Besëtytni shqiptare

Shko poshtë

Besëtytni shqiptare Empty Besëtytni shqiptare

Mesazh  Berti69 prej 08.11.11 19:06

Besëtytni shqiptare

Besëtytni shqiptare 220px-Black_cat_on_window

E para ishte fjala”, thuhet në Bibël. Kështu është edhe në betejën e kamoçme kundër Syrit të Keq. Më e përhapura është “Marshalla” (Zoti të ruajtë). Zakonisht të shqiptuarit e saj shoqërohet me imitimin e pështyrjes.

Besohet se pështyma e mban larg si Syrin e Keq, ashtu edhe djallin. Vetë shprehja shqipe “Puuu! Puuu! Puuu!”, që zakonisht shoqëron një ndodhi të padëgjuar, ka ardhur pikërisht nga përdorimi i të pështyrës si mjet i magjisë së bardhë. Disi më i ndrojtur, por ende fort në përdorim, është zakoni i zënies lehtësisht me dorë të organeve gjenitale.

Në këtë rast termi “lehtësisht” duhet theksuar fort. Në rast të kundërt, me siguri do t’i shërbejmë Syrit të Keq dhe jo do ta luftojmë atë. Një zakon shumë i vjetër është prekja në rast të ndonjë rreziku imagjinar e ndonjë guri apo druri, të parëve që ke më pranë.

Në këtë rast duhet thënë disa herë si nëpër dhëmbë formula: “Gurit e drurit…”. Besohet se “e liga”, efektet negative të Syrit të Keq kalojnë shpejt nëpërmjet këtyre dy materialeve, lehtësisht të gjindshme në çdo shtëpi fshati.

Ende është shumë i përhapur zakoni i djegies së kripës mbi pllakën e tejnxehur të sobës. Kristalet e kripës së zezë lëshojnë një krismë të lehtë, teksa shpërbëhen nga nxehtësia, ndërsa personi që qëndron pranë, zakonisht një grua e moshuar, përsërit pa prerë: Plaç o Syri i Keq, si po plas kjo kripë mbi zjarr!

Studiuesi shkodran Gëzim Uruçi ka dokumentuar një fenomen tjetër. Ai ka fotografuar me qindra tatuazhe që malësorët e Veriut kishin zakon t’i vizatonin mbi kurrizin e dorës.

Ato i quanin “luleboje” dhe duheshin bërë që në fëmijëri të personit, vetëm kështu do ta plotësonin misionin e tyre për të shtuar mbarësinë. Simbolet më të përhapura janë kryqi, svastika, si simbol i Diellit dhe i pjellorisë, Hëna dhe kasollja në stan. Për fat të keq, studimi i mrekullueshëm i Uruçit ende nuk e ka parë dritën e botimit. Ai ruhet në arkivin e tij të pasur në Shkodër.

Hajmalitë i shohim përditë. E cili prej nesh nuk e ka një të tillë në makinë, apo në shtëpi? Këto janë objekte të ndryshme që duhen mbajtur pranë, të cilat me kalimin e kohës njerëzia i ka konsideruar si me fuqi të jashtëzakonshme e të fshehta në betejën kundër Syrit të Keq.

Hajmalia mund të jetë edhe një bisht dhelpre, apo një këmbë lepuri, por më e përhapur prej tyre, si kudo gjetkë, edhe në Shqipëri, është patkoi i kalit. Besohet se patkoi i kalit largon të ligën. Ne nuk e vrasim aq fort mendjen nëse patkoi duhet varur me kokë poshtë apo me kokë lart, nëse ai duhet blerë, apo duhet gjetur rastësisht, nëse ai duhet prekur pasi të jetë varur, apo jo.

Thjesht një patkua në portë, në makinë, apo në mur e largon Syrin e Keq. Vetëm kaq dimë. Pakkush ndër ne e di historinë e tij të vërtetë. Legjenda e patkoit të kalit në fakt është një histori e vjetër kristiane. Ajo ka lindur në shekullin X, kur një nallban, i cili më pas, me emrin Shën Dastin, u bë peshkop i Kantërbërit në Angli, arriti t’i mbathë patkonj djallit.

Ky i lutej dhe i përgjërohej nallbanit që ta linte të lirë. Legjenda thotë se djalli u lirua vetëm kur premtoi se nuk do të kapërcente kurrë një portë mbi të cilën ishte varur një patkua. Metodë e mirë për të shitur patkonj me shumicë. Kështu nisën të blejnë patkonj edhe ata që nuk kishin fare kalë. Me siguri që në atë kohë i ka fillesat marketingu i kohëve tona.

E pranishme, por jo shumë e përhapur, është edhe dora e Fatimes, ose “pesçja” (kamza në arabisht). Sipas legjendës, Fatimja, vajza e Muhametit, një ditë prej ditësh, teksa gatuante në çadrën e saj, pa të mbërrinte burrin, Aliun, me një grua të dytë. E hutuar dhe e poshtëruar, ajo futi pa dashur dorën në kazanin që po valonte. Nuk bëri zë, sepse nuk ndjeu asnjë dhimbje. Burrit sigurisht që nuk i tha asnjë fjalë. Kjo mrekulli ka bërë që dora e Fatimesë të jetë një nga hajmalitë më të përdorura në botën arabe, nga ku ka mbërritur edhe te ne.

Kohët e fundit janë në qarkullim gjithnjë e më shumë disa kokërdhokë plastikë. Mbajtëse çelësash ose varëse muri të pajisura me këto sy të zgurdulluar, besohet se e mbajnë larg Syrin e Keq. Është një betejë sy më sy.

Objekte të tjera që kanë shërbyer edhe si hajmali janë tespihet. Katolikët tanë këtyre u thonë “ruzare” (nga italishtja rosario). Ruzarja ka 50 kokrra që ndahen nga një më e madhe në çdo dhjetëshe. Emri vjen nga rosa-trëndafili që është simboli i Ave Marias. Besimtarët duhet të thonë për çdo kokërr nga një lutje në bazë të një sistemi të ndërlikuar që zakonisht arrijnë ta mësojnë vetëm murgeshat. Mbajtja e ruzares tregon shkallën e besimit që ka një katolik i mirë, përveçse, sigurisht e mban larg djallin.

Tespijet myslimane tradicionalisht kanë 33 dhe më rrallë 99 kokrra. Edhe ato janë të lidhura me një system faljesh. 33 janë ata që quhen “emrat e bukur” të Zotit. Te ortodoksët tespijet nuk kanë më një numër të caktuar kokrrash, ato e kanë humbur prej kohësh funksionin fetar dhe janë shndërruar në një mjet thjesht për të larguar stresin. Si me thënë nëse një njeri nuk di ku t’i çojë duart, apo ka lënë duhanin, apo do të zbresë nervat e përditshme, atëherë bën mirë të mbajë një palë tespihe të mira që trokasin fort. Kështu edhe nervat qetësohen edhe djalli trembet e qëndron larg.

Nga bimët që luftojnë syrin e keq më të dalluarat janë hudhra dhe speci djegës. Hudhra është nderuar fort që në Mesjetë. Kanë qenë vetitë e saj kuruese antibiotike ato që e kanë shtrirë përdorimin e saj edhe në luftën kundër të keqes.

Blegtorët në Mesjetë e përdornin hudhrën për të luftuar parazitët gjakpirës që dëmtonin grigjat e tyre. Pikërisht prandaj mendohet se hudhra i mban larg vampirët, lugetërit dhe të gjithë personazhet e errët të botës së tretë. Imitimi në plastikë i vargjeve me hudhra është bërë kohët e fundit një biznes i zhvilluar.

Një hap pas hudhrës vjen speci i vogël djegës (capsicum në latinisht). “Kushërinjtë” e tij janë të famshmit “chili” dhe “tabasco”, aq të përhapur në Amerikën Latine. Ende nuk dihet mirë se përse ky fryt përvëlues mbahet si me veti magjike. Mbase nga që na djeg fort, po kështu duhet të djegë edhe djallin apo Syrin e Keq.

Historia e tij nuk është se ka filluar me ndonjë fat të madh. Ai u soll në Evropë nga Kristofor Kolombi, në 1493. Ky besonte se shumë shpejt kjo bimë do ta pasuronte oborrin mbretëror spanjoll, njësoj si të tjerat, si kanella, apo piperi.

Por bima e vogël u përshtat shumë shpejt në Evropë, kështu që pak nga pak thuajse të gjithë kishin në oborret dhe vazot e tyre frytet e bukura të capsicum. Një bimë që befas u bë aq popullore, nuk mund të bënte pjesë më te pasuritë e rralla ekzotike. Se ku ishte fati në këtë mes, askush nuk e ka thënë mirë. Po mbase ishte fati i fukarenjve, të cilët përndryshe vetëm do të ëndërronin të digjeshin pak nga ndonjë spec i vogël.

Në Zaloshnjë (Skrapar) në fillim të shekullit XX besohej se djalli ishte qenia përgjegjëse kur ndonjë fëmije të vogël nuk i ecte mbarë shëndeti. Fëmijët që hanin shumë, por që nuk shtonin në peshë, konsideroheshin si të prekur nga djalli, i cili quhej edhe me emrin “Qoftëlargu” apo “Dreqi”. Në raste të tilla, gra të posaçme, që dinin nga këto punë, merrnin bukë, djathë dhe duhan dhe në të gdhirë shkonin bashkë me fëmijën buzë ndonjë përroi në mal.

Poshtë një peme të lartë, gruaja zhvishej vetë dhe më pas fëmijën dhe i drejtohej djallit me këto fjalë: Nëm tëndin, e na ti timin. Nuk ishte një punë e kollajtë të takoje djallin. Kjo punë vazhdonte për tri ditë me radhë. Në të tretën ditë, gruaja e linte fëmijën vetëm për pesë minuta.

Në të kthyer ajo vishej, vishte dhe fëmijën dhe ia jepte një vrapi të fuqishëm pa e kthyer kokën pas dhe kështu mendohej se djalli kishte mbetur i kënaqur. E njëjta procedurë mund të bëhej pranë një pirgu me pleh bagëtish. Në këtë rast nuk ishte e nevojshme që të ishte aty fëmija shëndetlig. Mjaftonte vetëm një rrobe e tij. Nëse këmisha niste të fryhej, atëherë fëmija kishte shpëtuar.

Fetë kishin mjetet e veta për të luftuar djallin. Në 1967, kur nisi aksioni absurd kundër kishave dhe xhamive, më shumë sesa vetë priftërinjtë e hoxhallarët, objekt i sulmit të rinisë komuniste u bënë …nuskat. Këto ishin disa letra të palosura, në të cilat shkruheshin disa lutje të pakuptueshme për ata që i mbanin. Ato futeshin në disa qeska të vogla prej lëkure apo bezeje dhe mbaheshin në qafë për një kohë të pacaktuar.

Këto largonin djallin dhe efektet e magjisë apo të Syrit të Keq. Nuskat zakonisht përgatiteshin nga hoxhallarët, por ka pasur raste që edhe priftërinjtë kanë bërë të tilla. Kishte edhe nga ata që nuk para besonin në vetitë e tyre çudibërëse, por, prapëseprapë, vazhdonin t’i mbanin varur në qafë. Tekefundit nëse nuk bënin mirë, të paktën nuk bënin as keq.

Temjani dhe kryqi, si kudo, ishin mjete tradicionale për të mbajtur larg djallin. Ekzorcizmi (të shporrurit e djallit nga trupi i pushtuar prej tij) na dokumentohet në një rast. At Domenico Pasi, të cilin e kemi përmendur më lart, ndodhej në malet e Shalës, në prillin e 1893. Pikërisht ai ka ushtruar ekzorcizmin te një djalë, shpirti i të cilit ishte pushtuar nga djalli.

Ky i fundit, sipas priftit, kishte bërë që djali – dikur i mbarë, i urtë dhe sjellshëm – të mos pranonte të falte vrasësin e vëllait të tij. Jo vetëm kaq, por ai bashkëjetonte me vejushën e vëllait të ndjerë pa vënë kurorë. Kaq e fortë ishte lidhja me kunatën, saqë djaloshi shfaqte menjëherë shenja çekuilibri sapo prifti e përmendte këtë gjë. Ai nuk pranonte që prifti t’i shkonte në shtëpi me kryqin në dorë. Kishte frikë se atëherë do t’i duhej të dorëzohej dhe të bënte ndarje me djallin, duke ndarë kunatën dhe duke falur vrasësin.

Kjo histori ka vazhduar gjatë, derisa prifti bashkë me disa të tjerë ka trokitur në derën e shtëpisë ku jetonte djali me shpirtin e zënë nga djalli. Në fillim, ky ia ka mbathur. Ka nisur një potere e madhe me gratë që qanin dhe që i bënin thirrje të kthehej në shtëpi. Pas shumë peripecish, djali është kthyer me lot në sy, me mendje të çoroditur dhe krejt i verdhë në fytyrë.

“Mbeti për një kohë si i shushatur pa nxjerrë zë dhe me faqet e lagura nga lotët, shkruan prifti. ‘Epo mirë biri im, përgjunju dhe fal për hir të Zotit’. Po, nisën t’i thonë të gjithë ata që ishin aty, përgjunju si thotë Ati, puthe Kryqin dhe fal për dashurinë e Krishtit’. Dhe ky djalë i mirë u përgjunj, puthi Kryqin dhe tha se falte. Pastaj u afrua edhe hasmi i tij dhe të dy u përqafuan përmes mallëngjimeve dhe duartrokitjeve të të gjithëve”. Djalli ishte shporrur.
* * *
Sikurse do të keni mundësinë të shihni në fotot që vijojnë, rikthimi i besimeve fetare dhe bashkë me to edhe deklarimi hapur i besëtytnive, më pas hapja e Shqipërisë me tregjet e huaja, kanë sjellë ndryshime jo vetëm në përmbajtjen e mjeteve të luftës kundër Syrit të Keq, por edhe në teknologjinë e sajimit të tyre.

Ndryshimi më i parë e më thelbësor është ngjitja e dordolecëve nga fusha në majë të pullazit. Funksioni i parë tradicional i dordolecëve ka qenë ai i të mbajturit larg të shpendëve që dëmtonin të mbjellat. Ata vendoseshin në mes të arave. Ishin të ndërtuar në mënyrë fare të thjeshtë. Një kapele, zakonisht prej kashte, një copë e hedhur mbi një kryq të drunjtë dhe aq. Tani dordolecët kanë fituar një funksion tjetër.

Ka edhe nga ata që ruajnë pozitën tradicionale në fushë, por shumicën e kemi hasur të vendosur nëpër shtëpi në ndërtim apo të porsandërtuara. Misioni i tyre ka ndryshuar nga trembës zogjsh në trembës të Syrit të Keq. Tani edhe mënyra e sajimit të tyre është më e komplikuar. Zakonisht më këtë gjë merren gratë dhe fëmijët.

Për t’i veshur dordolecët shërbejnë në radhë të parë rrobe të vjetra të shtëpisë, por edhe rrobe që blihen posaçërisht për ta te “gabi”, tregu i rrobave të përdorura. Shumëllojshmëria e mjeteve në dispozicion ka bërë që krijimi i tyre të jetë një akt i vërtetë, i menduar, njëlloj arti popullor që tashmë ka formën e tij. Madje, edhe njëlloj gare mes familjeve fshatare kush e kush e ka dordolecin më domethënës. Moti është bashkautori tjetër i kësaj krijimtarie.

Rrebeshet, ngricat, dielli, erërat e forta, të gjithë këto elementë bëjnë që dordolecët majë pullazeve të kenë jetën e vet me fëmijërinë, rininë, plakjen, vdekjen. Dhe pastaj, kur njëri prej tyre vdes, shpërbëhet atëherë, njësoj si në jetën reale, vendin e tij e zë një tjetër. Jeta majë çative vazhdon.

Duhet t’ia dimë për nder romëve dhe tregut të tyre të rrobave të përdorura lindjen e një fenomeni vetëm 20-vjeçar. Atë të vendosjes së lodrave prej pelushi dhe kukullave ndër shtëpi, vreshta, dru frutorë, skela ndërtimi. Deri në ’90, në kohën e varfërisë, askujt nuk i shkonte mendja që një arush prej pelushi, që mezi gjendej, ta çonte dëm duke e varur jashtë në oborr.

Kur togjet e lodrave të përdorura nisën të zmadhohen nëpër të gjitha tregjet e mëdha të Shqipërisë, atëherë, me siguri, dikush do të jetë kujtuar që një zakon të vjetër, kurbanin, ta kombinojë me mundësitë e reja.

Dhe kështu oborret fshatare nisën të mbushen me lloj-lloj personazhesh nga bota e përrallave. Unë nuk e di se sa rezultate ka dhënë ky lloj i ri kurbani me pak shpenzime. Të gjithë ata që kam pyetur, kanë ngritur supet thjesht: Eh, po ja kështu, na është bërë si zakon tani, jo se shpresojmë shumë prej tyre… Di të them vetëm se universi i krijuar prej tyre është fort i çuditshëm.

Vetëm në këtë botë, në të tretën, mund të shohësh një arush Tedi të mbërthyer me tel për veshi dhe që vazhdon të buzëqeshë duke shtrënguar fort një zemër të kuqe ku shkruhet “I love you”, vetëm në këtë botë të buzëqesh koka pa trup e një kukulle, vetëm në këtë botë një lepurush “jeton” në paqe megjithëse barkun e ka të shpuar tej e tej nga një goxha tel me gjemba.

Eshtë fare e qartë se besëtytnitë tona në shekullin e XXI janë vazhdim me mjete dhe mundësi të reja i atyre fort të vjetrave. Kurbani te ne ka qenë fort i përhapur. Dy besimet tona kryesore: krishterimi dhe islamizmi kanë një bazë të përbashkët. Bashkë me judaizmin ato quhen “abrahamike”, për shkak se të tre këto fe njohin Abrahamin (Avramin, Ibrahimin) si patriark të parë. Me Abrahamin zë fill historia e kurbaneve tona. Ky ishte një pronar bagëtish nga Uri, në Irakun e sotëm. Kishte një grua me një bukuri të rrallë, Sarën, e cila nuk bënte fëmijë.

Pikërisht prandaj mori një grua të dytë Agjarin, me të cilën pati Ismailin, të cilin kombet arabë e quajnë si themeluesin e tyre. Në pleqëri të thellë ndodhi një mrekulli. Sara e moshuar lindi një djalë. Atë e quajtën Isak (buzëqeshja e Zotit). Perëndia deshi të provonte dhe një herë besimin e thellë të Abrahamit, duke i kërkuar atij që të sakrifikonte pikërisht Isakun e lindur në ato rrethana të mrekullueshme. Abrahami u bind, por sapo po vriste të birin u shfaq një engjëll që i mbajti dorën. Ai e kishte kaluar provën.

Një nga festat tona më të njohura, Kurbani i Madh, apo ndryshe Kurban Bajrami është i lidhur pikërisht me theroritë që i duhen bërë Zotit. Në këtë rast një pjesë e mirë e mishit të therur duhet t’i ndahet familjeve në nevojë. Një zakon fort i vjetër është edhe ai i therorive në themelet e godinave. Legjenda jonë më e njohur, ajo e Rozafës, ka në qendër të saj pikërisht sakrifikimin e nuses së re në muret e kështjellës.

Në Berat, ura e vjetër e Goricës, e ndërtuar nga Kurt Pashë Vrioni në 1778, ruan në brendësi të njërit prej harqeve një kukull prej druri, një lloj imitimi të kurbanit njerëzor. Thuajse të gjitha ndërtimet e reja kanë në themelet e tyre gjakun e ndonjë dashi apo cjapi, brirët e të cilëve vihen më pas në ballë të shtëpisë. Aq e fortë është kjo traditë sa që ka nisur të përdoret edhe në nivele qeveritare.

Vetëm para pak vitesh, Pandeli Majko, ortodoks për nga origjina, asokohe ministër i Mbrojtjes, përuroi hapjen e punimeve për ristrukturimin e zyrave të ministrisë. Në sy të tij dhe të komandantëve kryesorë të ushtrisë u ther një goxha dash me gjakun e të cilit u lagën themelet. Të gjithë duartrokitën, askush nuk u çudit. Kjo gjë është fare normale.

Te të krishterët kurbani është më pak i përhapur. Krishterimi beson se nuk ka sakrificë më të madhe sesa ajo e Jezu Krishtit mbi kryq. Pikërisht prandaj edhe kurbanet “neë style”, që paraqiten në foto, janë më të përhapura në zonat fshatare myslimane, apo bektashiane. Megjithatë, kurbani në një formë tjetër haset edhe në malësi. Në ditën e Shën Kollit, për shembull, në fshatrat katolikë të Veriut theret një dash, që piqet për orë të tëra në hell. “Fërliku”, kështu quhet mishi i pjekur në këtë mënyrë, është një traditë që ruhet fort sot e kësaj dite.

Faik Konica shumë herë shkrimet e tij i mbyllte me këto fjalë: Kaqe për sonte se kam frikë mos ju zërë gjumi. U zgjatëm vërtet ca si shumë. Le të provojmë më mirë të udhëtojmë bashkë përmes botës tonë të tretë. E para, kjo që po jetojmë përditë, nuk është se po na kënaq edhe aq shumë.

Tekefundit, për ta rregulluar atë, kemi fare pak gjë në dorë. Sa për atë tjetrën, të dytën, botën që vjen pas vdekjes, nuk e dimë se si mund të jetë. Askush nuk është kthyer prej andej. Vetëm këtë të tretën e kemi në dorë vetë. E sajojmë dhe e rrotullojmë si të duam. Madje, edhe e zbukurojmë, e vizatojmë, e veshim dhe e mbathim. E ndërrojmë fare, po të qe nevoja. Në fund të fundit, ndonëse e mbushur me demonë, rreziqe e tersllëqe lloj-lloj, ajo është prapë se prapë një botë e bukur, fort e bukur.

Fatos Baxhaku
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besëtytni shqiptare Empty Re: Besëtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 17.11.11 11:18

BESTYTNIA

BESTYTNIA - eshte besimi (bindja) se disa ngjarje te vecanta ndodhin ne nje menyre qe nuk mund te sqarohen (shpjegohen) nga arsyeja apo shkenca; bindja qe, ngjarjet e tilla sjellin fat te keq apo te mire!

- Thuhet qe, nese te rrezohet pasqyra nga dora, bie ne toke dhe ajo nuk thehet, atehere kjo ngjarje te sjell fat te mire!

- Po te kaloi ndonje merimange e vogel neper trup thuhet qe eshte shenje gezmi, ai njeri do te gezohet (per dicka).

- Kur te kalon perpara nje mace e zeze eshte hidherim, atij njeriu do ti ndodh diçka e keqe.

- Kur te nget lemza, thuhet se dikush po te permend.

- Po erdhi laraska mbi pullazin e shtepise suaj, priteni se ju vjen ndonje mysafir ne shtepi!!!".

- Po të ju skuqet veshi do të thotë që dikush po fletë keq për Ty
( me këtë rastë nëse kafshoni flokun tuaj ai që është duke folur keq për ty në atë moment do ta kafshoj gjuhën e tij)

- Nëse të kruhet dora e djathtë do të marrësh para nëse e majta do të japësh
Nëse të fishkellon veshi i djathtë ndegjon jë lajmë të mirë nëse i majti një lajmë të keq...

- Nëse fishkellon natën demonet do t'i thrrasësh dhe do te vijne te vallezojne rreth teje
( Natyrisht që ti nuk i sheh ata)

- Nëse mbanë në xhep një lëkurë gjarperi je i mbrojtur nga çdo bestytni

- Nëse pall gomari tri herë është lajm i mirë, nëse pall pa ndërprerë është lajm i keq.

- Mos te hajme dicka prane nje grua shtatezene pa i ofruar edhe asaj, se perndryshe do te dhemb syri.

- Kam degjuar per kete bestytni kur hyne kiet (qete) ne oborr te gjithe çohen ne kembe .

- Nuk duhet te besh me gisht tregues kurrsesi ne drejtim te varrezave, e nese gabon duhesh patjeter te kaçish me dhembe gishtin e vogel derisa te ndjesh dhembje te madhe ne shenje pendimi...

- Nëse në një rast vdekje, në dhomën ku është kufoma, dikush teshtitet, atëherë ndonjë grua që është aty afërt, atij që teshtitet, do ti shqyej një pjesë të teshave, pasi që besohet se teshtitja do sjell edhe nje vdekje tjetër (e shqyerja e teshave, e parandalon).

- Poashtu, nuk preferohet që te shkosh diku mik, pasi që ke marr pjesë në një vorrim, pasi që besohet se sjell vdekjen e ardhëshme në atë shtëpi.

- Nese i preni thonjet te dores dhe te kembes per nje dite ju ndodhin gezime e hidherime per nje dite.

- Nese kur pini qumshte eshte i nxete shume dhe shtoni pak qumsht te ftofte, po ashtu gezime e hidherime ju ndodhin per nje dite.

- Kur ju lindin femijet kur mos perseritni emrin e dikujt nga familja qe ka pesuar ne lufte apo tragjikisht i ka ndodhur atij ma heret.

- Kur tju linde nje femije e qe deshironi te jete i zoti si dikush qe eshte i familjes apo farefisit, atij thuani le tja prese floket per here te pare kur eshte i vogel, ashtu behet i zoti si ai.

- Nese Pasqyrja te thehet Fati te shtyhet 7 vite ose Vdes Dikush

- Nese te kruhen veshet, dote bjen shi ate dite

- Nese te ferkohet dora e majt merr pare, ndersa e djathta jep para

- Kur nisesh per kurbet apo dikun larg, nese te hedhin do uje kthesh prape ne shtepi

- Nese doni qe nje person te mos vije te ju ja hedhe nje guri mbrapa ai nuk vjen me

- Kur ti largojsh enet nga sofra (tavolina) nese bjen nje luge mbare vjen nje musafir i mire, nese luga kthehet prape vjen nje musafir jo i mire?

- Nese te ferkohen kembet per mbrapa ke per te udhetuar

- Nese nje shtaze shtepiake te ngordh mos me varros, se nuk bene

- Nese te levizin (livritin) syte - Ke per te u hidheruar diçka

- Nese te ndezen ( te skuqen) veshet - Dikush po flet keq per ty

- Kur te ha dora e majte - Do Marresh Paraa

- Kur te ha e djathta - Do japesh para

- Te ha hunda - Do ziesh me dike

- Kur te ha kemba ( tabani i kembes poshte ) sikur te gudulisje - do besh rruge , do shkosh diku

- Kur te del nje puce ne maje te gjuhes te shajne me te drejte, kur te del anash te
kane sha pa te drejte...

- Kur te gjejne njerezit duke ngrene thojne te dashka vjehrra fort..

- Kush te merr ne telefon ne kashaten e pare te bukes eshte armik.

- Kur te bien pandoflat/kepucet/sandalet kryq njera mbi tjetren do besh rruge.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besëtytni shqiptare Empty Re: Besëtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 26.11.11 20:16

Kur te leviz syri - mos trego qe te leviz

Kur te kruhet vetulla do degjosh dicka surprize te mire ose te keqe.

Kur te bie luga ne toke - vjen nje femer e paftuar ne shpi

Kur te bie piruni - vjen nje mashkull ne shpi

Nese te fiket cigarja pa ndonje arsye fizike te dukshme - ta dredh partneri

Thyhet gota ne nje dasem/mbledhke/shpi - del syri i keq

Nese harron diçks/bluze/te mbathura ke shpia e tjetrit - do kthehesh prape aty

Nese negjon qyqe te kendoje qe ne mengjes - do degjosh vdekjen e njeriu te afert

Nese nderon vendin kur ha buke, nderon burrat - martohesh disa here

Kur kapesh tek ndonje vend - do te thote qe ke borxhe ne ate vend..

Kur u zgjidhet kepuca burrave - do te beje rruge te larget, ndofta jashte shtetit

Kur shkon ne nje shtepi dhe i gjen njerezit e asaj shtepie, ose ne cfaredo vendi duke ngrene - thone qe do te doje vjehrra.

Kur sheh ndonje njeri/femije te bukur duhet te kapesh hunden me dore qe te mos e marresh me sysh.

Kur te bie kripa ne tavoline do kesh fat sterr... te bardhe.

Kur le canten perdhe - te iken paraja nga duart.

Kur te ze lemza duke ngrene buke, te pergojojne.

Kur te skuqen veshet po te marrin neper goje ( flasin per ty )
Kurse kur ta ben ndonjehere veshi bizzzz do marresh ndonje lajm

Te vjen prane merimanga - merr lajme , po te jete kafe, lajm i mire, e zeze.. jo i mire

Kur hyn per te pare ne nje shtepi apo institucion, per fat te mire, hedh kemben e djathte te paren

Po u ule mbi fshese do lindesh vetem vajza (behet fjale per ato fshesat e vjetra jo keto me korent

Po nderrove vendin gjate bukes do nderrosh gruan/burrin

Kur te ecen njeri kembadoraz ne shtepi ..prite do te vijne njerez, miq nga larg ose per darke

Kur te bie glase zogu ne maje te kokes ke fat

Kur te vjen mize kali eshte lajm i mire

Kur shef nje kale te bardhe, i silesh tre here rreth se te plotesohen deshirat.

Kur thyhet dicka ne shtepi si psh ( gote, pjate ) ka shku e keqja me te, se dicka tjeter me e madhe ka dashte me ndodhe..

Me hane te re duhet te prehen floket, nqs do me te marr shendet.

Kur te pret rrugen nje mace e zeze – duhet me hedhe nje monedhe.

Po pive uje njekohesisht me dike do te vdesesh ne te njejten kohe me te...

Kur te hyn flutur ne shtepi, eshte shpirt njeriu. Nuk duhet vrare.

Kur ze me goje dike qe ka semundje te rende, duhet te levizesh nga vendi.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besëtytni shqiptare Empty Re: Besëtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 28.11.11 13:02

Kur flet per dike qe ka vdekur, duhet patjeter te thuash 'ndjese past' mbasi permend emrin.

Po te kapercyen kur je shtrire do ngelesh i shkurter...po te kapercyen dy here je m'rregull.

Grate me barre - Kush pelqen gjera te tharta do linde vajza.Kush pelqen te hidhura, djem.

Kur te betohesh hidh kripe ne zjarr qe mos te behet realitet.

Kur do qe te beje kohe e keqe hidh perjashta sheqer, kur do te beje kohe e mire hidh kripe.

Nuk duhet ta vrasesh gjarperin ne shtepi ose po e vrave ta hedhesh diku larg se ndryshe te vijne gjarperinjte e tjere

Kur kendon qyqja dhe kur kuisin (sikur lengojne) qente do te vdese dikush aty afer...

Kur le rubinetin e cezmes ne shtepi hapur ose duke pikuar, te iken bereqeti shtepise.

Po te kaloje macke zeze para nderro rruge qe te mos kesh tersllek.

Kur te urojne ditelindjen jo ne diten e lindjes do kesh vit te sikletshem.

Kur i ke vetullat shume te afruara me njera tjetren do te martohesh prane familjes, ndersa po t'i kesh larg, do martohesh larg. (Jo te hequra vetullat, por prej natyre)

S'ben te mbesin rrobat e hapura ne tel mbasi qe perendon dielli.

Nuk ben te shihesh ne pasqyre naten vone, dhe s'ben te lahesh ne
mes te nates..se te dalin xhindet

Kur ha buke thone .. dhe e harron kafshaten pa e ngrene ... thone dikush eshte ne gjendje te keqe financiare

Grate me nishan ne faqe jane fatkeqe

Vendos dy jastiqe dhe ne njerin vendos poshte nje gershere ( qe presim ) dhe tek tjetri thike . Ku te ulet gruaja qe eshte shtatezane do lindi : Gershera perfaqeson femer dhe thika mashkull.

Kur gruaja me barre nuk prishet ne fytyre kur eshte me barre, do te linde djale. Kur gruaja me barre shemtohet ne fytyre lind vajze.

Kur pergatitesh ne mengjes per te shkuar ne shkolle dhe te eshte grisur ose shqepur ndonje rrobe dhe te duhet ta qepesh, fut nje fije pe ne goje qe mos harrosh mesimet.

Nese do te shikosh si do te te ngjaje burri/gruaja, ngrihu me 3 te nates, zhvishu lakuriq dhe dil para pasqyres dhe do marresh nje imazh te ti/saj.

Nese sheh ne enderr naten e Shen-Valentinit nje vajze/djale ne menyre romantike, ajo/ai do te jete gruaja/burri yt.

Neqoftese heq nje fije floke dhe var nje unaze tek fija, mund te dallosh sa femije do kesh dhe cfare seksi do kene neqoftese rotullohet unaza ose leviz anash, kur unaza vjen poshte e larte ose edhe anash (si plus) femija del djale, kurse kur unaza lekundet ne forme rrethi eshte vajze.

Diten e Vitit te Ri, personi i pare qe te hyn ne shtepi (eshte mire te hyje me te djathten, perndryshe eshte ne bela ) "energjia" qe sjell percakton fatin qe do te kete familja gjate vitit. Nese eshte vit i mbare personi ka qene kembe mbare, nese jo, personi ka qene kembe ters.

Mos i hidh plehrat naten dhe as mos shkund mbulesen e tavolines (me therrime) perjashta naten dhe as mos i preni thonjte naten.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besëtytni shqiptare Empty Re: Besëtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 28.11.11 13:08

Kur mysafirit nuk i afrohet qeni ose femija i shtepise diçka s"eshte ne rregull

Kur vete ora 11:11 kap nje kopse (mundesisht te bardhe) shpreh nje deshire (me sy mbyllur) dhe do te te realizohet.

Kur shikon oren psh 12:12 ose 11:11 dikush po flet per ty

Kur e kafshon gjuhen do hash mish

Kur te kruhet dora e majte do maresh pare kurse e djathta do japesh

Tymi i cigares shkon te ai/ajo qe ka pare

Kur i vesh çorapet mbrapsh padashje eshte fat i mire per ate dite.

Thone qe kur do te teshtish por nuk te del teshtima, dikush ka ndjenja per ty po nuk ti shpreh dot!

Floket dhe thonjte nuk duhen prere kurre te dielave.

Nqs dikush varroset te henen anetaret e familjes duhet patjeter te bejne "kurban" (te therrin) edhe tre gjallesa te tjera sepse perndryshe brenda nje viti do te degjojne per tre vdekje te tjera te aferta.

Kur te ze lemza kur je duke ngrene buke, te kujtojne per keq; pas buke te kujtojne per mire.

Kur flet per nje njeri dhe ai duket pas pak kohe dmth qe ke thene te verteten.

Kur ne shtepi te ka ardhur dikush qe ka sy (ne kuptimin qe te merr mesysh) eshte shume mire nqs aksidentalisht te thyhet ndonje gje (se plas syri i keq).

Kur fshin apo pastron shtepine femija beju gati se vijne miqte

Kur te vjen dikush ne shtepi e te gjen duke grene do te thote qe at person e do shume vjehrra

Me tu krujt dora e majte jep lek e djathta merr lek

Me tu skuq veshi i majte te shajne keq kurse i djathti do te thote se po te lavdrojne.


Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besëtytni shqiptare Empty Re: Besëtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 29.11.11 8:23

BESTYTNI APO TE VERTETA

Sa e sa herë na ka ndodhur që gjyshja apo dikush tjetër te na tërhiqte vërejtjen kur tentonim që një veprim të zakonshëm ta kryenim në kohë të "pazakonshme".

Po ju sa herë deri tani keni patur rastin t'i dëgjoni vërejtjet e llojit: "Mos u shiko në pasqyrë natën", "Mos puno se është e Xhuma", "Mos e zbath vetëm njërën çarapë se..." etj etj.

Ardhmëria (fati dhe fatkeqësia) edhe sot e kësaj dite, krahas zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë, mbetet e panjohur në po atë masë sa ishte edhe në kohët e civilizimeve të lashta.

Kujdesi që të evitohet fatkeqësia, gjegjësisht që të arrihet deri te fati, bëri që njeriu gjatë gjithë këtyre shekujve në çdo pëllëmbë të tokës, t'i ruaj në traditën e vet këshillat bestyte nga të parët e tij. Kështu bestytnitë me shekuj e shekuj ndikuan në psikën e njeriut.

Historiani T. S Noulson bestytnitë i klasifikoi në tre kategori:

a). Bestytnitë që kanë të bëjnë me veprime të ashtuquajtura detyruese e që manifestohen në formë të bindjes se individit do t'i ndodh ndonjë fatkeqësi nëse e kryen veprimin e caktuar.

b). Bestytnitë që shprehen me anë të kryerjes së rtualeve të caktuara specifike ose fetishizmit të mjetit të caktuar, e që më vonë sjellin deri te rezultati i kërkuar.

c). Leximi i shenjave djhe komentimi i parashikimeve të cilat na bëjnë me dijepër pritjen e ndonjë ndodhie.

Komentimi i bestytnive që do ta përshkruajmë këtu mirret vetëm si një gjë argëtuese, dhe nëse dikuj i shkonë ndërmend se po bëjmë manipulime pseudoshkencore me frikën dhe mosnjohuritë e njeriut, gabon.

Në fund të fundit, vet zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë, si duket është fajtor për rrënjëzimin edhe më të madh të këtyre dukurive, ngase mos harroni, për shkencën e djeshme kjo e sotmja ka qenë bestytni pseudoshkencore ...po ajo e nesërmja...!?

Nëse pa paragjiykime dëshironi të argëtoheni disa çaste, ja disa këshilla që i mblodhëm kohë më parë nga tradita mjaft e pasur e popullit tonë.

Alfabeti i bestytnive

---Nusja e re në shtëpi të burrit në ditën e martesës, duhet të hyjë (ta shkelë pragun) me këmbën e djathtë, në të kundërtën harmonia e familjes do të shkatërrohet që nga ai çast. ---Poashtu me të dy duart (ndonjëherë të lyer me mjaltë) duhet ta prekë pjesën e sipërme të derës-që jeta e çiftit të ri të jetë e ëmbël, e lumtur dhe në harmoni me anëtarët tjerë të familjes.

---Bombonet, orizi, gruri e drithërat tjera që i hudhen nuses (apo ndonjëherë çiftit të ri) kanë për qëllim që trashëgimia e tyre të jetë e suksesshme.

---Nëse gërshërët biejnë nga dora dhe ngulen në dysheme-është shenjë e grindjes së shpejtë e anëtarëve të asaj familjeje.

---Ena që rastësisht thehet në kuzhinë paralajmëron fat të befasishëm për atë familje, ndërsa nëse fotografia apo gjësendi bie nga muri rastësisht, pritet një fatkeqësi e madhe për shtëpinë.

---Po qe se e theni rastësisht pasqyrën, atëherë thonë se në shtatë vitet e ardhëshme do të jeni i pafat!
-Fatkeqësi sjell gjithashtu edhe ajo nëse e harroni çadrën hapur në shtrat, çadrën e mbyllur dhe nëse luani me gërshërë pa prerë asgjë.

---Nëse në të njëjtën kohë i preni thonjtë edhe të këmbëve edhe të duarve, në të njëjtën ditë do të keni edhe gëzim edhe hidhërim.

---nëse gjethja nga druri vetvetiu bie dhe prek supin tuaj të majtë-mund të pritni së shpejti një fat apo gëzim të madh.

---Fëmija, nëse vetvetiu merr fshisën dhe fillon ta fshijë dhomën, mund të pritni ardhjen e një mysafiri nga larg. E njëjta ndodhe edhe nëse e harroni (mbetet gjatë) lugën nën sofër. -Thonë se do të takohesh me dikë nëse faqja ju kruhet, syri i djathtë nëse ju kruhet sjell gëzim, ndërsa i majti lotë.

---Nëse ju tingëllon veshi i majtë mund të pritni lajme të këqija, ndërsa i djathti sjell lajme të mira.

---Lemza nëse ju ngacmon intenzivisht, është shenjë se dikush pandërprerë në ju mendon, dikush që ju do me zemër.

---Nëse dëgjoni gjelin që këndon në mesnatë-pritet një rrezik i madhë për zotin e shtëpisë në oborrin e të cilit ndodhet gjeli, ndërsa këndon në orën 12 apo pak para mbrëmjes, atëherë paralajmëron fat të papritur.

---Kur ju kruhet dora e djathtë-është paralajmërim se do të jipni (te disa e kundërta) para, ndërsa e majta se do të merrni para.

---Po qe se nga shtrati zgjohesh dhe shkel me këmbën e majtë, tërë ditën punët mbrapsht do të vejnë.

---Shumë njerëz në mesin tonë besojnë se vetëm në mëngjes njeriut i ndahet fati, prandaj duhet zgjuar sa mëherët!

---Nëse në majë të gjuhes ju paraqitet ndonjë puqërr, dikush është duke ju sharë prapa shpine, e njëjta vlen edhe nëse ju skuqet veshi i majtë, ndërsa i djathti do të thotë lavdërimin që dikush ju bën.

---Nëse syri vetvetiu loton, apo tymi vazhdimisht hyn në sy, do të thotë se dikush është përmalluar për ju. Gëzim sjell edhe nëse mjekrra ju kruhet.

---Ilirët kanë besuar se nëse lëshohen gjarpërinjtë nëpër trupin e femrave pa fëmijë, ato do të mbarësohen në natën e parë të fjetjes me burrin.

---Vënia e dorës gjatë gogësimit nuk është vetëm mirësjellje bontone, por atë e bëjnë shumica ngase janë të bindur ngase përmes gojës hyjnë shpirtërat e këqinj.

Bimët dhe bestytnitë

Asarum europaeum është një bimë që në gjuhën tonë quhet kopedan, bartlyeni, helmetun etj. Kryesisht përdoret si "bar Shëngjergji". Në Marec, lidhur me këtë bimë, ekziston bestytnia se kjo bimë mbron nga qeniet e këqija. Ja si është tregimi në origjinal:

"Dy shtriga ishin kan'nisë me hangër ni fmi. Kur hynë n'aborr, hetuen se kalit i kish pas met n'thunër do helmetun. Si e panë kit bari ikën, se ku ka helmetun nuk muj'bajnë keq."

Gështenja, ndryshe në popull quhet kshtajë, kështajë. Arbreshët e Zarës e quajnë maron. Në rrethin e Strugës është zakon që natën, kur të hyjë dhëndëri, në darkën e parë me nusen, përveç ushqimeve tjera, të ketë edhe 7-8 kokrra gështenja të ziera a të pjekura. Nëse nusja nuk bën fëmijë, atëherë ajo zgjohet te ndonjë gështenjë dhe lutet për të qenë fertile. Ndërsa për ditën e Shëngjergjit dilet në pyll në të ashtuquajturat "panagjire të gështenjave" në shenjë gëzimi për ditët e bukura pranverore dhe me dëshira për verë të frytshme.

Qershija, nuk bën të prehet ngase në këtë botë paska ardhur me njëqind besa. Ajo bën me u përdorë vetëm për urë dhe vig, për shpi kurrë. Kjo bindje ekziston në Llap, ndërsa në Tepelenë, ditën e vitit të ri dhe në ditën e ujit të bekuar, hidheshin në zjarr bisqet, copat e shkopinjtë e qershisë, ndërsa hiri i tyre hidhet më pastaj në vreshta.

Thana - Në shumë vise besohet se thana është bimë e mallkuar nga ana e Profetit, ngase e ka penguar atë përderisa ai kishte tentuar të ikte nga çyfarrët. Ai i kishte thënë thanës: e para lulofsh, e mrama i piqsh, dru kurrë mos u bofsh!.

Në rrethin e Strugës dhe Kërçovës për Ditën e verës (14 mars), në hyrje të shtëpive dhe kasolleve të bagëtisë vihen rrema thanash. Në mëngjes herët, të nesërmen i pari që zgjohet nga gjumi, i merr rremat e thanës dhe me to zgjonë nga gjumi anëtarët tjerë, duke filluar nga më i riu i familjes, dhe duke uruar "si thana qi asht e fortë ashtu tëi t'jesh i fortë, si thana qi ka shpërthy, ashtou tëi shpërthejsh". E tëra kjo bëhet që anëtarët e familjes vitin e ardhshëm të jenë më të shëndetshëm, më të fortë dhe fatlumë.

Ftoi, Në shumë vende të Kosovës natën e Shëngjergjit dredhin penj të bardhë e të kuq, i lënë tërë natën në degë të ftoit ose edhe të kaçës, të nesërmen i marrin dhe ua vëjnë djemve dhe vajzave në qafë, ngase e kuqja dhe e bardha simbolizojnë shëndetin.

Daucus carota L. Bimë e cila në gjuhën shqipe quhet karotë, në disa vende të banuara me shqiptarë quhet edhe lulenjerëzie, luleperde, lulemarrje, lule e marrës, lulebereçeti, luleturpi etj. Emërtimi i kësaj bime vjen nga bestytnia duke u bazuar në pjesën qendrore të lules e cila është me ngjyrë të zezë dhe e cila "dikur o kanë ma e madhe e tash o zvoglue shum, se ka hupë marrja te njerzija, tue hup kto, hupë edhe t'zezt e lulës".

Ahun s'e vret 'reja

Ahu, në Llap e preferojnë si mriz hijen e ahut, sepse ekziston bindja se "e ka hijen e shndoshë dhe ahin nuk e vret reja".

Fiku, është interesante se në Myzeqe, në ditën e lehonisë, gruaja që nuk kishte gji shkonte bashkë me një shoqe me fëmijë, te një fik. Gruaja lehonë kapte degën e fikut ndërsa shoqja e pyeste: Çfarë tund? Lehona përgjigjej: "Un tund fikun, fiku tund dheun, dheu tund detin, deti bie bulmetin (qumështin e gjiut).

Frashëri, Shumëkund besohej se frashëri ka fuqi magjike për të absorbuar shikimin "e syrit të keq", prandaj nga ky dru u bënin fëmijëve krahosha apo m'syshe që u vareshin me dyll në flokë. Po për të njëjtin qëllim edhe zgjedhat i bënin nga i njëjti dru.

Shpendra, shumëkund quhet edhe shpinël, kukuretë, kukuraqe, kukurek, taçe, kolonec, vuzhë, verboz, shpendve, etj. Në anën e Strugës Ditën e verës fëmijët dalin në fushë për të mbledhur lule dhe shpendra. Luleve u marrin erë, kurse shpendrat i përdorin për t'i fërkuar sytë, që t'i kenë të shëndoshë, meqë besohet se kjo barishte i mbron ato.

Në Kosovë fëmijët sjellin nga fusha përplot buqete të shpendrës dhe i stolisin shtëpitë dhe oborret në shenjë gëzimi për kthimin e ditëve të nxehta dhe të gjelbërimit.

Arra, në shumë vende besohet se nuk është mirë të mbillet, ngase kur bëhet e gjerë sa koka e atij që e mbolli, ai vdes. Në Llap besohej se "nder arrë nuk asht mirë me flejt, as me nejtë e as bunar ngat saj me ba. Edhe në rrethin e Kërçovës ekzistojnë bestytnitë që i përkasin anës dhe ato zakonisht i mbjellin pleqtë ngase nji i ri nouk bon ta mjelli, se kour të rreitet arra e të trashët sa qafa e atij qi e ka mjellë, qatherë vdes ai".

Ka gjasa që këtë bestytni ta kenë përhapur maqedonët dhe serbët, ngase ata vet e mbjellin me dorën e tyre. Përndryshe arsyeja do të ishte ngase arra në njëfarë mënyre është "pompë natyrore" dhe nga thellësitë e mëdha e thith ujin. Kështuqë në kohën e thatësirës, vendi ku ndodhet bima e arrës ka lagështi natyrore. Këtë e dijnë popujt tjerë.

Në Myzeqe, me gjethet e njoma të arrës shtronin dyshek që t'i largonin të ligat nga trupi dhe të jenë të shëndetshëm e ta kalojnë verën si gjethja e arrës. Këtë e bënin në muajin maj.

Molla, edhe me mollën lidhen mjaft bestytni. Njëra nga do është molla e dasmës. Merrej molla në shtëpi të nuses dhe bartej gjer në shtëpi të dhëndërit. Në oborrin e tij hudhej, dhe ai që do ta kapte atë mollë, mendohej se do ta përcjellte fati e lumturia.

Në kaptell të djepit gdhendeshin molla, qershia e frutat tjera, të cilat kishin domethëniet magjike që tregonin se fmija t'jetë i shnoshë si molla, i hjeshëm si kukrra e çurshisë, ndërsa të njëjtat motive mund t'i hasnim edhe te arkat e nuseve, që ato të kenë sa ma shum thmi t'shnoshë e t'hieshëm si pem't.

Në Myzeqe të vdekurit i viheshin mollë ndër duar që t'ua japë fëmijëve që e presin në të andejshmën kur të vejë. Rëndom mollët i jepte një nënë zemërdjegur që i kanë vdekur fëmijët e saj, e cila vajton me zë dhe e porositë që t'ua japë fëmijëve të saj në atë botë.

Neottia nidus-avis Rich, në gjuhën shqipe quhet neoti, bar'ethç, ethç, ethc, ethacak, hethacak etj. Nga emertimi shihet se në shumë vende besohet se nëse i jipet bagëtisë kjo bimë për Shëngjergj, i shtin gjanë të ethën çpejt. Borziloku, ndryshe quhet edhe vasilikon, fesligen selfen, sefian, sefergjen, busule, lul'bojsilek, fesilgjen etj.

Në Myzeqe besohej dhe ishte zakon që pasi të rregullohej i vdekuri, i vihej nën krye jasteku i mbushur me borzilok që të pushonte me erën e këndshme të kësaj bime. Pas disa ditësh rrobet e të vdekurit laheshin dhe pastaj spërkateshin me ujë borziloku.

Në ditën që, për së dyti, martohej burri ose gruaja, e spërkaste varrin e ish partnerit me ujë borziloku që të mos dëshpërohej për martesën që po e bënte i shoqi ose e shoqja.

Ulliri, E ka hijen e Zotit, e nuk bahet lugjat. Në Myzeqe besonin se ulliri është pemë e bekuar nga perëndia ngase jep vajin për ushqim dhe krezm (vaj i shenjtë). Dega e ullirit futej në varr të njeriut, të mos bëhej kokuth (lugjat), ngase pranë e ka hijen e zotit, që lufton ngjalljen për kokuth. Në Berat, për ditën e Shëngjergjit nëpër shtëpi e kasolle të bagëtisë vënin degë ulliri.

Ononis spinoza L, kalmuthi. Ndryshe quhej edhe nevestër, ferribujkë, lamuth, caboketh, therranuse, ferrënuskë, gjuhënuse, therrë (thue) mace, barlugati, cronikth, etj. Rrënja e kësaj bime vendosej mbi derën e shtëpisë, ngase besohej se mbron për mos me hi lugati. Gjembi i bimës qepej nëpër tesha që baheshin përçdo ditë - shko ku t'duesh, se s'ki frigë ma pej lugati. Kjo bestytni ishte më dominuese në Klinë dhe rrethinë.

Kumbulla, në rrethin e Kërçovës, të Llapit dhe në disa vende të tjera, besohet se nëse femra e han frutin "binjak" të kumbullës lind fëmijë binjakë.

Shega, te shqiptarët e Çamërisë vjehrra ia jipte nuses një kokërr shege, të ndarë në katër pjesë, të cilat nusja i përplaste me forcë në mur, që kokrrat të shpërndaheshin. Të pranishmit atëherë uronin: "Të jesh e plotë si

Duke e përfunduar për këtë numër, të dashur lexues, dëshiroj që të jeni të shëndoshë si molla, të hieshëm si kokrra e qershisë e të plotë si shega,

Së bashku jemi më të fortë dhe më lehtë do të mund t'i përmbledhim të gjitha bestytnitë në një vend që ndoshta një ditë do të jenë të rëndësishme dhe të nevojshme për ndonjë punim etnografik.

Nuk është me rëndësi se a kanë të bëjnë ato me bimë, shtazë a gjëra e sende të tjera. Ne tashmë disa numra po mundohemi t'i përmbledhim aq sa premton hapësira e kësaj reviste.

Këtë herë në përgatitjen e këtyre bestytnive na shërbeu libri i pazëvendësueshëm i Shefki Sejdiut, Fjalorth Etnobotanik i Shqipes.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besëtytni shqiptare Empty Re: Besëtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 30.11.11 15:00


LULET DHE BESTYTNITE


Kudo në botë besohet se muaji i mjaltit paraqet fazën kalimtare mes çiftit të ri dhe bashkëshortëve. Në muajin e mjaltit shkojnë si "çift i ri "dhe kthehen si "Burrë dhe grua". Për këtë shumë besojnë se themelet e fatit të ardhshëm vendosen pikërisht në ditët e muajit të mjaltit. Që "hapi" i parë të jetë fatlum dhe i mbarë, shumëkund preferohet ndihma magjike e luleve...

"La fluer que tu m'avais jetee ", janë këto fjalë nga aria e njohur muzikore, e që në përkthim do të thonë : "Lulen që ma gjuajte ti", fjalë të cilat i flet romja e bukur Carmen, personazhja kryesore në operën e njohur të Bizetit me emër të njëjtë. Si duket Karmen e dinte mirë se çfarë roli të rëndësishëm kanë lulet në joshje të dashurisë. Romja e bukur, Karmen, arriti t'ia pushtojë zemrën djaloshit Don Josea duke ia lënë një lule të cilën ai do ta ruaj gjer në vdekje.

Për gjithë ata që dëshirojnë t'ia fitojnë zemrën dikujt, le ta përcjellin shembullin e romes Karmen dhe le t'ia dhurojnë partnerit të tyre trëndafilin e portokalltë. Me këtë ju mund ta shtyeni partnerin që t'ju bëhet besnik dhe xheloz nga dashuria e madhe.

Sipas një besimi të vjetër hebrej - kabalës, hithi jo vetëm që kur e mbledh t'i përcëllon duart, por e përcëllon dhe ndez edhe zemrën e personit të cilin dëshirojmë ta pushtojmë. Rituali bestyt që hebrenjtë e vjetër e përdornin është si vijon: " Duhet të pritni agun e mëngjezit, të merrni pak karafil, dhe në ujë të njelmët vendosni pak gjethe hithi dhe këto duhet t'i zieni. Pasi të ftohet uji, vendosini në të lulet e karafilit. Lëngun e përfituar duhet ta përdorni deri para agimit pasues, në të kundërtën rituali e humb efektin dhe mund ta përsëritni vetëm pas shtatë ditëve."

Lulja e portokallit për martesë të lumtur


Edhe me fjalën martesë lidhen shumë rituale bestyte. Nënat sa e sa herë i këshillojnë bijat e tyre me fjalët: "…bëje këtë, mos e bën atë…", me qëllim që ajo ta ketë martesën sa më të lumtur. Njëra prej bestytnive nga më të përhapurat në botë është kjo: "Në buqetën e luleve që dhëndri ia dhuron nuses, duhet të figurojë edhe lulja e portokallit.

Për këtë qëllim bën të përdoret edhe lulja e limonit, pasi që për nga natyra është përafërsisht e njëjtë me lulen e portokallit." Në disa vende, p.sh. në Skotlandë, në buqetën e çiftit të ri bashkëshortor figuron edhe gjethja e bimës kamelia (Camelia japonica), bimë e përafërt dhe e familjes së njëjtë me bimën Camellia sinensis, të cilën e adhuron shumë populli ynë, mbase pa vetëdije. Përndryshe kjo bimë te ne është e njohur me emrin "çaj i rusit", çaj ky që përfitohet nga gjethet e kësaj bime.

Në disa vende si p.sh. në veri të Francës, në buqetën e luleve të çiftit të ri, vendoset edhe guri i shkëmbinjve kristalorë. Përderisa kamelia simbolizon besnikërinë, guri i shkëmbinjve kristalorë simbolizon dashurinë e pastër dhe të fortë. Lulja e portokallit (ose limonit) simbolizon çiltërsinë dhe virgjërinë e nuses, por njëherit këto paraqesin edhe lulet më të adhuruara të perëndeshës së dashurisë -Venerës.

Fryti i portokallit, gjegjësisht i limonit, të cilat u sollën në Europë nga lindja para rreth njëmijë vjetëve, konsiderohej si simbol i plleshmërisë vetëm e vetëm për shkak të farave të saja që përmban. Për këtë arsye, në vendet e lindjes, si p.sh në Kinë, po t'ia dhuroje ndonjë vajze një fryt portokalli, nënkuptohej sikur t'i ofroje martesë.

Cila bimë guxon dhe nuk guxon të ndodhet në dhomën e qiftit të ri

Bima luleberonja (Ilex aquifolium), e cila ndryshe në popull njihet edhe me emrat ashe, dushk i egër, lar i egër etj, si dhe bimët lule Shëngjergji (Convallaria maialis ) dhe begoneja, nuk bën të ndodhen në dhomën e çiftit të ri. Lule Shëngjergji është bimë helmuese. Luleberonja, nga vetë emri - beronjë, që do të thotë shterpë, pastaj me po këtë emër quhet edhe gjarpëri i hollë e i gjatë që i mbështillet njeriut a shtazës përreth kur do ta hajë, është sikur të gjitha bimët tjera me therra, dhe shumëkund në botë ekziston bindja bestyte se me këtë bimë kanë lidhje shpirtat e këqij dhe të parahatshëm.

Me siguri edhe te ne ekziston kjo bestytni, pasi që bima në fjalë është emërtuar me po atë emër. Përndryshe këto bimë i simbolizojnë lulet e dashurisë së fshehtë dhe shpesh janë pjesë përbërëse të kurorave me lule që vendosen në varre. Prandaj këshillohet që për martesë sa më të lumtur të zgjedhen bimët diellore si trëndafili, etj.

Nëse dëshironi që edhe të pranishmit në dasmë të ndiejnë dashuri dhe që shikimet e dasmorëve mes vete të shndërrohen në "shigjeta të Amorit", vendosni në tavolina vazot në të cilat ndodhen trëndafilat e kuq dhe kokoçelat, të cilat lehtë mund t'i gjeni në muajin qershor - shtator, nëpër ara me grurë.

Kokoçeli (lule gruri) ka ngjyrë të kaltër dhe simbolizon besnikërinë e që efekti të jetë më i madh, që buzëqeshjet dhe shikimet e të pranishmëve të shndërrohen në dashuri, në vazo vendoset edhe një copë e vogël hekuri të magnetizuar, i cili në kohët e hershme simbolizonte fatin në dashuri dhe neutralizimin e ndikimeve negative, përderisa bakri e simbolizonte forcimin e ndikimeve pozitive. Nëse e vendosni trëndafilin e verdhë në vazo, do t'i ndihmoni rritjes së xhelozisë mes të pranishmëve.

Muaji i mjaltit

Kudo në botë besohet se muaji i mjaltit paraqet fazën kalimtare mes çiftit të ri dhe bashkëshortëve. Në muajin e mjaltit shkojnë si "çift i ri "dhe kthehen si "Burrë dhe grua". Për këtë shumë besojnë se themelet e fatit të ardhshëm vendosen pikërisht në ditët e muajit të mjaltit.

Që "hapi" i parë të jetë fatlum dhe i mbarë, shumëkund preferohet ndihma magjike e luleve. Në valixhet e çiftit të ri shpesh vendosen disa lule e gjethe të bimës mare (Artubus), pastaj të bimës lulëkuqi i egër, bimë këto më të dashura të Giusepine Beauharnais-it, apo Xhozefinës së njohur, para së cilës u përkul Napoleon Bonaparta.

Në këtë udhëtim ndihmon edhe gjethja e urthit (hedera helix) e cila shkon zvarrë nëpër mure të shtëpive dhe ndodhet në shumë oborre këtu në Kosovë, pastaj edhe gjethja e dafinës, e cila ka aromë të këndshme dhe të cilën amviset e vendosin në gjellëra.

Gjethet e bimës dafinë (Laurus nobilis) rriten në vende mesdhetare, por këtu te ne mund të blehen në shumë supermarkete e shitore të tjera ushqimore. Përndryshe popujt antikë këtë bimë e konsideronin si bimë triumfi mbi kundështarrin. Për këtë kurorat triumfale të popujve antikë stoliteshin me gjethet e dafinës. Përndryshe besohet se kjo bimë mbron edhe nga fatkeqësitë.

Mbase kjo bestytni ka marë hov nga tregimi i natyralistit të vjetër Latin, Pliniut, për pulën që kishte rënë nga lartësitë e mëdha qiellore prej kthetrave të shqiponjës dhe kishte shpëtuar e palënduar fare. Në gojë pula mbante gjethen e bimës dafinë.

E tëra kjo kishte ndodhur para vajzës Livie, të fejuarës së sundimtarit August. Për këtë ata në oborrin e tyre kishin mbjellur drurin e dafinës, dhe lidhja e tyre martesore njihej si lidhja më e fuqishme e dashurisë në historinë e njerëzimit.

Nata e parë e dashurisë

Venera (Afërdita), njihet si perëndeshë e njohur e dashurisë dhe, sipas legjendës, ajo është lindur nga valët e detit të plleshëm prej organeve mashkullore të Uranit, të cilat në atë det i hudhi Saturni. Përndryshe, Venera ishte gruaja e Vullkanit, mirëpo dashuronte Marsin…

…e që nata e parë bashkëshortore të jetë e përsosur, në shumë vende në botë i vendosin vazot me jasemine (Jasminum officinale) nga ana e jashtme e dritares, bimë e cila simbolizon ndieshmërinë aromatike, e pranë saj vendosin edhe një copë të shkëmbit kristalor dhe ujin e njelmët. Po t'i bëjnë gjitha këto, besojnë se fati do të flejë në krevatin e çiftit bashkëshortor gjer në amshim.

Lulet dhe shëndeti

Periudha më e ndieshme për shëndetin e femrës është periudha e shtatzënësisë, pastaj ajo e lindjes dhe menopauzës. Në shumë vende besojnë se kalendula mjekësore - (Calendula officinalis) është parashenjë e mirë për jetë të re, e cila simbolizon optimizmin dhe ia bartë fatin fëmiut.

Për këtë ndihmon edhe trumëza si dhe temjani, të cilat relaksojnë, për çka i përdorin edhe budistët gjatë meditimeve të tyre. Gjatë periudhës së lindjes, shumë popuj preferojnë që pranë nënës së ardhme të ndodhet një kalli gruri - si simbol i plleshmërisë, pastaj kalendula mjekësore me optimizmin e saj, si dhe karafili i bardhë me çiltërsinë që sjell. Në menopauzë ndihmojnë petalet e kurorës së trëndafilit për t'mos ju humbur sharmi, si dhe kalendula mjekësore që mos ta humbni besimin.

Numri shtatë për sukses në punë, mësim dhe në provime

Në shumë vende simbol i suksesit dhe i fatit të mirë është numri shtatë. Prandaj për sukses në mësime dhe punë mund t'i merrni shtatë kokrra të misrit dhe një kalli të grurit (bën edhe ndonjë tjetër drith).

Drithërat janë simbolet më të vjetra të plleshmërisë, suksesit dhe përparimit. Nëse i shtoni këtij kombinimi edhe gjethet e bagremit (drizës së butë), shumë më tepër do të shtohet përqëndrimi juaj. Në vendet perëndimore bagremi përdoret si bimë për t'i ndarë dy shiritat e autoudhëve, ngase kjo rritë dhe forcon reflekset e shoferëve.

Nëse dëshironi të bëheni më të qëndrueshëm, mos e harroni thënien: "i fortë është ai të cilin e rrahin shpesh erërat", prandaj nëse dëshironi ta rritni qëndrueshmërinë tuaj, merrni edhe një copë shkëmbi të cilin shpesh e rrahë era. Mos harroni edhe këtë: punoni vyeshëm dhe mësoni!

Ndërsa sa i përket fatit në punë dhe punësimit, le t'ju kujtohet një film i vizatuar nga repertoari i Walt Disneyit, shotanit miliarder dhe centit të parë të tij. Dizni e respektoi këtë bestytni antike dhe e përgatiti këtë film vizatimor. Pra, merrni një monedhë të vjetër metali dhe vendoseni në letrën shtatëshe karo, të lakuar përgjysmë.

Monedha e vjetër jashtë qarkullimit në vete ka mbledhur energjinë e shpresës së pasurimit në duart e miliona njerëzve, ndërsa shtatëshja karo është simpol i suksesit në punë. Dhe para se të dilni nga shtëpia, vendosni këtë "hajmeli" në çantën tuaj. Në fund të fundit, dëme nga kjo nuk do të keni.

Ndërsa për përparim në karierë ju nevojiten njëzet para të letrës jashtë qarkullimit. Në to vendosni pak anilinë apo kumin (Carum carvi) të kuq në pluhur, si dhe tri gram të bimës ndërgishte (Potentilla anserina) e cila e rritë efektin e parave fatsjellëse. Këto bimë mund t'i gjeni nëpër supermarkete apo në barnatore bimore.

Me siguri nëpër shitore dhe barnatore shpesh keni parë vazo me lloje të ndryshme të fierëve. Ndoshta pa vetëdije, e ndoshta kjo si fshehtësi, të cilën ne do t'ia shpalosim lexuesve të Mjellmës. Fieri e simbolizon pasurinë. Me shekuj është transportuar përmes karvaneve nga lindja dhe një kohë kishte vlerë sa të arit.

Nëse vendosni në një strajcë të lirit përzierjen e fierit (çfarëdo lloji qoftë), të farave të një limoni dhe të disa kokrrave të kripës së detit, dhe këto i lëmoni çdo mëngjez posa të zgjoheni nga gjumi, atëherë do ta keni një ditë të qetë. Forcën e oqeanit ju jep kripa, pasurinë fieri, ndërsa kthjelltësinë dhe plleshmërinë e fitoni nga kokrrat e limonit.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besëtytni shqiptare Empty Re: Besëtytni shqiptare

Mesazh  Luli prej 02.12.11 8:34

Njeriu gati gjithmonë ka bërë përpjekje që t'i përcjellë shenjat dhe porositë e fshehta shumëkund, dhe këto më pastaj t'ia përcjellë gjeneratave pasardhëse përmes traditës, zakoneve e riteve.

E tëra kjo, dhe të tjerat bestytni, me siguri lindën si nevojë e njeriut që në situatat e zakonshme ta ketë një shkop magjik që do t'ia rregullonte jetën.

E ky shkop magjik, në veçanti do t'i nevojitej gjinisë femërore, për ndoshta ndonjë simpati të fshehtë, për martesë të lumtur, shëndet, punë etj. Etj.

Ne do t'ju përshkruajmë këtu disa bestytni që lidhen me bimët e ndryshme te ne dhe në botë.


Si të dashurohet marrëzishëm

Kudo në botë, si dhe mes nesh, ekziston bindja se nëse dikush gjen tërfillin me katër gjethe, do të ketë fat të pakufishëm. "Ai që gjenë tërfojë me katër fletë ka fat", thonë kudo në Kosovë.
Studentët, tërfillin e gjetur me katër gjethe e vendosin në indeks.

Nxënësit, nëpër fletore, përveç zemrës, e vizatojnë edhe tërfillin me katër gjethe. Në djep, përveç dekorimeve të tjera, shpesh haset edhe tërfilli me katër gjethe.

Kudo në Kosovë besohet se e mbron fëmiun nga "syri i keq". Në vazhdim po ju përshkruajmë një ritual bestyt që aplikohet ndër shqiptarë e që ka të bëjë me tërfillin me 4 gjethe dhe dashurinë.

Për të bërë që të dashurohet në juve personi, të cilit ia keni hedhur syrin, gjejeni një tërfill me katër gjethe dhe jipjani priftit që ta vendos në potir me oste (potir - kupë për verë; oste - nafora në kishën katolike, vër.jonë), për 39 ditë. Ditën e katërdhjetë prifti ju kthen tërfillin dhe ju bekon. Me atë tërfill, kur e prekni personin që e doni, ai do të dashurohet marrëzisht në juve.

Për ju që nuk keni fat ta gjeni tërfillin me katër gjethe, ja një mundësi tjetër për ta bërë për vete njeriun që e simpatizoni fshehurazi. Merrni (natën vonë) tre lule të barpezmit me njëmijë gjethe, vendosni në një strajcë dhe mbani me vete gjersa ta takoni personin që e simpatizoni.

Sipas një bindjeje, në ishullin Rodos, besonin se Venera, pasi që kishte dalur nga deti, ishte shtrirë pranë barpezmit me njëmijë gjethe dhe ia kishte dhuruar forcën e zgjimit të ndieshmërisë.

Kjo lule, njëherit ishte lulja më e dashur e konteshës nga Castiglionea, e cila ia pushtoi zemrën Napoleonit të III-të. Edhe romakët e konsideronin barpezmin (Achilea milefolium) si bimë të shenjtë dhe nga ajo prodhonin pije të dashurisë.

Për të gjithë ata që mendojnë se nuk e kanë besnik partnerin, ja një ritual të njohur në Siri, Egjipt dhe Kinë. Ditën më të gjatë të vitit (21. Qershor), në një arë me drithëra, merrni disa kallinj gruri dhe një grusht lulëkuqe (lulë bozhure).

Në të vendosni edhe gjethet e gardenit (gardenia florida), ose në vend të tyre ato të bagremit (drizës së butë). Së bashku me fotografinë e të dashurit, kërcellin e bimës lulëkuqe duhet ta vendosni në libër.

Lulet dhe gjethet e saj vendosen në strajcë të lirit së bashku me grurin dhe bagremin. Strajcën e lini në dërrasë të dritares për një muaj lunar (28 ditë). Ndikimi i tyre do t'ju qetësojë dhe më qartë do ta shihni situatën.

Gruri është simbol i plleshmërisë, ndërsa bagremi apo gardeni simbolizojnë dashurinë jo të sigurtë (më do, s'më do…). Gruri sjell harmoninë e humbur. Gjatë këtij cikli lunar, partneri do të bëhet vetëm i juaji.

Legjendat e dashurisë:"Hasan Aga dhe Qika Potureshë"


Në Llap dhe kudo tjetër nëpër vise të banuara me shqiptarë, ekziston bindja se kaça (trëndafili i egër) është krijuar si pengesë që t'i ndajë varret e çiftit të dashuruar.

Ja se ç'thotë kjo gojëdhënë që këndohej edhe si këngë: "Kaça osht dalë pej vorrit t'Plakës! Plaka o kanë nana e Hasan Agës, i cili ja kish' pa'dhanë besën Çikës Potureshë po nana e ti ja muer ni grue tjetër, e Hasan Aga, masi çi e çkruen ni letër n'sobë t'vet, para syve t'nusës e vret vehtën. T'nesret kur e sheh Qika Potureshë tue e çue te vorret edhe ajo vret vehten, e të dyt i shtien n'dhe ngatangat. Pej zemnës s'plast edhe nana e Hasan Agës des dhe len amanet me e shti n'dhe nermjet t'birit e Çikës Potureshë (veç mos me i lanë bashk, as n'at dyje!). Pej Plakës osht bi kaça; kaça gjithmonë i çet lulat ngatangat, po nermjet lulave del dega me therra çi s'i len (lulat) me u bashkue!"

Edhe shumë bindje dhe gojëdhëna janë të lidhura me trëndafilin e egër. Në vazhdim po i jap disa që kanë të bëjnë me trëndafilin e butë të kultivuar.

Në Myzeqe ishte zakon që posa të zbriste nusja nga kali, dhëndëri e qëllonte me trëndafil në kokë mbi duvak, tre herë. Qëllimi i kësaj ishte që ajo të sillej mirë dhe të lindë fëmijë të bukur si trëndafili.

Poashtu në këto treva, pasi që e pagëzonin foshnjën, e linin të palarë tre ditë, ngase besonin se i lahej kremza. Kremza paraqet vajin e shenjtë e që përdoret për shërbesa fetare te katolikët.

Ditën e tretë e lanin fëmiun dhe ujin e derdhnin te rrënja e trëndafilit, aty ku nuk shkel këmba e njeriut, që të mos shkelet krezma e foshnjes si dhe që ai trëndafil të çelë e të bëhet i bukur si që është.

Edhe të sëmurin nga epilepsia (sëmundja e tokës si i thotë populli), e lanin dhe ujin e derdhnin te rrënja e trëndafilit, që i sëmuri të bëhej i shëndetshëm si trëndafili, ndërsa sëmundjen ta merr toka.

Ndër besimtarët myslimanë ekziston bindja se nga secila pikë e djersës së Muhamedit a.s. ka mbirë një trëndafil i butë me aromë të këndshme.

Për rifreskim dhe zgjim të dashurisë së fjetur


Sa e sa herë kam dëgjuar të thotë dikush: "eh, në fillim ishte ndryshe, kujdesej për mua, më dashuronte më shumë…". Nëse mendoni se dashuria që ka pasur partneri për ju tashmë disi është e fjetur, ja një reçetë për ta zgjuar atë.

Natën, mes hënës së re dhe asaj të plotë, mblidhni tri tulipanë, bimën mërsinë (myrtus communis L.), të cilës i shtohet rrënja e bimës anemone (filikate) dhe vendoset në shishe me ujë për shtatë ditë dhe shtatë netë. Më pastaj kullojeni dhe përdoreni si parfum.

Kjo do ta kthejë çiltërsinë, fortësinë dhe ndjenjën si më parë. Hëna në rritje e paraqet rritjen e dashurisë së re si dhe marrëdhënieve mes jush. Tulipani, ose në vend të tij zambaku i bardhë, simbolizon virgjërinë dhe dashurinë para fjalosjeve të para.

Legjenda thotë se anemonea është lindur nga gjaku i djaloshit të bukur Adon, i cili ishte aq tërheqës sa që për të luftuan Venera dhe Persefona - (perëndesha e dashurisë dhe vdekjes).

Zeusi e gjykoi Adonin që gjashtë muaj të jetojë me Persefonën dhe gjashtë të tjera me Venerën. Anemonea është simbol i kthimit të dashurisë që duket e "vdekur", ndërsa mërsia është bimë që me aromën e saj kushtuar Venerës zgjon shqisat e dashurisë.

Kur shelgu të nxjerrë pipa

Në viset e banuara me shqiptarë, edhe shelgu dhe hithi janë bimë me të cilat lidhen shumë bestytni. Natën e Shëngjergjit, pothuaj çdokund në Kosovë, është bërë zakon të vëhen rremba shelgu nëpër dyer dhe dritare.

Pastaj herët në mëngjez, nëna ose motra (femër), i zgjon fëmijët duke i spërkatur me rremba shelgu, të lagura në ujë të freskët. Gjethet e shelgut dhe hithit në shumë vende në Kosovë vendosen në ujë, me të cilin pastaj lahen fëmijët në ditën e Shëngjergjit. Poashtu hithi dhe shelgu vendosen edhe nën jastëk dhe në djep (!).

Në Veleshtë dhe kudo në rrethin e Strugës, është zakon që kur të hyjnë në shtëpi të re, herët në mëngjez, mblidhen tërë anëtarët e familjes dhe farefisnisë.

Zonja e shtëpisë, përveç kulaqit dhe ëmbëlsirës me gjalpë, vaj, nisheste e sheqer që quhet hasude, merr edhe një gjel dhe një mace.

E shoqëruar me vajza e gra të farefisit, së pari e lëshon macen të hyjë në shtëpi, e pastaj hyn plaku i shtëpisë e pas tij anëtarët tjerë të familjes dhe të pranishmit tjerë, duke mbajtur në duar enë bakri, kokrra gruri dhe rremba shelgu e trëndafili.

Lidhur me shelgun, në Llap ekziston kjo legjendë:
"Ish kanë ni njeri qëi i kish pas mbytë 99 vet.
Kur kish nisë me u plakë ish kan ba merak për gjynahet çi i kish pas ba, e ju kish lutë Zotit me ja falë gjynahet.
Melaçet i kishin pas thanë me mjell ni bahçe me bostana, me thurr me huj shelnje t'preme para shtat vjete e përgjysë t'djegne!
Kush t'kapërcen asajde me ja dhanë ka ni bostan e me çue te shpija. N'çitshin hujt pipa najher, Zoti ti ka falë xhynahet…
Shumkush kish pa kapërcye asajde e i kish pas dhanë bostan. Ni njeri, musteqet vesh-ëm-vesh, hypun n'kali, kish pas kapërcye asajde. I zoti i bahçës i kish pas thanë me marrë naj bostan, po aj i kish pas than se osht tye u gutë se njani po dojke me e dhanë ni çikë e duhet me shkue me prish punë.
I zoti i bostanit e kish pas pushkën ngat e vetmeveti thot: "paj i kam mytë nandhet e nanë e pse se boj t'niçintin!" Ja mledh kamzën pushkës e, hala pa ra pej kali dekun n'tokë, hujt e shelnjeve çiten pipa plot mugull!
Pej gzimit i kish pas k'putë do pipa e i kish pas stërpikë bostanin me ujë t'ftoft e do pipa i kish çue te shpija… Qashtu osht met me i stërpikë thminë n'sabah herët ditën e Shingjergjit."

Për fund, po e japim edhe një bestytni lidhur me qershinë. Nëse në vendin ku ndodhet një qershi mbjellni dhe një tjetër, do të prodhojnë më shumë fryta, thonë pemëtarët, ngase pluhurosen me polenin e njëra tjetrës në mënyrë të ndërsjelltë.

Njëra qershi e tërheq tjetrën dhe gjithnjë janë në çifte. Për gjithë ata që martohen në kohën kur ka qershia, natën e parë të ndejës duhet vendosur edhe dy kokrra qershia. Kjo simbolizon bashkësinë martesore.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besëtytni shqiptare Empty Re: Besëtytni shqiptare

Mesazh  Siroco prej 02.01.16 10:43

Bestytënitë më të njohura tek shqiptarët

Besëtytni shqiptare Macaaa-620x339



Shpeshherë i kemi dëgjuar nënat tona duke thënë që kur të hyjmë në ndonjë vend të caktuar, duhet që fillimisht të futemi me këmbë të djathtë për shkak se sjell fat etj. Dhe jo vetëm, kemi dëgjuar që edhe nëse të kruhet dora, do të marrim ose japim para.

Më poshtë do të gjeni një listë me 18 bestytnitë më të njohura në vendin tonë:


Buka

Në qoftë se dikush të gjen duke ngrënë bukë, të do shumë vjehrra. Kur je duke ngrënë bukë e ndërron vend, do të ndërrosh bashkëshorten/in.


Bereqeti

Kur flet duke ngrënë bukë, të largohet bereqeti.


Burri

Po të erdhi burri në shtëpi, dhe nuk i jep gjë të pijë ose të hajë, të ikën shkesi.


Cigarja

Në qoftë se të ndizet cigarja anash, ke rrugë.


Dora

Kur të kruhet dora e majtë, do të marrësh para, kur të kruhet e djathta, do të japësh para.


Dhoma

Po të hysh natën e parë në dhomën e nuses me këmbën e majtë, gjithë jeta bashkëshortore të shkon ters.


Faqja

Kur të kruhet faqja të vjen ndonjë mysafir.


Gota

Kur thyen rastësisht një gotë apo filxhan, një e mirë do të të vijë.


Gjarpri

Në qoftë se gjarpri të pret rrugën, dita do të të shkojë ters.


Keq

Kur je keq, prit një në të mirë.


Këmba

Kur ecën me njërën këmbë mbathur e me tjetrën zbathur, të vdes gruaja.


Kripa

Ai që e ha kripën shumë, do edhe gruan shumë.


Koka

Po qe se i bie fëmijës me lugë në kokë, do të mbetet fëmija i shkurtër.


Lemza

Në qoftë se të zë lemza gjatë bukës, dikush është duke folur për ty.


Macja

Macja e zezë që të pret rrugën ndjell tersllëk.


Nishanet

Aq më shumë nishane të kesh, aq më me fat je.


Thinjat

Dalja e thinjave në moshë të re, sjell fat.


Veshi

Po që se të ther veshi i majtë, të shajnë, ndërsa kur të ther i djathti, të lëvdojnë.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


214


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besëtytni shqiptare Empty Re: Besëtytni shqiptare

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi