EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sakrifica - Flijimi

+5
Equinox
Neo
Elizza
Zattoo
Admin
9 posters

Shko poshtë

Sakrifica - Flijimi Empty Sakrifica - Flijimi

Mesazh  Admin 09.06.09 18:40

Ritual - Sakrifica

Fenomeni i flijimit, i vjetër sa vetë jeta

Sakrifica - Flijimi Cid_7010

Jeta njerëzore zhvillohet në mes të dy kufijve të saj, lindjes dhe vdekjes. Raporti në mes të këtyre dy kufijve është antonimik, përderisa i pari shënon fillimin e jetës, i dyti tregon fundin e saj

Jeta njerëzore zhvillohet në mes të dy kufijve të saj, lindjes dhe vdekjes. Raporti në mes të këtyre dy kufijve është antonimik, përderisa i pari shënon fillimin e jetës, i dyti tregon fundin e saj. E tërë historia njerëzore është një luftë, herë më e ashpër e herë pak më e dobët, në mes të forcave që e mbrojnë, e begatojnë dhe e fisnikërojnë jetën njerëzore dhe atyre që e rrezikojnë atë deri në zhdukje.

Njerëzimi, në këtë luftë të vazhdueshme për ta mbrojtur dhe për ta bërë më të denjë jetën, është detyruar ta flijojë pjesën e vet më të dashur, më të ndërgjegjshme dhe më heroike. Flijimi i bërë në emër të idealeve të larta, të cilat në esencë nënkuptojnë lirinë, nënën e të gjitha të mirave, pa të cilën jeta njerëzore e humb kuptimin e saj, është shndërruar, që në fillim, në aktin më të lartë dhe më sublim që mund të bëjë njeriu. Qëndrimi që mban një shoqëri ndaj këtij akti, është dëshmia më bindëse për vlerat morale të saj.

Flijimi i virgjëreshave

Njëra prej formave më të lashta të flijimit është flijimi i vajzave të bukura dhe virgjine. Kjo formë e flijimit është prezente në kulturat e shumë popujve. Banorët e ishujve Maldive në Oqeanin Indian, sa herë paraqitej shpirti i keq në det në formë barke të ndriçuar me shumë drita, e merrnin një virgjëreshë, e stolisnin dhe e çonin në një faltore në breg, me dritare të kthyer nga deti. Aty e linin gjatë natës, ndërsa kur ktheheshin në mëngjes e gjenin të çvirgjëruar dhe të vdekur. Mbreti trojan Laomedonti, flijoi vajzën e tij Hesionën për t'i shpëtuar njerëzit nga përbindëshi i detit, i cili i hante ata.

Shembujt e mësipërm të flijimit na kujtojnë një tip të tregimit popullor, variantet e të cilit i hasim në shumë vende të botës, nga Japonia në Lindje e deri te Skandinavia e Skotlanda në Perëndim, nga Jugu evropian e deri tek Veriu afrikan. Detajet mund të ndryshojnë nga populli në popull, por esenca e tregimit mbetet e përafërt apo tërësisht e njëjtë.

Paraqitet gjarpri shumëkrerësh, përbindëshi apo kuçedra, e cila do ta zhdukte tërë popullin, nëse nuk i bëhej fli ndonjë njeri, zakonisht ndonjë virgjëreshë. Shumë virgjëresha flijoheshin derisa i vinte radha vajzës së mbretit apo princit, të cilën e dërgojnë në vendin e flijimit, por në çastin e fundit e shpëton një trim nga shtresa e varfër e popullsisë, të cilit si shpërblim i jepet për grua vajza e mbretit apo princit. Në këtë tregim hasim edhe fenomenin e flijimit, po edhe të kundërvënies ndaj së keqes dhe fenomenin e shpërblimit të merituar.

Flijimi për dashurinë

Shkakun e një forme tjetër të flijimit njerëzor e gjejmë tek dashuria si fenomen kryesor, pa të cilin nuk mund të paramendohet jeta. Janë të shumtë shembujt e flijimit të të rinjve shumë të bukur, të cilët e kanë paguar me jetë dashurinë e shkurtër me ndonjë perëndeshë të pavdekshme. Më i njohuri dashnor mitik është padyshim Hipoliti i Bukur, i dashuruar nga Artemise, i vdekur në lule të rinisë dhe i vuajtur nga virgjëreshat për çdo vit.

Këta dashnorë të pafat nuk kanë qenë vazhdimisht vetëm figura mitike, gjithashtu edhe legjendat, të cilat gjakun e tyre të derdhur e gjejnë në ngjyrën e kuqe të shumë luleve. Ata nuk janë vetëm krijime popullore me simbole të imagjinuara poetike, por në vetvete përmbajnë një filozofi të thellë për esencat e jetës njerëzore, të vështruara gjithmonë në raport me fenomenet natyrore.

Kjo filozofi mban të veshura rrobat e pikëllimit meqë prej saj ka buruar gjithmonë, praktika tragjike e flijimit. Dashuritë e mëdha kanë hasur edhe pengesa të mëdha dhe përpjekja e dashnorëve për t'i tejkaluar ato, shpeshherë, është paguar me çmimin e jetës së njërit apo të të dy dashnorëve. Kjo praktikë tragjike nuk është e panjohur as në kohën tonë dhe ka qenë e është ende tematikë e preferuar për shumë poetë, prozatorë e dramaturgë.

Flijimi për shkak të demaskimit të tradhtisë

Njëra prej formave më të larta të flijimit është ajo, kur bëhet në emër të demaskimit të tradhtisë ndaj atdheut dhe lirisë së tij. Shembulli më domethënës i kësaj forme të flijimit është ai i Laokoontit, djalit të Antenorës dhe Teanit, i cili zgjoi zemërimin e Apolonit për shkak se dyshoi në arsyeshmërinë e futjes së Kalit të Drunjtë në Trojë, duke shqiptuar fjalët proverbiale: "Mos u besoni djajve kur bien dhurata".

Vërejtjen e Laokoontit, të mençur e trim, trojanët nuk e përfillën, prandaj këtë mospërfillje e paguan shtrenjtë: Troja u pushtua dhe u shkatërrua gjer në themel, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë, ndërsa Laokoonti u ndëshkua nga Apolloni (kuptohet, gjithnjë sipas versionit të pushtuesve grekë, i cili mund të jetë një formë e kamufluar e krimit të bërë mbi të nga njerëzit që kanë marrë pjesë në tradhtinë e madhe ndaj Trojës), i cili i dërgoi dy gjarpërinj të mëdhenj deti, të cilët ia lidhën dy djemtë e tij binjakë (Antifantin dhe Timbajin) dhe kur erdhi për t'iu ndihmuar e mbytën edhe atë.

Në këtë kontekst duhet theksuar fakti se nuk është rastësi, që Dante Aligeri, brezin e tretë të rrethit të nëntë të Ferrit e quan me emrin e nënës së Laokoontit, Antenora dhe në të vendos tradhtarët e atdheut.

Flijimi në emër të triumfit mbi vdekjen

Një formë tjetër e flijimit të bërë në emër të fitores mbi vdekjen është flijimi i parashikuesit dhe mjekut të njohur mitik Asklepit apo në trajtën latine Eskulapit, i cili u bë i famshëm në saje të forcës së tij për t'i ngjallur të vdekurit. Hadi, Zoti i botës së të vdekurve, i zemëruar për shkak të ngjalljes së Likurgut, Tindarit, Kapanejit, Glaukut dhe Hipoklitit nga Eskulapi, u ankua te Zeusi se po ia merrte të vdekurit nga bota e tij e nëntokës, duke i thyer rregullat e vendosura nga perënditë, prandaj ky i fundit e vrau me rrufe. Simbolika e këtij flijimi me semantikën e saj mbulon tërë filozofinë tragjike të njeriut për ta mbrojtur ekzistencën e vet, qoftë edhe duke kundërshtuar "zotërat", cilëtdo qofshin ata.

Prometeu dhe flijimi prometeik

Prometeu, i shndërruar në simbol të flijimit njerëzor për ngritjen e kualitetit të jetës, ishte miku i madh i njerëzve dhe më i mençuri në mesin e titanëve, prandaj i mësonte njerëzve arkitekturën, astronominë, matematikën, lundrimin, mjekësinë.

Prometeu i kishte mbledhur të gjithë shpirtrat e lig, të gjitha të ligat, të cilat e rëndojnë jetën dhe i kishte futur në një arkë duke porositur vëllanë e tij, Epimeteun, ta ruante për të mos e hapur askush. Nga ky informacion elementar për të, shohim se Prometeu ishte paraardhësi mitik i shumë profesorëve të mëvonshëm, të cilët përgatitën gjenerata të tëra intelektualësh, duke mos pranuar asnjë tabu të vendosur nga zotërat e qiellit apo të tokës.

Për t'iu hakmarrë Prometeut, Zeusi ua mori zjarrin njerëzve, por Prometeu me ndihmën e perëndeshës Atena arriti të shkojë në Olimp. Aty fshehurazi e ndezi pishtarin në qerren diellore të Heleut dhe përsëri ua solli zjarrin njerëzve në tokë. Për këtë vepër, Zeusi zemërak e hakmarrës e lidhi me hekura në një shkëmb në Kaukaz.

Gjatë ditës, një shqiponjë grabitqare ia hante mëlçinë, e cila rritej gjatë natës, të nesërmen përsëri ia hante dhe kështu me radhë deri në pambarim. Dhembjes dhe mundimit nuk i gjendej fundi. Por hakmarrja e Zeusit nuk përfundoi me kaq. Ai e krijoi Pandorën, gruan e bukur, por shumë mendjelehtë, me të cilën detyroi të martohej Epimeteun. Pandora mendjelehtë e hapi arkën dhe nga ajo dolën shpirtat e ligj, të gjitha të ligat, pre e të cilave së pari u bë vet ajo me të shoqin.

Nga flijimi i Prometeut u krijua nocioni prometeizëm, i cili më vonë shërbeu si mbulesë semantike për të gjitha flijimet njerëzore të bëra në emër të korrigjimit dhe fisnikimit të jetës dhe pushtimit të vazhdueshëm të hapësirave të pakufishme të lirisë. Figura e Prometeut u shndërrua në simbol të intelektualit veprues, pavarësisht nga rreziku.

Flijimi i intelektualit për shkak të ideve dhe mbrojtjes së tyre

Intelektualët, në shumicën e shoqërive, formalisht janë çmuar dhe respektuar, prandaj shpeshherë kanë qenë të priviligjuar, por në të shumtën e rasteve, privilegjet kanë vlejtur për intelektualët e instrumentalizuar nga politika apo nga pushtetarët.

Intelektualët e instrumentalizuar, zakonisht, kanë qenë mediokër. Por, intelektualët e mirëfilltë, ata që kanë bërë epokë, i kanë rrënuar statuskuotë e ruajtura me fanatizëm nga mediokritetet, në njëfarë forme ata kanë qenë heretikë apo së paku i kanë shpallur të tillë.

Duke qenë vetëdije kritike e kohës së vet, intelektuali është vizionar, ndërsa vizionariteti është armik i rehatllëkut, që e krijon e njohura, sepse ai sugjeron shtigje të reja dhe të panjohura në botën e ideve dhe mendimit njerëzor.

Shembull emblematik i flijimit të intelektualit është dënimi i Sokratit me vdekje, duke ia dhënë gotën e helmit. Akuza kundër tij ishte banale, siç kanë qenë, pothuajse gjithmonë, akuzat e mediokërve ndaj mendjeve të ndritura, të cilat, me rrezet e mendimit gjenial, i kanë ndriçuar epokat e tyre e sidomos ato që kanë ardhur pas ndëshkimit të tyre apo flijimit të tyre të ndërgjegjshëm.

"Sokrati është fajtor - fillonte akuza - se humbet kohën e tij duke vrojtuar misteret e tokës dhe të qiellit, e bën të zezën të bardhë dhe të bardhën të zezë dhe ua mëson të tjerëve këto gjëra", duke vazhduar më tutje, "Sokrati është fajtor, sepse korrupton të rinjtë, nuk beson në perënditë e Atdheut, po në hyjni të reja".

Në "Apologji" Sokrati dëshmon se akuza e Anitit (tregtar i pasur), Meletit (poet mediokër) dhe Likonit (demagog shumë dinak) dhe e të tjerëve është vetëm një pretekst, siç kanë qenë, pothuajse gjithmonë, akuzat kundër intelektualëve, vizionariteti i të cilëve e ka lëkundur gjithmonë amullinë shoqërore, e cila ka prodhuar siguri për mëkatarët e të gjitha llojeve dhe qyqarët, që i frikësohen çdo ndryshimi në jetën njerëzore, çdo risie, qoftë ajo edhe për të mirën e tyre.

Vizionariteti i Sokratit u konsiderua herezi, prandaj me kohë kundër tij u zgjua urrejtja e shumë njerëzve, të cilët patën zili ndaj filozofit, prandaj u kujdesën me kohë ta ndërtonin malin e thashethemeve dhe shpifjeve.

Sokrati është i vetëdijshëm se as nuk është i pari e as i fundit nga njerëzit e ndershëm, të guximshëm dhe të ditur, që akuzohen nga cmirëzinjtë, të cilët nuk mund t'i durojnë të diturit, ata që ua tregojnë publikisht të vërtetën se nuk janë e as nuk mund të jenë pronarët e diturisë e të virtytit dhe as qendra e botës, por qenie gjysmake, helmuese të jetës njerëzore dhe armiq të përbetuar të zhvillimit të shoqërisë.

Flijimi i Sokratit është tërësisht i vetëdijshëm. Këtë e dëshmon qëndrimi dinjitoz i tij gjatë gjykimit.

Atij nuk i duhet mëshira e gjykuesve të tij, prandaj shprehet kundër saj dhe traditës së shëmtuar të kërkimit të mëshirës në gjykatore, qoftë edhe duke i sjellur fëmijët e mitur aty, sepse gjykatësi, sipas tij, nuk shpërndanë ndere, por përcakton atë që është e drejtë, pra, ai, është betuar jo për të ndihmuar këdo sipas dëshirës, por për të gjykuar drejtë, sipas ligjit.

Sa më i patundur që tregohet, gjatë gjykimit, në qëndrimin e tij sfidues ndaj padrejtësisë dhe mëshirës që mund të ketë ajo, aq më i madhërishëm bëhet akti i flijimit në emër të emancipimit të shoqërisë njerëzore, në themelet e të cilit janë murosur të vërtetat e shumë Prometeve, Laokoontëve, Eskulapëve dhe Sokratëve.

Fundi i Apologjisë së Sokratit është një tërheqje e vërejtjes atyre që e dënuan me vdekje se janë damkosur nga e vërteta me turp e padrejtësi të përjetëshme apo një mallkim, që ka zgjuar nga gjumi ndërgjegjen njerëzore dhe ua ka kundërvënë ato padrejtësisë, gënjeshtrës, cmirës, po edhe mëshirës së kërkuar nga ato.

Ky mallkim, që tingëllon si kambanë madhështore në veshët e ndërgjegjes së qytetërimit evropian, është i thjeshtë dhe aktual në çdo kohë: "Mirë pra, o qytetarë, unë po ju them se mbi ju që më vratë, pas vdekjes sime, ka për të rënë një ndëshkim i tmerrshëm, ju betohem, shumë më i tmerrshëm se ai që më përcaktuat mua. Ju pandehni se duke bërë atë që bëtë do të shpëtoni nga dhënia llogari për jetën tuaj, por do të ndodh pikërisht e kundërta".

Në këtë mallkim të Sokratit haset edhe kategoria e ndëshkimit të së keqes, pra dhënia llogari para drejtësisë për paudhësitë e bëra.

Kjo arritje e drejtësisë mund të jetë shpeshherë e vonuar, por është e pashmangëshme. Edhe pasi e dënuan dhe gjendej në burg, duke pritur fundin e jetës së tij nga gota e helmit, Sokratit ia krijuan mundësinë e arratisjes disa miq të tij në krye me dishepullin e tij të devotshëm Kritonin, por ai nuk pranoi të arratisej edhe pse korrigjohej një padrejtësi e bërë ndaj tij.

Dënimi i Sokratit apo flijimi i tij është një tragjedi, e cila nuk e njeh rastësinë. Heroi tragjik shkon drejt vdekjes apo zhdukjes fizike, për ta bërë të pavdekshme botën e ideve, këtë botë hyjnore për të cilën ia vlen të flijohet mirëqenia materiale e nëse kërkohet edhe jeta.

Bota e ideve është nëna shtatzënë, që lind foshnjën e saj të quajtur LIRI.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 13.09.14 19:08, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakrifica - Flijimi Empty Re: Sakrifica - Flijimi

Mesazh  Zattoo 29.01.10 9:42

Mjerisht ketu ne kete shkrim shume pak flitet per sakrificat njerezore ne emer te religjionit.

Historia e njerezimit eshte e mbushur plot sakrifica, por shtrohet pyetja pse Zoti ka nevoje qe ne te sakrifikohemi mos edhe ai ka nje ndjenje shtazore brenda tij.

Pse patjeter duhet bere kurbane per te, pse ai behet kaq "cekrrimtar" kur ka krijuar kete univers pa fund, pse kjo ndjenje egoiste e tij !!!??? A di dikush te shpjegoj kete?
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakrifica - Flijimi Empty Re: Sakrifica - Flijimi

Mesazh  Elizza 17.03.10 13:05

Vendi dhe roli i sakrificës në Islam

Nexhat Ibrahimi

1. Hyrje
Të dhënat historike, arkeologjike, tabelat e ndryshme prej çeramike apo rrasat prej guri dhe figurat e herioglifet e skalitura nëpër muret e shpellave dhe sidomos në Librat e Shenjta tregojnë se sakrifica (kurbani) është pjesë me rëndësi në jetën e popujve të kaluar.

Edhe adhuruesit e trupave qiellorë, edhe animistët sakrificën e kanë trajtuar pozitivisht. Duke sakrifikuar vlera materiale, e herë-herë edhe vetë njeriun, ata dëshiruan t’i zbusin shpirtrat hujnorë, ta fitojnë simpatinë e tyre dhe në këtë mënyrë ta kenë ndihmën e zotave gjatë jetës shumë të vështirë.1) Të dhënat ekzistuese shkencore dëshmojnë se sakrifica ka qenë thellë e rrënjosur edhe te popujt e vjetër si asirianët, persianët, grekët, ilirët, fenikasit, egjiptianët, arabët parakur’anor dhe popuj të tjerë.2)

2. Sakrifica e lashtë sa edhe njeriu

Sakrifica nuk është karakteristikë vetëm e popujve primitivë, mosbesimtarë, por edhe e popujve qiellorë, të cilët pranuan porosinë hyjnore në kontinuitet . 3)

Kjo dhuratë e Allahut me dërgimin e pejgamberëve si udhëzues të njerëzisë ishte për arsye të pamjaftueshmërisë së njeriut që të ekzistojë vetvetiu, i pavarur nga çdo gjë dhe për çdo gjë. I lënë pa ndihmën hyjnore, njeriu do të ishte i parafinuar, egoist e primitiv, prandaj intervenimi hyjnor njeriun e lartësoi dhe fisnikëroi kurse sakrificën e tij e bëri altruiste, humane dhe sociale. 4)

Sakrifica nënkupton gatishmërinë e njeriut për sprovë, andaj fatkeqësitë por edhe favoret janë filterë për sprovimin e njeriut. Trim e hero nuk është vetëm pse thotë se është, por trim është nëse në rast fatkeqësie edhe tregohet dhe dëshmohet para Allahut dhe para vetes në brendinë e vet sipas qëllimit të vet, e pastaj edhe në jashtësi ndaj të tjerëve sipas përcaktimit të Krijuesit të madhërishëm.

Allahu i madhërishëm njerëzit e Tij të dashur e të zgjedhur shpesh i vë në sprova të ndryshme dhe me këtë ka për qëllim të tregojë dhe dëshmojë sinqeritetin dhe përkushtimin e tyre ndaj Zotit Një dhe të Vetëm. Për këtë Muhammedi a.s. thotë se shkalla e disa njerëzve është më e madhe varësisht nga shkalla e sprovave që do të përjetojnë. Me këtë ata përvetësojnë dashurinë, kënaqësinë, afërsinë dhe natyrisht shpërblimin e Allahut në këtë dhe në Botën tjetër.
Kështu me sprova më të rënda u sprovuan Pejgamberët e Allahut, pastaj të dashurit e Tij (evlijatë) dhe besimtarët e mirë dhe ata më pak të mirë, varësisht nga fuqia sa mund të bartin, sepse Allahu askend nuk e ngarkon me atë që nuk mundet. Dijetarët mendojnë se vetëm njerëzit e humbur nuk sprovohen, sepse ata i janë lënë jetës së embël në këtë botë dhe jetës së hidhur në botën tjetër.

Për dallim prej kësaj kategorie njerëzish, njerëzit e mirë brengosen nëse për një kohë nuk sprovohen. Kjo është shenjë se ata gjenden larg mëshirës së Allahut xh. sh..
Lidhur me këtë e theksojmë një hadith të Muhammedit a.s., të cilin e transmeton Ebu Hurejre:
“Kur Allahu e do një njeri, e vë në sprovë, që ta dëgjojë lutjen e tij të përunjtur.” (Bejhekiu sipas Ebu Hurejres).

3. Humbja si gurë sprove

Humbja zë vend me rëndësi në Islam dhe në përgjithësi. Ajo është një faktor me rëndësi në testimin e përkushtimit të ndonjë njeriu kundrejt diçkahit. Por a është humbja në çdo rast gurë sprove? Jo, natyrisht nuk është. Humbja është test i përkushtimit, test i zotimit kur në vete përmban qëllimin, vullnetin dhe sinqeritetin për hir dhe dashuri të dikujt. Vetëm atëherë humbja është sakrificë, kurban.

Këtë e vërteton Kur’ani mjaft qartë:
“Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.” (Ali Imran, ajeti 92).

Mesazhi është i qartë: muslimani duhet ta sakrifikojë çdo gjë të dashur dhe të çmueshme në këtë botë në përkushtim dhe dashuri ndaj Allahut të madhërishëm dhe ndaj Pejgamberit të Allahut:
“Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.”' (Et-Tevbeh, ajeti 24).

Sakrifica prandaj është zotim i veçant për sinqeritet dhe përkushtim. Esenca e saj është kur vetëdijshëm dhe vullnetarisht humbet diçka e dashur dhe e çmueshme nga njeriu për hir dhe dashuri ndaj Allahut dhe për kënaqësinë e Tij.

Sakrifica përveç cilësisë së dëshmimit të sinqeritetit dhe përkushtimit ka edhe cilësinë e shpagimit ashtu që ajo në besim të shfaqet në të dy format e veta edhe si dëshmi konkrete të sinqeritetit dhe përkushtimit edhe si shpagim të disa mëkateve. Sakrifica në Islam rregullohet edhe me dispozita fetare kështu që merr karakter ligjor, detyrues ndër muslimanët.
Kështu vijmë që sakrificën si nocion i përgjithshëm ta kundrojmë në dy përmasa:

- Sakrifica si akt i përcaktuar formal në fe dhe

- Sakrifica, si një element i brendshëm, zë vend të rëndësi në thelbin e kryerjes së detyrimeve dhe ibadeteve të tjera fetare në përgjithësi.5)

4. Sakrifica si akt formal i përcaktuar në fe

Që nga fillimi i jetës në këtë botë ekziston institucioni i sakrificës – kurbanit. Forma më e zakonshme dhe më shpeshtë e sakrifikimit ishte flijimi (prerja, therja) i një kafshe të caktuar shtëpiake. Arsyeja qëndron në faktin se kafshët paraqisnin një vlerë ekzistenciale për njeriun dhe njerëzit sakrifikonin pikërisht gjënë më të shtrenjtë dhe sublime që posedonin.

Kur’ani dëshmon se qysh me Ademin a.s. është konstituuar dispozita kur’anore e sakrificës - për prerjen e kurbanit. Sakrifica vazhdon edhe te pejgamberët e tjerë, sikur te Ibrahimi a.s. dhe bijtë e tij. Sidomos ky institucion është i lidhur me Ibrahimin dhe Ismailin a.s., kur të dytë u sprovuan me vlerën më të shtrenjtë, babai ta sakrifikojë të birin, kurse i biri të sakrifikohet nga babai, si përmbushje e premtimit të Ibrahimit a.s. dhënë Allahut, kurse për dashuri dhe kënaqësi të Allahut. Këtë sprovë të përkushtimit dhe nënshtrimit ndaj urdhrit të Allahut xh. sh., Ai e nderoi Ibrahimin a.s. me titullin e “Mikut” personal të Tij (Halil-ur-Rrahman), që ishte shpërblimi më i bukur për sakrificën madhështore të Ibrahimit a.s..

Në këtë mënyrë u konstituua edhe institucioni aktual i prerjes së kurbanit ndër pasardhësit e Ismailit a.s. dhe u konfirmua në kohën e Muhammedit a.s. për të mbetur si formë e përcaktuar e sakrificës në Islam deri në Ditën e Fundit. Krahas karakterit personal ndërmjet Allahut dhe njeriut që e pretë kurbanin, përmasa më e lartë e mundshme, sakrifica posedon edhe përmasën më të gjerë shoqërore dhe sociale:

“Devetë (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeni emrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t’u dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju të jeni mirënjohës. Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni Allahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.” (El-Haxhxh, ajeti 36-37).

Krahas përmasës sociale të sakrificës / kurbanit, thelbi i sakrificës megjithatë mbetet përmasa personale ndërmjet Krijuesit dhe njeriut, sepse “tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj”, arrijnë veprat sinqerisht të vepruara nga njeriu.6)

5. Përmasa e brendshme e sakrificës

Deri sa sakrifica është ajo garanci e çmueshme me të cilën konfirmohet dhe manifestohet nënshtrimi, dashuria dhe përkushtimi i dëlirë, sinqeriteti në kryerjen e çfarëdo aktiviteti (sidomos fetar) është i lidhur ngushtë për nocionin e sakrifikimit. Çdo përpjekje posedon sakrifikim. Për ta bërë një punë të vlefshme sakrifikohet koha e lirë; për ta ndihmuar dikend në nevojë sakrifikohet një pjesë e pasurisë etj. Ashtu është edhe me aktivitetet fetare. Gjatë kohës së agjërimit njeriu sakrifikon duke mos ngrënë e pirë, duke mos menduar e vepruar pa i analizuar gjerat mirë etj.. Për këtë arsye, Allahu në një hadith kudsij thotë:

“Agjërimi është i Imi dhe vetëm Unë për të shpërblej, kurse çdo vepër e mirë shpërblehet dhjetëfishë apo më shumë.” (Buhariu).

Edhe zekati dhe sadakatul-fitri është sakrifikim i një pjese të pasurisë. Kjo bëhet për kënaqësi të Allahut dhe me shpresë në shpërblimin e Tij.

Sakrifica e haxhit në kohën tonë nuk qëndron në rrezikshmërinë e jetës, sepse rrethanat e udhëtimit kanë ndryshuar tërësisht, por qëndron në luftën shpirtërore për t’i thënë JO forcave negative në brendinë tonë, dhe potencialet tona materiale t’i riorientojmë drejt qëllimeve fetare kurse në kundërshtim me kërkesat gjithnjë e më të mëdha konsumuese dhe materialiste.

Xhihadi është aktiviteti në të cilin më së qarti manifestohet sakrifica. Xhihadi është përpjekja që fjala e Tij të bëhet më e larta, e jo lufta shfrytëzuese, skllevëruese e vrasëse (siç pretedojnë jomuslimanët). Personi në xhihad angazhohet në rrugën e Allahut me jetën, pasurinë, kohën e lirë dhe me privimin nga komoditeti që e posedon. Ai e sakrifikon veten në angazhime, sprova, rreziqe, dhembje e vuajtje, ofendime e përçmime nga mosbesimtarët për dashuri dhe kënaqësi të Allahut, si kur lufton me dije, fjalë e penë, ashtu edhe me luftë.

Prandaj, xhihadi në të gjitha format e tij në brendinë e vet bartë sakrifikimin e sinqertë të njeriut për dashuri ndaj Krijuesit dhe shpesh ka ndodh që njeriu ka mbetur pa shëndetë, pasuri dhe jetën e tij. Si pasojë e kësaj është statusi i shehidit në rrugë të Allahut, i cili me sakrifikimin e tij e dëshmon Allahun si krijues të tij të mirëfilltë. Çfarë shkalle ka shehidi tek Allahu dhe çfarë janë shpërblimet dhe begatitë të cilat njeriu shehid i gëzon te Krijuesi i tij është e mirënjohur dhe për këtë nuk do të flitet me këtë rast.7)

6. Përfundim

Përsiatja e besimtarëve rreth sakrificës dhe sakrifikimit në Islam duhet të bëhet preokupim i vazhdueshëm. Çdo besimtarë dhe njeri në përgjithësi duhet të gjejë mënyrën dhe rrugën për pjesëmarrje personale në ndonjë formë të sakrifikimit në rrugën e Allahut brenda mundësive të tij objektive.

Allahu nuk e do gjakun as trupin e Ismailit, por e don gatishmërinë e tyre për sakrificë. As nga ne nuk kërkohet derdhja e gjakut, por gatishmëria t’i ngadhënjejmë sfidat e botës aktuale në emër të Allahut.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakrifica - Flijimi Empty Re: Sakrifica - Flijimi

Mesazh  Neo 30.04.10 15:51

Flijimi

Sakrifica - Flijimi Caniba10

Sa herë që duan t'u kërkojnë diçka idhujve të tyre, për t'i bindur që të pranojnë kutjen e tyre, çojnë përpara tyre shumë vajza dhe djem, apo edhe burra e gra, dhe i çajnë kraharorin, e ndërsa janë ende gjallë i heqin zemrën dhe organet e brendshme, duke djegur këto të brendshme përpara perëndive të tyre dhe duke u ofruar atyre si flijim tymin.

Disa prej nesh e kemi parë të gjithë këtë dhe mendojmë se është gjëja më e tmerrshme që na kanë zënë ndonjëherë sytë". Kështu, rrëfente 490 vjet më parë Hernan Cortes, konkuistadori spanjoll tek fliste për aztekët, të cilët më vonë i mposhti dhe i nënshtroi. Ia kishte dërguar këtë përshkrim të tmerrshëm perandorit Karli V në letrën e tij të parë relatuese që nga Meksika.

Cortes nuk ishte një njeri që impresionohej kollaj, apo alergjik ndaj gjakut: që nga viti 1519 deri në 1521 për të mbushur me flori arkat e tij, ai kishte kryer një genocid të vërtetë. Që do të thotë se, nëqoftëse nëpër letrat që dërgonte në drejtim të perandorit kishte përshkrime të tillë drithërues, atëherë ato që kish parë duhej të kishin qenë me të vërtetë llahtarisëse.

Victor Daviës Hanson, një shkrimtar i njohur amerikan konfirmon: në Tenochtitlan (sot Qyteti i Meksikos) gjatë disa festave në nder të perëndisë gjarpër që thirrej Quetzalcoati mund të vriteshin deri në 20 mijë persona brenda 24 orëve me një ritëm "më të lartë se sa rekordi ditor i kampeve të përqendrimit të Auchvicit apo Daçaut".

Përveç aztekëve, edhe popuj të tjerë të Amerikës praktikonin flijimin e qenieve nejrëzore. Apocalypto, filmi i Mel Gibsonit, që hapi shumë polemika në vitin 2005 e që u xhirua në Yucatan, edhe pse kishte gabime historike që u shoqëruan me tmerrin që shoqëron një film pothuajse horror, rrëfente një të vërtetë: qytetërimi i Majave u shpërbë përpara mbërritjes së konkuistadorëve, ndoshta i shkatërruar nga luftërat tribale të lidhura me ritet e pamëshirshëm fetarë.

Pra, parakolumbianët kishin ndonjë gen të veçantë që i bënte të predispozuar që të vrisnin të ngjashmit e tyre? Përgjigja është jo: Amerika e viteve 500 ishte thjeshtë e vonuar në krahasim me pjesën tjetër të botës.

Hyjni të etura për gjak


Në lashtësi, domethënë 15-20 shekuj përpara Cortesit dhe 20-25 shekuj përpara Mel Gibsonit, edhe Kontinenti i Vjetër kishte Quetzalcoatlit e tij: që kur njeriu kish nisur të besonte tek perënditë, i kishte imagjinuar ata të ashpër, të etur për gjak.

Lajme në këtë drejtim na mbërrijnë nga arkeologjia, por edhe nga burime të shkruar: autorët e lashtë, në përgjithësi greko-romakë i përkisnin një bote të interesuar për të nxjerrë në pah përdorimet më të egër të popujve rivalë; dhe duke qenë se rivalë të Romës ishin të gjithë, të dhënat në lidhje me këtë temë sigurisht që nuk mungojnë.

Ndonjë shembull? Në Angli, sipas Tacitit, britanët "e konsideronin gjë të shenjtë që të mbushnin altarët me gjakun e të burgosurve dhe të këshilloheshin me perënditë, duke mbajtur në duar të brendshme të njeriut".

Flijimi në mënyrë rituale i armiqve të kapur në luftëra ndodhte edhe në Itali, mes etruskëve të zhvilluar: "Vranë 307 ushtarë romakë të burgosur: një torturë brutale", shkruan Tit Livi në lidhje me Tarkuinezët. Në Francë, e njëjta muzikë.

Jul Çezari tek "De bello gallico" shkruante se, galët i qetësonin perënditë e tyre të pavdekshme, duke ofruar në këmbim jetën e një njeriu: "Ata që janë të sëmurë rëndë, apo që ndodhen në luftë a në rrezik bëjnë flijime njerëzorë apo premtojnë që të vetëflijohen në të ardhmen".

Dhe më tej: "Kanë statuja shumë të mëdha, të bëra prej xunkthi që i mbushin me njerëz të gjallë e më pas u vënë flakën, duke i bërë njerëzit të vdesin mes flakëve". Zakonisht, viktimat përzgjidheshin mes të paragjykuarve, sidomos fajtorët për krime kundër pronës. "Por nëse këta mungojnë, flijohen edhe të pafajshëm".

Italia, Franca dhe Anglia, kanë albume familjare shumë të ngjashëm, me fotografi plot gjak e devocion. Të ndryshme janë vetëm datat kur janë "shkrepur": lajmet e Tacitit për britanët i përkasin kohërave të Perandorit Klaudio (41-54) ndërkohë që, përshkrimi i Tit Livit për etruskët rregjistron një episod arkaik (364 para Krishtit) dhe teksti i Çezarit është diku në mes të këtyre të dyve (58-50 para Krishtit). Autorët latinë lënë të kuptohet se ritet e pamëshirshëm nisën të marrin fund sapo filloi të zgjerohet aksioni qytetërues dhe "humanitar" i ushtruar nga Roma.

Ky aksion shprehej në mënyra të ndryshme. Në Angli, duke qenë se ritet e përgjakshëm të britanëve kryheshin nëpër pyje dhe pemishte, një guvernator i epokës neroniane, Svetonio Paolino, inauguroi një politikë shpyllëzimi sistematike. Ndërsa në Francë, Çezari i shpëtoi galët nga barbaritë, duke vrarë një milion e 192 mijë (llogaritje e Plinit).

Por aksioni më drastik pati në sfond Kartagjenën, kampione e flijimeve njerëzore, ku Roma i hyri me rrënjë këtyre veprimeve, duke shkatërruar krejt qytetin.

Bijtë e Kartagjenës

Kartagjenazit ishin të devotshëm ndaj dy hyjnive me origjinë fenikase, Baal Hammon, mbreti i perëndive dhe Tanit, perëndesha e pjellorisë. Curzio Rufo, historian latin i shekullit I-II pas Krishtit shkruan, se Baalit (i identifikuar me Chronosin grek dhe Saturnin latin, babai monstruoz që gëlltiste të bijtë) njerëzit nuk i ofronin, duke flijuar armiqtë apo skllevërit, por pikërisht bijtë e tyre.

Kjo ndodhte si në Kartagjenë "deri në shkatërrimin e qytetit" (146 para Krishtit), edhe në Fenicia, ku megjithatë riti ishte "pezulluar prej shekujsh" me mbërritjen e Aleksandrit të Madh (332 para Krishtit).

Një konfirmim i rrëfimeve të Curzio Rufos duket se, vjen nga arkeologjia, e cila ka nxjerrë në dritë tophet-ë të ndryshëm, ose vende kulti të kartagjenasve ku janë ruajtur deri në ditët e sotme eshtra të shumta fëmijësh.

Tophet-i më i madh (me dhjetë mijë trupa) është në Kartagjenë, por dendësia më e madhe me varreza të ngjashme është në Sardenjë, koloni e lashtë punike: ka tophet-ë të tillë në Kaljari, Nora, Bitia, Sant Antioko, Tharros dhe në Malin Sirai (pranë Karbonias). Të tjerë gjenden në Tunizi (Susa) dhe në Siçili (në Mozia dhe Selinunte).

Duhet thënë se, shumë studiues kanë prirjen që të ridimensionojnë apo madje edhe të mohojnë flijimet njerëzore të kartagjenasve. Por deri në të kaluarën e afërt rrëfimet e Curzio Rufos dhe natyra e tophet-ëve nuk viheshin fare në diskutim. Dhe ideja që Kartagjena kish qenë një lloj kampi shfarosjeje për fëmijët ka patur shumë sukses popullor, edhe pse dëshmitë janë mbledhur dhe janë riofruar nga Salammbo, një roman i famshëm i botuar në vitin 1862 nga shkrimtari francez Gustav Flobert, i cili është konsideruar si babai i realizmit në letërsi.

Holokaust

Megjithatë, në Kartagjenë Floberti nuk mund të mburret me supremaci të realizmit. Në të vërtetë, përshkrimi më i detajuar i riteve ndëshkues i përket dy historianëve të lashtë grekë, Klitarkut dhe Diodor Sikulit.

Të dy rrëfejnë për një statujë gjigande të Baal, me duart e hapura përpara dhe të mbajtura pakëz pjerrët: fëmija që do të flijohej vendosej në duart e perëndisë dhe pjerrësia e këtyre bënte që trupi i të voglit të shkonte direkt e në drejtim të flakëve. Një tjetër grek, Plutarku, thotë se përpara se të hidheshin në zjarr fëmijëve u prisnin fytin, ndërkohë që një bandë flautistësh mbulonte thirrjet e tyre.

Edhe kështu, kuadri është mjaftueshmërisht i tmerrshëm. Por ka edhe më: në familjet e fisnikëve, shton Diodori, kishte nga ata që bënin lojën e tre tavolinave duke zëvendësuar fëmijët e tij me fëmijë të tjerë që i kishin blerë në fshehtësi dhe të rritur ad hoc. Tregu i "të sapolindurve për t'u therur" lulëzoi deri në vitin 310 para Krishtit, atëherë kur Agatokli, tirani i Sirakuzës zbarkoi në Afrikë dhe pushtoi Kartagjenën. Fisnikët vendas, që e kishin mizën nën kësulë e konsideruan pushtimin një ndëshkim nga Baali për mashtrimin e tyre me fëmijët. Dhe për ta qetësuar i ofruan perëndisë 300 fëmijë me gjak blu.

Propaganda

Gjithçka e vërtetë? "Jo, gjithçka e rreme", përgjigjet Piero Bartolini, docent i Arkeologjisë fenicio-punikase në Universitetin e "Sassarit", një prej pionerëve të teorisë "mohuese". "Mbi të gjitha duhet të nënvizojmë se burimet letrare janë pjesërisht të shprehur nga qytetërime që atëherë kanë qenë konkurentë të Kartagjenës, domethënë të interesuara për të diskredituar kulturën e saj. Veç të tjerash, po të kemi parasysh se në lashtësi shtatë të sapolindur në dhjetë nuk mbijetonin vitin e parë të jetës, një popull që do të kishte flijuar edhe njërin prej tre fëmijëve të mbijetuar do të zhdukej me shpejtësi".

Ka edhe një tjetër argument që të bën të dyshosh tek burimet e lashtësisë: nga ata që flasin për tite të tillë, askush nuk përmend burime të dorës së parë: Diodori jetonte në Enna në kohërat e Çezarit, pra, kur Kartahgjena ishte shkatërruar tashmë, ndërkohë që Plutarku dhe Curzio Rufo do të lindnin edhe më vonë, në epokën perandorake. I vetmi autor që mund të ketë parë me të vërtetë me sytë e tij Baalin e famshëm që digjte fëmijët është Klitarku (shekulli IV para Krishtit), i cili megjithatë jetonte në Egjipt.

Por, nëse Baal nuk i "hante" fëmijët, atëherë çfarë ishin tophet-ët? "Faltore në qiell të hapur, ku varroseshin në mënyrë rituale kufomat e të sapolindurve të vdekur për shkaqe natyrore, apo fetuse në rastet e aborteve", këmbëngul Bartoloni. "Madje në rastin e Sant Antiokos fetuset zënë 50 përqind të vendit".

Megjithatë, studimet që janë kryer për tophet-ët nuk ofrojnë rezultate të paekuiuvokë: në fakt hetimi për 180 varreza në Tunizi, të kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Universitetit të Lilës në Francë mund të konfirmojë tezën e traditës antike.

Dhe për këtë arsye, ideja për të deklasuar Diodorin dhe shokët e tij si gënjeshtarë plot fantazi nuk i bind të gjithë. "Unë vazhdoj të besoj se, në botën e atëhershme ka patur me të vërtetë flijime të njerëzve", thotë Giovanni Brizzi, biograf i Hanibalit dhe docent i historisë romake në Bolonjë. "Edhe se nuk ishin aq të shpeshtë sa përpiqej të propagandonte Roma.

Vdekja në flakë ishte një leitmotiv i kulturës lokale: Didona, themeluesja legjendare e qytetit vdiq në turrën e druve. Dhe në Afrikën e Veriut, flijimet për Baalin zgjatën edhe më shumë se sa vetë Kaartagjena: e thotë një burim i padyshuar".

Burimi "përtej çdo dyshimi" është Tertuliani, një teolog kristian shumë pedant, por i saktë, i cili ka jetuar në Tunizi në mes viteve 160 dhe 220, e kështu që ka qenë i largët dhe i paditur (sipër shkak të epokës, ashtu edhe origjinës) për kryqëzatat antipunike që u realizuan nga Roma.

Në një libër të titulluar "Apologetico", Tertuliani shkruante: "Në Afrikë, deri në kohën e sundimit të tiberit (vetëm një homonim i perandorit) fëmijët flijoheshin në mënyrë publike për Saturnin". Më pas, priftërinjtë e Baal do të kryqëzoheshin, "por megjithatë ky rit edhe sot e kësaj dite vazhdon të kryhet në mënyrë të fshehtë".

Edhe në Romë...

Sidoqoftë, debati mbi Kartagjenën mbetet i hapur. Nga ana tjetër, akuzat e lashta greko-romake rrezikojnë që të rishfaqen si një bumerang kundër botës që i lëshoi. Në të vërtetë, në Romë nuk është se mungonin krejtësisht flijimet e njerëzve.

Dhe as në Greqi. "në Romë, nga burime të ndryshëm kemi të dhëna për episode të ngjashëm mes tyre, të gjithë të epokës republikane", saktëson Brizzi. "Për qëllime favorizimesh janë varrosur të gjallë në mënyrë të njëkohshme në Foro Boario katër persona, domethënë një çift galësh dhe një çift grekësh". Ai rit i pamëshirshëm, për të cilin pasardhësit do të ndiheshin të turpëruar, ishte i diktuar nga frika e armiqve luftëdashës.

Në një rast (228 para Krishtit), për shembull, Roma duhej të përballej në luftë me galët e Italisë Veriore; në një tjetër rast (216 para Krishtit) kishte Hanibalin tek portat, pas betejës së Kanës. "Thuhet se varrosja e burrave dhe grave ndërkohë që ishin ende gjallë për të falenderuar perënditë ishte ndoshta një rit etrusk, që vetëm në raste të jashtëzakonshme kryhej në Romë", shpjegon më tej Brizzi. Praktikisht, Tit Livi duket se konfirmon, duke e quajtur atë vrasje të katërfishtë të të pafajshmëve "si pak romake".

E megjithatë vetë livi bie në kontradiktë me vetveten, sepse ai saktëson që të katërtit e vitit 216 para Krishtit u varrosën në një vend "të rrethuar nga gurë dhe që prej vitesh ishte larë me gjakun e viktimave të flijimeve njerëzore". Domethënë ritet e tmerrshëm në Romë nuk ishin aspak të rrallë.

Dhe nuk kufizoheshin tek të rriturit: kur Astrubali ra në Itali (mes viteve 218 dhe 208 para Krishtit) me këshillën e disa etruskëve romakët sakrifikuan një fëmijë nga Frosinone: "E lanë të gjallë në një shtëpi, e çuan më pas diku larg dhe e hodhën në det".

Simbole

Këtij muzeu horroresh, Roma i dha fund (të paktën zyrtarisht) vetëm në vitet 97-96 para Krishtit, kur senati vendosi të ndalojë çdo lloj riti magjik apo fetar me karakter vrasës. "Megjithatë flitë njerëzore vazhduan të praktikohen në raste të jashtëzakonshëm deri në epokën perandorake", këmbëngul Francesco Sini, docent i historisë së të drejtës romake në Universitetin e Sassarit. "Në fakt, Plini (që jetoi në shekullin I pas Krishtit) pohon se në epokën e tij ka patur raste të të varrosurve të gjallë".

Mbetet të ngrihet pyetja nëse perënditë e Romës ishin të etur për gjak për shkak se, imitonin të tjerë tjetërkund, apo sepse kishin qenë të tillë që në fillim. Disa të dhëna janë në favor të hipotezës së dytë. Një shembull: në mesin e majit Roma e lashtë festonte një cikël festash të quajtur Lemuria, gjatë të cilave hidheshin në lumë 27 kukulla prej kashte.

Domethënia e atij riti është e panjohur, por duke qenë se një herë e një kohë Lumi Tevere konsiderohej një perëndi, atëherë mund të mendohet që Lemuria ishte thjeshtë evolucioni i një riti të lashtë flijimesh me kukulla kashte të gjalla.

Themele gjaku?

Një tjetër tregues për flijimet në lashtësi nga ana e latinëve ka dalë në dritë gjatë viteve të fundit, gjatë gërmimeve të kryera në bazën e Paladinos (pjesa më e lashtë e Romës) nga Andrea Carandini, docent i arkeologjisë klasike në Universitetin "La Sapienza" të Romës dhe President i Këshillit të Lartë të sendeve kulturore.

Poshtë shtëpisë ku jetonin murgeshat e lashtësisë, në një shtresë që i përket shekullit VIII para Krishtit, janë gjetur eshtrat e një fëmije dhe një vashe. "Mendo se bëhet fjalë për flijime njerëzish", ishte komenti elokuent i Carandinit pas këtij zbulimi.

Nëse është me të vërtetë kështu si thuhet, atëherë zbulimi që ndodhi në Palatino do të kishte një efekt trazues: Roma, që sulmonte të huajt për tmerret që kryheshin prej besimeve fetarë të tjerë dhe për "motive njerëzore" shfaroste galët, çrrënjoste pemishtet e britanëve dje shkatërronte Kartagjenën, i ka gjakosur themelet e saj jo me vëllavrasjen e Romulit në dëm të Remit, por me flijimin njerëzor të një fëmije. Pra, ulkonja mëmë e Romës rrezikon të transformohet në një perëndi të pamëshirshme e të etur për gjak, një Quetzalcoatl latin.

Minotauri

MINOTAURI (greq. Minotauros, lat. Minotaurus) - përbindësh me trup të njeriut dhe me kokë të demit, i cili ka jetuar në labirintin e Knososit deri sa nuk e mbyti Tezeu, trimi i Athinës.

Pas asaj që u tha lidhur me emrin e mbretit Minos dhe që është edhe e njohur, po përsërisim vetëm shkurtimisht: nëna e Minotaurit ishte Pasifea, bashkëshortja e Minosit, mbretit të Kretës, ndërsa baba, demi i shenjtë, në të cilin u dashurua Pasifea gjatë mungesës së Minosit.

Për ta fshehur Minosi e ndërtoi Labirintin, të cilin e bëri Dedali, ndërtimtari dhe artisti i shquar athinas dhe aty e ka mbyllur. Minosi në Labirint i hodhi djemt dhe vajzat nga Athina, të cilët Egjeu, mbreti i Athinës për dënim që në lojërat athinase ia ka mbytur djalin, Andrageun, qe i detyruar që për çdo nëntë vjet t'i dërgojë në Kretë.

Nga ky tagër në gjak, Athinën e çliroi Tezeu, i biri i Egjeut, i cili vullnetarisht u lajmërua në mesin e djelmoshave të sakrifikuar dhe me ndihmën e vajzës së Minosit, Ariadnës, e cila ia fali shpatën, në luftë të rëndë, e mbyti Minotaurin.

Hollësia se si e ka dënuar Minosi bashkëshortën e vet, Pasifenë, për ndërtesën e Dedalit dhe ngadhnjimin e Tezeut gjenden te emrat përkatës. Këtu duhet thënë disa fjalë për mitin për Minotaurin, origjinën e të cilit, shkencëtarëve nuk u ka shkuar përdore ta zbulojnë në thellësitë e shekujve. Ky mit është ruajtur në versione të ndryshme.

Sipas disave, Egjeu ka qenë i detyruar që Minosit t'i dërgojë çdo shtatë vjet nëntë djelmosha dhe vajza athinase, ndërsa sipas të tjerëve për çdo vjet, etj.

Më interesante është që shkenca moderne mendon se miti me të vërtetë, e mban në vete bërthamën historike. Duket, se tagri në gjak që mbreti athinas ka qenë i detyruar t'ia japë mbretit të Kretës është tregues i sundimit të Kretës mbi Athinën dhe në përgjithësi në Detin Egje.

Për këtë sundim dëshmojnë historianët e vjetër dhe arkeologët e sotëm (gërmimet jo vetëm në Kretë, por edhe në Peloponez, Qipro dhe në ujëdhesat në Detin Egje). Vrasja e Minotaurit paraqitet si simbol i realitetit tjetër historik: se grekët kontinentalë e kanë thyer dominimin e Kretës mbi qytetet e veta.

Dashurinë ndaj mitit për Minotaurin dhe përhapjen e tij e dëshmojnë përmendoret artistike antike. Janë ruajtur aq shumë sa që më lehtë është për t'i numëruar koleksionet antike, në të cilat nuk gjenden se sa koleksionet në të cilat gjenden të paktën nga një ekzemplar.

Janë të njohura gati treqind piktura në vaza që e paraqesin Luftën e Tezeut dhe Minotaurin (kjo luftë kuptohet, është e paraqitur në të gjitha "vazat ciklike" me Veprat e Tezeut dhe gati tridhjetë vaza, në të cilat është i pikturuar Minotauri pa Tezeun. Prej veprave skulpturale me këtë temë në antikë është konsideruar për më të famshmen ansambli i Mironit Tezeu dhe Minotauri, siç duket nga gjysma e shek. 5. para e.s., kopja e së cilës gjendet në Muzeun Popullor të Romës në Terme.

Truporet e shkëlqyeshme helenistike të Minotaurëve gjenden veçmas në Muzeun Popullor Arkeologjik në Athinë dhe në Muzeun e Vatikanit. Prej mozaikëve me siguri kujdes të veçantë meriton Minotauri në labirint nga fundi i shek. III para e.s. dhe që gjendet në Muzeun Bardo në Tunis. Figura të shumta të Minotaurit janë ruajtur deri në kohërat romake.

Në anën e prapme të tyre gjendet labirinti i stilizuar. Këtij miti artistët i kthehen në mënyrë të pareshtur, kështu që edhe sot është pjesë përbërëse e gjallë më se tre mijë vjet të historisë së vjetër të Kretës, është temë në art - prej mjeshtërve të panjohur të shekujve të lashtë të kaluar e deri te Matisi dhe Picassoa (Pikasoa).

Rinia dhe marrja e komandës

Hanibali ishte djali më i madh i Gjeneralit Kartagjenas, Hamilkar Barkas, i cili qe i suksesshëm në Luftën e Parë Punike. Vëllezërit e tij më të vegjël qenë Hasdrubali dhe Mago, të cilët gjithashtu qenë gjeneralë të Kartagos. Historia romake thotë se, Hanibali si 9-vjeçar bashkë me vëllezërit e tij i premtuan babait të tyre se do ta shkatërrojnë Perandorinë romake, por kjo është legjendë. Hanibalin e rriti një Spartan i quajtur Sosylos, i cili më vonë u bë edhe këshilltar i tij.

Në vitin 237 p.e.s. si 9-vjeçar bashkë me babain e tij shkoi në Gadishullin Iberik, i cili ishte i pasur me pasuri nëntokësore. Në Gadishullin Iberik, babai i tij Hamilkar Barkas pushtoi territore të mëdha, të cilat zëvendësuan humbjet, të cilat i përjetoi Kartago në Luftën e Parë Punike dhe këto territore do të ishin baza e fuqisë së familjes së Barkidëve. Pas vdekjes së Hamilkar Barkas në luftë kundër disa fiseve Iberike komandën në Hispani e mori dhëndrri i tij Hasdrubali.

Ky e zmadhoi Provincën e re të Kartagos dukshëm, themeloi qytetin e Kartagjenes si kryeqytet regjional dhe lidhi me Romën Traktatin e Ebros. Ky Traktat thoshte se, lumi Ebro është kufiri ndërmjet Romës dhe Provincës së re të Kartagos. Në këtë kohë, Hanibali shkoi në Kartago, por u kthye më 224/223 p.e.s. me dëshirën e dhëndrrit të tij prapë në Hispani. Si komandant i kavalerisë së Hasdrubalit, Hanibali korri fitore në luftëra të shumta kundër fiseve Iberike.

Kështu Hanibali pas vdekjes së Hasdrubalit u bë gjeneral i ushtrisë. Ai ende bënte luftëra me fiset Iberike ende të pavarësuara. Në një betejë afër lumit Tajo, Hanibali korri fitoren e parë kundër një armiku në front të hapur, i cili kishte një numër shumë më të madh ushtarësh në dispozicion.

Qyteti Sagunt në bregun e Detit Mesdhe nuk donte të biente nën sundimin e Hanibalit. Hanibali e rrethoi më 220 p.e.s. që t'ia kufizoi qytetit ndikimin në fiset Iberike. Saguntët më pas bënë një lidhje me Romën dhe romakët quan njerëz tek Hanibali që Hanibali të ndërprejë rrethimin e qytetit, por Hanibali nuk e ndërpreu rrethimin, sepse Sagunti ishte shumë më në jug sesa lumi Ebro.

Më pas, Hanibali pyeti në Kartago se a e lejojnë që të sulmojë qytetin, të gjithë Këshilltarët i thanë po.

Në konfliktin rreth Saguntit u përsëritën ngjarjet, të cilat e filluan Luftën e Parë Punike kur Roma përdori qytetin e Mesinas për fillimin e Luftës midis Romës dhe Kartagos. Hanibali pas 8 muajsh rrethimi e sulmoi Saguntin dhe i vrau të gjithë banorët e qytetit. Roma nuk ndërrmori asgjë për t'i ndihmuar Saguntit, por pasi ra qyteti romakët i thanë Këshillit të Kartagos se: Vetëm nëse Kartago ia dorëzon Hanibalin Romës, atëherë do të anashkalohet lufta. Por këshilltarët i'a mbajtën krahun Hanibalit.

Lufta kundër Romës

Rruga e Hanibalit për në Romë

Që t'i dalë para një mësymjes romake për sulm ndaj Spanjës, Hanibali me 50.000 infanteristë, 9.000 kalorës dhe 37 elefantë të luftës kaloi Alpet dimërore dhe mbërriti nga vendi i Salasëve në Aosta dhe Ivrea. Në Alpe ushtria e tij pësoi humbje të mëdha nga të ftohtit, por ushtria u përforcua me keltë, të cilët jetonin afër lumit Po.

Me këtë hap të papritur Hanibali për disa vjet rresht doli kundër një ushtrie ushtarakisht më të fortë në ofensivë strategjike, kështu ai e sulmoi direkt bazën e fuqisë romake.

Në defensiva taktike, por me vetëzgjedhjen e pozicionit të daljes, ai mundi t'i përdorte dobësitë taktike të sistemit ushtarak romak që të korrë fitore në Betejën e Ticinus, Betejën e Trebias (218 p.e.s.) dhe në betejën e liqenit të Traziminës (217 p.e.s.). Në këto beteja romakët qenë ushtarakisht më të "favorizuar" por megjithatë humbën.

Më 2 Gusht të vitit 216 p.e.s. Hanibali takoi në Kanae një ushtri romake me 16 Legjione (rreth 80.000 ushtarë), të cilët ai me 50.000 ushtarët e tij arriti ti rrethoi dhe gati të gjithë ti vrasë.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakrifica - Flijimi Empty Re: Sakrifica - Flijimi

Mesazh  Neo 19.05.10 23:04

Flijimi te Ilirët

Shkrimtari grek, Ariani, nga shekulli II i e.re duke përshkruar luftën e mbretit maqedon, Aleksandrit të Madh, kundër Ilirëve, rrëfen se mbrojtësit e qytetit Pelion (në Shqipërinë e mesme) " i prenë si kurbanë tre djelmosha, tri vajza dhe tre desh të zi".Kur sulmuan maqedonët ilirët u tërhoqën mbrenda mureve të qytetit "kështu që flijimet e tyre mbetën si plaçkë".

Nuk është ky i vetmi shënim që flet për flijim të njerëzve te ilirët.

Disa shkrimtarë antik shkruajnë për gjakpriësinë e Skordikëve fisit kelt që u vendos në truallin ilir dhe aty u përzien me popullësinë e vjetër vendase ilire."Nuk kishte asnjë lloj vrazhdësie me të cilën ata nuk shprehën urrejtjen e tyre kundër robërve: për hyjnitë flijonin gjakun njerëzor, pinin nga kafkat e njerëzve...." Shkruan Florus, Bellum Thracicum.

Vrasja rituale e armiqëve, bile edhe e pjesëtarëve të fisit të tyre, ngrënja e mishit të tyre dhe pirja e gjakut të tyre, janë zakone shumë të përhapura te shumë popuj primitiv dhe janë të njohura edhe te disa popuj të tjerë të Ballkanit në kohën parahistorike.

Nuk është ky kanibalizëm, veçanarisht ngrënia e zemrës, trurit dhe organeve të tjera vitale, nuk ka pasur lidhje me urinë por me besimin religjioz, magjik, sipas të cilit me këtë akt merren dhe trashëgohen fuqia, mençuria dhe virtytet e tjera të të vrarit.

Nuk kemi dëshmi se zakoni i vdekjes rituale dhe kanabalizmi ishte i përhapur edhe te fiset ilire, mirëpo faktin të cilin e shënoi Nikolla nga Damasku se Autariatët i vrisnin luftëtarët e vet të rraskapitur ose të plagosur për të mos u zënë robër, tregon se edhe pjesëtarët e këtij fisi besonin se në qoftë se armiku i vret pjesëtarët e fisit të tyre, po të hante mishin e tyre dhe të pinte gjakun e tyre, do t'i trashëgonte edhe virtytet e tyre dhe me këtë mënyrë do të bëhej edhe më i fuqishëm edhe më i rrezikshëm.

Prandaj mund të supozojmë se vrasjet dhe kanibalizmi ritual ishin të njohura edhe për fiset e tjera, sidomos per ato nga brendësia.

Aleksandër Stipçeviq
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakrifica - Flijimi Empty Re: Sakrifica - Flijimi

Mesazh  Equinox 21.10.12 13:11

Sakrificat vazhdojne edhe ne ditet e sotme, kjo eshte nje fotografi gjate flijimit te nje femije per nder te Molok-t

Sakrifica - Flijimi -infan10
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakrifica - Flijimi Empty Re: Sakrifica - Flijimi

Mesazh  Flavius 30.10.13 11:18

Zattoo shkruajti:Mjerisht ketu ne kete shkrim shume pak flitet per sakrificat njerezore ne emer te religjionit.

Historia e njerezimit eshte e mbushur plot sakrifica, por shtrohet pyetja pse Zoti ka nevoje qe ne te sakrifikohemi mos edhe ai ka nje ndjenje shtazore brenda tij.

Pse patjeter duhet bere kurbane per te, pse ai behet kaq "cekrrimtar" kur ka krijuar kete univers pa fund, pse kjo ndjenje egoiste e tij !!!??? A di dikush te shpjegoj kete?
Sakrificat nuk behen me urdher te Zotit por jane Entitete (demone,shpirtera,Xhinde) ato qe e nxisin njeriun te beje sakrifica, sepse ato ushqehen me ndjenjat dhe emocionet tona.
Gjaku i derdhur ne toke ne menyre rituale (psh kurbanet) apo jo rituale i hap deren me lehte entiteteve qe te kalojne mes dy boteve.Prandaj edhe kemi luftera te vazhdueshme mes popujve dhe feve.
Ky eshte edhe principi i flijimeve.
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakrifica - Flijimi Empty Re: Sakrifica - Flijimi

Mesazh  syri i art 01.02.14 11:22

flijimi,sa fjal e shpifur...dhe njekohesisht aq e nderuar nder masat...te flijosh nje trup tjeter,trup sepse shpirti esht i paflijueshem. per qfaredo nderi qe e konsiderojm ne nder, se kjo nder smund te jet.esht nje krim ndaj nje krijese te zotit...te gjitha keto krime qe behen,tani po i vuaim,pasi qe jemi injorant e besojm verberisht,pa pyetur se perse behen keto(flijime)...kjo esht pasoja qe mvaret nga ne,pse te krijojm kesi pasojash te ulta duke ber krim,kur kemi mundesi te pakufishme...po ma e mira ketu esht se secili bart pasojat e veta...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakrifica - Flijimi Empty Re: Sakrifica - Flijimi

Mesazh  syri i art 13.09.14 18:48

Flijimi esht diqka e lig...per kete ka aq shum ligesi...SKA ASGJE ME TE SHEJT SE JETA...te flijohen jet per asgje...kete e ben vetem mos dija...!!!
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakrifica - Flijimi Empty Re: Sakrifica - Flijimi

Mesazh  gjilanasi 01.12.14 0:03

Një rit i përgjakshëm për të qetësuar perënditë Hindu

Më shumë se 250 mijë kafshë, kryesisht dema, janë vrarë në Nepal, në një festë dytore për të qetësuar një perëndi Hindu, pak a shumë e njëjta sakrificë sikur me kurbanin muhamedanë në nderim të përendisë së tyre all-ah.

Miliona besimtarë hindu kanë mbledhur në tempullin Gadhimai, për të festuar ritin e përgjakshëm.

Festa bëhet një herë në 5 vite.

Edhe në 2009-n, kur u mbajt për herë të fundit kjo festë, u vranë rreth 250 mijë kafshë.

Organizata për mbrojtjen e kafshëve, PETA, e ka cilësuar këtë si një rit jo normal dhe kërkon që ai të ndalohet me ligj.

Sakrifica - Flijimi Largea10

Sakrifica - Flijimi Tmerri10

Sakrifica - Flijimi Tmerri11

Sakrifica - Flijimi 111
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakrifica - Flijimi Empty Re: Sakrifica - Flijimi

Mesazh  Hagel 23.02.15 0:36

Sakrifica dhe flijimet qe bejne njerezimi nuk vijne nga bota hyjnore por nga bota e ulte astrale.
Njeriu gjate eksperiencave qe perjeton me boten e padushme manipulohet shume leht dhe mendon se cdo mesazh qe i transmetohet vjen nga bota shpirterore.


Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakrifica - Flijimi Empty Re: Sakrifica - Flijimi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi