carl Faulmann).

Alfabeti i Elbasanit kishte 53 shkronja. Nuk ka ngjashmeri me asnjë nga alfabetet e gjendura deri me tani. Alfabeti i Byta Kukjës ka 31 shkronja dhe po ashtu për nga ngashmeria është i izoluar. Alfabeti i Veso Bajos ka 22 germa dhe është i izoluar për nga ngjashmeria.

Alfabeti shqip-greqisht ka 34 shkronja të cilat gati të gjitha janë greqisht, por me disa ndryshime. Mund ta quanim Alfabet grek të pervetesuar nga shqiptaret apo të "shqiptarizuar".

Më shumë se 12 prej tyre janë të kombinuara, të cilat nuk gjenden në alfabetin grek. Pra te përshtatura nga shqiptaret për të folmen e tyre.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Mbreti Shqiptar i Diamanteve

Mesazh  Estilen prej 02.04.10 14:00

Mbreti Shqiptar i Diamanteve, i femrave e bixhozit

Princi egjiptian Faruk erdhi në fron në vitin 1936. Si stërnip i të Madhit Mehmet Ali Pashë, Faruku ishte shqiptar nga babai dhe egjiptian nëpërmjet nënës së tij mbretëreshë e cila, në fakt kishte gjak të përzierë egjiptian-francez-shqiptar.

Mbreti Faruk


Faruk i I-rë, Mbret i Egjiptit e Sudanit, Sundues i Nubias, Kordofanit dhe i Darfurit.

Mbretërimi i tij, 28 prill 1936 - 26 Korrik 1952

Lindur në 11 shkurt 1920
Vendlindja Kajro, Egjipt
Vdiq në 18 mars 1965 në moshën 45 vjeçe
Vend i vdekjes Romë, Itali
Shkaku i vdekjes i panjohur
Varrosur fillimisht në Romë e më pas në Kajro
Paraardhësi, Fuad I
Pasardhësi, Fuad II
Bashkëshorte, Safinaz Zulfikar, Nariman Sadek & Irma Capece Minutolo (e pa zyrtarizuar)

Pasardhësit, Princeshë Farial (1938 -), Princeshë Fevzia (1940-2005), Princeshë Fadia (1943-2002) dhe Mbreti vetëm i Shpallur Fuad i II.
Bir i Fuad-it të I-rë dhe nënës Nazlije Sabriut.
Besimi fetar ai Islam.

Mbreti Faruk ishte sundimtari i dhjetë nga Dinastia e Mehmet Aliut dhe mbret i parafundit në Mbretërimin e Egjiptit dhe Sudanit, duke pasuar babanë e tij, Fuadin I që vdiq në 1936 dhe qe ishte konsideruar mbreti i parë egjiptian.

Titulli i plotë i tij ishte "Madhëria e Tij Faruk I, nga hiri i Perëndisë, mbreti i Egjiptit dhe Sudanit, Sunduesi i Nubias, Kordofanit, dhe e Darfurit."

Faruku u përmbys nga një revolucion egjiptian, tip ala socialist që u mbështet nga BS dhe Tito në vitin 1952. Faruku u detyrua të abdikojë në favor të tij djalin e mitur, Ahmed Fuad, i cili e pasoi atë si Mbret duke u quajtur Mbreti Fuad II.

Faruku vdiq në mërgim në Itali në rrethana shumë të dyshimta, për të cilën vdekje, kurrë nuk u bënë hetime. Motra e tij është Fevzia Shirin, si gruaja e parë dhe njëkohësisht ish Mbretëreshë e Iranit duke qenë bashkëshorte e Shahut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi e cila rron akoma në Zvicër.

.......................Mbretërimi & Pangopësia

....Mbreti egjiptian Faruk

Princi Faruk erdhi në fron në vitin 1936, siç u tha më lartë. Mbreti i ri në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç dhe do të kontrollonte tërë punët e mbretërisë, megjithatë, derisa ai u bë 18 vjeç nuk i pati të gjitha kompetencat e

Mbretit pasi një këshill prej disa vetash bënte punën e tij. Si stërnip i të Madhit Mehmet Ali Pashë, Faruku ishte shqiptar nga babai dhe egjiptian nëpërmjet nënës së tij mbretëreshë e cila, në fakt kishte gjak të përzierë egjiptian-francez-shqiptar.
Para vdekjes së babait të tij, ai ishte arsimuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore, Uluiç, Angli. Pas kurorëzimit të tij, në moshën 16 vjeçare, Faruku mbajti një fjalim në radion publike të vendit.

Ishte hera e parë që në Egjipt, Mbreti i fliste drejtpërsëdrejti popullit të vet në mënyrë të tillë: “Me që është vullneti i Zotit të vë mbi supet e mia një barrë të tillë, në një moshë kaq të njomë, unë marr përsipër ta kryej atë me nder e përkushtim…dhe jam i përgatitur për të gjitha sakrificat në rrugën e detyrës time ...

Jam krenar për besnikërinë tuaj, ashtu siç betohem të jem edhe unë ndaj jush e Perëndisë. Le të punojmë së bashku. Ne do të kemi suksese dhe do të jemi të lumtur. Lavdi atdheut!”

Në moshën 18 vjeçare ai tashmë ishte një i ri bukurosh që ishte i kënaqur me gjithçka dhe dukej në publik tepër ekstravagant, impulsiv, egoist, mendjemadh. Pasuria e tij ishte jashtëzakonisht e madhe.

Këshilli i dha tërë kompetencat dhe ai tashmë dukej akoma me ekstravagant. Gjëja e parë që bëri ishte urdhri që të kishte në dispozicion disa qindra makina luksoze të tipit Rolls-Rojses të shpërndara nëpër Evropë ku ai filloi të frekuentonte klubet shumë të shtrenjta evropiane dhe dyqanet me të kripura të botës.

Gjëja e dytë që bëri ishte blerja e disa dhjetëra jahteve luksoze për shëtitje në det dhe gjeja e tretë ishte blerja pa masë e xhevahireve dhe gurëve të tjerë të çmuar nga Van Cleef & Arples.

Më vonë i lindi pasioni për tokën dhe bleu disa mijëra hektarë ku ndërtoi mbi 40 pallate madhështore të cilat i mbushi me gjëra antike shumë të shtrenjta, po ashtu bleu shumë vepra arti nga më të shtrenjtat. Lakmia e tij ishte e papërmbajtur dhe pangopësia e pafundme.

Sa më shumë që rritej aq më shumë i shtohej lakmia për të blerë gjithçka. Ai arriti deri atje sa kur shkonte vizita nëpër vende të tjera të botës dhe shikonte që dikush kishte diçka të veçantë, hynte menjëherë në pazar për ta blerë, kështu ai bleu kundrejt vlerave të jashtëzakonshme në ar, disa relikte si p.sh, shpatën e Shahut të Iranit kur ishte në Iran, orën e xhepit të Uinston Çërçillit kur ishte në Londër, etj.

Njerëzit e thjeshtë shpesh bëheshin viktima të egoizmit dhe lakmisë se tij. Gra dhe vajza të shumta të Egjiptit u bënë pre e epshit të tij seksual. Populli filloi ta quajë "Hajduti i Kajros". Kjo gjë ishte një nga arsyet që në vitin 1952 ai do te vihej në shënjestrën e një puçi ushtarak të udhëhequr nga ushtarakët e grupit të “Oficerëve të Lirë”, Gamal Abdel Nasser dhe Muhammad Naguib.

Kulmi i hajdutërisë së tij do ta arrinte ne vitin 1944 kur vdiq i ati i Shahut të Iranit, Reza Shah Pahlavi, në Johannesburg. Trupi i tij fluturoi drejt Egjiptit në rrugën e tij për në Iran.

Gjatë qëndrimit të trupit të të ndjerit në Egjipt ku ju bënë dhe nderime, Faruku urdhëroi që ta lenë vetëm me kufomën për pak momente. Kur trupi i shahut të vdekur mbërriti në Iran, u zbulua se shpata e florinjtë e tij mungonte!

Që nga Johanesburgu, për asnjë çast trupi i të ndjerit nuk ishte lënë vetëm përveç rastit të Mbretit Faruk, kështu që dyshimi ra mbi të. Kjo gjë çuditi tërë mbretërinë e Iranit, por jo mbretërinë e tij, e cila qe mësuar me hajdutërinë e paskrupullt të Mbretit Egjiptian.

Faruk ishte një i dashuruar dhe joshës i papërmbajtur i jetesës mbretërore. Edhe pse ai tashmë kishte mijëra hektarë tokë, dhjetëra pallate, dhe qindra makina, mbreti i ri shpesh do të udhëtonte për në Evropë për një pazar të ri duke shtuar zemërimin e shumë ndjekësve të tij.

Ai në fillim të mbretërimit ishte shumë popullor dhe bujar. Për shembull. Ai ndalonte shpesh diku nëpër fshatra dhe festonte bashkë me fshatarët. Ai kur takohej me njerëz të thjeshtë nuk linte gjë pa u premtuar, bile zotohej se do ta zbriste për ata edhe Diellin në tokë!

I qeshur, i bukur, fjalë ëmbël, tërë populli i Egjiptit u gënjye dhe e ndoqi me besnikëri nga pas. Faruk fillimisht ishte vërtetë inkurajues për popullsinë, kështu ai bëri disa gjëra që populli i donte.

Përsa i përket politikës pushtetore, Mbreti Faruk do të sundonte Egjiptin në mënyrën e trashëguar nga paraardhësit e tij duke aplikuar një metodë moderne të pushtetit. Ndërtimet e stilit evropian që edhe sot e kësaj dite janë në Kajro, janë bërë në kohën e mbretërisë së Mbretit Faruk.

Madje, Egjipti konsiderohej si një shtet modern, i civilizuar, properëndimor e proamerikan falë Mbretit Faruk. Me ardhjen në pushtet të “Oficerëve të Lirë” të udhëhequr nga kryetari Abdul Al Naseri, Egjipti u kthye në një shtet të tipit diktatorial dhe vazhdon të jetë akoma i tillë.

Ai mburrej shpesh për gjakun e tij egjiptian nga nëna dhe nuk bënte asnjë fjalë për gjakun shqiptar nga babai. Populli në fakt nuk e dinte se ai kishte gjak të huaj (shqiptar) por miqtë e tij dhe sferat e larta intelektuale e dinin, dhe sigurisht që ndjenin njëfarë xhelozie që një shqiptar të ishte mbret i tyre. Kështu që dolën armiqtë e parë disa prej të cilëve ai i shtypi me egërsi.

Gjatë vështirësive të Luftës së Dytë Botërore, Faruku mbeti asnjanës, ai e kishte mirë me anglezët që i kishte brenda në Egjipt qysh nga koha e gjyshit të tij i cili i kishte thirrur për ndihmë në Aleksandri dhe ata kishin ngelur atje…

Po ashtu ai mbajti lidhje të njëllojta si me Italinë Fashiste e Gjermaninë Naziste ashtu dhe me Boshtin Anti Nazi-Fashist. Ka një histori të pakonfirmuar që Faruku dhe ambasadori britanik Sir Miles Lampson kishin bërë një marrëveshje ku Faruku të shpëtonte italianët tek anglezët (gruaja e Lampsonit ishte një italiane) dhe anglezët t´i shpëtonte tek italianet! Faruku kësaj marrëveshje ja doli mbanë.

Po ashtu mendohet se në datën 8 gusht 1951, Mbreti Faruk ka qenë bashkë Mbretin Zog dhe nipin i tij Tati kur u pritën në Departamentin e Shtetit për një vizitë ceremoniale nga Xhejmes Bombrajt, zëvendës sekretar për çështjet Evropiane.

Ata diskutuan gjatë me Grac Jaceviçin dhe oficerët e tjerë të lartë të CIA-s lidhur me arsyet e dështimeve të njëpasnjëshme të misioneve që kishin desantuar në Shqipëri. Nga ky moment, ndoshta, Enver Hoxha është betuar se do ti vrasë të dy mbretërit bastardë e antishqiptarë!

Përmbysja e Mbretit të Qejfit

Siç e thamë më lartë, pas Luftës së Dytë Botërore Mbreti Faruk u dha i tëri pas qejfit dhe nga një djalë i bukur dhe i hequr që kishte qenë erdhi dhe u bë rrumbullak duke shtuar në peshë nga grykësia e tij shumë e madhe.

Faruku kishte sy blu, fytyrë të bardhë dhe flokë të zi. Ishte i gjatë dhe i bukur. Ai fitoi një peshë të madhe që arriti mbi në 136 kg. Punëve mbretërore pothuajse ua vari fare dhe nuk kishte më asnjë interes të dëgjonte se çfarë bëhej në mbretërinë e tij! Korrupsioni filloi të vrapoi me galop.

Ishte koha kur Palestina humbi 78% të tokave të saj nga krijimi I shtetit të ri të hebrenjve. Arabët po egërsoheshin. Pakënaqësia publike kundër Farukut u rrit jashtëzakonisht. Së fundi do të vinte revolta dhe si pasojë më 23 korrik 1952 ajo do të triumfonte.

Lëvizja revolucionare nën Muhammad Naguib dhe Gamal Abdel Nasser, kishte bërë një grusht ushtarak. Faruk u detyrua të heq dorë nga pushteti dhe shkoi në mërgim, në Monako të Italisë, ku jetoi pjesën tjetër të jetës së tij.

Menjëherë pas përmbysjes së tij, Faruku shpalli Ahmed Fuad, djalin e tij foshnjë gjashtë muajsh, si Mbret Fuati i II, por kundra të gjitha qëllimeve të tij, Egjipti ishte tani nën qeverisen e Naguib-it dhe Naser-it. Më 18 qershor, 1953, Qeveria Revolucionare shfuqizoi zyrtarisht Monarkinë duke i dhënë fund 148 vjetëve të sundimit të Dinastisë së shqiptarit Mehmet Ali Pasha. Egjipti u shpall republikë e cila nxori në ankand tërë pasurinë e Farukut.

Ai mundi të marrë me vete vetëm 1933 monedha floriri pesëshe që kishin në një anë të faqes shqiponjën dy kokëshe. Këto monedha ishin gjëja më e shtrenjtë dhe më e famshme e tij. Pjesa tjetër e floririt mbretëror u zhduk.

Mërgimi dhe Vdekja

Jahti Mbretëror "Mahroussa", me Farukun dhe familjen e tij brenda, la portin e Aleksandrisë në vjeshtën e 1952-shit duke u zhdukur kështu njëherë e përgjithmonë një prej dinastive mbretërore më të famshme në Lindjen e Mesme, e njohur botërisht për origjinën e saj shqiptare.

Dinastia e shqiptarit të Kavallës, me origjinë nga Zëmblaku i Korçës, Mehmet Aliut, ushtarit trim turk që me shpatë në dorë, kishte thirrur ndjekësit e tij që ta ndiqnin drejt majës së pushtetit në Misirin e largët. Pushtet të cilin, vetëm tashti, pas 148 vjetësh, ja hoqën nga dora Dinastisë së tij dhe pinjollëve të saj shqiptarë.

Jahti “Mahroussa” mbante në bord Mbretin e fundit të Egjiptit, rrethuar si stërgjyshi i tij, vetëm me roje besnike shqiptare. Jahti rrëshqiste drejt të panjohurës njëlloj si atëherë kur Mehmet Aliu me 300 shqiptarë, në kuvertën e një anije luftarake turke, rrëshqiste drejt të panjohurës në

Egjiptin Mamluk dhe bonopartian!

Fillimisht, Faruku mbërriti në Monako, dhe më pas në Romë, Itali. Në 1959, ai mori shtetësinë italiane.

Ai vdiq në “Ile de France” restorant në Romë, Itali, më 18 mars 1965. Sipas dëshmive ai u rrëzua në tavolinë kur ishte duke darkuar. Ndërsa disa thonë se ai ishte helmuar. Kurrë nuk u krye një autopsi zyrtare mbi trupin e tij.

Njerëzit e Farukut kanë kërkuar që ai të varrosej në xhaminë Al Rifa´i në Kajro, por kërkesa e tyre ishte mohuar nga ana e qeverisë nën egjiptianin Gamal Abdel Nasser, dhe ai u varros në Itali. Më vonë trupi i tij u përcoll për në Egjipt dhe u varros në varrin e Ibrahim Pashës, Komandanit Legjendar që ishte djalë, nip dhe kushëri i Mehmet Pashës.

Martesat

Mbreti Faruk, ishte martuar zyrtarisht dy herë, Mbretëresha e Parë quhej Safinaz Zulfikar (1921 - 1988). Ajo ishte e bija e një Pashai. Ata qenë martuar në 1938 dhe divorcuar në vitin 1948, duke pasur nga kjo martesë tre vajza.

Gruaja e dytë ishte një grua e thjeshtë, Narriman Sadek (1934 - 2005). Ata u martuan në 1951 dhe u divorcuan në 1954, duke pasur vetëm një fëmijë, Mbretin e ardhshëm, Fuad i II. Duhet thënë se në mërgim në Itali, Faruk thonë se u martua (ose bashkëjetonte) më një grua të dyshimtë që quhej Irma Capece Minutolo, një këngëtare operistike. Në vitin 2005, në një intervistë të saj në RAI UNO, ajo pohoi se qe martuar me ish-Mbretin Faruk në vitin 1957.

Filma dhe citime të bërë për Mbretin Faruk

Aktori David Suçet në vitin 1950 luajti në rolin e Mbretit Faruk në filmin me titull “Mbreti Faruk”.
Në vitin 2007, një kanal televiziv arab që u përcoll nga kanali satelitor MBC shpërndau një seri televizive mbi jetën e Farukut që quhet "El Faruk Malek", me aktorin sirian Taym Hassan I cili luajti rolin kryesor.

"E gjithë bota është në revoltë. Së shpejti do të ketë vetëm pesë Mbretër; Mbretëresha e Anglisë, Sunduesi i Bixhozit, Sunduesi i Klubit, Sunduesi i Zemrave dhe Mbreti i Diamanteve". Ka thënë me humor Mbretëresha e Anglisë duke aluduar që vetëm ata të dy sundonin tërë botën! Ajo lëndën (materien) dhe Faruk shpirtin njerëzor.

"Por ky Faruk, nuk ishte fare mbipeshë, mbret plëngprishës i cili u bë objekt i Satirës Perëndimore dhe Filmave Vizatimorë. Ai ishte ende një burrë i pashëm, i gjatë dhe i dobët, idealist e patriot, me sy blu të qartë që i shkreptinin kur fliste. " Ka thënë Princesha Ashraf Pahlavi në librin: “Kujtime nga mërgimi”, 1980 (f. 57).

Faruk u përmend në një varg të Novl Covard i Ri në 1950 në një tekst kënge " Le të bjerë në dashuri” po ashtu dhe në shumë tekste e libra të tjerë që mendoj se nuk do të qe nevoja ti përmendim nga që janë shumë.

Gjuhët e Farukut

Faruk ishte i rrjedhshëm në arabisht, turqisht, anglisht, frëngjisht. rusisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Fliste pak shqip.

Kontributi Fetar

Xhamia “Al-Aksa” (që në arabisht do të thotë “më e largëta”). Sipas traditës myslimane, është vendi më i largët nga Meka, në të cilin është transportuar Muhameti gjatë Natës së Kadrit (të fatit).

Ndërtesa në fillimet e shekullit VIII ishte shkatërruar krejtësisht nga tre tërmete. Më vonë bëhet seli e Templarëve për t’u kthyer në kultin islamik me Salahedinin. U rindërtua dhe u rizbukurua shpesh, sidomos gjatë pushtimit otoman.

Gjatë restaurimit të fundit, në vitin 1938, mbreti Faruk i Egjiptit i bëri një tavan të ri. Musolini i Italisë i dhuroi kolonat prej mermeri të famshëm nga të Karraras.

Në vitin 1966 xhamisë ju restaurua kupola, me zëvendësimin e mbulesës prej plumbi me fleta alumini. Mbi Sheshin e saj ndodhet edhe një Muze Islamik, që ruan dorëshkrime interesante, ndërmjet të cilave spikat një Kuran i epokës së mamelukëve (shekulli XIII)

............Prejardhja........

Mehmet Aliu

Shqiptari i parë i Dinastisë së shqiptarëve të Egjiptit ka qenë Mehmet Ali. Është një histori e jashtëzakonshme e një djali që lindi në Zemblak të Korçës në vitin 1769. Familja e tij u shpërngul hershëm në Kavalë të Greqisë, qytet i ndërtuar nga Aleksandri i Maqedonisë për kujtim të kalit të tij.

Mehmeti ishte i 17-ti nga fëmijët e zëmblakasit, Ibrahim Agai, të cilët vdiqën njëri pas tjetrit. Ai vetë mbeti jetim herët dhe u adoptua nga një mik i shtëpisë, i cili ishte kryetar i xhandarmërisë së Kavalës. E ëma u martua me xhaxhanë e tij dhe lindi Ibrahimin që ne e njohim si djalë të Memetit pasi ai e kishte adaptuar djalë.

Detyrën e parë publike Mehmeti e përmbushi 18 vjeç. Një fshat aty afër nuk paguante taksat. Ai shkoi me 10 vetë të armatosur dhe kërkoi të takojë 4 të parët e fshatit.

I futi në xhami dhe iu premtoi se nuk do të dilnin gjallë që aty nëse fshati nuk paguante taksat.

Në Egjipt shkoi ushtar i thjeshtë i Portës së Lartë, por shpejt u bë komandant dhe me kohë pasha. Udhëhoqi Egjiptin drejt përparimit, pavarësimit, shtet-krijimit dhe krijoi dinastinë mbretërore shqiptare pavarësisht se nuk dinte të shkruante dhe të fliste gjuhë tjetër përveç shqipes të cilën nuk e shkruante gjithashtu.

Duke parë situatën e prapambetur të Egjiptit të asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai që filloi zhvillimin e vendit dhe të vetes së tij. Një hov të madh, drejtuesi shqiptar i Misirit i dha bujqësisë, industrisë e tregtisë, duke rritur mirëqenien në popull.

Në Aleksandri, Rozet, Damiet e gjetkë, nisën të ndërtoheshin fabrika të mëdha, ndërsa francezët jepnin mbështetjen. Më tepër se 1 mijë anije përshkonin Nilin. Ndërkaq qyteti i faraonëve nisi të zbulohej. Misione francezësh u morën me arkeologjinë.

Më 1822, Çampollion gjeti dhe zbërtheu alfabetin e hieroglifëve, duke kurorëzuar një punë të nisur që më 1798-n. “Gjithë mbretnija e Mehmet Aliut është nji punë e rrallë dhe e çuditshme në histornë e botës, është nji varg triumfesh të papreme, nji rradh fitimesh të luftës e të diplomacisë, prapa të cilave mbeti i habitur historiani.”, shkruan në librin e tij Aleksandër Xhuvani.
Më 1824, si rrjedhojë e kryengritjeve të barbarëve në Greqi, Sulltan Mahmudi i II që nuk mund ta shtypte dot këtë rebelim grek, thirri në ndihmë Mehmet Aliun, i cili duke çuar në krye të kësaj ekspedite djalin e tij, Ibrahim Pashën, arriti që të shuajë dhe shtypë revoltat në Greqi. Si rrjedhojë e kësaj fitoreje, Mehmet Aliu u shpërblye nga Sulltani që të bëhej edhe guvernator i Kretës.

Fuqitë e mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke parë shtrirjen e gjerë që Mehmet Aliu pati që nga Sudani e deri në Kretë, më 1827 dërguan armatat e tyre për të luftuar Ibrahim Pashën, të birin e Mehmet Aliut, i cili pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye, dhe u detyrua që të lëshojë shtypjen e terrorizmit grek.

Ai la në fushën e betejës 93 anije lufte.
Pas betejës tjetër të 1839 që e fitoi, djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha, i cili theu ushtritë osmane, në Konia të Anadollit, filloi marshin për në Kostandinopojë, ku sipas shumë historianeve, ambiciet e Mehmet Aliut ishin që ai të bëhej Sulltan i shtetit Islam.

Por, duke parë forcën dhe vitalitetin e Mehmet Aliut, fuqitë e mëdha e ndaluan dhe kërcënuan sërish Mehmet Aliun, që të mos avanconte më tej. Pas kësaj përpjekjeje të fundit, Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt, ku atij iu njoh e drejta e Khedivllëkut mbi Egjipt (lloj mbretërimi), nga ku gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi deri në vitin 1952.

Më 2 gusht 1849, Mehmet Ali Pasha vdiq në Aleksandri. Trupi i tij u mbështoll me një shall kashmiri, në kokë i vunë festen tuniziane dhe shpatën e tij.

Arkivoli u përcoll nga 22 sheikë, që lexonin vargje nga Kurani deri kur mbërriti në xhaminë e Alabastrs në Kajro, ku u varros. Kjo ishte historia e shqiptarit nga Kavalla, që s’dinte shkrim e këndim, por që mundi brenda pak vitesh ta transformojë Egjiptin apo Misirin e prapambetur në një port të ndërveprimit të kulturave evropiane dhe egjiptiane.

Shqiptarët e Egjiptit

Sot, nuk dihet sesa shqiptarë ka në Egjipt. Atje sot ka studentë nga Kosova e Shqipëria, ka edhe biznesmenë shqiptarë. Zeno Salihi është një ferizajas nga Kosova që ka një agjenci turistike.

Brenda vitit ai sjell në Egjipt deri në 70 mijë turistë të huaj. Po ashtu kemi dhe profesor Gëzim Alpion i cili ka kryer shkollën në Egjipt dhe atje pati një kompani të sukseshme biznesi.

Tani ai jeton dhe punon në Angli. Shqiptarë duhet të ketë shumë por ata nuk flasin shqip dhe për ketë flet ambasadori i Egjiptit ne Tirane, Dr. Refaat El-Ansary,”Unë jam njëri prej tyre. Gjyshja ime ishte Adila Kapllan Frashëri dhe unë jam nga familja Frashëri, nga ana e nënës.

Dhe ajo ishte kushërirë e parë me Naim dhe Sami Frashërin. Ne kemi një respekt të madh për familjet me origjinë shqiptare, të cilat janë egjiptiane, por nuk e mohojnë origjinën...”

Me historinë e Egjiptit kanë arsye të krenohen shqiptarët, pasi do të ishin pikërisht ata që hodhën themelet e shtetit bashkëkohor, që do të kryenin reformat e para e do të arrinin të sillnin modernizmin në tokën e sfinksit.


Dinastia e Mehmet Ali Pashës

-Mehmet Ali Pasha(1805 - 1848)
-Ibrahim Pasha(1848)
-Abaz Hilmi I. (1849 - 1854)
-Muhamed Said (1854 - 1863)
-Ismail Pasha (1863 - 1867)

............-Kadit e Egjiptit
-Ismail Pasha (1867 - 1879)
-Tafiq (1879 - 1892)
-Abaz Hilmi II. (1892 - 1914)

..................Sulltanët e Egjiptit
-Husen Qamil (1914 - 1917)
-Fuad I i Egjiptit (1917 - 1922)

................Mbretrit e Egjiptit
-Fuad I i Egjiptit (1922 - 1936)
-Faruku i Egjiptit (1936 - 1952)
-Fuad II i Egjiptit (1952 - 1953)
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 02.04.10 21:47

Origjina e kombit tone

Nuk e di ne se ka shkruar tjeter kush per kete teme ne kete forum,por une po e shoh te aresyeshme qe ketij problemi ti hedhim nje sy sa per freskim kujtese,mbasi shume po shkruajme per tema te historise boterore,duke kaluar tagent historise se kombit tone

Origjina e shqiptarëve është bërë prej disa kohësh çështje debati ndër historianë. Shqiptarët janë një popull që flet shqip, një gjuhë indo-evropiane. Ndonëse leksiku përmban disa fjalë greke, latine dhe turke, gjuha në vetvete nuk ka të afërm të tjerë të gjallë, duke e bërë të vështirë për ta përcaktuar se nga cila gjuhë e vjetër ballkanase ka rrjedhur.

Vendi i prejardhjes

Vendi ku u formua shqipja është gjithashtu i diskutueshëm, por duke studiuar gjuhën mund të mësojmë se shqipja është formuar më tepër në një zonë malore sesa fushore apo bregdet: ndërkohë që fjalët për bimët dhe kafshët që janë karakteristike në zonat malore janë krejt origjinale, emrat për peshqit e detit dhe ato për veprimtaritë bujqësore, (të tilla si plugimi) janë të huazuara nga gjuhët e tjera.

Studiuesi Georg Stadtmüller duke shqyrtuar etimologjinë e emrave të bimëve në shqip ka arritur në përfundimin se Urheimat'i (= vendi i të parëve) historik dhe gjuhësor i shqiptarëve duhet kërkuar në rajone në lartësinë 600 metra mbi nivelin i detit, që është zona gjeobotanike e pyjeve të thatë.


Pyjet e thatë në Ballkan

Pyjet e thatë subtropikalë, gjenden sot në Ballkan në zonat malore të Shqipërisë së sotme, Kosovës, Greqisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe në zonat malore pranë bregdeteve të Kroacisë dhe Malit të Zi.

Nga ana tjetër mungesa e fjalorit të trashëguar detar mund të mos thotë gjë. Dimităr Dečev (shqip. Dimiter Deçev) në Charakteristik der thrakischen Sprache (Karakteristike të gjuhës trake), Sofia, 1952, faq. 113, thotë se shqiptarët kanë pasur një fjalor detar por e kanë humbur.

Eqrem Çabej në “VII Congresso internazionale di scienze onomastiche, 4-8 Aprile 1961, 248-249” (Kongresi VII ndërkombëtar i shkencave onomastike, 4-8 Prill 1961) ka argumentuar për praninë aktuale të disa fjalëve të vjetra të ruajtura.

Eric Hamp (shqip. Erik Hemp) thotë se këto fjalë janë në pjesën më të madhe jobindëse në vetvete: det (e afërm me fjalën angleze ''''deep, depth'''' = thellë, thellësirë) mund të ishte fjala për cilado ujëra të thellë.

Pyetjes, në një forum të gjuhëve indo-evropiane më 2002-shin mbi atë se si është e mundur që shqiptarët e lashtë nëse nuk kanë jetuar pranë detit,prapë duhet të kishin një fjalë origjinale për këtë, gjë që nuk e kishin parë studiuesi polak Piotr Gasiorowski (shqip. Pjotër Gasiorovski) i përgjigjet se ai është i mendimit se përvoja e dorës së parë nuk është e domosdoshme në këto raste dhe se kjo fjalë duhet të ketë qenë pjesë e trashëgimisë getike të parashqiptarëve dhe që nuk humbi përgjatë baritjeve të tyre në brendësi të steresë.

Lidhjet tregtare me krahinat bregdetare duhet të kenë mjaftuar për t’u kujtuar atyre që deti ekziston. Si shembull ai merr përhapjen e fjalës luan ndër sllavë përpara se këta ta kenë parë vetë këtë kafshë. Ky shembull mund të mos qëndrojë plotësisht nga ana logjike kur arsyetohet se fjala det është e trashëguar në shqip ndërsa fjala e përdorur për luanin në gjuhët sllave është e huazuar nga gjuhët gjermanike.

Va, mat, valë ...mund të përdoren për ujëra të ndryshme. Aq më tepër va mendohet që mund të jetë e huazuar nga fjala latine vadum me të njëjtin kuptim.
Fjalë si grykë (ngushticë) janë metafora të lehta (fyt).

Gjithashtu anije (anë, shum. enë), bile Gasiorowski më jep mësim duke më treguar se kjo fjalë është krahasimisht e re, e studiuar mirë më vonë nga vetë etimologët shqiptarë si Dodbiba (1972), hasur për herë të parë në shek. e 19-të në një shkrim të arbëreshëve të Italisë si ani dhe pranuar nga shqiptarët në Kongresin e Manastirit më 1908-n në formën toske anije.

Po ashtu, sipas Hamp, edhe disa pjesë të tjera të një barke (ballë, pëlhurë, shul, lugatë që i përket fjalës lugë) kuptohen lehtë si metafora; likurishtë (krahas. likurë, lëkurë) dhe shumë emra të tjerë, shpeshherë që shihen qartë që janë fjalë të përbëra (faq. 249), janë përshkruese dhe mund të jenë shfaqur në përdorimet e dëshmuara ndoshta në pothuajse cilëndo kohë.

Fjala ngjalë < *engella, edhe sikur të ishte e lidhur me fjalën ilire ''''Eggelanev'''' nuk ka si kusht patjetër detin. Për më tepër Gasiorowski thotë se edhe kjo fjalë është e huazuar nga latinishtja anguilla.

Kështu na mungon akoma një trup i vërtetuar morfemash detare anase, që nuk ka lidhje të tjera morfologjike ose kuptimore brenda gjuhës që mund të kishin bërë të mundur përcjelljen. Për këtë lloj diskutimi, vetëm format e veçuara do të ishin bindëse.

Në Kuvendin e Rruzullit nën Prejardhjen e fjalëve shqipe anëtarët që kanë dëshirë mund të hedhin fjalë detare shqipe të cilat mendojnë se plotësojnë kushtet e parashtruara nga Hamp. Më pas mund të lusim studiuesin Abdullah Konushevci – që ka nxjerrë kohët e fundit Fjalorin e Trashëgimisë Shqipe – t’u hedhë një sy fjalëve të mbledhura dhe të na japë ndonjë mendim mbi etimologjinë e tyre.

Mund të merret me mend që shqiptarët e lashtë nuk jetonin në Dalmaci, pasi ndikimi latin mbi shqipen është më tepër i llojit të origjinës së Romancës Ballkanike (që u zhvillua në rumanishte) sesa i origjinës dalmate. Ky ndikim i Romancës Ballkanike përfshin fjalët latine që shfaqin shprehje të folure dhe ndryshime kuptimi që gjenden vetëm në rumanishte dhe jo në gjuhët e tjera romance.

Duke ia shtuar këtë fjalëve të përbashkëta vetëm për shqipen dhe rumanishten, mund të pranojmë si të vërtetë se rumunët dhe shqiptarët kanë jetuar dikur pranë njëri-tjetrit. Në përgjithësi sipërfaqet ku kjo mund të ketë ndodhur gjykohet të jenë zona të ndryshme që nga Transilvania, Serbia e Lindjes (zona rreth Naissus/Nishit), Kosova dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Sidoqoftë rumanishtja e ka pjesën më të madhe të termave bujqësore me origjinë latine, por jo termat që kanë të bëjnë me aktivitete qytetare, gjë që tregon që rumunët ishin popull bujqish në rrafshinat e ulëta përkundër shqiptarëve të cilët ishin në fillim barinj në vendet malore.

Disa studiues shpjegojnë bile edhe hendekun midis bullgarishtes dhe serbishtes me praninë e një zone ndarëse shqiptaro-rumune në lindje të lumit Moravë (ndonëse ekziston një dialekt ndërmjetës serb, por është i formuar vetëm pas zgjerimit serb në lindje).

Një argument tjetër që mbështet origjinën veriore të shqiptarëve është numri krahasimisht i vogël i fjalëve me prejardhje greke, ndonëse Iliria e Jugut ishte nën ndikimin e qytetërimit dhe gjuhës greke/bizantine, sidomos pas rënies së Perandorisë Romake.

Sidoqoftë, nëse origjina e shqiptarëve duhet kërkuar në pyjet e thata tropikale, duke përjashtuar Dalmacinë, dhe duke ditur nga e njëjta hartë e mësipërme botanike se Transilvania dhe zona e Nishit hyjnë në zonën e pyjeve të butë kontinentalë atëherë zonat që përmbushin kriteret janë po ato zona që banohen edhe sot nga shqiptarët: zonat malore të Shqipërisë, Kosovë e Maqedoni e Veriut.

Zonat me të kuqe mendohet të jenë ato ku shqiptarët kanë jetuar pranë rumunëve
Histori Shqiptare Shqiptaro_rumunet



avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Shkrimet ne gure tregojne lashtesine e gjuhes shqipe

Mesazh  Estilen prej 20.04.10 10:41

Histori Shqiptare 25158_10150174799865354_135633570353_12122498_6693881_a
Niko Stilos



Niko Stilos: Shkrimet në gur na zbulojnë gjurmët më të hershme të shqipes

Histori Shqiptare 25158_10150174799815354_135633570353_12122497_2757862_a



Në përgjithësi për historinë e lashtë të popullit shqiptar kanë qenë të huajt që kanë shkruar dhe kanë sjellë vërtetime për lashtësinë tonë. Por, ka pasur edhe raste të studiuesve të huaj që këto vërtetime i kanë fshehur ose i kanë keqshpjeguar.

Studiuesi grek me origjinë shqiptare, Niko Stilos para disa vitesh botoi në gjuhën shqipe librin “HISTORIA E SHENJTË E ARVANITËVE”, një libër që tregon për lashtësinë e gjuhës dhe shkrimit shqip.

Para një viti botoi “FJALORIN e MARKO BOÇARIT” dygjuhësh greqisht-shqip. Në moshën 19-vjeçare, Markoja na solli fjalorin e parë greko-shqip “Ëåîéêïí ôéò Ñïìáéêçò êáé Áñâáíéôéêçò áðëçó” (Fjalori dygjuhësh Greqisht dhe Shqipes së thjeshtë).

Studiuesi Niko Stilos është i lindur në një fshat të prefekturës të Prevezë nga prindër dygjuhësh, që flisnin gjuhën shqipe (arvanite) dhe greqisht. Ai ka rreth 30 vite që merret me studimet parahistorike rreth lashtësisë së gjuhëve të ndryshme europiane.

Ai është i diplomuar në ekonomi, në universitetet italiane dhe më vonë emigroi në Gjermani ku ka mbi 35 vite atje. Për shumë vite është marrë me studimet e shkrimeve të vjetra, ku ka nxjerrë edhe mendimet e tij se shqiptarët janë autoktonë në Greqinë e lashtë, se ata janë helenasit e vjetër dhe jo grekët e sotëm.

Këto mendime ai i mbështet në mbishkrimet e shkruara nëpër gurët dhe thëniet e historianëve të lashtë si Herodoti.

Në këtë intervistë ai shpalos disa prej argumenteve të tij mbi lashtësinë e shqipes dhe faktin se shqiptarët janë autoktonë.

Në përgjithësi shqiptarët nuk kanë shumë njohuri mbi faktin se gjuha e vjetër e kohës antike është gjuha shqipe dhe që ka shkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Gjithmonë i është mëshuar faktit se gjuha dhe shkrimi i vjetër qe greqishtja.

Shqiptarët kudo, edhe në Shqipëri nuk dinë mirë as historinë që ishte përpara, le të themi 200, 300 apo 500 vite më parë. Në ato vite ka shumë libra të shkruar në gjuhën shqipe me shkronja toske, pra me shkronja greke.

Kështu, propaganda antishqiptare nuk do që këto libra të dalin në dritë. Unë isha 25 vjeç dhe nuk e dija që shqiptarët kishin libra, kishin testament,thote Stillos. Pra, nuk e dija që edhe Bibla ishte përkthyer në gjuhën shqipe dy herë. Një herë nga peshkop Grigori dhe njëherë nga Kostandin Kristoforidhi.

Pra, ju mendoni se ka libra të shkruar në gjuhën shqipe më përpara se vitit 1555, që njihet “MESHARI”? pyetet Stillos

Patjetër, mund të ketë libra edhe më përpara se “MESHARI”. Në Bibliotekën e Vatikanit p.sh, nuk lënë çdo njeri që të kërkojë këto libra. Mua p.sh., nuk mund të më lënë.

Në Itali, rreth vitit 1200 një peshkop katolik nga Bari shkruan se shqiptarët kanë një tjetër gjuhë nga latinët, por librat e shqiptarëve janë të shkruar me shkronja latine. Këtë e thotë një peshkop katolik më 1200. Pra, ku shkuan ato libra?! Kush i prishi? Ato libra janë diku, por nuk dimë ku janë.

Ka akademikë apo studiues në botë që thonë se shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi?

Po. Ka studiues që thonë, por e vërteta është se shqiptarët janë më të vjetër se ky dheu këtu. Shqiptarët janë pellazgë. Po të studiojmë se kush janë shqiptarët, do të mësojmë se janë njerëz që nuk erdhën nga mali, por janë ata që shkruan këto gjërat antike. Erdhi koha që t’i mësojë bota.

Kemi mësuar se grekët janë më të vjetrit, kanë Mitologjinë, vepra antike, Homerin etj. Do të rrëzohen këto mendime me dokumente shkencore?

Unë punoj që të thyhet kjo tabu. Në botën e sotme moderne nuk e kërkon puna që vetëm të flasim. Duhen fakte për ta vërtetuar. Unë kam punuar 10 vite që njerëzit të lexojnë këto tekste të vjetra. Pra. ka tekste të kohës antike që lexohen vetëm në gjuhën shqipe.

Në Kretë është gjetur një tekst i vjetër Dorjan në gur. Këtë tekst unë e kam punuar që të lexohet dhe them që është në dialektin dorisht, pra në gjuhën e arvanitasve toskë. Dialekti i toskëve, i arvanitasve, ka shumë fjalë greke. Ky tekst tregon për perëndinë Dionis. Unë them që Dorjanët janë shqiptarët toskë, pra arvanitasit.

Ndërsa Jonët janë shqiptarët gegë. Jonët ishin shumë në lashtësi. Pra, gjuha shqipe kishte dhe ka dy dialekte. Jonët, që janë gegët e shkruanin me shkronja latine gjuhën shqipe.

Po të kem kohë, këtë tekst do ta botoj në një libër. Për këtë tekst grekët, duke mos e kuptuar, thonë që është në gjuhën e vjetër greke, në dorisht. Por, unë e lexoj këtë tekst në gjuhën shqipe. E kupton se çfarë bëhet...

Mundet që studiuesit e tjerë t’ju kundërshtojnë?

Unë punoj që njerëzit të më kuptojnë edhe t’i kuptojnë këto tekste. Është një gur i vjetër i gjetur në Peruxhia të Italisë, që i thonë Toskanë. Toskanë do të thotë ana e toskëve dhe atje flisnin në gjuhën e toskëve. Gurin e Peruxhias unë e kam deshifruar në gjuhën shqipe, në alfabetin latin dhe grek.

Histori Shqiptare 25158_10150174799700354_135633570353_12122496_8286614_n



Kur botova studimet e para vajta në Greqi, sepse unë jam shqiptar i Greqisë edhe dua që këto që shkruaj t’i lexojnë shqiptarët e Greqisë (arvanitasit, shën.A.Llalla) dhe të shohin cilët janë shqiptarët.

Duhet që ta largojnë turpin nga vetja ata më të shumtit, të cilët nuk thonë që janë shqiptarë, por grekë. Sepse në Greqi thonë se shqiptarët nuk kishin kulturë.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 23.04.10 13:30

Fallsikimi i Historise

Ne nje kohe kur shume studiues te huaj germojne neper arkiva te hapura e te mbyllura (sekrete) per historine e popullit tone, disa kryepolitikane shqiptare e suita qe i ndjekin nga pas, te udhezuar nga ustallaret e tyre, duan tu mohojne shqiptarve disa te verteta, qe bota i lexon cdo dite ne enciklopedira, libra, shkrime, shtyp dhe internet.

Përse vetëm ne shqiptarët s'duhet t'i dimë këto gjëra?

Kjo është një pyetje, që KOHA do t'i japë një ditë përgjigje të plotë, të thjeshtë, përfundimtare. Por, le të shohim se ç'thuhet në faqen e mëposhtme të internetit.

/DONATION_OF_CONSTANTINE_Donatio.html lexojmë këto rradhë për Fallsifikimin e dokumentit DHURATA E KONSTANDINIT:

citim ne anglisht...
DONATION OF CONSTANTINE (Donatio Constantini), the supposed grant bythe Emporor Constantine in gratitude for his "conversion by Pope Silvester", to that pope and his successors for ever, not only of spiritual supremacy over the other great patriarchates and of all matters of faith and warship but also of temporal dominion over Rome, Italy." The famous document, known as the Constitutum Constantini and compounded of various elements (notably of apocryphal Vita S. Silvestri) was forged at Rome some time between the middle and end of the 8th century, was included in the 9th century in the collection known as the False Decretals, two centuries later was incorporated in the Decretum by a pupil of Gratian, and in Gibbon's day was still."enrolled among the decrees of Canon Law" by the tacit or modest admitted of the advocates of the Roman Church ." It is now universally admitted to be a gross forgery.

citim ne shqip....
DHURATA E KONSTANTINIT (Doantio Constantini), dhurata e hamendësuar e Perandorit Konstandin si shenjë falenderimi për "konvertimin e tij nga ana e Papës Silvestri", ndaj atij pape dhe pasardhësve të tij përgjithmonë, jo vetëm për supremacinë shpirtërore mbi patriarkatet e tjera dhe mbi të gjitha çështjet e fesë dhe të adhurimit, por edhe si sundim i përkohshëm mbi Romën, Italinë."

Histori Shqiptare 19334_386340085353_135633570353_10381609_3483328_n

Dokumenti i famshëm, i njohur si Constitutum Constantini dhe i përbërë nga elementë të ndryshëm (mbi të gjitha Jeta apokrifale S. Silvestrit) u fallsifikua në Romë aty nga mesi dhe fundi i shekullit të 8-të, u përfshi në shekullin e 9-të në koleksionin e njohur si Dekrete të Rreme, dy shekuj më vonë u përfshi në Decretum nga nxënësi i Gracianit, dhe akoma në ditët e Gibonit ishte ende "i përfshirë në dekretet e Ligjit Kanonik", me pëlqimin e heshtur dhe modest të avoketërve të Kishës Romane." Ai "dokument" është pranuar nga të gjithë si një mashtrim i trashë.

Sa më shumë depërton në burimet shkencore dhe ato kerkimore ne arkiva te hershem të botuara kudo dhe ne internet, aq më shumë të dhëna interesante dalin mbi fallsifikimet e mundshme, që mund të jenë bërë në shkrimin e Historisë.

Shkrime të tilla mungojnë krejtësisht në Shqipëri, dhe asnjë redaktor gazete apo libri nuk merr përsipër të botojë shkrime të tilla. Kanë frikë te botojne shkrime mbi historine e Mesjetes,nen driten e ketyre zbulimeve te reja,qe jane fallsifikuar historikisht.

Jam i bindur se shpejt a vonë, të gjitha gazetat dhe i tërë shtypi e televizioni shqiptar do të hapë temën e fallsifikimeve, që janë bërë në historiografinë evropiane që në shekullin e 12-të, një temë e cila po zien në tërë Evropën e deri në Amerikë, duke filluar që nga shekulli i 17-të.

Të gjitha këto fallsifikime kanë lidhje të ngushtë e të pazgjidhshme me Historinë e Shqipërisë dhe origjinën e shqiptarëve dhe të popujve të tjerë.

Librat dhe shkrimet e autorëve evropianë, të cilët e vënë theksin në përpjekjet e shumta që janë bërë në Evropë gjatë mesjetës për të fallsifikuar historinë, fillojnë ose mbarojnë me këto dy pyetje:

Përse të jenë bërë këto fallsifikime? Kush kishte interes t'i bënte ato?

Mbështetur në studimet e disa autoreve etimologjike eshte deklaruar, se në gjuhët evropiane të reja e ato të vjetra ka paradokse, duke aluduar se gjuhët e vjetra nuk janë më të vjetra se ato të reja.

Studimet e mëtejshme kanë krijuar bindjen se jo vetëm gjuhët, por e tërë historia e Evropës është paradoksale, se historia evropiane e para shekullit të 16-të të erës tonë mban vetëm VULEN E GJUHES SHQIPE,, se s'ka patur as Greqi të Lashtë dhe as Perandori Romake, se jo vetëm latinishtja, greqishtja e vjetër dhe hebraishtja, por, edhe gotishtja, sllavishtja kishtare, arabishtja janë sajesa mersjetare, që morën formën e tyre të plotë vetëm gjatë dhe pas shekullit të 16-të të erës tonë.

Eshte rënë në gjurmë të studimeve të mjaft autorëve evropianë, autoritete shkencore me emër në Evropë dhe në Amerikë, të cilët duke u nisur nga konsiderata shkencore historike vijnë në përfundimin se Mesjeta nuk ka ekzistuar, se ngjarje e dokumente si Dhurata e Konstandinit, apo figura si Karli i madh janë mite të sajuara.

Ja ç'thuhet në faqen e Michael Hoffman, historian dhe shkrimtar amerikan, i cili boton në Amerikë revistën e tij shkencore "Revisionist History", te http://www.egodeath.com/newchronology.htm nën titullin "The New Chronology: The Dark Ages Didn't Exist – Uwe Topper, Herbert Illig" "Kronologjia e Re: Shekujt e Errësirës nuk ekzistojnë – Uve Toper, Herbert Illig"

Johnson doesn't provide an effective summary of what exactly he is proposing. I won't know until my third thorough reading and summarization of Johnson, but it seems that he's saying -- at the extreme -- that the entire corpus of ancient Greek, Roman, Jewish, and Christian writings was written in the monasteries around 1550 – or something like that but more moderate.

[Edvin] Xhonson nuk bën ndonjë përmbledhje të asaj se çfarë kërkon të propozojë saktësisht. Unë nuk do ta zbuloj pa e mbaruar leximin tim të tretë dhe të kem bërë përmbledhjen e Xhonsonit, por më duket se ai don të thotë se – në fund të fundit – i TËRË KORPUSI i SHKRIMEVE GREKE, ROMAKE, CIFUTE dhe TE KRISHTERA është shkruar në manastire rreth vitit 1550 – ose diçka të tillë, por me ton më të zbutur.

Kjo faqe interneti përmban referenca interesante mbi subjektin për të cilin po flasim, autorë si Edwin Xhonson, Anatoli Fomenko, Nimic, Topper, Illig, apo dhe figura të Mesjetës si Harduin.

Burime në internet
http://en.wikipedia.org/wiki/Michael_A._Hoffman_II
http://www.egodeath.com/newchronology.htm#_Toc101541525
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Arvanitasit,themeluesit e shtetit te ri Grek

Mesazh  Estilen prej 23.04.10 16:28

Arvanitët....

Një përmbledhje e shkurtër mbi historinë dhe kontributin shqiptar në krijimin dhe ecurinë e shtetit të RI Grek.

Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
Bëmë këngë e kshilla t'urta
që të mos harrohet gjuha.

Popullsia shqiptare që jeton sot në shtetin e ri Grek, ndahet në dy grupe, ata që quhen arvanitas, dhe ata që quhen shqipëtar, që grekët i quajnë allvani dhe kanë ardhur në Greqi pas pushtimit osmano turk.

Të pakët janë njerëzit të cilët dinë historinë e vërtetë të arvanitëve dhe zonat në Greqi, që banohej dhe banohet nga popullata që flasin gjuhën arbërore ose shqipe.

Në këtë ligjeratë do të përmendim disa nga figurat më të shquara të revolucionit grek të 1821 që ishin shqiptar, disa kryeministra që kishin gjak shqiptari dhe shumë figura të njohura të kulturës greke që ishin arvanitas.

Janë zbuluar se në Greqi gjënden mbi 600 katunde që flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika, ku ndahen në dy grupe. Ata që quhen arvanitas dhe janë vendas që njihen që në kohën antik edhe janë rreth 450 katunde, dhe shqiptarët që grekët i thërrasin allvani që kanë ardhur në Greqi mbas vdekjes së Skënderbeut dhe janë mbi 150 fshatra.

Kryesisht katundet që janë banuar dhe banohen nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, në Thrakë, në ishujt Korfuzi, Speca, Hidra, Psaron, Andron, Poleponezi(Morea) etj.

Studiues që janë marrë me zbulimine katundeve që flitet gjuha shqipe janë arvanitas Aristidh Kola, arbëreshi urat Antonio Bellushi, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo etj.

Po në Greqi kur erdhen arvanitët siç i quajnë elenasit?

Kush është vendi amë?

Këto janë pyetje që torturon zemrën dhe mëndjen e çdo arvanitasi të Greqisë.

Arvanitasit e Greqis sipas disa studimeve të huaja dhe shqiptare janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7. Por i këtij mendimi nuk janë dhe shumë historianë apo studiues të ndryshëm,të cilët mendojnë se rrënjët shqiptare në Greqi janë më të herëshme, që në kohën antike.

Për këtë vërtetim ekzistojnë shumë dokumenta historike, këngët, emrat e perëndive të Olimbit, emrat e qyteteve të lashta të Greqis, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase.

Emri arvanitas rrjedh nga fjala Arbana, dhe fjala Arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbërës, njeri që punon tokën.
Shqiptarët parahistorik quheshin nga njerëzit e letërsisë dhe diturisë Ilir dhe më vonë Alban.

Kurse këta Ilirë, dhe Alban, vetquhen pellazgjë, arvanitas, dhe shqiptarë dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipni, dhe kurrë nuk e kanë quajtur atdheun e tyre Iliri dhe Albani. Për herë të parë u quajtën Albani nga gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu 90-160 pas krishtit, territori midis Durrësit dhe Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt albanian.

Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë perjudhës 150 vjeçare të kryqëzatave(1096-1208), ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia, u bë shtegu kryesor përmes Shqipnis Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë dhe më tutje në Lindjen.

Në fillim të shekullit 12, normanët, në këngën e Rolandit në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA.

Por atëhere pse arvanitasit nuk e quajnë veten e tyre shqiptar ose alban, por vetquhen arvanitas...!?

Emri shqipëtar njihet rreth vitit 1400 pas krishtit, dhe kështu arvanitasit e Greqis, dhe Azisë së Vogël, gjithmon janë quajtur arvanitas, dhe arnaut. Dhe të gjithë ata arbëreshë që u larguan mbas vdekjes së Skënderbeut, e quajnë veten shqiptar.

Ndoshta emërtimi arvanitas duhet të jetë më i vjetër se emri Ilir, dhe është vërtetuar se është më i vjetër se emri Alban. Sepse po të shohim qytetet e vjetra pellazgjike ato janë ndërtuar pranë lumenjëve, duke qenë afër tokave pjellore, pra arbërës.

Në gjuhën greke arbanët quhen arvanitas, sepse grekër B e lexojnë V, pra njeri i atdheut Arbana. Turqit arvanitasit e Azisë së Vogël i quajnë arnaut që rrjedh nga fjala arnavut dhe fjala arnavut rrjedh nga fjala arvanit. Kurse arvanitasit kristian otodoks të Stambollit dhe të Egjyptit i quajnë ‘’romei,, ose ‘’greçi,,.

Megjithëse ndryshimet ndërmjet arvanitasve të Greqis, arbëreshëve të Italis, Zarës, Ukrainës, Korsikës dhe arbërve të Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Tetovës, në mënyrën e të menduarit, të shprehurit dhe të ndjenjave, ne jemi vllezër të një gjaku, të një gjuhe, të kombit të sotëm shqiptar.

Ne kemi rruajtur të gjalla pas kaq shumë shekuj lufte dhe vështirësish, traditat tona të vjetra shqiptare. Duke mbajtur të gjalla lidhjet shpirtërore ndërmjet njëri-tjetrit dhe zemrës Arbëri.

Studime në drejtim të arvanitasve të Greqis janë shumë të pakta, përveç disa studiuesëve seriozë të Prishtinës dhe pak të Tiranës, për të mos thënë aspak. Akademikët shqiptar nuk janë marrë shumë me arvanitët, kështu sot na mungojnë shumë materjale me vlera të mëdha historike për kombin shqiptar.

Arvanitët e Greqis nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë akoma në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbanëve në drejtim të Greqis ka patur në shekullin e 4-7 dhe 14, që njohim ne nga disa historian, nuk janë veç tjetër, shpërnguljen e disa principatave arbanëve të veriut në drejtim të jugut për arsyje të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbanisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga osmanët turq.

Arbanët ose arvanitasit që lanë tokat e tyre në veri të Arbëris si në, Slloveni, Kroaci e deri në fushë Kosovë,kur zbritën në drejtimtë Greqis së sotme, nuk u pritën me luftë nga popullsia e atjeshme,gjë që tregon se ata zbritën nga veriu në jug tek vëllezërit e tyre të atjeshëm arbanit(arvanit), që jetonin në trojet e tyre mijravjeçarë.

Me emërtimin arvanitas kuptojmë, vendas në Greqi, që janë pjesë e trungut të gjakut të shprishë shqiptar.

Pak Histori të vërtet të studiuar dhe lexuar nëpër arkivat dhe librat të autorëve grek.

Arvanitët janë një realitet në shtetin e ri Grek. Ata kanë luftuar në revolucionin e 1821 bashkë me grekët kundra osmanëve turq, për formimin e shtetit të ri grek, arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e shoqërisë greke qenë tre shqiptarë nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami.

Dhjetra vjeçarë më parë mbizotronte pikpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitët, pasi nuk njihnin historinë e të parëve të tyre që kanë kontribuar për krijimin e shtetit të ri Grek.

Për mohimin e kontributit arvanitas në krijimin e shtetit të ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhë baltë mbi disa figura të shquara heroike të Revolucionit Grek të 1821, që ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhëtar, burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi.

Kështu ata politikanë dhe historianë grekë që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët arvanitase të ekzistencës në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencën e racës arvanitase në Greqi.

vazhdon....
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Arvanitasit.... heronjë dhe kryeministra të Greqisë së Re

Mesazh  Estilen prej 23.04.10 16:49

Arvanitasit.... heronjë dhe kryeministra të Greqisë së Re

Është fakt që tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heroit e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose shqiptar.

Histori Shqiptare Gjeorgjio_Kundurioti_%281772-1858%29.jpg_thumb
Arvanitasi Gj.Kundurioti kryeminister i qeverise se re Greke

Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në perjudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë.

Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specas, dhe Psaron.

Populli arban ose shqipëtar në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë.

Arbanët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm vërtetin e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre.

Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se ‘’Komitat e periferisë të Athinës, Atiki aq edhe në More, janë të gjithë arvanitë,,
Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për heroizmin e tij në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo-Vllahi.

Arbanët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arvanitin poet Manoli Blesi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arvanitët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.
Arbanët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë.

Më 1854 e Teodor Griva me një bashkim të madh arvanitas dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipnis, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perëndimore dhe në veçanti të Francës.

Më 1901-1907 gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnis për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore.

Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjith Suli

Disa nga shqiptarët ose arvanitë heronjë të revolucionit të 1821 ishin
Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë.

Me të drejtë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do tu këndonte shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821.

E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )
Gjith shqiptarë qenë,
S’ishin shqiptar Marko Suli..? ( Marko Boçari )
Xhavela e Mjauli..?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armët e Shqipnis.
I u hodhën themeli Greqis.

Shqiptarve u takoi nderi më i lartë që ti sjellin kurorën e Greqisë mbretit të saj Othon, sepse të tre antarët e komisjonit që u dërguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa.

Revolucioni grek i 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti që u krijua mbas vitit 1821 podhuajse shumica e banorve flisnin në Greqi gjuhën shqipe.

Ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimëris të heronjëve shqiptarë, grekërit morrën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Poleponezi dhe e bënë të tyrin.

Mirëpo, grekërit e deformuan këtë veshje të bukur që vishej nga kombi i Arbërit duke shtuar palët e fustanit nga 60 në 200 palë. Në xhaketë, në mengët e lira, shqiptarët nuk i fusin krahët, ndërsa grekët i fusin ato. Fustanella shqiptare është e gjatë deri 10 cm poshtë gjurit, ndërsa grekërit e shkurtojnë sa më shumë, sa mbulon vetëm prapanicën.

Arvanitët, këta luftëtar trima, heronjë të Revolucionit të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për panvarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit të ri grek, që drejtuan Greqinë drejtë ndërtimit të jetës europjane.

Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmon nga vartësia e Fanarit të Stanbollit.

Kur arvaniti Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për tu bashkuar me Greqin.
Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqis (1925-1926) u arritën shumë marrveshje të rëndësisshme në fushën e politikës dhe kulturës me Shqipërin.
Histori Shqiptare 0

Dhimiter Vulgari

Më 1926 arvaniti Teodor Pangallo(ne ate kohe President i shtetit Grek) gjyshi i ish-ministrit i jashtëm dhe i kulturës greke më 1997-2000, me të njëjtin emër Teodor Pagallo,kur ishte president i Greqisë më 1925-1926, bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë se:

-‘’Republika Greke njihte minoritetin shqiptarë që jetonte në Greqi, dhe nuk i konsideronte më shqiptarët muhamedanë popullsi turke.,dhe se teza që ortodoksit shqiptarë janë grekë, që është përkrahur deri më sot nga ne, është e gabuar dhe është hedhur poshtë nga të gjithë ne. Pasi ajo mori të tatëpjetëndhe arriti pikën që s'mbante më, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë ‘’vorioepiriote,, që mëshironin skaje me ekstreme të këtij mentaliteti të sëmurë,,

Kjo pjesë e deklaratës së ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926 Teodor Pagallo në Lidhjen e Kombeve, është botuar në periudhën e provokimeve të gushtit 1949, në gazetën ‘’Akropolis,, dhe është ribotuar në vitin 1974, në librin ‘’Përmbledhje e Teodor Pagallo,, vëllimi i dytë 1925-1952, faqe 111-115.

Kur ishte president Teodor Pagallo marrëdhënit midis dy shteteve 1925-1926, ishin më të mirat e deri tanishme. U hoq kufiri midis dy fqinjëve, shumë djem shqiptarë studiuan falas në shkollat e Athinës, bashkëpunimi tregëtar ishte i suksesshëm etj.

Arvanitas të tjerë që u bënë kryeministra të Greqisë kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli, Dhimitër Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandër Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandër Diomidi, Kiço Xhavella etj.

vazhdon...


Edituar për herë të fundit nga estilen në 23.04.10 18:03, edituar 2 herë gjithsej
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Arvanitasit... ndërtuesit dhe themeluesit e Akademisë së Athinës

Mesazh  Estilen prej 23.04.10 17:00

Arvanitasit... ndërtuesit dhe themeluesit e Akademisë së Athinës

Për krijimin e shtetit të ri grek, shqiptarët ose arvanitët kanë kontribuar në të gjitha drejtimet për ecurinë përpara të Greqisë. Arvanitët ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës. Dhe investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptar.

Që në vitet e para të Revolucionit të 1821, luftëtarët e lirisë kishin dëshirë të themelonin Akademinë, sepse besonin se arma më e fuqishme ndër të gjitha ishte ndriçimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me pak fjalë arsimimi.

U bënë shumë përpjekje për të hapur Akademinë, por dështuan. Vetëm në vitin 1926 ministri i atëhershëm i arsimit Dhimitër Egjiniti, arvanit nga Egjina, raportoi dhe u botua Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1925 dhe bëhej realitet Akademia e Athinës me pamjen e brendëshme dhe misionin e sotëm.

Ndërtesa ku strehohet Akademia ka një histori interesante.

Më 1856 tregëtari tepër i pasur nga Voskopoja e Korçës në Vjenë të Austrisë, Simon Sina, dëshironte ti bënte një dhuratë të madh Greqis, brenda në Athinë.

Simon Sina ishte djali i Gjergj Sinës ish-Konsull i Përgjithshëm në vitin 1834 i qeverisë greke në Austri. Familja Sina ishin me origjinë nga Bithkuqi (sot Vithkuq) i Korçës, por që andej ishin ngulur në Voskopojë dhe më vonë u vendosën në Vjenë.

Sinajt u morrën në fillim me zhvillimin e tregëtisë midis Austrisë dhe Perandorisë Otomane. Më vonë themeluan fabrika të penjëve dhe të stofave të panbukta. Themeluan Bankën Kombëtare të Austrisë.

Familja Sina bënë shumë dhurata bamirëse, midis së cilat urën e varur të Budapestit e cila kushtoi atëhere 500 mijë stërlina angleze. Gjergj Sina ishte nënpresident i Bankës Austriake, president i shoqërisë së hekurudhave në Austri, pronar tokash në Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj.

Sinajt janë dekoruar nga qeveritë Ruse, Turke, Greke për bamirësitë e tyre në këto vende. Gjergj Sina vdiq më 18 maj 1856. Kështu që djali tij Simon Sina ndoqi gjurmët e të atit duke bërë edhe ky dhurata të mëdha bamirëse.

Sinajt nuk harruan kurrë atdheun e tyre Shqipërinë. Ata dërguan shumë bij shqiptarësh me bursa në Universitetet e Europës.

Më 1859 filluan punimet e para, më 15 prill 1876, Simon Sina vdes duke lënë trashëgimtar vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij Ifigjenia Sina më 1885.

Kështu hapja e Akademisë së Athinës u dedikohet, pra, dy arvanitasve të vërtetë, Teodor Pangallo, që ishte atëhere në brendësi të punimeve, dhe arvaniti tjetër Dhimitri Egjiniti, që ishte atëherë ministër i Arsimit.

Disa nga akademikët që ishin arvanitas janë; Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.

vazhdon...
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Kultura e lashtë arvanitase drejtë zhdukjes

Mesazh  Estilen prej 23.04.10 17:11

.....Kultura e lashtë arvanitase drejtë zhdukjes.....

Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve të huaj që kanë vizituar ballkanin në shekujt e më parëshme.

Shumë piktorë të huaj të frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase ose shqipëtare mbushën tablotë e tyre me këto tema.

Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanit gjenden nëpër muzetë e mëdha të europës dhe kanë tërhequr vëmëndjes e vizitorve të shumtë.

Por nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas ose shqiptar.

Nga fara arvanitase dolën shumë piktorë që disa prej tyre u bënë me famë botërore. Temat frymëzuese të këtyre piktorëve të mëdhenjë arvanitas ishin betejat fitimtare të princit të Arbërisë dhe Epirit Skënderbeut, dhe i njohur nga papa Piu i 2-të, mbret i Albanisë dhe Maqedonisë më 1458. lufta shekullore e kombit të Arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga trojet tona shekullore etj.

Disa nga këta piktorë me famë botërore janë, Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryezi, Niko (Gjika)Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj.

Të gjithë këta piktorë të mëdhenjë me fama botërore janë me preardhje shqiptare ku kanë deklaruar vetë që janë arvanitas nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese me arvanit si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia, etj që janë zemra e Greqisë së lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe sotë nga kjo racë.

Arvanitasit kanë ndërtuar dhe teatrin e parë prej guri të Greqisë.

Mbas revolucionit të 1821, arvanitasi Jani Bukura ndërtoi teatrin e parë prej guri të Greqisë së Re në Athinë. Jani Bukura ishte një detar, luftëtar i zoti, por mbi të gjitha ai kishte një shpirt të pasur prej artisti.

Jani Bukura është babai i piktores së madhe greke Eleni Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut të fundit të ishullit të Specas Gjergj Bukura.

Detari Jani Bukura, një luftëtar i guximshëm, kishte edhe një dashuri të veçantë për artin, për arsimin. Vdiq më 1861, në krahët e vajzës së tij Eleni Bukura, piktores së parë femër në Greqi e cila krijoi parakushtet për emancipimin e gruas.....

vazhdon...
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Gjendja e vërtetë e arvanitasve sot

Mesazh  Estilen prej 23.04.10 17:25

Dhe se fundi ...Gjendja e vërtetë e arvanitasve sot

Me kalimin e dhjetravjeçarve arvanitasit u ‘’bindën’’ ose u detyruan të binden se duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë të denjë të shtetit të ri grek.

Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk dihet,por sipas shkrimtarit te njohur arbëror Aristidh Kola, që vdiq vitin 2000, thotë se ‘’Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas,,.
.....kuptohet se sa thelle ka hyre gjaku shqiptar)(arvanitas)ne kombesine e stisur greke.

Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve të Greqis.

Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arbërorëve të Greqis. Por në këtë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis.

‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis,, me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek.

Lidhja do të botonte revistën ‘’Besa,, dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do të bëhej koncerti i parë me këngë dhe valle arbërore.

Kënga arbërore ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve dhe muzikologëve grekë dhe të huajve të tjerë.
Këngët arvanite i përkasin tekseve të këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase.

Këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit deri më sot dhe këndohen shpesh nëpër dasma.

Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej më parë, nuk e lanë të tjerët që të shkruhej!

Kështu populli arvanit zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase. Mënyrë tjetër nuk kishte, kur osmanët turq të pritnin kokën po të flisje shqip, ndërsa injorantët priftërinjë të helmonin edhe me bukë po të dëgjonin të kuvendoje në gjuhën e mëmës shqipe.

Një dëshmi që kemi nga P.Joti që shkruajti ‘’Historinë e Shtatë Ishuajve,, të vitit 1866, na vërteton se Suljotët që ishin në Korfuz,kur pastronin armët e tyre, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve të tyre.

Në këngët arvanitase të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë greke.
Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull ‘’Bleta Shqipni,, me autor Thimo Mitku botuar në vitin 1878 në Aleksandri.

Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer në veprën e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen,, ndër të tjera shkruan.
‘’Nga ç’di unë, këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçake,,.

Shumë këngë arvanite janë shkruajtur në gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të vërtet shqiptar.

Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambisjes të studiuesit arvanitas Aristidh Kola, Dhimitri Leka dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët arvanitase me titull ‘’Këngët Arvanitase,, dhe ‘’Trëndafilat e Malit,, që kanë përmbledhjen e disa këngëve arbëreshe të Italis së jugut dhe të arvanitasve të Greqis.

Këto dy CD janë të vetmit që janë prodhuar në historinë mbarë shqiptare në gjuhën tonë arbëreshe.

Orkestra që shoqëron Thanasi Moraitin mbështetet tek instrumentet e traditës së lashtë arbëreshe, që krijon një botë interesante dhe të këndeshme muzikale. Veglat kryesore që përdorin muzikantët arvanitas janë, pipëza, daullja, fyelli, zilja, lahuta, mandolina etj.

Vitet kalojnë, gjuha shqipe që flasin arvanitasit e Greqis, traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin.

Ndoshta, brezi i fundit që flet gjuhën dhe ruan karakteristikat e arvanitasve sa vjen e zhduket. Është, pra, përgjegjësi e madhe që institucionet kulturore mbarë shqiptare, të ruajnë dhe të regjistrojnë të dhënat kulturore të arbëreshëve kudo që ndodhen ata sot larg zemrës të mëmës Shqipni.

Në mënyrë që brezat që vijnë të njohin qytetrimin e gjerë dhe kontributin e racës shqiptare për formimin dhe zhvillimin e shteteve të popujve të tjerë ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashkë me ta.

Të gjithë, dashamirë dhe dashakëqinjë, duhet ta kuptojnë se asnjë e keqe nuk vjen ndokujt nga vetënjohja dhe krenaria e ligjëshme për ruajtjen e vlerave tradicionale të kulturës dhe gjuhës shqipe të arvanitëve.

Shteti grek duhet të kujdeset më shumë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës të arvanitëve në Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia nuk mundë të ketë histori të re.

Arvanitasit në Greqi janë një bazë e fortë dhe e patundëme që tregon për lidhjen e ngushtë që ka ekzistuar, ekziston dhe duhet të ekzistojë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ata janë një tregues i vlerave të larta dhe të pastërta që ka shqiptari të ruajtur me fanatizëm ndërshekuj.

Shqipëtarët dhe grekët i lidhin shumë gjëra të përbashkëta, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë dy popujt më të lashtë të europës, prandaj sot nuk duhet të mendojmë se si mundë të ngremë pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mundë të ndihmojmë njeri-tjetrin për kapërcimin e vështirësive që sjellin vitet.

nga Arben Llalla ....
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Epiri dhe epirotët

Mesazh  Estilen prej 23.04.10 19:29

Epiri dhe epirotët

’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’.
"Correspondence de Lord Byron",Paris,1825

Histori Shqiptare 780Epirus_antiquus_tabula

Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave,në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten,për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm "proselinoi"(parahanësor),pra më të vjetër se vet Hëna.

Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor,si një "Hauptvolk"- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore, në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.

Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme.Kontrasti me Romën do t’i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë.Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotshme.

Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pështjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm,porsa i përket forcës asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik.

Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin, vepronin e i shqyenin. Këto mbulesa s’mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull " kufomë".

Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e as humbën. Ata konservuan vetveten si popull, por nuk u ngurtësuan si një relikte muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës.

Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetër (1). Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasi që në kohët e ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjuar shumë më përtej territoreve të përmendura.

Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë i quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apolonisë (2).

Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë (3).
T
ë gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukiditi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike.

Mendimet kanë qenë sa të ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet të na çuditë fakti se të njëjtat të dhëna, të përdorura nga disa për të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të kundërt.

Tukiditi(4) me emrin "Epir" kuptonte tokat e Lokërve dhe të Akarnanisë , duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të Korintit.Helaniku(5),"Apeiros " e quante edhe Azinë e Vogël,ndërsa Tukiditi(6) dhe Isokrati (7) quanin kështu edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni (8) thotë se:"Homeri me fjalën "Epir"nënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukaden".

Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin "Epeiros" quanin tokat përkundrejt ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote.
Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin dorik do të thotë "stere", ose "kontinent"(tokë)(9). Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine.

Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik. Me emrin "Epir", autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas, në shek.V-të p.e.sonë , ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike.

Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha.

Në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër(10) dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri(11).

Disa dijetar, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky mendim është në kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike(12).

Herodoti thotë se: "në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare". Kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se: "vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Triadë"(13).

Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire. Kështu që, për shembull,etj.
- emra personash : Dastidi, Anyla, Tarypi,etj.
- emra fisesh: Kaonët, Thesprotët, Pasaibët,etj.
- emra gjeografik: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam,etj.(14)

Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore.
Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke,fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.

Teopompi,- thotë Straboni(15) - , përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond na thotë se: "në Epir ka pasur rreth 60 fise(16), por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori".

Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë për rëndësinë e tyre ishin: Thesprotët, Kaonët, Mollosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët(17).
Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë,e mbështeti në radhë të parë, në faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm "barbarë". Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës "barbarë", dijetarët u ndanë në dysh.

Tukiditi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t’u theksuar këtu është sidomos libri i II-të, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan:"Me Knemin, prej helenëve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë.

] Bashkë me Kaonët merrnin pjesë nëekspeditë edhe Thesprotët, Mollosët, Atintanët, Pervejt dhe Orestët"(18). Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsideron barbarë, do me thënë popuj johelenë.

Në një vend tjetër Tukiditi, quan barbarë persianët, taulantët, ilirët, rakët dhe maqedonët(19). Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni(20), Skymni(21), Polibi(22), Livi(23), Plini(24),etj.
Tukiditi me fjalën "barbar" nuk ka pasur për qëllim të tregoj popuj me nivel të ulët kulturor, në kuptim përçmues, por e ka përdorur këtë fjalë për të vënë në dukje ndryshimin gjuhësor ndërmjet epirotëve dhe helenëve.

Këtë na e pohon vetë autori në një vend tjetër, kur flet për qytetin në Anfiloki:"Banorët e këtij qyteti,greqishten që flasin sot,e mësuan nga ambrakasit e ardhur, anfilokët e të tjerë janë "barbarë"(25). Në qoftë se anfilokët do të ishin grekë, nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasi që nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre.

Kjo e detyroi autorin helen t’i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjithë popujt e tjerë që nuk ishin grek. Kundër argumenti se me fjalën "barbar"që ka përdorur, Tukiditi ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kulturor të popujve , nuk është bindës. Helenët në përgjithësi, nga mesi i shekullit V-të p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala persianët dhe egjiptianët, të cilët ata i quanin "barbarë".

Mund të përmendi edhe një të dhënë më të vonë, që pa dyshim, është nxjerrë nga burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit(26), i cili i quan atamanët ilirë.

Për këtë tezë që i njeh epirotët për ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonie korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë në konferencën pan helenike të Athinës, vetëm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit(27).

Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se: "populli i këtyre viseve ka patur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e Maqedonisë dhe të Ilirisë"(28).
Ja edhe një shembull tjetër që grekët përdorën për ta bërë Epirin grek.

Duhet të vemi re se turqit kur bënë regjistrimin e popullsisë, e lanë qytetin Delvinë dhe Grebenë me të njëjtin emër, kurse grekët Delvinë e quajtën Dhelvinon dhe Grebenën Grevenë. Turqit edhe Vjenës i thanë Vjenë në trajtën autentike.

Një kontribut të veçantë për sqarimin e problemit të përkatësisë etnike ilire të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë bërë në Shqipërinë e Jugut pikërisht në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës e Kakavijë, në Dropullin e Sipërm, në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës.

Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm(29). Duke studiuar mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga materialet e ngjashme të krahinave të tjera të Shqipërisë.

Enët prej balte (me dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të ngjashme me ato të Vajzës(30) dhe të Matit(31). Te këto enë duket se ndërtuesit e tumave të Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe të krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në bazë të dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire.

Një rëndësi të dorës së parë kanë edhe materialet arkeologjike të zbuluara në vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë. Mesapët e Italisë së Jugut, origjina e tyre ilire tashmë është pranuar, që u hodhën në brigjet e Italisë në periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë, sikurse tregon edhe emri i parë , nuk janë gjë tjetër veçse kaonë (32).
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 23.04.10 19:37

Vazhdim..
Me interes janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint, në Finoç, në Çukën e Ajtojt, në Kalivo të rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë (33). Këto gjetje dëshmojnë për një veprimtari prodhuese mjaft të gjerë. Vendin e par e zënë qeramika,veglat metalike të punës e materialet e ndërtimit. Më të rralla janë stolitë, armët e objektet artistike. Të rëndomta janë kudo tjegullat e shtëpive. Në gërmime gjithashtu janë gjetur detaje arkitektonike, shtylla,etj.

Meriton të studiohet qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët. Studimi i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë rreth formimit dhe zhvillimit të kulturës ilire dhe gërshetimit të saj me kulturat fqinje.

Një vështrim të veçantë tani po i bëj qeramikës së zbuluar në qytetin e Jermës, në rrethin e Gjirokastrës. Meqenëse këtu ajo është gjetur në një sasi më të madhe, në krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetër, shtresat kulturore këtu janë më të qarta se kudo tjetër(34).

Megjithëse në gërmimet e kryera në Jermë, koha kur kjo krahinë ka përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene, prapëseprapë edhe në qeramikë, në mënyrën e punimit të saj, në trajtën e trungut të enëve, në vegje dhe në motivet e zbukurimit ruhen të gjitha traditat më të lashta ilire. Po përmendi këtu formën aq shumë të përsëritur të tasave ,të cilët mund të krahasohen fare mirë me ato që janë zbuluar në vendbanimet ilire të Gajtanit(35) dhe të Rosunjës(36).

Ilirët e kësaj qendre përdornin vegje brinake në disa variante,ashtu si dhe në qendrat e tjera ilire(37) . Këto vegje i gjejmë të ngritura në mënyrë të theksuar në lartësi, ose shpesh herë edhe me një ngritje të vogël në formë t’hemthi. Në këto enë gjejmë motive me gërricje, me ngulitje, si zigzage, rombojke, vija paralele, gropëza, rrathë të vegjël me shirita në relief,etj.

Tiparet e kulturës ilire i shohim edhe në disa fibula dhe gjilpëra dyshe. Në Finiq e Butrint janë zbuluar disa fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur heshtorë. Fibula të ngjashme me këto janë gjetur edhe në trevat e tjera ilire. Kështu që formojnë një variant karakteristike origjinale ilire, të cilin e ndeshim vetëm në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik(38).

Dua të shqyrtoj një stoli tjetër, gjilpërat dyshe. Të tilla gjilpëra janë gjetur në gërmimet e Jermës dhe në ato të Rripësit. Njëra prej tyre, ajo që është gjetur në qytetin e Jermës, është e larë në ari.Gjilpëra të ngjashme me këto janë zbuluar në kodërvarret e Matit, në qytezën e Gajtanit, në nekropolet e Durrësit e të Apolonisë.

] Të gjitha variantet janë karakteristike për periudhën e parë të hekurit(39).
Ato vazhdonin të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë të epokës së hekurit dhe janë konsideruar nga studiuesit si prodhim zejtar vendës(40). Fakti që gjilpërën dyshe e gjejmë të vulosur në një peshore të qytetit të Jermës, tregon se kjo stoli ka qenë shumë e përdorur tek ilirët.

Një fushë tjetër, që na ndihmon për një gjykim të drejtë për problemin e përkatësisë etnike të epirotëve është edhe onomastika. Këtë çështje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar H.Ceka(41). Përmes faktesh të shumta, ai arrin në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët(42).

Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë(43), Nilsoni thotë se dalin rreth 50 emra me origjinë ilire(44). Kurse në mbishkrimet e zbuluara në teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë(45). Si Admet (4 herë) , Amynta (2 herë), Annia , Apoita, Artemo, Artemoni (2 herë), Falakrion (4 herë), Nona, Genth dhe Falakr (6 herë)(46).

Këtu po analizoj disa nga këta emra, që i ndeshim si në Epir ashtu edhe në Iliri. Emri Admet, që e kemi ndeshur 4 herë në mbishkrimet e Butrintit, më kujton emrin ilir Adamat, që e lexoj mbi monedhat e Shkodrës(47).

Monedha të prera aty kah mesi i shek.II-të p.e.sonë(48), si dhe në një gurë varri të zbuluar në Durrës(49). Të njëjtin emër njeriu e ndeshim edhe në krahinat lindore të Epirit, në Thesali e në Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale të Apolonisë(50).

Emri Annia në trojet shqiptare gjendet në disa variante, si Annai, Annaius (si emër burri në Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati. Si H.Krahe, ashtu edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve këtë emër e quajnë Ilir(51).

Një emër tjetër shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth i zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit. Ky më kujton emrin e mbretit Ilir të Ardianëve, Genth, të cilin e gjejmë në monedhën që e ka prerë ai vet(52). Këtë emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahut (53). Dy emra të tjerë si Falakr dhe Falakrion, që kemi ndeshur 10 herë në mbishkrimet e Butrintit, H.Krahe, i përfshinte gjithashtu pa rezervë në emra Ilirë(54).

Një grumbull emrash Ilirë kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat që na kumton Tukiditi, lidhur me prijësin e kaonëve, të thesprotëve, atintanëve e parauejve, katër janë Ilirë(55). Po të jetë se fiset epirote kishin origjinë greke, atëherë pse krerët e mbretërit e tyre të mbanin emra Ilirë.?!!!

Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Thesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit), qenë thirrur edhe Aigestë(56).Të njëjtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej të cilit e ka marr sot emrin Çamëria(57) dhe emrat e maleve Tomar, Asnau, Aeropus,etj.

Dihet se, ashtu si të gjithë popujt e tjerë jo grekë të Ballkanit edhe Ilirët kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre shkronja në gjuhën greke. Në qoftë se sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e latine, kjo nuk donë të thotë se Ilirët u helenizuan dhe më vonë u romanizuan .

Në qoftë se epirotët do të ishin grekë, si do të kishte arsye që shkrimtari helen, Straboni(58), të trajtojë një pjesë të epirotëve si bilingë, si popuj që flisnin dy gjuhë. Pa dyshim, Straboni ka pasur para sysh që një nga këto gjuhë, që përdornin epirotët, ka qenë ilirishtja dhe gjuha tjetër ka qenë greqishtja, të cilën e përdornin në mbishkrime.
Këta banorë,pra epirotët,nuk kanë pasur asnjë lidhje me grekët dhe prandaj prej tyre janë quajtur barbarë e bilingë, pra jo grek.

Të gjitha këto tregojnë se popullsia që më parë është quajtur epirote,ka qenë ilire.
Gjeografi danez Malte Brun, autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX-të, që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë:"Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysmë barbarë".

Për sa i përket Epirit të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni me Ilirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase.

Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj(59). Edhe Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se këto vende, në kohën e tij quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptar(60).
Ch.Brouchneri, ky gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan:"Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë, në jug me Livadhianë, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë(61).
Historiani Teodor Momsen në veprën e tij monumentale "Historia e Romës së Lashtë",i quan;"… trimat epirotë shqiptarë të lashtësisë"(62).

Filozofi më i madh i kohës së tij, i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne, falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijes. Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim, ashtu si albanologu Erik Hemp, një dijetar të hershëm të vërtetë të gjuhësisë shqipe(63), udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë, që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe.

Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotekistit mbretëror të Berlinit, tanimë të njohur në botën shkencore si letrat shqiptare të Lajbnicit(64).
Në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705 , ai shprehte mendimin se;"...gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir"(65).

Për epirotët dhe gjuhën e tyre me origjinë ilire, si Lajbnici shprehen edhe J.G.F.Herder(66), J.E.Tunman(67), i cili thotë:"Edhe në Epir banonin vetëm popuj jo grekë, të cilët flisnin, siç është e njëjtë , gjuhën ilire".

Por mendim të tillë kishin edhe F.Bop(68), J.R.F. Ksilander 69, J.G.F. Han (70), J.F. Falmerajer (71), T.Mommsen (72), P. Kreçmer (73) ; ku thotë: Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve që nga kufijtë e krahinës së Epirit, qysh herët, të paktën që nga koha e Herodotit (74), është përdorur emri i përbashkët Ilirët, ose siç quheshin në kohët më të lashta, Hilirët(75). Ky emër vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti (Plin.III-144.Male II-3) dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset e ngjashme me ta, që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut(76).

Ndërsa Hansjërg Frëmmer(77) në librin e tij "Ilirët", që ai e botoi në vitin 1988, thotë: "Ndarja më tresh e Ilirisë, ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi mbretin Gent, u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave, të Dioklecian Konstantinit, Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë më të gjatë Romës, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë.

Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent, rreth Shkodrës, si provinca Prevalitana, bënte pjesë në dioqezën e Dakisë. Të dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën greke"(78).
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Fegi prej 24.04.10 11:07

Shkenca Gjenetike Ne Ndihme Te Historise
Jo rradhe pyesim veten se cila eshte prejardhja e jone?Ne munde te njohim prinderite,prinderit e prinderve e pak me tej,por per shume ete pas ksaj qdo pergjigje behet spekuluese.Shkenctaret thone se qdo qelize e trupit tone perbane nje mesazhe nga te paret tane.Ky mesazhe ndodhet ne ADN,materiali gjenetik qe trashigohet nga brezi ne brez.Breda ADN-se eshte shkruar jo vetum historia individuale,por historia e mbare njerzimite.

Perparimi i fundite ne Teknologjine gjenetike po sjelline nje ndryshim rrenjesor edhe ne menyren e te menduarite veqanarishte mes arkeologve,te cilet beojne se e kaluara munde te kuptohet vetume duke studiuar te kaluarene,megjithse rezultatet e studimeve gjenetike tregojne se njeriu i sotume eshte deshmitar i besueshem i ngjarjeve te se kaluares,ashtu siq jane heshtat,sepatat e objektet zbukuruese vetjake te zbuluara ne varret e njerezve te lashte.ADN-ja e njeriut nuk vjetrohet siq ndodh me faqet e letres se librite te historise;ajo nuk ndryshket ,siq ndodh me armet e zbuluara nga arkeologet ne varret e lashta;ajo nuk geryhet nga era e shiu, e nuk shnderrohet ne rrenoja nga zjarri e termetet.ADN-ja eshte udhtuar nga lashtesia qe jeton mes nesh,breda nesh,ne trupin tone.
Ne vjeshte te vitit 1991,shtypi njoftoi me buje se rastesishte ne alpet e Italise ishte xbuluar skeleti i nje njeriu qe kishte jetuar 5350 vjet me pare.Njoftimi menjiher terhoqi interesimin jo vetum te arkeologve e antropologve,por edhe te shkenctarve gjenetik, pasi trupi i cili kishte qendruar i ngrir ne akull,larg ujite e oksigjenit, qe konsiderohej si forca shkateruese te ADN-se mund te perbante mostra gjenetike.Pas punes ne laboratore te ndrysheme te botes, me 1994,grupi i shkenctarve te kryesuar nga Bryan Sykes i universitetit te Oksfordit,botoi ne revisten "Science"rezultatet e kerkimeve.Befasuan ishte jo vetum fakti,qe tashme shkenctaret kishin ne dore ADN-ne e nje njeriu mbi 5 mije vjeqar,por kjo ADN perputhej me ate te nje gruje 30 vjeqare ne banime ne Irlande.Ne kete rast,shkenctaret krahasuan mitochondrian e njeriut 5 mije vjeqar me mitochondrian e mostrave qelizore te marre nga pacientet ne nje spital.
Mitochondria perbehete nga struktura qe ekzistojne ne qdo qelize.Ato zene vende jo ne berthamen qelizore ku ndodhen kromozonete, por jashte saj,ne citoplazme.
Shkenctaret e quajne mitochondrian nje mini-kromozom,pasi e veqanta e saj eshte se qdo njeri e merr ate vetume nepermjete nenes, ndryshe nga kromozomet e ADN-se qe njeriu i merr nga dy priderite,dhe ndryshe nga kromozomi Y,i cili gjendet vetume tek meshkujte dhe trasmetohet nga i ati tek i biri,nga brezi ne brez pa pesuar asnje ndryshime.Kohet e fundite dy shkenctare amerikan,gjenetistet Spenser Uells dhe Pierre Zallua,te financuar nga revista National Geographic ndermoren nje projekt te pashembullt ne gjurme te kromozomit Y.Ne kete kuader,ata kane marre ne shqyrtime nje shembull klasik;ate te fenikasve,popull i lashte qe krijoi koloni ne mbare brigjet e Mesdheute ,por sot askush nuk e din me siguri se cilete jane pasardhesit e tyre,populli qe thuhet se zhvilloi alfabetin modern,por nga shkrimete e tyre asgje nuk ka mbetur.Shkenctari Uells thote se nuk ka asnje dyshimi ne fuqine e teknikave te reja gjenetike per te kuptuar popujte e lashte.
"ADN-ja esht si nje liber",i shpjegon ai nje pjesmarresi ne studime,qe behet gati te japi mostren e gjakut."Gjate shekujve,shum njerze te ndryshem kane ardhur e jane vendosur ne qytetin tuaj dhe gjaku juaj perbane gjurmete te Adn-se se tyre.Analizat qe po bejme do te na tregojne diqka rreth marredheneve tuaja qe shkojne pas me mijara vjete" .Te njejtin besim shpreh edhe kolegu i tij, doktor Peirre Zallua,profesori prane universitetit amerikan te Bejrutit ne Liban.Te dy keta shkenctare nen te 40-at,duke krahasuar ADN-ne e njerzve te sotem me ADN-ne e eshtrave te zbuluara ne varret e lashte,shpresojne te gjejne te dhena te reja per t iu pergjigjur nje pytjeje te vjeter:
Kush ishin fenikasit?Historianet ata i quajne Kananit kur flasim rreth kultures se tyre qe hodhen bazate 5 mije vjete para ere sone ne brigjrte e Libanit te soteme.Ne vitin 1200 para eres son,ata dolen si nje fuqi e madhe politike e kulturore dhe grekete e lashte filluan t i quajne"fenikas""njerze te kuqe",per shkake te ngjyrese se nje cope te kushtueshme qe ata eksportonin.Fenikasite njiheshin si detar te zote,tregtar e eksplorues dhe ne vitin 900 Para eres sone,ata permenden si force mbizotrues me koloni te shumta ne mbare Mesdheut.
Gjurme te thella ata lane edhe ne trojet ilire.Sipase nje legjende te lasht te regjistruar nga Apollodori,Ilyrios,themelues i Ilirve,ishte i biri i Kadmusit dhe Harmonias.Legjenda thote se iati i Kadmusit,agenori,mbret i Fenikaseve,i dha urdhur Kadmusite per te gjetur motren,Evropa,e cila ishte rrembyer nga Zeusi.Kadmusi, i shoqruar nga nje grup i zgjedhur luftaresh fenikase,u nise ne kete kerkim te gjate,por pa sukses.Duke mos guxuar te kthej pa motren ne mbretrine e atit te tij,Kadmus shkoi ne Boeti te Greqise, ku themeloi qytetin e Tebes.Atje ai u martua me Harmonian, bijen e Aresite,perendi e Luftes dhe e perendeshes Aferdite.Me pase orakulli i Tebes i tha Kadmusit qe te shkonte mes Enkeleasve qe ndodheshin me lufte me fiset tjera dhe ti ndihmonte ata.Pas fitores,eneleasit e shpallen Kadmusin mbrete te tyre.

Gjate ksaj kohe,Kadmusite i lindi nje djale qe javuri emrin Ilyrios.Ne kete menyre Ilirete morren emrin e tyre,thote lexhenda.Ne lexhenden e Kadmusite,Ilyriosi lidhet ngushte me gjarprin;ishte gjarpri qe u mbeshtoll pas trupit te Illyrios menjiher sapo lindi,duke kaluar tek ai te gjitha fuqite e tij magjike.Filologjia bashkohore perpiqet te provoj se fjala "Illyrian"eshte e lidhur etimologjikishy me gjarprin.
Studiuesi gjerman O.Gruppe ishte i pari qe e krahason fjalen "Illyrios" me fjalen"ere dredhon si ere" dhe si rrenje te kesaj fjale ai mori indo-evropianishten "el"nga e cila rrjedh fjala "ngjall".Filologu slloven Karel Oshtir, arriti ne perfundimin se fjala hitishte "Ilurjanka" per nje gjarper te madh mitologjik, kishte te njejten prejardhje dhe ngjajshmeria me fjalen "Illurian" dukej qarte.Per prejardhjen e ksaj fjale ekzistojne edhe shpjegime te tjera.Sipas studiusve Julius Prokorny e Paul Kretschmer,Iliret ishin popull qe fillimisht banonin prane lumit iller,dege e Danubit prane qytetit Ulm ne Gjermani jugore dhe prej andej ata moren edhe emrin.Nje tjeter teori,pasksa naive, e cila citohet shpesh,esht ajo sipase te ciles,"Illyrian",mund te shpjegohet me shqipen "i lire",Studiusi krohat Stipcevic thote se veqas nga kjo,ekziston edhe ideja se fjala "Ilir" nuk eshte me prejardhje indo-evropiane,por pellazgjike.Ashtu si shume legjenda te tjera,duket se edhe legjenda e Kadmusit pasqyrone ngjarje te cilat me te vertete kane ndodhur.
Arkeologet dhe historianet, bazuar ne zbulime arkeologjike e te dhena historike e gjuhsore,kane arritur prej kohesh ne perfundimin se deri nga fundi i periudhes se bronzit midise rajoneve te Ilirise jugore dhe te atyre te Egjeut e te Lindjes se Aferme ka pasur marrdhenje te ngushta kulturore.Si prove e pranise fenikase mes enkeleasve,studiuesit permendin nje numer sepatash prej bronzi te tipit te ashtuquajtur albano-dalmate,te cilat ngjajn me sepotat e zbuluara ne rajonin te Lindjese se Aferme.Gjithashtu disa studius kembenglin se emri i qytezes apo fshatit Finiq ne Shqiperin jugore,esht gjithashtu nje kujtes e pranise se dikurshme fenikase ne Ilirine e jugut.Deri tani,shkenctaret Uells e Zallua kane arritur te Zbulojne se perberja gjenetike e libanezve,veqanarisht atyre pergjat bregdetit,eshte fenikase.Gjithashtu eshte arritur ne perfundimin se perqindje te ndryshme te banorve te ishujve te Maltes dhe Sardenjes,Kartagjensse lashte,Tunizise,Gjibraltarit,Spanjes dhe te ishujve te Egjeut jane me prejardhje fenikase.Projekti Fenikas qe filloi me 2003 e pritet te perfundoje ne 2009 po terheq vemendjen e shkencetarve te vendeve ku fenikasit kane laene gjurme e tyre.Per shembull,shkenctaret te laboratorit te biologjise molekulare prane"Universidad Complutens" te Madridid ne Spanje dhe te Instituti te Transfuzionit te Gjakut,ne Shkup te Maqidonise, kryen kerkimet e para gjenetike me pjesmarjen e nje grupi te gjere banoresh nga rajone te ndryshme te Mesdheut.Megjithse studimi i tyre u perqendrua ne dallimet apo afrimet midis banorve te Maqidonis dhe atyre te rajoneve ne shqyrtim, rezulltatet treguan se nje pjes e tyre kishin perberje te ngjajshme gjenetike me fenikasit.
Shkenca gjenetike eshte relativisht e re.Shkenctaret thone se rezulltatet e studimeve te tilla nuk duhen trajtuar me naivitetin e te merren si baza biologjike per klasifikime racore.
Ne librin e tij "7 bijat e Eves"Bryan Sykes e krahason gjenetiken e deritashme me majen e nje aisbergu nga i cili vjen mesazhi i qarte se gjenet jane trashigimi nga njerezit qe kan jetuar paranesh se ato thjesht nuk u krijuan me lindjen tone,por jane mbajtur para nesh nga miliona individe gjate mijra brezave.
Fegi
Fegi

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Raca shqiptare .... Studim Anthropologjik e Historik

Mesazh  Estilen prej 24.04.10 19:33

Raca shqiptare

Studim Anthropologjik e Historik

Nga Jakov Milaj

Me poshte po japim disa pjese nga libri i Jakov Milaj per Racen Shqiptare.


STUDIME ANTHROPOLOGJIKE MBI SHQIPTARËT

UDHTARË, ETHNOGRAFË, ANTHROPOLOGË - MUNGESA E STUDIMEVE TË MJAFTA.



Shumë kohë përpara anthropologve, filologë, poetë, gjeografë, historjanë e udhtarë të ndryshëm që kanë kaluar nëpër Shqipëri, ose që kanë njohur, në ndonjë kënt të largët të Perandoris tyrke a të Ballkanit, ndonjë grup Shqiptarësh, nuk kanë përtuar të përshkruajnë sa më mirë që të jet' e mundur tiparet e këtij populli që bie në sy për madhështi e bukuri.

Ami Boué, si qindra të tjerë që s'po i përmëndim, ësht prekur nga dukja fizike e Shqiptarëvet. Në veprën e tij La Turquie d'Europe (Paris 1842) ai shkruan : «ata i u përngjajnë më shumë Grekve se sa Sllavëve dhe të kujtojnë tipat më të bukur të malsorvet sviceranë me fytyrën vezake, me hundën e gjatë e të hequr, me trupin e tyre më shumë të hollë se të trashë e me trajtat e hedhura». 1)

Cyprien Robert-i, që ka njohur vetëm gëgët, në një studim të botuar në “Revue des deux Mondes” thot se Shqiptarët kanë «sy të vogjël, shikim të drejtë e të ngulur, vetulla lë holla, hundë të mprehtë, kokë të gjatë, ball të sheshtë, qafë tepër të gjatë, krahruar të rrumbullakët dhe pjesën tjetër të trupit të thatë e nervoze.» 2)

Nga shkrimtarët e tjerë, dikush thot se Shqiptarët i kanë syt e shkruar ose bojë qielli dhe flokët e verdhë e gati t'artë; dikush tjetër — Pouqueville-i, për shëmbull — shkruan se syt i kanë të zezë. Këto shënime, me gjithë se në përgjithsi flasin mirë për ne, qëndrojnë kaq lark njëri tjetrit sa të bëjnë të besoshë se nuk ka një njësi fizike të tipit shqiptar. Por mos të harrojmë se këto nuk janë veçse vëré të përcipëshme e, më të shumtën e herës, sentimentale.

Vetëm në nji pikë që të gjithë auktorët janë të një mendimi: në bukurin, plastike të Shqiptarvet. Dhe kjo bukuri pranohet edhe prej anthropologëve të vërtetë. Por këta të fundit hyjnë më thellë në shqyrtimin e veçorive trupore dhe pranojnë, me ndonjë përjashtim të vogël, njësin fizike të tipit shqiptar dhe, bashkë me këtë, origjinën e njëjtjë të racës s'onë. 3)

Konti de Gobineau, që ësht marrë me shumë se cilido tjetër me problemin e ndryshimit të racave njerzore, ka paraqitur një suazë deri diku të saktë të tipit shqiptar. Në tomin e dytë të veprës së tij të bujëshme Essai sur l'inégalité des races humaines, botuar më 1853, ai i u kushton gati nji kapitull të gjithë Thrakasvet e Ilirvet të vjetër dhe, bashkë me këta, Shqiptarvet të rij që pat njohur kur ishte Ministër fuqiplot i Francës në Greqi.

De Gobineau, origjinën t'onë e gjen te Ilirët, «të denjë për emrin popull» ; mirret pak me historin e me gjuhën e tyre dhe pastaj flet mbi individualitetin fizik: «Shqiptari, në pjesën e vërtetë kombëtare të vijave të tij, dallohet fare mirë prej popullsive q'e rrethojnë.

Nuk i përngjan as Grekut të ri as Sllavit. Nuk ka lidhje të ngushtë me Vllahun. Marëdhënjet e shumta, duke e afruar fiziologjikisht me fqinjët q'e rrethojnë, e kanë prishur mjaft tipin e tij parak (primitiv), por karaktri i tij i veçantë nuk ësht çdukur.

Si shënja themelore, vihen ré tek ai një shtat i gjatë e i përpjestuar mirë, një skelet i fort, vija të theksuara dhe një fytyrë e kocktë që, në të kthyer e ndër kënde, nuk të kujton pikë për pikë ndërtimin e facies kalmuke, 4) por të sjell ndër mënt sistemin pas të cilit kjo facies ësht trajtuar.... Hunda duket e gjatë, mjekra e gjërë dhe në trajtë katrore. Vijat, me gjithë se të bukura, janë të dukëshme si te Maxharët dhe nuk riprodhojnë, n'asnjë mënyrë, hollësin e modelit grek. 5)

Më posht, kur flet për popullin bask, ai shkruan këto fjalë për “luftarin shqiptar”: “te ky i funtmi kam vën re një ndryshim të dukshëm, një kontrast të math me popujt q'e rrethojnë. Ësht e pamundur të ngatrrosh Arnautët me Tyrqit, me Grekët ose me Boshnjakët. Përkundrazi, ësht pun' e vështirë të dallosh një Euskara 6) nga fqinjët e tij të Francës dhe të Spanjës.

Fizionomija e Baskut, me gjithë se shumë tërheqse, nuk ka kurrgjë të posaçme. Gjaku i tij ësht i bukur, organizimi energjik; por përzjerja, ose më mirë ngatrrimi i përzjerjeve, bie në sy tek ai. Nuk e ka aspak dukjen e racave omogjene, përgjasimin e individve me shoqi shojnë, ça ngjan a un haut degré te Shqiptarët. 7)

Me gjithë se fuqija e vijave të fytyrës e bëjnë kontin de Gobineau te dyshojë se mos ndër Shqiptarë ka, sa do pak, gjak oriental si në popullin hungarez, përfundimi që ai jep ësht i prerë: Shqiptarët janë arjanë me gjak e gjuhë dhe kanë shënja të veçanta që i dallojnë mirë prej të gjithë popujve të tjerë të botës.

Por, me një herë pas librit të famshëm të atit të doktrinës së racizmit që pati ndikim të math sidomos ndër Gjermanë, nuk doli në dritë ndonjë studim i thellë shkencor që të mirrej me Shqiptarët.

Matja e gjashtë kafkave, i dha rasje anthropologut të famshëm Wirchow që të bëjë disa konstatime me rëndësi dhe Zampa-s që të shkruajë një studim tërheqës me titullin Anthropologie illyrienne në «Revue d'Anthropologie» më 1886. Tregonjsi qefalik mesatar i këtyre kafkave, që munt të jenë gjetur, të gjashta, në Shkodër, arrin në 90.1, ça tregon një iperbrakiqefali të fortë. 9)

Më 1897 Glueck botoi të parin studim anthropologjik të gjërë mbi racën t'onë: Zur Physischen Anthropologie der Albanesen. Mati tridhjet vetë t'ardhur nga Prizreni, nga Gjakova e nga vise të tjera të Kosovës.

I ranë në dorë edhe nëntë kafka që e kishin tregonjsin msatar 87.1 që barasohet me 89.1 për kokën e të gjallit. Përfundimi i Glueck-ut — që populli shqiptar përbëhet prej dy racash të ndryshme — nuk u pranua prej' shkencëtarvet q'u thelluan më tepër në studimet anthropologjike. Pittard-i, në një vëré që i bën këtij studimi, shton se, edhe në qofshin, këto dy raca nuk i u përgjigjen dy ndarjeve gjeografike të Gegëve e të Toskëve, ashtu sikurse kujtonte shkencëtari gjerman. 10)

Për të plotsuar vargun e studimeve ahthropologjike që janë bërë mbi Shqipërin, nuk duhen lënë pa përmëndur edhe Hamy për veprën Contribution á l'anthropologie de la Haute Albanie (Bulletin du Muséum d'Histoire Naturelle, Paris, 1900) dhe Deniker për veprën Les peuples balkaniques (surtout les Serbes et les Bulgares) au point de vue anthropologique - Institut français d'anthropologie (séance du 16 avrili 1913).

Shënime të vogla e veré me karakter somatik gjenden edhe ndër shumë "vepra ethnografësh që janë marrë me vëndin t'onë Ndër këta, më të njohur janë Hahn (Albanische Studien, Jena, 1854), Hecquart (Histoire et description de la Haute Albanie, 1859), Lejean (Ethnographie de la Turquie d'Europe, Gotha, 1861) dhe Nopcsa (Beitrage Zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens. Wiss. Mitth. aus Bosnien. und Herzegowina, vol. XX).

Anthropologë të ndryshëm, që ndër vjetët e parë të këtij shekulli janë interesuar për racën t'onë, kanë bërë studime lë shumta, por të mbështetur në lëndë shumë të 'kufizuar. Sish bjenë në sy Adamiti që ka botuar në Kajro artikullin e titulluar Les Pelasges et leur descendants les Albanais; Apostolides që ka botuar më 1907 në «Buletin de l'Institut Egyptien» IV serie, Nr. 6-7, një studim mbi Pellazgët dhe Elenët, Pellazgët e Shqiptarët; Drontchilov Kroum që ka botuar në «Spis Bulgars Akad. Navuk»- vol. XXI të Sofjes një monografi 23 faqesh të titulluar Prinos Kerum anhropopogiiata na Albantsite. 11)

Pisko, në një vepër të botuar më 1904 (Aufnahme der Haar -und Augenfarben bei albanesischen Schulkindern, Zeitsch. Ethn. Berlin) ka studjuar ngjyrën e flokvet e të syvet në 572 fëmij të shkollave të Shkodrës.

Studime me vlerë më të madhe, pse të bëra prej dy shkencëtarësh me kompetencë të pakundërshtuarshme janë ato të Ugo Vram-it, profesor i Anthropologjis n'Universitetin e Romës, dhe të Giuffrida — Ruggeri-t.

I pari, në vitin 1902, i ftuar prej Ministris s'Arsimit Botor, mori pjesë në një mision shkencëtarësh që vizitoi Shqipërin dhe Malin e Zi. Verét e tij të vlerëshme i botoi më 1907 nën titullin Antropologia della Zatriebach në volumin e XXIV të Buletinit të Societá Adriatica di Scienze Naturali të Triestit. I dyti, në studimin I dati craniologici sull'Albania e due crani albanesi inediti që përmbahet nga «Archivio per l’Antropologia» volum i parë, Firenze, merr në shqyrtim të gjitha shënimet kraniometrike që janë botuar prej anthro

vazhdon...
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 24.04.10 19:49

-pologësh të ndryshëm përpara vitit 1921. Ndër këto kafka '' gjënden edhe ato q'u nxuarën prej nekropoleve. Ësht, prandaj, rasja që Auktori të mirret me origjinën e popullit shqiptar duke u mbështetur vetëm mbi elementet e paraqitura prej kraniologjis.

Për të spjeguar brakiqefalin zotronjse të Shqiptarvet të sotshëm, ai thot se në bregdetin lindor t'Adriatikut ajo përbën gjenetikisht një karakter zotronjës mbi dolilkoqefalin ; ky karakter zotronjës duket se ka ndihmuar mjaft për trajtimin e shumë qëndrave krejtësisht brakiqefale ndër kohë pak a shumë të vona. 12)

Një studim të mirë mbi kafkat e Shqiptarvet, me gjithë se të varfër në materjal, e ka bërë Kaessbacher: Metrische und vergleichende Untersuchung an Albanern Schaedeln, Z- Anat. u. Entv. B d. 90, H. 2, faqe 199-221.

Por studimet më të plota mbi racën t'onë janë bërë prej shkencëtarvet austriakë A. Haberlandt e V, Lebzelter, prej Weninger-it, prej studjonjësit gjerman von Luschan dhe prej anthropologut zviceran Eugéne Pittard.

Dy të paret gjatë Luftës së Madhe u ndodhën në Shqipërin e pushtuar prej fuqive austro-hungareze. Bënë studime mbi një grup vullnetarësh që shërbenin me armë në dorë për Fuqit Qëndrore dhe mbi një numër lë vogël civilash e të burgosurish shqiptarë që ishin kapur prej Serbëve.

Janë matur 140 vetë, të tërë meshkuj, madhorë me vërsë njëzet vjeç e lart dhe, që të gjithë, me sa duket, t'ardhur nga krahinat e Gegëris. Studimet e tyre u botuan më 1919 në “Archiv fuer Anthropologie» XVII, me titullin «Zur physischen Anthropologie der Albanesen.”

Edhe Profesori J. Weninger studimin e ka bërë gjatë Luftës së Madhe. Në verën e vitit 1918, ai ka gjetur në fushën e përqëndrimit pranë Ashahut mbi Danub, n'Austrin e sipërme, 95 Shqiptarë dhe vëzhgimet e imta mbi tiparet e tyre i ka botuar në veprën e rëndësishme Rassenkundliche Untersuchunqen an Albanern, Vienë, 1934.

Disa vjetë përpara tij, Anthropologu i njohur gjerman F. von Luschan botoi në Voelker, Rassen. Sprachen (Welt-Verlag, Berlin, 1922) masat anthropologjike mbi 130 Shqiptarë të hasur në Tyrqi.


Profesori Eugéne Pittard ësht interesuar për popujt e Ballkanit përgjithërisht dhe për Shqiptarët veçanërisht që më 1899, kur bëri udhtimin e parë për studime anthropologjike në Dobruxhë. U takua këtu me përfaqsonjës të së gjitha racave të Balkanit, ndër të cilët edhe me shumë Shqiptarë.

Numri i matjeve që bëri në këta të fundit kapi 112 vetë, të gjithë meshkuj në moshë madhore që kishin ardhur në këtë krahinë nga vise të ndryshme të Shqipëris për të fituar bukën e gojës duke punuar si muratorë e puntorë bujqësije.

Janë bërë pastaj disa kërkime më të kufizuara nga të cilat ka një farë rëndësije stud.imi i kryer mbi 50 nga bashkë-kombasit t'anë, të matur nga shërbimi i identifikimit gjyqsor të Bukureshtit dhe një tjetër punim plot vlerë gjatë të cilit ai ka shqyrtuar tregonjësin qefalik të 116 vetve.

Por këto gjurmime, të bëra në një kohë kur Shqipërija ndodhej e robëruar dhe shkelja e tokëve të sajë ishte gati e pamundur, nuk e kënaqen Anthropologun e math. Në funt të studimit q'u botua kur mbaroi Lufta e Përbotëshme, ai uron që Atdheu i ynë të dalë më vehte ; në këtë mënyrë shkencëtarët do të munden të thellohen në kërkime prehistorike gjatë të cilave, pa as më të voglin dyshim, "qoftë streha e shkëmbënjve, qoftë trolli i kësollave, qofshin tumulet e Shqipëris, do t'i japin historis së popujve të parë të Gadishullit Ballkanik, drita zbulonjëse". 13)

Këtë dëshirë vetë Pittard-i e plotsoi për herë të parë: më 1921 ai i ra vendit t'onë, bashkë me të shoqen, kryq-e-tërthurë për t'a njohur këtë më mirë e më s'afërmi. Gjatë këtij udhtimi që zgjati dy muaj, ai zbuloi pranë liqenit të Prespës një stacion neolitik. 14)

Si përfundim të këtyre kërkimeve të shumta, Anthropologu zë-math i ka falur botës shkencore një vark monografish të veçanta të botuara ndër buletine teknike ose ndër vepra të posaçme bashkë me studime të tjera mbi popujt e Ballkanit 15) ose ndër volume me karakter edhe më përmbledhës, siç ësht, për shëmbull, vepra Les races et l'histoire, që ka dalë në dritë më 1924.

Studimet e shkencëtarvet gjermanë dhe ato të Zviceranit tërhoqën vëmëndjen e të gjithë botës shkencore e cila, pas Luftës së Madhe, nisi të mirret me racën shqiptare. Por, për fat të keq, në vënt që të bënin kërkime të reja, autorë të ndryshëm u muarën me komentime e interpretime të lëndës së mbledhur prej Haberlandt-it, Lebzelter-it e Pittard-it. 16)

Do të shkoja shumë gjatë po t'i përmëndja të gjitha monografit e shkruara mbi këtë subjekt. Po kujtoj vetëm emrin e M. Tildesley-t që botoi në «Biometrika», më 1933, studimin e titulluar The Albanian of the North and South.

Dy anthropologë të dëgjuar italjanë kanë bërë, në këta vjetët e fundit, studime të vlefshme, por të mbështetura gjithnjë mbi lëndën e mbledhur- prej tre autorve të lartë-përmëndur. Nga këta, B. Battaglia ka mbrojtur një pikëpamje që nuk duhet lënë pas dore prej gjurmonjsit t'arthëm.

Ai thot se tipi dinarik nuk duhet t'a ketë djepin e tij në gadishullin Ballkanik, por ndër vise përtej Alpeve, duke qënë se ky tip në kohën e metaleve kishte zbritur në Venecien Julie e deri në Toskanë, kurse në bregdetin tjetër ballkanik nuk gjindet asnjë shënj' e tij.

Për sa i takon Shqipëris, kjo do të thotë se stërgjyshrit t'anë Ilirët duhet të kenë ardhur prej tokësh të ndodhura në veri të Danubit. 17) Por lënda mbi të cilën mbështetet theza e tij ësht tepër e kufizuar. Me gjithë këtë, janë shumë të vlefshme veprat e tij: Note d'Antropologia etnica della Venezia Giulia e delle regioni dell'Adriatico orientale, shtypur në «Atti dell’Accademia scientifica veneto-trentino-istrica», 1934; Resti umani scheletrici di San Canziano, contributo allo studio antropologico degli Illiri, shtypur në «Atti del Museo civico di storia naturale di Trieste», 1939; Origine e caratteri antropologici degli albanesi, botuar në “Minerva, rivista delle riviste”, 1939; Profilo antropologico delle regioni danubiano-balcaniche, që gjëndet në veprën më të përsosur italjane «Le razze e i popoli della terra» drejtuar nga Benato Biasutti.

Marcello Bodrini, profesor i Universitetit katolik të Milanos,ka paraqitur tashi së fundi, një monografi shumë të vlefshme mbi anthropologjin e mbi demografin e Shqiptarvet në veprën «Principii di economia albanese», të botuar prej Universitetit tregtar Luigi Bocconi.

Në tridhjet e pesë faqe, auktori i çquar amalizon mirë materialin e mbledhur prej tre gjurmonjësve të përmëndur dhe nxjer nga ky material përfundime të sakta, mbi. lartësin e shtatit, tregonjsin qefalik, tregonjsin hundak dhe mbi ngjyrën e flokvet e të syvet.

Përmëndëm deri tashi një vark të gjatë autorësh e disa nga veprat e tyre. Lexonjsi i thjeshtë kishte për të thënë se botës-shkencore i ka interesuar shumë problemi i racës shqiptare dhe pa dyshim, pas kaq gërmimesh, do t'a ketë zgjidhur këtë kryekëput.

Për fat të keq, puna nuk qëndron kështu. Me gjithë se shumëkushi ësht përzier, fort të pakët janë ata që kanë bërë studime të thella mbi ethnos-in t'ënë. Pastaj, lënda që ësht marrë në shqyrtim ka qënë mjaft e kufizuar.

Nuk janë matur më tepër se gjashtqint vetë; edhe këta, të takuar rasësisht në Dobruxhë, në Tyrqi ose në ndonjë repart vullnetarësh e prandaj nuk ka qënë e mundur të zgjidhen në bazë kriteresh të shëndosha shkencore për të përfaqsuar si duhet tipin e vërtetë fizik të Shqiptarit.

Kjo ka shkaktuar edhe që, në përfundimet e arritura, të kemi ndryshime të dukëshme midis një autori dhe një autori tjetër. Munt të ketë ndodhur edhe diçka tjetër — e për këtë gjë dyshon edhe vetë Pittard-i: që disa autorë të kenë matur po ato kafka Shqiptarësh dhe ata që kanë dashur të bëjnë një studim sintetik kanë mihur nd'uj pse kanë shënuar një numër të math eksemplarësh, kurse në të vërtetën ky numër ka qënë shumë i kufizuar. 18)

Pastaj, për të thënë fjalën e fundit mbi origjinën e popullit Shqiptar, nuk mjafton vetëm përshkrimi i të gjallëve. Duhet të gërmojmë për të zbuluar sa më shumë skeletra t'epokave të ndryshme dhe pastaj t'i marrim këta në shqyrtim, punë kjo që do kohë dhe njerz kompetentë. Veprës s'anthropologut duhet t'i vijë në ndihmë, në këtë rasje, puna e arkeologut të kujdesshëm.

Nga të gjithë emrat e anthropologve që përmëndëm më lartë, vetëm katër a pesë kanë mbledhur lëndë dhe kanë bërë studime me rrënjë. Të tjerët, kush me shumë e kush më pak, janë mbështetur mbi veprat e këtyreve.

vazhdon....
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 24.04.10 20:18

Por kjo lëndë kaq e kufizuar nuk mjafton për të zgjidhur problemin e racës shqiptare. Duhen gjurmime të tjera, duhen studime të reja. Haberlandt e Lebzelter, për shëmbull, pretendoinë se gjatë matjeve janë siguruar për tipin e veçantë të Kthellës të zbuluar me kohë prej Baron Nopsca-s dhe që dallohet prej të tjerëve për trajtë të ngjyrosur fortë si tipi alpin, për shtat të shkurtër, për iperbrakiqefali, për hundë të drejtë dhe për fytyrë shpesh herë në trajtë trikëndshi.

Mbi vëndin që duhet të zërë ky tip në sistematikun e racave nuk dihet gjë me siguri. Ishuj q'e përmbajnë atë janë zbuluar edhe në Bosnje e në Sërbi. Por a janë të sakta shënimet e këtyre autorve ? Ku e ka origjinën ky tip për të cilin Pittard-i nuk thotë asgjë, pse duket që nuk ka ditur ç'kanë shkruar dy anthropologët e sipërm, dhe që Weninger-it nuk i ka rënë në sy asnjë herë, me gjithë se e ka njohur nga Nopcsa ?

Por pyetjet nuk kufizohen vetëm në tipin e Kthellës. Dyshime lejnë sa të duash edhe për përqindjet e trajtave të ndryshme e për saktësin e përshkrimit të këtyre trajtave. E, të gjitha këto, jo pse anthropologve të përmëndur i u mungonte zotsija, por pse këta nuk kanë pasur rasje e kohë të 'grumbullojnë lëndë më të shumtë.

Mbledhjen e kësaj lënde ne nuk duhet t'a kërkojmë prej të huajvet, por prej vetë Shqiptarvet. Ndër emrat e autorve te shumët q'u përmëndën më lartë, lexonjsi do të ketë vënë ré se ka edhe disa ballkanas që s'janë mjaftuar me studimin e racave të tyre, por kanë futur hundën edhe në përshkrimin e racës s'onë.

A nuk munt të mirremi edhe ne me gjurmime të këtij fari ? Kemi, këtu, disa profesorë shkollash të mesme që kishin për të dhënë kontribut të çquar në studimet anlhropologjike, sikur të kishin një shtytje dhe mundësit për t'u përgatitur.

Këtë shtytje dy organe duhet t'a japin: Ministrija e Arsimit dhe Instituti i Studimeve Shqiptare. Për të zbuluar origjinën t'onë dhe për të njohur vetvehten duhet t'i kushtojmë kujdesin e duhur studimit të racës që do të kishte për ne rendësi të barabartë, në mos më të madhe, me studimin e gjuhës e të historis.

Në parathënjen e librit Les Anciens Peuples de l'Europe të Dottin-it, Camille Julian-i shkruan këto fjalë: «çështja e racës, sido që të zgjidhet, ësht çështja më e rëndësishme në historin e popujvet. Munt edhe të thuhet se ne nuk e kallzojmë këtë histori veçse për t'arrijtur në zgjidhjen e problemit të racës.» 19)
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 24.04.10 20:25

ORIGJINA E RACËS SHQIPTARE

PROVA GJUHËSORE PER AUTOKTONIN E RACËS SHQIPTARE - ZBULIMET ARKEOLOGJIKE - MENDIMI I ANTHROPOLOGVET - BESIMI I DIELLIT DHE BESTYTNl TË SOTËSHME - PËRFUNDIM.

Disa vjetë më parë, Shpend Bardhi pat botuar në Përpjekjen Shqiptare një studim sintetik mbi origjinën e popullit t'onë. 1) Duke marrë për bazë gjurmimet e linguistëve dhe t'albanologëve më të rëndësishëm të botës, ai rrihte me radhë hipothezat e ndryshme që mbështeten sidomos në gjuhë.

Kemi shumë rasje që provojnë se origjina e gjuhës së folur nga një popull nuk ka asnjë lidhje me racën së cilës ky popull i përket. Kështu, për shëmbull, s'kanë të bëjnë aspak me arjanizmin, e posaçërisht me racën nordike t'Anglosaksonëve, të gjitha ato fise me ngjyrë të ndryshme që, në të pesë kontinentet e dheut, miren vesh në mes të tyre me anën e inglishtes.

Por, për Shqiptarët gjak e gjuhë kamë burim të njëjtë e prandaj studimi i Shpend Bardhit do t'i zinte me shumë të drejtë faqet e kësaj kaptine, sikur mos të donim të kërkojmë edhe ndonjë burim tjetër për të provuar më me siguri se ç'ësht kjo raca shqiptare duke nxjerë argumentat jo vetëm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mithologjija e nga kërkimet anthropologjike.

Linguistët ndahen nga njëri tjetri për origjinën e gjuhës e të popullit t'onë, me gjithë se kurrkush nuk mohon prejardhjen e sajë indo-europjane. Kjo prejardhje ësht vulosur nga Franz Bopp-i që, nëpër studimet filologjike, ka vërtetuar preras karakterin arjan të gjuhës e pra të popullit t'onë.

J. G. von Hahn-i, konsulli zë-math i Austris në Janinë, në veprën e tij Albanesische Studien, e gjen shqipen e sotshme bijë t'ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m'i madhi albanolog i shekullit të kaluar, e pranon dhe mundohet t'a provojë këtë hipothezë. Glotologë të tjerë, ndër të cilët Hirt e Pedersen, nuk e Norbert Jokl, të cilit i detyron shumë Kombi i ynë dhe albanologjija, ësht i mendimit se shqipja ësht një gjuhë thrako-ilire.

Këtyre mendimeve që nuk qëndrojnë kaq shumë larg njëri nga tjetri i u janë shtuar edhe dy të tjera krejt të ndryshme. Njëri — i August Schleicher-it — e vë shqipen në një degë indo-europjane bashkë me latinishten e me greqishten dhe i përmbleth që të trija nën emrin «grupi pelazgjik»; tjetri — i August Friedrich Pott-it — thot se shqipja ësht një gjuhë iliro-pelazgjike para-indo-europjane. Por të dyja këto mendime kanë gjetur kundërshtime të forta ndër glotologë.

E para ësht lënë thuaj se më nj'anë; e dyta ka shumë shkencëtarë kundra dhe, në qoftë se mbrënda caqevet të filologjis ka ndonjë mbështetje, nuk pranohet n'asnjë mënyrë nga shumica e historjanvet dhe e arkeologvet.

Ndër këto kohët e fundit as historjanët as glotologët nuk po flasin më për një gjuhë e një popull pelazgjik para-indo-europjan, por për një popull proto-ilir arjan, 2) për të cilin as ata vetë nuk dinë se ç'ësht me saktësi.

Vlejnë pra të mirren në shqyrtim tri hipothezat e para.

Të provosh në se Shqiptarët janë prej origjine thrake apo ilire ka rëndësi të veçantë për ne, pse po të pranohet njëra ose tjetra nga këto hipotheza do të thotë të vërtetohet në se Shqiptarët kanë qënë ngulur që prej kohëve më të lashta në viset që zënë afër e ngjat edhe sot, apo janë të shpërngulur prej ndonjë treve tjetër që ndodhet më afër Detit të Zi.

Shpërngulja sjell me vehte edhe përzierje gjaku, pse një popull që largohet prej një toke e vëndoset në një tokë tjetër duhet të ketë pasur përpjekje, me doemos, më parë me fiset q'e kanë dëbuar e pastaj me fiset që ka gjetur në vëndin e ri.

Midis tij dhe këtyre dy grupeve janë bërë kryqëzime që, në përpjestim me kohën e përpjekjes e me numrin e përbërësve të fiseve të huaja, kanë lënë gjurmë shumë pak të dukëshme në brumimin e racës.

A kanë banuar, vallë, stërgjyshët t'anë në viset ku stërnipët e tyre ndodhen edhe sot ? A po kanë ardhur këtu prej një treve që gjëndet më nga veri-lindja e që kishte për qëndër Nishin, domethënë prej Dardanis që përputhet me Kosovën e sotëshme, ashtu si ç'thot Jokl-i ? A po, më në funt, përpara shkeljes së Sërbvet në Ballkan, banonin më afër Detit të Zi, në trikëndshin Nish - Shkup - Sofie, ashtu si pohojnë Samdfeld-i e Weigand-i?

Ndër këto kohët e funtme pesha ësht duke rënduar më tepër nga ana e iliricitetit të popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ë këtij populli. Një albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u mbështetur gjithnjë në gjuhë e duke shqyrtuar fjalët e huaja greke e latine të Kishës që kanë hyrë prej kohësh më shqipen, e gjen djepin e fisit t'onë në një vënt që duhet të ndodhet pa tjetër afër Greqis nga njëra anë dhe afër Dalmacis nga ana tjetër, do me thënë n'atë pjesë të buzës lindore t'Adriatikut që banohet edhe sot prej Shqiptarvet.

Bilé, siç do të shohim edhe më pas, Autori i përmëndur ngul këmbë për të provuar se në kohën e shkeljes së Sllavëve të hershëm, hapsira jetsore e të parvet t'anë kufizohej në bjeshkët e Shqipëris së veriut e, pikërisht, në malet e në luginat e krahinës se Matit. 3)

Përkrahsi m'i math i origjinës ilirike dhe i autoktonis së Shqiptarvet ësht profesori i Universitetit të Palermos Francesco Bibezzo që njihet prej të gjithë botës si auktoriteti m'i lartë në studimet mesapo-japige.

Për të provuar marëdhënjet që në kohë e në hapsirë lidhin shqipen me ilirishten e vjetër dhe, për të vërtetuar vazhdimin historik e gjeografik të Shqiptarvet të sotshëm nga Ilirët e lashtë, ai mbështetet në monumentet dhe inskripcionet mesapike të gjetura në Pulje e në Kalabri, të cilat kanë përgjasim të math me inskripcjonet e rralla ilirike që janë zbuluar përkëtej detit Adriatik.

Për spjegimin e këtyreve duhet përdorur pa tjetër shqipja e sotëshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur shqipja dhe ilirishtja janë të barabarta me një gjuhë të tretë, duhet të jenë të barabarta edhe me shoqja shoqen.

Në këtë studim shumë të vlershëm, të cilit Shkencëtari i math po i kushton mënt e djersë prej vjetësh, ai arrin duke ndjekur tri rrugë: «I. Rindërton në të gjithë hapsirën sipërfaqen gjuhësore t'ilirishtes së herëshme; II. shtrin dhe thellon mardhënjet leksikore, fonetike e gramatikore të shqipes me japigo-mesapishten; III. në suazën e përkatsive t'ilirishtes intensifikon kërkesën e ndonjë isoglose që, edhe në se numri i mbeturive gjuhësore ësht i vogël, të lidhet posaçërisht shqipja me dialektet e folura lashtë në tokën me iliricitet ethnologjik e glosologjik të provuar.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 24.04.10 20:33

Në lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i çquar e thjeshtëson mjaft punën, pse ai nxjer prova të shumta për të vërtetuar se Thrakas e Ilirë kanë folur një gjuhë ti vetme.

Çështja e selis ku kanë zënë fill Shqiptarët ka dalë në shesh rastësisht ndër fusha të ndryshme studimi dhe prandaj nuk ësht rrahur aq sa duhej prej shkencëtarvet.

Në këto kushte përfundimet nuk duhen koinsideruar të sakta, pse pikat e nisjes kanë qënë të kuifizuara. «Në heshtjen e shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si të thuash, negativisht nga Hahn-i n'Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje): në qoftë se përjashtohet invadimi sllav, në Mesjetën e lashtë e të ré nuk ka lajme për asnjë tjetër migracjon që të ketë mundur të ndryshojë strukturën ethnike e gjuhësore të Shqipëris dhe të cungojë kështu vazhdimin e evolucjonit të shqipes prej ilirishtes.

Ky përfundim nuk ësht pikërisht një circolo vizioso, siç mendon H. Hirt, do me thënë që shqipja ësht zëvëndësja e ilirishtes vetëm pse Shqiptarët ndodhen në selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhësore t'ilirishtes në fushën toponomastike kanë nisur të gjejnë në shqipen elemente përgjegjse edhe për etimologjinë edhe për fonetikën e tyre.» 6)

Më poshtë, një soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se “po të mendohet që fisi shqiptar vetëm në këtë krahinë (në Shqipërin e sotëshme) ësht në mardhënje me helenizimin e vjetër të Maqedhonis e t'Epirit, me romaniziimin e krahinës danubiane e të Dalmatis, me sllavizimin e Thrakës, rrjeth vetvetiu se kjo bërthëmë (populli Shqiptar) mbetet në vëndin ku gjëndej dhe ku historikisht e linguistikisht mund të pritet, në qoftë se ka lidhje kaq të ngushta me thrakishten dhe me ilirishten, të cilat ishin sipërfaqe që shtriheshin për bri njëra tjetrës në kohën romake.» 7)

Më në funt, përgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njëra anë, dhe i shqipes me thrakishten, nga ana tjetër, toponimet e përbashkëta dhe qënja e fiseve — si për shëmbull Peonët — që thirren herë ilire herë thrakase, të bëjnë të besosh se Thrakët dhe Ilirët përfaqsojnë dy emra të një ethnos-i të vetëm të ndarë dysh vetëm politikisht e gjeografikisht.

Të shkojmë më tutje në rrjeshtimin e provavet gjuhësore e historike që vërtetojnë iliricitetin e popullit shqiptar, do të zgjatemi shumë e do të kapërcejmë qëllimin e kësaj vepre. Për të përkrahur ndryshimin ethnik në mes të popullit që banoi dikur në Shqipëri dhe këtij të sotëshmit nuk mbetet veç se të pranojmë hipothezën e një pushtimi të huaj që duhet të ketë ngjarë pas rënjes së Perandoris së Romës. Por arkeologjija na jep prova të mjafta për t'a rrëxuar edhe këtë pretendim.

Gërmimet arkeologjike që kanë të bëjnë me qytetrimin dhe me popullin ilir janë shumë të kufizuara. Ato të Feniqit," të Butrintit, t'Apollonis, të Durrsit e të ndonjë vëndi tjetër nuk kanë rëndësi të madhe për kërkimet ilire, pse këto qëndra janë, në përgjithsi, kollonira të themeluara prej Grekësh që kaluan më vonë në dorë të Romakvet e prandaj pika ku, mbi një nën-shtresë ilirike, vihen dy mbishtresa, njëra helenike dhe tjetra italike.

Por këtë mungesë të dukëshme e plotson, deri diku, Nekropoli i Komanit, zbuluar në një luginë të Pukës që përshkohet nga Drini. Gjurmë të qytetrimit që tregojnë varret e këtij Nekropoli gjinden edhe nëpër shumë krahina të tjera të Shqipëris, në disa vise të Greqis dhe, ça ka për ne rëndësi, n'Afionën e ndodhur n'ishullin e Korfuzit.

Englezi Bulle, që ka bërë një studim t'imtë mbi këto varret e fundit, nxjer argumenta bindës për të provuar se këto, përveç ndonjë përjashtimi të vogël, i përkasin shekullit të shtatë e.s.. Varrezat e Komanit, si pas këtij Autori, janë pak më të reja se ato të-Korfuzit. 9)

Dhe me të vërtetë edhe arkeologët e tjerë kanë pranuar se grumbulli m'i math i tumuleve 10) të Komanit duhet të jetë i shekullit të tetë e.s.; por ka edhe mjaft asosh q'i përkasin një kohe shumë më të lashtë. Materjali i mbledhur provon hapët se në popullin ilir ka pasur një vazhdim të qytetrimit halstattjan, 11) që ësht përhapur an' e kand tokës së banuar prej fisevet të tij.

Rëndësija e veçantë që ka për thezën që po rrahim Nekropoli i Komanit rrjeth pikërisht nga shkaku se varret qenë hapur ndër epoka të ndryshme. Arkeologët që kanë marrë në studim materjalin e mbledhur mendojnë se një pjes' e tij rrjeth prej një kohe përpara shkeljes së Romakvet në Shqipëri.

Kemi, pra, një vazhdim traditash dhe ndikimet e ndryshme qe ka pësuar populli ilir mbrënda një periudhe njëmij-vjeçare. «Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e qytetrimit iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12) Të njëj mendimi me Mustilli-n janë edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumë studjozë të tjerë.

Ka ndonjë shkencëtar që beson se në varret e Komanit duhet të gjënden edhe përfaqsonjës të popullsis sveve ose avare ose sllave. Hipotheza e parë ësht rrëxuar prej dijetarvet më të rëndësishëm, megjithse ndonjë shënj' e racës nordike gjëndet në këtë Nekropol.

Për Avarët dihet me siguri se n'ushtrin e tyre kishte shumë Sllavë. Këta në shekullin e gjashtë shkelën Ballkanin dhe në krye të shekullit të shtatë elementi sllav q'erdhi me ta u përhap në të gjithë Gadishullin duke lënë të paprekura vetëm qytetet e Dalmatis, me përjashtim të Salonës, bregdetin e Egjeut dhe një rrip toke rreth e rrotull Konstantinopolit.

Ësht vërtetuar historikisht se Avarët vetëm të shoqëruar nga Sllavët kanë shkelur në tokët t'ona dhe se këta të fundit, për të hyrë në vise shqiptare, kanë gjetur vështirsira të mdha, ça vërtetohet edhe nga numri shumë i kufizuar i mbeturive linguistike të kësaj epoke që janë futur në shqipen.

Ësht e vërtetë se në tumulet e Bosnjës, ku elementi sllav zuri rrënjë të thella, gjejmë shumë sende që i u përngjaijnë atyreve q'u zbuluan në Koman ; por dijetarët janë të sigurt se këto sende janë më të vjetra nga pushtimi sllav.

Qytetrimi i Komanit, pra, ësht një fazë e mëvonëshme e qytetrimit të zbuluar në Bosnjë. Ai i përket kohës romake. Edhe sikur të mos pranohet se një pjes' e varrevet të zbuluara janë të kohës romake, duhet përjashtuar një herë e mirë mundësija e njohjes së përfaqsonjësve të ndonjë fisi sllav ose avar, t'ardhur në Shqipëri në mes të shekujvet gjashtë e shtatë e.s., ndër të vdekurit e Komanit.

Përkundrazi, duket krejtë e natyrëshme që ata t'i përkasin atij ethnos-i që banonte në këtë krahinë edhe në kohën romake dhe që kishte zënë vënt që prej epokës së hekurit, në të cilën epokë gërmimet arkeologjike vërtetojnë pranin e tij. 13) Zbulimi i varrezavet ilirike të Korfuzit nuk ësht spjeguar akoma ; por ka të ngjarë që disa familje të visevet t'ona të kenë shkapërcyer detin për shkaqe të panjohura prej nesh dhe të jenë vëndosur n'ishullin më të math të Jonit.

.........
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 24.04.10 20:41

***

Anthropologët i akuzojnë pa prerë arkeologët, pse këta, në gërmimet që bëjnë, nuk çajnë kokën për të ruajtur kafkat e mbeturit e skeletrave të njerzve që zbulojnë. Bëjnë, në këtë mënyrë, një mëkat të math, pse nuk i u japin rasje përfaqsonjësvet të shkencës së rëndësishme t'anthropologjis që të çfaqin mendimin e tyre mbi racën që ka banuar në një vënt.

Kjo mungesë kujdesi e arkeologve, për të cilën kaq dëndur fshan Eugéne Pittard-i, bje në sy me një herë në gërmimet e shumta që janë bërë në Shqipëri. Nga këto gërmime, për fat të keq, vetëm katër kafka Shqiptarësh të lashtë janë mbledhur e studjuar gjer më sot; që të katra janë nxjerë nga varret e Komanit, në Kalan e Dalmaces afër Shkodrës.

Dy ndër to vërtetojnë dolikoqefalin e Ilirvet, kurse dy të tjerat janë brakoide. 14) Por një numër kaq i vogël nuk mjafton për të provuar me një farë saktësije në se Shqiptarët e sotshëm janë apo jo pasardhësit e Ilirvet. 15)

Kemi, veç, një nekropol të vjetër që ka një farë rëndësije për ne: ësht ai i Glasinacit që gjëndet në Bosnje 26 kilometra lark Sarajevës, në një vënt, domethënë, që ndër kohët e moçme, banohej funt e majë prej Ilirësh. Gërmimi në varret e tij ka nisur gjashtdhjetë vjetë më parë. Kafkat e gjetura në to janë studjuar që më 1907 nga Weisbach-u.

Përfundimi i këtyre studimeve vërteton se midis sosh ndodhen disa të tipit dolikoqefal, disa të tipit mesoqefal dhe disa të tjera të tipit brakiqefal. Shifet pra, se të paktën dy raca të ndryshme, ajo nordike e ajo dinarike përfaqsohen në Nekropolin e Bosnjës. Si pas Schwidetzky-t, numri i këtyre racave arrin në tri: nordike, mesdhetare e dinarike.

Tipi nordik ose verjak çfaqet në dy variante, në një trajtë me kafkë të lartë dhe në një trajtë me kafkë t'ulët. Ndër kafkat mesoqefale shihet qartë një kalim drejt tipit dinarik, sidomos në trajtim të kafkës mbrapa. Pjesa nordike ësht m'e shumta (gati gjysma), pastaj vjen pjesa dinarike (gati një e treta), kurse tipi mesdhetar ësht më i vogli në numër.

«Po t'i ikqyrim rrashtat në pikëpamje të kohës — shton Anthropologu gjerman — shohim se këtu kemi të bëjmë me rrashta të një periudhe mjaft të gjatë, pra të kohëve të ndryshme. Racat atëherë na tregojnë një çnordizim, domethënë një paksim të racës verjake në dobi të racave të tjera.

Raca verjake na çfaqet m'e rrallë në grupet më të reja». 16) Por, le të flasim më vonë për këtë çnordizim që nuk vërteton se kemi të bëjmë me gjak t'ardhur, por ësht vetëm një kalim prej dolikioqefalije në brakiqefali, një fenomen, pra, shkencorisht i zbuluar, me gjithë se nuk ësht spjeguar edhé.

Otto Reche, në veprën e vetë Raca dhe djepi i Indo-giermanvet (1936), duke pranuar se të gjakut ilir kanë qënë edhe fiset që banonin në kohët e para të metalit krahinën Picenum t'Italis lindore, merr në shqyrtim skeletet e nxjerra nga varret që janë zbuluar afër Novilara, Belmonte dhe Ancona. Kafkat janë, të gjitha, të gjata e të ngushta, me fytyrë të hequr e të gjatë e me hundë të hollë. Gjatsija mesatare e skeletevet arrin në cm. 167,7. Shihet çiltas se i përkasin racës nordike. 17)

Një dëshmi tjetër mbi racën ilirike munt t'a nxjerrim nga sa kanë shkruar kronikanët e vjetër mbi nëntë nga perandorët e Romës a të Bizancit që kishin arrijtur kulmin e hierarqis politike e ushtarake në buzë të Teverit ose të Bosforit duke u nisur prej visevet t'ona. Këta janë Klaudi, Apoloni, Probi, Valentiniani i Parë, Kostandini i Math, Kostanci i dytë, Juliani, Kostanc Klori dhe Kostandin Gali.

Me përjashtim të Julianit që kishte flokë të zezë, të tetë të tjerët ishin flokartë. 18) Historiani latin Taciti i përshkruan Ilirët si një popull i fuqishëm, me flokë e me sy t'errët, i përkurmë, i matur, guximtar, kryelartë, që do më shumë blegtorin se sa bujqësin dhe nxjer ushtarë shumë të mirë. 19)

Po t'u hedhim një sy mozaikvet të Justinianit të Madh dhe të së shoqes së tij Theodhora, që janë ndërtuar në Ravenna në shekullin e gjashtë, i pari në Kishën e Shën Apolinarit të Ri dhe i dyti në kishën e Shën Vitalit, të na bjenë në sy me një herë tiparet dinarike të Ligjvënsit të math Kosovar, ndërsa Perandoresha duket se ësht e racës mesdhetare.
Nga këto pak shënime kuptojmë se anthropologjija nuk ka në dorë lëndë të nxjerë nga tumulet që të mjaftojë për të vërtetuar origjinën ilire të Shqiptarvet, me gjithë se nuk e mohon n'asnjë mënyrë këtë të vërtetë. As kronikat e vjetra nuk na japin përshkrime që të kenë një farë rëndësije në këtë drejtim. Veç, që të gjitha këto provojnë katërçipërisht se Ilirët ishin indogjermanë me tipare q'i u përngjanin pak a shumë nordikvet.

Por antropologët nuk mbështeten vetëm në matjen e të vdekurvet për të shprehur mendimin e tyre mbi origjinën e një populli. Ata, edhe duke vëzhguar përfaqsonjsit e gjallë dhe duke bërë analize të holla, munt të thonë se cilës race i përket një popull. Kështu, për shëmbull, Pittard-i, i mbështetur në përfundimet e anthropometris, thotë këto fjalë për origjinën tonë:

- “Nuk e di në se linguistët kanë rënë në godi për të caktuar origjinën e gjuhës shqipe. Por besoj se anthropologët do të mirren vesh shumë lehtë për të caktuar vëndin e kësaj race. Duket që tashi, me gjithë se kërkimet nuk janë në gjëndje të na e mësojnë preras, që ne mund t'i vëndosim Shqiparët në një nga suazat e klasifikimit të sotshëm të racave evropjane: n'atë të racës dinarike. 21)

Në racën dinarike hyjnë popujt që banojnë, përveç viseve të tjera, Alpet Dinarike, që prej Istries gjer në jugë të Shqipëris, duke ndjekur gjithkund bregdetin lindor t'Adriatikut e prandaj popujt që ndodhen në viset ku më parë banonin Ilirët. Raca dinarike, ose adriatide e Biasuttit dhe raca ilirike janë sinonime. 22)

Në parathënjen e një vepre të hartuar nga Lumo Skëndua, Pittard-i e jep vëndimin e tij mbi origjinën e popullit t'onë me këto f jalë: “Shqiptarët më duken të jenë stërnipat më autentikë t'ilirvet të vjetër.» 23

Por, thuaj se të gjithë anthropologët kanë vëzhguar në popullin t'ënë tipare që provojnë se duhet të ketë, me doemos, kryqzime me raca të huaja. Krerët dolikoqefalë, syt e kaltërt e flokët e verdhë, që hasen aty këtu edhe ndër ne, nuk janë veçorira të racës dinarike.

Lindin, pra, dyshime që duhen sqaruar. Spjegimin na e jep, deri diku, Marcello Boldrini. Ky, me gjithë se nuk e largon preras dyshimin e kryqzimevet, qoftë edhe shumë të kufizuara, me racat sllave, thot se “kushtet gjeografike, faktorët ekonomikë, ndryshimet e përgjasimet anthropologjike me popujt fqinjë, gjuha, zakonet përkrahin hipothezën e përzierjevet të vjetra që munt të kenë ndodhur edhe përpara vëndosjes së këtij populli në selin e sotëshme...” 24)

Kush munt të thotë, atëherë, se Ilirët e lashtë, kur zunë vënt në Gadishullin ballkanik, nuk ishin, që të gjithë, të një tipi të vetëm fizik, por kishte midis tyre individë të pajosur me te gjitha tiparet që shihen edhe sot në popullin shqiptar ?

Tashi duhet bërë edhe një pyetje me rëndësi që ka lidhje vetëm me tregonjsin qefalik: kur përshkrimet e vjetra dhe kafkat e të vdekurvet thonë se llirët kanë qënë kokë-gjatë, si munt të spjegohet brakiqefalija e fortë që vihet ré në Shqiptarët e sotshëm e, përgjithësisht, edhe në përfaqsonjsit e tjerë të racës dinarike?

Anthropologët për shumë kohë janë orvatur t'a spjegojnë këtë fenomen. Kanë thënë në krye se, kur në disa varre, si për shëmbull në Glasinac, shihen ndër kohë të ndryshme kafka që kalojnë nga dolikoqefalija në brakiqefali, ka një popull kokë-shkurtër që vjen prej së largu dhe përzihet me vëndësit kokë-gjatë.

Bile, pas një hipoteze të dytë — të dalë gjithnjë në kohën kur anthropologjija gjendej në shpërgënjt e foshnjëris — brakiqelalija kishte origjinë aziatike, domethënë ngastrat që popujt brakiqefalë zinin në kartën e Evropës ishin trevat ku popujt indo-gjermanë ishin përzierë me popujt jo të gjakut arjan t'ardhur prej kontinentit lindor.

Por sot të dyja këto hipotheza janë rrëxuar preras dhe prej të gjithë shkencëtarëvet ësht pranuar se popujt kokë-shkurtër kanë rrënjë kryekëput evropjane. 25) Anthropologët janë, gjithashtu, të mendimit — me gjithë që fenomeni nuk ësht spjeguar edhé — se në disa zona tregonjësi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej kafkave dolikoide në kafka brakoide pa patur përzjerje gjaku.

Pittard-i këtë fenomen e ka vënë ré në komunën e Londrës dhe në krahinën e jës; 26) Biasutti thot se këtë shndrrim të trajtës së kokës nuk -duhet të lodhemi për t'a kërkuar ndër gërmime të banesavet të dikurshme të popujvet, pse sot, në shumë krahina t'Evropës, nga të cilat në disa lugina t'Alpeve, ësht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)

Në kohën kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bënin krahasime ndërmjet gjuhësh të ndryshme për të zbuluar në to karakterin hindo-gjerman, një studjonjës i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt që flitnin gjuhë të një rrënje, kishin edhe besime që i përngjanin mjaft njëri tjetrit. 28)

Theorija e tij qe luftuar prej shumë kuj për një kohë të gjatë, por më vonë u kuptua se lufta qe e pavënt. 29) U pranua gati nga të tërë mithologët se në themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtë e prandaj, edhe një herë nisën kërkimet në këtë drejtim.

Ësht pohuar prej të gjithvet se baza e mithologjis arjane ësht besimi i diellit. Ky besim, si ndër popuj të tjerë të lashtë me gjuhë arjane ashtu edhe ndër Ilirët, qe në pah të math dhe, për çudi, pjesë të tij kanë mbetur gjallë gjer në ditët t'ona në popullin shqiptar.

Disa vjetë më parë u zbulua n'Austri kryeqyteti i krahinës Noricum që banohej prej Ilirësh.30) Thirrej Noreia dhe gjëndej në malin Lugenboden. Ndër sa ndërtesa të tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumë lark këtij, një tempull i goditur në të tretin shekull p.e.s..

Ky tempull ësht i rrumbullakët, 31) me tetë metra diametër dhe i rrethuar me një postrehë, pullazi i së cilës mbahej, si duket, me shtylla të drunjta. Në mes ishte altari, i përbërë prej katër rrasash të të mëdha e të rënda, të latuara e të ngritura mbi tokë.

Ndën altar ndodhej vatra e zjarmit për flit që truheshin. Ndonjë statujë Perëndije nuk u gjet në këtë vënt të shënjtë, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mënyra e ndërtimit të kujton me një herë tempujt e vjetër të Romës ku nderohej dielli.

........
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 24.04.10 20:47

Në majë të një kodre që gjëndet pranë katundit Igls në malsi të Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar një tempull tjetër ilir, në mes të të cilit u gjet shtrirë një rras’ e madhe që përbënte altarin. 32) Në mëngjes, kur dielli dilte për të parën herë në buzë të malit, rrezet e tij binin mu në mes t'altarit duke-kaluar nëpër një gallustër të hapur, për këtë qëllim, në pullas.

Që kjo ndërtesë ësht faltore nuk duhet të kemi asnjë dyshim; varret rreth - e - rrotull sajë vërtetojnë se, një soj si sot, edhe Ilirvet të moçëm i u pëlqente t'i varrosnin të dashurit e tyre afër tokës së bekuar.

Ndër popujt e tjerë të vjetër që banonin në Ballkan, kulti i diellit ka qënë shumë i përhapur. 33) Ky kult as nuk ka qënë i njohur në kohën greke arkaike e klasike me përjashtim të Helios-it në Rodi; por edhe për këtë dyshohet se mos ka origjinë të huaj.

Një filozof platonik, Maksimi prej Tiros, tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin në trajtë të pafytyrzuar të një disku të vogël të lartësuar mbi një shkop të gjatë. Në monedhat e mbretit Lykkeios të Peonis, që qe aleat i Ilirvet të tjerë e i Thrakasvet kundër Mbretit të Maqedhonis, shihet dëndur koka e Apollit stolisur me dafina; ky ka qënë perëndi që përfytyronte diellin.

Edhe Thrakasit që, si ç'thamë, janë të njëj gjaku e gjuhe me Ilirët, e adhuronin diellin. Sofokliu, në tragjedin e çdukur Tereus, vë këto fjalë në gojën e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumë i nderuar prej Thrakasvet, miq të kuajve.” Në një tragjedi tjetër t'Eskilit, Bassaridet, Orfeu squhet që me natë për t'u ngjitur përpara agimit në majën e malit Pangeo që t'i falej Diellit, i cili për të ishte Perëndija m'e madhe.

Nuk ka shënja të shumta t'adhurimit të diellit anikonik nga ana e Thrakasvet. Por provohet mirë besimi i tyre ndaj Apollit, të cilit shumë herë i ngjiten mbiemra vendës, si për shëmlbull Sitalkas, ashtu si ç'janë thirrur shumë nga princat e vëndit, dhe Zerynthois që përfaqson emrin e një fisi të tyre. Fytyra e “kalorsit thrakas” ka zakonisht rreth kokës një kurorë rrezesh, shënj' e qartë kjo që vërteton lidhjen shpirtrore të popullit me diellin

Të përmëndim, me qënë se ra rasja, edhe një legjendë maqedhonase, mbassi edhe populli që polli Lekën e Math ësht, si pas mendimit të shumicës së historjanvet, i një origjine me Ilirët. Perdika, themelonjsi i shtëpis mbretnore të Maqedhonis, ishte m'i vogli i tre vllezërve të cilët, nga toka e Iliris, kishin shkuar në Lebaia dhe ishin marrë në shërbim si barinj' prej mbretit të vëndit. Kur mbretresha mbrunte bukët, kishte vënë ré se kurdoherë buka e Perdikës bymehej dy herë më shumë nga bukët e tjera.

I a kallxon këtë gjë Mbretit dhe ky, i trëmbur prej këtij farë paralajmërimi, i dëbon të tre vllezrit. Ata kërkojnë rrogën q'u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veç, u tregon këtyreve diellin që n'atë çast po hynte në shtëpi nga një bir' e pullazit, dhe u thotë: “kjo ësht rroga që ju meritoni.”

Dhe ja ku Perdika përgjigjet në këmbë e në dorë: “edhe ne e pranojmë” dhe, me një thikë që kishte me vehte, shkroi mbi tokë rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herë mbrënda këtij dielli të vizatuar për dhé e u largua bashkë me të vllezrit. Vepra me karakter magjik dha përfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi të gjithë Maqedhonin, u bë edhe zot i Lebaia-s. Legjenda dëshmon hapët se edhe ndër Maqedhonas dielli adhurohej.

Ndërsa ky adhurim i diellit tregon me saktësi vulën arjane që mbante populli ilir dhe popujt q'ishin të njëj gjaku me të, traditat e mbetura gjer më sot ndër Shqiptarë flasin hapet mbi origjinën ilire të popullit t'onë.

Populli i malevet dhe i fushavet beson edhe sot me këmbëngulje në diellin. Njëzet shekuj krishterimi e myslimanizmi nuk kanë mundur t'i a çrrënjosin këtë besim. Ai vazhdon të hetohet për diell e për rreze të tij. Një varg bestytnish (supersticjonesh) e lidhin me të. Në folklorin t'onë gjënden pjesë të shumta këngësh në të cilat kreshnikët flasin me diellin si të flisnin me një vehtje të gjallë, i kërkojnë atij të mira dhe i binden.

Por ka edhe më. D. Nikollë Gazulli na tregon se Ilirët kishin për simbol të diellit kryqin me grepça, atë që kanë pasur edhe të gjithë popujt arjanë dhe që përfaqsonte zjarmin, flakën e gjallë. 34) Ky simbol, na siguron Autori, ësht i njohur edhe sot ndër malsit e Snkodrës. Shumë gra e qëndisin kryqin me grepça ndër xhubleta të tyre. Në hetimet që ai ka bërë duke pyetur ato që mirren me këto qëndima, ka nxënë se ky trashgim u ka mbetur prej plakash të moçme.

Pamë në këto faqe se Ilirët janë popull me gjak e gjuhë indo-gjermane dhe se Shqiptarët janë bijt e tyre të vëndosur në krahinat e sotshme që nga kohët më të lashta.

Nga theorit e ndryshme linguistike, shkencëtarët po përkrahin më shumë atë që thotë se gjuha shqipe ësht një gjuhë thrakoilire dhe, duke qënë se po provohet se Thrakas e Ilir janë dy degë të një ethnos-i të vetëm, duhet pranuar mendimi i Ribezzo-s, si pas të cilit Shqiptarët e sotshëm janë pasardhësit e Ilirvet.

Kërkimet arkeologjike na vijnë në ndihmë pikërisht atje ku lajmet historike mungojnë dhe provat gjuhësore nuk kanë fuqi. Ësht një periudhë kur karta ethnografike e Ballkanit ësht përzier shumë, pse popuj të ndryshëm aziatikë janë dyndur mbi tokët e Gadishullit dhe popujt anas (autoktonë) kanë qenë të detyruar të ndryshojnë vënt.

Zbulimet e tumuleve të Komanit dhe ato të Afionës japin lëndë të mjaftë për të vërtetuar vazhdimin e elementit ethnik që nga shkatrrimi i Perandoris së Romës gjer në shekullin e tetë e.s.. Pas kësaj kohe historija nuk flet më për migrim fisesh të huaja në tokën e banuar prej Shqiptarvet.

Anthropologët nuk kanë lëndë të mjaftuarshme skeletrike për të vëndosur se Shqiptarë e Ilirë janë një racë e vetme. As kronikanët e vjetër nuk përshkruajnë gjë me saktësi. Por nga studimet e bëra mbi Shqiptarët e sotshëm provohet se këta janë të një race të vetme që thirret dinarike ose ilirike dhe kanë afrim vetëm me ata popuj që janë vëndosur në vise ku historikisht provohet se ka një nënshtresë të dëndur Ilirësh.

Më në funt, nga mithologjija nxjerrim gjith ato prova për të vërtetuar se të parët t'anë ishin arjanë dhe se Shqiptarët e sotshëm ruajnë edhe sot shumë besime në lidhje me diellin. Këto bestytni na kanë mbetur trashgim nga besimet e Ilirvet.

“Shqiptarvet të soçëm, thot Arturo Galanti, i u përshtatet, emri neo-ilir, porsi Grekvet të rinj ai i neo-helenvet dhe Italjanvet, Frëngjvet, Spanjolvet, Portogezvet e Rumunvet emri neo-latin”. 35) Krahasimi i Auktorit italjan mbështetet më fortë në gjuhë e qytetrim se sa në gjak.

Shqiptarët janë stërnipët e drejtë-për-drejtë t'Ilirvet, jo vetëm pse rrënja e gjuhës së tyre ësht ilire dhe se qytetrimi i vërtetë i tyre mban shumë elemente të qytetrimit të këtij populli, por më tepër pse në venat e tyre lëviz po ai gjak që dikur i u jipte jetë e gjallëri IIirvet të lashtë.

.......
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 25.04.10 10:17

RACA SHQIPTARE NËPËR SHEKUJ

NDIKIMET NË GJAK DHE NDIKIMET NË GJUHË E QYTETRIM - KOLONIT GREKE DHE PUSHTIMI ROMAK - DYNDJET E SËRBVET E TË BULLGARVET - DIASPORA E PARË SHQIPTARE - MYSLIMANIZMI DHE RACA - SHQIPTARËT NE KOSOVË - SHQIPTARËT E MËDHENJ.

Të flasesh për origjinën e largët të një populli evropian, nuk ke thënë kurrgjë për racën e tij, pse dyndjet e shumta të popujvet që kanë mbushur faqet e historis së mesme e të ré, që nga shkatrrimi i Romës gjer në ditët t'ona, kanë lënë, pa dyshim, gjurmë të pashlyershme në kartën ethnografike të këtij kontinenti.

Shumë popuj,dikur krejt të pastër për racë, sot janë ndryshuar kaq fort, sa që munt të thuhet se në venat e tyre qarkullon çdo lloj gjaku tjetër përveç atij të fisit q'i u ka lënë emrin ose, ndonjë herë, gjuhën. Shëmbullin më të gjallë na e japin Grekët e sotshëm.

Thezin e shpallur nga Fallmerayer-i e përkrahin edhe anthropologët: shumë pak gjak i u ka mbetur fqinjvet t'anë të jugës nga Elenët e moçëm.

Gjuha e Omerit mbulon me mantelin e sajë një tok Shqiptarësh e Sllavësh t'ardhur në Gadishullin elenik gjatë sundimit bizantin q' i a ka ndryshuar krejt vijat morfologjike dhe veçorit psiqike popullit vëndës.

Po ajo vëré munt të bëhet edhe për pjesën më të madhe t'ilirvet të vjetër. Fiset e tyre, të shumta në numër, ishin përhapur që përtej Danubit — Baviera, Austrija e Hungarija banoheshin prej tyre 1) — gjer në gjirin e Ambracis dhe një vijë që ndjek afër e ngjat kufirin e paraluftës midis Jugosllavis e Rumanis dhe Jugosllavis e Bullgaris i ndante, nga ana e lindjes, me popujt fqinjë q'ishin, edhe këta, të një gjaku me ta.

Mbrënda këtij trekëndshi kaq të math, sot zë vënt një grumbull popujsh të ndryshëm: Gjermanë, Kroatë, Sërbë, Malazias, Bosnjakë e Hercegovinas, Bullgarë, Shqiptarë e Vllehë, pa përmëndur grupet e tjera më të vogla që janë infiltruar më me pakicë.

Për të kuptuar si kanë ndodhur këto shtrajtime ethnike, duhen përmëndur pa tjetër lëvizjet e fisevet të ndryshme që janë sjellë ndër këto vise e që kanë lënë në racë gjurmë të pashlyershme.

Edhe kur një popull, si Ilirët, zë vënt në një trevë të caktuar dhe heth rrënjë ndër viset më të përshtatëshme për banesë, nuk siguron pastërtin e gjakut për sa kohë popuj të tjerë, për arsye imperializmi ose pse vazhdojnë jetën endacake, hidhen në trevën e tij dhe ose e pushtojnë ushtarakisht ose depërtohen (infiltrohen) në të. Këta, në çdo rasje, i a turbullojnë pak a shumë qytetrimin dhe i a përziejnë gjakun.

J. Brunhes, në veprën e tij La Géographie de l’Histoire i dallon lëvizjet e popujve «në lëvizje që ndryshojnë karakterin e racave pse veprojnë në turma të mëdha (racial drift) e në lëvizje që ndryshojnë vetëm qytetrimin e tyre (cultural drift), pse të riardhurit nuk bëjnë gjë tjetër veçse depërtohen, treten në popullsin e më parëshme të vëndit ; por edhe depërtimi (infiltrimi) nuk kalon pa lënë ndonjë ndikim në racë 2)».

Mendimi i këtij Auktori i përngjan, me gjithë se nuk përputhet, edhe përfundimit në të cilin arrin Pittard-i. Anthropologu zviceran mendon se shumë rrallë ndoth që një popull t'i japë veçorit e veta fizike një populli tjetër që pushton.

Pikërisht këtë thonë edhe Gini, Martial-i e Genna. I pari flet mbi qëndresën e pamposhtur të veçorive anthropologjike të popujvet të sunduar për ball ndikimevet të popujvet sundonjës ; i dyti thot se metiçët e lindur nga kryqzimet e Galvet me Romakët i humbën dale-ngadalë shënjat e romanizimit për shkak të kryqzimevet të mëvonëshme me elementin vëndës ; i treti përmënt se si depërtimet e Asirvet të vjetër ndër Ebrej nuk kanë numdur të ndryshojnë përbërjen etnike të këtyreve të fundit, me gjithë se të dy këta popuj i përkisnin trungut semit 3).

Popujt që kanë patur të bëjnë me Ilirët gjatë shekujve kanë qënë kolonizatorë, pushtonjës ushtarakë ose migrantë endacakë. Këta nuk kanë patur kontakt të barabartë me të gjithë turmën ilirike të përhapur në një trevë kaq të madhe.

Por, ndërsa ndrydhja e tyre ka qënë m'e fortë për disa fise e vise, ka qënë shumë m'e dobët ose nuk ësht ndier aspak ndër fise e vise të tjera.

Disa nga këta popuj nuk kanë lëne gjurmë veçse në qytetrim; kurse disa të tjerë kanë lënë shumë gjak ndër viset e pushtuara. "Vetëm ai grup i Ilirvet që më vonë u çqua me emrin Shqiptar, qëndroi m'i pastërti dhe, me gjithë se e ndjeu mjaft ndikesën e qytetrimit të huaj, mbeti gati krejt i paprekur për nga raca.

Por, për të kuptuar këtë të vërtetë, duhet të hyjmë pak në histori e të flasim, në vija të përgjithëshme, mbi trajtën e përpjekjevet që Ilirët e moçëm e Shqiptarët e mëvonshëm patën me të huaj.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 25.04.10 10:30

Në jugë të viseve që banoheshin prej të parvet t'anë qëndronte një popull shumë m'i qytetruar e m'i organizuar se ata. Grekët kishin zënë vënt në një tokë të varfër.

Për të jetuar në nivelin q'i u impononte qytetrimi, kishin nevojë për të shfrytzuar vise më të pasura të banuara prej popujsh që ata i thirrnin barbarë. Kishin, për ato kohë, një industri të përparuar dhe, mbi të gjitha, një tregti shumë të zhvilluar.

I u shisnin «barbarvet» mallra të fabrikuar në qytetet e tyre të shkëlqyera ose të blerë ndër vise të tjera të Mesdheut dhe i u mirrnin ç'u duhej për të jetuar: drith, metale të çëmuarshme e çdo pasuri tjetër.

Deti Mesdhé ishte qarkuar prej kollonive të tyre të lulzuara. Edhe në Bregun lindor t'Adriatikut, Grekët themeluan një vark qytetesh midis së cilave çquhen Buthroton, Phoinikon, Apollonia, Dyrrachion, Nymphaion e Lissus.

Ndikimi helen ndër këto vise ësht ndier më fort në kulturë. Në besim e gjuhë ka lënë vrraga të lehta. Por kudo, në një sipërfaqe të kufizuar. Në veri nuk largohej shumë prej rretheve të kollonis, ndërsa ne jugë, hinterlandi shtrihej diçka më tepër.

Përveç skelave të bregdetit, në mes t'Apollonis e të Butrintos kemi edhe disa qëndra të tjera greke, sidomos në Mallakastër, që shërbenin si tregje ku, midis vendësvet e t'ardhurvet shkëmbeheshin prodhime bujqësore me lëndë industrore.

Kultura q'u përhap në këto vise ishte greke. Por harti grek, diku diku merr trajta të posaçme që kanë lindur nga shpirti krijonjës i vëndit. Shëmbull: kapitelet e stilit apolloniat të zbuluara në Pojan nga Kryetari i Misjonit frëng Léon Rey.

Por, sidoqoftë, mbetemi në fushën e kulturës. Përzierje gjaku nuk ka pasur aspak, ose ka pasur aq shumë pak sa që nuk vlen as të zihet me gojë.

Me pushtimin romak ndikesa e huaj bëhet shumë m'e fortë. Passi Mbreti i funtmë i Ilirvet, Genci, thyhet, zihet rop (në vitin 168 p.e.s.) dhe dërgohet në Romë për të stolisur karrocën triumfore të Pretorit Lucius Anicius, të gjitha tokët e Mbretris së tij e të fisevet të tjera bjenë dal-e-ngadalë në dorë t'ushtris së fortë të Qytetit të shiat kodravet.

Populli ngadhnjimtar nuk ësht vetëm i fuqishëm ushtarakisht, por qëndron edhe shumë përpara në qytetrim. Ndikimi i tij, në krye i kufizuar, u përhap në të katër anët e tokës ilire, por nuk e romanizoi krejtësisht popullin që banonte në të.


Ky ndikim nuk qe i barabartë në të gjitha viset ; diku u ndie shumë më tepër e diku shumë më pak. Drejtimet e tij përputhen me ato q'u ndoqën nga legjionet ushtarake. Ndjekin pra rrugët e detit e ato të tokës që topografikisht nuk pengojnë kalimin.

Në vija të përgjithëshme presioni romak u ndie më tepër në bregdetin dalmatin, rreth e rrotull rrugës Egnatia që shkonte nga Apollonia e Durrsi deri në Salonik dhe në luginën e Danubit.

Në këtë të funtmen, sidomos, presjoni ka qënë shumë m'i fortë, pse legjionet e Romës kishin zënë vënt me shumicë jo aq për të siguruar arterjet më të rëndësishme të lëvizjes së tyre nga sulmet e vendësvet, se sa për të penguar, në një vark fortifikimesh, — q'u shtuan shumë më tepër në kohën e Justinianit e të perandorvet të tjerë të Bizancit — çdo mësymje të papritur të popujve nomadë e gjysëm t'egjër që vinin prej veriut e prej veri-lindjes.

Kemi pra disa pjesë të tokës ilire shumë të ndikuara e disa të tjera, posaçërisht viset malore ose të varfra ekonomikisht ose ato q'u ndodhën lark këtyre rrugëve jetike për Romën, gati të paprekura.

Qytetrimi i Romës la gjurmë të pashlyershme në çdo sektor të jetës. Gjuha pësoi më fortë se të gjitha. Në shumë vise ilirishtja nuk u fol më dhe vëndin e sajë e zuri latinishtja.

«Sikur të zgjaste edhe ca kohë ky zhvillim, thot Stadtmüller-i, atëherë gjuha e herëshme shqipe mbrënda një ose dy shekujve do t'i ishte shtrue krejtësisht romanizimit dhe Shqiptarët e sotshëm do të flitshin nji dialekt romak qi do t'ishte shumë i afërm me gjuhën rumune 4).»

Por, ndërsa qytetrimi e gjuha e ushtarvet të Romës u përhap ku më shumë e ku më pak në të gjithë Ilirin, asnjë historjan nuk flet për depërtim gjaku latin. Studimet anthropologjike, nga ana tjetër, e provojnë, siç do të shohim, këtë pastërti. Legjionet e Romës nuk patën kontakte të shumta me popullsin vëndëse.

..........vazhdon
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 25.04.10 15:59

..............
Nga viset e Ballkanit, vetëm në Dacje 5), e pra shumë lark prej tokës shqiptare, thothistorija, u themelua një koloni romane e shumtë në numër, por edhe kjo duhet të jetë larguar q'andej më 271 e.s., në kohën e Aureljanit, atëherë kur kërcënimi i Gotvet e kishte bërë të vështirë qëndrimin e sajë.

Nga ana tjetër, sundimi romak ka qënë shumë i butë me popujt e nënshtruar që nuk i qitnin ngatrresa. Ja ç'shkruan Patsch-i për të:

«Romanët në luftë qenë t'egjër, e shtrojshin pa farë dhimbe çdo kryengritje. Por përkundrazi, kur sipëranija e tyne njihej e nderohej, atëherë i u jipshin të nënshtruemvet nji liri shumë të gjanë.

Ata nuk u përkitshin në kombësin (mendo racën) e tyne, as në besim, as në kulturën qi kishin; edhe n'administratë i lijshin të lirë, për sa u jipshin leje interesat e Mbretnia.

Ata nuk kërkojshin prej të nënshtruemve qi të shkriheshin e t’asimiloheshin me ta; por asht e dijtun se pushtimi prej nji populli të fortë, të dijtun e të përparuem, linte me doemos gjurmët e veta në popullin e mundun.

Prej kësaj pune kuptohet lehtazi, qi të nënshtruemit, porsa shihnin se rifitimi i vetqeverimit të tyne nuk ishte i mundun, i shtroheshin gjëndjes së re, përparojshin, por tue ruejtë vetit kombtare 5)... »

Dhe duhet t'ishte pikërisht kështu. Ndryshe nuk ka si të spjegohet fakti që gati dy qint vjetë pas pushtimit nga Roma, fiset ilire e kishin akoma të ndezur ndjenjën e liris dhe, shumë ndër to, të prira nga Desetiatët e të komanduara nga Bato-ja, nisën kundër Romakve luftën për shkundjen e robëris, luftë kjo që zgjati plot tre vjetë (deri më 9 e.s.) dhe pati episoda të shkëlqyershëm trimërije 6)

***
Gjatë sundimit të Perandoris bizantine, popuj të shumtë racash të ndryshme i turren tokëvet të pasura të Gadishullit, i drejtohen shumë herë Kostantinopolit dhe e ndryshojnë kryekëput kartën ethnike të visevet ku shkelin.

Shumë nga këta kalojnë nëpër krahinat ilire, por kalim meteorësh: vrasin, plaçkitin, pa lënë asnjë trragë tjetër. Kështu ndoth me Gotët, me Hunët, me Antët, me Hungarët, me Avarët 7).

Të huaj qenë edhe Venecjanët, Amalfitanët e Raguzanëtqë mbajtën shumë koloni në bregun e Adriatikut, por as përpjekjet me këta popuj nuk kanë ndonjë rëndësi, pse krijuan vetëm marëdhënje tregtare e jo lidhje gjaku.

Nga këta, Venecjanët kanë pasur edhe një farë sipëranije politike ndër disa krahina afër detit. Më vonë Normanët e Angjevinët krijuan mbretrira që mbetën më këmbë për shumë vjetë; por kemi të bëjmë gjithnjë me sundime politike e ushtarake e jo me migracjone popujsh të tërë që munt të ndryshojnë gjakun e vëndasvet me të cilët përzihen.

Dy rreziqe i janë kërcënuar racës shqiptare gjatë sundimit bizantin: ai i greqizmit dhe ai i sllavizmit. Ndërsa i pari do të ndihej vetëm në gjuhë e në kulturë, i dyti do t'ishte me të vërtetë rrezik për çdukjen ose përzierjen e fortë të gjakut e prandaj do të kishte për rrjedhim shuarjen e njësis racore shqiptare në Ballkan.

Një farë ndikese të helenizmit e ndjeu populli i ynë porsa Perandorija e Lindjes u nda nga ajo e Perëndimit. Thuaj se e gjithë toka e Ilirvet mbeti nën Bizantinët e prej tyre mori pjesërisht fén orthodokse dhe pësoi n'organizimin shoqëror, ekonomik e familjar mbresa të forta që kanë mbetur të pashlyera gjer në ditët e sotëshme.

Sikur kjo Perandori t'ishte ushtarakisht m'e fuqishme, me kulturën e sajë të zhvilluar, me ligjët e përsosura dhe me administratën e mënçme kishte për t'a greqizuar shumë shpejt vëndin t'onë, por ngatrresat e mbrëndëshme dhe luftrat e jashtëme e penguan një veprim të këtillë.

Nga kjo pikpamje krijimi i Perandoris latine të Bizancit në Kryqëzatën e katërt e, bashkë me këtë, forcimi i auktoritetit të Dogëvet dhe sundimi i Normanvet e i Angjevinvet kanë qënë një farë kundërpeshe e nevojshme 8).

Por pengimin më të math helenizimit i a solli dyndja e Sllavëvet, do me thënë e Serbëvet dhe e Bullgarëvet, në Ballkan. Kjo çduku një rrezik, por ngjalli një rrezik tjetër shumë më të math.

Sërbët ishin bujqë e druarë 9) dhe prandaj të pazotë për luftë. Përhapjen dhe fitimet e tyre u a detyrojnë Avarvet prej gjaku turk që dikur, si fise ushtarake kalorse, shkonin jetë nomade në krahinën e Panonis.

U dukën në tokën bizantine në kohën e mbretrimit të çquar të Justinianit, por, me gjithë se në fillim nuk patën sukses pse fuqija e monarkut ilirjan ishte e madhe, nuk shkoi kohë që të bëhen element i rrezikshëm për Perandorin.

Shkelën në dy valë viset e Iliris. Vala e parë nuk ka asnjë rëndësi, pse mësymjet bëhen në grupe të vogla dhe jo prej njësish politike t'organizuara. Qëllimi i këtyre lëvizjeve nuk qe që të kërkonin banesa të reja, por që të bënin plaçkë; pas çdo mësymje ata ktheheshin rishtas përtej Danubit ku kishin banesën e zakonëshme.

Vala e dytë qe shumë m'e rreptë. Të bashkuar me Avarët, ata më 578 shkretuan Thrakën, Ilirin e vise të tjera dhe u hodhën gjer në Greqi 10). Selaniku u mësye për të parën herë prej tyre.

Jehona e pushtimevet të këtyre fiseve barbare u përhap shpejt në të gjithë Perandorin, pra deri në vise të largëta t'Azis e t'Afrikës. Duket se në disa luftëra këta kanë bashkëpunuar edhe me fise ilire.

Peshkopi egjyptian i Nikiu-s shkruante aso here në këtë mënyrë: «Në lidhje me Perandorin romane ka lajme se mbretrit e kësaj kohe, bashkë me Barbarët, me popuj të huaj e me Ilirjanë, rrënojnë qytetet kristjane dhe marrin banonjsit robër.

Vetëm qyteti i Salonikut ka mundur të shpëtojë pse i ka muret e forta dhe, për hir të mbrojtjes së Zotit, popujt e huaj nuk kanë mundur t'a marrin ; por i gjithë populli i krahinës ka dalë fare 11)».

Kuptohet nga kjo kronikë se munt të ketë pasur një farë bashkëpunimi midis Sërbve dhe një pjese Ilirjanësh ndër vjetët e parë t'ardhjes së tyre në Ballkan ose, të paktën, ordhit sllave nuk duhet të jenë pritur keq prej Ilirvet në krahinat e të cilëvet zunë vënt.

E kjo duhet t'i ketë sjellë dobi të madhe praktike popullit vëndas: ndalimin e çfarosjes ose të largimit të tij nga toka ku banonte që prej shekujsh. Por, sidoqoftë, kurrgjë nuk i pengonte Sërbët që të shtriheshin sa nga veri-perndimi aq nga lindja.

Disa nga fiset e tyre pushtuan bregdetin dalmatin, tokët që sot thirren Sloveni e Kroaci dhe arrijtën në veri gjer sa u takuan me popujt gjermanë e me Hungarezët. Në këtë trevë të gjërë ata u përzien me Ilirët e i u dhanë këtyreve gjuhën.

Të tjera fise u përhapën në tokën që përbën Sërbin e sotëshme, në Bosnje, Hercegovinë, Mal të Zi e u shtyjtën deri n'Alpet Shqiptare.

Kjo pjesë e dytë ka për ne rëndësi shumë më të madhe pse, ndërsa e para zuri vënt nëpër treva të cilat që prej kohësh ishin romanizuar, kjo, me lëvizjet e herë-pas-herëshme ka qënë një kërcënim i vazhduarshëm për atë grup t'Ilirvet që më vonë u thirrën Arbër.

Rëndësi më të madhe nga Sërbët për Shqipërin e pa-romanizuar të shekujvet XI, XII, XIII kanë Bullgarët. Këta, kur shkelën për të parën herë në Ballkan t'udhëhequr nga Asparuchi dhe u vëndosën në Dobruxhën e sotëshme, ishin të pakët në numër, por luftarë të zotë e prandaj shumë të rrezikshëm për Perandorin e Bizancit.

Nga kontakti që patën me Sllavët, të cilët n'atë kohë ishin përhapur në jugë të Danubit, u sllavizuan e u shtuan tepër, pse në rreshtat e tyre hyri edhe shumë element sërb. Muarën pra gjuhën e tyre, fén kristjane dhe, sidomos, gjakun sllav. Nxunë, gjithashtu, mjeshtrinë kryesore të Sërbvet, bujqësin.

Në takimet që këta Bullgarë të sllavizuar patën me Shqiptarët, prej shekullit të shtatë deri në shekullin e dhjetë, jetuan në paq 12). Në tre shekujt e pastajshëm kemi periudhën perandorake bullgare.

Të prirë prej Perandorit të tyre Simeon i Math, këta luftojnë kundër Bizancit, e thyejnë në shumë anë ; i u shpallin luftë Sërbvet, i mposhtin edhe këta. Më 917 Shqipërija e jugës, Epiri me kryeqytetin e tij Nikopolis, dhe një pjes' e Shqipëris së mesme bjenë në duart e tyre.

Qëndrimi i Bullgarëvet në Shqipëri ka lënë shumë fjalë në gjuhë e, sidomos, shumë emra në toponomastikë. Munt të linte edhe shumë gjak e munt t'i sllavizonte krejtë krahinat jugore sikur Perandorija bizantine të mos ishte fuqizuar pas një shekulli nën skeptrin e perandorvet maqedhonas.

Nga këta, Vasili i dytë, Bullgaroktoni, e sulmoi Carin Samuel disa herë, shkaktrroi ushtrin e tij të fortë dhe, më 1018, i dha përkohësisht funt fuqis së madhe që pat krijuar Simeoni.

Mbretrija bullgare, kaq e rrezikëshme për racën t'onë, u bë copë e thërrime dhe vëndin e sajë e zuri Perandorija bizantine, sundimi i së cilës kishte më tepër karakter administrativ. Për administrimin e visevet shqiptare u krijua thema e Dyrracchium-it, me Durrsin si kryevënt.

Por disa familje bullgare duhet të kenë mbetur në Shqipëri edhe pas shkatrrimit t'organizatës së fortë politiko-ushtarake. Ndikesa e këtyre elementeve të mbetura, e mbajtur gjallë prej Patriarkatit t'Ohrit që ndodhej mu në zëmër të Shqipëris, u përtërit edhe një herë me rilindjen e Perandoris bullgare nën Ivan Asenin e parë.

Për fat kjo përiudhë perandorake e dytë nuk zgjati për shumë kohë, pse, me vdekjen e Asenit të dytë (1241), fuqija e tij, që munt të krahasohej me atë të Carit të parë, u çduk me një herë nga luftrat e mbëndëshme dhe, bashkë me të, edhe ndikesa bullgare në Shqipëri mori funt.

Në këtë kohë eksistenca e një Shqipërije kombëtare, «e një toke të banuar vetëm prej kësaj race», nuk munt të vihet në dyshim. Kur Ivan Aseni, Car i Bullgarve, ai që do t'i jepte funt Despotatit t'Epirit, fal një piivilegj tregtije, e vëndos krahinën e Devollit në «tokën e Arbanases.»

Mbishkrimi i mirënjohur i Tërnovos, në të cilin Sovrani bullgar numron të gjitha pronat e tij, shënon edhe një «tokë e Arbanases» pranë një «toke greke» ... Barinjt shqiptarë, një soj si barinjt e famshëm vllehë, përmënden nga gjysma e shekullit të XIII.» 13)

Me shekullin e XlV-të fillon të bëhet fjalë edhe një herë për Sërbët. Këta nisën t'organizohen politikisht e ushtarakisht. Mbretrija e themeluar prej Stefan Nemanjës zgjati thuajse një shekull dhe, nën Stefan Dushanin, u zgjerua kaq shumë sa përmblodhi në gjirin e sajë, përveç Sërbis së Vjetër, edhe të gjithë Shqipërin me kufijt ethnikë të sotshëm, Greqin, Maqedhonin e një pjesë të Thrakës.

Stefan Dushani vetë, ditën e pashkëve të vitit 1346, u kurorzua «perandor i Sërbëve, Shqiptarëve, Bullgarëve dhe Grekëve» prej patriarkut sërb të Shkupit në prani të patriarkut bullgar t’Ohrit, të kryeigumenit të Malit të Shënjtë e të shumë peshkopve të tjerë, të mbledhur nga të gjitha viset e Mbretëris së tij të gjërë dhe po përgatitej për t'i rënë Kostantinopolit 14).

Por vdekja e tij e papritur (1355) shkaktoi edhe vdekjen e rrezikut sllav për Bizancin dhe për vëndin t'onë. Princat e vogjël u shpallën me një herë më vehte dhe prenë çdo marëdhënje me Sërbët. Tyrqit, më në funt, i dhanë shkelmin e vdekjes organizimit të Car Dushanit kur, në luftën e Kosovës (1389), vranë krajlin e tyre të funtëm, Lazarin....

.......
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 25.04.10 16:14

Kur Sllavët shkelën ndër viset ilire, gjetën atje këto popullsira: në veri të Danubit, Gjermanë; në disa koloni bregdetase, Grekë; në të gjithë pjesën veriore të Ballkanit, prej Adriatikut gjer në kufi të Dakjes, Ilirë të romanizuar e disa Romakë; ndër disa vise malore e të varfra që nuk përshkoheshin prej rrugësh të rëndësishme, llirë të pastër nga gjaku që vetëm në gjuhë e në qytetrim kishin ndjerë pak a shumë ndikimin latin.

Ordhit e reja barbare e detyrojnë popullsin e vjetër të romanizuar e të greqizuar të viseve të mbrëndëshme të Ballkanit që t'ikij e të vëndoset në qytetet e bregut t'Adriatikut e nëpër ishujt e detit ku qëndroi nën mbrojtjen e flotës bizantine 15).

Një numër i vogël shkoi në male ku pjesërisht u shqiptarizua, pjesërisht u sllavizua. Një pjesë tjetër — dhe kjo duhet të jetë m'e madhja — pranoi të bashkëjetojë me pushtonjsit e të ndjekë lëvizjet e tyre ushtarake dhe dal' e ngadalë e humbi gjuhën e vetë.

Eksistenca e Morlakvet si njësi ethnike e dalluar mirë deri në shekullin e XVII-të, tregon se disa nga Ilirët e romanizuar kaluan ndër male 16).

Në këtë mënyrë krahinat e gjëra që dikur banoheshin prej Ilirësh, që nga Danubi e gjer në rrëzë t'Alpeve Shqiptare dhe që nga bregdeti dalmatin e gjer në viset më të skajëshme të lindjes, sllavizohen të gjitha.

Ka midis këtyreve ishuj që e kanë mbajtur të pastër gjakun shqiptar dhe të paprekur gjuhën gjer në shekullin e XIV-të 17); por edhe këta ishuj me kohë asimilohen.

Studimet anthropologjike vërtetojnë qartas se në trajtimin racor të popullit sllav të jugës ka shumë gjak ilir 18). Bilé, munt të thuhet se e gjithë pjesa perndimore e Gadishullit ilirik që përmbleth Kroatët, Dalmatinët, Bosnjakët, Malazezët,Shqiptarët dhe gjysmën e Grekvet ësht e popullzuar prej fisesh që kanë të gjitha tiparet e racës ilirike e prandaj përbëjnë së bashku një unitet ethnik të çquar mirë.

Kartat e botuara prej Pittard-it në Les Peuples des Balkans flasin qartas për këtë të vërtetë.

Hapsira ku shtrihet raca shqiptare pas vërshimeve sllave ësht pra shumë e kufizuar: përfshin disa malsira të Shqipëris së sotëshme. Si pas Stadtmüller-it vetëm krahinën e Matit 19).

Por thezi i albanologut të ri gjerman, që ka hasur në kundërshrime të shumta, nuk duhet t'i përshtatet shumë së vërtetës. Po të jetë siç thot ai, ku u gjeten qindra mijrat e Shqiptarvet q'u shpërndanë, duke nisur prej të XI-it shekull, në të gjithë Greqin perndimore e jugore, në viset e Vardarit e të Kosovës e, më vonë, pas luftravet me Tyrqit, edhe n'Itali.

Por t'a lëmë më nj'anë këtë çështje. Ësht punë historianësh dhe linguistësh të zotë për t'a shoshitur thezin e Stadtmüller-it.

Duhet pranuar veç, se sipërfaqja toksore ku shtrihej raca shqiptare ishte shumë e kufizuar gjer në shekullin e njëmbëdhjettë, do me thënë deri në shkatrrimin e Perandoris së parë bullgare të themeluar nga Cari Simeon.

***
Pas tatëpjetës së kësaj fuqije fillon zgjerimi i hapsirës jetsore të Shqiptarvet, më parë në fusha e kodrina të Shqipëris së mesme e jugore prej nga dëbohen ose nënshtrohen pronarët e bujqit sllavë 20); më pas në vise më të largëta drejt Greqis. Lajmin më të parë të migracjonit shqiptar në gadishullin elenik e kemi nga vjetët 1021-1022 21).

Me ardhjen në fuqi të një serije perandorësh të zotë në Bizanc, migracjoni jashtë kufijve toksorë të Shqipris ndërpritet, por kolonizimi i mbrëndshëm vijon.

Tokët pjellore nisin të banohen e të punohen prej vetë Shqiptarëvet. «Nëpër malet shqiptare, të paprekuna nga lufta e rreziqet, popullsija e njij race shumë të bukur u mbajtë e freskët, pjellore, e shëndoshë, me nji jetësi të jashtëzakonëshme ndër disa vise, e qëndrueshme ndër të gjitha fatkeqsit, luftare...

Ai element bredhës filloi me u rrotulluem prej maleve ndër fusha i lodhun prej luftavet të pandame e prej rreziqevet të të papushueme 22).»

Në funt të shekullit XIII nis vala m'e madhe e përhapjes së fiseve shqiptare përjashta tokës së vet duke ndjekur dy rrugë: drejt veri-lindjes vëndosen në Kosovë, Rashë, Sërbi, në një pjesë të madhe të Maqedhonis verjore e perndimore; drejt jugës ngulen në Thesali, Epir, Etoli e Akarnani 23).

Shumë nga këta braktisin tokët e porsa-hapura të Myzeqés e të Savrës për të shkuar në viset e largëta të Gadishullit helenik 24). Diku janë të ftuar prej vetë pronarvet të tokëvet që kishin mbetur djerrë 25) ; diku thërriten prej despotvet bizantinë të vëndit të cilët kanë nevojë për fuqira ushtarake që të mbrohen kundër Tyrqvet 26) ; diku shkojnë vetë në fise t'organizuara ushtarakisht e t'udhëhequra prej princërvet të tyre 27) ose të huaj 28).

N'atë kohë në Greqi zjente një shpirt kolonizimi një soj si n'Itali n'epokën e kolonizimit të math të Gjermanvet 29). Shkaku duhet kërkuar në rrallimin e fortë të popullsis greko-sllave t'atëhershme prej luftravet të dëndura e sidomos prej murtajës së zezë të vitit 1346 e cila u përhap nga thellsit e Azis në Greqin e jugës dhe shkaktoi vdekje të panumërta 30).

Shqiptarët që shkuan në Gadishullin helenik u shpërndanë pjesërisht në Thesali e pjesërisht në krahinat përndimore. Ata të Thesalis përmënden që në kohën e Andronikut të tretë (1328-1341) si pronarë të mëdhaj tokësh (arhondër) 31).

Me shkeljen e Stefan Dushanit në këtë krahinë, arhondët dhe stratiotët grekë u dëbuan prej çifliqeve të veta dhe vëndin e tyre e zunë, më të shumtën, kryetarët shqiptarë e prandaj numri i tyre u shtua më tepër 32).

Nga Epiri, Etolija e Akarnanija, me kohë u larguan disa Shqiptarë të ndarë në dy degë: njëra degë shkoi në Beoti. Atikë, Negropont dhe n'ishujt e tjerë të detit Egjé.

Pjesa tjetër, e ftuar prej Despotit të Misthrës, Manuel Kantakuzenit, kalon gjirin e Korinthit dhe vëndoset në Moré (1383) 33). Ftesa përsëritet nga Despoti i mëpastajshëm Theodor Paleologu dhe numri i familjevet shqiptare shtohet akoma më tepër 34).

Shqiptarët ishin trima e puntorë e prandaj, me fuqin e pushkës dhe me punën e tyre të parreshtur, i suallën dobira të mëdha vëndit. Perandori Manuel i dytë, thot Vasiliev-i, në fjalimin e varrimit që mbajti për Despotin që solli Shqiptarët, e lavdëron atë shumë për këtë masë me vënt 35).

Në këtë mënyrë Shqiptarët u përhapën me shumicë në të gjithë Greqin. Në Moré, kaq i math qe numri i tyre, sa që një shkrimtar e diplomat i kohës, Gjergj Phrantzae, si me lot për faqe, ankon se në kohë të tij, në gjysmën e shekullit të pesmëdhjetë, dy të tretat e Gadishullit ishin shqiptare me 290 mij vetë e me 30 mij luflarë 36).

Me dukjen e parë të Tyrqvet ndër tokët t'ona, krijohet edhe një rrugë e ré shpërngulje për Shqiptarët; shumë familje shkojnë n'Itali, në Raguzë, Venetik, Rekanatë e Ankonë, por nuk trajtojnë kolonira të caktuara.

Këto kolonira themelohen më vonë në Pulje, Kalabri, e Siqeli, kur rreziku tyrk shtohet e sidomos atëherë kur Heroi i ynë kombëtar ndrron jetë dhe ushtrit e pathyershme të Sulltanit pushtojnë me radhë të gjitha kështjellat e forta dhe qytetet e lulëzuara...


Gennaro M. Monti shkruan: « pushteti i Tyrqvet më shumë se një sundim i vërtetë qe një sovranitet i lartë 37).» Ka pasur karakter administrativ e ushtarak e prandaj nuk do të kishte rëndësi të madhe për historin e racës s'onë, sikur herë pas here mos të kishin dalë njerz që gjejnë halën në përpeq e të kishin thënë se tyrqizmi ka lënë gjurmë të pashlyershme, se e ka ndryshuar gati krejt gjakun arjan e se ka çrrënjosur cilsit ario-evropjane nga populli shqiptar.

..................
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 25.04.10 16:27

Akuza ësht e vjetër; dhe, me gjithë se ësht përgënjeshtruar disa herë, prap, kur ndokush ka pasur interes, ësht përsëritur. Këtë mendim pa vënt këta njerz e mbështesin në myslimanizmin që u përhap në tri të katërtat e popullit shqiptar.

A ka ndonjë farë themeli ky besim? Asnjë. Pse myslimanizëm nuk do të thotë tyrqizëm, sado që, pas pushtimit t'Egjyptit prej Tyrqvet, përfaqsonjsi i Muhamedit në tokë ishte një kryetar shteti, vetë Sulltani i Osmanllinjvet.

Të besojmë sa shkruajnë këta të huaj të përciptë ose dashakeqë, do t'ishte një soj sikur të pohojmë se Gjermanët ndrruan gjak, pse lanë paganizmin dhe përqafuan krishterimin ose se Englezët e sotshëm nuk janë më ata të pesqint vjetve më parë, pse u ndanë nga Kisha Katholike Apostollore Romane.

Duhet të pranohej sa thonë këta, sikur myslimanizmi të përhapej me anën e turmave kolone tyrke të vëndosura prej Portës së Lartë ndër krahina të ndryshme të Shqipëris. Por një kolonizim të këtillë nuk e përmënt asnjë herë historija.

Ettore Rossi, kur mirret me përhapjen e fes së Pejgamberit pohon: «nuk munt të thuhet se islamizmi i Shqipëris ka qënë i ndihmuar prej imigrimit t'elementevet tyrke. Sulltanët shpërndanë disa fise t'Anadollit nëpër Ballkan, por nuk i shtyjtën këto gjer në Shqipëri 38).»

Një misjonar, Fr. Angelo da Bergamo, i cili pat vizituar vëndin t'onë që në gjysmën e parë të gjashtqindshit. « pat vënë ré se Shqiptarët muhamedanë ishin gati të gjithë të lindur në vënt dhe se zbrisnin nga Kristjanët që kishin ndrruar fé 39). »

Gjithë këtë thot preras një i ditur pollak që studjon shpërndarjen e elementevet të racës tyrke në Ballkan: «me gjithë se Islami ësht shumë i përhapur në Shqipëri, nuk ka aglomeratë tyrke të rëndsishme në kët vënt 40).»

Kështu flet edhe arsyja. Sikur familje Osmanllinjsh ose Tartarësh të nguleshin në tokën t'onë, si këto do t'i humbisnin zakonet e gjuhën e tyre duke patur kontakt të vazhduarshëm me sundonjsit e një gjaku?

Në Rumani ku sipëranija tyrke ka qënë shumë m'e dobët se në Shqipëri, pse atje kurdoherë janë mbajtur një farë autonomije dhe një princ kristjan në krye, shohim edhe sot se Gagauzët, Qyrdët, Lipovanët, Tartarët e Tyrqit, të vëndosur në Dobruxhë që prej kohësh, i kanë ruajtur dhe i ruajnë edhe ndër ditët t'ona gjuhën, fén, zakonet dhe tiparet e racës nga e kanë origjinën.

Duhet shtuar, më në funt, se nuk do t'ishte n'asnjë mënyrë e mundur që një popull me gjak të përzier e gati tyrk të ruajë për pesë shekuj ndjenjën e individualitetit kombëtar dhe të mos trëmbet as nga mallkimet e Babi Alis, por të kërkojë e të fitojë mvehtësin politike.

Por prap — munt të thotë ndokush — edhe në mos qoftë e ardhur prej s'di se ku pjesa m'e madhe e myslimanvet, lihet për të dyshuar shumë në karakterin e, pikërisht, në racën (pse karakteri ësht funksjon i racës) e një populli që si pa të keq shqelmon fén e vetë për të pranuar një fé që s'ka asnjë lidhje me të parën.

Këtu, mendon një studjonjës i problemeve shqiptare që mbahet si m'i thelli njohës i shpirtit t'onë, ka të bëjë një farë «forma mentis etiko-psikologjike paqëndrese që ësht diktuar kurdoherë në tokën ilirike dhe që ka ngjasje të rrjedhë nga coptimi politik nën të cilin qenë shtruar thuaj se pa prerë popullsit q'e banuan 41).»

Të njëjtin mendim e ka pas çfaqur me kohë Dr. Vladan Gjorgjeviçi. Ai e tha më rrumbullakët : Shqiptarët ndjekin një parim filozofik të çuditëshëm si pas të cilit « e kuj të jetë shpata e atij do të jetë edhe besa 42).»

A ësht e vërtetë kjo akuzë? Aspak.

Ësht e vërtetë vetëm se Shqiptari nuk ësht i lidhur shumë ngushtë me fé. Se Shqiptari, me të gjitha valët e qytetrimit të huaj që ka kaluar, ka mbetur prap se prap, në funt të shpirtit, pagan e se beson më me qejf në çukën e shkëmbënjtë të Tomorrit ose në guvën e thellë të Sarisalltëkut mbi Krujë, se sa në shënjtin më çudibërës, qoftë ky i myslimanvet, qoftë i kristjanvet; se trëmbet më shumë nga shitimi i Orëvet e i Zanavet se sa nga shpata e mprehtë e Kryeengjëllit Mëhill q'i u merr jetën njerzve.

Kur paganizmi ësht rrënjosur kaq shumë në shpirtin e një populli, që s'ësht zhytur akoma kok' e këmbë në pellgun e qytetrimit evropjan, atij i duket se fét e tjera mundet t'i ndryshojë më me lehtësi, pse këto nuk i a çrrënjosin bestytnit me të cilat ai ka lidhur ngushtë botëkuptimin e tij, jetën e tij familjare e shoqërore.

Por, as kjo nuk ësht arsyja kryesore e përhapjes së myslimanizmit në Shqipëri. Arsyja e vërtetë duhet kërkuar në faktorët historikë e shoqërorë. Le t'i gërmojmë pak këta faktorë — veç sipërfaqësisht, pse mbi shkaqet dhe mënyrën e përhapjes së myslimanizmit në vëndin t'onë ësht shkruar shumë pak dhe gjysmakërisht.

Pas vdekjes së herojit t'onë kombëtar, Skënderbeut, ushtrit e mëdha të Sulltanit pushtuan me radhë te gjithë kështjellat që përfaqsonin fuqin e zogjvet të shqipes: Beratin, Krujën, Drishtin, Leshin, Shkodrën e më në funt Durrsin e Vlorën.

Princat e priesat shqiptarë e kuptuan se i u kërcënohej jeta, nderi e besimi e prandaj u shpërngulën duke marrë me vehte të gjithë klasën që përfaqsonte bujarin e vëndit e, sidomos, klerin kristjan, pse pikërisht ky e ndjente vehten më fort në rrezik nën sundimin e Gjysëmhënës. Në tokën e Kastriotit mbetet atëherë populli m'i ulët (bujqit e barijt) e m'i pakulturë.

Krye për t'a drejtuar, për t'a mbajtur të bashkuar e për t'i treguar rrugën e detyrës nuk ka. Ça do të thotë shumë, pse porsa ësht kaluar kufiri i Mesjetës së mbushur me feudalizmin karakteristik e me frymën kristjane fanatike të krijuar nga një numër tepër i ngjeshur priftrinjsh.

Për t'i u përshtatur rymës së re që po i a ndryshon dukien lëndore e shpirtrore të gjithë Evropës dhe, pastaj, për të gjetur rrugën më të drejtë që duhet ndjekur në vëndin e tij të pushtuar nga një popull krejt i huaj jo vetëm për gjak e gjuhë, por edhe për konceptin që ka për këtë e për atë jetë, Shqiptarit i duhen udhëheqës shpirtërorë shumë të zotë. Këta i mungojnë kryekëput e prandaj ky mbetet i hutuar në mes të katër rrugëve.

Gati të gjithë krerët e Shqipëris që luftuan krah për krah me Skënderbén nuk qëndruan në mes të tij për t'i treguar udhën. Shumë të pakët qenë ata priftrinj që pranuan rreziqet e rënda q'i u kërcënoheshin për të shpëtuar shpirtrat e vllezërvet që s'munt të kapërcenin detin. Miqsija e Gjergj Kastriotit me Mbretin e Napolit dhe politika venecjane e muarën më qafë krishterimin shqiptar.

Dokumentat historikë e provojnë katërçipërisht mungesën e priesave politikë e shpirtërorë. Të gjitha relacjonet e shekujvet të XVI-të e të XVII-të q'i janë dërguar Vatikanit thonë se në Shqipëri nuk ka meshtarë e se ndonjë që këtu këtje mund të ketë mbetur, ësht kaq ignorant sa që memzi lexon Ungjillin 43).

Shumë vise vetëm një herë në dhjetë vjetë e shikonin me sy barin e shpirtravet e, edhe kur kishin fatin të dëgjonin një meshë, nuk gjenin dot te prifti njerin e përshtatshëm që do t'i jipte dorën për t'a nxjerrë nga balta të mjerin që kishte ngecur në llomin e mëkateve e të dyshimit 44). «Më 1642, thot Sufflay, ishin në Shqipni të veriut priftën të rij pa asnji cilsi: ushtarët që në Lombardi kishin nxanë italishten, konkurrojshin me përfundim të mirë për priftënj 45).»

Shumë kush lindte e vdiste pa parë meshtar me sy. Arkivat e huaja na dëftejnë gjithë ato rasje kur dinjitarë të dioqezeve katholike të Shqipëris e kalonin jetën në Zara, në Venetik ose në Romë pa shkelur asnjë herë në tokën e jurisdikcionit të tyre fetar 46).

Ç'ndoth ndër katholikë, pasqyrohet edhe në botën orthodokse shqiptare. Më sa në veri, dua të themë në krahinat e patriarkatit të Pejës, kjo në fillim nuk pëson humbje të mëdha — pse kleri sllav kishte mbetur i gjithë në vënt edhe pas shkeljes së Tyrqve në Sërbi — bilé, herë herë e përhap jurisdikcionin e sajë edhe në botën katholike të mbetur pa priftrinj 47), në jugë punët shkojnë shumë keq.

Nga dokumentat e vlefshëm që na sjell At Nilo Borgia në historin misjonare I Monaci Basitiani d'Italia in Albania provohet se kleri orthodoks i jugës ishte për faqe të zezë e se peshkopët nuk ushtronin ndonjë veprimtari fetare, por interesoheshin më shumë për t'u marrë me intriga të kota ose për të mbledhur t'ardhurat e dioqezeve të tyre 48).

Më shumë se një herë ngjan që katunde të tëra, me prift e peshkop në krye, të lënë fén orthodokse dhe të bëhen myslimane 49).

Punët ndryshojnë vetëm atëherë kur Austro-Ungarija 50) dhe Rusija 51) i marrin nën sqetull kristjanët e Ballkanit. Por për kristjanët e Shqipëris kjo mbrojtje ishte shumë e vonë. Pjesa e tyre m'e madhe kishte kaluar në myslimanizëm një qint vjetë më parë 52).

Kjo ësht suaza e saktë e gjëndjes shpirtrore e fetare në Shqipëri në mbarimin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Ç'munt të bëjnë Shqiptarët kaq pak t' organizuar shpirtërisht kundër rebeshit aziatik?

Ndjenja e auto-konservacjonit, që ësht një nga karakteristikat kryesore të racës së tyre, i mëson që të mënjanohen, të braktisin jetën e qetë të qëndravet urbane ose begatin e fushavet pjellore dhe t'arratisen nëpër male.

Disa misjonarë të huaj që kanë shkelur nëpër këto anë i kanë parë këta Shqiptarë dhe i kanë përshkruar si njerz t'egjër që jetojnë nëpër shpella 53). Në këtë mënyrë munt të qëndronin më shumë në fén e Krishtit. Por kataklizma shpirtrore i ka tronditur. Disa faktorë të tjerë, ekstrinsekë që ndërhyjnë në këtë kohë, e shpejtësojnë islamizimin.

Tyrqit kanë nevojë t'a shtrojnë këtë popull për dy arsye: më parë, që të mos u qesë pengime kur ushtrit e tyre të mëdha do të kalojnë nëpër Shqipëri për të mposhtur vise të tjera të Ballkanit që ngrenë krye ose për t'u hedhur në Gadishullin e Apeninëvet; pastaj, që t'a shfrytzojnë trimërin e tij të pashoqe duke e përdorur si shokë armësh.

Që të mirren vesht me të duhet të krijojnë më parë një klasë drejtonjse, e cila ndër një qint vjetët e parë të sundimit osman mungonte thuaj se krejtësisht pse kishte shkuar n'Itali Por nuk mjafton kaq.

Duan edhe që të jenë të sigurtë nga besnikrija e kësaj klase së ré. Marin, prandaj, disa nga Shqiptarët më të çquar të çdo vëndi, i u japin rutbera e i u premtojnë pasurira të mëdha tokësh, në qoftë se bëhen myslimanë. Këta, kush më parë e kush më vonë, e pranojnë dëshirën e sundonjsit.

Dikuj nuk i duket gjë e kundër-natyrshme ndrrimi i fés, pse me kristjanizmën vetëm emri e lithte. Dikush tjetër porsa lindur ësht marrë në Stamboll ku ësht rritur e edukuar në fén e Muhamedit dhe ka hyrë në radhët e Jeniçerve.

Dikuj i ka ardhur shpirti në majë të hundës nga ndjekjet e parreshtura të Tyrqvet 54). Ndonjë kryetar fisi e sheh popullin që po vuan shumë nga taksat e rënda e prandaj pranon të ndrrojë fé për të mos lënë që të heqin keq njerzit e vetë.

Misjonarët katholikë që kanë udhtuar nëpër viset t'ona për të mbajtur lartë Kryqin, kanë lënë shumë shënime që pohojnë këto të vërtetas 55).

Ata shkrimtarë që thonë së Tyrqit nuk e përdorën n'asnjë rasje forcën për të përhapur besimin e tyre duhet të jenë në gabim.

Shohim, në këtë mënyrë, të krijohet në Shqipëri klasa e ré drejtonjse të cilën e lith, nëpër mjet të myslimanizmit, besnikëri e patronditëshme te Sulltani. Krahina të tëra, ku pjesërisht e ku tërësisht, rrokin fén e Muhamedit.

Myslimanizmi për një kohë të gjatë nuk e ndau Shqiptarin nga Shqiptari. Martesat midis dy féve kanë qënë të zakonëshme, dhe vazhdojnë edhe sot në disa malsira. Ka shëmbuj të dëndur që tregojnë se muhamedani e pagzon fshehtazi të birin, ose gruan 56), shkon e falet në kishë, jep ndihmë për mbajtjen e famulltarit 57), jeton nën, një strehë bashkë me kristjanin q'e ka vlla a kushëri 58) dhe, kur vdes, i a lë trashgim monastirit të gjithë pasurin e tij.

Ndoth edhe diçka m'e çuditëshme: në një kishë të shndrruar në xhami, Kristjanët mirren vesh me bashkë-qytetasit e tyre që kanë kthyer fé dhe, herë pas here, shkojnë atje me priftin në krye e «i falen Perëndis si pas dogmës së tyre» 59).

Një Krahin' e tërë e Elbasanit, Shpati, për të shpëtuar nga ndjekjet tyrke, çfaqet si myslimane duke ndryshuar vetëm emrat e njerzve, kurse fshehtazi e mban të paprekur fén orthodokse. Kriptokristjanët kanë qënë të shumët në numër gjatë shekullit të XVII-të.

Ja shkaqet e përhapjes së besimit të Muhamedit në vëndin t'onë. Kuptohet nga këto se nuk ka asnjë shënj imoraliteti të mbrujtur në gjakun shqiptar, por se rrethanat kanë qënë t'atilla, sa që cilido popull tjetër i ndodhur në këto kushte nuk do të kishte mundur të vepronte ndryshe 60).

***

Përhapja e myslimanizmit në Shqipëri i solli vëndit të këqija dhe të mira. E keqja kryesore ësht kjo: duke patur të drejta të barabarta me Tyrqit, Shqiptarët muarën vëndet më të larta politike e ushtarake të Mbretëris Osmane e prandaj kur, në krye të tetqindshit, fryjti era e mvehtësis për të gjithë popujt e krishterë të Ballkanit, te këta feja nuk përfaqsonte kombësin.

Për këtë arsye, në vënt që të punonin për të fituar lirin, të përçarë, ata nuk i lanë grrindjet ndërmjet shoqi-shojtë që të bashkoheshin, por, nën urdhrat e Sulltanit, luftuan fqinjët të cilët, t'udhëhequr prej klerit, e shkundën robërin katërqint vjeçare të Gjysëm-hënës.

Nga ana tjetër, dobit q'i solli Kombit feja e ré qenë, ndofta, më të mëdha. Të pakët në numër e të paorganizuar mirë, Shqiptarët ishin rrethuar prej dy racave të forta të cilat, gjatë gjithë kohës së mesme, kërkuan t'i asimilojnë.

Dallga sllave kishte për t'a çdukur me siguri këtë popull të vogël, ashtu siç përpiu shumë fise katolike të veriut, sikur ky të mos kishte përqafuar myslimanizmin.

Helenizmi, gjithashtu, ishte bërë shumë i rrezikshëm në shekullin e nëntmbëdhjetë, pse propaganda e fortë që zhvillonte Fanari me anën e Kishës e të shkollës në të gjithë botën orthodokse greke e shqiptare, synonte ndjenjat e gjuhën e këtij populli pa ndërgjegje kombëtare të zhvilluar mirë, pa shkrim të veçantë e pa letërsi që munt të ndikonte.

Më në funt, hapsira toksore ku shtrihej raca shqiptare ishte shum' e kufizuar gjatë kohës së Skënderbeut. Bishtrat q'ishin zgjatur në Greqi nuk kishin rëndësi shumë të madhe, pse atje shkolla greke dhe kisha orthodokse po bënin veprën e tyre të çkombëtarizimit.

Fiset e përhapura nga veriu e nga verilindja në Kosovë, Rashë, Sërbi e Maqedhoni kishin mbetur si nënshtresë, pse mbishtresën e trajtonin Sërbët e Bullgarët 61) dhe prandaj nuk munt të kishte fuqi jetsore.

Me një herë pas luftës së Kosovës Sërbët filluan të tërhiqen prej viseve të jugut e të dynden mbi Danub, në kufijt e Hungaris. Krahinat që ndodheshin midis Shqiptarvet e Sërbvet, me gjith se mjaft pjellore, mbanin tashi një popullsi që dita ditës po rrallohej. Kjo popullsi nuk përbëhej vetëm prej Sllavësh, por edhe prej Shqiptarësh.

Kishte në të, ashtu siç pohon Hahn-i. një element të vjetër që përfaqsonte elementin iliro-shqiptar të Dardanis 62); një element shqiptar të vëndosur atje që në kohën e diasporës së parë (shekulli XIII e XIV); më në funt një grup shqiptar të paorganizuar i cili, i joshur prej tokëve të plleshme, ka lënë malsit e çveshura dhe ka shkuar n'ato anë gjatë të XV-tit e të XVI-tit qindvjet 63).

Ky grumbull i fundit nuk përbëhej vetëm prej myslimanësh, por edhe prej kristjanësh. Dhe prandaj nuk duhet pranuar n'asnjë mënyrë që shpërngulja e tij të jetë kryer me shtyjtjen ose me përkrahjen e Portës së Lartë 64).

Grumbullimi i vazhduarshëm i Sllavëve në drejtim të krahinavet verjake shtohet shumë në funt të shekullit XVII. Më 1690, jo më pak se 37 mij familje sërbe, të ftuara nga Leopoldi i Parë, lënë vatrat e tyre të jugës dhe vëndosen në Banat 65).

Katundet e shprazta zihen prej malsorvet t'anë. Në këtë mënyrë elementi i rrallë shqiptar jo vetëm dëndësohet, por mbetet i vetmi në fushën e Kosovës, në Metohi e në Novipazar 66).

..................
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 25.04.10 16:37

Shpërngulja u bë prej viseve të ndryshme të Shqipëris së veriut duke kaluar nëpër Opolje, Lumë e gjatë Drinit të bardhë dhe arrijti gjer në Nish.

Tërheqjen e plotë ethnike të Sllavëvet të pakët që kishin mbetur e shkaktuan më në funt kryengritja sërbe e vjetvet 1804-1815 dhe sidomos lufta sërbo-tyrke e vjetvet 1876-1878 67).

Kjo qe përhapja e dytë e madhe e vënt-banimit të racës shqiptare 68).

Vajtja e grupeve të reja në Kosovë nuk shtoi vetëm hapsirën toksore, por fuqizoi kaq shumë ballin shqiptar, sa që sot atje kemi përfaqsonjsit më të përsosur të racës s'onë, të vëndosur shumë më dëndur se në pjesën tjetër të Shtetit.

Sikur mos të kishte ndodhur diaspora e ré e myslimanvet shqiptarë, nuk do të kishte guximin të thërriste një albanolog i math gjerman: «vëndi që njihet nga historija me emrin Sërbi e vjetër munt të quhet me më shumë arsye Shqipëri e ré 69).»

Përhapja e dytë ësht shoqëruar edhe nga dy valë të tjera migrimi: shpërndarja e shumë Shqiptarve që shërbenin si nëpunës ose si ushtarë të Portës së lartë nëpër të katër anët e Perandoris; largimi i Shqiptarvet për n'Itali që vazhdoi për të gjithë kohën e sundimit tyrk dhe mori funt vetëm në mbarimin e shekullit XVIII 70).

Këto shpërngulje shkaktuan, si shihet, një shprastirë të madhe në krahinat e vjetra e prandaj duhet shikuar edhe ana e dobët e tyre: popullsija rrallohet shumë, vëndi varfërohet ekonomikisht, pse bujqësija lihet pas dore: Kanë mjaftë të drejtë ata që besojnë se «vitaliteti i ynë demografik u shterpësua»71).

Por kemi të bëjmë me sëmundje të shëruarshme. Gjëndja ekonomike, për faktorë të ndryshëm që këtu s'ësht rasja të përmëndim, ka dhënë shënja se po nis rrugën e mbarë dhe se do të përmirsohet shumë më tepër në t'arthmen.

Vitaliteti demografik nuk duhet të jetë shterpësuar, me gjithë se rrallimi i popullsis, e posaçërisht i meshkujvet, nga njëra anë, dhe varfërija, nga ana tjetër, munt të kenë ndikuar pak edhe në shtesën demografike. Por mungesa e shifrave të sakta nuk lejon të çfaqen mendime të prera mbi këtë fenomen.

Sidoqoftë, përhapja e fés së ré ësht ngjarja më e rëndësishme e historis s'onë kombëtare të njëmij vjetvet të fundit. Që nga shekulli i XVII-të e tëhu, prozelitët e sajë përbëjnë boshtin kryesor të kombësis dhe të racës s'onë.

***

Historija mbi racën e një populli nuk do t'ishte e plotë në qoftë se do të përmbante vetëm lëvizjet e sipërfaqes toksore mbi të cilën kjo racë ësht përhapur ndër kohë të ndryshme dhe ndikimet që ka patur gjatë shekujve prej popujve me të cilët ka rënë në kontakt.

Çdo racë, përveç dukjes së jashtme, ka edhe një dukje të mbrëndëshme, shpirtrore, një farë psike të vetën që i jep asaj vulën më të fortë dallonjse dhe i cakton, në pjesën më të madhe, rrugën që duhet të ndjekë në histori.

Kjo psikë e veçantë ësht e shpërndarë, pak a shumë, në të gjithë përfaqsonjsit e një race. Por seicili ndër këta përfaqsonjës nuk i përmban të gjitha veçorit e mira shpirtrore të sajë. Kush nga këta ka më shumë e kush më pak.

E kur një individ ësht pajosur shumë më tepër nga shokët 'e tij, me këto veçori, kemi një gjeni që përfaqson për bukuri racën së cilës i përket. «Gjenija, në të vërtetën, thot një biolog i math italjan, nuk ësht veçse shprehja e cilsive më te mira shpirtrore, racore e të trashguarshme të fisit, të bashkuara në një njeri 72).»

Ndofta ësht i vogël numri i bijve të fisit t'onë që janë njohur prej të gjithë botës si gjeni të vërtetë. Pse i vogël ësht edhe numri i përgjithshëm i popullsis shqiptare.

Por njerz të mëdhej që kanë skalisur thellë emrin e tyre në shkëmbin e historis së përbotëshme kemi kaq shumë sa cilido prej nesh duhet të mburret e kërkush në botë nuk ka si të na mohojë meritat.

Një nga intelektualët t'anë më të mirë, i ndyeri Vangjel Koça, ka pas mbajtur një konferencë të rëndësishme me qëllim që t'i bëjë të njohur botës se huaj vlerat e kësaj race.

Me shpresë se kjo ligjëratë do të përkthehet e do të botohet edhe në gjuhën shqipe, unë nuk dua të shënoj të gjithë emrat e Shqiptarvet të mëdhenj që numron historija, por po përmënt vetëm e thatas disa ndër ta sa për të treguar se sa të shumta e të mëdha janë vetit me të cilat ësht pajosur raca e jonë.

Kërkush nuk ka mohuar, gjer më sot, cilsit ushtarake që kemi në gjak. Të përmëndim Lekën e Math, do të gjenim ndokënd që do të thoshte: këta mëndjemëdhenj « kanë dashur të fusin në familjen e gjërë ilirike të të parvet të Shqiptarve të sotshëm edhe ngadhnjenjsin e math maqedonas, por në këto lavdërime të vonuara nuk ësht historija që rindërton; janë ëndrrat poetike të fantazis që zbukurojnë » 73),

Por për vargun e perandorvet të Romës, ndër të cilët Aureljani, Dioklecjani dhe Kostandini i Math, nuk besoj të ketë njeri që të kundërshtojë origjinën ilire.

Gjatë kohës së mesme shumë priesa ushtarakë duhet të kenë qënë Shqiptarë. Reparte të përbëra prej Shqiptarësh ka patur kudo dhe kudo janë dalluar për trimri e qëndresë.

Do të mjaftonte vetëm emri i Gjergj Kastriotit për të provuar se trimërija e Shqiptarit nuk ësht treguar vetëm për të ruajtur tokën e vetë dhe pastrin e racës, por, kur ka qënë nevoja, edhe për të mbrojtur të gjithë krishterimin perndimor nga rreziku m'i tmerrshëm q'i kërcënohej.

Gjatë kohëve të vona kemi një numër shumë të math pashallarësh, me Qypërlinjt në krye, që shpëtojnë nga rreziku Perandorin osmane dhe mbajnë lart emrin e Sulltanit. Arbreshët q'u hodhën n'Itali u shpërndanë shpejtë nëpër Evropë për të shërbyer pranë mbretërve të mëdhenj në bataljonet e stratiotëve të komanduar prej gjeneralash gjakut të tyre si Gjergj Basta.

Lufta e mvehtësis greke i u dha nam aq të math Arbreshve të vëndit, ose atyreve që porsa kishin shkuar nga Shqipërija orthodokse për të luftuar kundër Islamit, sa që historjani gjerman Stadtmüller u detyrua të thotë:

- «Lufta greke për liri nuk munt të mendohet pa elementin shqiptar» 74); një soj siç tha shoku i tij m'i vjetër Fallmerayer-i një shekull më parë: «kryengritja greke e shekullit të XIX-të, që shpëtoi Greqin nga zgjedha tyrke, qe vepër e Shqiptarvet 75).»

Sikur vetëm në fushën e armëve të binte në sy Arbreshi, gjithkush do të kishte të drejtë të thoshte: ja një popull i zoti vetëm për të shkatrruar, për të vënë në zjarm e në flakë ça bota me djersë e mund mbleth, ndërton e rregullon.

Por edhe ndër fusha të tjera ësht çquar raca e jonë;ajo ka nxjerë udhëheqës popujsh e politikanë të mëdhej si perandorët e Romës e të Kostantinopolit, familjet princore Gjika e Lupu të Rumanis, Françesk Crispin e Italis, të gjithë pashallarët e Egjyptit që më vonë u bënë mbretër e sa e sa të tjerë.

Raca e jonë ka nxjerë një perandor q'e ka mbajtur gjallë Bizancin me organizatën financjare që krijoi, Anastasin e Durrsit 76), ligjëvënësin më të math të botës, Justinianin 77), projektonjsin e tunelit të Semmeringut Karl Gegën, Nën-Kryetarin e sotshëm t'Akademis Mbretrore t'Italis, shkencëtarin në zë Prof. Valaurin 78) nga Korça. Shqiptarë kanë qënë përkthenjësi i Ungjillit në latinishte Shën Hieronimi, papa Klementi i XI dhe disa patriarkë të Kishës Orthodokse 79).

As në letra e harte Shqiptarët nuk kanë mbetur prapa së tjerësh. Arkitektat Mika Petrab prej Tivarit, Aleksandër Aleksi prej Durrësit, ndërtonjësi i xhamivet më të bukura të Stambollit, Mimar Sinani 80) prej Sulove, piktori në zë Francesk Albani, humanistët Gjon Gazulli, Marin Beçikemi e Marin Barleti, skulptori Gjon Albani, poeti Mihail Eminescu 81), dramaturgu Viktor Eftimiu 82) dhe artisti më i math tragjik që ka pasur bota në këta vjetët e fundit, Aleksandër Mojsiu prej Durrësi, janë që të gjithë bij të kësaj race.

Shihet nga këta pak rreshta se raca shqiptare nuk ka nxjerë vetëm burra të pushkës, por edhe njerz të mëndjes e të shpirtit, filozofë, ligjëvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artistë të mëdhenj.

Numrit të njerzve të dëgjuar që njihen si Shqiptarë duhet t'i shtohet një numër tjetër shumë m'i math të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk u a dimë emrat.

Kontributi që kjo racë i ka sjellë botës, në përpjestim me numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar, nuk e vë prapa racavet të tjera fqinje. Tregon, për kundrazi, se paja. shpirtrore e sajë ësht e madhe dhe e shumeaneshme ...

fund
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Enigma qe lidhi Rusine me Shqiperine per 500 vjet

Mesazh  Estilen prej 13.05.10 21:01

Misteri Shqiperi - Rusi

Çfarë i lidh dy popujt tanë përgjatë historisë Kur bëhet fjalë për këtu e 500 vjet, misteri për ti zbuluar është gjithnjë e më i vështirë. Por, duke u shkëputur deri në vitet 1600, Rusia zbulohet të ketë qenë një vend jo aq misterioz për shqiptarët.

Marrëdhëniet diplomatike dhe fermane që përkojnë me luftën ruso-turke, qëndrime politike të Rusisë, ku duket qartë interesi sllav për situatën në Shqipëri, si dhe shumë ngjarje të tjera historike gjenden në Arkivin Qëndror Shtetëror të Shqipërisë.

Një informacion i konsiderueshëm që tani qarkullon i hapur.

Nga viti 1689 deri më 1912
Të dhënat janë kryesisht të fushës politike. Ka fermane dhe akte të tjera që gjenden në Sixhilatin e sherijes së Beratit, ku flitet për luftën austro-turke (1689) dhe qëndrimin e Rusisë ndaj saj, si dhe për luftën ruso-turke (Kriza e Lindjes).

Dokumentet më të hershme të identifikuara janë të vitit 1678. Këto dokumente bëjnë fjalë për mobilizim jeniçerësh për në front, për beteja të zhvilluara, për lëvizje trupash, për ultimatume të Rusisë ndaj Turqisë, për paqe mes tyre, etj.

Mjaft të dhëna ka për veprimtarinë e konsujve rusë në Ballkan e në hapësirën historike shqiptare, si ata të qyteteve Mitrovicë, Tivar, Shkodër, Janinë. Dominojnë raportet e tyre për situatën në Shqipëri dhe Ballkan. Ka të dhëna për vrasjen e konsujve rusë në Manastir, Shkodër, Janinë.

Në Sixhilatin e sherijes së Beratit, në vitin 1917, është regjistruar një ferman që informon për betejën ruso-turke të zhvilluar në lumin Prut. Në një dokument të vitit 1711 gjendet një thirrje e ipeshkvit të Pejës drejtuar Perandorit të Rusisë, Pjetër, ku kërkohet ndërhyrja ruse në mbrojtje të të drejtave të të krishterëve për çlirimin nga sundimi osman.

Në një dokument tjetër të viti 1737 (ferman, sixhilati i Beratit) gjenden të dhëna për luftën austro-ruse, si dhe për disa masa të urdhëruara nga Perandoria Ruse për mbrojtjen e Greqisë. Ruhet gjithashtu, një letër origjinale e mitropolit të Malit të Zi, Petrovic, (viti 1754) drejtuar Perandoreshës së Rusisë, Ekaterina, ku kërkohet mbrojtja e Rusisë.

Në vitin 1759, krerët e Himarës dhe të disa zonave të tjera jugore të Shqipërisë, me anë të një letre, i kërkojnë Carit të Rusisë të marrë në mbrojtje Shqipërinë. Ata premtojnë se do të krijojnë një ushtri shqiptare për të luftuar kundër Perandorisë Osmane.

Në të njëjtën letër, përshkruhet pozita gjeografike e Himarës dhe e Shqipërisë dhe i kërkohet Carit, të pranojë fëmijë shqiptarë për tu shkolluar atje. Po në vitin 1760, me anën e një dokumenti zyrtar (çertifikatë), Departamenti i Punëve të Jashtme të Rusisë i jep vizë (leje kalimi) tregtarit shqiptar Jakov Suma të udhëtojë nga Petersburgu për në Riga.

Vitit 1779 i takon një hartë e përgjithshme e Perandorisë Ruse. Më 1789, kapedanët shqiptarë të revolucionit grek, Jorgo dhe Dhimitër Boçari, Xhavella, Kosta Kolano dhe mitropoliti Anthim i shkruajnë Perandoreshës së Rusisë dhe kancelarit të saj për ta falenderuar për ndihmën që u është dhënë nga ushtarakë rusë.

Kërkojnë më shumë ushtarakë rusë për ndihmë në Sul (zonë e banuar me shqiptarë të emigruar në mesjetë, që luajtën një rol të jashtëzakonshëm në çlirimin e Greqisë, sikundër ka shkruar edhe Byron në Child Harold).

Ruhet një dekret origjinal i Carit të Rusisë, me anën e të cilit në vitin 1892, urdhërohet përkrahja e lëvizjes antiosmane në zonat e bregdetit të Adriatikut, duke përfshirë Shkodrën, si dhe mbledhja e ndihmave në rindërtimin e kishave.

Të dhëna ka për marrëdhëniet dypalëshe, ku tërheqin vëmendjen kërkesat e shqiptarëve për përkrahjen ruse në mbrojtjen e kufijve nga pretendimet greke. Në këto dokumente shprehet qëndrimi i Rusisë ndaj problemit shqiptar; roli i saj në diskutimet ndërkombëtare për caktimin e kufijve të Shqipërisë; influenca ruse në lidhje me raportet e shqiptarëve me sllavët e jugut, si dhe në lidhje me panhelenizmin në Ballkan e në raport me Shqipërinë.

Në vitin 1873 ambasadori rus në Stamboll i kërkon shtetit të tij (ministrit të Jashtëm në Petersburg), tu jepet përkrahje nga Rusia kërkesave të Preng Bib Dodës për një lëvizje antiosmane. Po në këtë vit, me anë të një qarkoreje, njoftohet administrata qëndrore e Elbasanit mbi qëndrimin e Perandorisë Osmane për shitjen e pronave, rusëve.

Në vitin 1877 nunci apostolik në Vjenë i shkruan ipeshkvit të Shkodrës, ku e informon për gjendjen politike në Shqipërinë e Poshtme dhe për kushtet e situatën e luftës ruso-turke. Një batalion shqiptarësh ka marrë pjesë në përkrahje të ushtrisë ruse kundër ushtrive osmane. Në vitin 1878, në një regjistër të mitropolisë së Korçës mbahen shënime rreth luftës ruso-turke (Kriza e Lindjes).

Njoftime të vikarit të Tivarit për arkipeshkvin e Shkodrës, ku flitet për mbajtjen e një meshe në këtë qytet për shpëtimin e Carit Aleksandër II i Rusisë (1879). Pjetër Molenskij, qytetar rus, në gjysmën e dytë të shek. XIX, jep çdo vit ndihma për shkollimin e vajzave të varfëra jetime (Kodiku i Madh i Korçës).

Në vitin 1879, me anë të një promemorieje, përfaqësues të krahinave jugore të Shqipërisë (Berat, Delvinë, Përmet, Gjirokastër) i kërkojnë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ndërhyrjen e saj në mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë. Kjo letër i dërgohet edhe ambasadorit rus në Stamboll.

Kërkohet nga Rusia të mos cënohet tërësia tokësore e Shqipërisë (mbrojtje prej fqinjëve). Njoftimi për disa shtetas malazezë që nuk duan të mbajnë zi për vdekjen e Carit të Rusisë (me atentat), në vitin 1878.

Në një koleksion telegramesh të konsujve austro-hungarezë në Stamboll, Londër, Berlin, Paris, Petersburg, Tivar, Manastir, (viti 1880). Ka njoftime për qëndrimin dhe ndërhyrjen e Rusisë për caktimin e kufijve të Shqipërisë.

Në një urdhër të vitit 1888, Ministria e Punëve të Brendshme të Perandorisë Osmane njofton prefekturën e Elbasanit për kryerjen e veprimeve, me qëllim që çerkezët e Kaukazit, që kishin emigruar në këtë perandori, të ktheheshin në Rusi.

Në Kodikun e Mitropolisë së Drinopolit, (Gjirokastër) viti 1894 është kopjuar një seri raportesh të konsullit austro-hungarez në Janinë, përshkruhet takimi i konsullit me valiun (prefektin) e Janinës dhe kërkesën e tij për të hapur zyra përfaqësimi (zëvendëskonsuj) në Vlorë dhe Prevezë.

Në një raport të konsullit austro-hungarez në Janinë jepen të dhëna për rrethanat e vdekjes së konsullit rus në Janinë, Emilianov (viti 1889). Firmat tregtare të Shkodrës Çoba, Pema, Saraçi caktojnë përfaqësues të tyre të përhershëm në Odesa. Kryepleqësia e Korçës, mblidhet për të marrë në dorëzim tri këmbana të dhuruara kishave shqiptare nga kishat ruse në Odesë (1903).

Letra ku kërkohet ndihmë nga kishat ruse për krijimin e një kishe ortodokse shqiptare të pavarur dhe për hapjen e kishave shqiptare në Amerikë; letra të tjera që njoftojnë për zhvillimin e liturgjive në gjuhën shqipe (1903-1905).

Më 1904, legata ruse jep ndihma humanitare për kishën e Vrionit. Në të njëjtin vit, në Kodikun e Mitropolisë së Drinopolit (Gjirokastër), jepen të dhëna për një letër dërguar Konsullatës ruse në Janinë për të kërkuar ndihmë për kishën e Shën Ndreut.

Konsulli rus në Mitrovicë (1905) njofton Qendrën për lëvizjen e prijësve të kryengritësve shqiptarë (Sulejman Batusha), për organizimin e një mbledhjeje nga këta të fundit në Istniç dhe për hartimin e disa kërkesave që do ti dërgohen Portës së Lartë: lirimi i ushtarëve shqiptarë, anullimi i reformës mbi tokën.

Flitet për luftëra e beteja në rajonet veriore të Shqipërisë dhe në Kosovë. Më 1909, konsulli rus në Janinë njofton ambasadën ruse në Stamboll për zgjedhjet parlamentare dhe sidomos për mënyrën se si fitoi kandidatura e Ismail Qemalit si deputet i Beratit (tre vjet më vonë do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë).

Në një letër të vitit 1911 flitet për raportet ruso-turke dhe për krijimin e një partie demokratike që mund të shkaktonte incidente në parlament. Sinodi (këshilli) i mitropolisë së Korçës nuk e pranon propozimin e konsullit rus në Manastir për mënyrën e ndarjes së trashëgimisë së Grigor Nukes (1912).

Në një raport të konsullit rus në Shkodër (1912) njoftohet Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë për cilësinë e deputetëve të këtij vilajeti (Riza Bej, Myrteza Efendi). Në marrëdhëniet ekonomike ka të dhëna për veprimtarinë e përfaqësisë tregtare shqiptare në Odesë (viti 1889); fermane perandorake për të lejuar shkëmbim mallrash, importe, si dhe për çmimet e tyre (viti 1904).

Në fushën e arsimit ka të dhëna për shtypje dhe shpërndarje librash në gjuhën shqipe në Odesë dhe vende të tjera.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Muzakajt

Mesazh  Kinich-Ahau prej 19.05.10 13:18

Muzakajt

Në dokumentet historike, familja e madhe fisnike e Muzakajve përmendet qysh në vitin 1081. Kjo familje e sundoi Beratin në shekujt XIII, XIV e XV. Sundimi i Principatës së Muzakajve ndahet në dy periudha. Periudha e parë lidhet me vitet 1286-1343 dhe periudha e dytë me vitet 1350-1417.

Për origjinën e hershme të Muzakajve nuk ka ndonjë të dhënë të saktë.

Dy autorë francezë, Pukevili dhe Dezerti, por edhe albanologu kroat Milan Shuflai, që i kundërshton dy të parët, përmendin zonat përreth qendrës së principatës së Beratit.

Ajo që deri më sot është e vërtetë e dokumentuar dhe e pakundërshtueshme dhe që hedh dritë mbi origjinën e tyre është fakti se pushteti politik dhe administrativ i Muzakajve ka pasur si qendër Beratin, ndaj edhe në të gjitha studimet quhen “Muzakajt e Beratit”.

Ne dokumentet historike thuhet se njëri prej Muzakajve bëntë pjesë në rrethin e ushtarakëve të perandorit bizantin Aleksi I, Komnen. Pas vitit 1274, Muzakajt dalin vazhdimisht në burimet historike. Dy figurat me të shquara të familjes gjatë shekujve XIII-XIV ishin Gjoni dhe Andrea.

Në vitet 1279-1280 ata do të luajnë rolin e drejtuesit të feudalëve shqiptarë në luftë kundër anzhuinëve të Napolit. Gjatë luftimeve, të zhvilluara diku pranë Durrësit, Gjon Muzaka kapet rob dhe burgoset në kështjellen e Brindizit.

Në shekullin XIII, zotërimet e tyre shtriheshin në Myzeqe, ndërsa më vonë feudi Muzakaj u shtri edhe në Selenicë, Tomoricë, Korçë, Sovjan, Skrapar, Opar, Kostur, etj. Me këtë derë u shkrinë edhe Matreget e Karavastasë. Pushtetin e tyre politik dhe administrativ Muzakajt e shtrinë kryesisht në Muzaki (Myzeqe) dhe në Toskëri, me qendër Beratin, i cili ishte dhe qyteti më i madh i fortifikuar i Shqipërisë.

Berati që dikur pat qenë qendër administrative dhe ushtarake e Despotatit, në vitin 1308 përfshiu në territoret e veta edhe qytetin e Janinës dhe më gjerë.

Në këtë kohë, perandori bizantin Androniku II, Paleologu, pati emëruar si qeveritar në Berat Sevastin Skurrën (1308-1336). Kulmin e lulëzimit të formacionit të tyre shtetëror Muzakajt e arritën në kohën e sundimit të despotit Andrea i 2-të Muzaka (1335-1372), i cili para vitit 1335 mori titullin “despot”, i cili në shkallën e hierarkisë bizantine ishte i dyti pas atij të perandorit.

Despoti Muzaka gjatë viteve 1335-1341 ishte në krye të lëvizjeve antibizantine në Arbëri. Më 1336-ën njeh për kryezot mbretin, Robert Anzhu të Napolit, i cili nga ana e vet ia pranoi titujt, trashëgimet dhe gradat dhënë Andreas së 2-të Muzaka prej perandorit të Bizantit, por me kusht të lënies peng në Durrës, pranë përfaqësuesit të mbretit të Napolit, njërin djalë të tij.

Në kohën e despotit Andrea Muzaka, duke e parë Voskopojën si një pikë startegjike të ndodhur në mes të rrugëve që çojnë në Adriatik, Selanik dhe Stamboll, Petro Muzaka themeloi qytetin e Voskopojës, i cili filloi të rritej dhe lulëzonte për të ardhur në vitin 1782 të shek. XVIII vit, kur Voskopoja do të kishte rreth 40 mijë banorë ardhur nga Korça, Kolonja, komuniteti aromun, por edhe nga qyteti i Beratit, banorët e të cilit e konsideronin Voskopojën si qytetin e tyre të dytë. Duke ecur në këto gjurmë, konsulli austriak, Johan George Von Han (1847), e vendoste themelimin e qytetit në vitin 1338, nga Petro i shtëpisë së madhe të Muzakajve

Dinastia e Muzakajve

Pas vitit 1336, një degë të familjes fisnike Muzaka e ndeshim të vendosur në zonën greke të Peloponezit, ku sot ndodhet fshati me emrin Muzaki, në perëndim të Kalamatës dhe Muzakio, në verilindje të Pirgosit. Më 1370-ën Kosturi bënte pjesë në Despotatin e Epirit. Pinjollët Junt dhe Teodori i 2-të Muzaka morën pjesë me trupat e tyre në Betejën e Kosovës kundër pushtuesve osmanë, më 1389-ën. Teodor Koron Muzaka dhe Gjin Muzaka morën pjesë në Lidhjen e Lezhës, më 1444-ën. Gjin Muzaka ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut. Pas vitit 1479 Muzakajt u vendosën kryesisht në territoret e Mbretërisë së Napolit (në Pulje).

Emanuel Polito në librin “I Musachi Di Berat” (Muazakajt e Beratit,fq. 8), libër që i referohet Don Kostandin Muzaka thotë: “Andrea Muzaka I (1280-1313), i cili gjatë sundimit të Anxoinëve (Angioini) ishte emëruar si marshall i Arbërve, nga mbreti i Napolit, Karli I.”

Kryeqendra nga ku sundonin Muzakajt ishte qyteti i shumëshkëlqyer i Beratit, i rrethuar nga fushat e e mëdha, të cilat morën si emër mbiemrin e sundimtarëve të tyre Musachia (Myzeqe).

Pas vdekjes së Andreas I Muzaka, në krye erdhi biri i tij, Teodori I, i mbiquajtur Kishetizi, i cili pati dy djem: Mentulin, kontin e Klisanisë dhe Andrean II, (1319-1372), mareshall, despot i Shqipërisë dhe zot i Kosturit.

Me Andrean e 2-të, Muzakajt e shtrinë pushtetin edhe në fushën e Korçës deri në Kostur. Në këtë qytet Andrea dhe bijtë e tij, Stoja e Theodhori, ngritën në vitin 1370 kishën e Shën Athanasit, në të cilën gjendet sot ky mbishkrim: “Të ndërtuar nga themelet dhe të pikturuar nga zotërit shumë fisnikë Stoje dhe Theodhor Muzaka”. Andrea Muzaka I, mori nga Karli I Anzhu titullin: “Marshall i Mbretërisë së Arbërisë”, d.m.th mëkëmbës i Mbretit të Napolit në Shqipëri.

Ndërsa, perandori bizantin Androniku II Paleolog i akordoi atij titullin e lartë të despotit (princit). Me këtë pozitë politike dhe duke e ndjerë veten të fuqishëm, princi Andrea Muzaka iu vu punës për t’u shkëputur nga fuqitë e huaja dhe për të krijuar principatën e tij. Kryengritja e vitit 1335 që organizoi në Toskëri dështoi dhe ai vetë u strehua në Durrës tek anzhuinët.

Muzakajt kundër pushtuesve serbë

Në vitet 1346-1355 në Shqipëri vendoset pushteti serb. Por, diku rreth vitit 1350, despoti Andrea ia merr me luftë Beratin, Jovan Komnenit, i cili thërret për ndihmë në vitin 1355 kunatin e tij perandorin serb, Stefan Dushanin. Trupat serbe do të nisin marshimin drejt Beratit. Fushata e tyre dështoi, sepse gjatë kalimit te Devollit, Stefan Dushani vdes dhe bashkë me të, merr të tapjetën edhe perandoria e tij: “sllavo-bizantine-shqiptare”.

Një vit më vonë, pasardhësi i Stefanit, Uroshi, organizoi fushatën e dytë serbe, për të marrë nën kontroll Beratin. Nga një shënim historik për këtë fushatë thuhet: “Serbët erdhën nga Tomorica, duke sulmuar Beratin me egërsi, i varnin njerëzit në të dyja anët e rrugës jashtë kalasë”.

Ndërkohë, pasi dogjën lagjet e jashtme të qytetit dhe nuk e morën dot kalanë, serbët u larguan pa arritur qëllimin, duke lënë pas vetëm “tokë të djegur”.

Koha i krijoi mundësi Andrea Muzakës që të zgjeronte principatën e tij. Në vitin 1365 ai mori edhe Vlorën, duke u bërë zotërues i territoreve Durrës-Ohër-Kostur-Himarë. Këto vende ai i mori duke luftuar me serbët, të cilët i kishte armiqtë e tij tradicionalë. Në vitin 1365, Andrea theu Jovan Asen Komnenin, ndërs në aleancë me Balshajt mundi mbretin serb, Vukashinin.

Pak kohë më vonë despoti Andrea goditi edhe të birin e tij, Mark Krajleviçin. Pas kësaj fitoreje të bujshme, perandori bizantin Joani V.Paleolog, i rinjohu princit shqiptar titullin e despotit dhe i dërgoi si dhuratë stemën perandorake bizantine, të përbërë nga shqiponja me dy krerë dhe me një yll gjashtëcepësh në krye.

Despoti Andrea Muzaka e forcoi sundimin e tij edhe nëpërmjet lidhjeve martesore dhe miqësore me familjet feudale të fuqishme si: Zenebishet, Arianitet, Balshaj dhe me të tjera familje fisnike me pozite më të vogël.

Me zgjuarsi ai veproi kur martoi të bijën, Komnenen (Komiten) me Balshën e dytë, njeriun që bashkoi nën pushtetin e tij territoret shqiptare nga Tivari dhe Krivareka në veri e deri në vijën Himarë-Kostur në jug. Nga kjo martesë Balsha II, mori si prikë dy pika strategjike: Vlorën dhe Kaninën.

Pas vdekjes së despotit Andrea, zotërimet e Muzakajve u ndanë midis tre djemve të tij: Stoja mori Kosturin me rrethinën, Theodhori mori Beratin dhe Myzeqenë, ndërsa Gjini mori pjesën tjetër të shtetit. Në qershor të vitit 1389, Theodhor Muzaka me trupat e tij, të rekrutuar në Berat dhe Myzeqe, mori pjesë në betejën e Fushë-Kosovës, ku mbeti i vrarë prej turqve.

Kjo ishte humbja e dytë tragjike për të, sepse katër vjet më parë në Saver (Lushnje) ai kishte përjetuar humbjen dhe vdekjen e kunatit të tij, Balshës së 2-të.

Muzakajt me Skënderbeun, kundër turqve


Në vitin 1438, mbas kryengritjes së Arianitëve, turqit sulmuan Beratin, kryeqytetin e Muzakisë, por ai i qëndroi rrethimit dhe komandanti turk Tuhran Pasha e la Shqipërinë, mbas shkatërrimit të vendit dhe pas maskrimit të popullatës.

Që nga kjo kohë Muzakajt, ashtu si zotërinj të tjerë shqiptarë, u pajtuan me Sulltanin dhe shumë prej tyre u kthyen në myslimanë, duke bërë karrierë në klasat sunduese turke. Njëri prej muzakajve mori emrin Jakup Bej dhe në vitet ’30 të shek. XV u bë Sanxhakbej i Sanxhakut Shqiptar.

Në vitin 1443, Muzakajt do të marrin pjesë në kryengritjen e përgjithshme të Shqipërisë, nën udhëheqjen e Skënderbeut.

Mbas humbjes që pësuan shqiptarët nga turqit pas vdekjes së Skënderbeut, në vitin 1468, Gjin Muzaka, pjesëmarrës i Lidhjes së Lezhës, vazhdoi së bashku me princër të tjerë shqiptarë të luftonte edhe pas vdekjes së Skënderbeut. Gjon Muzaka vazhdoi luftën pa përfilluar përpjekjet e Sulltan Mehmetit II, për ta bërë të hiqte dorë nëpërmjet premtimeve dhe dhuratave.

Mbas rënies në duart të turqve të fortesave të fundit shqiptare, shumë familje të kësaj toke gjetën strehë në Itali. Edhe Gjon Muzaka emigroi në Itali, në Napoli, ku shkroi më 1510-ën “Historia e gjenealogja e shtëpisë së Muzakajve”, të cilit i referohet edhe Emanuel Polito, në librin “I Musachi di Berat” (Muazakajt e Beratit). Muzakajt u stabilizuan në krahina të ndryshme të Italisë, midis të cilave, në Venecia gjejmë Kostandin Muzaka, që thuhet se është pinjoll i kësaj dere.

Sipas Gjon Muzakës në librin “I Musachi di Berat”, fq. 74, “Andrea Muzaka mbante titullin despot dhe qyteti i Beligradit (Beratit) është kryeqyteti i Muzakisë (Muzeqesë) me të gjithë Muzakinë. Kufiri i kësaj krahine fillon nga fshati Karakua (Kavaja e sotme) kalonte nëpër fshatin Xhiosit (Muriqani i sotëm) dhe nga ky tek ai i Bastit (Bishqëmi i sotëm), në krahinën e Selenicës, zona që përfshinte pjesën midis Ballshit dhe Vlorës, deri në breg të detit, ku gjenden shumë fshatra, krahina e Tomoricës, Skraparit, krahina e Devollit të madh (zonë në lindje të Korçës), qytetin e Kosturit dhe ngulini mirë sytë, aty është qyteti i quajtur Voskop, Voskopoja”.
Kinich-Ahau
Kinich-Ahau

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Kodikët e Shqipërisë

Mesazh  Kinich-Ahau prej 19.05.10 13:23

Si u zbuluan Kodikët e Beratit

Studiuesi francez Pjer Batiffoli, gjatë vizitës nëpër kishat e Beratit në vitin 1865 mbeti i mahnitur nga zbulimi i disa Kodikëve të vjetër kishtarë. Nga Kodikët më të njohur, për të cilët na flet Batiffoli është Codex purpurus Beratius Ø, vepër e shek. VI-të si dhe Codex aureus Anthimi që i përket shekullit të IX-të.

Por si u bë e mundur që ky Kodik të mbërrinte deri në ditët tona?

Atdheu ynë, Shqipëria gjithmonë ka qënë në fokusin e pushtimeve nga armiqtë e ndryshëm. Luftrat e panumërta sillnin gjithnjë me vete përndekje e shkatërrime si edhe grabitjen e vlerave kulturore.

Në vitin 1356 serbët dogjën Beratin, që ishte një nga qendrat kryesore të zhvillimit të arbërit dhe të Kishës Orthodhokse. Pikërisht në këtë situatë të vështirë, meshtari Skuripeqi së bashku me murgun Theodhulos ngarkuan në 27 thasë Kodikët e Shenjtë kishtarë dhe i fshehën, me qëllim që kultura Shqiptare të mos dëmtohej dhe grabitej e që ky komb të mos mbetej pa traditë e histori.

Gjatë Luftës së I-rë botërore austriakët që pushtuan Beratin dhe rrethinat e tij përdorën të gjitha mjetet, që nga premtimet joshëse dhe deri tek kërcënimet kundër epitropëve të kalasë, për të treguar vendin e fshehtë.

Kështu që këto vepra të shenjta mbijetuan në sajë të njerëzve shpresëtarë e patriotë të Kishës sonë. Kjo histori e thjeshtë por heroike është përsëritur sa e sa herë nëpër shekuj, ku të huaj të tjerë herë nën petkun e mikut e herë nën kërcënimin e armëve, u përpoqën t’i grabisin këto thesare të popullit tonë. E në të gjitha këto raste, shpresëtaria e popullit orthodhoks i ka dalë për zot duke i ruajtur si dritën e syve këta libra të shenjtë, ashtu siç ka ruajtur edhe thesaret e tjera që përbëjnë identitetin tonë kombëtar. (31)

Deri në pushtimin e Shqipërisë nga italianët fashistë, Kodikët e Beratit u paraqiteshin besimtarëve vetëm një herë në vit, në të kremten e Shën Joan Pagëzorit. Më vonë ata u ruajtën me fshehtësi nga kleri dhe epitropët e kishave të Beratit. Kodikët e Beratit janë zbuluar shumë vonë. Në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të. Zbuluesi i tyre është psalti i qytetit të Beratit Nasi Papavli nga lagja Mangalen. Zbulimi i tyre u bë në këto rrethana;

Nasi ishte djalë prifti dhe çdo të Djelë që në moshë të re, shoqëronte të atin kur ngjitej në lagjen kala për të meshuar në Kishën e Shën Trinisë, për ta ndihmuar dhe për të mësuar të psalë. Kur djali u rrit dhe ishte në moshë madhore, një ditë pas meshës, kur kisha ishte e boshatisur nga besimtarët, i ati e thirri brenda në Hierore dhe i tha se do t’i tregonte një sekret të rëndësishëm.

Ai i tregoi një kapak pranë Tryezës së Shenjtë dhe i tha që ta hiqte. Para syve të djalit u duk në errësirë një gropë e thellë. Aty i tha i ati, janë fshehur dy libra me vlerë të madhe, të cilët të huajt janë përpjekur t’i shtien në dorë.

Pasi i ati vdiq Nasi mori rrugën e kurbetit, shkoi në Amerikë për të siguruar jetën e familjes. Pas shumë vjetësh u kthye në atdhe. Thonë se amanetin se tret dheu dhe Nasit i rëndonte shumë amaneti i të atit, por nuk shihte asnjë rrugëdalje. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe italianët nisën të interesoheshin për ato dy libra.

Pas çlirimit të vendit në vitin 1956, Nasi u transferua familjarisht në Tiranë dhe u krijuan kushte për ta ndjekur problemin. Megjithatë nuk e pati të lehtë sepse përmbajtja e librave ishte fetare dhe regjimi ishte ateist.

Më në fund, trokiti në Institutin e Shkencave ku kërkoi takim me Prof. Dr. Aleks Budën, kryetar i këtij Instituti. Ai e priti, e dëgjoi me vëmendje dhe i premtoi se do të interesohej dhe do ta njoftonte. Në takimin tjetër Prof. Dr. Aleks Buda i tha se çështjen ja kishte referuar Degës së Brendshme të Beratit, kishte shkuar edhe vetë në Berat, por përgjigje nuk kishte marrë.

Siç duket epitropët e klasës nuk kishin besim tek autoritetet komuniste. Pësëmbëdhjetë vjet me radhë Nasi, çdo dy javë shkonte në Institutin e Shkencave për të marrë ndonjë përgjigje.

Më në fund vëllimet u gjetën dhe vetëm atëherë Nasi mësoi se dy librat aq të kërkuar nga të huajt ishin Kodikët e shekujve të hershëm me vlerë të rrallë historike. Por Kodikët ishin dëmtuar keq nga lagështira dhe kishin nevojë të restauroheshin, prandaj u dërguan në Kinë rreth viteve 70-të.

Duart e arta të artizanëve kinezë i kthyen Kodikët në gjëndjen e mëparshme dhe pas disa vitesh iu dorëzuan Arkivit Qendror të Shtetit ku ndodhen edhe sot, nën dispozicionin e studiuesve shqiptarë. Dorëzimi i Kodikëve u bë me ceremoni.

Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të lartë. Ato ditë Prof. Dr. Aleks Buda botoi një artikull të gjatë në gazetën “Zëri i Popullit” për rëndësinë e Kodikëve të Beratit, ku shprehte njëkohësisht konsideratën e tij të veçantë për familjen e Nasi Papapavlit.

Kur i biri e falenderoi atë për çka kishte shkruar në gazetë, Prof. Dr. Aleks Buda iu përgjigj: “U çlirova nga një barrë e rëndë morale karshi babait tuaj, i cili me një përkushtim, këmbëngulje dhe durim të habitshëm nuk reshti së ardhuri në Institut çdo dy javë, për 15 vjet rresht, për të marrë ndonjë përgjigje për fatin e Kodikëve.
Kinich-Ahau
Kinich-Ahau

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Gogrieta prej 01.07.10 1:04

Wow, drithëruese... Duket mjaft bindëse me fakte por nuk besoj se do të jetë mjaft e qëndrueshme edhe pse do të doja të ishte.

Thjeshtë ta mendosh - prej një popullësie të lashtë para 12000 vjetëve (nëse e supozojmë si të vërtet, artikullin e lartpërmendur); rrjedh se kemi ngelur në 6 milion shqiptarë...

Gjë e mahnitëshme!
Gogrieta
Gogrieta

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  frenki prej 01.07.10 19:24

shume interesante. por mungon zeri i hulumtuesve, studjuesve dhe arkeologve shpitare.
frenki
frenki

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Uliks prej 02.07.10 0:45

Ky shkrim eshte shume faktik dhe nuk eshte per tu nenvlersuar aspak por perkundrazi per tu çmuar dhe studijuar nga akademia e shkencave qofte ajo kosovare apo shqiptare...e pse jo e çdo shqiptari kudo qe jeton dhe e ndijen veten shqiptar...çdo minut i humbur i ketij studimi vetem qe na kushton neve shqiptareve siç na ka kushtur deri me sot.

Ketu jane hapat apo faktet e para te cilat studjuesit mund te vijne deri tek e verteta.Por edhe shume shkrime e fakte na tregojn se Pellazget jane nje nder popujt me te vjeter Indo Europjan.E si trashigimtar te vetem jemi ne shqiptaret.Dhe gjuha jone shqipja...Na japin edhe thuaja te gjitha veprat shkrimet dhe ndertimet e lashta.

Duke u nisur nga Piramidat e Egjiptit veprat e Homerit, Odiseut e shume e shume fakte te tjera.Por edhe fakt tjeter dhe shume i bindshem jane luftrat te cilet iliret i kane zhvilluar me popujt tjere te cilet gjithmon kane pasur epshet e tyre per shtrembrim te se vertetes.

Dhe kur dihet se sa e sa luftra jane zhvilluar ne teritorin e Ilireve-Shiptareve qe gjithmon per qellim kane pasur asimilimin...Shume mendimtar dalin te nje mendimi se gjuha shqipe si gjuhe e veçante ishte ajo per te cilen ne edhe sot e kesaj dite nuk jemi asimiluar ne teresi.

Dhe ketu vetvetiu shtrohet pyetja po neqoftse nje komb apo popull do te ishte sunduar sa na a do te kishe ekzituar per mendimin tim dhe shume e shume intelektuleve natyrisht se jo.

Dhe kur ZOTI na ka krijuar ne token tone autoktone, sunduesi sado qe te jete i fuqishem nuk do tja arrij te na asimiloje ne teresi si edhe ka ndodhur.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 02.07.10 0:58, edituar 2 herë gjithsej
Uliks
Uliks

42


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  frenki prej 02.07.10 13:36

mendoj se akademite tona te shkencave jane shume te 'varfra' te ndermarrin te tille studime. jemi ndoshta populli me i vjeter e europe dhe pak njeres e dijne. duhet te presim studime nga studjues te huaj qe te marim vesh per veten tone. puna e studjuesve tane personalisht mendoj se le per te desheruar.
frenki
frenki

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  mamica pendari prej 21.07.10 21:45

Me te vertete shume interesante bravo.
avatar
mamica pendari

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  jimmy milo prej 25.07.10 13:46

KAM HULUMTUAR AQ SA KAM MUNDUR DHE AQ SA KAM PATUR KOHE NE DISPOZOCION NEPERMJET INTERNETIT PER ''THOTIN-TATIN'' DHE VEPREN E PROF.G.CATAPANOS.
KJO VEPER DUHET MBESHTETUR ME BAZA TE FORTA NGA QARQE AKADEMIKE SHQIPTARE DHE ATO PRESTIGJOZE KUDO NE BOTE,NESE KA MUNDESI.
GJERAT DUHET TE MERREN TE LIDHURA ME NJERA-TJETREN.
P.SH.
NGA ZBULIMET QE PO BEHEN NE VISOKO TE BOSNJE-HERCEGOVINES(TE CILAT SERBET U PERPOQEN TI NDALONIN ME CDO KUSHT)PO DALIN NE PAH JO VETEM PIRAMIDAT POR EDHE NJE KULTURE E AVANCUAR E KOHES,GJE QE I PERKET KULTURES PARAILIRE.NUK E DI PSE NJE ZE I BRENDSHEM ME FLET FORT SE GJUHA E PARE E FOLUR NE MBARE GLOBIN KA QENE PELLAZGJISHTJA E VJETER OSE AJO PARAILIRE GJE QE MREKULLISHT E TRASHEGON TE PACENUAR SHQIPJA E SOTME.PIRAMIDAT QE PO DALIN NE DRITE E QE JANE NDERTUAR NE TRUALLIN E ILIREVE TE PARE DHE QE I PERKASIN NJE PERIUDHE KOHORE TE PERCAKTUAR PARAPRAKISHT NGA ARKEOLOGET NGA 12.000-18.000 VJET PARA LINDJES SE KRISHTIT JANE FAKTET KOKEFORTE SE AJO KULTURE QE THEMELOI DHE NDERTOI PIRAMIDAT NE EGJYPTIN E LASHTE DHE QE PERNDRITI NE MBARE NJEREZIMIN PER NJE KOHE TE GJATE KA QENE KULTURE QE KA RRJEDHUR NGA ILIRET E PARE PERDERISA THOTI (KJO PERENDI E DITURIVE (QE I THOTE TE TERA) KA FOLUR SHQIP.EDHE VERSIONET APO HIPOTEZAT SE SUNDIMTARET E EGJYPTIT TE LASHTE THIRRESHIN FARAONE(FARA E JONE)NUK JANE PER TU ANASHKALUAR AQ LEHTE.PER TA MBYLLUR PASI KEMI SHUME MATERIAL TJETER PER KETE PROBLEM QE MUND TI KUSHTOHET EDHE NJE STUDIM I VECANTE,THEM SE NUK PERBEN ASPAK CUDI QE MOISIU TE FLISTE GJUHEN E PERENDIVE.VINI RE ME KUJDES PERNDIVE!
jimmy milo
jimmy milo

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  TONI prej 27.07.10 14:41

Moisiu ka qene prifte i larte tek Santa Santorium,,,,,,,,,eshte nje ngjashmeri me Akhetaton ,,,,,,dhe Tutmesi III eshte nje nga Fareonet qe i ka mesuar Moisiut mjeshterine e larte te Magjise,Alkimise, Mistikes dhe shume te tjera.Historia fillon me Djegjen e Demit nje statuj prej Ar te paster( nje adhurim per Hebrenj e lashte,,,,ai e dogji se po hynte ne nje epoke tjeter) dhe kthimin e atije ne Ushqimin Hyjnore( GURI FILOZOFAL) per popullin e tije dhe pastrimin e papullit te tije nga ato qe ai i quante te pa paster,,,,,,,,, sa i pergjysmoj i vrau,,,,,,,,,,,,,,,,Hiroglifet dhe doreshkrimet e vjetra jane gjetur ne tempullin e Qumranit...............dhe dihet cfare gjuhe jane shkruajture , dhe te Tutmesi III JANE GJETURE NE VARRIN E TIJE,,,,,,
TONI
TONI

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Dasma e Skënderbeut

Mesazh  Fikrro prej 02.11.10 18:03

Dasma e Skënderbeut , si u kurorëzua heroi 559 vjet më parë

Histori Shqiptare A_371

Martesa ishte tërësisht politike, ku nuk luanin rol mosha dhe dëshirat.

Me artin e penës së tij, vite të shkuara, shkrimtari Sabri Godo në faqet e romanit të tij “Skënderbeu”, e përshkroi kështu dasmën e heroit tonë kombëtar:

“Në 23 prill 1451, Skënderbeu bëhej dhëndër i Gjergj Arianitit. Ai u martua me Donikën, që kishte vjet aq sa edhe këto prilli, 23, ndërsa vetë ishte 46 vjeç. Në martesat shtetërore nuk luanin rol moshat dhe dëshirat. Ajo do të ishte një dasmë madhështore, sikur të mungonin tre djemtë e Arianitit, që gati u prishën me të atin për shkak të pajës. Në kontratën Muzakë Topia me pazarllëqe të rënda, Skënderbeu merrte toka në anën tjetër të Shkumbinit, para dhe ushqime të shumta.

Mungonin në dasmë Dukagjinët, ndërsa Hamzai, nipi i dashur flokëverdhë, rrinte i zymtë. Ai shihte të vinin nga kjo martesë një varg me djem siç ishte zakoni i Kastriotëve dhe të avullonin shpresat e tij për të trashëguar Principatën e Arbërisë. Por erdhi Proveditori i përgjithshëm i Venedikut, që solli në emër të Senatit një stoli të habitshme për nusen dhe dy palë rroba të purpurta për dhëndrin, erdhën ambasadorët e Napolit, të Vatikanit dhe Raguzës dhe mëritë e vogla kaluan në harresë.

Nusja e re dhe e lumtur e priti me faqet flakë burrin e saj, kalorësin e parë të Shqipërisë dhe netët e dasmës i kaluan si një vazhdim i avullit të verës, të muzikës dhe të dollive”.

Krushqitë e Kastriotëve

Një prej institucioneve të rëndësishme të feudalizmit ishte edhe martesa, e cila rregullohej nga një varg rregullash juridike dhe tradicionale. Përveç rëndësisë shoqërore, martesa i lidhte familjet fisnike në aleanca, koalicione dhe marrëdhënie të varësisë së shumëfishtë. Në martesat e përfaqësuesve të fisnikëve feudalë nuk kishin rëndësi dukuri të tilla si mosha, intelekti, formimi kulturor apo paraqitja e jashtme ose gjendja shëndetësore e bashkëshortëve të ardhshëm. Funksioni i parë i lidhjeve të tilla martesore ishte ai politik, i cili do të forconte pozitat e familjeve që lidheshin në këto krushqi.

Ndërkohë që në këtë kontekst u përfshi gjatë shekujve XIV-XV edhe familja e Kastriotëve. Ngritja e shpejtë e saj në fund të shekullit XIV, ku nga një familje me origjinë fshatare ajo u shndërrua në zotëruese të një prej principatave më të mëdha shqiptare (A. Ermenji, Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë, Tiranë 1996, f. 25), bënë që: Gjon Kastrioti të krijonte lidhje të fuqishme martesore me familjet më të shquara feudale shqiptare. Ja se ç’shkruan në kronikën e tij historike bashkëkohësi i Skënderbeut, Princi Gjon Muzaka, për të tilla ngjarje: (Muzaka, Memorie, Tiranë, 1996, f. 44-45): “Dhe për më tepër ta dini që zoti Gjon Kastrioti i ati i Zot Skënderbeut, pati për grua Zonjën Vojsava Tribalda, me të cilën bëri katër djem e pesë vajza. I pari u quajt Reposh, i dyti Stanish, i treti Kostandin dhe i katërti Gjergj.

Reposhi i lartpërmenduri ishte njeri fetar dhe shkoi në Malin e Sinait, u bë murg e ashtu vdiq. Bija e parë, Zonja Maria (Mara), u bë grua e Zot Stefan Cernojeviçit, e dyta Zonja Jella u bë grua e Gjon Muzakës (shënimi ynë), Zonja Angjelina qe martuar me Zot Vladan Arianit Komnenin, e katërta Zonja Vlajka qe martuar me Zot Balshën, e pesta Zonja Mamica qe martuar me Zot Muzak Topinë. Prej asaj të lartpërmendurës, së tretës, Zonjës Angjelinë dhe prej të përmendurit Zot Vladan Komnenit, u lind i poshtë shënuari Muzak Komneni, i thirrur nga populli i Angjelinës, që ishte nip i Skënderbeut. Prej tjetrës, motrës së katërt, Zonjës Vlajka të martuar me Zot Balshën u lindën Gjon e Gojko Balsha. E pesta Zonja Mamica u bë grua e Muzak Topisë, por që Zot Skënderbeu e ndau nga gruaja e parë që quhej Zanfina ose ndryshe Suina Muzaka dhe i dha Zonjën Mamicë, të motrën”.

Ndërkohë, duke plotësuar të dhënat e Gjon Muzakës në burime të tjera sqarojmë se e ëma e Skënderbeut, Vojsava, rridhte nga dera e Princit të Pollogut, me familje shqiptare e cila zotëronte rajonin që shtrihej prej Tetovës deri në Shkup. (Barleti, Histori e Skënderbeut). Duhet të theksojmë se Gjon Kastrioti martoi katër nga vajzat e tij si Marien, Jellën, Angjelinën dhe Vlajkën. Ai gjithashtu fejoi në mungesë edhe njërin prej djemve Kostandinin me Helena Topinë. Kjo fejesë nuk u realizua me martesë, sepse Kostandini u martua me një zonjë turke dhe nga kjo martesë lindi Hamza Kastrioti, njëri prej protagonistëve të luftës shqiptaro-turke të shekullit XV. Ndërsa për djalin tjetër të Gjonit dhe Vojsavës, Stanishin, që Fan Noli e rendit si fëmijën e madh të tyre, nuk kemi njoftim për martesën dhe familjen e tij.

Ndërsa, ashtu siç e përmendëm edhe më sipër, Reposh Kastrioti iu kushtua monakizmit (jetës së murgut) dhe vdiq në manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë, Greqi. Varri i tij ndodhet atje edhe sot, ashtu siç pasqyron me fotografitë dhe shënimet e tij edhe studiuesi Sh. Nimani. (M. Zeqo, Mes Laokontit dhe Krishtit, Tiranë, 2000, f. 123) ose studiuesi sllav V. Petroviç (K. Frashëri, Studime për epokën e Skënderbeut, Aktet e Hilandarit, Tiranë, 1989, f. 438), i cili thekson se varri i Reposhit ndodhet brenda katedrales në murin verior të narteksit i pikturuar me subjekte kishtare.

Dy fëmijët e vegjël të familjes së madhe të Gjonit, Gjergji dhe Mamica, u martuan pas vdekjes së tij. Megjithëse akoma nuk dihet se përse Skënderbeu e prishi martesën midis Muzakë Topisë dhe Zanfina Muzakës, për ta martuar Muzakën në vitin 1445 me të motrën, Mamicën. Prishja e kësaj martese hamendësohet se i kushtoi rëndë Skënderbeut. Zanfina Muzaka u martua me Moisi Golemin (Moisi Komnen Arianitin), të cilin e shtyu kundër Skënderbeut. Veprimet dhe sjellja e Zanfinës e shtynë Moisiun edhe për shkaqe të tjera drejt tradhtisë në vitin 1455, pasojat e së cilës sollën disfatën në betejën e Beratit, ku gjeti vdekjen midis të tjerëve edhe Muzakë Topia. Ndërkohë që ky precedent solli edhe pakënaqësi tek Muzakajt, pasi Zanfina (Suina) ishte e bija e Despotit Gjin Muzaka dhe e motra e Gjon Muzakës, autorit të Kronikës së famshme. Ndërkohë, Gjin Muzaka ishte vëlla i Marie Muzakës, grua e parë e Gjergj Arianitit dhe nënë e Donika Kastriotit, gruas së ardhshme të Heroit. Gjin Muzaka ishte edhe një ndër pjesëmarrësit e Lidhjes së Lezhës dhe një prej bashkëluftëtarëve të Skënderbeut. Atëherë ky veprim i Skënderbeut mund të shpjegohet edhe me synimin e tij për të zgjeruar principatën e tij, duke përfshirë në të edhe principatat e tjera.

Në këtë kontekst, mund të ketë ndodhur edhe kjo ngjarje, e cila si shumë të tjera të ngjashme me të, sollën rebelimet ndaj Skënderbeut, të cilat historia jonë i quan me termin “Tradhtia feudale”. Të tilla raste ishin ato të Moisi Golemit dhe të nipërve të Skënderbeut si: Gjergj Stres Balshës, Hamza Kastriotit, Gjon dhe Gojko Balshës etj. Këto lidhje familjare, përveç njërës anë, atë të fuqizimit në formë aleance, sillnin edhe konflikte interesash, për shkak të pretendimeve mbi zotërimet brenda krushqive. Për sa kohë që praktika e dhënies së feudeve në formë paje gjatë martesave vazhdoi në shekujt XIV-XV, ajo u shoqërua edhe me konflikte të një natyre të tillë.

Raste të tilla në mënyrën më tipike ishin ato që kunati i Skënderbeut, Gjon Muzaka, i përshkruan kështu: “Dhe i lartpërmenduri Zot Skënderbeu qe i mençur dhe trim, i prirë për të bërë mirë dhe qe një Zot i madh ndër të gjithë pararendësit e tij. Pasi u bë kapiten i përgjithshëm i Zotërve të Shqipërisë e që në pak kohë synoi të zotëronte gjithë vendin. Vuri në pranga Zot Gjonin dhe Zot Gojkon e Balshajve… i mbajti në burg dhe u mori principatën e tyre, që shtrihej midis Krujës dhe Lezhës e që thirrej vendi i Misisë. I mori Moisi Komnenit principatën e tij, e cila ishte në Dibër. Ky Moisiu ishte njeri me zemër dhe trim dhe duke mos mundur ta durojë një dhunë të tillë, u arratis tek Sulltani. Dhe mbasi vdiq im atë, na mori edhe neve Tomonishten, domethënë Myzeqenë e Vogël dhe kështu bëri edhe me zotërit e tjerë të krahinave të Komit dhe të Randisës”.


Dëshmitë e Barletit


“Sipas Barletit, Skënderbeu nuk e kishte mendjen për martesë, por atë nuk e linin rehat princërit farefis me të, të cilat e nxisnin që ai të vendoste për martesë. Pra për “Filizin” që duhej t’i zinte vendin”.

Edhe Gjergj Arianiti e mirëpriti këtë martesë, por edhe Skënderbeu ishte dakord për këtë fakt, sepse Gjergj Arianiti Komneni ishte i dëgjuar si askush tjetër për mbretërinë e tij të madhe dhe për fisnikërinë e lashtë të fisit të tij. Gjithashtu, Donika ishte bërë e njohur që me kohë dhe mbahej në gojë për atë bukuri fort të rrallë. Paja iu la në dorë Gjergj Arianitit, i cili nga prika që i dha së bijës, i kënaqi të gjitha palët (Historia e Skënderbeut, Tiranë, 1983, f. 382-384).

Martesa e Skënderbeut

Për nevoja të luftës çlirimtare dhe për të forcuar pozitat e tij, Skënderbeu vendosi të martohej me Donika Arianitin, vajzën e madhe të Gjergjit. Kjo krushqi u shkonte për shtat të dyja familjeve, për nga pozita që ato zotëronin. Si mbles, Skënderbeu dërgoi Gjin Muzakën, kunatin e Arianitit. Martesa ishte tërësisht politike, ku nuk luanin rol mosha dhe dëshirat. Ajo që na intereson, është fakti se kurorëzimi i çiftit, midis Gjergjit 46-vjeçar dhe Donikës 23-vjeçare, u bë në kishën e vjetër të Manastirit të Ardenicës, i cili ndodhet 10 km në veri të Fierit. Këtë tezë e ka argumentuar qysh në vitin 1930 studiuesi italian, Lorenconi, i cili kur vizitoi këtë vit manastirin e pa të shkruar këtë fakt në një nga kodikët që ruheshin në bibliotekën e tij. Një burim tjetër për këtë fakt është edhe dëshmia e peshkopit Irene Banushi, i cili vitet e fundit të jetës i kaloi në Manastirin e Ardenicës. Në shënimet e tij për manastirin të botuara nga K. Beduli në librin monografik “Imzot Irene Banushi”, ai citon faktin se kur mbërriti në Ardenicë, gjeti te murgjit e manastirit të dhënat gojore se këtu ishte kurorëzuar Skënderbeu. Ky burim gojor dëshmon se fakti i martesës së Skënderbeut në Ardenicë është ruajtur gjallë nga murgjit dhe është transmetuar nga brezi në brez gjatë kohës nga viti 1451 deri në vitin 1967, kohë kur furia ateiste e drejtuar nga shteti shqiptar shkatërroi institucionet fetare dhe bashkë me to edhe një pjesë të kujtesës historike.

Çifti mbërriti në këtë manastir pas dasmës së zhvilluar në shtëpinë e nuses në Kaninë, në 21 prill 1451. Ai shoqërohej nga princat shqiptarë, njerëz të familjeve, ambasadorët e Napolit, Vatikanit, Raguzës dhe Proveditori i përgjithshëm i Venedikut në Shqipëri.

Shpura udhëtoi nëpërmjet Rrugës së Muzakies në itinerarin Vlorë-Ardenicë, vetëm disa ditë pas dasmës në Kaninë.

Ceremoniali i kurorëzimit u bë në mesditën e datës 26 prill 1451, i drejtuar nga Peshkopi Feliks, nën kujdestarinë e të cilit ndodheshin dy manastiret më të mëdha të Myzeqesë, ai i Apolonisë dhe i Ardenicës. Të nesërmen, Skënderbeu me Donikën u nisën drejt Krujës, ku u zhvillua dasma madhështore në shtëpinë e dhëndrit, sipas riteve të traditës shqiptare. Martesa e të bijës me Gjergj Kastriotin ishte një nga sukseset e politikës së Gjergj Arianitit, i cili pas kësaj ngjarjeje shpejtoi të nënshkruante në qershor 1451 traktatin e aleancës me Alfonsin V të Napolit. Ja se ç’thuhet në një pasazh të tij: “Gjithashtu, të dyja palët kanë rënë në ujdi që qysh nga Berati, duke përfshirë Greqi e Myzeqe, deri tek një lumë që quhet Devoll (Seman), t’i jepen madhërisë së tij (Alfonsit) dhe vendi përtej Devollit t’i jepet Arianitit”, të cilin ai e kishte zotëruar edhe herë të tjera.

Donika

Andronika Gjergj Arianiti lindi rreth vitit 1428 (po të llogarisim se kur u martua më 1451 ishte 23 vjeç). Ajo ishte një ndër tetë vajzat që Gjergj Arianiti kishte me gruan e tij të parë Marie Muzakën (Dh. Shuteriqi, Arianitët, Studime për epokën e Skënderbeut II, Tiranë, 1989, f. 37-83). Ashtu siç e thotë edhe Barleti, ajo ishte një ndër vajzat më të bukura të dyerve bujare të Shqipërisë së shekullit XV. Ajo i përkiste një ndër familjeve më të fuqishme dhe më fisnike, duke qenë e bija e Gjergj Arianitit, njërit prej njerëzve më të shquar të fisnikërisë feudale shqiptare.

3 vjet pas martesës me Skënderbeun, Donika e gëzoi heroin me lindjen e djalit të vetëm të tyre, Gjonin e ri, i cili, sipas traditës, mori emrin e gjyshit. Në gravurat e kohës, ajo del si një femër simpatike, me tipare të spikatura të një zonje. Nuk dihet me saktësi roli që luajti ajo gjatë jetës bashkëshortore pranë Skënderbeut (1451-1468). Pas vdekjes së tij në 17 janar 1468, Donika u shpall regjente e të birit, Gjonit, trashëgimtarit legjitim të Skënderbeut. E ndodhur në kushte të tilla në të cilat ajo nuk mund të ushtronte funksionin e saj, kur turqit kërcënonin në mënyrë më serioze shtetin shqiptar, Donika u largua së bashku me të birin në Itali. Në vitin 1468 suita e saj u vendos në Itali në dy feudet që Ferdinandi i Aragonës, Mbret i Napolit, i kishte dhuruar Skënderbeut në vitin 1463, si kompensim i ndihmës së çmuar që heroi i dha atij.

Ardenica

Vetëm 10 km në veri të qytetit të Fierit, buzë rrugës nacionale, që lidh qytetin e Fierit me atë të Lushnjës, ngrihet Manastiri i Ardenicës me një pozitë dominuese në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë 237 m mbi nivelin e detit. Manastiri mesjetar mban emrin e Marisë Hyjlindisë, ashtu si shumica e kishave të trevës së Myzeqesë, në të cilën ajo njihet si mbrojtëse e veprimtarisë kryesore ekonomike bujqësore.

Manastiri, edhe pse në pamje të parë të lë përshtypjen e një objekti kulti të zakonshëm, fsheh në brendësi të tij vlera mjaft të mëdha. Sa më shumë të futesh në labirintet e historisë së tij, aq më shumë dalin në dritë vlerat e tij, të cilat do t’i rendisim një e nga një në këtë shkrim.

Mendohet se themelet e këtij manastiri janë hedhur në vitin 1282 me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit, i cili e ngriti këtë tempull pas fitores mbi anzhuinët në Berat. Shtysë për këtë veprim do të jetë bërë ndodhja në atë vend e kapelës së Shën Triadhës, e ngritur aty shekuj më parë. Ekziston hipoteza se kapela mund të jetë ndërtuar në themelet gërmadhë të një tempulli pagan, i cili ka qenë ndërtuar për nder të hyjneshës Artemisa nga ka rrjedhur dhe emri i sotëm Ardenica. Fare pranë këtij tempulli, në rrethinat e të cilit sot ndodhet manastiri, kalonte dega jugore e rrugës antike “Egnatia”, pikërisht 1 km në perëndim të tij. Përreth manastirit shikohen, aty-këtu, ndërtime të vjetra, të cilat të krijojnë mendimin se rreth tij ka pasur ndoshta një qendër të banuar. Sipas defterit osman të vitit 1431-32, në nahijen e Myzeqesë, ndodhej fshati Ardenicë me tetë shtëpi, i cili mund të jetë shtrirë përreth manastirit.

Manastiri është i tipit bizantino-ortodoks. Ai, së bashku me konakët që i janë shtuar më vonë, zë një sipërfaqe prej 2.500 m2. Ky monument përbëhet nga kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konakët, mulliri i vajit, furra, stalla, etj. Në qendër të tij ndodhet kisha “Lindja e Shën Mërisë”, e cila është ndërtuar pjesërisht me gurë të sjellë nga Apolonia dhe gurë shtufi. Kisha është e tipit bazilikal. Ajo zë një vëllim të madh dhe është e mbuluar nga një çati druri me tavan të rrafshët. Mjediset që përbëjnë këtë kishë, janë: naosi, narteksi, egzonarteksi dykatësh, ku në fund u bashkëngjitet kambanorja e lartë 24 m. Në anën jugore ndodhet portiku i hapur i ndërtuar me kolona dhe harqe. Naosi përbëhet nga tri pjesë, të cilat ndahen në dy rreshta kolonash prej druri. Naosi ndahet nga altari me anë të ikonostasit. Dyshemeja e kishës është shtruar me pllaka guri, e cila përfshin edhe ambientet e narteksit dhe egzonarteksit.

Në vitin 1743 me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima (Myzeqe), u bënë në këtë manastir punime rregulluese përfshirë edhe kishën e Shën Mërisë. Kapela e Shën Triadhës shtrihet në pjesën verilindore të manastirit dhe ka përmasa 7.50 x 3.70 m.

Hyrja e saj është në anën perëndimore dhe është e pajisur me dy dritare të vogla në faqen jugore. Kjo kapelë është ndërtuar me gurë shtufi dhe është e pajisur me një hapësirë, muri gjysmërrethor i së cilës e ndan atë nga një sternë uji. Porta e kapelës është mbuluar me harqe guri, pranë dritares lindore të saj ndodhet edhe një reliev qeramike.

Kastriotët e Italisë

Pas vdekjes së të atit, Gjoni 13-vjeçar dhe e ëma Donika, që siç e quan Gjon Muzaka, zonja Skënderbega (Gj. Muzaka, Memorie, f. 31) u larguan për në Napoli, duke shkuar tek Mbreti Ferdinand i Aragonës. Atje, Gjon Kastrioti u integrua në radhët e fisnikëve feudalë vendas, duke administruar pronat e veta dhe titullin e Dukës së Shën Pjetrit të Galantinës, dhuruar nga mbreti Ferdinand. Gjoni u martua me Dukeshën Erina Paleologa, duke lënë pesë fëmijë: Gjergjin (e ri), Kostandinin, Peshkop i Izernias, Ferrantin, Federikon, vdekur në Valencie të Spanjës dhe Marien (Akademia e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Tiranë, 2002, f. 475). Nga kjo martesë rrjedhin Kastriotët e Italisë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Heroit tonë Kombëtar që jetojnë edhe sot në tokën Italiane.

Në vend të mbylljes

Legjendat dhe gojëdhënat për martesën e Skënderbeut në Kaninë kanë mbetur të gjalla edhe sot në rajonin e Vlorës. Njëra prej tyre, e ruajtur në Himarë, e cila ishte zotërim i Gjergj Arianitit, thotë: “Ditën e dasmës në Kaninë shkuan edhe kapedanët e Himarës me peshqeshe për çiftin. Ata e shoqëruan nusen deri në Krujë” (Akademia e Shkencave, Epika Historike 1, Tiranë, 1983, f. 133). Ndërkohë që në Qishbardhë dhe Penkovë (Vlorë), ruhen katër toponime të tilla, si: Qisha e Skënderbeut, Rrapi i Skënderbeut, Vau i Skënderbeut dhe Ara e Skënderbeut dëshmi të shekullit XV. Kujtesa popullore çuditërisht hesht vetëm për Ardenicën!? Atje ku u kurorëzua vërtet heroi!
Fikrro
Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty 20 Lek Shqipetare

Mesazh  Kinich-Ahau prej 15.01.11 12:18

Prsh te gjitheve!! Para disa diteve kisha nje 20 lek ne dore dhe me beri pershtypje simboli i anije liburne ku posht saj eshte nje delfin duke kercyer. Sipas me je ky simbol tregon qe Iliret kishin nje tregeti te zhvilluar pertej detit Adriatik dhe Jon pasi sic e dime ne keto detera eshte e radhe gjetja e delfineve.
Ju si mendoni ???
Kinich-Ahau
Kinich-Ahau

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Odin prej 15.01.11 12:25

Histori Shqiptare Albani10

Une mendoj se nuk mund te bazohemi ne baze te monedhes qe Iliret kane qene pertej Adriatikut dhe Jonit sepse monedha nuk daton nga koha ilire.
Odin
Odin

527


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Kinich-Ahau prej 15.01.11 12:45

Kjo eshte e drejte por une kisha fjalen se qellimi i ketij simboi ishte pra per te treguar qe Iliret kishin tregeti pertej Adriatikut dhe Joni pra ishin te fuqishem. Ne fakt eshte pak e cuditshme se pse zgjodhen delfinin ata qe krijuan 20 Lekeshin.
Kinich-Ahau
Kinich-Ahau

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Kodiket e Beratit...

Mesazh  Estilen prej 16.01.11 9:44


Kodiket e Beratit


Histori Shqiptare 250px-Page_from_the_Codex_Purpureus_Beratinus

Ne vitin 2005 jane nominuar dhe jane njohur nga UNESKO dy Ungjijtë shumë të vjetër (codices)te gjetur në Berat, Shqipëri: "Beratinus 1", që daton nga shekulli e gjashtë, dhe "Beratinus-2",me nje datim prej shekullit të nëntë.

Të dy janë pjesë nga shtatë "codices purple"(kodikeve vjollce), të cilat mbijetojnë sot ne bote.Dy nga "codices purple", janë ruajtur në Shqipëri, dy në Itali dhe nga një në Francë, Angli dhe Greqi.

Codiku "Beratinus-1" -i shekullit te gjashtë është një Ungjill i shkruar me dorë në nje mynyre unikale. Ai përfaqëson një nga tre ose katër shkrimet më të vjetra te Dhiatës së Re dhe është një pikë e rëndësishme referimi për zhvillimin e letërsisë biblike dhe liturgjike në të gjithë botën.

Codiku “Beratinus-2” -i shekullit te nëntë jane dorëshkrime Ungjilli dhe përbëhet nga nje tekst standard. Disa paragrafë janë gjysmë-unicial.Në drejtim të stilit dhe moshës, ai është i krahasueshme me Codexin greke 53 (Shën Peterburg). Ai përmban katër Ungjijtë të plotë.

Të dy kodiket shqiptarë janë shumë të rëndësishme për komunitetin global dhe zhvillimin e letërsisë antike biblike, liturgjike dhe hagiographicale.

Të shtatë "codices vjollcë" janë shkruar njëra pas tjetrës gjatë një periudhe prej 13 shekujsh, pra nga shekulli i gjashtë deri ne shekullin e tetëmbëdhjetë. Të dy kodices përfaqësojnë një nga thesaret më të çmuar të trashëgimisë kulturore shqiptare.
http://www.unesco.org/new/en/communication-and-information/flagship-project-activities/memory-of-the-world/register/full-list-of-registered-heritage/registered-heritage-page-2/codex-purpureus-beratinus/




Edituar për herë të fundit nga estilen në 07.07.11 7:36, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Propaganda e qarqeve të sotme greke për prejardhjen e shqiptarëve

Mesazh  Niko_ prej 04.04.11 20:28

Në librin me titull ΝΕΜΕΣΙΣ - Nemesis, që është vëllimi i 12-të i serisë me titull (ΓΙΑΤΙ ΚΑΙ ΠΩΣ ΖΟΥΝ ΑΝΑΜΕΣΑ ΜΑΣ) Përse dhe si jetojnë nëmes nesh, "të kërkuesit" dhe propagandistit Δημοσθένης Λιακόπουλος - Demostenis Liakopulos, i cili ka disa vjet që bën propagandë për madhështinë e historisë të kombit grek, në faqet e tij të internetit http://www.liako.gr/intro/ http://www.liako.gr/anexigito/ si dhe në disa kanale televizive greke, gjithashtu edhe me shumë video në youtube, ka gjetur mbështetje në një masë të madhe njerëzish në Greqi dhe ka disa vjet që propagandon idetë e tij dhe të qarqeve që e mbështesin duke arritur që librat që ai shkruan, boton, apo edhe libra me ide të njëjta, apo të përafërta me librat e tij, të bëhen best seller në tregun e librit në Greqi.

Në faqen 109 të librit Nemesis gjejmë kapitullin me titull "Çamëria dhe vllazëria e bardhë" thuhet si mëposhtë ((vllazëria e bardhë, sipas autorit, është një vllazëri që e ka prejardhjen nga lashtësia, nga të ashtëquajturit NEPHILIM. Dhe gjithashtu, sipas autorit kjo vllazëri e ka qendën e saj 10 km nën piramidën e bardhë, në Kinë.)) http://web.utanet.at/mahain/Pyramids_in_China.htm

Harta e lashtë Ptolemaike që shohim këtu https://2img.net/h/oi53.tinypic.com/29wo2s6.jpg na tregon se vërtet profesoresha italjane Benedeta Rosinioli kishte të drejtë kur thoshte se deti Adriatik është gjiri helen. Qytetet e lashta helene kishin banorë helenë edhe në periudhën e Bizantit. Ku janë ata banorë? Mos vallë vendosën të quheshin vetë grekë, apo disa të tjerë arritën me politika afatgjata të zhdukin fjalët, helen dhe helenik, edhe në Iliri, ashtu si edhe në shumë vende të botës? A keni menduar ndonjëherë, se si është e mundur "të paktën me ato që na thotë historia konvencionale" që të gjithë popujt që jetonin në Ballkan të vazhdojnë të ekzistojnë, përveç helenëve? Kujtoni se ata që kontrollojnë historinë, janë ata që na konsiderojnë të pakontrollueshëm dhe të rrezikshëm, sepse ne jemi armiqtë e tyre të hershëm. Ne ishim populli i vetëm i njerëzimit që së bashku me EL-ët (engjëjt, bijtë e zotit) luftuam kundër tyre dhe i mbyllëm ata në Tartara. Dhe kështu vllazëria e bardhë, mbas turqve dhe sllavomaqedonëve të Shkupit, mobilizoi disa nga shqiptarët e sotëm, për të bërë presjon me anë të Çamërisë, akoma edhe më shumë mbi neohelenët bashkëkohorë, të cilët gati po harrojnë prejardhjen dhe misjonin e tyre. Fatmirësisht ekziston ai, i cili në çastin e duhur do të aktivizojë kodin IHOR (që sipas autorit ndodhet në ADN-në e ç'do greku të vërtetë) dhe do të vërë në zbatim planin Nemesis.


Edituar për herë të fundit nga Niko_ në 17.06.11 2:02, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Niko_

83


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Propaganda e qarqeve të sotme greke për prejardhjen e shqiptarëve

Mesazh  Niko_ prej 04.04.11 22:49

Në faqet 110 dhe 111 të librit Nemesis https://2img.net/h/oi52.tinypic.com/2egf9xv.jpg shohim kapitullin me titull ποιοι ειναι οι πραγματικοι Αλβανοι - cilët janë Albanët (shqiptarët) në të vërtetë, thuhet si mëposhtë.

Albanët e kanë prejardhjen nga një zonë që laget nga pjesa veriore e detit Kaspik. Ata ishin një popull nomad (endacak) që jetonte në stepat pëtrreth lumit Alban. Sipas Strabonit, ata flisnin nga 26 dialekte për ç'do fis. Bënin flijime njerëzish dhe përdoreshin si ndihmës nga ushtri të ndryshme. Straboni na i përshkruan në mënyrë karakteristike: "Jetojnë duke u endur, nuk kanë atdhe". Këto që thamë më sipër na i vërteton edhe Klaudio Ptolemeu në përshkrimin e tij gjeografik. Vërtet, në hartat e famshme të Ptolemeut, Albania shfaqet në veri të detit Kaspik dhe në asnjë rast nuk shfaqet në veri të Epirit. Si u gjendën Albanët - Alanët në Iliri? Spjegimi më llogjik që jepet tashmë është si më poshtë. Ata nuk arritën kurrë të përbëjnë një popull të bashkuar dhe të madh në numër dhe nuk bënë askund ndonjë fushatë ushtarake, apo pushtim, por gjithmonë shërbenin si ndihmës në ushtritë e popujve të tjerë, është llogjike ti kenë sjellë në zonë hordhitë e aziatikëve që goditën Europën dhe Ballkanin ndër shekuj. Banorët e shtetit të sotëm Alban (shqiptar) në përgjithësi janë grekë epirjotë dhe greko-ilirë të lashtë, gjithashtu edhe pasardhës të prapambetur të ilirëve dhe albanëve që erdhën nga rajonet në veri të detit Kaspik, ashtu siç e thamë edhe më sipër.


Edituar për herë të fundit nga Niko_ në 05.04.11 22:48, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Niko_

83


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Propaganda e qarqeve të sotme greke për prejardhjen e shqiptarëve

Mesazh  Niko_ prej 05.04.11 1:17

Në faqet 112, 113, 114, 115, https://2img.net/h/oi56.tinypic.com/hund7a.jpg https://2img.net/h/oi53.tinypic.com/6qzhol.jpg të po këtij libri propagandistik kemi një kapitull tjetër me titull:
Cilët janë çamët, turkoçamët dhe shqiptaroçamët?
Fillimisht të themi se Çamëri quhet zona përgjatë lumit Thiamis, ose Kalama. Thonë se me kalimin e kohës emri nga Thiamis, u bë Tsimes - Tsiamis - Tsamis (T+S=C,Ç) nga ku vjen edhe emri i banorëve Çamë. Dhe më në fund emri Çamëri u përhap dhe u përdor për të gjithë zonën e Thesprotisë. Pra, në fillimet e sundimit turk në Epir, (në vitin 1430 u pushtua Janina), shumë të krishterë u konvertuan në islamë me dëshirë, ose me dhunë. Dhe që atëherë kemi Çamët muslimanë dhe Çamët e krishterë. Me kalimin e kohës, tashmë çamë quhen vetëm çamët muslimanë. Kjo ndarje krijoi armiqësi mes këtyre dy grupimeve, me muslimanët që ishin agresivë dhe lakmitarë, duke patur parasysh që ata kishin edhe përkrahjen e qeverisjes turke. Kështu që ata u quajtën turkoçamë (jeniçerë), ashtu si edhe shqiptarët e islamizuar, të cilët u quajtën turkoshqiptarë. Çamët (të njohur si turkoçamë) ishin të gjithë me Turqinë, kundër të gjitha përpjekjeve për liri dhe gjithmonë çmimi për tradhëtinë së tyre ishin disa toka dhe disa shuma groshësh. Për shkak përafërsisë gjuhësore që kishin me turkoshqiptarët dal-ngadalë me kalimin e kohës u quajtën shqiptaroçamë, duke menduar se kanë prejardhje shqiptare dhe jo greke. Sigurisht që kjo gjë ishtë një lojë e propagandës italjane dhe austrohungareze, përpara së cilës grekët qëndruan indiferentë dhe çamët u bindën përfundimisht se ishin me prejardhje shqiptare. Dimë shumë mirë se përafërsia gjuhësore e një populli nuk është karakteristikë e kombësisë së tij. Për shembull, grekoarvanitët dhe dredhët flisnin një farë dialekti arvanitoshqiptar, por askush nuk mundi kurrë të kundërshtonte me fakte të pakundërshtueshëm qënien e tyre greke. Në luftrat e viteve 1912-1914 çamët e organizuar luftuan kundër Greqisë. Në vitin 1940 luftuan përsëri kundër Greqisë të mobilizuar nën ushtrinë italjane, të organizuar në dy bataljone duke udhëhequr orgjitë në dëm të t'krishterëve dhe duke spiunuar ushtrinë greke. Në periudhën e pushtimit gjerman, u rreshtuan përkrah ushtrisë gjermane duke mbajtur në krahë shiritin me shenjën e kryqit të thyer. Në korrik të vitit 1942 një organizatë, si një lloj qeverie të quajtur Këshilli, nën kujdesin e gjermanëve u munduan të arrinin shqiptarizimin e Thesprotisë. Njëri nga udhëheqësit e tyre kryesorë, Nuri Dino, në një fjalim që mbajti para banorëve të Filatit duket se ka thënë: Vritini grekët, kudo që ti gjeni ata. Çamëria deri në Prevezë do të mbetet tokë shqiptare. Hakmerruni ndaj armiqve tanë. Italia e fuqishme është në anën tonë. Tabela e krimeve të bëra nga çamët në periudhën 1941-1944 është si mëposhtë.
632..........Vrasje
459..........Rrëmbime
209..........Përdhunime
2332........Djegie shtëpish
53...........grabitje dhe dhunime fshatrash
37556......krerë bagëti të imta, të grabitura
9285........krerë lopë, të grabitura
4148........kafshë transporti të grabitura
30000......shpendë të grabitura
Këto të dhëna duhet ti konsiderojmë si të dhënat zyrtare, megjithëse janë shumë më pak se dëmet e bëra në të vërtetë. Me gjithë këto (edhe pse ishte duke u mbrojtur) Greqia u detyrua tu paguajë 218 miljonë dhrahmi muslimanëve të Gjirokastrës, si dëmshpërblim lufte. Pas çlirimit, rreth 16 me 17 mijë çamë braktisën Greqinë me dëshirën e tyre, nga frika se do t'u kërkohej të jepnin llogari përpara drejtësisë greke, për krimet e tyre dhe për bashkëpunimin me pushtuesit. Për të thënë të vërtetën bazohemi tek dëshmia e çamit Nuri Latifi, nga Trikorfa e Filatit, i cili rrëfen dhe pranon se çamët muhamedanë nuk kishin ankesa për udhëheqjen greke por megjithatë bashkëpunuan me fuqitë e aksit nazist dhe bënë krime të papërshkrueshme kundër grekëve. Pas largimit të çamëve, gjykata e veçantë e Janinës deri në vitin 1948 dha 1704 vendime dënimesh për krime lufte kundër çamëve. Pasoi me dënimin e tyre në mungesë dhe heqjen e shtetësisë greke, si dhe sekuestrimi i pasurive të tyre sipas urdhrave mbretërorë të vitit 1952 dhe të vitit 1954. Kështu u mbyll tema e të ashtëquajturve çamë.

MARRË NGA LIBRI ME TITULL: NEMESIS, i botuar në vitin 2009
https://2img.net/h/oi53.tinypic.com/25hhel5.jpg

avatar
Niko_

83


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Shqiptare Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi