EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dorëshkrimi Voynich

+2
Estilen
Admin
6 posters

Shko poshtë

Dorëshkrimi Voynich Empty Dorëshkrimi Voynich

Mesazh  Admin 15.06.09 0:26

Gënjeshtrat dhe të vërtetat, spekulimet dhe siguritë

Dorëshkrimi Voynich Y10

Misteri më i madh i të gjitha kohërave. Dorëshkrimi Voynich përfaqëson kokëçarjen më të madhe dhe më tronditëse letrare të historisë. Bëhet fjalë për dorëshkrimin e vetëm mesjetar jo të deshifruar ekzistues në botë

Dorëshkrimi Voynich përfaqëson kokëçarjen më të madhe dhe më tronditëse letrare të historisë. Bëhet fjalë për dorëshkrimin e vetëm mesjetar jo të deshifruar ekzistues në botë.

Është i shkruar me një kod të pakuptueshëm, çelësi i të cilit nuk është zbuluar as nga kriptografët ushtarakë që thyen kodet gjermane dhe japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Faqet e tij janë plot ilustrime grash nudo, kafshësh joekzistuese dhe konsetalacionesh të panjohura për astronominë. I analizuar qysh në Rilindje, libri i habitshëm i shifruar u zhduk për qindra vjet përpara se të rizbulohej, në fillimet e shekullit XX, nga librashitësi i librave të vjetër (dhe ish-revolucionari) Wilfred Voynich në Frascati, në Villa Mondragone, pronësi e jezuitëve.

Mbi të janë zbatuar të gjitha teknikat e mundshme me qëllim zbulimin e sekreteve, por dorëshkrimi MS 408 - kështu është klasifikuar - mbetet i paprekur nga përpjekjet e studiuesve dhe i programeve të sofistikuara kompjuterike. Marcelo Dos Santos na fut nëpër një rrugëtim të gjatë, pasionant dhe suprizues historik që arrin deri në Mesjetë.

Na zbulon personazhet e jashtëzakonshëm që patën ndonjë marrëdhënie me librin - nga Perandori Rudolf II, deri në alkimistin e oborrit elisabetian John Dee, falsifikuesin Edward Kelley apo ndoshta dhe vetë Leonardo da Vinci - na paraqet tentativat e kryera për të zgjidhur misteret e tij dhe analizon teoritë e lashta dhe moderne lidhur me origjinën e mundshme të tij, autorin e panjohur të tij dhe përmbajtjet e habitshme, por të pazbërthyera.

Marcelo Dos Santos, shkrimtar dhe gazetar, është përgjegjës i seksionit të shkencës dhe i divulgimit shkencor i revistës internetore argjentinase "Axxòn". Ka botuar një përmbledhje tregimesh shkencore dhe fantazie dhe një roman të shkurtër, përveç reçencioneve, esesh, relacionesh dhe shkrimesh gazetareske të shumta në botime të ndryshme elektronike dhe në median e shkruar.

Një mister bibliografik

Ka mbetur akoma sot një mister i fundit bibliografik, në mënyrën e tij paksa borgesian, ai i të ashtuquajturit "Dorëshkrimi Voynich" (nga emri i bukinistit që e zbuloi) që nuk ka qenë e mundur akoma të thyhet as me ndihmën e programeve më të sofistikuara kompjuterike, disa prej të cilëve të krijuar kinse për rastin në fjalë.

Një temë intriguese për të gjithë të apasionuarit e "mistereve" dhe që ky libër i bukur i Marcelo Dos Santos na tregon me imtësi investiguese nga fillimet deri në zbulimet e fundit që i përkasin vetëm pak viteve më parë.

"Misteret", çfarëdo që të thuhet, ekzistojnë dhe do të ekzistojnë gjithmonë, sepse akoma nuk posedojmë tipare jo vetëm teknike, por edhe spekulative për t'i zgjidhur apo ndoshta pse nuk posedojmë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe nuk do të arrijmë të mbushim ato "boshllëqe" me induksion/deduksion racional.

Atëhere i drejtohet "fantazisë", e cila insinuohet sapo gjehet hapësira e përshtatshme: edhe këtu mund të zbatohet thënia sipas së cilës nuk mund të ekzistojnë "boshllëqe", që të mbushen menjëherë. Duhet shikuar nga çfarë.

Nganjëherë imagjinata është e nevojshme, por nuk mund të bëhen shumë fluturime pindarike dhe të hyhet në absurditete të dukshme apo jologjike. Për të investiguar "mistere" të ngjashme duhen autorë si, ky gazetar shkencor argjentinas, divulgues i mirë, shkrimtar i mirë dhe analizues i mirë, që dominon materien dhe temat përreth saj në mënyrë të tillë sa t'i japë lexuesit të gjithë elementët e dobishëm për ta ndjekur në investigimin e tij dhe t'u nxitur kuriozitetin.

Hyrje

Në shtetin amerikan Connecticut, në bregun e ngushticës së Long Island, gjendet qyteti portual New Heaven. Duke përshkruar kryqëzimin që lidh rrugët Prospect, College dhe Grove, vizitori mund të admirojë aspektin hijerëndë të Bibliotekës Beinecke të Librave të Rrallë dhe Dorëshkrimeve të Yale University, që shfaqet në masën solide të mermerit bardhegri të shkëlqyer midis Grove dhe High Street.

E ndërtuar midis viteve 1960 dhe 1963, ndërtesa u mbulua me mermer të mrekullueshëm të Vermont për një arsye shumë të vlefshme: ky material filtron rrezatimet e dritës diellore për ta mbrojtur sa më mirë përmbajtjen e Bibliotekës.

Në brendësi të saj, së bashku me vepra shumë të rëndësishme si një ekzemplar i botimit të parë të "Biblës" së Gutenbergut (libri i parë i botuar me karaktere tipografike të lëvizshëm), është e mundur të vërehet një vëllim i vogël, me numër katalogu MS 408 dhe kaligrafia e tij rezulton e pakuptueshme. Pasi dorëshkrimi është pa titull, njihet gjithmonë me emrin e zbuluesit modern të tij. Njihet si Dorëshkrimi Voynich.

Për shumë shekuj, ky libër u konsiderua si një manual mjekësie, një libër ezoterik apo një herbarium mesjetar. Vlerësime të bazuara në mënyrë unike mbi analizat e ilustrimeve të shumta që mbushin pothuajse të gjitha faqet e tij, pasi nuk ka qenë akoma e mundur t'i deshifrohet shkrimi. Duke i rezistuar çdo tentative dekodifikimi dhe përkthimi, dorëshkrimi i ka kaluar të gjithë kodet që për shumë kohë janë konsideruar të padeshifrueshëm.

Ka mundur hieroglifet egjiptiane, shkrimin kuneiform dhe deri refraktarin, por në fund të zbërthyerin, "Linear B" minoik. Asnjë prej procedimeve shkencore të njohur për të zbuluar sekretet e gjuhëve të reja dhe të sistemeve të shkrimit nuk ka qenë i dobishëm për ta nxjerrë Dorëshkrimin Voynich nga heshtja shekullore e tij.

Dorëshkrimi Voynich përbën enigmën letrare më të habitshme të të gjitha kohërave. E kaluara komplekse dhe e ngatërruar e tij e ka fillimin në Mesjetën e Vonshme për t'u futur në hullitë historike të Perandorisë së Shenjtë Romake, Luftës 30-vjeçare, Dinastisë së Habsburgëve, Kompanisë së Jezùsit dhe Revolucioni Rus dhe aktualiteti i tij i mbivendoset shkencës më të përparuar të fillimeve të shekullit XXI.

Shkencëtarët më të mirë të çdo epoke kanë punuar mbi të, kanë ekspozuar teoritë e tyre, kanë tentuar që ta deshifrojnë me metoda të ndryshme dhe secili prej këtyre është detyruar që të dorëzohet, duke deklaruar dështimin e tyre.

Dorëshkrimi Voynich Texteg

Në realitet, çfarë nënkupton Dorëshkrimi Voynich? Në çfarë gjuhe, kodi apo sistemi kriptografik është shkruar? Çfarë përfaqësojnë saktësisht ilustrimet e çuditshme të tij? Pse nuk ka dalë asnjë dokument tjetër që t'i ngjajë? Me çfarë qëllimesh ka qenë e mundur të konceptohet me lodhje një libër i tërë i destinuar, me sa duket, që të mos lexohet kurrë?

Enigmat lidhur me Dorëshkrimin Voynich duket se janë pafund. Çdo pyetjeje që ka një përgjigje i gjejmë po aq pikëpyetjeje pa shpjegim. Çdo metri të fituar drejt rrugës për zgjidhjen e tij, dorëshkrimi i përgjigjet me një kilometër shkëmbinjsh dhe pengesash në rrugë. Pavarësisht dështimeve të mëparshme, jemi megjithatë të bindur se mund të sigurohen shumë informacione nga studimi i librit.

Kërkimet mbi dorëshkrimin u kanë mundësuar shkencëtarëve që të bëjnë zbulime interesante rreth epokave që ka përshkruar, lidhur me njerëzit që e kanë poseduar e studiuar dhe transformimeve historike, të cilat ka asistuar. "Voynichologjia", siç ka filluar të quhet tërësia e përpjekjeve dhe e studimeve lidhur me dorëshkrimin, është prej shumë kohësh një shkencë, një kalim kohe dhe një argument bisedimi i pashtershëm dhe magjepsës.

Le të shikojmë të mësojmë gënjeshtrat dhe të vërtetat, spekulimet dhe siguritë lidhur me një prej mistereve më të pabesueshme dhe më tronditës të historisë së dijes.

Wojnicz, i burgosur:

Njeriu, emri i të cilit do të përfundojë për të qenë i shoqëruar gjithmonë me misterin e dorëshkrimit është për vete një figurë misterioze dhe e vështirë për t'u studiuar, i përshtatur në mënyrë të përkryer kompleksitetit dhe hijeve që mbështjellin veprën që e bëri të famshëm.

Qe pagëzuar me emrin Wylfrid Michal Habdank-Wojnicz dhe, siç e tregon dhe mbiemri i tij, kishte prejardhje polake. Praktikisht, Habdank është emri i një klani fisnik polak.

Wylfrid Wojnicz lindi më 31 tetor të vitit 1865, mbrëmjen e festës së të gjithë shenjtorëve, në qytetin Kaunas (Kowno), afër Grodnos në Lituani. Ishte bir i një nënoficeri të ushtrisë polake dhe rroga e ulët e babait të tij i mundësoi që të studiojë dhe të arrijë Universitetin e Varshavës dhe të Shën Petërburgut. Talenti i tij i lindur për shkencën e ndihmoi shumë të ri që të diplomohej për Kimi në Universitetin e Moskës dhe të sigurojë më vonë një licencë për të hapur një farmaci.

Kompromisi politik midis dielave të lindura të komunizmit dhe të anarkizmit u fut shpejt në jetën e tij: influenca e Marksit dhe e Engelsit, ashtu si simpatia për shkrimet anarkiste të Bakuninit, e shtynë drejt fraksionit revolucionar dhe organizatës klandestine "Narodnaya Volia" (fjalë për fjalë, "Vullneti i popullit"), ku, sipas disa autorëve, militonte dhe Stepniak, pseudonimi i aktivistit anarkist Sergei Kravchinsky.

"Volia" kishte veçantinë që të ishte organizata e vetme revolucionare ruse që e paraqiste terrorizmin si metodë për realizimin e socializmit.

Në vitin 1885 Wojnicz u kthye në Varshavë për të aderuar në organizatën revolucionare polake "Proletarjat", e cila një vit më parë kishte shtrënguar një akt me organizatën analoge ruse. Tek "Proletarjat" Wylfrid njohu revolucionarë të mëdhenj si Rosa Luxemburg.

Në brendësinë e saj militonte edhe Nënkoloneli Bielanoësky, një koleg i të jatit i cili, duke qenë disident dhe prorevolucionar, ishte përjashtuar. Duke i besuar faktit që Wojnicz vinte nga jashtë dhe duke i admiruar përsosmërinë me të cilën fliste rusishten, pa theksin më të vogël polak, këta e rekrutuan për një mision të vështirë e të rrezikshëm që duhej të kryhej menjëherë.

Bielanoësky shërbente në Çitadelë, në burgun e të cilës qeveria polake mbante të burgosur dy revolucionarë që qenë dënuar me vdekje: 40-vjeçari Piotr Bardowsky dhe 25-vjeçari Stanislaw Kunicki. Ideja ishte që t'i ndihmonte për t'u arratisur. Bielanowsky i dorëzoi Wojnicz lejekalimin për të hyrë në Çitadelë dhe së bashku përpunuan një plan arratisjeje të hollësishëm për shokët e tyre të dënuar.

Padyshim, një kallauz i tradhtoi. Kur tentuan që të arratiseshin zbuluan se trupat po i prisnin. Plani dështoi dhe Bardowsky e Kunicki u ekzekutuan me ngulje në hu më 28 janar 1886. Wojnicz dhe revolucionarë të tjerë u arrestuan dhe u burgosën.

I tmerruar nga vdekja e dy shokëve të tij që do të duhej t'i shpëtonte, Wylfrid Wojnicz maste me hapa të gjatë qelinë e ngushtë në të cilën ishte mbyllur, duke shikuar nëpërmjet hekurave të fuqishme të dritares sheshin e armëve ku ngrihej trupica që ndoshta priste edhe atë.

Të dielën e Pashkës 1887, Wojnicz pa të kalonte një vajzë, e dobët dhe elegante me veshjen e saj të zezë. Ishte shumë e re dhe, pavarësisht largësisë, i burgosuri mjeran u magjeps nga krifa e kuqe dhe nga bukuria shndritëse e saj.

Imazhi i vajzës mbeti i fiksuar në mendjen e tij: një vizion që shoqëroi jetën e tij të trishtuar prej të burgosuri të pashpresë. I dekurajuar, Wojnicz mendonte për flokët e vajzës së panjohur teksa asistonte në procesin që ndoshta do t'i jepte fund jetës së tij.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 28.04.14 13:41, edituar 2 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dorëshkrimi Voynich Empty Re: Dorëshkrimi Voynich

Mesazh  Admin 15.06.09 0:26

Mërgimi i Wojnicz:

Vendimi i gjykatës u mor në maj të 1887 dhe lituani siguroi shpëtimin e jetës, por jo lirinë e tij: vendimi e dënoi me mërgim në Siberinë lindore e acartë dhe të largët. Duke imagjinuar veten si personazhin e trishtuar të një romani të Gorkit, u shfaq në Irkutsk, në brigjet e lumit Angara dhe të liqenit Baikal, i ndodhur pak kilometra larg nga kufiri me Mongolinë.

Atje takoi një familje të quajtur Karauloff, edhe ajo simpatizuese e bolshevikëve dhe mike e Stepniak, anëtarët e së cilës qenë mërguar si ai.

Të gjithë në Siberi, një ditë apo një tjetër, ëndërronin që të arratiseshin dhe përpunonin plane të komplikuara për ta arritur objektivin.

Karauloff-ët e informuan Wojnicz se anarkisti rus Stepniak, kundër të gjitha parashikimeve, kishte arritur që t'u shpëtonte reprezaljeve që kishin pasuar tentativën e dështuar të arratisjes së Bardowsky e Kunicki dhe që tani jetonte, shëndoshë si kokrra e mollës, në Londër.

I dhanë djaloshit adresën e Stepniak dhe e bindën që të largohej në Angli për të punuar me të. Karauloff-ët i kërkuan edhe një gjë, të cilën djaloshi nuk e kuptoi për momentin, por që do të kishte një impakt të jashtëzakonshëm në jetën e tij të mëpasme: "Kur të takosh Stepniak në Londër, përshëndete Lily Boole nga ana jonë".

Arratia në Londër:

Mërgimi i Wojnicz zgjati disa vjet: vetëm në vitin 1890 arriti që të arratisej fshehurazi nga Rusia dhe në këmbë, me karrove dhe me biçikletë, arriti që të shkojë në Hamburg. Nuk kishte asnjë qindarkë dhe nuk fliste gjermanisht, por ishte i vetëdijshëm se duhej të mbijetonte mjaft sa të mund të arrinte Londrën.

Uria ishte problemi më urgjent, aq sa shiti kapotën e vetme dhe syzet e tij që të blinte harenga të tymosura dhe bukë. Me paratë e tjera bleu një biletë të klasit të tretë me një anije të vjetër dhe karakatinë që transportonte fruta për në Londër dhe u nis.

Deri natyra u duk se po konspironte kundër ikanakut të varfër: në mes të detit, furtuna të ndryshme dhe të egra goditën lëvozhgën e arrës me të cilën udhëtonte, duke kërcënuar që ta mbyste.

Megjithatë, kimisti rus arriti në fund që ta kapte bregun anglez. Akoma përpara se të zbarkonte, Ëojnicz kuptoi se të tri gjuhët që zotëronte - rusishtja, polonishtja dhe lituanishtja - nuk i shërbenin për asgjë në Londër. Wylfrid shkruan: "I palarë, i uritur dhe mizerabël, lashë molon për t'u drejtuar nga Commercial Street".

Atje, pa ditur asnjë fjalë anglisht, ndalonte kalimtarët, duke u treguar copën e kartonit mbi të cilën Karauloff-ët i kishin shkruar adresën e Stepniak. Papritmas, një i ri ju afrua, e dëgjoi për një çast dhe ju përgjigj me një rusishte të përsosur.

Gëzimi i Wojnicz qe i papërshkruar. Shpëtimtari i tij ishte një student hebre që e pyeste se kë kërkonte. I dalldisur, Wojnicz i shpjegoi djaloshit problemin e tij dhe studenti u ofrua që ta shoqëronte deri në destinacionin e shkruar në letër.

Stepniak e përqafoi mikun dhe bashkëpunëtorin dhe, me lotë në sy, e ftoi që të hynte. Sapo hyri brenda, Stepniak i prezantoi Wojnicz një vajzë shumë të bukur, me sy të mëdhenj të kaltër dhe me krifën e hatashme të kuqe. Emri i saj ishte Lily Boole.

Lily Boole:

Ethel Lilian Boole ishte lindur në Cork të Irlandës më 11 maj të vitit 1864 dhe ishte vetëm 20 vjeç kur njohu Wojnicz në shtëpinë e Stepniak. Ishte vajza e pestë e matematikanit dhe filozofit George Simon Boole dhe e Mary Everest Boole, pedagoge, matematikane dhe bibliotekare shumë e interesuar për doktrinat spiritiste.

Puna e babait të Ethel Lilian (e njohur gjatë gjithë jetës së saj me emrin e luftës Lily) është thelbësore për të botën në të cilën jetojmë. Vepra e tij "Analizë matematike e logjikës", e botuar në vitin 1847, përbën bazën e të gjithë teknologjisë dixhitale të shekullit XXI.

Fatkeqësisht, George Simon Boole vdiq shumë i ri kur më e vogla e pesë vajzave të tij, domethënë Lily, sapo kish mbushur të 7 vjeçët, duke e lënë të shoqen e tij Mary në më mizerjen më të zezë. Studiuesi polak Rafal T. Prinke, një prej biografëve më të dokumentuar të martesës Voynich, pohon se Mary Everest arriti që të ketë një post si bibliotekare në Queen's College, ku daja i saj, John Ryall, mbante katedrën e Greqishtes Klasike dhe postin e zëvendësdrejtorit.

E vendosur për të penguar që vajzat e saj të vdisnin nga uria, Mary arriti që të ketë një rekomandim nga daja dhe, falë kulturës së gjerë dhe aftësisë së tij, arriti që ta sigurojë vendin e punës.

Por në ato kohëra rroga e bibliotekares nuk ishte e mjaftueshme për të mbajtur dhe mbështetur një grua dhe pesë vajza të vogla. Në vitin 1872, kur Lily ishte 8 vjeç, Mary Everest e dërgoi më të voglën e vajzave të tij që të jetonte me xhaxhain, Charles Boole, administrator i një miniere qymyri në Lincolnshire.

Megjithatë, mendohet se Charles Boole qe ndoshta një psikopat i dhunshëm dhe maniak fetar që i shfrytëzonte fëmijët, duke i rrahur atje. Shumë vite më pas, Lily Boole e përshkruan vëllanë e babait si një njeri "shumë fetar... dhe sadist" dhe referon në mënyrë të detajuar sesi e rrihte gjithmonë dhe pa motiv.

Ankthi dhe lutjet e Lily zgjatën dy vjet. Në vitin 1874, në moshën 10-vjeçare, pati një kolaps nervor të shkaktuar nga shqelmat dhe nga keqtrajtimet. Kriza qe aq e rëndë sa që duke besuar se vogëlushja mund të vdiste, xhaxhai i saj e riktheu në Londër për të jetuar me të jëmën.

Por gjithçka ndryshoi shumë shpejt. Me mbushjen e të 18-ave, Lily fitoi një trashëgimi e cila, pa qenë e konsiderueshme do t'i mundësojë që të jetojë në mënyrë dinjitoze dhe të realizojë ëndrrën që kish përkëdhelur qysh nga fëmijëria e saj: të studionte muzikë.

Adoleshentja bukuroshe shkoi në Gjermani dhe arriti që të regjistrohej në një prej shkollave të muzikës më të mira të kohës, "Hochschule der Musik" të Berlinit. Gjatë tri viteve të kaluara atje, Lily zbuloi një pasion të ri që do ta shoqërojë për shumë vjet: politikën.

Leximi i parë i saj i "Princit" të Niçolò Machiavelli e shtyu që të interesohej për teori dhe doktrina gjithnjë e më shumë radikale, deri sa të ndeshej me një vepër që e impresionoi në mënyrë të veçantë: "Underground Russia" ("Rusia e nëndheshme") e Stepniak.

Ethel Lilian u kthye në Londër më 1885 dhe lidhi një marrëdhënie afeksioni me miken e saj Charlotte Wilson, teoriciene e anarkizmit britanik dhe drejtuese e "Fabian Society", organizata e parë socialiste evropiane në të cilën, veç të tjerëve, militonin Sër George Bernard Shaë, H.G. Wells dhe Sër Bertrand Russell.

Charlotte ishte dashnorja e Princit të famshëm rus Peter Kropotkin, filozofit, ideologut dhe themluesit hipotetik të anarkizmit ndërkombëtar, i cili jetonte si refugjat në Londër, pasi ishte përzënë nga vende të shumtë.

Në fillim të 1886, Lily dëshironte të takonte organizatat klandestine komuniste dhe anarkiste në Rusi. Duke parë se nuk dinte gjuhën, i kërkoi Charlotte që ta vinte në kontakt me Kropotkin që t'i mësonte rusishten. Mikja e saj e ftonte që të zgjidhte midis dy profesorësh të jashtëzakonshëm rusishtjeje dhe liderësh anarkistë: Kropotkin dhe Sergei "Stepniak" Kravchinsky.

Stepniak kishte vrarë Gjeneralin Mezenzov, shef i policisë famëkeqe sekrete cariste në vitin 1878, dhe për këtë krim në vendin e tij ishte shpallur një vendim dënimi me vdekje kundër tij.

Ishte arratisur në Itali, ku kishte punuar për të organizuar revolucionin dhe më pas në Hercegovinë, ku aktivitetet revolucionare të tij i kishin kushtuar një tjetër dënim me vdekje. Megjithatë, kishte arratisje dhe tani jetonte në Londër si refugjat dhe i persekutuar politik.

Midis Kropotkin dhe Kravchinsky, Lily zgjodhi këtë të fundit dhe, sëbashku me motrën e saj Lucy Boole, u bënë mike të ngushta të Stepniak dhe të gruas së tij. Stepniak i mësoi Shkenca Politike dhe rusisht edhe Lucy.

Aftësia gjuhësore e Lily ishte aq e madhe, sa që brenda një kohë pabesueshmërisht të shkurtër arriti ta zotërojë gjuhën që i mësonte Kravchinsky.

Stepniak quante Lily me përkëdheli "Bulochka", që do të thotë "rrotullame". Bëhej fjalë për një lojë të dyfishtë fjalësh midis palave të dhjamit (megjithëse Lily ishte e gjatë dhe e dobët) dhe ngjashmërisë së natyrshme fonetike midis termit rus dhe mbiemrit Boole.

Shpejt marrëdhënia midis Lily dhe Stepniak u transformua në një bashkëpunim të thellë profesional. I mërguari bëri parathënien e pjesës më të madhe të librave të Lily dhe parathëniet e përkthimeve që ajo do të botojë më vonë. Stili letrar i Stepniak vërehet qartë në veprën e Ethel Lilian Boole dhe influenca politike e tij e shënoi përgjithmonë jetën e saj.

Lily e ruajti miqësinë me Kropotkin deri në vdekjen e tij në vitin 1921 dhe njohu e frekuentoi edhe një teoricien tjetër të anarkizmit, revolucionarin italian Enrico Malatesta. Shumë dekada më pas, Ethel Lilian Boole do të shkruajë se Kropotkin dhe Malatesta qenë "dy shenjtorët e vetëm të vërtetë" që ajo kish takuar në Tokë.

Pasi kish studiuar anarkizëm dhe rusisht për dy vjet më Stepniak, Lily më së fundmi u vendos në Rusi më 1887, e shoqëruar nga motrat e Fanny Kravchinskaia, bashkëshortja e Stepniak. Duhej të arrinte Shën Petërburgun, duke kaluar nëpër Varshavë dhe u gjet në këtë qytet në mëngjesin e së dielës së Pashkës.

Mbante një veshje të zezë dhe krifën e kuqe të derdhur mbi shpatulla. Kaloi përballë burgut të Çitadelës dhe u ndal një çast për të shikuar ndërtesën, pa e ditur se prapa njërës prej dritareve me hekura një i burgosur i trishtuar e vështronte, duke ruajtur në mendjen e tij çdo detaj të bukurisë fantastike të vajzës.

Stepniak i kish dhënë Lily adresën e kunatës së tij Preskovia, me qëllimin që britanikja e re dhe e papërvojë të takohej nga dikush me besim total. Preskovia, një doktoreshë e famshme e Shën Petërburgun, ishte e martuar, por i shoqi i saj ndodhej i burgosur në kështjellën Schlizeburg për aktivitetet e tij revolucionare. Emri i tij ishte Vasili Karauloff.

Gjatë qëndrimit në Rusi, Lily fitoi për të jetuar duke dhënë mësime anglishteje, deri kur, në fillim të verës, Preskovia e ftoi që ta shoqërojë në provincën Pskov për t'u dhënë asistencë mjekësore falas fshatarëve dhe punëtorëve në nevojë.

Në këtë mënyrë, edhe shërbimi social filloi që të bëhet pjesë e jetës së Lily. Një vit më pas, më 1888, vendosi se nuk mund të shmangej që të ndeshej armiku nëqoftëse synophej që të nxirrej ndonjë përfitim për kauzën e saj. Kështu, kaloi një verë tjetër, duke u dhënë mësime anglishtjeje fëmijëve të Çambelanit të Carit në rezidencën e tij në Voronezh.

Më 14 maj, Lily asistoi në funeralin e shkrimtarit revolucionar Saltykov - Schedrin dhe u kthye në Shën Petërburg për të ndarë vuajtjen e Preskovia në pritje të vendimit kundër bashkëshortit të saj Vasili.

Për fat, dënimi nuk qe me vdekje, por me internim në Irkutsk, dhe Lily qau teksa shikonte Preskovia dhe ngjitjen e tij në tren që do t'i çonte në Siberi. Duke gjykuar nga ajo që i thanë kohë më pas Wojnicz, Karauloff-ët nuk e harruan asnjëherë Lily Boole.

Pak kohë më pas, vajza u kthye në Londër, duke demonstruar temperamentin dhe vlerën e saj duke nxjerrë jashtë vendit, mu nën hundën e policisë politike të Carit, një dorëshkrim i ndaluar që ia kish kërkuar Stepniak, i cili e dëshironte keqas.

Në kthimin e saj, Ethel Lilian themeloi "Society of Friends of Russian Freedom" me Stepniak, një grup anarkistësh rusë në mërgim, dhe shtypi bashkë me të organin zyrtar të shoqatës, të titulluar "Free Russia", një botim mujor revolucionar i botuar për Russia Free Press Fund.

Në mbledhjet në shtëpinë e Stepniak, Lily njohu shumë liderë komunistë, anarkistë dhe revolucionarë. Kështu u njoh me bashkëautorin e "Manifestit të Partisë Komuniste", Friedrich Engels; u bë mike me Eleonor, vajzën e Karl Marx; diskutoi shumë herë me filozofin dhe shkrimtarin e shquar Sër George Bemard Shaw; pati marrëdhënie me mërgimtarët me të rëndësishëm rusë, të tillë si Plekhanov, Minski e Luniev; njohu William Morris dhe qe mike dhe e besuar e Oscar Wilde.

Kështu kaloi jeta e Lily Boole në Londër deri kur në një natë të ftohtë të vitit 1890 disa trokitje në portën e shtëpisë së Stepniak nuk tërhoqën vëmendjen e saj. Në prag, dy të rinj dëshironin që të takonin të zotin e shtëpisë.

Ri-takimi:

Studenti hebre e sqaroi Stepniak dhe Lily që kish takuar tjetrin, në dukje polak, që vërdallisej nëpër East End, dhe që pohonte se ishte një refugjat politik i arratisur nga Siberia.

Ndërsa, Stepniak pyeste Wojnicz lidhur me djalin tjetër - në fund duhet të mbronte sigurinë e tij dhe atë të familjes së tij - Lily vërejti se i sapoardhuri nuk ia hiqte sytë. Në një moment të caktuar, djaloshi polak i drejtoi një pyetje të çuditshme: Zonjë, ju të dielën e Pashkës së tri viteve më parë, në vitin 1887, ndodheshit përballë Çitadelës së Varshavës?

E habitur, ajo ju përgjigj pozitivisht. Në vijim, të pranishmit e shtangur kuptuan se Wylfrid e kishte parë Lily nga qelia e tij, mësuan për fatkeqësitë dhe dënimin e tij, për mërgimin dhe për arratinë, për raportet e tij me Karauloff-ët në Irkutsk dhe për përshëndetjet që Preskovia i kish dërguar Lily në rastin në të cilin Wojnicz do t'ia dilte që të arrinte shtëpinë e Stepniak.

Më vonë, kur qe e vetme, Lily zbuloi se pamja e saj - veshja e zezë dhe flokët e kuq - nuk qenë zhdukur asnjëherë nga mendja e atij djaloshi dhe se kujtimi i një bukurie të sapoparë e kish shoqëruar nëpërmjet ndodhive me vuajtje, persekutime, urie dhe vetmie të jashtzakonshme. Një vit më vonë u martuan.

Përgatiti:
Armin Tirana
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dorëshkrimi Voynich Empty Dorëshkrim Voynich

Mesazh  Estilen 10.06.10 21:34

Libri me misterioz ne bote

"Dorëshkrim Voynich, i njohur në mbarë botën si libri më misterioze në botë, është ende i vetmi libër i shkruar gjatë Mesjetës dhee ende nuk është deshifruar.

Dorëshkrimi Voynich Image004

Dorëshkrim përmban imazhe të bimëve ashtu si shihet dhe është i shkruar në një gjuhë që nuk i takon ndonjë sistem alfabetik të njohur.

Libri, shkruar mbi pergamenë viçi, është mjaft i vogël: 16 cm i gjerë, 2.2cm i trashe, dhe 4cm i gjere..

Ai përbëhet nga 102 fletë, prej një totali prej 204 faqeve.Fillimisht duket qe ka pasur 116 flete,por qe me kalimin e kohes 14 flete jane bere te padukeshme ne qartesi

Ne cdo faqe ka mbishkrime qe shoqerojne vizatimet me ngjyra,ku përshkruhen subjekte të ndryshme, si planete,etj e për këtë arsye jane zgjedhur si pika referimi për nënndarjet ne pjese të ndryshme, në varësi të subjektit te ilustruar:

* Pjesa I (faqe 1-66):nenkuptohet botanika,përmban 113 vizatime të bimëve të panjohur.

* Pjesa II (faqe 67-73): quhet astronomike ose astrological, ka 25 diagrame me tregues te yjeve. Ne njohim disa nga shenjat e zodiakut. Edhe në këtë rast është disi e vështirë perr te arritur ne kuptimin e verte dhe se c'fare duhet te mesojme nga kjo pjese.

* Pjesa III (faqe 75-86): nomenklatura eshte quajtur biologjike,per aresye të pranisë së figurave të shumta te femrave nudo.

Menjëherë pas kësaj ka një fletë e palosur gjashtë herë, që përfaqëson nëntë medalione me imazhet e figurave te yjeve dhe paksa të ngjashme me qelizat, rrezet apo petalet.

*

*Pjesa IV (faqe 87-102):kapitulli i drogës, për shkak të imazheve me ampula dhe shishe me forma te ngjashme me ato të bombolave të pranishëm në barnatoret e lashtësise.

Në këtë seksion ka edhe vizatime bimesh të vogla me rrënjët, me sa duket per ilaçe bimore.

Seksioni i fundit i dorëshkrimeve Voynich fillon me fletën 103 dhe vazhdon deri në fund. Nuk ka imazhe te bera, qe te ben te besosh se ky është një lloj indeksi.

Dorëshkrimi Voynich Picture%207-10

Libri me doreshkrime Voynich, nga i cili nuk ka asnje kopje, tani ruhet në librat e rralla ne Beinecke te Bibliotekes se Universitetit Yale,ne Shtetet e Bashkuara, e cila mban numrin katalogut "MS 408."
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dorëshkrimi Voynich Empty Re: Dorëshkrimi Voynich

Mesazh  Jon 26.04.11 19:33

Doreshkrimi i Voynich nuk daton nga shekulli 16 por nga shekulli 15 sipas datimit me karbon 14 i realizuar nga Univerziteti i Arizones qe eshte bere koheve te fundit.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dorëshkrimi Voynich Empty Re: Dorëshkrimi Voynich

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 17.12.11 11:23

Deshifrimi i dorëshkrimit Voynich

Dorëshkrimi Voynich A-Voinyche

I shkruar në një gjuhë të panjohur, i ilustruar me skicime të çuditshme, dorëshkrimi Voynich, ishte ai i cili mundonte ndër shekuj historianët, studiuesit dhe deshifruesit!
Por, një afarist Finlandez, pohon se ai arriti të deshifroj dorëshkrimin misterioz dhe të thyej kodet e tij.

Kështu ai mundit ë zbulojë sekrete e mbuluara për shekuj me radhë.

Dorëshkrimi besohet se është shkruar pra 400 deri 800-vjetësh nga një autor i panjohur.
Ka qenë një nga dorëshkrimet që i është nënshtruar një studimi shkencorë e analitik si asnjë dorëshkrim tjetër.

Veç shkencëtarëve dhe historianëve të mirëfilltë, me të janë marrë dhe me dhjetëra deshifrues profesionist, si Amerikan, Anglez, Francez, Italian etj, të cilët kurrë nuk ia arritën qëllimit që ta deshifronin qoftë dhe një fjalë të vetme.

Emrin e tij e mori nga një seleksionues i librave të vjetër, Wilfried Voynich, i cili e bleu librin në 1912-ën, ndërsa sot ky dorëshkrim ruhet në muzeun e Universitetit Amerikanë të Yale-s.

Afaristi Finlandez, Vieko Latvala i cili pretendon se ka deshifruar dorëshkrimin misterioz, vetëquhet “Profeti i Zotit”. Sipas tij, gjuha e pakuptueshme e dorëshkrimit, është një kombinim i “Valëve tingëllore dhe rrokjeve fonetike”.

Sipas tij, libri është vepra e një shkencëtari të panjohur shumë dimensional. Dorëshkrimi parashikohet si “Kurues” nga Latvala dhe është një kombinim i botanikës, farmaceutikës dhe astronomisë.

Veç të tjerash, dorëshkrimi përmban dhe profeci, të cilat parashikojnë ndodhitë e disa qindra vjetëve të mëvonshëm, që nga koha kur ai është shkruar.

Latvala, arriti të deshifrojë dorëshkrimin, ngaqë kishte “komunikim me zotin”, ndaj dhe askush para tij nuk kishte mundur ta deshifronte atë dhe të thyente kodet e tij.

Sipas tij, nuk ekziston një kodë sistematik, por gjuha e dorëshkrimit është më shumë një “përcjellës”, ndërmjet së cilës komunikohet dhe profecia.

“Gjuha amtare e dorëshkrimit misterioz, është një dialekt gojorë Babilonas, ndaj dhe krijoji një gjuhë të shkruar”, deklaroi Latvala.

Një pjesë të vogël të përkthyer të dorëshkrimit prej Latvalas, e cila u dha për publikim ne po jua paraqesim: “Emri i bimës është Zemra e Zjarrit. E bënë lëkurën shumë të butë dhe të bukur, kur atë e përdor në formë kremi. Vaji (kremi) i saj, del prej lules. Kremi përdoret për rrudhat. Është i përshtatshëm për veshkat dhe për kokën, pasi lulja ka efekt antibiotik. Bima ka një lartësi prej 10cm. Ajo rritet dhe zhvillohet në vende të thata dhe të ngrohta”.

Latvala pohon gjithashtu se kjo bimë në të vërtet ekziston në Etiopi.

Por mister mbeten akoma zbulimi i profecive të parashikuara dhe të përmendura prej vet Viako Latvala-s.

Dorëshkrimi Voynich A-Voinyche.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dorëshkrimi Voynich Empty Re: Dorëshkrimi Voynich

Mesazh  Arsenic 05.06.12 22:41

Ky doreshkrim sipas meje ose ka je baze te rreme (mashtrim) ose eshte nje tekst ezoterik i koduar i llojit te Tabletave te Hermes Trismegistus-it.

Arsenic
Arsenic

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dorëshkrimi Voynich Empty Re: Dorëshkrimi Voynich

Mesazh  Zattoo 28.04.14 12:02

Kodi i pazgjidhur: Enigma e Manuskriptit të Vojnihut

Dorëshkrimi Voynich Manuskripti-3

" Një librar deklaron se ka zbuluar një manuskript të shekullit të 15 në një manastir në Itali. Ai mban një gjuhë të pakuptueshme, bimë dhe kafshë që nuk i përkasin kësaj bote. Dhe askush nuk e di se çfarë është"

Simon Worrall, BBC

Është një manuskript në këtë botë, i çuditshëm, deri më sot i padeshifrueshëm dhe shumë i vjetër. Ai ka hutuar edhe kriptologët më të mëdhenj të botës për gati një shekull. A është me të vërtetë ai një kod që duhet të thyhet, apo një tallje e fuqishme?

Unë kam ardhur në Bibliotekën e Librave dhe Manuskripteve të Rralla në Universitetin e Jellit, për të zgjidhur një mister që e bën Kodin Da Vinçi të duket një shaka, një libër që askush nuk mund ta lexojë, në një gjuhë që nuk ekziston, ilustruar me bimë dhe krijesa që nuk janë parë kurrë në tokë.

Është i njohur si Manuskripti i Vojnihut, sipas emrit të një tregtari të librave të vjetër, Vilfrid Vojnih (Wilfrid Voynich), i cili pretendoi se e ka zbuluar këtë libër në Itali, në vitin 1912. Që nga ajo kohë, libri ka obsesionuar një numër të pafund ekspertësh dhe ka gjeneruar teori të panumërta, qoftë shkencore, qoftë halucinante.

“Teoria ime e parapëlqyer është ajo që thotë se kemi të bëjmë me një ditar të ilustruar të një jashtëtokësori në moshë adoleshente, i cili e la atë pas në Tokë”, – bën shaka mbarështuesi i koleksionit, Rej Klemens (Ray Clemens).

Ajo që më habit mua më shumë është se sa i vogël është ai. Pata pritur një manuskript të ngjashëm me një album. Por libri që po shoh në një stendë leximi para meje është me përmasat e një libri xhepi.

I lidhur me një kapak të butë në ngjyrën e një fildishi të vjetër, ai përmban 240 faqe të ilustruara në mënyrë të bollshme. Ilustrimet duken si diçka që dikush mund t’i shohë vetëm pasi është i droguar me LSD. Bimë të çuditshme, simbole astrologjike, krijesa të ngjashme me kandilat e detit dhe diçka që ngjan si një karavidhe. Në një ilustrim, një grup zonjash të zhveshura me lëkurë alabastre që po bëjnë banjë poshtë asaj që duket sikur është një rrëke uji që rrjedh nga sipër librit. Teksti, i shkruar me bojë ngjyrë kafe si hekur i ndryshkur, ngjan me përrallat e Tolkien.

Disa fakte, Vijnih ishte një polak etnik nga Lituania, në atë që ishte dikur Perandoria e Rusisë. I lindur më 1865, ai u burgos përkohësisht në Siberi për aktivitete revolucionare, para se të largohej përmes Mançurisë deri sa mbërriti në Londër.

Në Londër, ai hapi një librari librash të përdorur, e cila u bë qendër për azilantët politikë. Mes tyre ishte Karl Marksi dhe një emigrant rus, Sidnej Reilli. (Sidney Reilly).

Vojnih pretendoi se e hasi manuskriptin në një seminar jezuit jashtë Romës, Vila Madragone. Bashkë me manuskriptin ishte një letër që supozohet se është shkruar më 1665 nga Johhan Markus Marçi (Johannes Marcus Marci), një mjek pranë Perandorit të Shenjtë Romak.

Letra thoshte sa manuskripti i përkiste Rudolfit – dhe ndoshta ishte vepër e alkimistit të mbretëreshës Elizabet Roxher Bejkon (Roger Bacon). Kemi edhe dy njerëz të tjerë që dyshohen si autorë të mundshëm: Xhon Di (John Dee), kryemagjistar dhe astrolog i Mbretëreshës Elizabeth e Parë dhe një shoku i tij alkimist, Eduard Kellej (Edward Kelley). Vetë Vojnih iu referua librit si “Manuskripti Çifer i Roxher Bejkon”.

Që nga ajo kohë, libri ka qenë objekti që ka sfiduar të gjitha mendjet e mëdha. Amerikani Uilliam Fridman (William Friedman), një nga kriptografët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, i cili krijoi një institucion që së fundmi u bë i famshëm nga Eduard Snouden (Edward Snowden), pra themeluesi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, NSA, kaloi 30 vjet duke u përpjekur të thyejë kodin e manuskriptit. Teoritë mbi kodin lulëzojnë vazhdimisht. Një botanist amerikan në pension, së fundmi pretendoi se disa nga bimët e paraqitura aty janë me origjinë latino-amerikane. Një gjuhëtar britanik pretendon se ka përkthyer dhjetë fjalë.

Po çfarë mund të jetë? Një kod për një thesar të fshehur? Manuali i punës i një helmuesi? Apo receta në kod për rininë e përjetshme?

Ka disa që besojnë se manuskripti është një mashtrim nga vetë Ullfrid Vojnih. Një nga shumë mashtrimet në historinë e falsifikimeve është ajo e një tregtari librash të rrallë që “zbulon” manuskripte të panjohura më parë. Vojnih është i njohur si njeriu që ka pasur këtë prirje “magjike”. Ai thuhet se ka blerë gjithashtu një sasi të madhe materialesh dhe ka përdorur njohuritë e tij mbi kiminë të fituara në Universitetin e Moskës për të kopjuar bojërat dhe pigmentet e mesjetës. Për më tepër dihet se shoku i tij, Sidnej Reilli, ka pasur disa vazhdime mbi bojërat e lashta.

Unë vetë besoj se pasi e ka falsifikuar manuskriptin, Vojnih bëri atë që shumë falsifikatorë kanë bërë – krijuan një dokument të dytë për të vërtetuar të parin dhe për t’i dhënë besueshmëri. Por deri sa të bëhen testet shkencore mbi bojën dhe pigmentet, misteri mbetet i pazgjidhur. Kapaku është testuar tashmë me metodën e karbonit dhe ka rezultuar se i përket shekullit të pesëmbëdhjetë.

Në letrën që Marçi shkroi dhe që Vojnih pretendoi se e gjeti brenda manuskriptit, thuhet: “Për ta deshifruar, ai punoi pa u lodhur. Siç është e dukshme nga ajo që po të dërgoj unë ty, ai hoqi shpresë [për zbulim] vetëm pasi humbi jetën e vet”.

G.SH
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dorëshkrimi Voynich Empty Re: Dorëshkrimi Voynich

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi